Pėrgjigje Aleksandėr Zhulit, autorit tė shkrimit
"Tokat e pushtuara tė njė shteti europian",
"Shekulli"- 15 qershor 2003
SHEKULLI - MBROJTĖSE E PROPAGANDĖS ULTRNACIONALISTE GREKE
Nexhat KITA
Ka rreth njė javė qė i kam postuar redaksisė sė gazetės
"Shekulli" njė tekst reagimi, i shtyrė nga ndjenja
e njė lexuesi (nga shumė tė tjerė) me tė cilin kjo
gazetė deshte tė manipulonte. Redaksia hesht dhe nuk e
boton shkrimin, ngase nuk i pėlqejnė faktet e
paraqitura, me anėn e tė cilave lexuesi do tė
kishte njė pasqyrė thjesht tjetėr nga ajo qė dėshiron
autori i tekstit "Tokat e pushtuara." dhe shija
politike e celularėve misteriozė tė Shekullit. Nė
kėtė mėnyrė ajo vazhdon traditėn e lavdishme tė
censurimeve e tė misionit tė vet tė pashpallur.
Sa pėr ilustrim, ditė mė parė nė faqet e kėsaj gazete
lexuam njė himn kushtuar "zotit Zhivkovic" tė
Serbisė, me pėrmbajtje shkumbė, kurse njė tekst
kundėrshtimi me argumente graniti, tė cilin nuk e sillte
ndėrmend autori i portretit politik tė shovinistit
serb, u botua nė rubrikėn e letrave tė "lexuesve
axhami". Me kėso qėndrimesh, Shekulli cenon parimin
themelor tė lirisė sė shkrimit - tė dėgjojmė edhe
mendimet me tė cilat nuk pajtohemi. Sa pėr tema
propagandistike tė tipit tė "Tokave." e tė "Zotėri
Zhivkovicit" Shekulli le tė vazhdojė tė shkruajė, por le
tė jetė i sugurtė se nė ekspansionin jashta
kufirit shtetėror tė Shqipėrisė suksesin
indoktrinues e ka tė papėrfillshėm. Tė kthehemi te
thelbi i reagimit.
Nuk mė kujtohen detajet e shkrimit tė pėrfolur "Studente
shqiptare nė Qipron Veriore" tė studentes Juliana
Osmeni, por mbaj mend pėrshtypjen qė kam nga ai.
Ishte njė artikull i tipit udhėrrėfyes, me ide kryesore
se njė e re shqiptare ishte e kėnaqur me jetėn nė
studime dhe se i pėlqente qyteti nė Qipron Veriore,
ku ishte ambientuar. Nė kishte ndonjė nėntekst politik
artikulli me siguri se do mė kishte lėnė ndonjė
pėrshtypje mė tė detajuar. Shkrimi u botua nga
fundi i muajit mars(?) dhe kohė mė parė, kur po
mbaheshin negociatat pėr ardhmėrinė e Qipros nė Hagė,
unė i dėrgova gazetės Shekulli njė artikull-skicė,
ku pėrshkruajta me pak fjalė pėrmbajtjen e tekstit
pėrfundimtar tė Marrėveshjes sė propozuar pėr Qipron, me
njė vėshtrim tė shkurtėr se si lindi kriza
ndėrmjet dy etnive (turke dhe greke). Gazeta
manovroi ca me kohėn (e marr me mend se nuk ėshtė
pėlqyer gjykimi im pėr shkaqet dhe efektin e
ndėrhyrjes ushtarake tė Turqisė) dhe pas dy- tri
ditėsh shkrimi im nuk ishte mė aktual, ngase negociatat
qipriote pėrfunduan tė pasuksesshme, ashtu siē po
parashikohej. Njė javė pas, pėrafėrsisht, doli i
botuar artikulli "Studente shqiptare nė Qipron Veriore"-
Juliana Osmeni. E lexova shkrimin nga kureshtja se
mos gjeja ndonjė informacion se si u prit
ndėrprerja e negociatave nga popullata turke e ishullit,
ngaqė nė ēastin aktual, siē gjykohej, ishin ata qė
dilnin humbės nga moslėshimi pe i pėrfaqėsuesve tė
tyre nė bisedime dhe kohė mė parė protestonin kundėr
udhėheqėsit tė tyre Rauf Denktash. Autorja, Juliana, nuk
merrej fare me kėtė temė, por fliste pėr
pėrshtypjet e veta pozitive nga tė qenurit studente nė
pjesėn turke tė Qipros.
Tashti, gati dy muaj e sa pas, lexoj njė reagim
tendencioz, me pėrmbajtje tė pastėr
propagandistike, drejtuar formalisht si reagim kundėr
artikullit tė J. Osmenit. Nė tė, reaguesi ia zė
pėr tė madhe asaj se pėrse nuk paskėsh shkruar pėr
Qipron ashtu si do t“ia kishte dashur shpirti autorit tė
tekstit tė reagimit dhe "zbulon" si njė lloj faji
te studentja, sikur tė na ishte kjo shkaktare qė
Qiproja na qenka e ndarė. Nuk ka asgjė tė keqe kur
njeriu flet pėr tragjedi njerėzore i shtyrė nga ndjenja
e keqardhjes. Mirėpo, ngase nuk bėhet fjalė pėr
njė fatkeqėsi natyrore, por pėr njė konflikt qė u
shkaktua nga mentalitetet e atyre qė ua shtruan shtratin
fatkeqėsive me paramendim e me pretendime qė nuk
kishin fare tė bėnin me shtytjen e mbrojtjes sė
lirisė e tė pavarėsisė sė rrezikuar, atėherė kur merr e
shkruan dikush mbi kėtė problem, duhet tė bėjė
ēmos pėr tė ruajtur sensin e objektivitetit, ngase
pėrndryshe nis e lundron sipas rrymave propagandistike
qė e marrin pėrpara. Nė rastin tonė, A.Zhuli i pushtuar
nga njėtrajtshmėria e paraqitjes sė konfliktit
qipriot, me gjithė vėshtirėsitė qė ka me gjuhėn e
tij tė pushtuar shqipe dhe me drejtshkrimin e saj, nis e
na shpjegon problemin qipriot, sikur tė kishte
ndodhur nė njė tė kaluar tė mjegulluar historike.
Fakti kryesor dhe i parė tė cilin autori i reagimit
duhej ta dinte ėshtė se burimi i konfliktit nuk
ishin "konspiracionet neokolonialiste", por
rrethanat jetėsore, shoqėrore dhe politike qė u krijuan
pėr turqit e Qipros pas pavarėsimit tė saj dhe rreziku
imediat i anektimit tė Qipros nga ana e Greqisė sė
atėhershme. Intervenimi ushtarak i Turqisė nuk
erdhi si ndonjė reagim ēasti ushtarak, pėr t“i bėrė
qejfin Anglisė. Ishte njė hap i rrezikshėm, por
edhe i pashmangshėm, i analizuar mirė sa iu pėrket
rrjedhimeve politike dhe tė sigurisė nė rrafshin
regjional dhe ndėrkombėtar. Kėto fakte nuk mundėn
t“i mohonin as miqtė mė tė verbėr tė grekėve.
Tė rikujtojmė se njėri nga (tri) shtetet garantuese tė
pavarėsisė sė Qipros ishte edhe Turqia, e cila pėr
tė amortizuar (jo pėr tė shmangur) hegjemoninė e
palės greke tė Qipros mbi popullatėn turke nė ishull,
arriti qė nė dokumentin themelor ligjor tė shtetit
tė ri tė Qipros tė siguronte tė drejtėn e
koncensusit, ose tė vetos, pėr etninė turke tė Qipros.
Źshtė shumė lehtė tė lartėsosh palėn greke se na
paskėsh luftuar pėr pavarėsi e liri dhe na paskėsh
qenė nė radhėt e para kundėr nazifashizmit, por duhet tė
dihet se pala greke kėtė liri e keqpėrdori dhe mori ta
gėzonte si tė drejtė pėrjashtimisht pėr vete,
madje edhe pėr tė kėrcėnuar ekzistimin e etnisė
turke. Nuk kaloi shumė kohė pas pavarėsisė sė Qipros dhe
ata qė na patėn luftuar kundėr nazifashizmimt,
tashti me motive ultrashoviniste nisėn tė
organizonin banda kriminelėsh e vrastarėsh, tė dalė
gjoja jashtė kontrolli tė shtetit tė Makariosit
pėr tė masakruar popullatėn turke tė Qipros. Ėshtė
ēudi se si nuk ndėrmorėn asnjėherė forcat e rregullta tė
Qipros ndonjė veprim kundėr atyre "jashta
kontrollit" brenda gjithė asaj kohe. Bėhej fjalė
pėr vrasje nė masė tė popullatės civile turke dhe pėr
rrėnime fshatrash tė kėsaj etnie.Varroshat, ose
varrezat masive, tė zbuluara pas vitit 1974 ishin
njė fakt. Pėr kėto krime nuk heshti as gazeta "Politika"
e Beogradit, pasi ndėrhynė forcat shtetėrore turke
mė 1974.
Nė planin politik, nė Qipro mė vitin 1963 u suprimua e
drejta e vetos e etnisė turke. Qė nga kjo kohė
turqive tė ishullit u merret edhe e drejta e
votimit dhe nuk ka mė pėrfaqėsues turq nė qeverinė
qipriote. Grekėt qipriotė nuk kėnaqen me kaq. Mė 1974
junta ushtarake mėnjanon priftin Makarios dhe e
merr pushtetin nė duart e veta. Gjithė kjo po bėhet me
bekimin e Athinės sė atėhershme. Tashti mė planet pėr
aneksimin e Qipros, ose, sic thuhej, bashkangjitja
e saj me Greqinė, bėhen tė vetėkuptueshme. Lojėrat
e rrezikshme greke arrijnė kulminacionin dhe "Aeroplanmbajtėsja
e Mesdheut" rrezikohet t“i kalojė shtetit tė
Greqisė. A nuk mund tė paramendonin lakmitarėt
grekė nga perspektiva e atėhershme se nė ēfarė
ujėrash tė rrezikshme nisėn tė lundronin!
Kupa u mbush. Mė qershor tė vitit 1974 ndėrhynė forcat
ushtarake tė Turqisė dhe me njė tė goditur vranė
dy zogj. Ia shterėn Greqisė lakminė pėr ta bėrė tė
veten Qipron dhe, ēka ėshtė edhe mė me rėndėsi, e
mbrojtėn popullatėn turke nga persekutimet dhe
krimet greke. Qė nga viti 1974 turqit marrin frymė
lirisht nė atė vend tė quajtur Qipro.
Źshtė e vėrtetė qė Turqia cenoi sovranitetin e njė
shteti tė pavarur, mirėpo ajo ishte edhe
garantuese e sovranitetit tė Qipros sipas parimeve tė
marrėveshjes tripalėshe dhe parimi i respektimit tė
vetos u shpėrfill me arrogancė nga ana e
Makariosit dhe e atyre qė e ndiqnin. Tė mos harrojmė
se, sic u tha mė sipėr, aventurierėt hegjemonistė grekė,
brenda e jashta shtetit tė Qipros sė atėhershme,
ishin nė udhė e sipėr qė t“ia testamentonin dikujt
tjetėr pavarėsinė. Pėrveē kėsaj, njė gjė duhet tė dimė.
Nuk ka parime totale e tė shenjta. Mbi parimin e
sovranitetit tė shtetit qėndron parimi i vetėm i
shenjtė - e drejta universale e popujve pėr jetė
dhe kur rrezikohet ky, parimet tjera humbin kuptimimn e
tyre dhe shndėrrohen nė parime qė stimulojnė dhe,
nė mėnyrė tė zhdrejtė, pėrmes tyre mbėshtetet
krimi mbi popujt e pambrojtur. Ja pėrse intervenoi
Turqia.
Vijmė te pasojat e intervenimit ushtarak tė Turqisė.
Akuzat kundėr veprimeve tė inkriminuara tė
ushtrisė turke nuk ishin krejtėsisht tė shpifura, qė do
tė thotė se pėr mjaft raste ishin me vend. Kjo ėshtė njė
dukuri pėr keqardhje tė sinqertė. Pas kėsaj
ndėrhyrjeje ushtarake, nė ishull nisi rrėmuja e
dyndjes sė popullatės nė drejtime tė kundėrta: veri -
jug dhe anasjelltas. E keqja e kėsaj dyndjeje u
manipulua dhe nisi tė bėhet objekt shkrimesh e
trajtimesh tė ndryshme. Spekulimet me paramendim mbi
kėtė fatkeqėsi ishin (dhe janė) ana mė e shėmtuar.
Nė shtypin progrek pėr lėvizjen e popullatės turke
pėrdorej fjala dyndje pėr t“u bashkuar (turqit),
kurse pėr lėvizjet e popullatės greke pėrdorej fjala tė
dėbuar nga turqit. Tė dėbuar nė realitet ishin
turqit e pjesės jugore tė ishullit, kurse grekėrit
u larguan mė shumė pėr shkak se pjesėtarė tė familjeve
tė tyre ishin pjesėmarrės nė krimet mbi popullatėn
turke. Dhe ishin ata qė iknin nga veriu i ishullit
qė tė shpėtojnė nga dora e drejtėsisė dhe e hakmarrjes
dhe afėr mendsh qė iknin sė bashku me familjet e
veta. Nė kėtė panik tė shkaktuar shumė grekė ikėn
nga frika e hakmarrjes pėr fajet e krimet qė
kishin bėrė tė tjerėt, ai grupi i tė pafajshėmve, qė do
tė mund tė pėsonte pėr shkak tė akteve kriminale e
vrastare tė bashkėmendimtarėve tė vet. Pati
ndoshta qė pėsuan si ai druri i njomė ndėrmjet drunjve
tė thatė nė zjarr. Kėso fatkeqėsish i sjellin
popullit tė vet "forcat e dala jashtė kontrollit
tė shtetit", si nė rastin e Qipros. Pati edhe turq qė
pėsuan nga grekėt nė pjesėn jugore tė Qipros pėr
shkak tė tėrbimeve tė shkaktuara nga ndėrhyrja e
forcave tė Turqisė dhe kjo ėshtė gjithashtu njė
fatkeqėsi njerėzore. Pėr kėtė arsye mė duhet tė
pyes autorin e reagimit, mikun e ftuar nė Qipron
greke, nėse i ka rėnė ndėr mend tė mendojė pėr kėto
rrathė tė prera tė fatkeqėsisė sė popullatės sė
Qipros - 74.
Nė kėtė reagim bėhet fjalė edhe pėr shkatėrrime
kulturore nė pjesėn veriore tė Qipros. Problem qė
tė ngjall neveri kur e kujton, por qė ėshtė mė i
pranishėm brenda shtetit tė Greqisė. Po ti qė ke ardhė i
ftuar nė pjesėn jugore tė ishullit, ke dalė
ndonjėherė e tė sodisėsh se sa objekte fetare e
kulturore turke kanė mbetur pa u rrėnuar? Nėse ka
eventualisht tė atilla qė u kanė mbetur themelet
tė pashkulura, do t“i trajtojmė si tė pacenuara. Shkruan
nė artikull se nė pjesėn veriore tė Qipros ligjin e
bėjnė mafiozėt. Me siguri qė e tepron dhe idenė e
ke si tė huazuar nga mediat serbe e
sllavomaqedonase qė gjejnė mbėshtetje atje ku tė duket
mirė ty. Ėshtė po ai kallėp akuzash qė i bėhen
Kosovės nga fqinjėt "demokratė" - Serbia e IRJM- i dhe
miqtė e tyre. Źshtė e njohur se nė kėto shtete nuk
dihet se kush po i jep kujt mandat veprimi - mafia
shtetit, apo shteti mafias, me mosmarrėveshje jo tė
pakta rreth kierarkisė pushtetare . Kėtė lloj
akuze nuk e mora me seriozitet, si fakt pėr gjendjen,
por mė tepėr mė hyri nė punė pėr tė vlerėsuar se sa
tendencioz e i partishėm qė je.
Ėshtė pėr t“u verifikuar edhe ai shėnimi statistikor pėr
tė AKB nė Qipron greke, prej 17000 USD, ngase disa
shėnime flasin pėr njė shumė prej 13700 USD, po
pėr tė njėjtin vit - 2001. Shuma ka mundėsi tė jetė ta
zėmė mė shumė se 17 mijė USD nėse njė pjesė e
transaksioneve pagesore bėhen nėn tryezė, qė ėshtė
dukuri tipike pėr shtetet qė kanė telashe me mafian, por
sipas teje mafia na bėnka ligjin atje te turqit e
ishullit, por jo te pjesa greke dhe kjo do tė
ishte njė pėrjashtim ogurmirė po tė ishte puna kėshtu
atje ku je ti i ftuar, nė Qipron demokratike. Mos
ke marrė vesh vallė se sa ėshtė shuma e valutave
tė depozituara nė bankat e Qipros, tė fituara nga krimi
serb mbi popullatėn boshnjake dhe shqiptare tė
Kosovės dhe e valutave tė kryemafiozit Millosheviq
me tė birin dhe e kastės sė tyre "tė dalė jashtė
kontrollit" tė shtetit?
Pastaj do tė pyetja se pasi na qenka kaq
antinazifashiste e demokratike kjo Qiproja qė tė
ka grishur ty, pse mbajti anėn e Serbisė, nė tė gjitha
konfliktet e fundit? A ke ndonjė shpjegim se pėrse ėshtė
Qiproja greke kategorikisht kundėr tregtisė sė
lirė brenda gjithė ishullit, qė ėshtė parakushti i
verifikuar i nisjes sė shkrirjes sė marrėdhėnieve tė
acaruara kudo?
Ngaqė paraqitesh si militant i devotshėm i ēėshtjes
greke nė ishull, mos, pra, na ishe ti nė atė
grupin e qytetarėve grekė qė u nisėn disa vite mė
parė nė vijėn ndarėse, ose tė demarkacionit tė ishullit,
nė atė misionin e shenjtė pėr tė flakur e shkelur
flamurin turk, siē iu deklaroi mediave tė huaja
babai i viktimės, (i grekut tė ri) , i cili u ngjit pėr
tė hequr flamurin! Nėse nuk ke qenė, nisu e shko
atje me miqtė e tuaj grekė dhe ndėrmjetėso pėr t“i
pajtuar me turqit, se ka njerėz qė duan sinqerisht tė
pajtohen, por mos i merr me vete idetė e artikullit tėnd.
Artikullin flake dhe shkruaj njė tė ri, pasi tė
kesh dėgjuar edhe rrėfimet e tė afėrmive tė
viktimave turke. Shiko tė vėrtetėn me dy palė sy.
Nėse je autor i mirėfilltė i i shkrimit tė reagimit tėnd,
merre dhe rilexoje disa herė dhe shiko se pėr
ēfarė arsyeje e trajton Qipron si njė tė drejtė
dhe njė tokė pėrjashtimisht greke. A nuk je nė dijeni se
nėn pėrkujdesin e autoritetit numėr njė tė OKB-sė
u mbajtėn negociatat e fundit dypalėshe
grekoqipriote - turkoqipriote! A nuk ke mėsuar gjė pėr
pėrmbajtjen e Marrėveshjes sė propozuar pėr Qipron,
e cila u refuzua kryesisht nga pala turke! Ajo do
tė miratohet me fare pak ndryshime, pa marrė para sysh
nėse do tė pėlqejė, ose jo, ty e
bashkėmendimtarėve. Kriza qė parashikohej nuk do tė
ndodhė, me siguri.Tė sugjeroj qė tė mos jetosh me
ėndrrat hegjemoniste greke tė para 1974-it, se
kėto mentalitete e shkaktuan plagėn qipriote dhe
po kėto ėndrra sollėn ndėrhyrjen ushtarake tė vitit
1974.