Reagim
i pėrfaqėsisė sė Lėvizjes
Shqiptare pėr Vetėvendosje nė Zvicėr
Me rastin e deklarimeve tė bėra nga
Kėshilli Evropian pas aprovimit tė Rezolutės
pėr mbrojtjen e vlerave tė luftės nga Parlamenti
Kosovės
Deklarimet e fundit tė Kėshillit evropian, sipas
tė cilave Rezoluta e aprovuar nga Kuvendi i Kosovės
cilėsohet si pėrqarėse, si edhe rekomandimet e
drejtuara institucioneve tė Kosovės pėr tė punuar
nė kuadėr tė kompetencave tė veta pėr njė
Kosovė multietnike dhe demokratike, LSHV i konsideron
si njė testim dhe sfidė tė re tė vendosmėrisė
dhe tė unitetit tė institucioneve tė Kosovės pėr
tė vazhduar me mė pėrkushtim transferin e
kompetencave nga UNMIK-u tek institucionet e Kosovės,
si rrugė e vetme e proceseve pozitive, demokratike
dhe integruese. Shqiptarėt jo vetėm qė nuk guxojnė
ti nėnshtrohen presioneve tė kėtilla, por duhet
tė insistojnė pėr tė pėrshpejtuar marrjen e
pėrgjegjėsisė mbi Kosovėn, sepse vetėm kėshtu
mund ta arėsyetojnė dhe legjitimojnė veten para
popullit tė tyre dhe botės demokratike. Ky
legjitimitet buron nga e drejta e shqiptarėve pėr
vetėvendosje dhe ėshtė i bazuar nė vet aktet dhe
konventat ndėrkombėtare pėr respektimin vullnetit
tė popujve, pra edhe tė popullit shqiptar tė
Kosovės, si popull qė kaloi nėpėr skėterrėn e
pushtimeve, duke arritur nė ditėt e sotme falė
luftės ēlirimtare, vlerat e sė cilės sot po
synohet tė anashkalohen apo tė shkelen.
Pėrkujtojmė zotėrinjtė e qarqeve tė caktuara tė
Evropės, se nė kėto troje ėshtė derdhur lumė
gjaku i shqiptarėve nga regjimet pushtuese tė
Serbisė, tė cilės po i japin pėrparėsi pėr
integrime nė institucionet e Evropės, duke e
injoruar vullnetin e shqiptarėve pėr pavarėsi dhe
integrim nė Evropė.
Ushtria e Serbisė nuk do tė kalojė kurrė mė
mbi gjakun e dėshmorėve zotėrinj, para se tė
shkelet mbi trupat e gjallė tė atyre qė kanė
sakrifikuar mė tė ēmuarėn pėr lirinė e Kosovės!
Kėto lojėra ne i njohim mirė! Ato shpiejnė nė
pėrsėritjen e tė kaluarės! Mos vallė e cilėsoni
pėr ekstremizėm tė drejtėn legjitime shqiptare
pėr vetėvendosje? Kėshtu nuk mbulohen mė skenaret
e vjetra, pėr tė zbatuar aksionet e reja jolegjitime
ndaj shqiptarėve, me pėrpjekjet pėr ta rikthyer
nėn sovranitetin e regjimit serb.
Nuk besojmė se kėshtu mendojnė shumica e
anėtarėve nė institucione evropiane, aq mė pak
shumica e popujve tė Evropės. Kėto janė qėndrime
tė qarqeve tė caktuara, tė cilat llogarisin me
interesat dhe kumaritė e vjetra e jo nė drejtėsinė
humane, demokratike, integruese e globale. Mos na
izoloni zotėrinj, nė emėr tė disa ndihmave, tė
cilat po shihet se ku e lanė Kosovėn; nė krizė
ekonomike, sociale e politike, e izoluar si geto nė
Ballkan. Apo nuk e preferoni simpatinė dhe
pėrcaktimin e shqiptarėve ndaj SHBA-sė? Por, ne nuk
dėshirojmė dhe nuk do tua kthejmė shpinėn
aleatėve tė luftės, as shteteve tė Evropės
humaniste, vetėm pėr ti pėrmbushur dėshirat e
caktuara tė dikujt, pėr tė izoluar Kosovėn, pėr
ta kthyer nė Bashkėsi tė re sllave.
Ne kemi pritur se ju do tė ishit tė parėt qė do
ti ēmoni vlerat tona tė luftės ēlirimtare, duke
u dėshmuar me distancimin e fuqishėm nga ajo qė
quhet vlerė ēlirimtare dhe ai qė quhet krim
gjenocidal. Pa kėtė nuk mund tė flitet pėr
demokraci, pėr shoqėri civile, pėr integrime, por
pėr mashtrim, autokraci, anarki dhe izolim.
Pėrfaqėsia e LSHV nė Zvicėr
Mejdi Brahaj, koordinator
Biel-Bienne, 19 maj 2003