(Me rastin e 125 vjetorit)

KRAHINA E SHKUPIT NĖ EPOKĖN E LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT 1878-1881

 

Prof. Dr. Ramiz Abdyli

 

Krahina e Shkupit,pėrballė kėrcėnimit  sllavomadh , sikurse trevat tjera Verilindore shqiptare , do tė ndjehet e rrezikuar pas  rishfaqjes sė Krizės  Lindore (1875-1881) qė ishte  si rrjedhoje e  aspiratave shekullore ekspansioniste shtetomėdha ruse pėr t’i pushtuar ngushticat gjeostrategjike , Bosforin dhe Dardanelet qė tė  dominohej Mesdheu, Adritiku dhe sėkėndejmi Gadishulli  Ballkanik.Aspiratat hegjemoniste rusomėdha mbi kėtė pjesė tė Europės Juglindore  do tė jetėsoheshin,pėrmes  zgjerimit tė shteteve deri atė herė tė vogla sllave (principatave) Serbisė,Malit tė Zi  dhe nė veēanti pėrmes  krijimit tė Bullgarisė sė  madhe. Kėto principata ,tė sajuara nga mbėshtetja e gjithanshme e Rusisė dhe tė Fuqive tė tjera tė Mėdha , do t’u jepet  sėrish shansi  t’i pėrmbushnin projektet e tyre  shoviniste shtetomėdha tė pėrpiluara prej vitesh nė sajė tė mbėshtetjes  sė sėrishme tė “vėllaut  tė madh”.Si pretekst  pėr arrritjen e objkektivit tė synuar Rusia do tė insistojė  nė pėrmirėsimin e pozitės sė  krishterėve nė pjesėn europiane tė Perandorisė, e cila do tė rezultojė me konferencėn e Ambasadorėve nė Stamboll dhe mė pas nė Londėr (1876-1877).Meqenėse kėrkesat e shtruara nė tė  ishin tė  papranueshme pėr  P. Osmane,kjo do t’i majfotjė asaj  ta shfrytėzojė kėtė  si casus belica  pėr  t’i  shpallur luftė tė “sėmurit nga Bosfori”nė prill 1877. Sė shpejti edhe Serbia e Mali i Zi do tė radhiten pėrkrah aleatės sė tyre tė shenjtė. Tash mė par ato kjo pėrbėnte rastin ideal qė tė pėrfitonin nga kjo luftė, sepse nė luftėn qė i shpallėn P. Osmane para njė viti e pėsuan keq,sepse nuk kishin ndihmėn e  Rusisė.

Ushtria ruse, e parapėrgaditur gjatė kohė ,ndonėse sulmoi nė njė front tė gjerė,  nga Ballkani  deri nė kujfijtė lindorė tė Anadollisė, do tė  shėnonte fitore tė njėpasnjėshme mbi ushtrinė osmane,nė radhėt  tė parė falė tradhėtisė qė kėsaj tė fundit iu bė  nga Gjeneralshtabi nė Stamboll.Kjo kishte pėr rrjedhojė humbjet kudo nė frontet e luftės.Dhe mė kot Osman Pasha po priste ndihmėn e premtuar ne  Plevėn tė Bullgarisė, i rrethuar  nga forcat e shumta ruse.Pas rėniės  sė kėsaj fortesė, ushtria ruse  me sulme tė rrufeshmė do tė pushtojė pa ndonjė pengesė qytetet tjera  bullgare ,dhe do tė depėrtojė  mė tej  deri  nė territorete P. Osmane  deri  nė paralagjet e kryeqytetit tė saj.

 Duke e shfrytėzuar angazhimin e ushtrisė osmane nė frontin e luftės me Rusinė,ushtritė serbe e malaziase do t’ia dalin tė depėrtojnė pa vėshtirėsi nė thellėsi tė tokave shqiptare. Ushtria serbe  pushtoi  krahinėn e Toplicės, Kurshumlisė,Pusta Rekės e Masuricės dhe Vrajės ,dhe depėrtoi  deri nė afėrėsi tė Kumanovės, Prishtinės dhe Mitrovicės; ushtria malazese pushtoi Tivarin, Podgoricėn, Ulqinin dhe hinterlandin e Shkodrės. Disa nga kėto krahina  me argumentin e tokės sė djegur Serbia do t'ia del t'i shėndėrrojė nė krahina tė pastra etnike serbe.Edhe veprimet e ushtrisė malazeze nuk  mbeteshin  parapa simotrės sė saj  pėr mizoritė, masakrat e  barbarizmat  qė i ushtroi mbi shqiptarėt e kėtyre trojeve.

Depėrtimi i furishėm i ushtrisė ruse drejt Stambollit, detyroi Perandorinė Osmane tė kėrkojė armėpushim.Dhe jo vetėm kaq ajo do tė kapitulojė tmerrėsisht si rrallė herė mė parė .Pėr tė mos  rėnė edhe kryeqyteti nė duar tė ushtrisė  ruse ajo  u detyrua  tė nėnshkruaj Traktatin e njohur  tė Shėn Stefanit, njė fshat fare pranė  Stambollit ( sot Jeshilqoy) me 3 mars 1878. Sipas kėtij Traktati  jetėsoheshin aspiratat rusomėdha nė Ballkan me krijimin e Bullgarisė sė Madhe e cila do tė shtrihej nga Danubi deri nė Detin Egje dhe nga Deti i Zi deri nė  nė Korēė Pogradec, Mali Sharr  Karadak e Vrajė.Bullgarisė, pra do t’ i njihej e drejta mbi territoret lindore shqiptare.Malit tė Zi  i njihej e drejta mbi Plavėn, Gucinė, Vermoshin e Kelmendin ,ndėrsa  Serbisė iu njoht e drejta mbi shumicėn e krahinave tė pushtuara tė Sanxhakut tė Nishit dhe njė pjesė e Sanxhakut tė Prishtinės.

Etnocidi  qė po jetėsohėj  nė krahinat e pushtuara me anė tė  metodave barbare  tė dhunės e gjenocidit,  pati si rrjedhojė vargojtė e panumėrtė tė refugjatėve  ( muhaxherėve) nga kėto krahina drejt qyteteve kufitare shqiptare.Ndėrkohė qė  rreziku imanent qė  po kėrcėnontė krahinat e tjera  shqiptare  tė parapara qė t’ u jepeshin  shteteve sllave sipas Traktatit tė Shėn Stefanit nuk po hiqej nga rendi i ditės gjatė gjithė pranverės sė vitit 1978.Kėto krahina ishin bėrė arenė e pėrgjakshme miidis  ushtrisė serbe e bullgare dhe ēetave shqiptare .Ploja mbi shqiptarėt nė tokat e pushtuara po zbatohej si nė mesjetė.

Aktet barbare tė  ushtrive sllave alarmuan  opinionin shqiptar dhe ndėrgjegjėsuan  Lėvizjėn Kombėtare pėr tė ndėrrmarrė masa  parandaluese pėrballė  tragjedisė qė po i kėrcėnohėj viseve tė tjera tė vendit.Terrori i paparė dhe dėbimi i dhunshėm  i shqiptarėve nga trojet e tyre tė Snaxhakut tė Nishit  do tė  ngacmojė ngergjegjen e ēdo atdhetari nga cila do krahinė e Shqipėrisė.Nė ballė tė Lėvizjes Kombėtare do tė vihet Komiteti Qėndror  pėr Mbrojtjen e tė Drejtave  tė Kombėsisė Shqiptare, ose  siē u quajt  shkurtimisht  Komiteti i Stambollit nė krye me Abdyl bej Frashėrin(dhjetor 1877). Komiteti do tė ngrisė  zėrin pranė Portės sė Lartė dhe Fuqive tė Mėdha kundėr vendimit arbitrar pėr copėtimin e vendit dhe pėrshpejtoi pregaditjet pėr organizimin e njė kryengritje tė pėrgjithshme pėr krijimin e Shqipėrisė autonome nėn sovranitetin e P.Osmane. Nė kėtė kuadėr do tė pasojnė edhe reagimėt e krerėvė  krahinorė me protesta tė drejtuara qeverive tė Fuqive tė Mėdha nga rreziku i eksapansionit sllav kundrejt trojeve tė tyre ,duke  iu referuar tė drejtės sė ligjshme pėr tė qenė  populli shqiptar zot  i atdheut tė tij.

Zhvillimet dramatike tė viteve 1877-1878 do t'i japin Lėvizjes Kombėtare Shqiptare( mė tej LKSH) njė dimension tė veēantė, duke nxitur dhe pėrshpejtuar procesin e vetėdijėsimit dhe tė vetorganizimit tė kombit shqiptar,si njė detyrė imediate pėr  mbrojtjen e  tėrėsisė sė trojeve etnike dhe qenies kombėtare. Nė  Memorandumin qė ky Komitet do t'ia paraqesė nė mars 1878 Fuqive tė Mėdha nė emėr tė popullit shqiptar tėrhiqej vėrejtja se "(...)Nėqoftėse Evropa do ta miratojė vetėndarjen e sllavėve nė shtetet e pavavarura apo autonome (...) shqiptarėt janė tė vendosur tė gjithė(...) ti kėpusin marrėdhėniet qė i kanė lidhur me Turqinė, kėrkojnė qeveri tė ndarė, ata kėrkojnė tė drejtėn pėr tė hyrė nė gjirin e familjes sė madhe evropiane,tė cilės i pėrkasin(...)".

    Lajmet pėr vendimet e Traktatit tė Shėn Stefanit indinjuan dhe alarmuan edhe shqiptarėt e krahinės sė Shkupit, qė do tė pėrfshiheshin pėrdhunisht brenda kufijve tė shtetit tė sapokrijuar bullgar.Terrori e shfarosja e krahinave tė pushtuara nga ushtria serbe e malaziase,lajmi pėr coptimin e Shqipėrisė sipas marrėveshjes sė Traktatit tė Shėn Stefanit , si dhe vala e emigrantėve (muhaxhirėve)  qė po bredhnin rrugėve tė qyteteve shqiptare verilindore bėnė qė tė krijohej  opinioni shqiptar se tashmė ishte fjala pėr jetėn apo vdekjen e kombit , pėr qenien apo zhdukjen e tij nga harta gjeografike e Ballkanit. Nga kjo bindje gjithė Shqipėria do tė ngritet nė kėmbė pėr t’ u vėnė nė  mbrojtje tė trojeve tė rrezikuara nga pushtuesit sllavė.

Nga pėrfaqėsues tė krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė gjatė periudhės mars-qe           rshor 1878 do tė dorėzohen dhjetra protesta, peticione ,memorandume e pėrkujtesa  pėrfaqėsuesėve tė Fuqive tė Mėdha, me anė tė cilave dėnohej akti i copėtimit tė tokave shqiptare dhe shprehej gadishmėria pėr mbrojtjen e tyre. Shqiptarėt e  Sanxhakut tė Shkupit me njė Peticion qė iu drejtuan pėrfaqėsuesit tė Anglisė  me 14 mars 1878 ndėr tė tjerat thuhej "Kemi vendosur tė derdhim gjakun tonė deri nė pikėn e fundit ...mė parė do tė flijohemi se sa tė biem nėn robėrinė e sundimit tė egėr barbar dhe gjakatar bullgar." Ndėr nėnshkruesit e kėti dokumenti kishte edhe  tė krishterė dhe hebrenj.Njė diplomat i huaj, qė po ndiqte nga afėr kėto zhvillime , nė  qershor 1878 pohon se e gjithė popullsia shqiptare,  pėr rreth Prizrenit ,Shkupit, Velesit, Kaēanikut dhe Kalkandelenit (Tetovės), me gjithė fshatrat rreth e rrotull , pėrgaditeshin  t'u qėndronin pėrballė “rusėve,serbėve dhe bullgarėve(...)”.Sipas tij  120 mijė burra tė kėtyrė krahinave ishin  tė gatshėm pėr tė” rėnė nė fushėn e nderit(...)”.

  Sajimi  i Bullgarisė sė madhe, rrjedhimisht  jetėsimi i aspiratave rusomėdha rrezikonte interesat  e Anglisė nė kėtė pjesė  tė Europės Juglindore.Ajo bashkė me Gjermaninė do tė kėmbėngulė  nė rishikimin e vendimeve tė Traktatit tė Shėn Stefanit ,i cili  do tė jetėsohej pėrmes organizimit tė Kongresit tė Berlinit, ku do tė marrin pjesė pėrfaqėsuesit e gjashtė  Fuqive tė Mėdha ( Anglisė, Ausrtro-Hungarisė, Gjermanisė. Italisė,Rusisė dhe Francės) dhe tė P. Osmane. .Dhe , kur nga fundi i majit 1878 kancelari gjerman Bizmarku shpalli se me 13 qershor do tė fillonte punimet ky Kongres,pėr tė rishikuar vendimet e Traktatit tė Shėn Stefanit nxiti ideologėt e LKSH-s[ pėr t'i dalė zot ēėshtjes sė rrezikuar kombėtare.Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr ta bindur Portėn pėr formimin e Vilajetit Autonom Shqiptar ,me nisjativėn e Komitetit tė Stambollit drejtuesit e  LKSH-sė vendosėn  tė thėrrisnin  Kuvendin e Pėrgjithshėm  Kombėtar  nė Prizren ,me 10 qershor 1878,tri ditė para se tė fillonte punimet Kongresi i Berlinit.

   Shkuarja e delegatėve nė Prizren u bė nė mėnyrė tė organizuar nė kuadėr tė kazave dhe sanxhakėve.Pėrfaqėsuesit e kazave tė Vilajetit tė Kosovės dhe tė Manastirit u dukėn atje  ndėr tė parėt. Madje disa prej tyre  mbėrrinė  qė nga  mbrėmbja e 4 qershorit 1878. Shumica e delegacioneve shoqėroheshin nga njė numėr i konsiderushėm burrash tė armatosur, tė cilėt hynin nė qytet sipas zakonit tė lashtė me tė shtėna pushkėsh dhe me pėrshėndetje luftarake, tė shoqėruar nga bubullima tė daulleve dhe  tingujt e veglave muzikore.

Ndonėse ėshtė shkruar shumė pėr Lidhjen Shqiptare tė  Prizrenit nuk dihet numri i saktė i pėrfaqėsuesėvė tė krahinavė pėrkatėse qė morėn  pjesė nė kėtė  kuvend historik.Edhe konzujt e huaj qė raportuan nga qytetet e ndryshme shqiptare dhe mė gjerė japin shifra tė ndryshme.Konsiderohet se numri i tyre sillej rreth 300 veta. Dėshmitė qė i mblodhi nė tėrren pak vite mė vonė Jovan Haxhi Vasileviē, pohon se  nė Kuvendin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit  morėn pjesė 300 delegatė,nė mesin e tyre edhe disa pėrfaqėsues nga Sanxhaku iShkupit. Tė gjithė delegatėt nuk mundėn tė merrnin pjesė  nė seancat e para tė  Kuvendit  themelues tė  Lidhjes pėr shkak tė pengesave qė nxorrėn autoritetet osmane . Pėr rrjedhojė , numri i delegatėve qė morėn pjesė nė seancat e para ishte 110 veta. Ky numėr erdhi duke u shtuar nė seancat e mėvonshme , i cili nė fund tė qershorit arriti shifrėn 300 delegatė.

       Nga nėnshkruesit e  dy akteve tė para tė Lidhjes, Libri i evidencave (Kararname) dhe Urdhėresa (Talimat),provohet se nė Kuvendin themelues morėn pjesė delegatė nga kazaja e Shkupit, Gjakovės, Prizrenit,Ohrit, Qyprilisė ( Velesit ), Senicės , Gjilanit ,Matit , Pejės , Gucisė , Prishtinės , Mitrovicės ,Vushtrrisė , Tetovės , Gostivarit dhe Manastirit .Nė mesin e 110 delegatėve qė morėn pjesė nė seancėn e parė tė  Kuvendit Themelues 12 prej tyre ishin nga Shkupi : Jashar bej Shkupi ,File Mustafa begu , Abdurrahman Siri Pasha , Mustafa Sabri Beu ,  Mehmet Xhelaledini , Galip Bej Shkupi , Qorr Abdyli  Efendiu , Mustafa Koxha Bashi , Haxhi Ismail Efendiu , Golem Bej Shkupi, Jashar Bej Golemi dhe Abdurrahman Bej Shkupi. Pjesėmarrjen e delegatėve tė Shkupit nė Kuvendin Themelues tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit e konfirmonte edhe korrespodenti i gazetės ruse “Sankt Peterburske Vjedomosti”.Sipas tij qėllimi i Kuvendit tė Prizrenit ishte organizimi i kryengritjes sė madhe , e cila do tė shpėrthente sapo tė komunikoheshin vendimet e Kongresit tė Berlinit.Ky gazetar bėnte tė ditur se njėri nga 12 delegatėt e Shkupit para se tė nisej nė Prizren kishte deklaruar se motivet qė i kishin nxitur dretuesit  shqiptarė  tė organizonin Kuvendin e Prizrenit ishin se  " Padadishahu ( Sulltani r.a ) i kishte shitur shqiptarėt, prandaj ata nuk duhej tė njihnin mė atė si sovran "..Nga njė letėr e njė gjakovari anonim qė ia dėrgonte nė kėtė kohė Sami Frashėrit, midis delegatėve tė dalluar tė Kuvendit ishte  Jashar Bej Shkupi.Ky atdhetar i patundur do tė rradhitet nė kėtė Kuvend  pėrkrah  Abdyl Frashėrit, Iljaz Pashė Dibrės , Ali Pashė Gucisė, Hasan Pashė Tetovės, Selim Bej Bushatit, dhe do t’i qėndrojė besnik vendimeve tė tij.

Kuvendi  i Lidhjes Shqiptare sė Prizrenit i cili do t'i vazhdojė punimet deri nė fillim tė kurrikut, nė seancat e para do tė marrė vendim pėr formimin e organizatės sė karakterit politik e ushtarak me emrin Besėlidhja (Ittifak), e cila mė pastaj nė burimet e kohės do tė quhet Lidhja e Prizrenit ose Lidhja Shqiptare e Prizrenit.Organi mė i lartė i Lidhjes ishte Kėshilli i Pėrgjithshėm me funksione legjislative nė krye me Iljaz Pashė Dibrėn ( Qokun ).Organ eksekutiv i Lidhjes  Komiteti Qendror, i pėrėbėr nga tri komisione : i Punėve tė Jashtme i Punėve tė Brendshme  dhe i tė Ardhurave financiare.Aktet e para tė Kuvnedit ishin  Kanuni  i Lidhjes, ose akti i vendimeve ( Kararname ), qė sanksiononte  Lidhjen si organizatė politike  dhe Urdhėresa  ( Talimat ), qė trajtonte aspektin  ushtarak tė Lidhjes. Ky dokument ėshtė nėnshkruar nga 44 delegatė, prej tyre tre  nga Shkupi : Jashar be Shkupi, Abdurrahman Siri dhe Mehmet Xhelaledini . Pėr tė pėrballuar rrezikun e jashtėm qė i kėrcnohej atdheut,Kuvendi shpalli njė Besė tė pėrgjithshme , me tė cilėn ndaloheshin rreptėsisht gjaqet, dhe nė kėtė mėnyrė  forcohej uniteti kombėtar. Kuvendi miratoi dy peticione tė nėnshkruara nga 4000 veta, tė cilėt iu drejtuan  Kongresit tė Berlinit dhe Portės sė Lartė nė Stamboll. Me anė tė kėtyre akteve  bėheshin tė njohura vendimet e sjellura qė konsistonin nė gadishmėrinė e mbrojtjes sė trojeve shqiptare edhe me forcėn e armėve.I ngjajshėm me kėtė kėrkesė ishte edhe Programi i Lidhjes Shqiptare. Sipas tij  dy ishin kėrkesat kryesore me rėndėsi  historike : tė shpėtohej Atdheu nga gjymtimi territorial  dhe tė vishej  dalėngadėlė me  funksione qeveritare, qė do tė thotė tė  sigurohej  autonominė e shtetit shqiptar . 

Ndėr pėrfaqėsuesit e pėrbetuar tė kauzės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit  nė fazėn e parė  tė veprimtarisė sė saj qė mbronin konceptin autonomist ishin Jashar bej Shkupi, Iljaz Pashė Dibrės ,Sadik Pashė Tetovės , Hamdi Shaban Peja , Mehmet bej Prishtina , Ali Pashė Draga ,Ali Faik Manastiri  Jakup Pashė  Shkupi etj.

          Dominimi i frymės kombėtare nė radhėt e drejtuesėve tė Lidhjes  kundrejt pėrpjekjeve tė bashkėpunėtorėve tė Perandorisė, do tė vijė nė shprehje pas 1 korrikut 1878 ,pas arritjes nė Prizren tė delegatėve tė tjerė.Grupimi kombėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit  u fuqizua edhe nga momenti kur filluan tė pėrhapėshin  lajmet shqetėsuese nga punimet e Kongresit tė Berlinit, sipas tė cilave cėnoheshin rėndė territoret shqiptare. Siē do tė konfirmohet edhe zyrtarisht, Kongresi i Berlinit duke i trajtuar trojet shqiptare si  zotėrime tė  Parandorisė Osmane , vendosi copėtimin e Shqipėrisė, pa pyetur vullnetin e shqiptarėve:Tivari,Podgorica, Shpuzi, Plava e Gucia iu dhanė Malit tė Zi,me tė drejtė lundrimi nė Bunė ;Serbisė iu njohtė e drejta mbi krahinat e okupuara shqiptare tė Sanxhakut tė  Nishit (Toplica, Masurica ,Pusta Reka , etj). Po kėshtu Kongresi  nė parim do t’ia njohė  Greqisė tė drejtrėn mbi Epirin ,qė do tė thoshte edhe territorie tė banuara krejtėsisht nga shqiptarėt.Kongresi vendosi tė reduktoheshin dukshėm kufijtė  perėndimorė  dhe jugorė tė Bullgarisė sė Shėn  Stefanit,qė do tė thotė se  krahinat shqiptare lindore me qytetet  Bujanocin, Vrajėn, Preshevėn, Kumanovėn, Shkupin, Velesin, Kėrēovėn, Dibrėn, Tetovėn ,Gostivarin, Manastirin dhe Ohrin, me njė shumicė dėrmuese  shqiptare tė popullsisė,nuk u pėrfshinė brenda shtetit tė sapo krijuar bullgar, ndonėse pretendimet bullgaromėdha  ndaj tyre  nuk do tė fashiten kurrė.

Pasė dhjetė  ditė  punimesh Kuvendi zgjodhi organet mė tė larta tė Lidhjes ,Kėshillin e Pėrgjithshėm, ose Kėshillin Qendror dhe Komitetin Qėndror  dhe shpalli mobilizimin burrave tė aftė pėr pushkė qė tė viheshin nė  funksion tė mbrojyes  sė  tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė.Nė kėshillin e sapo zgjedhur Qėndror tė Lidhjes, i cili pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė gjitha kazave tė banuara me shumicė nga shqiptarėt, krahas Abdyl Frashėrit,Ymer Prizrenit , Iljaz Pashė Dibrės , bėnin pjesė edhe 4 pėrfaqėsues tė Shkupit Jashar Bej Shkupi, Fil Mustafa Beu , Mustafa Koxhabashi dhe Abdyl Efendi Shkupi. Ndėrkaq,nga tre komisionet e formuara nga Kėshilli i Pėrgjithshėm , atė tė Punėve tė Jashtme dhe tė Punėve tė Brendshme do tė merrnin pjesė pėrfaqėsues tė Shkupit.Nė tė  parin qė e drejtonte Abdyl Frashėri , pėrbėhej nga Galip Bej Shkupi, Shaban Bej Peja dhe Asaf Efendi Manastiri, kurse i dyti pėrbėhej nga Qorr Abdyl Efendi Shkupi , Mahmut Qyprilia dhe Esat Pashė Tetova.

  Gazeta e Stambollit "Tercuman-i sark"( Interpeti i Lindjes ) qė drejtohej nga Sami Frashėri. e bėnte tė ditur njė pjesė tė pėrmbajtjes sė peticioneve tė dėrguara Kongresit tė Berlinit dhe Portės sė Lartė,ku ndėr tė tjera thuhej se nėse Kongresi i Berlinit nuk do ta merrte nė konsiderim pacėnueshmėrinė e tokave shqiptare dhe nėse do t'i jepeshin  territore “Serbisė nga Gegėria deri nė Prishtinė, dhe  Bullgarisė Shkupi dhe Manastiri me rrethinat e tyre , shqiptarėt nuk do tė pajtonen qė kėto vendime tė zbatohen.S. Frashėri  me anė tė kėsaj gazete  popullarizoi  idenė  pėr autonominė e Shqipėrisė.

Pėr shkak tė vėshtirėsive tė komunikacionit si dhe kėrkesave qė shtronte organizimi i  mbrojtjes sė vendit, ishte vendosur  qė tė formoheshin tre  organizma mbarėkombėtarė , ose tre  komitete politike ndėrkrahinore me qendėr nė Prizren , Shkodėr dhe Janinė.Shkupi bėnte pjesė nė Komitetin e Prizrenit.Sapo u bė i njohur vendimi  i Kongresit tė Berlinit  se vise tė Vilajetit tė Kosovės do t'i jepeshin Malit tė Zi , nė Prizren u ngrit pranė Komitetit Ndėrkrahinor edhe Komisioni Ndėrkrahinor ushtarak nė krye me Ali Pashė Gucin,qė kishte objektiv mbrojten e krahinave tė rrezikuara nga Mali i Zi.Nuk dihet struktura e plotė e kėtij Komisioni ndėrkaq, nė Komitetin Ndėrkrahinor pėr Vilajetin e Kosovės ishin dy anėtarė nga Shkupi: Fil Mustafa beu dhe Jashar beu. Nė Komitet bėnin pjesė edhe pėrfaqėsues tė Sanxhakut tė Shkupit.Njė studjues qė i vizitoi kėto vise pak mė vonė pohon se pėr njė kohė tė shkurtėr u formuan komitetet krahinore tė Lidhjes Shqiptare edhe nė zonat Lindore tė, Arnautllėkut(Shqipėrisė r.a), nė Shkup , nė Preshevė , nė Kumanovė ,Veles ,  Prilep , Manastir , Tetovė  etj . Sipas  tij Komiteti i Shkupit pėrbėhej prej 7 anėtarėve nė krye me  File  Mustafa Beun.Krahas tij nė kėtė komitet bėnin pjesė edhe  Jashar bej Shkupi  dhe 5 anėtarė tė tjerė Anėtarėt e tjerė tė kėtij Komiteti ishin  disa prej emrave tė njohur qė morėn pjesė nė  Kuvendin Themelues  tė Lidhjes  Shqiptare  tė Prizrenit.Kjo strukturė udhėheqėse e Degės sė Shkupit , i pėgjigjej strukturės sė udhėheqjes qėndrore nė fazėn e parė tė  veprimtarisė sė Lidhjes. 

Komisioni ushtarak pranė  Komitetit tė Vilajetitit tė Kosovės u angazhua pėr mobilizimin e vullnetarėve nė shkallė Vilajeti pėr tė mbrojtur krahinat e rrezikuara, Plavėn e Gucinė, qė iu dhanė me vendimin e Kongresit tė Berlinit Malit tė Zi.Nuk eksistojnė tė dhėna tė sakta pėr numrin e njerėzve tė mobilizuar nėpėr nahia,  kaza e sanxhaqe. Sipas parallogarive tė komisioneve ndėrkrahinore ushtarake konsiderohej se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte nė gjendje tė mobilizonte njė ushtri prej 170 mijė ushtarėsh , prej tyre 110 mijė nga Vilajeti i Kosovės , ndėrsa nga ky numėr 40 mijė veta do tė ishin nga Sanxhaku i Shkupit. Ndėrkaq,Sami Frashėri numrin e forcave tė armatosura tė Lidhjes e pohon tė ishte 150 mijė veta.Pėr t'iu shmangur shpenzimeve tė mėdha qė do tė nevojiteshin pėr mbajtjen e njė force tė tillė ushtarake, Komiteti Kombėtar vendosi qė tė mobilizoheshin forca tė kufizuara qė do tė kapte shifrėn prej 110 mijė vetash nė Vilajetin e Kosovės dhe tė Manastirit.Sipas kėtij vendimi  qė do tė thotė se ushtria e Sanxhakut tė Shkupit duhej tė kishte afėrsisht 10000 ushtarė.

Delegatėt e Kuvendit tė Lidhjes pas konstituimit tė  organve tė saj  dhe sjelljen e vendimeve me peshė,do tė shpėrndahen  nėpėr krahinat e tyre pėr tė zbatuar nė jetė vendimet e sjellura.Kjo periudhė pėrkon me kohėn  kur Kongresit tė Berlinit do t'i drejtoheshin me anė tė memorandumeve e peticioneve Komitetet dhe paria e viseve tė ndryshme shqiptare,kundėr vendimeve tė padrejta tė tij, qė cungonin tėrėsinė territoriale tė Shqipėrsiė. Kongresit tė Berlinit  me 26 gusht  1878 iu drejtua paria e krahinės sė Shkupit edhe  popullsia  e Sanxhakut  tė Shkupit  me njė protestė kundėr  vendimeve arbitrare  pėr  dėmtimin territorial  tė Shqipėrisė.Ajo e pa tė arsyeshme t'i drejtohej me njė memorandum delegatit tė Anglisė nė kėtė Kongres ,Lordit Beconsfild me anė tė cilės kėrkohej qė popullata e kėsaj krahine tė merrej nė mbrojtje nga mizoritė dhe veprimet barbare tė ushtrisė ruse e bullgare.

Dega e Lidhjes sė Prizrenit nė Shkup zhvilloi njė veprimtari tė ngjeshur  nė  pėrputhje me programin dhe obligimet qė dilnin nga  vendimet e Kėshillit Qėndror tė Lidhjes .Delegatėt  e  saj njohtuan shqiptarėt e Shkupit dhe tė Sanxhakut tė tij pėr vendimet e sjella nė Prizren. Dega e Lidhjes sė Shkupit, nė pėrputhje  me vendimet e sjellura nė Prizren, njė kujdes tė veēantė do t'ia kushtojė organizimit tė formacioneve tė mbrojtes sė  Lidhjes sė Prizrenit,siē ishte ushtria dhe  policia,qė kjo strukturė tė viheshin nė funksion tė mbrojtes sė tokave tė rrėzikuara dhe  mbajtjes  sė  rendit e qetėsisė  nė  qytetet dhe rrethinat e Sanxhakut tė Shkupit.Ajo ndėshkonte edhe  kundėrvajtėsit e akteve normative tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.Konzulli austro-hungarez nė Shkodėr Lippih  nė raportin e 20 korrikut 1878 pohonte se Komiteti i Lidhjes Shqiptare i Shkupit  po punonte me zell nė regjistrimin e burrave tė aftė” pėr milicinė dh ushtrinė rezervė tė Lidhjes.

Dega e Lisdhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Shkup nė verėn e vitit 1878 regjistroi edhe vullnetarėt qė paraqiteshin pėr mbrojtjen e Plavės  e tė Gucisė. Njė diplomat i huaj  pohon  se ndikimi i saj po shtrihej  jo vetėm nė qytete por edhe nė zonat mė tė thella malore tė sanxhakut tė Shkupit tė banuara me shqiptarė. Eksitojnė mjaftė tė dhėna qė konfirmojnė shifra tė caktuara tė vullnetarėve qė kryenin detyra tė besuara  nė Shkup dhe nė  krahinėn e tij .

Dega e Lidhjes sė Shkupit gjatė verės sė vitit 1878  u angazhua edhe pėr strehimin dhe vendosjen e muhaxhirėve ( refugjatėve) tė shumtė qė ishin u detyruan  t'i  braktisnin pėrdhunisht vatrat e tyre  (mbi 700 fshatrave  nga viset e Sanxhakut tė Nishit,sidomos nga krahina e Masuricės, Vrajės, Leskocit, Toplicės), tė cilėt i kishin mbushur  pėrplot rrugėt e Shkupit dhe tė qyteteve tė tjera tė Vilajetit tė Kosovės dhe tė Manastirit.

Nė kohėn kur duhej tė hynte nė fuqi zbatimi i nenit 28 tė Kongresit tė Berlinit pėr dorėzimin e Plavės e tė Gucisė Malit tė Zi, dhe Sulltani ishte informuar se Lidhja Shqiptare e Prizrenit  nuk pranonte dorėzimin e tyre, dėrgoi nė Shqipėri si pėrfaqėsues tė vetin mareshalin Mehmet Ali Pashė Maxharin.Ky gjeneral, qė ishte edhe nėnshkrues i Traktatit tė Berlinit pėr  P. Osmane, do tė  vihet nė krye  tė  forcave  tė konsiderueshme ushtarake pėr t’i detyruar shqiptarėt  t’ i bindeshin vendimit tė Kongresit tė Berlinit pėr lėshimin e kėtyre krahinave shqiptare Malit tė Zi. Kėshilli Qėndror i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ,nė fillim tė gushtit 1878 thėrriti njė mbledhje tė pėrfaqėsuesėve tė Vilajetit tė Kosovės,nė tė cilin muarėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė Shkupit . Mbledhja zgjati  gjithė natėn e 14 gushtit 1878, dhe nė fund u suall vendimi tė mbrohej tėrėsia  e tokave shqiptare. Komandanti i Forcave tė Lidhjes i Nėnkomitetit tė Vilajetit tė Kosovės, Ali Pashė Gucia, duke iu bindur urdhėrit tė Kėshillit Qėndror tė Lidhjes  nisi vullnetarė pėr tė mbrojtur kėto krahina veriore tė Shqipėrisė nga rreziku i pushtimit  malazez.Konsulli anglez nė Selanik nė raportin e gjerė  vjetor qė e kishte pėrgaditur pėr ministrin e tij tė Jashtėm lidhur me  zhvillimet nė Shqipėri, vinte nė dukje se " Vullnetarėt e Sanxhakut tė Shkupit qė u dėrguan nė Gjakovė dhe, mė pas nė Malėsi ishin pjesėrisht shumica nga fshatrat e rrethinės, por kishte edhe nga vetė qyteti i Shkupit.Nė raportin e kėtij diplomati zinte njė vend tė veēantė  veprimtaria e Degės sė Lidhjes Shqiptare tė Shkupit gjatė gjysmės sė dytė tė vitit l878.Sipas tij, kjo Degė ishte dėshmuar me aktivitetin e saj nė angazhimin e forcave vullnetare tė destinuara pėr mbrojtjen e Plavės dhe tė Gucisė. Ai vinte nė dukje  se nga fundi i vitit 1878 Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Dega e saj nė Shkup  nuk njihte  pushtetin osman.Sipas tij  njė pjesė e Shtabit  tė Komitetit  Ndėrkrahinor  tė Mbrojtjes ishte vendosur nė qytetin e Shkupit si masė preventive pėr ndonjė sulm tė mundshėm nga lindja.

  Konsulli austro-hungarez nė Shkodėr, Lipich nė raportin e tij tė  14 shtatorit 1878  fliste  gjersisht pėr  konfliktin  e  armatosur midis forcave shqiptare dhe atyre osmane nė Gjakovė qė u zhvillua prej dt. 3-6 tė kėtij muaji.Pas luftimeve treditėshe  forcat e Lidhjes  asgjėsuan  dorcat osmane , bashkė me gjeneralin e tyre.Atė e vrau  Col Delia , njė trim malėsor 17 vjeē , i cili duke shtirė nė tė  ra  dėshmorė me fjalėt e fundit “ vet po des po pashėn po e ēarti”.Diplomati austrohungarez  vinte nė dukje dezertimin nė masė tė ushtarėve osmanė dhe kalimin e ushtarėve shqiptarė nė radhėt e forcave tė Ushtrisė sė  Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Sipas  tij  Dega e Lidhjes Shqiptare nė Shkup, sikurse edhe disa degė tė tjera nė Vilajetin e Kosovės, ia doli tė sigurojė sasi tė konsiderushme armėsh nga ushtarėt e dezertuar osmanė, tė cilat u pėrdorėn pastaj pėr qėllimet e mbrojtjes sė tokave tė rrezikuara shqiptare nė kufi me Malin e Zi..Dega informonte dhe sensibilizonte popullatėn e Shkupit dhe tė Krahinės  sė tij  lidhur me aktivitetin e Lidhjes dhe zhvillimet politike e ushtarake  nė trojet shqiptare.

Shqiptarėt e Shkupit dhe tė krahinės  sė tij , duke qenė tė indinjuar nga qėnderimi kapitulues i Portės sė Lartė ,diktatit tė Rusisė dhe  Fuqive tė tjera tė Mėdha  pėr tė lėshuar pe  kundrejt tėrėsisė  tokėsore shqiptare.Nė lajmin e pėrhapur  pėr dėrgimin e pėrforcimeve tė reja osmane drejt viseve tė rrezikuara veriore , masa e qytetarėve  iu drejtuan Stacionit tė Trenit, atė botė jashtė pjesė  urbane tė tij, pėr tė protestuar kundėr depėrtimit tė kėtyre  forcave  nė  veri tė qytetit.Por turma u pengua ti afrohej Stacionit tė Trenit nga kordoni i  fortė  i  forcave  speciale xhandarmėrisė.Ndėrkohė, qė autoritetet  osmane  urdhėruan drejtuesit  e trenit tė mos ndalohej fare nė Shkup,por tė vazhdonte pėr nė Ferizaj.

   Fitorja e ushtrisė sė Lidhjes nė Gjakovė  ndikoi  nė shtimin e  radhėve tė qarqeve atdhetare tė gatshme pėr t’u sakrifikuar pėr mbrojten e tėrėsisė tėrritoriale tė Shqipėrisė dhe  forcimin mėtejm tė krahut autonomist nė rradhėt e udhėheqjes sė Lidhjes shqiptare tė Prizrenit.Nga ky disponim ,i krijuar me nismėn e qarqeve patriotike, u organizua njė kuvend nė qytetin e Dibrės, ku morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė Shkupit.Kuvendi aprovoi  njė rezolutė( 1 nėntor 1878) me anė tė cilės kėrkohej formimi i Vilajetit Shqiptar,ngritja e gjyqeve vetanake,administrata dygjuhėsore , zhvillimi i arsimit nė gjuhėn shqipe, zbatimi i reformave nga Kuvendi i Madh ( Parlamenti ), pėrdorimi i njė pjese tė buxhetit pėr nevojat e vendit etj. Rezoluta pasi  do tė sigurojė  pėlqimin paraprak nga tė gjitha kazatė shqiptare, do t’i dėrgohet  Portės sė Lartė pėr aprovim.

 Dega e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Shkup provohet nga burimet tė konfirmuara se  mbėshteti vendimet dhe rezolutėn e Kuvendit tė Dibrės, duke avancuar nė kėtė pikėpamje nga shumė degė tė Vilajetit tė Kosovės. Rolin e kėsaj dege qė po  e luante  dhe nė qėndrimin e saj nė nivelin e detyrės e pohon  njė diplomat i huaj ,i cili midis tjerash do tė konstatonte:" Lidhja e Shkupit po e kontrollon jetėn politike nė Shkup dhe nė kazanė e saj, dhe po shkon hap pas hapi drejt pavarėsimit".Pėr tė jetėsuar vendimin e  Kuvendit tė Dibrės pėr zhvillimin e arsimit  nė gjuhėn  shqipe , Dega e Lidhjes nė Shkup hapi shkollėn  shqipe nė kėtė qytet nė fund tė vitit 1878.Kjo shkollė vetėfinansohej nga popullsia e qytetit, sidomos nga esnafet e Ēarshisė.

  Roli i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė vetėdijėsimin dhe ngritjen e ndėrgjegjės kombėtare nė radhėt e shtresave shoqėrore tė qytetit  dhe tė krahinės pėr tė siguruar  tė drejtat e ligjshme po rritej nga dita nė ditė.Kjo aspiratė  programatike  e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare u vu nė rend dite nė Kėshillin e Pėrgjithshėm  tė Lidhjes  me 27 nėntor 1878. Kėshilli mori vendim pėr nevojėn e jetėsimit tė idesė  sė autonomisė sė Shqipėrisė nė kuadėr tė P. Osmane. Vendimi i aprovuar  nga pjesėmarrėsit  e Kėshillit arsyetohej se Shqipėria ishte e aftė tė pėrballonte kėtė kėrkesė , pasi banohej nga “ 2 500 000 njerėz” qė shtriheshin  nėpėr  Sanxhaqet e Shqiprisė: Jeni Pazar, Prishtinė, Shkup, Manastir , Korēė , Dibėr , Elbasan ,Durrės , Berat , Gjirokastėr , Janinė dhe qė tė gjith flisnin njė gjuhė , se 2/3 e tyre ishin muhamedanė dhe 1/3 tė krishterė.Sipas tij ,kompaktėsia  terriotriale  etnike  e kėtyre trevave  pėrbėnte parakushtin e domosdoshėm  dhe shumė tė rėndėsishėm  qė nė gjithė kėtė hapėsirė tė jetėsohej Autonomia e  Shqiprisė”.

Dega e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit  nė Shkup nė ndėrrim tė moteve 1878-1879 nė bashkėpunim me Degėn e Dibrės ,Kumanovės,Preshevės, Tetovės dhe disa degė tė tjera tė Vilajetit tė Kosovės, po bėnin pregaditje intensive pėr dėrgimin e forcave vullnetare pėr mbrotjen e Plavės e tė Gucisė. Ndėrkohė qė autoritetet  osmane  tė vilajetit  po ndėrrrmerrnin masa  pėr tė penguar organizimin e forcave  vullnetare  dhe dėrgimin e tyre  nė mbrojtje  tė viseve tė rezikuara nga Mali i Zi.Ato u pėrpoqėn  tė pengonin  dėrgimin e kėtyre  forcave,pėrfshirė edhe masat e arrestimit  tė veprimtarėve  dhe vullnetarėve shqiptarėr  tė kėtyre viseve.Njė diplomat i huaj vinte nė dukje  se tensionimi midis Lidhjes Shqiptare tė Prizrenirt dhe P.Osmane ishte ngritur dukshėm si rezultat i arrestimit tė 200 veprimtarėve shqiptarė dhe njė numri tė konsiderueshėm ,siē thuhej kryengritėsish (vullnetarėsh r.a.) nga Dibra,Shkupi,Kumanova, Presheva etj. qė po pregaditeshin tė niseshin nė mbrojtje tė Plavės e Gucisė.

Dega e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Shkup gjatė pranverės sė vitit 1879 do tė angazhohet aktivisht nė Lėvizjen pėr  jetėsimin e autonomisė sė Shqipėrisė ,siē u parashtrua  nė Rezolutėn e Kuvendit tė Dibrės , dhe qė tani u  inicua tė zbatohej nga Komiteti i Stambollit.Lėvizja pėr administratė dygjuhėsore  dhe gjyqe tė veēanta shqiptare  mori pėrmasa  nė mars tė vitit 1879, fillimisht nė pjesėn veriore tė Vilajetit tė Kosovės, qė pastaj tė pėrfshinte edhe viset e tjera tė tij.Kjo Lėvizje nė prill tė vitit 1879 do tė marrė dimensione  gjithėpėrfshirėse nga radhėt e tė gjitha shtresave tė shoqėrisė shqiptare.Ajo  gjeti  mbėshtetjen kudo nė  viset e Vilajetit tė Kosovės, si njė  Lėvizje e fuqishme  pėr krijimin e gjyqeve shqiptare.Kjo kėrkesė do tė kulminojė me 7 maj 1879 kur  valiut tė Kosovės nė  Prishtinė  iu paraqit njė peticion i nėnshkruar nga 27 pėrfaqėsues tė Vilajetit  pėr themelimin e gjyqeve tė pavarura shqiptare, sepse siē shpreheshin ata ," nuk kemi mė besim nė drejtėsinė e gjyqeve qeveritare".Porta e Lartė e gjendur pėrballė njė trysnie tė fuqishme ndėrkombėtare pėr  zbatimin e vendimeve tė Kongresit  tė Berlinit pėr cedimin e tokave shqiptare ,u detyrua tė lėshojė pe kundrejt kėsaj kėrkese  shqiptare, nė mėnyrė qė tė evitohej konflikti i armatosur  me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit.Kėmbėngulja  e drejtuesėve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit  nė Vilajetin e Kosovės dha  rezultatet e pritura .Pėr rrjedhojė, pas pesė ditėsh qeveria e Stambollit urdhėroi valiun e Kosovės pėr lejimin e formimit tė gjyqeve shqiptare nė kėtė vilajet.Kjo urdhėresė, pėr shkaqe tė panjohura, pėrjashtonte fillimisht  kjo e drejtė pėr ngritjen e gjyqeve shqiptare tė Sanxhakun tė Shkupit dhe tė Kazasė sė Presheves.Mbase kjo bėhej  nga frika e reagimit tė Bullgarisė qė i pretendonte kėto vise. Megjithėktė, pak  kohe me von e  drejta e formimit te gjyqeve shqiptare do tė lejohet tė shtrihet edhe ne qytetet  Kumanovė , Preshevė dhe nė Shkup.Gjyqi shqiptar nė Shkup filloi tė funksionojė nga pranvera e viti 1879. Gjyqet shqiptare qė vepronin, krahas gjyqeve shtetėrore osmane, nė pėrbėrjen e tyre kishin 12-20 anėtarė, varėsishtė nga madhėsia e qytetit.Gjyqi i Shkupit kishte numrin maksimal tė gjykatėsve, qė do tė thotė  se ai pėrbėhej prej  20 gjykatėsve shqiptarė ,shumica e tė cilėve ishin edhe anėtarė tė Degės sė Lidhjes Shqiptare tė kėtij qyteti. Gjyqi gjykonte nė mbėshtetje tė njė Ligji tė sajuar fillimisht prej 14 neneve, qė pėrbėnte njė kombinim midis tė  drejtės  sė Legjislacionit   osman-sherijatit  dhe tė drejtės dokanore shqiptare - Kanunit tė Lekė Dukagjinit. Nė tė shumtėn e rasteve  gjykohej  nė mbėshtetje tė dispozitave tė kėtij kanuni, qė do tė thotė se nė kėto  gjyqe  gjykohej sipas normave tradicionale shqiptare.Pėr funksionimin e gjyqit shqiptar nė Shkup sipas tė drejtės  dokanore shqiptare  konzulli anglez nė Selanik nė raportin e 8 shtatorit 1879 konfirmonte se” nė Prishtinė dhe nė Shkup shqiptarėt  gjykojnė krejtėsisht sipas gjyqeve tė tyre tė mbėshtetura nė traditėn e tyre ”.

  Menjėherė pas realizimit  tė drejtės pėr themelimin e gjyqeve popullore shqiptare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit shtroi kėrkesėn e zgjerimit tė sė drejtės sė vetadministrimit nė gjithė administratėn, pėr tė jetėsuar pėrfundimisht konceptin e vetadministrimit autonom tė Shqipėrisė.Kjo kėrkesė do tė shėrbentė njėkohėsisht  edhe  si njė kundėrpėrgjigje kundrejt  disa fuqive Evropiane nė krye me Rusinė, tė cilat insistonin pėr zbatimin e tė tė ashtuquajturave reforma politike ne pjesėn europiane tė Perandorisė , tė cilat ishin nė dėm tė interesave  kombėtare shqiptare. Nė fakt prapavija e zbatimit tė reformave politike ishte dėrgimi i forcave osmane nė Shqipėri pėr tė shtypur me forcė vullnetin e ligjshėm tė popullit shqiptar.Kundėr zbatimit tė kėtyre reformave me 23 qershor 1879 u organizua njė miting nė Rugovė, ku morėn pjesė 800 burra tė armatosur ,qė kishin shkuar nga Shkupi, Prizreni , Dibra dhe Tetova.

Kundėrshtimi i planeve tė Fuqive tė Mėdha , i mbėshtetur nga P. Osmane  u konfirmua  nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizreit, e mbajtur njė muaj mė vonė nė korrik 1879. Nga kjo mbledhje ,do t'i pėrkujtohej Portės sė Lartė me anė tė njė Promemorje  se shqiptarėt, mė nė fund ,pėr tė realizuar tė drejtėn e tyre tė natyrshme, do tė detyroheshin vetė ta pėrmbysnin pushtetin lokal osman, dhe tė ngrisnin  nė vend tė tij pushtetin shqiptar tė Lidhjes.Duke qenė sė Porta po qėndronte indiferente ndaj kėsaj kėrkese, pak ditė mė vonė degėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ia dolėn ta shtrijnė pushtetin e adminsitratės  vendore nė disa qytetet te Vilajtetit te Kosovės si nė  Mitrovicė, Gjakovė , Prizren , Pejė  dhe Vushtrri.Pėrpjekje tė tilla u bėnė edhe nė Shkup, Tetovė, Prishtinė e Gostivar, por ia dolėn tė ngritnin administratėn shqiptare, si rrjedhojė e  masave energjike tė P.Osmane. Pėr momentin Degės sė Shkupit i mbetej tė pėrkujdesej pėr funksionimin e gjyqeve shqiptare.

  Veprimtarė tė Degės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Shkup gjatė gjysmės sė dytė tė vitit 1879 u angazhuan me ngulm pėr jetėsimin e konceptit tė autonomisė territoriale  tė Shqipėrisė.Ky koncept i kundėrvihej synimeve cetralizuese tė Portės sė Lartė pėr zbatimin e reformave.Nė funksion tė kėtij  koncepti Abdyl Frashėri hartoi njė Parashtresė,tė cilėn ia drejtoi Portės sė Lartė, me anė tė sė cilės kėrkohej realizimi i tė drejtave autonomiste pėrmes formimit tė Vilajetit tė Bashkuar Shqiptar .Vilajeti Shqiptar , sipas tij,do tė pėrfshinte 11 sanxhaket  e banuara me shumicė nga shqiptarėt,tė cilėt ishin:Sanxhaku Shkodrės, Prizrenit,Prishtinės,Shkupit,Dibrės,Manastirit,Korēės,Beratit,Gjirokastrės,Janinės dhe Prevezės.

Mirėpo, duke qenė se Porta e Lartė  ndaj kėrkesave shqiptare po bėhej e shurdhėt , drejtuesit e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit e panė tė arsyeshme  tė thėrrisnin njė kuvend  tė pėrgjitshėm tė ri  pėr tė ngjeshur radhėt  dhe pėr t’iu shmangė  ndikimit  tė bashkėpunėtorėve  tė qeverisė sė Stambollit qė ishin nė radhėt e saj .Kjo do t’i hapte rrugėn  realizimit tė programit tė autonomisė tė Shqipėrisė. Pėr rrjedhojė, me 3 tetor 1879 u thėrrit Kuvendi i Pėrgjithshėm e Lidhjes , po nė atė ndėrtesė  ku ishte themeluar njė vit e ca mė parė Lidhja .Nė kėtė kuvend sipas reshperit shkodran Engjėll Ēoba, ishin tė pėrfaqėsuar nga ēdo sanxhak nga dy delegatė nga Shkupi, Dibra,Manastri,Tetova, Prishtina,Peja, Gjakova dhe Janina.

    Kuvendi i Pėrgjithshėm zgjodhi Kėshilin e Ri tė Pėrgjithshėm, i cili dominohej nga ithtarė tė krahut autonomist.Kryetar i ri i Kėshillit u zgjodh Ymer Prizreni, autonomist i pėrbetuar.Ai nė fakt zėvėndėsoi  Sheh Mustafė Tetovėn i cili kishte rėnė nė pozita tradhėtare,pasi  shkoi nė Stamboll  pėr tė kėrkuar mėshirėn e sulltanit dhe nuk u kthye mė nė Shqipėri.Kuvendi mori vendim qė Plava e Gucia tė mbroheshin me forcėn e armėve.Porta e Lartė duke e parė rrezikun nga synimet autonomiste tė Lidhjes nė rritje urdhėroi  shpėrndarjen me forcė tė kuvendit,por kėsaj nuk ia doli.Delegatėt e kuvendit  pėrpiluan njė memorandum, me anė tė cilit kėrkohej jetėsimi i  autonomisė sė Shqipėrisė.

  Dega e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit nė Shkup nė kyre ne Jashar bej Shkupin do tė angazhohet me ngulm pėr jetėsimin e vendimeve tė Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė sapopėrfunduar.Tashmė edhe nė Sanxhakun e Shkupit gjithė vemendja e opinionit ishte pėrqėndruar tek marėdhėniet e acaruara deri nė fund shqiptaro-malaziase. Kėto marėdhėnie u tensionuan skajshmėrisht nga fillimi i tetorit 1879, si rezultat i insistimit tė Malit tė Zi pėr t’ia marrė forcėrisht Plavėn e Gucinė.Komisioni Ushtarak i Komitetit Ndėrkrahinor i Lidhjes  pėr Vilajetin e Kosovės shpalli zonėn e Plavės e tė Gucisė nė gjendje lufte.Ndėrkaq,Dega e Lidhjes  nė Shkup, nė bashkėpunim me kėtė Komitet kreu pjesėn e saj tė detyrės.Ndėrkohė autoritetet osmane  pėr tė dobėsuar forcėn vepruese tė Lidhjes  urdhėruan  mobilizimin e rekrutėve tė  rinj  shqiptarė pėr ushtrinė e saj.Ymer Prizreni,kryetar i ri i Kėshillit tė Lidhjes, e  kundėrshtoi urdhėrin e valiut (guvenatorit)) tė Vilajetit tė Kosovės pėr rekrutimin e nizamėve nė ushtrinė osmane , sepse ,siē deklaroi ai ata  i” nevojiteshin Shqipėrisė pėr tė mbrojtur tėrėsinė e saj nga rreziku i copėtimit”.Nė funksion tė kėtij objektivi ai e vinte nė dijeni Valiun e Kosovės se Lidhja Shqiptare kishte konfiksuar armėt qė gjendeshin nė garnizonin e Shkupit, Prishtinės dhe tė Mitrovicės.Aksionin  pėr konfiskimin  e armėve  nga depotė ushtarake  tė garnizonit tė qytetit  u pėrpoq  ta kundėrshtojė me ushtri  prefekti ( myteserifi) i Shkupit . Megjithėktė aksioni u krye  me sukses, ndėrsa prefekti u dėbua nga detyra.

 Nga tetori 1879 deri nė janar  1880 Dega e Lidhjes sė Shkupit, u angazhua gjithanshėm pėr tė dhėnė kontributin e saj nė Luftėn shqiptaro- malaziase,qė shpėrthei si rrjedhojė e kėmbėnguljes sė  Malit tė Zi pėr t’ i marrė me forcė krahinat shqiptare tė Plavės e Gucisė.Mirėpo,qėndresa heroike tė Ushtrisė sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit mposhti  ushtrinė malaziase ,pėrkundėr epėrsisė nė armatim dhe pėrvojės sė lakmueshme nė luftė me ushtrinė osmane. Fitorja e ushtrisė shqiptare ndėrkaq, sikur ringjalli famėn e Ushtrisė sė Skėnderbeut.Ishte kjo njėherit grusht i rėndė kundėr arrogancės sė Perandorisė osmane dhe prepotencės sė Rusisė  dhe ndonjė fuqie tjetėr  qė po demonstronin kundrejt popullit shqiptar.

  Si rrjedhojė e qėndresės sė rrallė  tė ushtrisė shqiptare  dhe fitores sė saj tė shkėlqyeshme  mbi atė malazeze,Fuqitė e Mėdha qenė tė detyruara  pėrfundimisht tė heqin dorė nga insistimi qė Malit tė Zi t'i jepej Plava e Gucia, dhe tė kėrkonin njė zgjidhje tjetėr , si zėvėndėsim, qė do tė kėnaqte pretendimet e Malit tė Zi.Ato pėrqafuan planin e ambasadorit italinan nė Stamboll,Leone Corti, sipas tė cilit Malit tė Zi  do t'i jepej Hoti, Gruda dhe Kelmendi, apo Malėsia e Madhe ,duke konsideruar se kjo krahinė ,kryesisht katolike,nuk do tė kundėrshtonte t'i bashkohej Malit tė Zi ortodoks.

Pazarllėqet e Fuqive tė Mėdha dhe tė Portės sė Lartė me trojet shqiptare indinjuan  atdhetarėt gjithandej  viseve shqiptare  dhe drejtuesit e  Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė krye me Ymer Prizrenin.Kėshilli i Pėrgjithshėm dha kushtrimin pėr mbrojtjen e Malėsisė sė Madhe , pėrderisa Komisioni ushtarak Ndėrkrahinor i Shkodrės  i Lidhjes shpalli gjendjen e jashtėzakonshme.Nė gjendje gadishmėrie qenė ngritur edhe degėt e Lidhjes nė Vilajetin e Kosovės.Pėr tė kryer sa mė mirė misionim e saj, nė mars 1880 Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit solli vendim qė disa kuadro mė tė besuara tė saj e tė vizitonin viset jugore tė Vilajetit tė Kosovės si dhe ato tė Vilajetit tė Manastirit, pėr tė parapregaditur popullin pėr zhvillimet qė do tė pasonin nė kufijtė veriorė tė Shqipėrisė.Ata mbanin me vete si material propagandistik Proklamatėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, drejtuar ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė lidhje me realizimin e tė drejtės sė autonomisė sė Shqipėrisė.Konsuli austro-hungarez nė Prizren bėnte tė ditur se ndėr qytetet e vizituara nga ky grup veprimtarėsh tė Lidhjes ishte edhe Shkupi.

Si rezultat i kėtij agjitacioni, kryetari i Komisionit ushtarak i Degės sė Lidhjes nė Shkup Xhavit Efendiu, vizitoi viset e Sanxhakut tė Shkupit, duke kėrkuar nga degėt dhe nėndegėt pėrkatėse tė Lidhjes qė ishin nė varshmėri nga Dega e Shkupit, tė bėhej mobilizimi i vullnetarėve shqiptarė pėr nevojat e Lidhjes. Udhėtimi i tij duket se dha rezultatet  e pritura.Sikundėr nė vetė qytetin e Shkupit  dhe rrethinėn e tij ,si dhe  nė Sanxhak e  kazatė shqiptare tė tij u dėshmua gadishmėria pėr t'u vėnė nė mbrojtje tė trojeve tė rrezikuara.

  Lufta e Dytė shqiptaro-malazeze ,qė filloi me 22 prill 1880 u zhvillua pėr Malėsinė e Madhe , mobilizoi mijėra vullnetarė shqiptarė edhe nga Vilajeti i Kosovės pėr t'u shkuar nė ndihmė vėllezėrve tė tyre tė rrezikuar.Ndėrkaq,Dega e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit  nė Shkup gjatė gjithė kohės u angazhua pėr tė dhėnė kontributin e saj nė kėtė luftė.Aktiviteti i saj nė kėtė kohė i kishte ranė nė sy autoriteteve osmane dhe, pėr rrjedhojė,komandanti i garnizonit tė Shkupit  koloneli Ibrahim Pasha ndėrmori masa tė rrepta pėr tė penguar  aksionin e saj.Ai i ndėshkoi pamėshirshėm nėpunėsit e qytetit tė Shkupit me largim nga puna qė ishin dėshmuar si miqė tė Degės sė Lidhjes sė Shkupit. Disa prej tyre u mbajtėn nė arrest .Ata do tė lirohen nga arresti vetėm pas protestave tė  shkupjanėve.

Ndėrkohė,si rrjedhojė e njė heroizmi tė pashoq nė disa pėrpjekje me ushtrinė malazese,ushtria shqiptare e Lidhjes sė Prizrenit pėrsėri doli triumfuse. Ishte kjo fitorja e dytė e saj  kundėr asaj malazese . Knjaz Nikolla i Malit tė Zi sėrish qe i detyruar tė kėrkonte ndihmėn e Fuqive tė Mėdha pėr tė zgjedhur konfliktin me shqiptarėt.Tashmė  mbetej t’ i kompenzohej, kėtij shteti, sajesė e Rusisė njė krahinė tjetėr shqiptare.

 Pas fitores sė forcave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit  kundėr ushtrisė malaziase dhe krijimit tė Qeverisė sė Pėrkohshme pėr Malėsinė e Madhe nė maj 1880, zhvillimet nė krahinat veriore shqiptare u radikalizuan skajshmėrisht.Pėr rrjedhojė ,Dega e Lidhjes Shqiptare nė Shkodėr e konsideroi  si tė volitshėm ēastin pėr tė shpallė autonominė e viseve shqiptare.Shembullin e Degės sė Shkodrės e ndoqi Dega e Prizrenit e cila nė maj 1880 ,  me forcėn e armėve dėboi trupat osmane nga qyteti dhe vendosi pushtetin e saj.Ndėrkohė nė viset e tjera tė Vilajetit tė Kosovės filluan aksionet pėr tė ndjekur kėtė rrugė.Zhvillimet e vrullshme drejt objekivave autonomiste diktuan tek qarqet atdhetare tė llogarisnin nė realizimin e shpejtė tė autonomisė sė Shqipėrisė, dhe nė kėtė kuadėr dolėn propozimet pėr kryeqytetin e saj tė ardhshėm.Nė kombinimet e mundshme , krahas Tiranės , Ohrit Manastirit e Korēės ishte  edhe Shkupi si kryeqytet i mundshėm i Shqipėrisė sė ardhshme autonome. Projekti i Lidhjes Shqiptare pėr autonominė e Shqipėrisė pėrputhej me relacionin studimor tė ambasadorit anglez nė Stamboll Lordit Gocshen, pėr krijimin e Vilajetit tė bashkuar shqiptar.Arsyetimi qė ai jepte  pėr krijimin e njė njėsie  tė veēantė shqiptare  doli i qėndrueshėm, sot e kėsaj dite  me konstatimin se: "Kombėsia shqiptare ėshtė njė element qė nuk mundė tė lihet nė njė anė nė ēfarėdo kombinimi tė ardhshėm politik."

 Pėrderisa Lidhja Shqiptare e Prizrenit projektonte realizimin e objektivit tė autonomisė sė Shqipėrisė, nė anėn tjetėr edhe mė tej po vazhdonte prirja e Fuqive tė Mėdha pėr tė kėnaqur lakmitė e Malit tė Zi nė kurriz tė tokave shqiptare,dhe pėr tė mohuar tė drejtėn e ligjshme tė popullit shqiptar pėr vetadministrim.Ky qėndrim u shpreh nė qershor 1880 me rezolutėn e Konferencės sė Berlinit pėr shpėrblimin e Greqisė me viset e Epirit ( Shipėrisė Jugore r.a.),  vendimet e Konferencės sė Stambollit pėr t'ia dhėnė Malit tė Zi Krahinėn e Ulqinit si kompenzim pėr Malėsinė e Madhe,si dhe prirjen e Fuqive tė Mėdha qė pėrmes reformave politike tė cungoheshin mė tej trojet etnike shqiptare.

  Kėto vendime  ngjallėn indinjatėn e qarqeve atdhetare  nė qytetin e Shkupit dhe nė krahinėn e tij.Nė shenjė revolte pėr mbėshtetjen e hapur  qė i bėnin Fuqitė e Mėdha  Malit tė Zi  nė dėm tė tokave shqiptare, degėt e Lidhjes Shqiptare tė qyteteve tė Vilajetit tė Kosovės hodhėn parulla pėr dėbimin e konzujve tė huaj nga Shqipėria.Ndėrkaq, gjatė pjesės sė dyte te korrikut 1880 deget e Lidhjes te Shkupit, Prishtinės dhe Mitrovicės,ia dolėn tė  sekuestronin njė sasi armėsh qė gjendeshin nė depotė e ketyre qyteteve.Po ashtu, nė kėtė kohė, qe dėbuar  prefekti (mytesarifi) i Shkupit.Ndėrkaq, duket se aksioni  pėr dėbimin e konsujve tė huaj  pėr shkaqe diplomatike u pezullua.

  Pakėnaqėsia e qarqeve radikale autonomiste  tė Lidhjes kulminoi kur Porta e Lartė bėri publike me 14 gusht 1880 projektin qė ia paraqiti Komisionit evropian tė reformave pėr organizimin e vilajeteve , sipas tė cilit hidhej poshtė kėrkesa  pėr formimin e vilajetit autonom shqiptar.Pėrjashtim bėnte vetėm pėrfaqėsuesi i Anglisė, Ficmoris, i cili do tė kėmbėngulte pėr njė “veēim administrativ tė Shqipėrisė brenda Perandorisė Osmane “.

Nė rrethanat e pėrshkallėzimit  dhe tė tensionimit  tė marrėdhėnieve  shqiptaro-osmane  me 26 gusht  1880 u mblodh  komiteti ( Kėshilli ) Qėndror  i Lidhjes  sė Prizrenit. Nė kėtė mbledhje  muarėn  pjesė dy delegatė  nga Shkupi , Jashar bej Shkupi  dhe Abdyl efendi Shkupi.Komiteti  vendosi qė si kundėrpėrgjigje ndaj qėndrimit tradhėtar tė Portės sė Lartė kundrejt ēėshtjes shqiptare tė suprimojė  tė gjithė nėpunėsat e gjykatave civile nė Vilajetin e Kosovės. Nga njė telegram i  dt. 6 gusht bėhej e ditur se ishin zgjedhur pėrfaqėsuesit e degėve tė Lidhjes sė Prizrenit.Nė telegram ndėr tė tjera thuhej :" Edhe nė vetė Shkupin me vendet e varura prej tij , nė Kumanovė dhe nė Kaēanik, edhe nė vende tė tjera gjenden degėt, kėshillat e Lidhjes sė Prizrenit.Anėtarėt  e kėtyre degėve janė caktuar sipas madhėsisė sė ēdo rrethi(kazaje) prej 10 deri 40 anėtarė.Kėta anėtarė janė tė zgjedhur prej parisė sė ēdo fisi(. ..)nga korrespodenca meytesarifet (prefektėt)  e vendeve , jemi informuar si mė poshtė: Nė Shkup pėr kryetar (reis) ėshtė zgjedhur Jashar Beu, nė Orhanije(Kaēanik r.a.) Bashan Beu,nė Preshevė Maksut Efendu” etj

 Si kundėrpėrgjigje e arbitraritetit tė Fuqive tė Mėdha doli gjithnjė mė zėshėm kėrkesa e krahut militant tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr t'iu kundėrvėnė vendimeve tė Padrejta tė Fuqive tė Mėdha pėr coptimin e tokave shqiptare,si dhe pėr zbatimin e reformave politike,sipas tė cilave cėnohej rėndė integriteti territorial dhe etnik i tokave shqiptare.Doli se po gjente  truall tė pėrshtatshėm gjithnjė mė zėshėm kėrkesa pėr t'iu kundėrvėnė kėtyre vendimeve me anė tė krijimit tė vilajetit autonom shqiptar, qė do tė realizohej me anė tė kryengritjes sė amratosur. Kėtė e bėnte tė ditur raporti i 30 gushtit 1880 i kryekonsullit anglez nga Selaniku. Sipas tij Dega e Lidhjes nė Shkup dhe nė disa vise tė tjera tė Vilajetit tė Kosovės nuk po i pėrfillnin fare organet lokale dhe ato qėndrore osmane ,dhe se tė gjitha veprimet bėheshin nė pėrputhje me urdhėrat e Lidhjes Qėndrore tė Prizrenit, si dhe  po mobilizohej popullata pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme.Pregaditjen e Degės sė Lidhjes Shqiptare tė Shkupit  pėr kryengritje tė armatosur  kundėr qeverisė osmane  e konfirmon edhe konsulli austrohungarez nė Prizren.Ai  e vinte nė dijeni qeverinė e tij se nė kėtė kohė Kimisioni Ushtarak i Degės sė Lidhjes nė Shkup , kishte fllluar mobilizimin e njerėzve pėr ushtrinė e Lidhjes nė tė gjitha kazatė e Sanxhakut tė Shkupit.

  Ēėshtja e rrezikimit tė copėtimit  tė tokave  shqiptare  alarmoi  gjithė degėt  e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit  qė nga Ulqini , Mitrovica, Jeni Pazari  , Shkupi e Manastiri , deri nė Prevezė. Ajo u bė njė ēėshtje e qenies apo  zhbėrjes sė tėrėsisė sė Shqipėrisė Sami  Frashėri  ua bėnte me dije pretendimeve shoviniste tė shteteve fqinje se  “ Kombi shqiprtar  nuk do tė japė shpirt  duke vdekur pjesė pjesė. Nė vend qė tė vdesė kėshtu , do tė vdesė  me vetėdije tjetėr ... do tė vdesė me njė vdekje  e cila tė mos  i shkatėrrojė tėrėsinė e trupit”Duke u nisur nga ky shqetėsim nė fund tė gushtit 1880 u mblodh Kuvendi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Gjirokastėr, i cili me nisiativėn e Abdyl Frashėrit vendosi qė nė rast se qeveria e Stambollit do tė zbatonte rezolutėn e Konferencės sė Berlinit dhe tė Stambollit pėr cedimin e tokave shqiptare  dhe  nė rastė se Greqia do tė vendoste me dhunė t'i shkėpuste tokat e  Shqipėrisė Jugore , Lidhja Shqiptare e Prizrenit do tė pėrgjigjej me formimin e Qeverisė sė Pėrkohme tė saj80.

Dega e Lidhjes shqiptare tė Prizrenit nė Shkup  nė kėtė kohė zhvilloi veprimtari tė ngjeshur  pėr tė pėrmbushur vendimin e Kėshillit tė Pėrgjithshėm  tė Lidhjes  pėr suprimimin e organve tė adminsitratės osmane.Nė Shkup dhe nė kazatė e tij po vepronin aktivisht forcat e Lidhjes  dhe  pranė ēdo dege  vepronin nga 10- 40 anėtarė tė nėndegėve.Edhe gjatė vjeshtės 1880 Dega e Lidhjes Shqiptare nė Shkup nėn udhėheqjen e Jashar bej Shkupit veprimtarinė e saj po e zhvillonte nė pajtim me udhėzimet e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizreni.Sipas shembullit tė Shkodrės dhe Prizrenit , edhe nė Shkup  filluan veprimet kundėr administratės osmane , pėr zėvėndėsimin e saj me organe  shqiptare, si njė hap drejt sautonomisė sė synuar

Injorimi i kėrkesave shqiptare pėr krijimin e vilajetit autonom shqiptar,si dhe aktualiazimi i dorėzimit tė Ulqinit nga Mali i Zi, rezultoi me konvokimin e Kuvendit historik tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Dibėr, qė u mbajt me  20 tetor 1880.Nė kėtė kuvend Dega e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tė Shkupit u  pėrfaqėsua  me disa delegatė. Kuvendi miratoi programin e hartuar nga Abdyl Frashrėri pėr krijimin e Vilajetit autonom shqiptar. Jetėsimi i tij do tė fillonte nė momentin kur do t'i dorėzohej Ulqini Malit tė Zi. Njėkohėsisht do tė ngritej edhe Qeveria e Pėrkohshme e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Ndėrkohė, delegatėt  e Kuvendit tė Dibrės nuk ishin tė njė mendimi  pėr strategjinė e veprimit  tė mėtejm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit . Njė pjesė e tyre qė i pėrkiste krahut tė moderuar,konsideronte  se ende nuk ishte koha pėr njė konfrontim tė skajshėm me Perandorinė  Osmane , duke marrė parasysh rrethanat e brendshme dhe tė jashtme qė zotėronin nė kėtė  kohė.Ndėrkaq, krahu militant  i saj nė krye me Abdyl Frashėrin  qėndronte vendosmėrisht nė mbėshtetje tė konceptit  pėr ngritjen e Qeverisė sė Pėrkoshme. Kjo gjendje  rezultoi  me pėrpilimin e rezolutave tė veēanta tė dy krahėve tė Lidhjes ,krahut tė moderuar dhe atij militant, tė cilat iu dėrguan Portė sė Lartė. Delegacionin e krahut militant  autonomist  e pėrbėnin Xhemal Qoku dhe Baki Efendi Shkupi, i cili  pėr shkak tė pėrmbajtjes sė peticionit, u ndalua nga organet e qeverisė osmane njė kohė nė Selanik, dhe mezi ia doli tė arrijė nė Stamboll pas njė muaji.

      Kuvendi i Dibrės i dha fund bashkėveprimit tė dy krahėve konceptualisht tė konfi-ontuara prej kohėsh tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.Pėrderisa krahu i moderuar filloi tė tėrhiqet gradualisht  nga skena politike, dhe tė shprehė nė njė  farė mėnyre pajtim me qeverinė, krahu militant  autonomist  kaloi nė aksion konkret nė pėrputhje me platformėn politike tė Kuvendit tė Dibrės.Radikalizimi nė Kėshillin Qėndror pati reperkusione edhe nėpėr degėt e Lidhjes . Nė Degėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Shkup, erdhi nė shprehje pėrsėri krahu radikal militant nė krye me Jashar Bej Shkupin, qė ishte dėshmuar prej kohėsh pėr jetėsimin e konceptit autonomist,pėrfshirė edhe luftėn e armatosur  si mjet  pėr arritjen e objektivit.

Nė fillim tė muajit nėntor 1880 kur  filloi ekspedita e Dėrvish Pashės pėr dorėzimin e Ulqinit,qyteti dhe krahina e tij prej kohėsh gjendej nėn kontrollin e forcave tė ushtrisė sė  Lidhjes Shqiptare. Ushtria e Malit tė Zi nuk po  ia delte ta shtijė nė dorė  kėtė qytet me rrethinė nga qėndresa e rrallė e forcave tė Lidhjes. Pėr rrjedhojė,do tė vihej nė veprim ushtria osmane nėn komandėn e Dėrvish Pashės  me njė epėrsi tė madhe nė armatim dhe njerėz.Njėkohėsisht ,gjashtė  Fuqitė e Mėdha filluan demonstratėn navale nė ujėrat e Ulqinit.Pėr rrejdhojė , ky qytet shqiptar iu dorėzua me 23 nėntor 1880 ushtrisė malazeze. Shqiptarėt e krahinės sė Shkupit po e pėrjetonin kėtė  si njė akt tė rėndė tė shkėputjes sė mėtejshme tė pjesėve tė trupit tė Shqipėrisė etnike. Dorėzimin e kėtij qyteti  Malit tė Zi , Dega e Lidhjes Shqiptare nė Shkup e shfrytezoi si sinjal pėr tė kaluar nė aksion konkret pėr jetėsimin e vendimeve tė Kuvendit tė Dibrės.Ajo shtriu dukshėm kontrollin e saj nė organet lokale tė qytetit dhe filloi mobilizimin e vullnetarėve pėr tė rimarė me forcė qytetin e Ulqinit.Konzulli anglez nė Selanik bėnte tė ditur se “shqiptarėt e Shkupit janė shumė tė preokupuar politikisht,dhe kjo gjendje po vazhdon tė jetė e tillė sepse  , P. Osmane do tė humbė provincat mė tė bukura evropiane”.

 Gjendjen e tensionuar nė Shkup dhe mė gjerė nė Vilajetin e Kosovės e konfirmonte nė raportin e tij Valiu i Vilajetit tė Kosovės ,Osman Pasha qė ia dėrgoi Ministrisė sė Mbrojtjes, me 3 dhjetor 1880.Nė kėtė njohtim thuhej  se degėt e Lidhjes sė Prizrenit nė Vilajetin e Kosovės ishin shndėrruar nė organe tė pushtetit vendor. Nė njė telegram tė kėtij guverantori  qė iu dėrgonte  Ministrisė sė Luftės  gjendja nė Vilajetin e Kosovės vlerėsohej mjaftė kritike dhe kėrkohej  marrja e  masave pėr shpartallimin e Lidhjes sė Prizrenit " Sikurse ju ėshtė parashtruar nė telegramin rezervat ( konfidencial ) tė dt. 7 nėntor 1880, edhe tani ju bėjmė me dije se jemi duke hasur nė vėshtirėsi dhe nė kundrėshtime tė mėdha lidhur me moblizimin e rekrutėve".Pėr tė evituar pengesat ai i propozonte Ministrisė nė fjalė ndėrrmarrjen e masave pėr shkatėrrimin e Lidhjes sė Prizrenit,e cila kishte ndikim tė fuqishėm tek degėt e sajė nė Vilajet, duke e ilustruar kėtė me shembullin e Degės sė Shkupit:" Pėr ta zbatuar mobilizimin dhe marrjen e rezervave me kėshilla bindėse sė pari ėshtė porositur eprori i redifėve tė Shkupit qė tė bisedojė me Jashar Beun ,kryetarin e Degės sė Lidhjes nė Shkup dhe me parinė e vendit.Pas bisedimeve dhe marrjes sė pėrgjegjės nga kryetari nė fjalė , jemi informuar se para se tė merret leja nga Qendra e Organizatės sė Lidhjes sė Prizrenit, nuk mund tė zbatohen kurrėfar masash lidhur me ēėshtjen e mobilizimit dhe tė grubullimit tė rezervave.Jam i mendimit se duhet tė ftohet kryetari i Komitetit Qėndror tė Lidhjes sė Prizrenit,si dhe nga tė gjitha kazatė e Vilajetit tė Kosovės nga dy personalitete, qė t'i shmangen metodave dhe veprimeve tė tilla lidhur me nxjerrjen e rekrutėve dhe marrjen e rezervave, qė janė kundėr parimeve ligjore”.

Valiu i Kosovės  duket se nuk kishte marrė ndonjė pėrgjigje nga Ministria pėrkatėse. Kjo e detyroi atė t’i drejtohej edhe njė herė ministrisė sė pėrmendur  me 2 dhjetor 1880. Nė telegram bėhej e ditur se ishin ftuar nga dy delegatė nga ēdo kaza e vilajetit pėr tė bindur  popullin tė pranonte rekrutimin dhe mbledhjen e rezervave.Por Komiteti Qėndror i Lidhjes Shqiptare tė  Prizrenit, sipas tij me anė tė njė telegrami  ua kishte tėrhequr vėrejtjen , duke iu kėrcėnuar atyre qė tė mos ndėrrmerrnin kurrėfar masash:”Turbullirat dhe konfliktet qė kanė pėrfshirė popullatėn e kėtij Vilajeti i ka shkaktuar krejtėsisht Komiteti Qėndror i Lidhjes sė Prizrenit(...) Komiteti Qėndror i Lidhjes sė Prizrenit me degėt e tij qė janė formuar brenda Vilajetit tė Kosovės nė kėtė kohė e ka treguar veten nė formė tė pushtetit.Pasi i ka zbatuar tė gjitha aksionet qė i ka synuar”. Ai  vinte nė dukje se degėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kishin marrė guxim duke cenuar prestigjin e pushtetit lokal  osman  nė tėrėsi, dhe ia kishin  dalė kėtij objektivi”(...)Pėr t'i dhėnė funt kėsaj situate njėherė e pėrgjithmonė , sė pari kėrkohet : tė Shpėrndahet Komiteti Qėndror i Lidhjes sė Prizrenit me tė gjitha degėt e tij (...) dhe mė nė fund duhet tė pėrdoret forca energjike shtypėse."

    Njė diplomat  i huaj qė i pėrcillte nė kėtė kohė me kujdes ngjarjet nė Vilajetin  e Kosovės konfirmonte se pezmi i Degės sė Lidhjes se Prizrenit nė Shkup dhe i shqiptareve  tė krahinės sė tij kundėr Portės sė Lartė nė kėtė kohė u  shpreh “ nė mėnyrė demonstrative nė javėn e parė tė dhjetorit 1880 kundėr  dorėzimit tė Ulqinit” dhe se po bėheshin pėrgaditje intensive kundėr ekspeditės sė ushtrisė osmane nė Vilajetin e Kosovės.Porta e Lartė  si kundėrpėrgjigje tė aksionit tė Degės sė Shkupit  nė vend tė prefektit ( mytesarifit) tė dėbuar tė  Sanxhakut  tė  Shkupit  emėroi  Arif Efendiun.Ndėrkohė qė shqiptarėt e qyteti dhe tė rrethinės tė armatosur nėn udhėheqjen e Degės sė Lidhjes  me 4 dhjetor dėbuan mytesarifin e ri dhe  bllokun Urės e Gurit mbi Vardar pėr tė penguar ardhjen e sėrishme tė tij.Kjo nė fakt pėrbėnte ēlirimin e Shkupit  nga administrata osmane dhe, vėnien e tij nėn adminsitrimin e Degės sė Lidhjes.Kjo  nė fakt pėrbėnte edhe  provėn se autoritetin nė Shkup e ushtronte  vetėm Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila  nuk pėrfillte  qeverinė e Stambollit.Dega e kėtij qyteti  njohtoi telegrafisht valiun e Kosovės se kishin vendosur tė qėdronte deri nė fund pranė vendimit tė pėr tė mos lejuar ushtrimin e detyrės sė prefektit (mytesarifit) tė sapoemruar nga Porta e Lartė. Njė pėrfaqėsues i Degės sė Lidhjes sė Shkupit ia komunikoi zyrtarit osman vendimin e kėsaj Dege qė tė mos provonte tė  hyjė nė qytet,sepse ishte i padėshirueshėm pėr qytetarėt dhe gjithė shqiparėt e kazasė sė Shkupit.Nga burime tė ndryshme konfirmohej se ishin ndėrrmarrė masa tė sigurisė pėr tė penguar hyrjen nė  qytet tė mytesarrifit tė ri.Kjo ilustrohej me  bllokimin e Urės sė Gurit mbi Vardar nga 500 shqiptarė tė armatosur, tė gatshėm pėr tė vepruar.

     Sipas njė raporti anonim qė i dėrgohej kosnsulit anglez ne Selanik  bėhej e ditur se nė krye tė kėsaj  Lėvizje  ishte Jashar bej Shkupi, i cili kishte udhėhequr gjithė akcionin pėt ēlirimin e qytetit.Pastaj,po tė njejtėn ditė (4.12.1880) ishte organiazuar njė tubim nė sheshin e qytetit , nė tė cilin kishte folur ky drejtues i Degės sė Lidhjes. Ai nė fjalimin e mbajtur  me kėtė rast masės sė tubuar ( qė atėbotė gjendej nė pjesėn e vjetėr tė qytetit ,pranė Xhamisė Sulltan Murtati),do tė vinte  nė dukje se "  shqiptarėt janė ngritur kundėr qeverisė osmane , sepse po i humbin krahinat mė tė bukura", duke kėrkuar nga tė pranishmit tė mos jepnin "mė djemt ushtarė", por tė qėndrorin "nė shtėpitė e tyre nė pritmėri".

     Duke qenė se para njė demonstrimi tė kėtillė tė forcės nuk mund tė merrte detyrėn, guvernatori i padėshirueshėm osman vazhdoi rrugėn pėr nė Prishtinė, atėbotė kryeqytet i Vilajetit tė Kosovės , pėr tė marrė udhėzime pėr veprime tė mėtejme nga valiu Osman Pasha.Me instrukcionet e tij ai do tė kthehej edhe njė herė nė Shkup,por qėndroi jashtė pjesė urbane tė tij  afėr Stacionit tė Trenit.Pastaj , qe i detyruar tė nisej pėr nė Selanik.Sipas njė burimi tė besueshėm tė kohės , bėhej e ditur  se gjithė administrata osmane nė qytet ishte paralizuar , gjykatat paralele osmane ishin mbyllur, ndėrsa  kadiu do tė gjykonte nė mbėshtetje tė vullnetit tė shprehur tė popullit vetėm nė gjuhėn shqipe.Nė kėtė kuadėr vihej  fakti se  pėr  largimin e "funksionarėve tė huaj nga detyra,".Raportuesi nė pėrmbylljen e informacionit tė gjerė  arrinte nė konstatimin  se po qė se "Porta e Lartė nuk do tė ndėrrmarrė masa energjike kundėr Lėvizjes, ajo do t' i humbė krahinat e saja mė tė bukura nė Europė, duke aluduar edhe pėr krahinėn e Shkupit.

  Ēlirimi i Shkupit  me 4 dhjetor 1880 konfirmohet  nga mė tepėr burime tė kohės.Sipas njė njohtimi tė konsullit anglez nė Selanik  bėhej e ditur se ky qytet  dhe fshatrat pėr rreth gjendeshin nėn qeverisjen e Lidhjes Shqiptare.Lėvizja nė Shkup, sipas tij ishte " nė lidhje tė ngushtė me ngjarjet e Shkodrės," dhe me " zhvillimet nė Prizren dhe nė qytetet e tjera tė Shqiėprisė sė Sipėrme," siē shprehej ai,qė do tė thotė mė ngjarjet e Ulqinit. Na raport theksohet se popullata e Shkupit dhe e rrethinės kishte bėrė "sakrifica tė mėdha gjatė kohės sė luftės me Serbinė.Ky diplomat  nė raportin e  dt 11 dhjetor 1880 e vinte nė dijeni qeverinė e tij se nė Selanik pėr arritjen e  njohtime nga Shkupi se" se shqiptarėt nė atė qytet, duke vepruar nėn ndikimin e Lidhjes(...) e kanė shtėnė nė dorė Urėn e Vardarit,e cila ēon nė qytet (...) Sundimi i Lidhjes duket se tani ėshtė bėrė mbizotėrues nė Shkup(...) “

Nga informacionet e njė funksionari tė lartė tė Drejtorisė se Hukurudhave austro-hungareze me seli nė Selanik, konfiromohej se e gjithė Shqipėria Veriore ishte  “pėrfshirė nga anarkia”.Ai merrte si shembull pėr kėtė gjendje qė po  zotėronte  nė  qytetin e Shkupit, duke saktėsuar se autoriteti i Perandorisė Osmane ishte zėvėndėsuar me atė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.Gjendjen e kontrolluar nga Dega e Lidhjes nė Shkup e pohon edhe konsulli anglez nė raportin qė ia dėrgonte qeverisė sė tij .Ai  pasi vinte nė dukje  se qyteti i Shkupit dhe fshatrat e afėrta gjendeshin nėn pushtetin e Lidhjes Shqiptare,pohonte se Lėvizja antiosmane nė Shkup kishte shpėrthyer si reaksion kundrejt insistimit tė autoritetve osmane pėr tė zbatuar rekrutimin e tė rinjėve shqiptarė nė ushtrinė osmane. Pėr tė evituar pengesėn  komandanti i ushtrisė osmane nė Shkup kėrkoi nga kryetari i Degės, Jashar be Shkupi  qė ta shpėrndante kėtė strukturė.Mirėpo,kėrkesa e tij u hodh poshtė nga gjithė  anėtarėt e Degės nė krye  me Jashar bej Shkupin.

 Nė historigrafinė e deritashme shqiptare kur ėshtė folė pėr  ēlirimin i Shkupit dhe tė qyteteve tė tjera tė Vilajetit tė Kosovės ėshtė pohuar  se ēlirimi i tyre filloi nga gjysma e dhjetorit 1880  nga forcat vullnetare tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.Fillimisht, sipas autoriteteve tė shumtė qė janė mbėshtetur nė Historinė e Popullit Shqiptar, pėrfshirė kėtu edhe edicionin mė tė ri tė kėsaj  historie(2002) ,pohojnė se  Shkupi u ēlirua me 4 janar 1881, qė bie ndesh me disa burime  angleze  tė hulumtuara para disa vitesh  nga autori  i kėtij punimi.Sipas tyre  ēlirimi dhe qeverisja e Shkupit nga autoritetet e Degės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ishte 4 dhjetori i vitit 1880 ,dhe jo 4 janari i vitit 1881,qė do tė thotė njė muaj mė heret nga ajo qė thuhet nė historinė e pėrmendur.Ardhja, ndėrkaq, e komandantit tė forcave tė armatosura  tė Lidhjes pas njė muaji  Sylejman Vokshit,  ishte nė funksion tė pėrforcimit tė mėtejm tė pushtetit tė Lidhjes edhe me instrukcionet dhe kėshillat dobiprurėse tė tij dhe tė stafit ushtarak qė udhėhiqte ai.

 Pas ēlirimit tė Shkupit ,dhe mė pas qyteteve tė tjera tė Vilajetit tė Kosovės , Prishtinės, Gjakovės, Kumanovės, Dibrės, Preshevės, Tetovės etj. u vendos thuaja nė gjithė territorin e Vilajetit tė Kosovės dhe mė gjerė  administrata shqiptare, meē rast ishin bėrė pėrpjekje nga drejtuesit e Lidhjes Qėndrore dhe atyre lokalė pėr tė vėnė marėdhėnie tė mira me popullatėn e krishterė.Nga njė raport i mėvonshėm i konsullit anglez nė Selanik konfirmohej ndikimi i padiskutueshėm i Lidhjes nė gjjithė Vilajetin e Kosovės.Sipas tij ajo:"pėrfshiu pak nga pak dhe u zgjerua ndikimi i saj  drejt Jugut, derisa pėrfshiu pothuaj gjithė Vilajetin e Kosovės".Njėkohėsisht , Lidhja largoi "zyrtarėt turqė qė nuk i pėlqenin dhe i zėvėndesoi me vendas".

Konsulli anlgez nė Selanik nė raportin e 11 janarit 1881 e vinte nė dijeni qeverinė e tij se pasi ishte vendosur pushteti i Lidhjes Shqiptare nė Shkup , kryeadministrator i ri i qytetit dhe gjithė Sanxhakut tė Shkupit i ngjajshėm me atė tė mytesarrifit ishte vėnė  Jashar Bej Shkupi,personalitet i shquar i Lėvizjes Kombėtare i kėsaj ane-luftėtar i devotshėm i lėvizjes autonomiste. Sipas tij ai po udhėhiqte me suskses Lėvizjėn Shqiptare dhe “qeversjen e qytetit,me nidhėmn e Kėshillit tė Ri adminsitrtativ, i pėrbėrė nga anėtarė qė mbėshtesin kthesėn hisorike tė Lidhjes."

  Lėvizja pėr autoniminė e Shqipėrisė nė Vilajetin e Kosovės jehoi fuqishėm nė gjithė Shqipėrinė, duke i dhėnė Lėvizjes Kombėtare njė dimension kualitativisht tė ri.Ky ishte dimensioni i saj revolucionar , qė synonte jetėsimin e platformės politike pėr autonominė e Shqipėrisė .Hovi qė mori Lėvizja Kombėtare , nxiti krahun radikal tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė krye me Ymer Prizrenin , Abdyl Frashėrin , Sylejman Vokshin, Shuaip Agė Spahiun,Jashar bej Shkupin etj. tė  jetėsonin Programin autonomist nė mbėshtetje tė vendimeve tė Kuvendit tė Dibrės.Ata nė fund tė dhjetorit 1880 bėnė riorganizimin e Komitetit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė frymėn e ngjarjeve tė stuhishme, dhe nė vend tė tij krijuan Komitet tė ri Kombėtar.Disa anėtarė tė Komitetit Kombėtar u ngarkuan me detyrė qė tė shkonin nė vise tė ndryshme tė Vilajetit tė Kosovės pėr ta popullarizuar rėndėsinė e Lėvizjes sė armatosur pėr jetėsimin e  autonomisė sė Shqipėrisė dhe pėr tė konvokuar Kuvendin e Jashtėzakonshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

 Komiteti i Ri Kombėtar krahas pregaditjeve pėr mbajtjen e Kuvendit tė jashtėzakonshėm tė Lidhjes, i kushtoi vėmenendje tė veēantė forcimit tė pozitės sė Degės sė Lidhjes sė Prizrenit nė Shkup, ku mund tė pėrqėndroheshin pėrmes linjės hekurudhore forcat osmane nga Selaniku. Abdyl Frashėri duke qenė i vetėdijshėm pėr rėndėsinė strategjike ushtarake tė Shkupit dhe tė Grykės sė Kaēanikut , qysh nė muajin tetor 1880 preferonte pėrforcimin e kėsaj tė fundit.

Pėr tė siguruar kėtė pikė tė rėndėsishme strategjike,komandanti i forcave tė armatosura tė Lidhjes  Sylejman Vokshi , i ngarkuar nga Komiteti i Ri Kombėtar i Lidhjes sė Prizrenit pėr ēėshtje mbrojtėse ushtarake nė ditėt e para tė janarit 1881 nė krye tė njė force vullnetare u nis nga Prizreni , ēliroi Ferizajin , kaloi Grykėn e Kaēanikut dhe arriti nė Shkupin,tashmė siē u konstatua mė sipėr tė ēliruar para njė muaji. Pėr numrin e forcave tė Sulejman Vokshit gjatė marshimit pėr nė Shkup dhe datėn e arritjes sė tij nė kėtė qytet eksistojnė mendime kontradiktotre. Sulejman Vokshi ishte nė krye tė 600 - 700 forcave tė armatosura kur u nis nga Prizreni dhe arriti nė Shkup me 4 janar 1881.Konsulli austrohunhgarez nė Selanik Krajevski , qė kishte agjentėt e tij nė kėtė qytet ,raportonte se Sulejman Vokshi hyri nė Shkup me 6 janar  1881  nė krye tė 800 forcave. Po kėshtu, sipas njė raportuesi anonim nga Prishtina S. Vokshi ishte nisur nga Prizreni dhe Gjakova nė drejtim tė Shkupit me dt. 2 janar 1881 nė krye tė 800 luftėtsarėve "Nė ēdo vend ku kalonin ata rekrutonin 30-40 njerėz qė para se tė arinin nė Shkup ata u bėnė pėrafėrsisht 500- thotė raportuesi. Sipas tij  ushtarėt e Lidhjes  tė komanduara nga Sulejman Vokshi  arritėn nė Shkup me dt. 3 janar 1881. Komandanti  i forcave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit SulejmanVokshi ia drejtoi njė telegram qeverisė osmane nė Stamboll, nė tė cilin thuhej "Nė qoftė se ushtria nuk do tė hiqet nga kėrcėnimet, do tė flllojė kryengritja e armatosur kundėr saj”.Porta e Lartė menjėherė urdhėroi telegrafisht komandantin e ushtrisė nė Shkup ,qė t'i kthente topat nė vendin e mėparshėm dhe tė mos shkaktonte provokime.

 Dega e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit nė Shkup ia  tėrhoqi verejtjen Drejtorisė sė Shoqatės austro-hungareze sė Hekumrudhės nė Selanik qė tė mos transportonte ushtarė dhe municion nė drejtim tė Kosovės:"Lidhur me njohtimin tim tė dt. 19 tė muajit tė kaluar pėr gjendjen e punėve nė Shkup , kam nderin t'i raportoj Shkėlqesisė s'uaj ,se drejtori i Hekurudhės sė Selanikut ka marrė kėtė mbrėmje njė telegrem nga kryetari i Stacionit nė Shkup qė Lidhja Shqiptare ka kėrcėnuar se do ta shkatėrrojė hekurudhėn dhe do tė masakrojė gjithė nėpunėsit e saj nėse do tė transoportohen nga Mitrovica nė Shkup  dhe anasjelltas trupa tė tjera turke ose materiale luftarake. Kėtė e pohonte edhe  kryekonzulli analgez nė Selanik nga informacionet qė i kishte siguruar nga njeriu i tij pėr kėtė ngjarje. "Dymbėdhjetė ditė mė parė (do tė thotė me 6 janar r.a.) shefi i lidhjes sė kėtushme Jashar Beu,e ftoi me shkrim shefin e Stacionit tė Trenit qė nė asnjė mėnyrė tė mos dėrgojė trupat osmane , as municion tė as njė lloji prej Shkupit dhe anasjelltas pa marrė pėqlimin dhe miratimin paraprak tė Lidhjes , nė tė kundėrtėn ai kėrcėnohet se do ta hedh ne ajr Stacionin”-thuhej nė kėtė informacion. Kėrcėnimi i Degės sė Lidhjes sė Shkupit bėhet i ditur edhe nga njė raport i mėvosnshėm.

  Sami Frashėri i entusiasmuar nga zhvillimet politike nė Vilajetin e Kosovės do shkruante Jeronim De Radės me 20 shkurt 1881 pėr hyrjen e forcave tė Lidhjes nė kėtė qytet, duke dhėnė njė shifėr tė ekzagjeruar:" Lidhja Shqiptare qė ka kėrthizėn nė Prizren , nė Gegėri... 10000 shqitarė tė armatosur kanė zėnė Ysqypnė(Shkupin r.a) dhe udhėn e hekurt(...)."Mė pastaj ai e njohtonte shkrimtarin e shquar arbėresh  pėr vendosmėrinė e shqiptarėve pėr  tė jetėsuar autonominė e Shqipėrisė,duke  theksuar se Lidhja “ ka kėrkuar shumė herė nga qė tre vjet e tehu bashkimin e shqipėrisė  nė njė provincė me autonomi , po mbretėria gjer mė sot e kish gėnjyer  me fjalė edhe s’ ka dashurė tė bėnjė fare gjė  pėr Shqipėrinė. Kėtė herė shqiptarėt e kuptuan fortė mirė  qė mbretėria nuk do tė bėnjė gjė kurrė pėr ta , edhe Lidhja e Prizrenint pa nevojė  tė bashkonjė  Shqipėrinė e ta bėnjė me njė autonomi a mbase  me ēkėputje  fare ( indenpendance ), pas punės

 Me 8 janar 1881 Dega e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit  nė Shkup organizoi njė tubim tė madh popullor nė njėrėn nga xhamitė e qytetit,(mbase atė tė S.Muratit) ku tė pranishmit dhanė besėn S.Vokshit dhe J.Baut, se do t'i  bindeshin urdhėrave tė Lidhjes Shqiptare.Pastaj,kryetari i Degės sė Lidhjes sė Shkupit Jashar Beu i shoqėrurar nga 40 burra tė armatosur shkoi nė  konak tė mytesarfit, Tajar Pasha, tė cilit do tia  komunikonte  vendimin e Degės sė Lidhjes " Ti mund tė rrish kėtu , por me kusht qė t'i zbatosh urdhėrat e Lidhjes”. Kėtė njohtim e konfirmonte edhe konsulli i pėrgjithshėm anglez nė Selanik,Blunt,nė raportin qė ia dorgoi Ministrisė sė Jashtme  nė Vjenė me 11 janar 1881.

  Dega e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Shkup kishte kontrollin e plotė nė qytet dhe krahinėn e tij . Ajo pengoi  njė kompozicion tė njė treni  plot me armatim i destinuar  pėr viset Shqipėrisė  Veriore.Njerėzit e saj ia dolėn ta kthenin trenin mbrapsht nga kishte  ardhur, duke iu kėrcnuar autoriteteve hekurudhore  qė tė mos provonin dėrgimin  e armatimit nė viset  shqiptare, me kėrcėnimin se  nė rastt se kjo do tė pėrsėritej  hekurudha do  tė hidhej nė erė. Poashtu , me 13 janar 1881 kur Osman Pasha,vali i Kosovės , urdhėroi  tė nxirreshin  200 pushkė nga depoja e armėve tė Shkupit pėr nevojat e rekrutėve , Dega e Lidhjes ndaloi zbatimin e kėtij urdhėri, qė tė mos pregaditej ndonjė kurth eventual kundrejt saj .

  Nė gjysmėn e janarit 1881, nė rrethanat e zhvillimeve tė jashtėzakonshme politike , kur tashmė thuaja gjithė pjesa e Vilajetit tė Kosovės e banuar me shumicė nga shqiptarėt , ishte nėn udhėheqjen e drejtėpėrdrejtė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, u mbajt Kuvendi i Jashtėzakonshėm i saj.Nga njė burim i besueshėm nga Shkupi,dt. 29 shkurt 1881 bėhėj e ditur pėr arratisjen  e Abdyl Frashėrit nga Stambolli, dhe shkuarjen e tij nė Prizren pėr tė marrė pjesė nė Kuvendin e Jashtėzakonshėm tė Lidhjes. Nė kėtė dokument jepet vetėm njė fragment i fjalimit tė kėtij drejtuesi tė shquar  tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė kėtė Kuvend.Ai vuri nė dukje se  Perandoria Osmane asgjė nuk po bėnte pėr Shqipėri