Lajmet   Info   Liria Kombėtare   Webmaster   English
Kontakt   Forumi   Pėrmbajtja 
Fillim
Lajmet

Arkivi  

Linket 
Kėrko Lajmin

Kontakti

Forumi - mendimi juaj ėshtė me rėndėsi


Botuar: 09 Feb 2010
Pasaportat bullgare demaskojnė mitet
  • Si maqedonasit deklarohen bullgarė edhe pas liberalizimit

    vazhdon


    Milena Hristova
    Oliver Vodasov ka arritur tė bėjė diēka qė shumė maqedonas e ėndėrrojnė. Ai ka ndėrtuar njė karrierė tė suksesshme nė Sofje, kryeqytetin e Bullgarisė, njė vend anėtar i Bashkimit Evropian. Edhe pse Maqedonia nuk ėshtė anėtare e BE-sė, Vodasov mundet lirisht tė punoj si avokat nė Bullgari, pasi ai tashmė ka shtetėsinė e kėtij vendi. Pėr tė ndodhur kjo ai kishte deklaruar vetė pėrkatėsinė etnike bullgare. "Unė kam lindur nė qytetin e Negotinės nė Maqedoni dhe erdha nė Bullgari pėr tė studiuar drejtėsinė nė vitin 1997. Ishte konsideruar padyshim mė prestigjioze pėr tė studiuar nė Sofje, sepse kemi mė shumė mundėsi pėr tė zhvilluar kėtu", ka theksuar Vodasov.
    Ai konfirmon se pjesa e madhe e kolegėve tė tij nė universitetet e Bullgarisė, pas marrjes sė shtetėsisė bullgare kanė mbetur tė jetojnė nė Bullgari. "Bullgaria ėshtė i vetmi vend nė botė ku maqedonasit nuk janė njerėz tė dorės sė dytė" thotė ai. "A mendoni se unė do tė kisha punuar si avokat nė qoftė se do tė emigroja nė Gjermani?".
    Bullgaria e jep shtetėsinė pėr maqedonasit tė cilėt e dėshmojnė pėrkatėsia etnike bullgare. Procedura kėrkon dhėnien e emrit mbiemrit dhe certifikatė pėr vendlindjen si dhe plotėsimin e disa dokumenteve komplekse. Dhjetėra mijėra veta kanė aplikuar dhe rreth 20.000 shtetėsi janė miratuar nga viti 2001. Me ligjet bullgare lejohet shtetėsia e dyfishtė, nuk ka nevojė tė heqė dorė nga shtetėsia e Maqedonisė.
    "Jo tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė aplikojnė me qėllim qė tė vijnė dhe tė jetojnė nė Bullgari, disa e pėrdorin atė si njė portė pėr tė ikur drejt vendeve tė tjera anėtare tė Bashkimit Evropian", thotė Rayna Mandzhukova, kryetare e Agjencisė pėr Emigracion e Bullgarisė. Deklarata e origjinės bullgare ėshtė dokumenti mė i rėndėsishėm pėr tu dorėzuar nė agjenci.

    Hap i parė drejt vetėdijes bullgare
    Pėr tė provuar origjinėn bullgare, ėshtė e mjaftueshme pėr shtetasit maqedonas vetėm pėr ta deklaruar atė. "Pėr tė qenė i sinqertė me ju, unė nuk dyshoj se dikush i cili nėnshkruan njė dokument, duke thėnė se ai ėshtė me kombėsi bullgare, nuk do tė marrė atė si njė fyerje nė qoftė se njė ditė dikush e quan atė bullgarė", pranon Mandzhukova. Pothuajse ēdo maqedonas me origjinė sllave, ka tė drejtė tė kėrkon njė pasaportė bullgare.
    Petar Kolev, 24 vjeē nga qyteti i Shtipit, ėshtė njė nga shumė tė rinj maqedonas qė studion nė Bullgari, duke pėrfituar nga bursat qė ofron shteti bullgar. Ai thotė se ka vėshtirėsi pėr tė marrė shtetėsinė bullgare. "Ata qė thonė se procedura ėshtė “ridiculously easy” janė njerėz tė cilėt vetėm vėzhgojnė procesin dhe nuk janė pjesė e tij. Unė kam aplikuar pėr nėnshtetėsi bullgare nė vitin 2006 dhe aplikimi im ėshtė ende diku midis institucioneve tė ndryshme qė merren me kėtė ēėshtje", shpjegon Kolev. Por nė Maqedoni dyshimet mbeten. Historia tėrthortė e Ballkanit, pretendimet territoriale tė vjetra dhe akuzat e njė agjende tė fshehtė ekspansioniste kanė tensionuar marrėdhėniet midis dy vendeve. Bullgaria e ka okupuar mė shumė se tre herė Maqedoninė midis 1878 dhe 1913, duke e konsideruar atė si pjesė e njė kombi tė zgjeruar. Nė vitin 1999, tė dy popujt refuzuan ēfarėdo pretendimi pėr territorin e njėri tjetrit, por Bullgaria akoma nuk e njeh zyrtarisht ekzistencėn e gjuhės dhe kulturės maqedonase. Politikanėt dhe mediat kanė sugjeruar mė shumė se njė herė se shteti bullgar ka njė qėllim tė fshehur pėr ribashkimin e fundit". Kulminacioni nė aplikimin e maqedonasve pėr shtetėsinė bullgare ndodhi nė vitin 2004 ku rreth 40.000 aplikuan pėr pasaportėn bullgare. Ėshtė shumė herėt tė thuhet se udhėtimi pa viza pėr maqedonasit nė tė gjithė Bashkimi Evropian do tė dobėsoj interesin pėr shtetėsinė bullgare.

    Lidhja emocionale
    "Unė zgjodha Sofjen pėr shkak se ėshtė mė prestigjioze dhe pėr shkak se ndjehem i lidhur emocionalisht me Bullgarinė," thotė studenti Petar Kolev dhe shton se shumica e studentėve maqedonas nė kėtė vend mendojnė si ai. Edhe pse studimi nė Bullgari mbetet njė ēėshtje e ndjeshme, Petar Kolev nuk ka frikė pėr tė dhėnė emrin e tij pėr gazetarėt, duke thėnė se kjo nuk i ka shkaktuar atij probleme kur ai kthehet nė Maqedoni.
    "Askush nuk mund tė na fajėsojė nėse ne dėshirojmė tė pimė ujė nga burimi. Unė nuk dua dikush mua tė mė mėsojė apo tė mė interpretoj ngjarje qė kanė njėqind vjet mė parė, "shton Petar Kolev. Edhe pse Bullgaria ishte shteti i parė pėr tė njohur pavarėsinė e shtetit maqedonas, shumė bullgarė thellėsisht mendojnė se fqinjėt e tyre janė bullgarė.
    Maqedonasit vazhdojnė pas shtetėsisė bullgare pėr njė numėr arsyesh - pėr tė emigruar nė Bullgari, pėr tė udhėtuar dhe punuar lirshėm nė tė gjithė Bashkimin Evropian dhe gjithashtu pėr shkak tė besimit nė mbrojtjen qė shteti bullgar mund tu ofrojė.
    "Unė do tė rrezikoja tė them se ky faktor emocional ėshtė mė i rėndėsishėm dhe mė shpesh pėrmendet si arsye," thotė Mandzhukova. Ajo mohon me forcė se motivet e vėrteta janė shumė mė pragmatike. (Pėrktheu nga Anglishtja: Ardian Mehmeti) /V.I./Liria



Botuar: 09 Feb 2010
Shtypi shqiptar nė Kosovė
  • sot – 9 shtator

    vazhdon


    Express nė ballinė sjell shkrimin me titull “Koalicion pėr Veriun”. Planit pėr Veriun tė ICO’sė dhe Qeverisė iu bashkuan 25 shtete. Grupi Ndėrkombėtar Drejtues mbėshteti shtrirjen e ligjshmėrisė nė Veri dhe ftoi palėt pėr dialog konstruktiv. Mbikėqyrėsit vendosėn pėr zvogėlim gradual tė pėrgjegjėsive tė Pieter Feith’it. Ata thanė se ėshtė bėrė pėrparim nė ndėrtimin e institucioneve, por kėrkuan urgjentisht tė luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kryeministri Thaēi kėrkoi pėrkrahje pėr zbatimin e Strategjisė pėr Veriun. Kėtė shkrim mund ta lexoni nė faqe 4 dhe 5.

    Shkrim tjetėr nė Express ėshtė ai me titull “Plot protesta”. Shtohen sindikatat qė paralajmėrojnė protesta. Mjekėt i japin afat Qeverisė tri ditė, aq sa edhe gardianėt e burgjeve, Ministrisė sė Drejtėsisė. Kėtė javė protestojnė taksitė, kurse mė 10 shkurt, Judikatura do ta bojkotojė punėn pėr tri ditė. Pėrveē kėrkesave tė ndryshme, ajo kryesorja ėshtė qė tė gjithė duan paga mė tė larta. Kėtė shkrim mund ta lexoni nė faqe 8 dhe 9.

    Sot me kolumne nė Express paraqiten Bardh Frangu dhe Bardh Hamzaj.

    Koha Ditore po ashtu shkruan pėr mbėshtetjen e ISG-sė pėr strategjinė e veriut me titull “ISG: Mbėshtetje pėr strategjinė”.

    Zėri shkrim kryesor ka atė me titull “Honorarė me mijėra euro nė UP”. Sipas gazetės, centralizimi ia mundėson Rektoratit tė abuzojė dhe tė keqpėrdor pozitėn e vet. Fakultetet kėrkojnė decentralizim.

    Epoka e Re shkuan po ashtu pėr mbėshtetjen e ICG-sė me titull “Mbėshtetet strategjia pėr veriun”.

    Pėr kėtė temė shkruan edhe Bota Sot me titull “Konfirmohet mbėshtetja evropiane pėr Kosovėn”.

    Lajm sjell njė temė qė ka tė bėj me inkuadrimin ose jo tė Lėvizjes “Vetėvendosje” nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me titull “Kurti nė dilemė”. Pėr ta ndryshuar sistemin e keqqeverisjes (pa revolucion), Albin Kurti duhet tė jetė pjesė e kėtij sistemi, e pėr tė qenė pjesė e tij, mbėshtetėsit tani po i kėrkojnė qė tė futet nė garė. Lėvizja nuk e pėrjashton apriori pjesėmarrjen nė zgjedhje nė tė ardhmen, por nė cilat, Kurti thotė se ėshtė herėt tė thuhet. Politikanėt e mirėpresin hyrjen e tij nė politikė, e madje disa e shohin si partner i cili ka ēka i jep politikės kosovare pėr tė mirėn e Kosovės.

    Kosova Sot shkruan pėr takimin e ICD-sė nė Vjenė mė titull “GDN-ja mbėshtet planin pėr veriun”.

    Pėr tė njėjtėn temė sot shkruan edhe gazeta “Infopress” me titull “Mbėshtetje strategjisė pėr veriun”. (Express)/V.I./Liria



Botuar: 09 Feb 2010
Berisha- Rama ne tryeze, Topi takon sot Bochardt
  • Presidenti Bamir Topi pritet tė vazhdojnė sot takimet me pėrfaqėsues tė diplomacisė ndėrkombėtare nė Tiranė pėr tryezėn e tė shtunės ku do vihen pėrballė njėri tjetrit dy kundėrshtarėt politikė kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PS Edi Rama.

    vazhdon


    Burime nga presidenca bėjnė tė ditur se gjatė ditės sė sotme kreu i shtetit do tė zhvillojė takim me ambasadorin e Gjermanisė Bernard Bochardt. Burimet pranė kėtij institucioni bėjnė tė ditur se presidenti do tė diskutojė me tė pėr detajet e tryezes politike, por edhe pėr vizitėn e tij tė ardhshme zyrtare nė Gjermani, e cila do tė zhvillohet nė muajin prill. Thirrja sa mė parė e njė tryeze politike ishte njė ndėr pikat kryesore tė rezolutes qė Kėshilli i Europės miratoi mė 28 janar. Nė rezolutė, mbėshtetej kreu i shtetit pėr tė gjetur zgjidhje nėpėrmjet dialogut pėr zhbllokimin e situatės nė vend.

    Tryeza qė do tė ulė pėrballė dy kundėrshtarėt politikė do tė zhvillohet tė shtunėn mė 13 shkurt 2010, nė orėn 11.00, nė Selinė e Presidentit. Nė faqen zyrtare tė presidencės theksohej se takimi zhvillohej nė nė vijim tė takimeve me Kreun e Delegacionit tė Komisionit Evropian nė Tiranė, Ambasadorin Helmut Lohan, me Ambasadorin e Mbretėrisė sė Spanjės, Manuel Montobio de Balanse, me Ambasadorin e SHBA-sė nė vendin tonė, Xhon Uithers II, si dhe pas kontakteve telefonike me Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisė Demokratike, Sali Berisha dhe Kryetarin e Partisė Socialiste, Edi Rama.

    Ende nuk bėhet e qartė nėse PS-ja ka njė platformė tė shkruar me kushtet qė ajo do tė paraqesė nė tryezėn e bisedimeve. Megjithėse burimet bėjnė tė ditur se kushti kryesor ėshtė ai i transparencės sė zgjedhjeve tė 28 qershorit me hapje tė kutive tė votimit. Mesa duket pėr momentin, PS-ja ka shmangur tė paraqesė tė tjera kėrkesa, pėr tė mos hequr vėmendjen nga ajo ēfarė konsiderohet themelore pėr tė. Ndėrsa nga ana e maxhorancės dhe kryeministrit Berisha, burimet bėjnė tė ditur se nuk ka asnjė ndryshim qėndrimi. Kryetari i PD-sė nuk ka vendosur ende tė lėshojė pe, ashtu sikurse kreu i opozitės nuk ka vendosur tė tėrhiqet nga hapja e kutive. (s.g/BalkanWeb) /V.I./Liria



Botuar: 09 Feb 2010

Pasqyra e shtypit tė sotėm britanik

  • Gazeta The Times sot nė faqe tė parė ka artikullin me titull: "Ne po jetojmė nė njė Britani tė falimentuar, thonė shumica e votuesve".

    vazhdon


    Sipas gazetės, votuesit janė thellėsisht pesimist nė lidhje me situatėn e sotme nė Britani, tė cilėt besojnė se shoqėria ėshtė e dėmtuar dhe vendi po ecėn nė drejtimin e gabuar.
    Afėrsisht, sipas The Times, tre tė pestat e votuesve thonė se mezi e njohin vendin, ku jetojnė, ndėrsa 42 pėrqind do tė emigronin nėse do tė kishin mundėsi.
    Ndėrkohė The Independent shkruan se ekonomisti, fituesi i Ēmimit Nobel thotė se stimuli fiskal ėshtė mė i rėndėsishėm sesa pakėsimi i defiēitit.
    Kjo gazetė shkruan se njė nga ekonomistėt kryesor nė botė, Joseph Stiglitz, i ka kėrkuar kryeministrit Gordėn Bruan tė kundėrshtojė fetishizimin fiskal dhe tė sfidoje tregjet duke ruajtur, madje duke zgjeruar stimulin fiskal tė ekonomisė britanike.
    Z. Stiglitz nė njė intervistė dhėnė The Independent, e hedh poshtė idenė e paraqitur nga udhėheqėsi i opozitės Dejvid Kemėrėn se disa shkurtime simbolike tė defiēitit tė buxhetit nė vitin aktual mund tė rifitojė besimin e tregjeve financiare.
    Ndėrkohė shtypi i sotėm britanik i kushton njė vėmėndje tė posaēme shpalljes fajtor tė njė prej drejtuesve mė tė lartė tė policisė.
    Shtypi boton sot foto tė komandantit tė policisė me origjinė nga Irani, Ali Dizai, duke shkuar nė njė gjykatė nė Londėr.
    The Daily Telegraph ka sot titullin: "Ali Dizai njė kriminel me uniform burgoset pėr korrupsion".
    Sipas gazetės njė nga komandantėt mė tė lartė tė policisė i cili tentoi tė sfidojė nė gjykatė akuzat pėr keqpėrdorim, duke akuzuar policinė pėr racizėm ėshtė burgosur dje me katėr vjet heqje lirie, pasi mė nė fund u ekspozua si kriminel me uniform.
    Komandanti Ali Dizai shndėrohet nė oficerin me rangun mė tė lartė qė shpallet fajtor pėr njė vepėr penale pas 33 vjetėsh.
    Njė trupi gjykues iu deshėn dhjetė minuta tė shpallnin fajtor 47 vjeēarin me origjinė iraniane pėr shpėrdorim detyre dhe pengim tė drejtėsisė, pasi sulmoi dhe abuzoi me njė biznesmen pėr ēėshtjet personale.
    The Independent e cilėson sjelljen e tij si njė abuzim tė pastėr tė pushtetit.
    The Times shkruan pėr tė si njė "drejtues policie gėnjeshtar qė mendonte se ishte mbi ligjin".
    The Guardian shkruan se Dizia i ka thėnė kėsaj gazete se proēesi ndaj tij ishte terėsisht "skandaloz dhe i sajuar".
    Ai ka deklaruar se kjo ėshtė njė "hakmarrje e autoriteteve kundėr tij".
    The Guardian boton nė faqe tė parė edhe njė foto tė Brad Pitt dhe Angeline Jolie tė cilėt do tė ndėrmarrin veprime ligjore kundėr News of the World pėr pretendimin fals se ata janė ndarė. (bbc)/V.I./Liria

 
 
Vendi
» Pasaportat bullgare demaskojnė mitet , 09 Feb 2010
» AK: Qeveria po e provokon situatėn nė vend, 08 Feb 2010
» Takimi Dhruca- Ban Ki Moon , 05 Feb 2010
» Projekti “Shkupi 2014” pa asnjė element shqiptar, 04 Feb 2010
» Dėnohen ish-pjesėtarė tė UĒK-sė me burgim tė pėrjetshėm, 04 Feb 2010
» Kisha nė sheshin e kryeqytetit deri nė vitin 2014, 04 Feb 2010
» Do tė ketė kishė nė sheshin “Maqedoni”, xhami jo, 04 Feb 2010

Kosova
» Shtypi shqiptar nė Kosovė, 09 Feb 2010
» Krasniqi: Po u luajt kufiri, Presheva i bashkohet Kosovės, 09 Feb 2010
» Shtypi shqiptar nė Kosovė, 08 Feb 2010
» Shtypi shqiptar nė Kosovė, 05 Feb 2010
» Kundėr strategjisė, EULEX-it, KFOR-it... , 05 Feb 2010
» Malli i dyshimtė, sėrish nė qarkullim , 05 Feb 2010
» Shtypi shqiptar nė Kosovė, 04 Feb 2010

Shqipėria
» Berisha- Rama ne tryeze, Topi takon sot Bochardt, 09 Feb 2010
» Regjistrimi i popullsisė, pyetsori pėr fenė nuk do jetė detyrim, 09 Feb 2010
» Koēo Danaj sjell Shqipėrinė Natyrale, 08 Feb 2010
» Presidenti nis sot pėrpjekjet pėr zgjidhjen e krizės, 08 Feb 2010
» Laakso: Mbėshtetje pėr zgjidhjen e krizės nė Shqipėri , 04 Feb 2010
» Presidenti i Republikės mirėpret gatishmėrinė dhe vullnetin e shprehur pėr dialog., 04 Feb 2010
» Apeli i 14 vjecares: Mė ndihmoni tė kurohem nga tumori , 03 Feb 2010

Ballkan
» Pėrgatiten pėr ndarje? , 27 Jan 2010
» Dodik nuk heq dorė nga referendumi , 21 Jan 2010
» "Veēenji List": Bin Laden ka blerė armatime nga Beogradi, 12 Jan 2010
» Vendet e Ballkanit Perėndimor - marrėdhėnie tė helmuara jo vetėm mes Serbisė dhe Kroacisė , 08 Jan 2010
» Lopa nga Kosova alarmon Serbinė , 06 Jan 2010

Bota
» Pasqyra e shtypit tė sotėm britanik , 09 Feb 2010
» Irani fillon sot (09.02.) pasurimin e uraniumit nė sasi tė lartė , 09 Feb 2010
» Ukrainė: Janukoviē kryeson lehtė, ngushtohet hendeku, 08 Feb 2010
» Kina reagon ndaj SHBA-sė pėr tregtinė, 05 Feb 2010
» Tė reja mjekėsore: Pompa e zemrės dhe skanimi i trurit, 05 Feb 2010
» Rumania pranon vendosjen e interceptorėve amerikanė , 05 Feb 2010
» Vendim politik - Berlini do tė blejė tė dhėnat e vjedhura nga Zvicra , 04 Feb 2010

  • » Ali Ahmeti dhe politika e Nastradinit, 10 Jan 2010
    » Vizita armiqsore, 10 Jan 2010
    » Letėr e hapur, kryeredaktorit tė Lajm, z Fejzi Hajdari-t , 25 Dec 2009

     

    Arkivi

  © Lajmet.com, Qendra Informative Shqiptare "Liria"