SHQIPĖRIA ETNIKE ENDE NĖN KĖRCENIMIN KOLONIAL TĖ SHOVINISTĖVE SERBO-MALAZEZO-MAQEDONO-GREKOSLLAV

 

Tahir VELIU

Kosova ende ėshtė nėn kėrcenimin e vazhdueshėm kolonial serbomadh tė Unionit Serbi-Mal i Zi, sikurse qė janė tėrė trojet e tjera shqiptare jashtė territorit administrativo-shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė, nga kėrcenimi serbo-malazezo-maqedono-grek. Pėrmes njė vendimi tė bėrė tė ditur publikisht mė 20 tetor tė kėtij viti, nga Kėshilli Suprem i Mbrojtjes sė Unionit Serbi-Mal i Zi, Unioni i SMZ-sė rikonfirmon politikėn grabitēare tė kėtij unioni artificial kundėr Kosovės, dhe mė gjėrė kundėr territorit tė Shqipėrisė Etnike.

Rasti i fundit, i shprehjes sė pretendimeve tė ardhshme tė Unionit Serbi-Mali i Zi ndaj Kosovės dhe trojeve tė tjera shqiptare tė Shqipėrisė Etnike ėshtė vazhdimėsi e politikės sė bashkuar serbo-malazezo-maqedono-grekosllav, e cila rrėnjet i ka qysh nė vitin 1870, kur filloj edhe “tregtia” pėr grabitjen e trojeve etnike shqiptare.

Vendimi i miratuar nga Kėshilli Suprem i Mbrojtjes sė Unionit Serbi-Mal i Zi, i cili lė mundėsinė e intervenimit ushtarak nė Kosovė, ėshtė plotėsisht nė kundėrshtim me tė gjitha tė drejtat ndėrkombėtare. Politika e bashkėrenduar serbo-malazezo-maqedono-grekosllav ndaj trojeve tė Shqipėrisė Etnike nė kohen mė tė re tė integrimeve politiko-ekonomike evropiane, nuk ka qėllim tjetėr veēse realizimin e ėndrrės sė kahmotshme sllave pėr kolonializimin e pėrjetshėm tė trojeve tė Shqipėrisė Etnike.

Edhe pse, Unioni Serbi-Mal i Zi ka pėrqafuar doktrinėn politiko-ekonomike pėr integrimin nė Bashkimin Evropian, dhe pėrmbushjen e tė gjitha obligimeve ndaj BE-se, kjo nuk do tė thotė qė Unioni i SMZ-sė ka hequr dorė nga pretendimet koloniale ndaj trojeve tė Shqipėrisė Etnike, prandaj pėr kėtė ėshtė e parealizueshme qė Ballkani tė jetė njė rajon pa kufijė, sepse kjo ėshtė vetėm njė strategji e “Evropės shtrigė” pėr ta realizuar strategjinė e kahmotshme tė hegjemonizmit serbo-malazezo-maqedono-grekosllav mbi shqiptarėt dhe trojet e Shqipėrisė Etnike. Pra, nuk ėshtė nė interesin e shqiptarėve qė tė integrohen nė Bashkimin Evropian, tė ndarė e tė coptuar nė disa shtete, por qė tė punojn dhe ndjekin strategjinė e rilindasėve pėr ēlirimin dhe ribashkimin e trojeve shqiptare, dhe vetėm atėherė, mund tė bisedohet pėr ndonjė integrim tė mundshėm tė shqiptarėve nė Bashkimin Evropian. Pėrshpejtimet e strategėve tė Bashkimit Evropian pėr integrimin e “Ballkanit Perendimor” nė BE, jo me vonė se deri nė vitin 2007 kanė si qėllim vendosjen e statusit tė pėrjetshėm kolonial serbo-malazezo-maqedono-grekosllav ndaj trojeve tė Shqipėrisė Etnike dhe mbi vetė shqiptarėt.

Kreu politik shqiptar, si nė Tiranė, Prishtinė, Tetovė, Preshevė dhe Ulqin duhet ta kuptoj se qėllimet shoviniste serbo-malazezo-maqedono-greke nuk janė arritur deri sot, nė pėrpikshmėri, prandaj duhet tė zgjohet nga gjumi dhe tė ballafaqohet me realitetin dhe tė mos punoj nėn iluzionin se shovinistėt serbo-malazezo-maqedono-grekė kanė harruar pretendimet e tyre ndaj trojeve shqiptare. Kėrcėnimi i fundit nga Unioni Serbi-Mal i Zi dėrguar nė adresė tė kreut politik tė Kosovės, dhe organizimi I fundit i incidentit antishqiptar nė Himar, mė 12 tetor tė kėtij viti duhet tė jenė paralajmėrime pėr qėllimet e ardhshme tė armiqve tė pėrbetuar tė kombit shqiptar (Unioni Serbi-Mal i Zi, IRJM dhe Greqi).

 


* Autori ėshtė student i Shkencave Politike.