Për ke votojnë Tiranasit

Nga Eduard Zaloshnja

Per te matur pulsin e elektoratit kryeqytetas, nje OJQ organizoi para dy ditesh ne nje nga zyrat e saj nje intervistim te nje grupi tiranasish. Ne pritje per t'u intervistuar, ata rrinin te heshtur, ndoshta nga pesha e sikletit ne se do ta prezantonin mire seksionin e hartes shoqerore te popullsise se kryeqytetit qe perfaqsonin. Pas disa minutave pritjeje, intervistuesi u shfaq ne zyre, u ul ne tavolinen e vetme qe ndodhej atje, nxorri nga canta nje bllok te madh shenimesh, dhe filloi t'i intervistonte nje nga nje sipas listes alfabetike qe kishte perpara.

Abedini

Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Abedinin te sapoliruar nga burgu famekeq i Burrelit. Kur u krijua PD-ja, tentoi te ingranohej ne te. Por fakti qe PD-ja nuk po i binte fort Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise, e bene te dyshonte se udheheqsit e saj ishin thjesht kukulla te regjimit komunist. Ky Edi Rama, i kishte pas bere pershtypje ne nje meting te PD-se te stadiumi "Qemal Stafa". Ai kishte qene i vetmi ne ate meting qe i kishte rene mire Enverit, duke thene se "Enveri na skuqi si ruset dhe na zverdhi si kinezet". Por Abedini nuk e kishte pare me Edi Ramen ne metingjet e PD-se. Nejse, ne mars 1992, pasi e pa qe nuk u krijua ndonje parti antikomuniste sipas shijeve te tija, Abedini vendosi te votoje per PD-ne. Qe prej atehere, megjithese ne vitin 1994 e nxorren me shkelma nga greva e urise me urdher te Berishes, ka votuar vetem per PD-ne. Edhe ne zgjedhjet e ardheshme lokale, do te votoje per kandidatin e PD-se, Spartak Ngjelen. Per me teper, avokati ka pas qene bashkvuajtes i tij.

Arqileja

Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Arqilene ne pension. Ata studentet, por me teper ate djalin e Josif Pashkos dhe ate doktor Berishen, te cilin partia e kishte derguar edhe per specializim jashte shtetit, nuk i kuptonte se cfare kerkonin. Nuk besonin ata se rruga qe kishte percaktuar shoku Enver per Shqiperine ishte me e mira, pavarsisht nga disa veshtiresi te momentit? Nejse, sic rrodhen ngjarjet, rruga e Enverit u harrua. Tani gjithe puna eshte qe ai Berisha me ata larot e tij te mos vije me ne pushtet. Prandaj ai do te votoje per Edi Ramen. Packa se e ka pas share Enverin dikur, packa se atehere tallej edhe me veterane si Arqileja, dhe packa se ai Spartaku eshte i biri i Kicos, ish-shokut te llogoreve.

Besniku

Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Besnikun punetor ne Uzinen Traktori. Megjithese nuk kishte pas vuajtur direkt nga pushteti komunist, ai nuk e duronte me komunizmin. Per kete arsye, ai morri pjese ne te gjitha metingjet qe organizonte PD-ja e sapoformuar. Dhe qe atehere, ai dhe gruaja e tij kane votuar rregullisht vetem per PD-ne. Edhe ne vitin 1997, megjithese i humbi te firma Vefa te gjitha parate qe kishte marre nga shitja e apartamentit te tij, nuk iu nda PD-se. Pasi shiti kiosken qe kishte ndertuar pa leje ne kohen e Berishes, bleu nje apartament, dhe tani punon ne nje servis makinash. Ai e di mire qe, edhe po fitoi Ngjela, nuk ka per te ndryshuar ndonje gje e madhe ne jeten e tij te perditshme. Por voten nuk mund t'ia japi njeriu tjeter pervec kandidatit te PD-se. Per me teper ai nuk e duron dot ate Edi Ramen, i cili rri e rri, e sajon ndonje epitet te ri per Doktorin.

Clirimi

Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Clirimin shef plani ne Ndermarrjen Elektroteknike. Megjithese rridhte nga nje familje e vjeter komuniste, kishte vite qe i thoshte te shoqes se nuk mund te vazhdohej ne pafundesi me enverizmin. Per kete arsye, ndjeu nje fare lehtsimi kur Sali Berisha dhe Gramoz Pashko themeluan ate partine e re qe do t'i bente oponence PPSH-se. Per me teper, ata te dy nuk rridhnin nga ato familjet e deklasuara, te cilat, po te vinin ne fuqi, do te hakmerreshin rende ndaj gjithe shtreses se tij. Por ditet kur doktor Berisha therriste "Rrofte presidenti Ramiz Alia" mbaruan shpejt. Madje Doktori filloi te dukej me i rrezikshem edhe se ata te deklasuarit. Nderkohe Fatosi, cuni i Thanas Nanos, po merrte ne duar frenat e PPSH-se. Kur ai arriti te behej kryetar i saj, duke ia nderruar emrin ne Parti Socialiste, Clirimi dhe e shoqja e ndane mendjen qe deri sa te vdisnin do te votonin vetem per ate parti -- partine e shtreses se tyre. Per kete aresye, jo vetem per Edi Ramen, i cili ka bere goxha pune ne keto tre vjet, por edhe per cdo iks do te ishin gati te votonin per aq kohe sa perfaqsonte ngjyrat e PS-se.

Hekurani

Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Hekuranin ne nje dyqan fruta-zarzavatesh, ku punonte se bashku me gruan e tij. Dyqani i tyre ishte nder te paret qe u privatizua. Dhe per kete, ata ia dine per nder PD-se, e cila qe ne fillim u deklarua per privatizimin e ndermarrjeve shtetrore. Tani ata e kane zgjeruar dyqanin dhe nuk shesin me vetem fruta dhe zarzavate, por edhe shume ushqime te tjera. Deri ne 1997, shkonin rregullisht te votonin. Fillimisht per PD-ne, e pastaj per PSD-ne. Por duke filluar nga viti 2000 nuk kane votuar me. Eh, per ke te votosh -- nje m… jane te gjitha partite! Por nejse, kete vit ky avokat Ngjela sikur po ua mbush mendjen me ate heqjen e taksave per dyqanxhinjte dhe me ate premtimin "jap doreheqjen po nuk furnizova Tiranen me uje brenda 18 muajsh". Per kete aresye, ka shume mundesi qe kete vit te shkojne te votojne per Avokatin.

Iliriana

Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Ilirianen mesuese ne nje gjimnaz te Tiranes. Prinderit e saj nuk kishin qene ndonjehere anetare partie, por gjithnje kishin qene ne vende te mira pune. Edhe nga familja e burrit ishin pothuaj ne te njejten pozite. Ata si familje e priten me kenaqsi lindjen e PD-se, madje sec morren pjese edhe ne nja dy metingje ne ato vitet e para. Por nga fundi i 1994-es filluan te ftohen me PD-ne. Ajo fushata e Berishes per kushtetuten ishte e bezdisshme. Pastaj erdhi humbja ne referendum dhe perjashtimi i Eduard Selamit. Ne vitin1996, Iliriana dhe i shoqi nuk e morren mundimin te votonin. Ne 1997, votuan per PAD-ne, me shprese se koalicioni i majte do bente te pakten gjysmen e atyre qe premtonte. Ne vitin 2000 dhe 2001, te deziluzionuar nga mosmbajtja e premtimeve, perseri i bojkotuan zgjedhjet, duke u betuar se do te shkonin ne kutine e votimit vetem kur te bindeshin se njeriu apo partia per te cilen do te votonin, do te mbante te pakten gjysmen e premtimeve. Nga cka bere deri me sot Edi Rama, ata jane bindur se premtimet e tij nuk do te ngelen premtime ne ere. Ndersa premtimet e Ngjeles… eh… sikur nuk duken te kene buke. Per kete arsye, ata do te votojne kete vit, dhe voten do t'ia japin Edi Rames.

Kastrioti

Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Kastriotin bari delesh ne Tropoje. Familja e tij gjithnje kishte pas qene me partine, prandaj dhe ai votoi per kryetarin e kooperatives ne zgjedhjet e para. Por kur kooperativa dhe PPSh-ja morren tatepjeten, Kastrioti ngriti familjen dhe u ngul ne Koder-Kamez. Plasje i vinte kur e therrisnin malok ata tiranasit e qendres, por ai ishte krenar sepse ishte nga krahina e presidentit. Sa per votimin, kuptohet qe gabimin e zgjedhjeve te para nuk e beri me. Qe prej marsit 1992, ka votuar vetem per Sali Berishen, qe iu befte pushka top ishallah! Edhe kesaj rradhe nuk diskutohet qe do te votoje per PD-ne. Per me teper, ai avokati po premton ta beje edhe periferine si qendra.

Latifi

Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Latifin brigadier ne nje kooperative te Devollit. Megjithese ai dhe shoket e tij bene c'ishte e mundur te mos prishej kooperativa, erdhi dita qe ajo te shperbehej dhe ai te ngelte pa pune. Si shume te tjere, edhe ai u shperngul me gjithe familjen ne periferi te Korces, ku e ndihmoi nje dajua i tij. Por kur morri vesh se njerzit po ndertonin shtepi pa leje ne periferi te Tiranes, u shperngul pa e zgjatur shume. Megjithese programet keto partite i kane pothuajse te gjitha njesoj, atij gjithmone i ka ngrene kerraba nga e majta. Ne pergjithesi, ka votuar per social-demokratet. Edhe kesaj rradhe, si ne zgjedhjet e vitit 2000, do te votoje per Edi Ramen, pavaresisht se nuk ka bere pothuajse asgje per periferine. Sa per ate avokatin, nuk i ha buza kulac se ndonje nga ato llafet e bukura te tij do te behet realitet.

Olsi

Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Olsin ne klasen e tete. Ne fillim, prinderit e tij votuan per PD-ne a PSD-ne. Pastaj kane votuar ose per PAD-ne ose per PSD-ne -- s'i kujtohet mire tani. E nejse, c'rendesi ka. Atij as qe i bie ndermend per politiken shqiptare -- i duket shume primitive, shume ballkanse. Edhe keto jave qe po behet gjithe kjo zhurme per fushaten elektorale, atij as i shkon mendja t'i hedhi syte nga televizori kur prinderit shikojne lajmet. A do te votoje ai? As qe behet fjale. Megjithese nga c'ka pare kalimthi ne televizor, ai Edi Rama i eshte dukur politikan modern, prape nuk ia vlen te shkosh deri te kutia e votimit per te. Per me teper, nga cka degjuar nga shoket, edhe atij Edit, si gjithe politikanet e tjere ballkanas, sikur i ngjit ndopak dora.

Pas Olsit, foli Perparimi, Qazimi, Rezarta, Saimiri, Teuta, Urani, Vullneti, Ylli, dhe Zamira. Per mungese vendi, nuk po e japim permbledhjen e intervistave te tyre. Por pak a shume, ajo ngjason me cka lexuat deri tani.

SHENIM: Ngjarja dhe personazhet e mesiperme jane imagjinare. Cdo ngjasim me ngjarje dhe persona reale do te ishte krejt i rastesishem./(Botuar ne gazeten ILLYRIA)