RRĖMUJA ZGJEDHORE NĖ MYFTININĖ E SHKUPIT SI SHKAS (mbititull)
 

Krrokamat dhe lotėt e molla Muharem Veselit dhe shtabit tė tij zgjedhor



Reagim pėrkitazi me shkrimin „Hoxhallarėt akuzojnė njėri-tjetrin pėr hile“, botuar nė „Fakti“, 16 tetor 2003 -



Shkruan: Qatip HOXHA-Saraj, SHKUP

Nė gazetėn „Fakti tė datės 16 tetor tė kėtij viti, nė faqen 7, ėshtė botuar shkrimi me titull „Hoxhallarėt akuzojnė njėri-tjetrin pėr hile“, autor i tė cilit ėshtė gazetari Ismail Sinani dhe nė tė cilin flitet rreth rrėmujės sė madhe qė u krijua me rastin e zgjedhjeve pėr myfti nė Myftininė e BI tė Shkupit, pėrkatėsisht pėr dofarė lloj manipulimesh, shantazhesh e dredhirash qė qenkan shfaqur para dhe pėrgjatė dy raundeve tė votimit, mė 4 dhe 11 tetor, nė mes dy kanditatėve potencial pėr postin e myftiut nė Shkup, Zenun Berishės dhe Taxhedin Bislimit.


Fillimisht do tė reagoj njė fije lidhur me konstatimin fillestar tė vetė artikullshkruesit, Ismail Sinani, kur pohon: „...rreth 200 votues ėshtė dashur tė pėrcaktohen pėr myftiun e ri (kėtu aludon nė Taxhedinin – Q.H.), sepse i vjetri, Zenun Berisha, tanimė i kishte kaluar mandati prej 5 vjetėsh“.


Kėtu vetvetiu lind pyetja se prej nga, si dhe pse artikullshkruesi, me kėtė konstatim tė tijin paushall, prejudikon se 200 votues qenkėsh dashur tė hedhin votėn pėr myftiun e ri e jo pėr atė tė vjetrin, Zenun B. ?!!! S’kam ndėrmend kėtu tė paragjykoj, por ama me kėtė konstatim tė tijin jokorrekt e tė pasinqertė artikullshkruesi ashiqare ka thyer kodin etik gazetaresk pėr informim tė drejtė, objektiv e tė paanshėm. Nejse, sidoqoftė, do e marrim kėtė gaf tė tijin tė bėrė nėn ndikimin e njė hutie e tė njė pėshtjellimi tė madh qė duket e ka pllakosur teksa ka dėgjuar dezinformatat dhe lajmet bombastike nga goja e molla Muharem Veselit - njė goxha alamet efendi ky, kryetar i shtabit zgjedhor tė kandidatit pėr myfti, Taxhedin Bislimi.


T’i kthehemi tani kėtij farė molla Muharemi, pėr tė shqyrtuar pakėz deklaratat e tij tė pakrypė dhėnė pėr opinion. Nė tėrė rrėfimin e tij „historik“, pėr tė mos thėnė tragjiko-komik, ai vajton me lotė krokodili humbjen, sipas tij jo ferpley, nė zgjedhje tė Taxhedinit. Fillimisht ai dekonspiron pėr opinion njė lajm „margaritar“ duke pohuar se para njė viti njeriu numėr njė i BIM, Arif Emini, paskėsh konvokuar njė mbledhje me gjithė imamėt e qytetit tė Shkupit me rrethinė nė lokalet e medresesė „Isa Beu“ me tė vetmin qėllim pėr tė shkarkuar Zenun Berishėn nga posti i myftiut, edhe atė nėn pretekstin se ky qysh nė start paskėsh refuzuar tė njohė legjitimitetin e Reisul-Ulemės tė BIM, Arif Emini. Madje, pėr mė tepėr, duke mėtuar tė lė pėrshtypje se ėshtė njė analist i spikatur i ngjarjeve dhe aktiviteteve brendapėrbrenda BIM, ai, nė pėrmbyllje tė kėtij lajmi, konstaton se pikėrisht nga kėtu ka lindur zanafilla e problemit tė sotėm. Mirėpo, vazhdon ai mė tej, pėr arsye akoma tė panjohura pėr ne Reisul-Ulema s’ndėrmori asnjė hap konkret nė kėtė drejtim. Dhe, kur kanė vėrejtur, sikundėr pohon ai, se s’kanė mundur kurrsesi tė mposhtin Zenunin pėrmes prapaskenave perfide, djallėzore e makiaveliste, kanė bėrė edhe njė hap mė tutje: ia kanė mėsyrė ta mposhtin atė, nė mėnyrė „legale“, nė mejdanin e zgjedhjeve tė sivjeme pėr myfti, edhe atė, shi ironinė, pėrmes njė metode edhe mė tė sofistikuar djallėzore: Zenun Berisha do tė mposhtet, kanė prognozuar alamet burrat, qysh para fillimit tė raundit tė parė tė zgjedhjeve, sepse ai, sipas tyre, nuk plotėsoka njėrin prej kushteve kruciale tė tė qenit myfti, tė paraparė konform rregullativės kushtetutare tė BIM: kushtin e sforcimit tė unitetit nė BIM dhe tė ngjeshjes sė rradhėve nėpėr xhematet myslimane.
Besa boll mirė. Nėse na qėndroka puna kėshtu, ēka edhe, pa dyshim, duhet tė jetė, atėherė unė kėtij farė molla Muharemi, anėtarėve tė shtabit tė tij (ekskortė e molla Taxhedinit!) dhe atyre padronėve nga kreu i BIM, qė qėndrojnė me ngulm pas kandidaturės sė Taxhedin Bislimit (tė cilėt, pa dilemė, janė kryeinskenuesit dhe fitnenxitėsit kryesorė tė tėrė kėsaj rrėmuje, drame dhe paradoksaliteti qė ėshtė krijuar tashmė nė kuadėr tė Myftinisė sė Shkupit; tė cilėt, madje, besomėni, nuk e duan fare molla Taxhedinin naiv, por kėtė e pėrdorin vetėm si marionetė pėr t’i vėnė kleqkėn Zenunit dhe...!) ua shtroj botėrisht disa pyetje qė, pėr mendimin tim, janė tė njė rėndėsie tė veēantė dhe korrespondojnė me problemin pėr tė cilin po flasim:


- Si ia arriti tė ngjitet nė majėn e piramidės sė BIM, Arif Emini, kryetar aktual, kur ky, siē dimė, para se tė instalohet nė kėtė post mė tė lartė pat pėsuar debakėl nė zgjedhjet pėr myfti qė qenė mbajtur para shtatė apo tetė vjetėsh nė bazėn e tij, pėrkatėsisht nė vendlindjen e tij nė Gostivar? Dhe, ju do tė thoshit se ėshtė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, fer dhe islamikisht? Dokrra! Gjepura! Dhe, kur puna na qėndruaka kėshtu, mė thuani, pra, pėr ēfarė kushti tė unitetit bėni fjalė ju nė rastin e Zenun Berishės? Apo, tė pyes mė drejt dhe troē, pėr ēfarė uniteti bėni fjalė molla Muharem zeza kur vetė ju pohoni se Reisul-Ulema tinėzisht, dhelpėrisht, nė prapaskenė, konvokon mbledhje me nja 20 a 30 imamė e mytevelinj tė pa(keq)informuar e tė pasherrė enkas pėr tė mposhtur Zenunin? Dhe kjo na qenka demokratike, legale!? O tempora, o mores!


- Nė kreun, madje edhe nėpėr departamentet e Mexhlisi Shurasė tė BIM, nėse nuk ju ka lėnė kujtesa molla Muharem, figurojnė emra funksionarėsh tė cilėt me vite tė tėra patėn pėrmbytur institucionin e BIM nė fitne, fesat e pėrēarje tė thella (vėrragė kėto nga tė cilat akoma s’jemi shėruar). Ata qė deri dje ishin armiq tė pėrbetuar, tani tė ulur kėmbėkryq nėpėr kolltuqet e Bashkėsisė Islame, po sikur kapadainj, hanė, pinė dhe ... (!) bashkė. Po, po, aty tani gjenden bashkė edhe MURTEDI (e din ti pėr kė e kam fjalėn!), edhe mynafiku, edhe matrapazi, edhe hajni, edhe patrioti, edhe ai „mė katoliku se Papa“ dhe thjesht tė gjithė ata hoxhefendilerė qė dikur ishin nė hasmėri tė thellė. Madje, aty gjenden bashkė, tė vėllazėruar si njė trup i vetėm, edhe ata qė dikur patėn krijuar atė krijesėn fantome „VERSKA ZAEDNICA NA MUSLIMANITE, ARNAUDITE, TURCITE, ROMITE, POMACITE I BOSHNJACITE VO RP MAKEDONIJA“, madje edhe ata qė patėn shpallur me patetizėm pashallėkun e vet me kufinj tė hekurt, saktėsisht tė pėrkufizuar nga Gradeci e deri nė Zhelinė, tė quajtur „REPUBLIKA FEDERATIVE(ILIRIDASE) E BASHKĖSISĖ ISLAME E TETOVĖS“.


- Kur ish-Reisul-Ulema, molla Sula, alias Kryekadiu, qe nė gjendje qė t’ia falė mėkatet Murtedit (etiketė kjo tė cilėn ia pat shqiptuar personalisht ai nė mėnyrė autoritare Jakup Selimov(iqit)skit, alias Apostulli) dhe komplet stafit tė „verska zaednicės“ sė tij (flas pėr periudhėn kur molla Sula ishte nė postin e Reisul-Ulemasė), madje-madje edhe atyre tė „Pashallėkut tė Tetovės“ (tė cilėve, ndėr tė tjerash, ua pat ndėrsyer edhe policinė e Fėrēkos), pėrse, pikėrisht tani, para dhe gjatė zgjedhjeve tė sivjeme nė Shkup (kuptohet nė prapaskenė), ka lozur dhe vazhdon edhe mė tė lozė rolin e kapobandos nė organizimin e puēit ndaj ish-mikut, ish-kolegut dhe ish-bashkėpunėtorit tė tij tė tij tė dikurshėm, Zenun Berisha(njė dekadė e gjysėm kanė punuar bashkė qė tė dy nė administratėn e Myftinisė sė Shkupit nė tė kaluarėn)? Vallė s’ėshtė kjo hipokrizi e pėshtirė? Po, nga ana tjetėr, vallė a nuk ėshtė hipokrizi e shkuar hipokrizie dukuria tjetėr kur kapobanditi me ekskortėn e tij hedhin nė krye tė kėtij komploti mbi Zenunin njė njeri dikur mė tė pasherr si Taxhedin Bislimi? A s’ėshtė e „zuzatme“ tė hedhėsh nė garė, nė konkurrencė, pėr postin e prefektit fetar nė metropolin e Shkupit kundėr ustait Zenun Berisha me mbi njėzet vjetė pėrvojė tė mirėfilltė pune nė shumė organe drejtuese administrativo-juridike tė BIM, njė ēirak si Taxhedini i cili s’ka ama kurrfarė haberi nė planin organizativ e administrativo juridik, i cili s'ka ama njė ditė pėrvoje pune nė kėtė plan?


- Tė merremi vesh, dorėn nė zemėr, sa i pėrket anės tjetėr tė medaljes Taxhedin efendiu ėshtė njė imam i pėrkryer, njė myderriz i spikatur, veēanėrisht njohės brilant i lėmit tė „fikhut“ (jurisprudencės islame, lėmi kjo tė cilėn edhe ai e ligjėron nė Fakultetin e Shkencave Islame nė Shkup). Pėr nga karakteri gjithnjė e kam njohur si njeri stabil, tė qetė, jokarrierist etj. Nisur nga kėto fakte, prandaj, vėrtet jam befasuar pėr tė keq kur mora lajmin se ky, thjesht naivisht, ia ka lejuar vetes tė bėhet viktimė e marifetllėqeve djallėzore tė kapobandos.


- Dhe, tė gjithė kėta pėr mrekulli e kanė plotėsuar atė kushtin e unitetit tė molla Muharemit!?


Por, tė mos keqkuptohemi kėtu! Unė, thėnė sinqerisht, jam jashtėzakonisht i kėnaqur me ēdo akt pajtimi qė ėshtė bėrė apo dhe qė do tė bėhej nė tė ardhmen nė rradhėt e BIM. Por, dorėn nė zemėr, ēėshtjet e sipėrtheksuara i shtrova thjesht pėr faktin qė t’i dėftoj molla Muharemit se sa i pacipė, se sa qesharak tregohet kur nė deklaratat e tij mėton tė zbuloj shkaktarin e pėrēarjes, shkaktarin e krijimit tė gjithė atij dramaciteti me rastin e mbajtjes sė zgjedhjeve pėr myfti nė Shkup.
Pėr tė dalė nga ky labirinth, ekziston vetėm njė rrugė. Le tė dalė me kumtin pėr opinion edhe Reisul-Ulema, Arif Emini, edhe kryetari i KQZ-sė, Ahmet Sherifi, nė tė cilin do tė vėnė qartazi theksin se i njohin postin e myftiut Zenun Berishės, nė mėnyrė qė t’i vėnė kapak kontestit tė krijuar. Fill mė pas, nga njerėzit vullnetmirė, nga pleēnarė tė mirėfilltė myslimanė le tė formohet njė kėshill pajtues qė do tė konsistonte nė afrimin, nė fakt nė reintegrimin sa mė me urgjencė tė Reisul-Ulemasė dhe Myftiut tė Shkupit, dhe kėsisoji, dhashtė Zoti, punėt do tė vejnė mbarė. Ky ėshtė imperativ i kohės, parasėgjithash dhe mbi tė gjitha edhe imperativ i fesė sonė tė ndritur.


Ēdo alternativė tjetėr do tė shpiente nė skėterrė. Me siguri nė rrethin mė tė poshtėr skėterror tė Dantes. Si, bie fjala, ajo alternativa e molla Muharemit, i cili aty krejt nė fund tė deklaratės sė tij vajtuese pohonte se (po citoj fjalpėrfjalshėm fjalėt e tija tė parafrazuara nga gazetari Ismail Sinani nė „Fakti“), „drejtėsinė qė nuk ka mundur ta gjejė shtabi ynė (i Taxhedinit-vėrejtja ime) nė institucionin mė tė lartė fetar-islam, do ta kėrkojė te Avokati i Popullit, Parlamenti, liderėt e BDI-sė dhe PDSH-sė dhe te Komiteti i Helsinkit“.


O molla Muharem, po pse mor burrė hahesh me ėndrra kuajsh? Po ēfarė takati, allahile, kanė institucionet laike-sekulare tė tė ndihmojnė tė dalish nga skėterra? Pa dėgjoje ti nasihatin e lalės Qatip qė tė’t kurtalise pi xhehnemit. Drejtoju burrė, he sorra t’i piftė ment, ti me gjithė klikėn tėnde nė selinė e Vatikanit, nė Romė, tek hirėsia e tij Papa Gjon Pali i II-tė, dhe personalisht atij shtrojani ankesat nė shqyrtim, helbete, ban vaki qė me merhametin e tij do t’ju marrė nė dorė! Hirėsia e tij, madje, pikėrisht nė kėto ditė tė bekuara tė shpalljes zyrtarisht shenjtėreshė tė Nėnės Terezė do t’i lutet Hyut t’ua falė juve gjynahet. Amin!