LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Media gjermane për Edi Ramën në Berlin

    26 Prill, 2018

    rama merkelShqipëria do të hyjë në BE por ka jo pak probleme, shkruan “Die Welt”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon të bindë kancelaren gjermane se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave.

    Përmes artikullit “Make Albania great again”, gazeta gjermane “Die Welt”i kushton vëmendje të mërkurën vizitës së kryeministrit Rama në Berlin. Ish-basketbollisti dhe artisti në Berlin do të ...

  • Donald Tusk: Sfida e Shqipërisë – të bindë shtetet anëtare të BE

    26 Prill, 2018

    TuskGjatë vizitës në Tiranë, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk theksoi se tani Shqipëria duhet të bindë shtetet anëtare për hapjen e negociatave në qershor. BE mbetet partnerja më e madhe tregtare e Shqipërisë.

    Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, vlerësoi të martën ( 24.04.2028) përpjekjet që ka bërë Shqipëria për të merituar rekomandimin e Komisionit Europian , për hapjen ...

  • Qëndrimi i Berlinit ndaj çeljes së negociatave ende i paqartë

    26 Prill, 2018

    merkel ramaRama zhvilloi të mërkurën takime politike në Berlin për të fituar votën gjermane për çeljen e negociatave. Ai u prit me dashamirësi, por premtime nuk mori.

    Vizita e parë e kryeministrit shqiptar menjëherë pas rekomandimit të Komisionit të BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit ishte në Berlin. Ai u takua aty me një sërë personash të rëndësishëm dhe ...

  • Rama: Çelja e negociatave është instrumenti i duhur

    26 Prill, 2018

    Rama SchaubleEdi Rama me Kryetarin e Kuvendit Federal (Bundestag) të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble

    Rekomandimi i KE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë duhet të miratohet nga vendet anëtare. Edi Rama shkon në Berlin për të marrë mbështetjen e Gjermanisë në çeljen e negociatave.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Berlin për një vizitë pune. Në takime ...

  • BE, Tusk: Shqipëria meriton hapjen e bisedimeve

    24 Prill, 2018

    Rama TuskPresidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha sot në Tiranë se Shqipëria e meriton hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe se ajo çfarë ka arritur është mëse e mjaftueshme për këtë. Zoti Tusk megjithatë paralajmëroi se sfida e radhës është që të binden të gjitha vendet anëtare. Presidenti i Këshillit Europian nisi sot një tur në vendet ...

  • Bregu, post drejtues në organizatën rajonale të Europës Juglindore

    24 Prill, 2018

    BreguIsh ministrja shqiptare e Integrimit europian Majlinda Bregu, njoftoi të hënën se ajo ishte zgjedhur në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) një strukturë e cila është pjesë e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP). ...

  • Harxhi: PD ka krizë politike lidershipi dhe jo krizë statutore

    23 Prill, 2018

    harxhiNjë javë para se të mblidhet kongresi i radhës i PD-së, figura të njohura në forumet e opozitës ngritën edhe një herë shqetësimin për mungesën e demokracisë së brendshme në radhët e saj.

    Anëtarja e këshillit kombëtar të PD-së, Edit Harxhi paraqiti, në të vetmen mbledhje të këtij këshilli në periudhën midis dy kongreseve, së bashku me politikanin opozitar Edvin ...

  • Rivlerësimi, rrezikohet një tjetër gjyqtare

    23 Prill, 2018

    Altina XhoxhajNë Shqipëri, një tjetër anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, rrezikon shkarkimin nga detyra, në kuadër të procesit të riverësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    Në seancën e sotme dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në ndryshim nga përfundimet e Inspektoriatit të Deklarimit të pasurive, tha se kishte bërë verifikime më të thelluara na bazë të cilave ka mospërputheje ...

  • DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

    21 Prill, 2018

    State Departament alDepartamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin “kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve shkaktuar nga interesat financiare dhe politike; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”.

    Kliko këtu për raportin ...

  • Largohet nga detyra me vetting, Besa Nikëhasani, prokurorja e Apelit të Shkodrës

    20 Prill, 2018

    BesaProkurorja e gjykatës së Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, u shkarkua nga detyra sot për shkak të mosjustifikimit të pasurive të saj.

    Komisioni përzgjedhës e mori këtë vendim sepse, “pas verifikimit rezultoi se Besa Nikëhasani nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë me vlerë rreth 20 mijë euro”.

    Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"