Rasti Lubonja kalon kufinjtė
shqiptarė
117 italianė firmosin njė peticion ku kėrkohet
verifikimi nėse nė Shqipėri ata qė mendojnė ndryshe
bėhen objekt i persekutimit politik
Kėmbanat e alarmit pėr lirinė e kėrcėnuar tė
shtypit nga politika dhe pronarėt e mediave tė lidhur
me tė i kaluan tash kufinjėt e Shqipėrisė si njė
shqetėsim pėr rrezikimin e treguesit thelbėsorė tė
njė qeverie dhe shoqėrie demokratike. 47 deputetė
italianė dhe 70 pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile tė
vendit fqinji kanė firmosur njė peticion ku i kėrkojnė
parlamentit dhe qeverisė italiane tė ndėrhyjnė tek
insitucionet e Tiranės pėr tė verifikuar nėse nė
Shqipėri ata qė mendojnė ndryshe bėhen objekt i
persekutimit politik. Ajo qė ka shtyrė 117 italianėt
tė ndėrrmarrin njė hap tė tillė ėshtė rasti i
Fatos Lubonjės, publicist i njohur dhe njė nga
aktivistėt kryesorė tė shoqėrisė civile tė kėtushme.
Lubonja ėshtė akuzuar dhe hedhur nė gjyq pėr shpifje
nga drejtori dhe botuesi i gazetės Shekulli duke i kėrkuar
njėkohėsisht njė dėmshpėrblim prej 80 000 dollarėsh.
Nė peticionin e tyre italianėt sqarojnė se gjithēka
ndodhi pasi Fatos Lubonja botoi njė artikull kundėr
luftės nė Irak ku i cilėsonte jo tė menēura qėndrimet
ndaj tė saj tė kryeministrit socialist Fatos Nano. Nė
fillimi artikulli u cenzurua por mė psa ai u botua i
plotė nė tė gjitha tė pėrditshmet mė tė rėndėsishme
tė Tiranės. Lubonja e sulmoi ndėrkohė Kokėdhimėn,
botuesin e Shekullit duke e akuzuar se cenzurimi i
artikullit tė tij ishte bėrė pėr shkak tė aferave tė
Kokėdhimės me pushtetin politik shqiptar duke pėrmendur
edhe rastin enjė tenderi tė rėndėsishėm. Ēėshtja
e Fatos Lubonjės theksohet nė peticionin drejtuar
parlamentit dhe qeverisė shqiptare ėshtė shqetėsuese
sepse ajo sinjalizon se liria e shtypit nė Shqipėri ėshtė
nė rrezik pasi qė ėshtė e shtrėnguar nė darėn
perverze tė lidhjes nė mes tė politikės, biznesit
dhe medias. (DW - Ani Ruci)