Polemikė mendimesh me z.Besim Krasniqi 

Demokratizimi i vėrtetė (e jo formal) i individit kushtėzon demokratizimin shoqėrorė dhe e ndihmon atė njėkohėsisht …!

 

Shkruan: Brahim Halimi

Nė shoqėritė me demokraci tė pėrparuara demokratizimi ėshtė tema me tė cilėn merren mė sė shumti si institucionet politike e shtetėrore ashtu edhe forumet e ndryshme shoqėrore dhe publike. Ato merren me kėtė ēėshtje me tė vetmin qėllim, qė demokratizimin ta ngrisin nė njė shkallė sa ma tė lartė si pėr interesin e individit ashtu edhe pėr interesin e shoqėrisė. Poashtu edhe individi apo subjekti i caktuar, me angazhimin e tij aktiv qoftė pėrmes kerkesave pėr mė shumė liri dhe tė drejta, pėrmes iniciativave tė ndryshme dhe mendimeve tjera alternative, ose edhe pėrmes kritikave drejtuar forumeve mė tė larta kompetente, me tė cilat kerkojnė ndryshimin e njė gjendjeje ekzistuese, ka ndikuar dhe ndikon pozitivisht nė pėrparimin e demokratizimit tė pėrgjithshėm, por, pa rėnė asnjėhere nė pozitėn e njė antikombėtari apo tė njė armiku gjegjėsisht tė njė armiku tė imagjinuar .....!!!

Nė komunikimet e mia publike me shqiptarėt, qofshin ato diskutime, polemika apo edhe reagime, jam nisur dhe nisem gjithnjė nga pozita e konfrontimit tė mendimeve rreth fakteve tė caktuara e jo nga pozita e konfrontimit me armikun apo me armikun e imagjinuar. Do tė dėshiroja qė edhe reagimet dhe diskutimet polemizuese ndėrshqiptare, pavarėsisht prej shkallės sė mospajtimeve reciproke, tė bėhen nga pozita apo pozicione tė tilla, edhepse, mjerisht mė shpeshė po ndodhė e kundėrta. Kjo vėrehet fare lehtė edhe te reagimet e z. Besim Krasniqi i cili edhe pse e kritikon komunizmin, megjithatė stilin e shkrimeve reaguese e bėnė pikėrisht siq e bėnin komunistėt.

Sipas tij, citat: „Kosova ka nevojė pėr shumėsi mendimesh, platforma tė shumėllojshme politike, pėr pluralizėm politik, por asnjė nga kėto nuk guxojnė tė bien ndesh me „Programin Kombėtar“ tė filozofisė politike tė dr. Rugovės dhe LDK-sė “, mbarim citati.

Pa koment, lexojeni Kushtetutėn e Kosovės tė vitit 1974, e cila bazėn e kishte nė Kushtetutėn e ish federatės jugosllave, dhe do e gjeni formulimin pothuajse identik….!

Padyshim, tek autori vėrehet mungesa e demokracisė individuale, mungesa tolerancės pėr komunikim normal me tė tjerėt kur mendimet janė tė ndryshme dhe mungesa e argumenteve .

Pėrshembull, ēėshtjet me tė cilat unė nuk jam pajtuar me z.B.K dhe rreth tė cilave i kam elaboruar pėrgjegjėjet e mia nė shkrimin tim tė kaluar ishin: a. konstatimi i autorit se LDK-ja i dha Kosovės identitetin politik ; b.konstatimi i tij se Programi i LDK-sė ishte program politik nacionalist dhe se pėrputhej decidivisht me vullnetin e shqiptarėve tė Kosovės; c. ndėrlidhja nga ai tė emrave tė dėshmorėve me programin apo vizionin e LDK-sė etj…; ai, edhe nė reagimin e tij i ka ikur referimit ndaj periudhės 1992-1996 ; nuk ka publikuar (nėse ka pasur) ndonjė vendim politiko-juridik nė interes tė pėrparimit tė identitetit politik tė Kosovės nė identitet shtetėror, tė strukturave tė atėhershme udhėheqėse; nuk ka publikuar (nėse ka pasur) ndonjė vendim gjatė periudhės sė luftės, pėrmes tė cilit udhėheqja mė e lartė e LDK-sė dhe vetė z.Rugova e kanė marrur nė pėrkrahje tė luftės ēlirimtare tė udhėhequr nga UĒK-ja … Pra tė gjitha kėto ēėshtje ishin dhe janė ēėshtje konkrete rreth tė cilave z.B.K. ėshtė dashur tė jap pėrgjegjėjet e tija, nėse ai ka menduar pėr ta bėrė njė reagim sa mė tė denjė.

Zotriu nė reagimin e tij flet rreth luftės eventuale nė vitet 90-ta dhe pėr pasojat qė do tė kishim ne si popull ...., edhepse, unė as qė kam bėrė fjalė pėr aktin e fillimit tė luftės pėr atė kohė, pra konkretisht unė i jam referuar viteve 1992-1996, sepse pikėrisht kjo ishte ajo periudha e politikės pasive tė udhėheqjės politike e shtetėrore tė Kosovės. Pėrndryshe, si mund tė quhej politika e asaj kohe politikė aktive, kur nė atė kohė mbaheshin konferenca dhe takime tė rėndėsishme ndėrkombėtare pėr ardhmėrinė e ish federatės jugosllave, dhe udhėheqja e jonė nuk sugjeronte protestat dhe tubimet masive, por pėrkundrazi, kerkonte qetėsi sepse pėrndryshe ne do e provokonim regjimin e serbisė….!

Pra, ata kishin harruar faktin se shpalljėn e republikės dhe tė pavarėsisė sė Kosovės qė e kishin bėrė deputetėt e ish Kuvendit tė KSA tė Kosovės, e kishin bėrė pa e pyetur Serbinė dhe kunder dėshirės sė saj .

Ndėrsa, pėr sa i pėrket aktivitetit politik dhe diplomatik tė z.Rugova nė arenėn ndėrkombėtare, pėr tė pasur njė pasqyrė sa ma tė plotė rreth atij aktiviteti, do tė ishte mirė qė tė lexohen edhe disa dokumente apo pjesė tė stenogrameve tė forumeve mė tė larta tė disa shteteve europiane, tė cilat kishin tė bėjnė me Kosovėn, dhe tė cilat sigurisht se nuk janė publikuar nga mjetet e informimit as shqiptare e as ndėrkombėtare!

Nėse z.B.K. e kupton gjermanishtėn, do i sugjeroja atij pėr ta kerkuar kėtė dokument: (Deutscher Bundestag - 13.Wahlperiode - 200.Sitzung. Bonn, Donnerstag, den 30. Oktober 1997) sidomos atė pjesėn qė ka tė bėjė me Kosovėn, nė faqėn 18139 tė atij dokumenti.

Zotriu vazhdon tė shkruaj pėr largpamėsinė politike dhe ushtarake tė z. Rugova dhe tė tė tjerėve..., duke i pėrmendur nė kėtė kontekst tri opcionet e famshme tė tij, por siq duket edhe kėtu ai nuk ka pasur ēka tė shtoj, sepse, kryetari ynė, pėr asnjėrin prej kėtyre opcioneve nuk kishte strategji konkrete pėr realizimin tė tyre… Unė nuk besoj se largėpamėsia politike e ushtarake e ndonjė pėrsonaliteti mund tė verifikohet apo vėrtetohet vetėm nga fjalėt apo me fjalimet formale qofshin ato edhe propozime.

- Zgjuarsia politike dhe ushtarake nė kushtet kosovare ėshtė dashur tė tregohej pėrmes programeve dhe strategjisė konkrete nė bazė tė tė cilave edhe do tė pasonin vendimet politike, juridike dhe ushtarake tė sjellura pikėrisht nga institucionet e atėhershme, nė interes tė ēlirimit tė Kosovės apo sė pakut sa pėr t’ia prishur gjumin e qetė okupatorit serb.

Pra nga aspekti institucional por edhe nga ai akademik, ne nuk kishim njė strategji konkrete nė nivel tė Kosovės, pėrmes tė cilės do veprohej bashkarisht nė interes tė ēlirimit dhe pavarėsimit, pėrndryshe sikur ta kishim pasur atė, ne sot nė nuk do e kishim prezentė UNMIK-un nė Kosovė, por vetėm trupat e NATO-s.

- Edhe profesori i ndjerė z. Fehmi Agani, kur ai ishte pėr vizitė nė Gjermani, nė pyetjen qė ia kam shtruar rreth strategjisė, ai e ka vėrtetuar faktin se nuk kemi strategji, bile ai pat shtuar mėtutje se, nėse arrijmė ta bėjmė kėtė sa mė parė, atėhere ne do shpėtojmė me pasoja mė tė vogla nga rreziku i madhė qė po na kanoset...,sigurisht e kishte fjalėn pėr luftėn, era e sė cilės kishte filluar tė ndjehej nga fillimi i aksioneve guerile tė UĒK-sė ndaj stacioneve policore-ushtarake serbe dhe ndaj bashkėpunėtorėve tė okupatorit.

Nė reagimin e tij ndaj shkrimit tim, zotriu nuk ka sjellur asgjė tė re, ai vetėm kishte bėrė njė pėrshkrim pak mė ndryshe tė ngjarjeve dhe situatave dhe i kishte bėrė disa pėrmirėsime tė vogla tė gabimeve tė tija, mbi bazėn e formulimeve tė mia tė cilat i ka marrur nga shkrimi im reagues. Pėrsonalisht nuk i takoj tipit tė njerzėve qė pėr shkak tė inateve tė caktuara e mohojnė gjithēka nga e kaluara pėrfshirė kėtu edhe fazėn e vonshme nga v. 1990 e deri mė sot, por nuk i takoj as tipit tjetėr tė njerzėve qė pėr shkak tė njė pėrkatėsie apo simpatie partiake apo pėr shkak tė simpatisė sė tepruar ndaj ndonjė pėrsonaliteti publik apo politik, cilido qoftė ai, i fshehin gabimet e bėra apo nuk i pranojnė ato edhe kur dikush tjetėr i zbulon ato.

Insistimi im pėr tė qenė i kjartė dhe konkret pėr disa vite tė kaluara tė procesit tonė politik nuk kishte ndonjė prapavijė apo qėllim tė keq, sikur z.Besim Krasniqi e paragjykon, pėrkundrazi qėllimi im ishte dhe ėshtė thėnja e tė vėrtetės ashtu siq ėshtė, pra pa zbukurime dhe pa njėanshmėri tė skajshme. Fakti qė zotriu me ēdo shkrim tė tij ishte skajshmėrisht i njėanshėm, shpeshėhere edhe kundėrthėnės me vetėvetėn, mė ka shtyrė mua qė tė merrem pikėrisht me elaborimin e atyre fakteve, nė mėnyrė qė lexuesit e tjerė ta shohin edhe mendimin tjetėr rreth atyre fakteve.

Pėrfundim:

Edhe sot, mjerisht, gati tri vite pas luftės, liderėt tanė politik ende nuk po arrijnė tė pajtohen pėr ndėrtimin e njė strategjie apo platforme tė pėrbashkėt, pėrmes tė cilės udhėheqja institucionale e Kosovės do ta pėrfaqėsonte Kosovėn me njė zė tė fuqishėm shqiptar nė vend tė pėrfaqėsimit me tre zėra partiak...! Megjithatė, kohėve tė fundit kemi ca pėshpėritje rreth kėsaj ēėshtjeje, prandaj tė shpresojmė se ajo njė ditė do tė bėhet realitet...