DRAMA DIPLOMATIKE PAS PERDES SĖ LUFTĖS PĖR KOSOVĖN

 

Shėnime nga dokumentari "Rėnia e Millosheviqit"

"Diplomacia ėshtė shkathtėsi e mashtrimit tė qenit derisa t“ia mbėrthejmė  turirin me gojėz"

Nė TV shtetėror tė Suedisė dhe nė disa shtete tė Evropės u shfaq  dokumentari trepjesėsh me titull "Rėnia e Millosheviqit". Koha e shfaqjes sė  kėtij seriali u pėrputh me 4-vjetorin e Luftės pėr Kosovėn. Nė kėtė mėnyrė  media mė e fuqishme e Suedisė dhe tė tjerat vėrtetuan rėndėsinė aktuale tė  ēėshtjes sė Kosovės, e cila me statusin e saj tė mjegulluar edhe nė kokat e  potentatėve shtetėror mė tė rėndėsishėm nė botė, akoma paraqet atė lėmshin e  ngatėrresave tė mundshme me pėrmasa botėrore. Ndonėse pėr fatin e Kosovės,  shikuar nga perspektiva e sotme, mė relevant ėshtė faktori shqiptar nė  Kosovė se sa insistimi i Beogradit pėr ta kthyer rrotėn pas, pėrvoja nga  Rambuje dhe mė pas e asaj qė ndodhi pas perdes sė luftės nė Kosovė ndėrmjet  aleatėve tė Aleancės Veriatlantike, me protagonistė pikėpamjesh e  interesash "antagoniste miqėsore" Amerikė - Francė nė njė anė dhe fėrkimet e  drejtpėrdrejta Vashington - Moskė, nė anėn tjetėr, flasin se sa e mundimshme  do tė jetė rruga e pavarėsimit tė saj.

Ky serial dhe ai pėr shembjen e Jugosllavisė, tė cilin e ka parė shumėkush  edhe nga ne shqiptarėt disa vjet mė parė, vlerėsohen si dokumentarėt mė tė  mirė politikė nė botė. Autorė janė anglezėt - Brian Lapping dhe Norman  Percy. Para kamerės televizive flasin protagonistėt kryesorė tė ndėrhyrjes,  dhe tė kundėrndėrhyrjes, luftarake nė Kosovė: presidenti Klinton, zonja e  shekullit Madalenė Olbrajt (Albricht), kryeministri britanik, Toni Bler,  hezitues" perėndimorė, si presidenti francez Shirak dhe aleatėt e serbėve,  pushtetarėt e atėhershėm rusė, si Primakov, Jeltsin etj, politikanė e  ushtarakė serbė; pastaj diplomatė tė atėhershėm, si britaniku Kok (Cook),  rusi Ivanov, italiani Dini ; ushtarakė tė NATO-s si Vesli Klark (Wesley  Clark) e gjermani, Klaus Naumann; pjesėtarė tė UĒK-ės;"politikanė, ushtarakė  e qytetarė serbė racistė, tė paraqitur si properėndimorė, por tė tėrbuar nga  antishqiptarizmi dhe shumė tė tjerė.

Pjesa e parė e dokumentarit pėrfshi dramėn diplomatike qė pėrfundoi me  Rambujenė, me skena e pohime qė e mbajnė shikuesin peng gjithė kohėn .Po kaq  e tendosur ėshtė edhe pjesa e dytė, me vetė aktin e ndėrhyrjes luftarake nga  qielli, ndėrhyrje kjo e paramenduar ndryshe, me llogari tė gabuara,  kryesisht nga ana e politikanėve kulminantė tė Perėndimit, por jo edhe e  ushtarakėve tė NATO-s, ashtu edhe nga ana e Millosheviqit personalisht.  Jepen kuadro filmike qė tregojnė se si tentohej tė pengohej konsekuenca  amerikane nga aleatėt e serbėve. Pjesa e tretė i kushtohet luftės pėr  pushtet nė Serbi, qė ka njė rėndėsi tė dorės sė dytė pėr shikuesin shqiptar. Nga ky dokumentar mėsojmė shumė gjėra tė cilat nuk kishim mundur as t“i  marrim me mend. Kėsaj kryevepre televizive mund t“i bėhen edhe disa  vėrejtje, por nuk mund t“i mohohet pėrkushtimi i autorėve qė tė jenė sa mė  larg interpretimit subjektiv tė kėsaj lėnde dokumentare mjaft tė ndieshme.  Rastėsi, ose jo, gafi mė i madh u bė kur nė komentin dhe pėrshkrimin e  ngjarjeve tė pafotografuara, nė versionin sedez, u tha pėrafėrsisht se "me  rėnien e regjimit komunist nė Shqipėri mė vitin 1997" u krijua njė situatė e  re. Ishte fjala nė realitet pėr turbullirat e marsit nė Shqipėri qė morėn  shkas nga shembja e piramidave dhe qė pėrfunduan me ardhjen e  (neo)komunistėve tė reformuar nė pushtet. Vėrejtje e madhe mund t“iu bėhen  edhe disa pohimeve tė shqiptarėve pėrpara kamerave, tė cilat do tė duhej tė  thuheshin pas disa dhjetėra vitesh.

Nga njė sėrė tė ndodhurash, tė paraqitura nė pjesėn e parė,  duhet tė veēojmė dhe tė theksojmė disa rrethana, si p.sh.- nėse dinin  shėrbimet sekrete e informative perėndimore dicka pėr UĒK-ėn para se tė  niste rezistenca e armatosur kundėr dhunės sė pushtuesve serbė nė verė tė  vitit 1998; "komedinė" diplomatike tė UĒK-ės, e pėrshkruar nga vetė zoti  Holbrok (Holbrooke) dhe zoti Hill; indinjatėn nė Paris pėr shkak tė takimit  tė diplomatėve amerikanė me UĒK-ėn; kontaktin sekret amerikan me  pėrfaqėsuesin e UĒK-ės pas takimit nė Kosovė; ndėrmarrjen e personit njė tė  Departamentit tė Shtetit, Olbrajt (Albricht) pėr tė shkuar nė Moskė qė t“i  shmanget obstruksionit tė Shirakut, i cili insistonte qė problemi tė  zgjidhej pėrmes KS tė OKB-ės dhe mė vonė pėrmes Grupit tė Kontaktit; pohimin  nga ana e rusėve - " na lodhi Millosheviqi, pra mund ta goditni, por nuk  mund ta themi botėrisht kėtė qė dėgjuat"- Si do ta rrezikonte delegacioni  kosovar punėn e mundimshme tė Amerikės; hamendjet e delegacionit shqiptar tė  Kosovės dhe si deshti ta shfrytėzonte Millosheviqi dipomatikisht kėtė.  Pėrvec kėtyre rrethanave, mėsojmė edhe pėr sekretin e dėshirėn e kahmotshme  tė Millosheviqit, qė i zbuloi Hillit nė Paris zėri diplomatik serb, tashmė i  ndodhuri nė Hagė, Millutinoviq; mospėrfilljen e kėtij sekreti dhe tė kėsaj  vardisjeje serbe nga ShBA-tė. Pjesa e parė e serialit pėrfundon me  promovimin e planit nazist serb pėr boshatisjen e Kosovės?

Nė pjesėn e dytė pasqyrohen sulmet ajrore mbi objektivat serbe dhe lėvizjet  diplomatike pėr tė pėrfunduar luftėn pa ndėrhyrje nga toka.- Rrugėtimi i  parakohshėm i kryeministeit Toni Bler (Tony Blair) pėr nė Vashington, nė  50-vjetorin e themelimit tė NATO-s; shqetėsimet e Klintonit.- Rreziku nga  pėrēarja e Aleancės Veriatlantike; kundėrshtimet e tė majtėve nė Evropė ndaj  ndėrhyrjes ajrore; masakrimi i shqiptarėve dhe dėbimi i popullatės shqiptare  ; mbėshtetja e Millosheviqit nga ana serbėve properėndimorė,si njė zbulim i  madh!- Pohimet e vėrtetuara tė komandantit tė forcave ajrore tė NATO-s, Majk  Short (Mike Short); - morali i pilotėve tė aleancės.- ndėrrimi i planit pėr  bombardimin e urrave tė Beogradit, ose i kursimi i tyre nga rrėnimi.-  Kėrcėnimi i Amerikės nga ana e Jeltsinit fodull; udhėtimi i presidentit  Shirak nė Moskė dhe nisja pazarllėqeve pėr Kosovėn me tė dehurin e  pezmatuar, Jeltsin.- Qėndrimi kategorik amerikan nė Moskė; Rusia dhe  orekset e saja pėr Kosovėn; insitimi i papushuar i zotit Talbott - serbėt  jashtė Kosovės, jashtė e asgjė tjetėr.- Zėra realistė nė Moskė?- Rreziku qė  tė bie qeveria nė Gjermani e gjetkė dhe pėrpjekjet pėr t“i shpėtuar (  Kosovėn e marrtė nata!). - Treshi nė Beograd; qarja e halleve ruse e serbe  nė castet e fundit; pyetja qė iu bė serbėve ( A po shihni se sa ėshtė e  rrafshėt ėshtė kjo tavolinė?); kapitullimi i kamufluar i Serbisė dhe  arsyetimi fėmijėror i Millosheviqit. - Vazhdimi i lojės sė fshehtė pėr  orekset ortodokse sllavomėdha; zdapja e rusėve sipas asaj fjalės sonė -  "Ngadalė or beg." mbyllja e gojės sė Jeltsinit nė Kreml dhe e aleatėve tė  tij nė Budapest.- Fashitja e delirit serb pėr ardhjen e vėllezėrve dhe  duart boshe tė Jeltsinit e tė Millosheviqit.

Pjesa e tretė e serialit i kushtohet luftės sė brendshme pėr pushtet nė  Serbi dhe nuk ka tė bėjė drejtėpėrdrejt me shqiptarėt.

Po Kosova?

Serbėt ngadhnjejnė nė Bosnjė falė mbylljes sė syve dhe ndėrgjegjes sė  bllokuar tė potentatėve botėror.Nga fundi i vitit 1995, nė njė nga sallonet  e Parisit presidenti i Bosnjės, Alia Izetbegoviq, gjithė ankth e me zemėr tė  thyer, i shtri dorėn e "pajtimit" ngadhnjimtarit Sllobadan. Burrėshtetasit  perėndimorė dhe rusė duartrokasin. Kamera pėrqėndrohet te tundja e duarve  ndėrmjet presidentit Klinton dhe Millosheviqit. Gėzim grotesk. Me gjakun e  qindra mijėra viktimave boshnjake, serbėve u jepen toka tė reja. Korrėsi i suksesit nė Bosnjė kthehet kokėlartė nė Beograd. Nė aeroport e  presin gruaja dhe i biri. Pėrqafime familjare. Njė mesazh i qartė, le ta  dijė bota se kush doli fitimtar. Shtėpia serbe u bė mė e madhe.

Pėrpara kamerave, nė kohėn e pėrgaditjes sė dokumentarit, del gruaja e  Slobodanit e na thotė:- Tashti, kur i ndreqėm punėt me Amerikėn, me  premtimet se sanksionet do tė na hiqeshin mendonim pėr rimėkėmbjen  ekonomike tė Serbisė. Njė pjesė e refugjatėve do tė ktheheshin nėpėr  shtėpitė e veta dhe jeta do tė nisej mbarė. Nėnkuptohet se mendonte qė  Kosova u mbėrthye mirė nė zgjedhė ngase disa muaj mė parė, nė Dejton, ishte  miratuar ultimatumi serb - Kosova tė mos pėrmendet fare. Ndėrhyn autori i  dokumentarit dhe rikujton shikuesit se ato pak si sanksione qė i mbetėn  Serbisė kishin tė bėnin me arnimin e gjendjes nė njė vend tė vogėl qė pak  kush ia kishte ditur emrin - Kosova. Njė pacifist ishte nė krye tė shpresave  tė kosovarėve, Ibrahim Rugova. A mjaftonte kjo pėr tė ndryshuar diēka?

UĒK - njė faktor qė nuk mund tė anashkalohej

Kėshtu e vlerėson autori pėrballjen me armė tė UĒK-sė me dhunėn serbe tė  ushtruar nė Kosovė." Megjithėse fare dobėt tė armatosur pėr ta kėrcėnuar  Millosheviqin, megjithatė ato paraqitnin njė forcė qė nuk mund tė  mospėrfillej". Po vije viti `97 dhe turbullirat nė Shqipėri qė manifestohen  me shkatėrrime tė shumta, ndėr to edhe tė magazinave tė armėve, paraqiten si  moment kthesė. Autori bėn njė gaf sa mali dhe turbullirat pėr tė marrė  pushtetin, qė po tė ndodhnin diku tjetėr do tė quheshin grushshtet i  (neokomunistėve), i sheh "si rėnie tė regjimit komunist". Tė lėmė anėsh  cilėsimin. Te kėto rrethana tė sapokrijuara autorėt shohin erėra tė  favorshme pėr UĒK-ėn. Oficeri serb pranon se Serbia e humbi betejėn e  ndalimit tė futjes sė armėve nė Kosovė falė zgjuarėsisė sė atyre  shqiptarėve, "terroristė" qė kishin marrė pėrsipėr kėtė detyrė. Nuk kalon  shumė kohė dhe Serbia ndėrmerr aksione dhune brutale kundėr popullatės  shqiptare, si kundėrpėrgjigje pėr goditjet qė merrte nga UĒK-ja. Ėshtė  fillimi i vitit 1998. Serbėt masakrojnė 20 civilė shqiptarė. Disa ditė mė  vonė ndodh gjėma nė konakun e Jasharajve nė Drenicė. Nė Prishtinė 100 mijė  demontrues mbėshtesin UĒK-ėn. Amerika prin dhe e vė nė lėvizje diplomacinė  nė vendet e vendosjes. Nė Lancaster House nė Londėr, mė 9 mars 1998, takohen  pėrfaqėsuesit e shteteve tė Grupit tė Kontaktit pėr tė diskutuar masat  kundėr Serbisė. Zonja e madhe, Madalenė Olbrajt, ėshtė shumė e qartė dhe ua  kujton pjesėmarrėsve se "shikimi i historisė ėshtė drejtuar mbi ne. Po nė  kėtė shtėpi ishin ulur pėrfaqėsuesit e shteteve tona vite mė parė dhe  shikonin (pa vrarė mendjen,N.K.) se si po digjej Bosnja". Rusia kundėrshton  rivėnien e sanksioneve kundėr Serbisė dhe ministri i jashtėm Primakov gjithė  helm, tashti disa vite pas, ende po thotė se Serbisė i mbeteshin nė qafė dhe  akuzon zonjėn e shekullit Olbrajt pse po pohonte gjenocidin serb mbi  shqiptarėt nė Kosovė. Sanksionet i rivendosen Serbisė dhe insistohet pėr njė  zgjidhje paqėsore tė problemit, duke parė si zgjidhje njė autonomi politike  pėr Kosovėn. Sllobodani gjithė vrerė "i kėshillon udhėheqėsit shqiptar qė tė  mos ua vėnė veshin mashtruesve tė perėndimit". Politikani i atėhershėm  serb, Zoran Iliq, deklaron:- "Nė atė kohė (pranvera e “98) Millosheviqi as  qė dėshironte fare tė diskutohej pėr Kosovėn me ndėrkombėtarėt.Asnjėfarė  lėshim ndaj Kosovės, lere mė tė pėrmendej autonomia". Dihet mė vonė se sa mė  i inatosur qė po tregohej Millosheviqi ndaj Kosovės, aq mė shumė po rritej  mbėshtetja pėr UĒK-ėn.

Vera e vitit “98. - "Shėrbimet tona informative nuk dinin thuajse asgjė pėr  UĒK-ėn", thotė zoti Holbrok dhe shton se - "Ishim tė interesuar tė dinim  diēka pėr ta dhe vendosėm t“i takojmė". Zoti Hill do tė shtojė se " ishim tė  interesuar qė t“i inkuadronim nė bisedimet paqėsore pėr Kosovėn". Pacifistėt  e pėrjetshėm lihen anėsh. Holbrok nuk fsheh entusiazmin e vet tė atėhershėm  qė pat pėrjetuar para se tė takonte pjesėtarėt e UĒK-sė.- "Shihej qartė se  ata kishin kontroll tė plotė nė njė pjesė tė madhe tė Kosovės. Kaluam disa  postblloqe dhe mė nė fund ishim mysafirė tė atyre",- Holbrok. Kamera jep  pastaj kuadrin e "mikpritjes tradicionale shqiptare". Nė krye tė vendit, nė  odėn e burrave, tė ulur " kėmbėkryq", tė deleguarit amerikanė zoti Holbrok  dhe zoti Hill, atėherė ambasador nė Shkup, presin zėdhėnėsin e UĒK-sė. Oda e  mbushur pėrplot. Zotit Holbrok i kujtohet se nė dhomė kishte pas hyrė njė  njeri sqimatar me mjekėr, pėr tė cilin thotė se ishte me njė armė nė dorė mė  e "gjatė se ai vetė". Askujt nga tė pranishmėve nuk i bie ndėr mend qė t“i  thonė mikpritėsit- bashkėbiseduesit kosovar se miku nuk pritet me armė nė  dorė. Njė edukatė e ēuditshme! Kėtė skenė zoti Hill e kujton me njė fije  ironie dhe, pa tė keq, derisa e tregon kėtė tė ndodhur po qesh e thotė:- "Mė  dukej sikur personi me tė cilin do tė diskutonim (zėdhėnėsi i UĒK-sė me  mjekėr revolucionare, N.K.) do t“i ulej Holbrokut nė prehėr sikur tė ishte  ky baba dimėr" Diplomatėt amerikanė bėnė ēka kishin ndėr mend tė bėnin sa  pėr fillim. Me ndihmėn e Amerikės mediat botėrore promovojnė njė subjekt tė  rėndėsishėm nė skenėn e Kosovės. Serbėt ulurijnė se ēka ėshtė duke ndodhur!  Zoti Holbrok nė mes tė odės, "kėmbėkryq" me shqiptarėt "terroristė"! Miqtė e  tyre nė botė po aq tė irrituar. Presidenti i Francės, Shirak, nuk iu beson  syve tė vet dhe e merr menjėherė nė telefon presidentin Klinton.- "Kjo qė  bėtė nė Kosovė nuk mė pėlqeu fare dhe nuk e keni menduar mirė kėtė veprim ." Mbledhja ndėrkombėtare nė Zvicėr pak kohė mė vonė do tė shfrytėzohet si  ēadėr nga ana e zotit Holbrok pėr t“u takuar me kėtė rast, pa ditur kush  anėsh, me pėrfaqėsuesit e UĒK-sė atje. Kėsaj radhe fati i bie Bardhyl  Mahmutit qė tė jetė bashkėbisedues dhe ky e siguron diplomatin amerikan se  rezistenca e UĒK-sė nuk ka fare ngjyrime ideologjike, ngase serbėt po e  sulmojnė Kosovėn nga tė gjitha anėt. "Pėrcaktimi ynė ėshtė njė Kosovė  demokratike e multikulturore". Punėt riparohen dhe ushtarėt e UĒK-sė do tė  mėsojnė diēka, qė duhej tė dinin shumė mė herėt, se pėrshėndetja me grusht  nė tėmth tė kokės iu takon atyre, partizanėve tė Enverit, qė iu erdhėn  serbėve nė krah nė Kosovė, pėr t“ua drejtuar armėn atdhetarėve kosovarė, qė  u flijuan pėr tė njėjtat ideale pėr tė cilat po flijoheshin nipėrit e tyre  tashti, mė “98. Prijėsit e UĒK-sė me siguri nuk e kanė ditur se shqiptarėt  kishin pasur ushtri edhe para nėntorit tė “44. Punėt do tė shkonin tash e  tutje mė mirė dhe pėrkitazi me kėtė njė pėrfaqėsues i krahut luftarak  kosovar do tė thotė para kamerave, trup e shkurt, se- " i hoqėm tė gjitha  gjėrat qė kishin tė bėnin me komunizmin"!

Kėshilla e zotit Holbrok drejtuar shqiptarėve nė Zvicėr ishte- "tė jenė  korrekt me veprimet e tyre" dhe sa pėr dijeni "ne do ta detyrojmė  Millosheviqin qė tė bėjė ndryshime tė tilla kushtetutare, tė cilat do t“i  hapin Kosovės udhėn e pavarėsisė brenda 3-5 vitesh".

Vera e vitit “98, rezistenca e armatosur bėhet e dukshme. UĒK-ja ēliron dy  qytete dhe nė radhėt e armikut ka 80 policė tė vrarė. Serbia kundėrvepron  dhe nė objektiv ėshtė popullata civile. Pasojnė vrasjet dhe dėbimet e  popullatės shqiptare, kurse shtėpitė iu digjen qė tė mos kenė se ku tė  kthehen.

Ambasadori Kristofer Hill udhėton nė Beograd pėr tė takuar Millosheviqin. Ia  bėn tė ditur se forcat serbe nė Kosovė ushtrojnė dhunė mbi popullatėn  shqiptare dhe se i plaēkisin.. Presidenti serb luan teatėr dhe pėrgjigjet  gjithė pezėm se serbėt asnjėherė nuk bėjnė punė tė kėtilla. - "Mė lejo tė tė  tregoj se ēka kam parė personalisht nė Malishevė".( Pason kuadri i njė  incizimi tinėz. Nė tė shihen policėt serbė se si nxjerrin televizorė dhe  mallra tė tjera me vlerė nga shtėpitė e shqiptarėve dhe mė pas ua vėnė  zjarrin). "E pamundur! Edhe kėso gjėrash tė kenė ndodhur, ngrit nivelin  teatral Millosheviqi duke ecur sa kėndej e sa andej me duar nė xhepa", sjell  ndėr mend tashti zoti Hill fjalėt dhe lėvizjet e Millosheviqit.

Perėndimorėt parandiejnė nga takimi me tė se ēfarė kazani i pėrgaditet  Kosovės. Shefi i komisionit ushtarak tė NATO-s, gjenerali gjerman Klaus  Naumann kujton takimin nė Beograd me "babanė e kombit serb", duke pohuar se  - "ai ishte shumė i shqetėsuar nga nataliteti i shqiptarėve dhe se bluante  njė ide nė kokė pėr tė krijuar njė drejtpeshim etnik", pa harruar tė  theksonte edhe fyerjet qė i bėnte ai nė adresė tė shqiptarėve. Po kėto  ofendime raciste pėr shqiptarėt vrastarė e dhunues grashė, e ēmos tjetėr, i  argumenton edhe gjenerali Klark, ahere kryekomandant i NATO-s. Ky, i  bezdisur nga llomotitjet raciste tė Millosheviqit e ndėrpret kėtė duke i  thėnė se nuk ka ardhur tė dėgjojė shpjegimet pėr shqiptarėt, por thjesht pėr  tė bindur udhėheqėsin serb qė tė zbatojė kushtet e paravėna nga ana e  NATO-s.

Mė 24. 9. 1998, nė fshatin Obri tė Kosovės forcat serbe masakrojnė 20 vetė,  tė gjithė civilė - fėmijė e gra. Po atė ditė NATO- del me njė deklaratė pėr  ndėrmarrje tė kufizuara ajrore dhe shpallet gjendja e urdhėraktivizimit  (mandataktivizimi, term i pėrdorur pėr rastin N.K.). Tashmė duhet tė flasin  edhe ushtarakėt. Edhe njė nga kėrcėnimet e shumta. "A do tė ketė ndonjė  efekt ky urdhėraktivizimi?", bėjnė pyetje autorėt e dokumentarit. Strukturat  mė tė larta shtetėrore tė Jugosllavisė mblidhen pėr tė diskutuar situatėn e  krijuar. Tė gjithė gjykojnė se duhet tė respektohen kushtet e paravėna (nga  rezoluta nr. 1199), pėrveē Milloshit. Njė gjeneral serb me emrin Perishiq  merr fjalėn dhe thotė se - "po qe se nuk i pėrmbushim kushtet e rezolutės  sė sipėrshėnuar, problemi do tė zgjidhet me anė tė bombave". Millosheviqi i  pėrgjigjet me - "po ēka nėse na bombardojnė; kjo do zgjasė nja 5 - 6 ditė,  bota do tė reagojė dhe puna do tė marrė fund". Kryeministri malazias,  Gjukanoviq, sjell ndėr mend se - "ai , Millosheviqi, kishte njė bindjet tė  ngulitur se NATO-ja ėshtė njė tigėr kartoni dhe se zhurma e tyre nga qielli  do tė zgjaste pak ditė dhe nuk do tė ndodhte asgjė mė shumė".

Tashti, kur sjell ndėr mend ato ditė, ish- presidenti Klinton zbulon qė  gjėmat e Bosnjės e kishin mėsuar qė nė kėto rrethana tė krijuara ishte koha  qė tė pėrdorej gjuha qė ai kuptonte - forca. "Po, kėshtu duhej tė veprohej,  por si do tė arrihej pėlqimi i aleatėve perėndimorė, ngase tė gjithė na  pėrsėritnin pohimet e tyre se nuk mund tė bėjmė gjė, sepse Serbia gėzon  mbėshtetjen e Rusisė", thotė para kamerave zonja e shekullit M. Olbrajt.-  "Ishte koha qė Serbisė t“i dėrgohej njė ultimatum i prerė", shton ajo. Diku  nė mes qėndronte Anglia, ndėrsa mė kryeneēe tregohej Franca zyrtare, veēmas  presidenti Shirak i cili e ēonte punėn zvarrė duke insistuar qė me kėtė  ēėshtje tė merrej Grupi i Kontaktit, ku merrte pjesė aktive edhe Rusia. Ne  kėtu ishim tė paralizuar. Nuk kishim se si tė vepronim,- M. Olbrajt.

Zonja e shekullit nė Moskė. Ivanov- na lodhi Millosheviqi.

Kėshtu pėrshkruhet situata nė Kosovė nė kėtė kohė, vjeshtė e vonshme e `98:  Brutalitetet e parreshtura tė forcave serbe, taktika e stėrholluar e UĒK-sė,  diplomacia e vakėt dhe e pafrytshme e perėndimorėve, gjithė kjo e pėrskeqte  plagėn e popullatės sė pambrojtur shqiptare. Mbi 100 mijė shqiptarė janė  strehuar nėpėr male. Amerika nis e merr ta ftillojė lėmshin e krijuar. E  padurue- shme mė nga arsyetimet bajate tė aleatėve, zonja Olbrajt arrin nė  Moskė. Homologu i saj Ivanov e fton nė Bolshojteatėr tė Moskės. Zonja e  shekullit, e veshur me fustan kadifeje ngjyrė jeshile, me hije tė errėta,  siē tregon ajo vetė, tėrheq vėmendjen e auditorit teatral. "Por ne nuk  kishim ardhur enkast pėr tė parė shfaqen teatrale", kujton atė ēast ministri  Ivanov. "Nė pushim, pas aktit, hapėm bisedėn. Nuk e pritja. Ajo mė zbuloi  njė sekret tė madh. Amerika kishte vendosur tė pėrgaditej tė zbatonte forcėn  kundėr Millosheviqit". Rrezikova dhe i zbulova sekretin tonė,- M.Olbrajt. Xhim Rubin (James Rubin), nė atė kohė zėdhėnės i Departamentit tė Shtetit,  me tė qeshur, tregon se - "sekreti ynė, qė u prit ashiqare me njė befasi tė  madhe nga ana e Ivanovit u shpagua me njė sekret po aq befasues pėr ne.- A e  dini se na ka lodhur mė ky Millosheviqi duke e mbrojtur. Po tė ketė efekt,  kundėr tij duhet tė pėrdoret gjuha e forcės, na tha Ivanovi duke na e bėrė  tė ditur qė kėtė qė dėgjuam nga goja e tij, nuk do ta kishte thėnė  botėrisht".

Kėtė pohim tė Ivanovit nuk duhet ta kuptojmė si qėndrim zyrtar tė Moskės.  Pohimi zbėrthen mė tepėr mendimin personal tė Ivanovit, si njeri i  zakonshėm, por qė njėherit zbulon edhe fuqinė e mobilizimit mendor politik  real tė pushtetarėve tė atėhershėm rusė pėr ta mbrojtur Serbinė. Do tė  shohim mė vonė se nė Moskė ishin tė ndara mendimet rreth kėtij problemi. Tashti, pasi mėsuam e siguruam kėtė mendim, ishim mė tė lirė nė veprime.-  thotė zonja M.Olbrajt. Pėrsėri telashe me aleatėt perėndimorė. Mė i  shqetėsuar pėrsėri tregohet Zhak Shirak, i cili para kamerave arsyetohet se  - "pėr tė ndėrmarrė njė ndėrhyrje luftarake, nė kėtė kohė tė nivelit tė  tashėm tė civilizimit duhet".(duhej tė pėrsėritej "civilizimi serb" nė  Bosnjė, pėr t“iu referuar pastaj realitetit tė krijuar politik, N.K.). 

Amerika insiston qė tė dilet me njė ultimatum pėr ndėrhyrje ushtarake kundėr  Serbisė. Pėr tė shmangur njė dokument tė kėtillė kundėr Beogradit nga ana e  Aleancės Veriatlantike, presidenti francez shkon nė Londėr pėr tė bėrė  bashkėmendimtar tė vetin kryeministrin britanik Toni Bler. Kėtu lind ideja  "e zgjidhjes politike tė ēėshtjes sė Kosovės", pėrmes njė mbledhjeje  ndėrkombėtare qė do tė njihet si Marrėveshja e Rambujesė. Qėllimi i parė, i  vetėm dhe kryesor i europianėve?- Kosova tė mbetet nėn Serbinė, si pjesė e  "Serbisė demokratike" pasi tė detyrohet Millosheviqi qė ta lė pushtetin, si  i vetmi fajtor kryesor nga fajtorėt e paktė jodemokratė serbė. Me kaq e  keqja pėr shqiptarėt do tė merrte fund dhe do tė vazhdonin tė jetonin tė  lumtur nė njė autonomi, tė papėrfillur e tė panjohur si e drejtė e popullit  nė teorinė dhe praktikėn shtetėrore tė Perėndimit, por thjesht njė shpikje  komuniste, N.K.

Mė 6 shkurt 1999 fillon Konferenca Ndėrkombėtare e Rambujesė. Nė  delegacionin serb mungon kryeprotagonisti Millosheviq. Pas disa ditėsh i  bėhet njė ftesė personale. Ky, nė vend qė tė shkonte vetė, dėrgon  presidentin e atėhershėm tė Serbisė, Milan Milutinoviq pėr tė pasur hapėsirė  mė tė madhe manovrimi. Delegacioni serb nuk do tė dėgjojė fare pėr tekstin e  pėrgaditur tė Marrėveshjes. Pėrfaqėsuesit kosovarė e pranojnė nė  pėrgjithėsi, por dokumentit i mungon objektivi kryesor i rezistencės  historike shqiptare - vetėvendosja, prandaj refuzohet. Me sugjerimin e  Millosheviqit (kjo nuk thuhet nė dokumentar, por nėnkuptohet) delegacionit  amerikan, pa pritmas, i bėhet njė ftesė pėr njė takim sekret nė Hotel  Bristol tė Parisit. Serbia do tė luajė me letrėn mė tė fortė dhe tė fundit,  tė ruajtur pėr ēastet mė kritike. Nė takim me presidentin e atėhershėm serb,  Millutinoviq, do tė shkojė ambasadori Hill. Nė ambientet e kėtij hoteli  serbėt zbulojnė sekretin qė daton nga viti “95, pas Konferencės sė Parisit. "Pasi nuk pranuam kushtet e paravėna pėr ndėrhyrje tė plotė tė NATO-s pėr tė  kontrolluar, mes tė tjerash, tėrheqjen tonė nga Kosova i zbulova dhe i  propozova zotit Hill se ishte dėshirė e hershme e Millosheviqit qė ne tė  bėheshim anėtar tė NATO-s, nėn kushtet qė vlenin edhe pėr anėtarėt e tjerė  tė Aleancės" (Kjo ide i kishte gufuar nė zemėr Millosheviqit pas Konferencės  sė sipėrpėrmendur dhe kishte menduar ta bėnte tė ditur dhe ta shfrytėzonte  kur do t“i kishte punėt ngushtė, me shpresė ose mė tepėr i bindur se  Amerika do ta pėrbinte me siguri kėtė "ofertė historike",N.K.). Pa as mė tė  voglin hezitim zoti Hill i pėrgjigjet bashkėbiseduesit serb:- "Milan, i keni  bėrė llogaritė tė gabuara". Letra e fundit serbe digjet nė duart e tyre dhe,  pėr shqetėsimin serb, i bėhet e ditur Millutinoviqit se pas pak javėsh, ose  ditėsh,- " pritni bombat",- K. Hill. Sipas presidentit tė atėhershėm tė  Serbisė, ambasadori Hill kishte pasė qenė i drejtėpėrdrejtė dhe e paskėsh  "kėshilluar" bashkėbiseduesin serb:- "Po ē“keni qė ngulitni kėmbė pėr  Kosovėn. Fundja, ēka ju duhet, ajo ėshtė njė njollė e zezė. Hiquni nga  Kosova"!

Zonja Olbrajt:-Ministri Dini tė mos dijė qėndrimin e shqiptarėve

Negociatat zgjatėn plot dy javė. Arrijnė delegacionet nė nivel ministror.  Asnjė pėrfundim nuk ėshtė arritur. Mungon vetėm teksti shtesė pėr njė  plebishit (referendum) pėr pavarėsinė e Kosovės. Situata tensionohet.  Ministri i jashtėm i atėhershėm italian, Dini, e bėn situatėn mė dramatike.  Bėn ēmos pėr tė ditur qėndrimin e delegacionit kosovar. Zonja Olbrajt, nga  ana tjetėr, hyn nė bisedime vetė me delegacionin shqiptar ngase edhe ajo nuk  do qė Dini e tė tjerė tė mėsojė qėndrimin e delegacionit tė Kosovės. Zonja  Olbrajt nuk deshte qė unė tė dija qėndrimin e pėrfaqėsuesve kosovarė,-  ministri italian, Dini.

Europianėt i bashkėrendisin veprimet dhe tani pasojnė insistimet, sė pari  nga zoti Kok, pastaj nga ministri Dini, i cili iu drejtohet kosovarėve:- A  do tė hiqni dorė nga pavarėsia? Pėrgjigja ėshtė - jo. I irrituar sa nuk bėn,  i drejtohet zonjės Olbrajt duke i folur me gjuhėn e lėvizjeve tė trupit e tė  fytyrės, pėr t“ia bėrė asaj tė ditur, nė stilin - ja, shiko tashti, tė  thashė se ēka duan kėta!

Delegacionit kosovar i jepen edhe 72 orėt e fundit pėr tė diskutuar tekstin  e propozuar tė Marrėveshjes. Personi tė cilit i drejtohen presionet ėshtė  prijėsi i delegacionit kosovar, Hashim Thaqi, pėr tė cilin zonja e shekullit  ruan kėto kujtime:- "Ishte njė figurė. Njė fodull i ri, shtatlartė, tamam i  krijuar pėr udhėheqės. Njė prekatar i mirėfilltė". Nė vend tė pesė minutave  tė parapara pėr tė biseduar me tė, "negociatat" zgjasin gjysmė ore tė plotė.  Ajo sjell ndėr mend edhe mėnyrėn e komunikimit me delegacionin kosovar. Ne,  ministrat e jashtėm, u ulėm ndanė njė tavoline tė gjatė, si njė trup gjykimi  i cili do t“iu shqiptonte dėnimin. Pyetja ishte kjo:- Jeni pėr, ose kundėr  kornizės sė tekstit tė Marrėveshjes. Unė pritja njė po,- M. Olbrajt.

"Pas tre vjetėsh njė konferencė ndėrkombėtare do tė mbahet pėr tė vendosur  pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, me ē“rast do tė merret parasysh edhe  vullneti i popullit". Kjo ėshtė pėrmbajtja e fjalisė sė Marrėveshjes sė  Rambujesė qė i tensiononte tė gjithė. Mė e zemėruara ishte zonja Olbrajt e  cila nuk kursen qė t“iu thotė shqiptarėve- na tradhėtuat! Nėnkuptohet se  pse. Situatat e reja krijojnė realitete tė reja. Bil Filman, bashkėpunėtor i  CIA-s fol pėr informacionin e siguruar se serbėt kishin pėrgaditur me kohė  planin pėr sulmin total mbi Kosovėn - marsi “99. Ēdo vonesė ua lidhte duart  amerikanėve, ndėrsa Serbisė i jepej kohė veresi.

Nė sekondat e fundit tė afatit 72- orėsh zonja e shekullit miraton shtesėn e  propozuar nga delegacioni shqiptar i Kosovės, pa konsultuar aleatėt  perėndimorė, kėshtu qė tashti - ".merret parasysh edhe vullneti i lirė i  popullit pėrmes njė referendumi".

Shqiptarėt e nėnshkrujnė Marrėveshjen, serbėt jo, i njofton mediat botėrore  Xhim Rubin, zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit tė ShBA. Aparati ushtarak i  NATO-s vihet nė gjendje paraveprimi. Si kundėrveprim, Vojislav Sheshel,  ahere zv. kryeministėr i qeverisė sė Serbisė, do ta bėjė botėrisht tė njohur  planin gjenocid tė pushtetit tė Millosheviqit nė njė tubim tė Beogradit:  -"Le ta dinė tė gjithė! Nėse NATO na sulmon, ne serbėt do tė pėsojmė shumė,  por shqiptarė nė Kosovė nuk do tė ketė mė"! Turma "e pafajshme" e popullit  serb e aprovon me brohoritje kėtė kėrcėnim ogurzi pėr shqiptarėt. Me kėtė  pamje pėrfundon pjesa e parė e serialit.

Viktimat e Bosnjės edhe nė themelet e Kosovės

Muaji mars i vitit“99, forcat serbe bėjnė terror, ndėrsa spastrimi etnik ka  arritur nė njė shkallė shumė tė lartė. Nga selia e NATO-s nė Bruksel, Havier  Solana merr me radhė nė telefon kryeshefat e shteteve tė Aleancės:- "Zoti  Klinton, a jeni tė gatshėm pėr ndėrhyrje"? Presidenti pėrgjigjet:- Po, nuk  do tė pėrsėritet mė Bosnja.- Solana:-A ka ndėrhyrja legjimitet?- Po, ėshtė  pėrgjigjja e shkurtėr e Klintonit. Pason pėrgjigjja e kryeministrit  britanik, Bler:- Po, po. Radhėn e ka presidenti francez Shirak, i cili  tashti, disa vite pas, deklaron:- "Millosheviqi e pat refuzuar Marrėveshjen  dhe zari ishte hedhur, prandaj.ai ishte fajtor".

Si ishin bėrė llogaritė? Tė gabuara nga ana e politikanėve. Disa goditje nga  ajri vetėm pak ditė dhe Millosheviqi do tė kapitulonte. Po kėshtu kishte  menduar personalisht edhe Millosheviq, por pa pasur ndėr mend pėr tė  kapituluar nga "goditjet paralajmėruese", duke rikujtuar Bosnjėn. Gruaja e  Millosheviqit pa asnjė nėntekst thotė:- "Besonim (ose dikush na tregoi,  N.K.) qė sulmet do tė zgjatnin pak kohė. Personalisht mendoja se nuk do tė  zgjasnin as 24 orė tė plota".

Nė njė dokumentar tjetėr televiziv, nga tė tjerė autorė, gjenerali amerikan  Majk Short, komandant i forcave ajrore tė NATO-s, njeriu qė pėrgaditi  planin e luftės nga ajri, deklaroi ahere se objektiv i sulmeve ishin me  qindra objekte strategjike. Politikanėt ndėrhyn dhe ma reduktuan planin nė  gjithsej 90, asnjė mė shumė. Ai i vlerėsoi sulmet nga ajri tė paefektshme  ngase ishin shumė tė "lexueshme".Mė pas ai do tė shtonte:- "Amerika qėndroi  pas pjesės mė tė madhe tė barrės sė ndėrhyrjes ajrore. Rrjedhimisht pasi qė  ne bartnim mbi supe peshėn mė tė madhe, si me resurse ashtu edhe nė  lėvizjet diplomatike, ahere u thashė politikanėve se Amerika duhet tė kishte  fjalėn e fundit e tė vendoste vetė pėr rezultatet e pėrfundimit tė luftės  pėr Kosovėn. Ua tėrhoqa vėrejtjen se jam kundėr sulmeve paralajmėruese, ose  simbolike si quhen ndryshe. Kur futet piloti nė hapėsirėn e qiellit prej nga  do tė duhet tė godasė, ai mund tė humbasė jetėn . Ahere, po tė kishte  ndodhur kjo, si do t“iu thoja prindėrve tė pilotit tė vrarė se - ju  ngushėlloj, djali juaj u flijua pėr njė sulm paralajmėrues".

Millosheviqi nuk ndalet. Serbėt kanė pėrgaditur maketa mashtruese tė cilat  reflektojnė sinjale sikur tė ishin pajime kundėrajrore. Aeroplanėt i  asgjėsojnė kėto lodra. Situata pėshtjellohet. Oficeri amerikan, Xhim Hardin  (James Hardin), i ngarkuar me detyrė pėr itinerarin e fluturimeve tė  aeroplanėve goditės, zbulon njė tė vėrtetė tė hidhur. Ai deklaron para  kamerės pėrafėrsisht kėtė: - "Kishim njė urdhėr tė prerė qė tė mos zgjeronim  rrezen e objekteve qė ishin paraparė pėr t“u goditur, mirėpo sulmet duhet tė  vazhdonin, nė dukje. Ahere na duhej qė njė objekt tė shkatėrruar mė parė ta  goditnim pėr tė dytėn herė.Nuk na lejonin qė tė godasim objektet tė tjera.  Nė kėtė mėnyrė gurėt mė tė mėdhenj, nga rrėnimet e mėparshme, i shndėrronim  nė gurė mė tė vegjėl". Serbėt vazhdojnė tė veten, afėr mendsh. Kryekomandanti i atėhershėm Vesli Klark i kujton kėto ēaste tė sulmeve pa  efekt. Njėherit zbulon edhe shkaqet. "I thashė Solanės qė tė zgjerojmė  rrezen e objekteve pėr goditje. Ne kishim planifikuar tė godasim objekte me  rėndėsi strategjike - urat, hekurudhat, udhėt, tunelet.Mora pėrgjigjen e  Solanės se disa shtetarė kundėrshtojnė nė mėnyrė tė prerė qė tė zgjerojmė  veprimet e goditjes". Gjenerali e dinte se pėr kend ėshtė fjala, thonė  autorėt e dokumentarit. Ata sjellin para kamerės presidentin e Francės,  Shirak, i cili edhe tashti nuk kursen tė shprehė zemėrimin e vet karshi  gjeneralit Klark:- "Mė vije keq qė po them, por Klarku kishte ndėrmend ta  shkatėrronte Beogradin dhe kjo ishte absurde dhe e papranueshme, kėshtu qė  unė e mora nė telefon menjėherė presidentin Klinton".

Pėrpara kamerės e merr fjalėn ish-presidenti amerikan, i cili, pėrkitazi me  kėtė telefonatė, citon fjalėt e Shirakut:- "Mė dėgjoni ju lutem, asesi, jo,  unė jam kundėr qė tė goditet infrastruktura e Serbisė. Me kėtė ne i sjellim  dėm ekonomisė sė atjeshme. Veē kėsaj, me kėsi sulmesh Millosheviqi do tė  gėzojė njė mbėshtetetje mė tė madhe nga populli. Strategjia jonė duhet tė  pėrshkohet nga ideja qė tė dėmtohen vetėm ato objekte qė shėrbejnė pėr tė  mbajtur pushtetin Millosheviqi dhe grushti i njerėzve rreth tij".

Tash e tutje gjenarali Klark "ndėrron mendje" dhe pėrcaktohet qė tė  shkatėrrojė urat nė Novi Sad, si "viktimė" e urave tė Beogradit. Nė kėtė  mėnyrė Beogradi kursehet. Serbėt tashti nuk e kanė aspak vėshtirė tė luajnė  rolet e trimave tė urės nė Beograd.

Klaus Naumann, gjenerali gjerman qė aso kohe ishte nė krye tė komisionit  ushtarak tė NATO-s, nė emisionin dokumentar Lufta pėr Kosovėn, i cili u  pėrmend pak mė sipėr, shprehu njė mendim i cili ėshtė shumė tregues se pse  po luante Millosheviqi lojėn e kryeneēėsisė nė luftėn e Kosovės. "Mė duhet  tė them haptazi se tė gjithė ata shtetarė qė, para aktivizimit tė forcave  ajrore dhe me aktivizimin e tyre, nuk e fshehnin mendimin se nuk kanė ndėr  mend qė tė fusin nė veprim forcat tokėsore e ēonin ujin nė mullirin e  tij.Ja, prandaj kjo luftė zgjati kaq.

Me siguri qė shumėkush ėshtė kurioz dhe ka dėshirė qė ta di se si ishte  morali ndėr pilotėt e NATO-s. Si po e ndienin veten ata? Pėrkitazi me kėtė  njė fragment mjaft interesant dhe joshės ėshtė ai i rrėfimit tė majorit Xhim  Hardin (James Hardin). Ky, me njė qeshje mjaft tė natyrshme, pėrpara kamerės  tregon kėtė:- "Pilotėt kishin njė moral mjaft tė lartė. Nga qė unė isha i  ngarkuar me detyrėn e hartimit tė itinerarit tė fluturimeve goditėse, nga  njė drojė se mos po pėrfundonte lufta, pilotėt vinin pareshtur tek unė nė  zyrė dhe mė lutnin qė t“i shėnoja nė listė pėr tė marrė detyrė pėr goditje  nga ajri. Aman, ki mirėsinė dhe mė cakto mua, se kam njė dėshirė tė madhe qė  tė hudh njė bombė.ishin fjalėt mė tė shpeshta qė i dėgjoja nga ata."

Bunkeri nėn pallatin nė Dedinje

Gjenerali Klark sqaron se kishte ndėr mend t“i shkatėrronte urat nė Beograd  dhe jo vetėm ato, por pas marrėveshjes ndėrmjet Vashingtonit dhe Parisit,  tashti mė strategjia e sulmeve duhej tė drejtohej mbi infrastrukturėn e  pushtetit dhe jo mbi tė shtetit. Ai merr njė informacion se brenda nė njė  bunker nėn shtėpinė ku banonte Millosheviq, ( i cili trajtohej si president  e jo si kombatent, gjenerali Naumann) ndodheshka njė central i sistemit tė  lidhjeve. Rrjedhimisht, objekt legjitim i goditjes paskėsh qenė bunkeri.  Kryetari i Jugosllavisė dhe gruaja e vet atė natė nuk paskan qenė  "rastėsisht" nė shtėpi. Bunkeri me njė pjesė tė shtėpisė shkatėrrohen.

Nė Kosovė vazhdon dhuna barbare (serbe, N.K.) - Toni Bler. Njė arsimtar  shqiptar arrin tė dokumentojė njė pjesė tė barbarive serbe. Ai regjistron 36  shqiptarė tė masakruar, njėrit prej tyre ia kanė nxjerrė gabzherin e fytit.  Trofe lufte, pėr t“u lavdėruar nė Beograd pėr "trimėritė" serbe mbi  shqiptarėt nė Kosovė,- Bali Thaqi, arsimtari qė regjistroi me videokamerė  krimet serbe nė katundin e vet. Kamera e autorėve tė dokumentarit tashti  ndodhet brenda nė njė banesė tė njė familjeje serbe, nė Beograd. Ėshtė koha  e kulminacionit tė krimeve serbe mbi shqiptarėt nė Kosovė. Familjarėt serbė  dhe miqtė e tyre po ndjekin do pamje pėr Kosovėn nė televizorin e tyre.  Reporteri thotė diēka pėr refugjatėt shqiptarė. I zoti i shtėpisė, njė serb  nė moshė tė mesme u sha nėnėn majmunave shqiptarė me atė "uh-ėn" serbe dhe  shkreh njė sėrė fyerjesh tė tjera raciste. Serbi tjetėr, i sė njėjtės moshė  pėrafėrsisht, ia mba ison e atij tė parit dhe shton disa llomotitje tipike  serbe pėr shqiptarėt, duke u habitur me stasionin TV perėndimor qė ėshtė  duke folur dhe shprehur keqardhjen pėr refugjatėt kosovarė. Shton - "ata  (perėndimorėt) nuk e dinė se kėto shiptarėt gjithmonė kanė jetuar kėshtu nėn  tenda, ėėė. kėto atje nė vendin e vet prej nga janė larguar nuk kanė as  tenda, por jetojnė nėpėr shpella, e pėrmirėson mendimin serbi demokrat  properėndimor, siē i prezantuan nė serialin dokumentar nė fjalė.. Mirėpo,  sipas dokumentaristėv, nga ndėrhyrja e NATO-s tashti na paskėshin kaluar nė  radhėt e mbėshtetėsve tė Millosheviqit, njė zbulim i madh!

Kur kryeministri Bler fliste nė parlamentin anglez pėr barbaritė mesjetare  (serbe) mbi popullatėn civile shqiptare nė Kosovė, njė pjesė e  parlamentarėve e bujuan (e kundėrshtuan fjalimin e tij duke bėrė - uuu!),  pėr tė mohuar pohimet qė paraqiti. Diku - diku antipatia pėr shqiptarėt  vishet e kamuflohet me empatinė (bashkėndiesinė) pėr Serbinė. Nė kėtė vijė  dhe nga kėto motive tė majtėve nė Evropė iu dhimbseshin urat e Serbisė, pėr  masakrimin e shqiptarėve nuk iu bėhej vonė, ndėrkaq, nga fėrkimet brenda  koalicionit tė majtė, qeveria gjermane del mė e rrezikuara e harron Kosovėn  dhe bėn cmos pėr tė ndalur bombardimet.

Nė vigjilje tė 50-vjetorit tė ekzistimit Aleanca Veriatlantike ndodhet e  pėrēarė nga kundėrshtitė e brendshme rreth luftės sė nisur nga ajri. Serbia  me siguri qė e dinte kėtė, edhe pse kėshilltari pėr siguri nacionale i  presidentit amerikan, Sany Berger, mendon se "po tė dinte Millosheviqi  pėrēarjet tona.". Toni Bler nuk e pėrfill mė "besėn" qė ia pat dhėnė  presidentit francez para Konferencės sė Rambujesė, tashti mė, nė kėtė fazė  tė lėvizjes sė ngjarjeve, bėhet mė radikal dhe mendon se ėshtė koha pėr tė  futur forcat tokėsore nė veprim. Pėr kėtė shkak nis e merr udhėn pėr nė  Vashington dy ditė para se tė fillonte evenemangu i 50- vjetorit tė  themelimit tė NATO-s. Klintoni ėshtė nė dijeni pėr idenė e tij nga  telefonatat qė kanė pasur ditė mė parė dhe duke pasur kryesisht telashet me  republikanėt, kundėrshtarė tė kėtij mendimi, e lė zotin Sandy Berger qė tė  bisedonte fillimisht me mikun e vet. Nė biseda sy mė sy mė vonė, nė dhomėn e  punės tė presidentit amerikan, me sugjerimin e kėtij tė fundit se - "mjafton  vetėm goditja nga ajri qė Serbia tė dorėzohet", kryeministri britanik  pajtohet qė tė dalin me njė deklaratė tė pėrbashkėt se - "Aleanca do tė bėjė  ēdo gjė qė do ta kėrkojė situata pėr tė dalė fitimtare", njė kėrcėnim ky mė  i bindshėm se 90 objektet e parapara pėr goditje nga ajri.

Talbott - trupat serbe jashtė, jashtė!

Pas goditjes sė ambasadės sė Kinės, nė Beograd, Rusia gje shkas pėr tė  manifestuar zemėrimin e vet. Edhe njė goditje me raketė, sa do pa hirė qė tė  jetė, ne do tė hakmerremi,- Jeltsin. Zėvendėskryeministri i atėhershėm i  Rusisė, Sergej Stepasjin, thotė pėr kėtė sjellje tė atėhershme tė Jeltsinit  se "ai vetėm fodullosej e krekosej". Presidenti Shirak, i ndodhur ndėrmjet  dy zjarresh, i bėn vizitė Moskės dhe takohet me Jeltsinin,i cili, sipas  fjalėve tė kėshilltarit tė presidentit francez nėnkuptohet se, tė ketė qenė  i dehur. Ti, Boris, qė je njeriu i demokratizimit tė Rusisė etj. nuk duhet  ta lidhėsh emrin tėnd me Millosheviqin,- Shirak. Jeltsini paskėsh thėnė  vetėm - da! da! da! me zė tė ngritur. Unė jam edhe njeri i lirisė, paskėsh  qenė njė pohim shtesė i Jeltsinit, dhe njė - po - si aprovim i presidentit  francez. Sipas propozimit tė presidentit francez, tė dy shtetarėt paskėshin  rėnė nė ujdi qė nė Kosovė tė hyjnė edhe trupat ruse. Ide e mirė dhe mendja  pjell mendjen, thotė populli. Rusia nis e bluan njė plan.

Pas acarimit ShBA - Rusi, zėvendėsi i Departamentit Shtetėror, Strobe  Talbott, shkon nė Moskė dhe dėgjon sė pari fjalėt e Ēernomyrdinit se nuk do  tė mjaftojnė as 150 000 ushtarė tė Aleancės, se janė jugosllavėt ata qė  duhet ta mbajnė rendin. Pėrgjigjja amerikane: -Trupat serbe - jashtė nga  Kosova, jashtė tė gjithė- militarė, policė, paramilitarė.jashtė dhe asgjė  tjetėr! Pas kėsaj mund tė diskutojmė,- Talbott. Nė kėtė fazė, pikėpamjet  amerikane - ruse rreth kushteve tė pėrfundimit tė luftės nė fjalė janė shumė  larg njėra-tjetrės. Pėr ta tejkaluar kėtė hendek duhet qė dikush tė  ndėrmjetėsonte. Presidenti i atėhershėm i Finlandės neutrale, Mati Ahtisari,  ka dėshirė qė tė bėhet njeri i pajtimit.

Ėshtė dita e parė e qershorit “99 dhe mikpritės i treshit, Talbott,  Ēernomyrdin, Ahtisari ėshtė kancelari Shrėder, koalicioni qeveritar i tė  cilit ėshtė para shembjes .Zoti Talbott nuk ndėrron pikėpamjet dhe pėrsėrit  vendosmėrinė amerikane se tė gjtha trupat serbe patjetėr ta lėshojnė  Kosovėn. Nė bisedime merr pjesė edhe njė gjeneral rus i cili thotė se -  "propozimi amerikan ishte poshtėrues pėr ne rusėt dhe nė kundėrshtim me  interesat tona". Sėrish pason pėrgjigja amerikane - "jashtė tė gjithė". 

Rusėve iu rekomandova qė nė tė gjitha versionet qė shėnonin nė kompjuterin e  tyre portabėl fjala e vogėl "all" (krejt, tė gjithė) patjetėr ta  shkruanin,- Talbott. Pėrkitazi me kėtė pikė vlimi, autori i serialit siguron  mendimin e njė protagonisti tjetėr lidhur me luftėn e Kosovės, ky ėshtė  Sergej Stepasjin, zv. kryeministėr i Rusisė. "Kisha frikė se e zgjasim kot  me kėto kundėrshtimet tonat, sepse lufta do tė vazhdonte edhe mė shumė (dhe  kjo do tė shkonte nė dėm tė Serbisė dhe tė Rusisė, N.K.).

Ēernomyrdin i telefonon Moskės. Merr pėrgjigje qė tė japė pėlqimin, por  njėkohėsisht ta sforcojė edhe mė shumė pretendimin qė Rusisė t“i lejohet tė  ketė njė sektor, nėn kontrollin e vet, nė veri tė Kosovės (ide e ushqyer qė  nga takimi Shirak - Jeltsin nė Moskė nė fillim tė majit “99). Kėtė plan e  kishim dėgjuar mė parė dhe e kishim hedhur poshtė, kurse tashti ishte i  papranueshėm edhe pėr faktin se nė atė sektor verior, nėn kontrollin rus, do  tė kishin gjetur strehim militantėt dhe kriminelėt serbė tė luftės nė  Kosovė, - Talbott. Mė tej do tė dėgjojmė edhe kėtė pohim: - "Pėr kėtė ide do  tė mund tė bisedonim mė vonė dhe kjo nuk kishte tė bėnte me Millosheviqin  (me tėrheqjen e tė gjitha forcave serbe, N.K.)", pohon tashti i deleguari  amerikan. Rusėve iu pėlqen fjala "do tė mund tė bisedojmė mė vonė" dhe mė nė  fund pajtohen me vendosmėrinė amerikane. Jemi, pra, nė ditėn e dytė tė  qėndrimit nė afėrsi tė Bonit.

Treshi merr udhėn pėr nė Beograd. Nė takim me mikpritėsit serb, Ahtisari ia  dikton Millosheviqit pėrmbajtjen e ultimatumit, tė cilin e kishte hartuar  Amerika, dhe qė kishte si pikė tė parė - tėrheqjen e tė gjitha forcave  serbe. Pastaj shohim kuadrin kur Ahtisarit sqaron se Ēernomyrdini iu  premton serbėve se do tė respektohet tėrėsia territoriale e sovraniteti i  Jugosllavisė dhe se Kosova do tė jetė njė autonomi, pjesė e Jugosllavisė.  Treshi nuk merr pėrgjigje tė menjėhershme nga Beogradi me arsyetim se  ēėshtja do t“i kalohet parlamentit nė Beograd pėr tė vendosur. Pas  parlamentit fshihet diēka tjetėr. Pasi qė zoti Talbott dhe presidenti i  Finlandės, Mati Ahtisari, largohen nga Beogradi, Ēernomyrdini me shoqėruesit  e tjerė rusė e vazhdojnė gostinė me mikpritėsin Millosheviq dhe njerėzit e  tij pėr tė diskutuar me zemėr tė hapur. Nė kėtė bisedė pa dorėza, rusėt ua  bėjnė me dije serbėve "qė mos t“i mbajė mendja pėr ndonjė rezistencė e  ngadhnjim, por le ta dinė se do ta pėsojnė shumė keq si vendi ashtu edhe  popullata". Njė politikan i atėhershėm serb citon fjalėt e fundit qė t“ua  ketė thėnė Ēernomyrdini serbėve nė formė tė pyetjes. Ai i hoqi sendet e veta  nga tavolina, sic ishte i mbėshtetur, u drejtua ca dhe vuri shuplakėn pastaj  mbi tavolinė e na tha:- A e shihni se sa e rrafshėt ėshtė kjo tavolinė? Bėtė  e nuk pranuat atė qė kėrkohet nga ju, ta dini se kėshtu do t“ju bėjnė  rrafsh!,- Branislav Ivkoviq, pjesėmarrės nė bisedimet me delegacionin e  Rusisė, ministėr i zhvillimit nė qeverinė e Serbisė.

Millosheviqi i frigėsuar nga ky sqarim i vėllazėror, harron se kohė mė parė  krekosej se nuk ka fuqi nė botė qė "do tė marrė guximin tė na sulmojė", dhe  tashti nga mesi i qershorit tė vitit 2000 me zė tė mekur, sado qė insiston  qė tė folė nė mėnyrė bindėse, deklaron pėrpara kamerės: "Mirėpo, po tė  refuzonim (nuk pėrmend emėrtimin - ultimatum, N.K.), do tė thonin - ja  shikoni edhe propozimit rus i thanė jo ("nuk i bie ndėr mend" se ultimatumi  "propozim" ishte i amerikanėve dhe e diktoi Ahtisari, N.K.)". Nė dokumentar  nuk pėrfundohet fjalia e plotė e tij me gjasė pėr tė kuptuar e theksuar se  kjo ishte njė dėrdėllisje boshe.

Parlamenti jugosllav tė nesėrmen miraton kushtet e ultimatumit, por nė tė  njejtėn kohė trupat ruse nga Bosnja futen nė Kosovė dhe arrijnė nė  Prishtinė. Popullata serbe ėshtė nė delir. Duket sikur rusėt janė duke  realizuar pretendimet nga negociatat me amerikanėt. Ungaria, anėtarja e re e  NATO-s, ua lė korridorin ajror pėr fluturime. Neve na u premtua se do  diskutonim pėr kėtė (sektori rus nė Kosovė, N.K), thotė zėvendėskryeministri  rus. Jeltsini ngre dolli nė Moskė.

Gjithė atė luftė qė e bėmė, 78 ditė rresht, e bėmė qė tė mos lejojmė qė  Kosova tė ndahet. Ndodheshim pėrpara njė konflikti,- Sandy Berger,  ish-kėshilltar i Klintonit pėr siguri nacionale. Pa u vonuar fare, Talbott  takon Ivanovin, ministrin e jashtėm rus, dhe kėrkon sqarime. "Ėshtė njė  mosmarrėveshje e krijuar nga ushtarakėt dhe brenda disa orėsh do tė  tėrhiqemi", ėshtė sqaruar ministri rus.Versioni mė afėr sė vėrtetės qė u dha  nga Moska zyrtare ishte ai se - "ndėrhyrja ruse nė Kosovė u ndėrmor nga disa  ushtarakė rusė tė mbėshtetur nga presidenti Jeltsin. Tashti, vite mė vonė,  ajo qė dihej, do tė thuhet botėrisht nga zėvendėsministri rus, Stepasjin, se  - "inmarshimi i ushtrisė ruse nė Kosovė u ndėrmor nga Boris Jeltsini me  mbėshtetjen e ushtarakėve".

Millosheviqi i telefonon njė oficeri tė lartė serb pėr t“i thėnė se derisa  ju e lėshoni Kosovėn, balli i kolonės serbe do tė takohet me ballin e  forcave ruse nė Prokuple, kėshtu do ta kenė ata mė tė sigurt depėrtimin nė  Kosovė.

Nė sallonin e festave tė rezidencės nė Moskė kur Jeltsini i dehur ngre dolli  pėr suksesin e arritur nė dukje, duke thėnė se sa mirė vepruam; ne u futėm  nė Prishtinė, realisti Ivanov do t“i ketė thėnė.-"Punė e shkėlqyeshme, apo  jo? Po si do t`ia bėjmė tash e tutje! Nė anėn, tjetėr gjenerali Klark pėrdor  armėn vendimtare - telefonin, dhe i drejton njė mesazh sė pari Ungarisė.  Budapesti pėrulet. Mesazhi duhet t“i jetė drejtuar po nė atė ēast edhe  Rumanisė e Bullgarisė, si alternativa ruse. Rusia refuzohet edhe nga kėto dy  vende. Njė triumf jetėshkutėr. Moskva dhe Beogradi mbeten duarthatė. Deliri  serb fashitet.

Tė prira nga Amerika,trupat e NATO-s, me emėrtim KFOR janė nė Kosovė. Rusėt  kanė atje rolin e turistėve. Millosheviqi ndodhet nė Hagė.

Po Kosova? Situatat e reja krijonė realitete tė reja.

Sqaruam qė nė fillim se pjesa e tretė e serialit ka tė bėjė me luftėn pėr  pushtet nė Serbi.Pėr kėtė arsye, vetėm kėsaj pjese mund t“i referohet nė  mėnyrė tė drejtpėrdrejtė edhe titulli i dokumentarit "Rėnia e Millosheviqit"  ndėrsa nė dy pjesėt e para u shfaq, siē e pamė, ajo drama pas perdes sė (  paraluftės dhe tė) luftės.


Nexhat Kita