Zotit ALFRED MOISIU - President i Republikės sė
Shqipėrisė
Prof. YLLI POPA - Kryetar i Akademisė sė
Shkencave tė Shqipėrisė
Zonjės ARTA DADE - Ministre e Kulturės, Rinisė
dhe Sporteve
Zotit EDI RAMA - Kryetar i Bashkisė sė Tiranės
Forumi i intelektualeve shqiptare:
Ngrini monumentin e Nėnė Terezės
Me bindjen se shprehim shqetėsimin, ndjenjėn dhe
dėshirėn e rretheve tė gjera tė bashkatdhetarėve, po Ju
drejtohemi pėr sa vijon: Viti 2003 ėshtė vit gjatė tė
cilit nė shumė vende tė botės zhvillohen ceremoni tė
shumta, fetare dhe laike, nė pėrkujtim dhe nderim tė
bamirėses sė madhe shqiptare, ēmimit Nobel pėr Paqen,
Nėnės Terezė, Kjo Bijė e zgjedhur e popullit shqiptar,
siē e ka quajtur Papa Gjon Pali II, kjo grua e vogėl e
madhe qė mbart dhe ruan brenda saj humanizmin e popullit
shqiptar ėshtė bėrė njė simbol i admiruar dhe i
respektuar nė shkallė botėrore nga njerėz tė besimeve
dhe kombėsive mė tė ndryshme. Ajo ėshtė njė nga
personalitetet mė tė mėdha tė kombit tonė shqiptar dhe
kėtij kombi i pėrket e drejta dhe detyra ta nderojė
denjėsisht, jo vetėm si tė mbarė botės, por edhe si
tonėn. I ėshtė vėnė emri i saj sheshit tė madh para
Universitetit tė Tiranės, aeroportit ndėrkombėtar tė
Rinasit, kompleksit spitalor tė Tiranės. Nė Kosovė i
ėshtė vėnė emri i saj sheshit kryesor tė Prishtinės dhe
ėshtė vendosur aty shtatorja e saj. Por Sheshi Nėnė
Tereza nė Tiranė pret ende tė ngrihet aty shtatorja e
saj, sipas vendimit qė ėshtė marrė. Ne nuk e dimė se
cilat janė arsyet e vonesės, por Ju drejtohemi Juve, me
thirrjen qė ngritja nė Tiranė e monumentit tė Nėnės
Terezė tė shkėputet nga ēdo qerthull burokratik, tė
realizohet ashtu si i pėrket dhe monumenti tė pėrurohet
nė festėn kombėtare tė 28 Nėntorit 2003. Njė nga
zgjidhjet e mundshme, me kuptim edhe simbolik, do tė
ishte ndoshta qė, ashtu siē u ēua nė Prishtinė kopja e
monumentit tė Skėnderbeut nga Kruja, tė sillet nė Tiranė
kopja e monumentit tė Nėnės Terezė nga Prishtina.
Ndėrkohė lexojmė nė shtypin e ditėve tė fundit mbi disa
pėrpjekje pėr ta bėrė Nėnėn Terezė maqedonase. Nėnės
Terezė mund ti ngrihen monumente nė ēdo qytet tė botės,
ashtu edhe nė Shkup, ku ajo ka lindur, por ajo nė asnjė
mėnyrė nuk mund tė quhet maqedonase, vetėm sepse ka
lindur atje. Bijė familjeje brez pas brezi shqiptare nga
Prizreni, me tė jatin veprimtar tė pavarėsisė sė
Shqipėrisė, tė helmuar nga pushtuesit serbė, me nėnėn
dhe motrėn tė varrosura nė Tiranė, Nėnė Tereza
deklaronte nė ceremoninė e marrjes sė ēmimit Nobel mė 10
dhjetor 1979: Atdheu im ėshtė Shqipėria.
Shprehim mendimin se opinioni publik shqiptar duhej tė
ishte vėnė mė parė nė dijeni, si pėr pėrpjekjet e
pahijshme qė bėhen pėr ti mohuar shqiptarsinė Nėnės
Terezė, ashtu dhe pėr ndėrhyrjet e drejta tė organeve tė
shtetit shqiptar nė Romė, Vatikan e Shkup. I mbėshtesim
fuqimisht kėto pėrpjekje dhe kėrkojmė qė ato tė
vazhdohen kudo ku duhet, me tė gjithė forcėn e duhur dhe
me tė gjithė argumentat e drejtė e tė pakundėrshtueshėm
historikė, juridikė dhe etikė.
FORUMI I INTELEKTUALĖVE TĖ SHQIPĖRISĖ
Me respekt:
Nė rend alfabetik: Afėrdita Onuzi, Ali Aliu (Shkup), Ali
Podrimja (Prishtinė), Arbėr Xhaferri (Shkup), Basri
Ēapriqi (Ulqin), Bashkim Hoxha (Durrės), Bashkim Kuēuku,
Edit Mihali, Fatos Arapi, Eleni Laperi, Eva Brinja,
Gjergj Sinani, Hivzi Islami (Prishtinė), Jovan Basho,
Kim Mehmeti (Shkup), Koēi Petriti, Kristaq Prifti, Lazėr
Stani, Leonard Zisi, Luan Mullisi (Prishtinė), Luljeta
Lleshanaku, Mehmet Myftiu, Mirush Kabashi, Moikom Zeqo,
Natasha Lako, Nexhat Mustafa (Strugė), Pandeli Ēina,
Pano Taēi, Ramiz Kelmendi (Prishtinė), Rexhep Ismajli (Prishtinė),
Romeo Gurakuqi (Shkodėr), Sherif Delvina, Shqipe Zani,
Tajar Kokalari (Gjirokastėr), Tish Daija, Xhevahir
Spahiu, Yllka Beēi, Zef Rakacolli
/Liria