Shqiptaria dhe
Ibrahim Rugova !?
F.Selmani student-Suedi
Ne historine me te re te Kosoves ne
vecanti dhe gjith shqiptare ne pergjithesi, Ibrahim
Rugova do te hyje si njeri nder politikanet me
kunderthenes gjate dekates se fundit. Mund te thuhet
keshtu se ne fillim te karrieres se tij mbeshtetja
popullore dhe intelektuale e Kosoves ndaj tij
pothuajse ishte 100 %. Mbas nje dekade ne skenen
politike mbeshtetja ka rene diku mes 40-45 %. Me ket
personalitet do te identifikohet synimi i shqiptareve
te Kosoves per liri dhe demokraci ne fillim te viteve
1990-ta. Me kalimin e kohes ky identifikim do te
shendrohet ne synim te autonomise teritoriale te
Kosoves per nje pjese te shqiptareve diku reth vitit
1995. Do te thiret nacionalist i devotshem dhe
tradhetar e shkuar tradhetari. Edhe ne arkivol si
politikan do te pagezohet edhe pse eshte “president”
nga 1992 eshte “president” i Kosoves edhe sot,
2003. Te shofim dhe analizojme shkurtimisht fenomenin
Rugova.
Ibrahim Rugova rastesisht do te
zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves ne
fund te viteve 1980-ta nga nje grup intelektualesh ne
Prishtine. Pikerisht ketu fillon kariera e tij
politike qe do te jete e gjithanshme. Ne fillim LDK-ja
do te jete njefar forumi intelektual ku vendosej se si
duhej vepruar kunder dhunes serbe ne Kosove dhe ishte
zedhenesja e problemit te ceshtjes shqiptare ne
Jugosllavi. Nuk do te shkoje shum kohe kur parti te
tjera shqiptare do te krijohen, si rezultat edhe i
fillimit te perfoljes nga ana e LDK-se si parti
politike. Parti politike shqiptare u krijuan ne Kosove,
Luginen e Presheves, Mal te Zi dhe ne Maqedoni.
Kjo amulli parti politikesh do te
kerkoj nevojen e nje forumi ku do te kordinoheshin
kerkesat politike te shqiptareve. Keshtu do te
formohet Keshilli Kordinues i Partive Politike ne
ish-Jugosllavi. Kryetar do te zgjedhet Ibrahim
Rugova. Keshtu Rugova mbas “zgjedheve” me 1992 do
te zgjidhet edhe “president” i Kosoves. Pushteti i
tij do te shtrihet si kryetar i LDK-se, kryetar i
Keshillit Kordinues i Partive Politike ne
ish-Jugosllavi, Kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe
“president” i Kosoves. Sic shifet Rugova dhe
pushteti i tij do te jet i njefar lloji absolutist.
Dihet se ne vendet e mirrefillta demokratike kryetari
ose presidenti e ka vendin e presidentit e jo edhe
poste te tjera per shembull edhe kryetar i Lidhjes se
Shkrimtareve. Prandaj njohesit e sistemit politik te
demokracise do ta fillojne oponencen ndaj Rugoves.
Nder kritikuesit shquhen Rexhep Qosja, Ukshin Hoti, me
vone Adem Demaci, ish te burgosurit politik, Levizja
Popullore e Kosoves ne ilegalitet dhe studentet e
univeristetit te Prishtines. Por nuk ishte vetem
pushteti qe ishte shkaku i kritikes ndaj Rugoves.
Politika rugoviane
Te shofim tani se cka e
karakterizon politiken LDK-iste perkatesisht rugoviane.
Prioriteti i pare politik i
Rugoves ishte nderkombtarizimi i ceshtjes se Kosoves
dhe jo te ceshtjes shqiptare ne ish-Jugosllavi ne
pergjithesi. Nderkombtarizimi do te behej duke e
mobilizuar eliten intelektuale te Kosoves ne vecanti
dhe kanalet e diplomacise se Shqiperise ne
pergjithesi. Eshte fakt se do te arrihej rezultate
pozitive vecse jo edhe ac te duhura. P. sh do te
permendnim letren e Bushit derguar Milloshevicit.
Letra ishte kercenim se nese Serbija fillonte lufte
ne Kosove do te ndeshej me forcen amerikane. Kjo
leter eshte ndoshta arritja me e madhe diplomatike
edhe pse mund te diskutohet. Serbija nuk kishte
arsye te fillonte lufte frontale me shqiptaret
derisa politika udheheqese e Rugoves nuk i benin
ndonje konfrontim frontal. Prandaj letra ne praktike
nuk luante aq rol ne politiken shfarosese serbe ne
Kosove. Diskutimi tjeter eshte se amerikanet e dinin
se pjesa shqiptare ne Ballkan; e ndare dhunshem nga
Shqiperia shteterore; eshte fuqi baroti. Kurse
Kosova eshte pjese e rendesishme e ketij baroti. I
theksova keto dy diskutime si shembull se
nderkombtarizimi si ide te Rugoves dhe LDK-se mund
te diskutohet.
Problemi i dyte ka qene se si te
veprohet kundrejt dhunes serbe dhe forcave te saja
ne Kosove. Strategjia e zgjedhur nga Rugova dhe LDK
ishte mosrezistenca, pritje dhe pacifizem total. Te
shofim me afer se cka nenkuptojne keto ide:
Mosrezistenca. Edhe pse gjith
jeta institucionale e Kosoves do te permbysej nuk
duhet demonstruar. Edhe pse shkollat, univesiteti,
godinat shendetesore, fabrikat do te okupohen dhe
mbyllen per shqiptaret nga pushteti serb nuk duhet
protestuar. Edhe pse TVP, gazetat, radio dhe gjith
jeta kulturore nuk do te lejohet te zhvillohet neper
godinat perkatese ose do te mbyllen fare nuk duhet
protestuar.
Pritje dhe pacifizem. Duhet
pritur se lirine do ta sjellin nderkombetaret edhe
pse nderkombetaret vec protestave me goje dhe leter
dicka konkrete nuk ndermoren. Prap duhet pritur.
Keshtu kjo menyre e pamjes se ceshtjes do te shpjere
ne pacifizem total. Rugova dhe qeveria e tij e
perdhosen vete kushtetuten e 2 Korrikut 1990.
Kushtetuta e cila urdheron qe te formohet ministria
e mrojtjes, ministria e puneve te mbrendshme etj,
instuticione qe jane thelbi i nje shteti. Kjo nuk do
te behet ne Kosove se nderkombetaret apo dikush
tjeter do ta sjelle lirine. Keshtu faktori i
mbrendshem shqiptar per here te pare ne historin
kombetare shqiptare do te injorohej totalisht.
Dukurit e tilla udheheqese nga
Rugova rjedhnin nga fakti se LDK-ja ne vecanti dhe
Rugova ne pergjithesi do te arrije te marre ne dore
gjith pushtetin politik ne Kosove. Ky dominim politik
shfrenonte iniciativa atdhetare dhe kombetare te marra
nga ana e intelektualeve te pa parti ose nga parti te
tjera qe ne krahasim me LDK-ne ishin me te vogla.
Thene ndryshe Levizja Kombetare Shqiptare ngulfatej
nga Rugova. Si mund ndryshe te shpjegohet fakti se
ishte Rugova dhe partia e tij te cilen e udhehiqte qe
e sabotuan krijimin e Keshillit Kombetar te Kosoves me
1991? Edhe Keshilli Kordinues i Partive Politike ne
ish-Jugosllavi do te mbetet vetem ne leter per shkak
se asnje ceshtje nuk u diskutua. Spjegim tjeter nuk
mund te kete perpos mbajtjes se gjithpushtetit ne
Kosove nga ana e Rugoves dhe LDK-se.
Fillimi i fundit
Ne shkallen mbarkombetare shqiptare
vecohet sidomos mospjesmarrja etij dhe LDK-se ne
Keshillin e Zgjeruar Organizues te Kuvendit per Pajtim
dhe Bashkim Kombetare. Ne fakt, kuvendi u mblodh ne
prill te 1992-tes, per arsye te mospranimit te Rugoves/
LDK-se dhe PDSH-se se Sali Berishes edhe PPD-se Nevzat
Halilit, parrimisht- tragjikisht deshtoi. Shperblimi i
mospjesmarrjes se ketyre lidereve dhe sabotuesve ne
Keshillin e Kuvendit per Pajtim dhe Bashkim Kombetar
do te jete largimi i Nevzat Halilit nga kryetarlleku i
PPD-se. I dyti qe do ta paguaj haraqin ishte Sali
Berisha ne pranveren tragjike shqiptare me 1997-ten.
Nje vit me vone me 1998-ten Rugova dhe LDK-ja do t`ju
filloj t`ju lekundet pushteti nder kembet kur ne
skenen Kombetare Shqiptare do te dale UCK-ja. Pse mund
te thuhet keshtu? Kjo pyetje do te pergjigjet gjat
rezonimit se si u zhvilluan ngjarjet mes vitit 1992 e
deri me 1999.
Grushtin e pare politika rugoviane
do ta marre kur ne Konferencen e Dejtonit me 1995 nuk
do te perfillet fare politika kosovare perkatesisht
rugoviane. Qellimi i kesaj konference ishte te
zgjidhen krizat luftarake mes Bosnjes-Hercegovines,
Kroacise dhe Serbise. Ketu filloj te shifet edhe
largepamesia e oponenteve te Rugoves qe kishin
predikuar per nje politike me aktive ne Kosove dhe kjo
nepermes bashkerenditjes mes forcave politike,
intelektuale dhe popullore, se aktivitet politik nuk
eshte mbajtja e konferencave te shtypit te premteve.
Por rebelizmi popullor ndaj politikes nenshtruese dhe
poshteruese rugoviane do te filloj hapur me 1 Tetor
1997. Pikerisht nepermes protestave te studenteve te
UP cilet drejtesisht kerkonin kthimin e tyre ne
godinat e universitetit te UP-se. Keshtu marreveshje
mes Rugoves dhe Milloshevicit me ndermjetesim te
shoqates fetare italiane San Edigjio per kthimin e
godinave shkollore do te varroset.
Fundi politik i Rugoves
Humbjen e monopolit politik Rugova
filloj ta ndjej me thelle gjate pranveres 1998-te dhe
per ta pervetesuar “legjitimitetin” e tij politik
do te organizoje zgjedhje me 22 mars 1998. Me kete
gjest shkizofrenik sikur donte t`jua bej me dije
Drenices trime qe digjej ne flaken e luftes dhe
trimave te pamposhtur te UCK-se se kush e ka
legjitimitetin politik ne Kosove. Rugova, ne dehjet e
tij wiskiane ne vilen e tij ne Prishtine, apo ata qe
luftonin me mish e shpirt per lirine e Kosoves!?
Mbinjerezit e Jasharajve e te tjereve apo
mikro-nenjerezit e llojit rugovian? Mes atyre qe e
kuptonin lirine ne kuptimin e gjere te fjales ose ne
kuptimin e me te ngushte te fjales, ku shifej ne vilen
e tij dhe percjelljet mbojtese te policise serbe d m
th lirise personale? Dhe cuditerisht po ky do ti
emerroj luftetaret per “dore e zgjatur e Serbise”.
Luftetaret e Lirise e vazhduan
rrugen e tyre dhe Drenica nuk ja dha “llegjitimitetin
presidentit” Rugova i cili prehej ne pirjet e
shisheve wiski, kurse Drenica ndizej flak. Ate te
cilen politika rugoviane nuk arriti ta bente per
8-vjet UCK-ja ariti ta beje per disa muaj duke e vere
gjithe boten ne levizje per ta zgjedhur ceshtjen e
Kosoves.
Kjo levizje do te kurrorezohet ne
mbajtjen e Konferences Paqesore ne Rambuje ne fillim
te vitit 1999-te. Ne Rambuje Rugova dhe LDK-ja do te
luajne rol margjinal apo pothuajse asnjefare roli.
Rolin kryesor e luajti me te drejte Thaqi dhe UCK-ja
bashke me Qosjen dhe LBD-ne si force bashkuese.
Prandaj me vone u kurrorezua me nderhyrjen e NATO-s
pikerisht nga vendosmeria e UCK-se. Gjate Konferences
ne Rambuje u nenshkrua marreveshja mes Hashim Thaqit,
Rexhep Qosjes dhe Ibrahim Rugoves per formimin e
Qeverise se Perkohshme. Mandatar u zgjodh Hashim Thaqi
dhe UCK-ja. Ket marreveshje do ta perbuze Rugova dhe
LDK-ja. Nuk mjafton me kac Rugova dhe “qeveria” e
Bujar Bukoshit me kerkesen e Millutinoviqit nuk do ta
njohin qeverine e Thaqit. Do me thene tradheti shkuar
tradhetie. Derisa qeverine e Thaqit e perkrahte edhe
SHBA dhe disa shtete te BE-se, qeverin e Bukoshit dhe
Rugoves e perkrahte Italia, Rusia, Franca, Serbia dhe
Sali Berisha.
Vendosmeria e UCK-se per ta cliruar
Kosoven nga serbet u pershpejtua nga nderhyrja e Nato-s.
Rugova ne anen tjeter ne kete kohe do ta tregoj
dinjitetin e vet pikerisht me 1-2 Prill 1999 kur do te
takohet me Milloshevicin ne Beograd. Ne kete takim
duke u zgerdhire kerkon ndalimin e bombardimeve te
Nato-s. Dhe shum shpejt me te vertete do ta pagezojne
si tradhetar ket gjest te Rugoves dhe kerkeses se tij
makabre. Si e pranoj ky “president” te takohet i
gjalle me vrasesit e shqiptareve? Kjo esht nje pyetje
e cila lyp nje analize me te gjere p sh duke e shikuar
te kaluaren e tij qe nga rjedha e tij e hershme,
vepren e Rugoves si “studijues” i letersise,
analiza psykologjike etj qe ketu nuk kane vend per
shqyrtim. Padyshim, mendjet e shendosha shqiptare dhe
intelektuale ja pagezuan Rugoves vdekjen politike.
Vetem se nje gje u harrua, kur u shpall tradhetar dhe
i vdekur politik, dhe ket me se miri e kallexon Rexhep
Qosja kur thot lidhje me kete se “Historia jone e
re, prej Kongresit te Berlinit e kendej, eshte plot
vampire politik: politikane te vdekur jane ngjallur!
Gjithnje eshte gjetur dikush, nga radhet tona e nga te
huajt, qe ti ngjalle!” ( ne librin Tronditja e
shekullit I-Tirane 2001, f.87). A mos valle ishte
e rastesishme lejimi i Milloshevicit Rugoves per te
dale ne Itali e jo per shembull ne Gjermani? Nuk
mundet kur dihet fakti per bashkpunimin shum te ngusht
mes Italise dhe Serbise.
Ringjallja politike e Rugoves !
Nese, sic thone dashamiret e
Rugoves se ai ishte peng i Serbise prandaj ishte i
detyruar te takohej me Milloshevicin!, po pse athere
mundohej qe edhe nga Roma ta sabotoj dhe nencmoj
UCK-ne me lloj-lloj trillimesh. Per shembull UCK-ja
don te bej Kosoven nje Kube ne Evrope, ose se UCK-ja
ishte enveriste, staliniste etj etj. Ky absurd i tij
do te shifet edhe me vone kur nuk do te pranoj te
kthehet ne Kosove pa u carmatosur UCK-ja. Si duket
atij i mungonin forcat mbojtese serbe qe ishin edhe te
tij ne Kosove te se ciles pretendonte te ishte “president”
i saj. “Presidenti” i cili ne Rambuje pa hamendje
ishte i gatshem te nenshkruaje Marreveshjen e Rambujes
qe nenkuptonte autonomi substanciale te Kosoves d m th
perdhosi vet titullin e marre “president”. Por
fale mencurise se UCK-se dhe pjekurise politike dhe
strategjike tani me te deshmuar, autonomia u evidentua
si zgjedhje e mundshme. Edhe pse sot, me 2003, kjo
lloj zgjidhje eshte duke dale prap ne skene. Si esht e
mundshme kjo?
Mundesia e kesaj ideje mund te
shifet nga procesi politik qe u zhvillua ne Kosove
mbas luftes se lavdishme te UCK-se perkatesisht ne dy
zgjedhjet e mbajtura ne Kosoven e lire. Zgjedhjet qe
kane qene nje befasi maramendese per gjith boten. Si
esht e mundur te fitoj LDK-ja zgjedhjet lokale? Me me
pak rezultat zgjedhjet parlamentare? Si humben partite
e luftes ne zgjedhje? Si esht e mundur qe partia e
ashkalinjeve te Kosoves te fitoj me teper vota se sa
LBD-ja e udhehequr nga Qosja? Si humben forca e
deshmuar politike, atdhetare, kombetare dhe e
pakompromentuar kunder forces e cila aq deme te medha
i solli Kosoves dhe kombit? Keto pyetje jane edhe nje
shembull per nivelin mendor dhe intelektual te
popullit shqiptar ne Kosove, sic do te theksoje Adem
Demaci. Ky fakt te tregon edhe habine boterore ndaj
votes se dhene ndaj kompromentuesve. Me kalimin e
kohes populli do te shofe se me te vertete kujt i
takon vota po te kemi parasysh dukurite e shfaqura ne
kohet e fundit. Nje prej ketyre dukurive do ta
analizoj hollesisht, perkatesisht iden e Rugoves per
ndryshimin e simbolit gjithshqiptar d m th flamurin.
Ceshtja e Flamurit
Kjo ide e Rugoves mund te
krahasohet mes dy konteksteve:
Konteksti i pare te perkujton kohen
e Jugosllavise titiste. Shqiptareve shume mire ju
kujtohet propaganda serbo-maqedono-malaziaze per
fantazmen-ide te diferencimit mbrenda gjithshqiptar.
Cfar ishte ky diferencim? Cfare ide fantazme permbante
ky diferencim? Qellimi i idese se diferencimit cfar
ishte?
Propaganda e athershme serbo-sllave
bente diferencim mes shqiptareve (albanci) te
Shqiperise dhe shqiptareve (shiptari) te Kosoves dhe
viset e saja ne Maqedoni, Luginen e Presheves dhe Mal
te Zi. Qellimi kryesor i ide-fantazmes ishte per te
shpikur kinse dallimin mbrenda shqiptar ne Ballkan.
Kjo teze mbrohej p sh me dallimet dialektore te gjuhes
ose me lloj-lloj traditash lokale ne Shqiperi dhe
Kosove e viset e saja. Ceshtja kryesore e ketyre
fantazmave ishte percarja e Shqiptarizmit. Kurse
shqiptaret ne anen e tyre ket trysni serbo-sllave do
t`ju kundervihen me Flamurin Kombetar Shqiptar dhe me
njejtesimin e gjuhes shqipe me 1972 ne Tirane. Ne
rastin e Flamurit do te vuloset me demonstratat e
1968-ten dhe 1981-en. Konkludimi eshte se shqiptaret
ne ish-Jugosllavi jo se nuk rrane preh e kesaj
fantazme-ide por faktikisht edhe ju kudervene me
gjithe force. Do me thene fantazma-ide mes shqiptareve
(albanci) te Shqiperise dhe shqiptareve (shiptari) te
Kosoves e viset e saja nuk pine uje tek shqiptaret.
Konteksti i dyte behet fjale per
ndryshimin e Flamurit per arsye se do te behej njefar
lloj identifikimi mes Shqiperise dhe Kosoves.
Perkatesisht dy shtete shqiptare me nje simbol
kombetar dhe se me lehte do ta pranoje bota mevetesine
e Kosoves nese simboli kombetar esht i vecant ndaj
atij te Shqiperise! Nese ne rast te pare bota nuk i
pranon dy shtete shqiptare me nje simbol ather le te
pranoj nje shtet Shqiptar te Bashkuar mes Shqiperise
dhe Kosoves dhe me nje Flamur. Ne rastin e dyte valle
nuk ka flijuar Kosova me viset e saja aq shume per
pavaresi dhe bashkim me Shqiperine? Perse perkunder
gjith flijimeve qe jane bere qe nga koha e:
Skenderbeut, Lidhja e Prizrenit, Vlora heroike, Isa
Boletinit, Hasan Prishtines, Gjem Gostivarit, Shaban
Polluzhes, 1968-ten, 1981-ten, ngjarjet e Shkupit,
flijimi politik i Rufi Osmanit ne Gostivar, familja e
Adem Jasharit, familja Zymberi ne Kumanove, lufta ne
Kosove, ne Luginen e Presheves dhe lufta ne Iliride
dhe vazhdon te behet lufte; duhet flijuar edhe simboli
gjithshqiptar qe me 28 Nendor mblidhemi perreth tij?
Perse? Argumentet e dhena nga Rugova nuk jan aspak
racionale.
Nese ne kontekstin e pare
propaganda serbo-sllave kishte qellim te ndaj e
percaje edhe me teper Kombin Shqiptar ne shqiptare (albanci)
dhe shqiptare(shiptari) mes Shqiperise dhe Kosoves e
viset e saja. Ne kontekstin e dyte e njejta
ide-fantazme me disa modifikime vjen nga vet Ibrahim
Rugova “president” i Kosoves i shkolluar ne
Jugosllavine titiste. Dhashte Zoti qe si ne kontekstin
e pare, kur shqiptaret ne ish-Jugosllavine e kuptuan
djallezine e diferencimit mes shqipareve (
albanci-shiptari) prandaj edhe, kurren e kurres nuk e
pranuan, njelloj te behet edhe sot ndaj kesaj ideje
makabre te Rugoves.
Rikthim ne fillim apo perfundim !?
Ne fund ose ne fillim pse ky
artikull i vonuar per Ibrahim Rugoven dhe LDK-ne?
Me bien nder mend fjalet e nje
mendimtari teolog kur thoshte se:“ Te kaluaren e ke
ne te ardhmen dhe te ardhmen e ke ne te kaluaren”.
Ky mendim i tij teologjiko-filozofik mund lirisht te
aplikohet ne ceshtjen shqiptare ne pergjithesi dhe
Kosoves ne vecanti ama ndoshta edhe nuk mundet te
aplikohet. Ne kontekstin e aplikimit, mendesia
shqiptare do ta vuloste te ardhmen e tij si ne te
kaluaren tragjike. Te kunderten, do me thene qe
mendesia shqiptare idete e shendosha te se kalures dhe
analizimin e te kaluares, me qellim mesimi ku qendron
ceshtja jon tragjike, rezulton ne ndryshimin e
veprimit politik shqiptar ose me mire ne ndryshimin e
patriarkalizimit politik si ne ceshtjen kombetare
shqiptare poashtu ne ceshtjen pjese se Kosoves ne te
ardhmen. Per ta konkretizuar mendimin tone reth
fenomenit Ibrahim Rugova mund te konkludohet se te
kaluaren duhet studijuar me thellesisht per arsye qe
te kuptojme dhe te mesojme nga te metat dhe gabimet e
se kaluares se larget dhe afert. Historia, eshte thene,
esht mesuesja e se ardhmes. Prandaj edhe Rugova dhe
politika e tij esht nje pjese e se kaluares se aferme
qe duhet mesuar per arsye se mos te genjehemi aq lehte
nga politikanet e sotshem she te ardhshem shqiptar.
Ne fund te fundit: nje popull mund te genjehet per
nje kohe por kurren e kurres per gjithe kohen. Ama
koha qe humbet derisa mesohet se genjeshtra paska qene
propaganda politikane kushton teper shtrenjte. Sic
edhe na ka kushtuar gjat historise por edhe po na
kushton ne shekullin e XXI. Prandaj jemi ketu ku jemi.
Dhashte Zoti qe Shqiptaret te mesojne qe mos te
genjehen as per nje kohe te shkurter ne te ardhmen.