Regjistrimi i popullsisė 2002

  1.   Popullata shqiptare nė disa fshatra ende nuk ėshtė regjistruar 

        
    Shkup - ( 11-19-2002 ) Aktivitetet postregjistruese ende nuk kanė filluar nė fshatin Zajaz tė Kėrēovės, nė Hotėl tė Kumanovės dhe nė njė pjesė tė Studeniēanit tė Shkupit, deklaruan pėrfaqėsues tė Entit Shtetėror Statistikor dhe tė Komisionit Shtetėror Regjistrues. Regjionet e tilla janė kryesisht shqiptare dhe se arsyet e prolongimit tė kėtij procesi kanė qenė mungesa e regjistruesve shqiptarė dhe paqartėsitė e tjera qė kanė ndodhur nė komisionet pėr regjistrim.

    Vėshtirėsi gjatė grumbullimit tė materialeve nga terreni ka edhe nė rajonin regjistrues Gostivar, si dhe nė njė pjesė tė Ēairit.

    Hulumtimi regjistrues i popullatės nė Maqedoni pas afatit tė caktuar realizohet me qėllim qė tė shqyrtohet suksesi nė zbatimin e Regjistrimit nga aspekti i pėrfshirjes dhe qė tė fitohet vlerėsim pėr cilėsinė e tė dhėnave tė grumbulluara, gjatė operacionit mė tė madh statistikor nė vend, qė u realizua prej datės 1 deri 15 nėntor./N.P.


  2.   Ndėrkombėtarėt deri nė shpalljen e rezultateve tė regjistrimit

        
    Shkup  - ( 11-19-2002 ) Drejtori i Organizatės Evropiane tė Statistikės-EUROSTAT, Fotis Nanopulos theksoi se " vėzhguesit e huaj nė Maqedoni do tė mbesin deri nė shpalljen e rezultateve pėrfundimtare nga Regjistrimi ”. Shpallja e rezultateve pritet tė bėhet nė qershor tė vitit 2004 . 

    Misioni ndėrkombėtar vėzhgues nė Maqedoni, i pėrbėrė nga shtatė ekspertė tė lartė evropianė tė statistikės dhe 50 vėzhgues nė terren deri tani nuk ka shėnuar paqartėsi dhe probleme nė operacionin e regjistrimit ”, theksoi drejtori i EUROSTAT-it./N.P.


  3.   Informata pėr regjistrimin e popullsisė 2002 


  4.   Regjistrimi nis me falsifikimet e para!  

        
    Shkup - ( 11-02-2002 ) Regjistrimi i popullsisė nė Maqedoni sipas raporteve tė komisioneve rajonale regjistruese tė kumtuara nga Komisioni shtetėror pėr regjistrim-KSHR ėshtė duke vijuar pa probleme dhe incidente tė theksuara. Mirėpo gjatė ditėve tė para tė regjistrimit janė hasur manipulimet dhe gjasat e para pėr falsifikim, edhe ate derisa nė lagjet shqiptare regjistrues maqedonas kanė evidentuar familjet shqiptare me laps tė thjeshtė, me ē`rast Komisioni pėr regjistrim nuk ėshtė njohur me shkeljet e tilla.

    Zėvendėsderjtori i Entit Statistikor Republikan, Selajdin Mehmeti thotė se gjatė kėtyre ditėve puna ka rrjedhur normalisht. Lidhur me paraqitjen e regjistruesve maqedonas gjatė regjistrimit nė lagjet shqiptare, siē ishte rasti nė lagjen “ Butel ” tė Shkupit, me ē`rast regjistrimi ėshtė bėrė me laps tė thjeshtė pėr t`u manipuluar dhe falsifikuar regjistruesit , Mehmeti thotė se deri tani pėr raste tė kėtilla nuk ėshtė njohtuar dhe se nuk ka patur ankesa me shkrim.

    “ Sipas informacioneve tė grumbulluara nga terreni deri tani ėshtė regjistruar 20 pėrqind e numrit tė popullatės. Dihet se nė territorin e Maqedonisė gjithsejt kemi 7712 rrethe regjistruese, kurse janė tė angazhuar mbi 9200 regjistrues ”, theksoi zėvendėsdrejtori Mehmeti pėr gazetėn “ Bota Sot “.

    Gjatė procesit tė regjistrimit, partitė politike shqiptare kėsaj radhe kanė qenė mė pak tė zėshme dhe mė larg popullatės nė disa rajone ku mungon informimi i tėrėsishėm rreth procedurės sė regjistrimit., derisa popullatės maqedonase nė zonat urbane u janė ndarė fletushka dhe broshura tė tjera informuese rreth regjistrimit. Dėshtimi i tillė i subjekteve politike ka ndodhur edhe nė diasporė, me ē`rast pėrveē mediave nė gjuhėn shqipe nuk ka patur njohtime serioze tė mėrgimtarėve shqiptarė nė botėn e jashtme rreth regjistrimit/ N.P.


  5.   Shkup, ēfarė ndodh me regjistrimin 


  6.     Vazhdon rregjistrimi i popullsisė 

        
    Shkup - 02-11-2002 - Vazhdon rregjistrimi i popullsisė nė Maqedoni. Ai mbikqyret nga strukturat ndėrkombėtare, dhe ėshtė regjistrimi i parė pas ndarjes sė ish- republikės jugosllave, nė tė cilin po marrin pjesė dhe shqiptarėt. Rreth 9 000 punonjės do tė mundėsojnė procesin e regjistrimit, ndėrsa 50 vėzhgues tė BE dhe KB do tė kontrollojnė tėrėsinė e procesit.

  7.   Nė Maqedoni mund tė regjistrohen edhe shqiptarėt qė nuk e kanė nėnshtetėsinė dhe ata jashtė vendit

        
    Shkup - 01-11-2002 - Sot nė Maqedoni ka filluar regjistrimi i popullsisė, i shtati me radhė, dhei cili do tė zgjasė deri mė 15 nėntor. Anėtari i Komisionit shtetėror pėr regjistrimin e popullsisė nė Maqedoni Xhemaili Sahiti, thotė se tė gjithė shqiptarėt nė Maqedoni qė nuk e kanė tė rregulluar ēėshtjen e nėnshtetėsisė do tė regjistrohen. Poashtu ai thotė se do tė regjistrohen edhe shqiptarėt qė jetojnė nė botėn e jashtme. Anėtarėt e familjeve qė jetojnė nė Maqedoni nė bazė tė dokumentacionit qė posedojnė do tė mund t'i regjistrojnė edhe ata, duke dhėnė tė dhėnat edhe pėr pjesėtarėt e familjeve tė tyre qė ndodhen jashtė vendit. Sipas zoti Sahiti do tė ketė edhe regjistrues jashtė vendit qė do tė marrin tė dhėna plotėsuese, duke i krahasuar me tė dhėnat qė jipen nė vend me ato qė mbledhin ata jashtė vendit. 

  8.   Njė pjesė e madhe e banorėve as qė e dinė se sot fillon procesi i rregjistrimit tė popullsisė.

        
    Shkup - 01-11-2002 - Intervistė me Xhemali Saitin anėtar i Komisionit Shtetėror tė Rregjistrimit tė Popullsisė nė Maqedoni

    DW: Anketat e fundit tė zhvilluara nė Maqedoni tregojnė se njė pjesė e madhe e banorėve as qė e dinė se sot fillon procesi i rregjistrimit tė popullsisė. Si e shpjegoni njė fenomen tė tillė ?

    Saiti: Aktivitetet e fundit politike lidhur me krijimin e qeverisė e kanė kaluar kėtė operacion nė plan tė dytė. Por megjithatė unė mendoj se komisioni shtetėror pėr rregjistrimin e popullsisė ka bėrė shumė aktivitete lidhur me propagandėn, pra pėr informimin e popullatės dhe pėr kėtė arėsye mendoj se kjo ēėshtje do tė zgjidhet natyrshėm gradualisht.

    DW: Njė numėr i madh shqiptarėsh nuk e kanė nėnshtetėsinė maqedonase ndonėse jetojnė nė kėtė vend. Si ėshtė zgjidhur kjo cėshtje delikate tashmė me fillimin procesit tė rregjistrimit ?

    Saiti: Tani kemi arritur njė zgjidhje tė mirė ligjore. Do tė rregjistrohen tė gjithė banorėt e vendit, pėrshirė kėtu edhe shqiptarėt qė nuk e kanė nėnshtetėsinė. Kėta njerėz do tė futen nė numrin e pėrgjithshėm tė popullatės duke e konsideruar banimin e tyre pėr njė kohė tė gjatė si element pėrcaktues. Pra nė terminologjinė tonė ne kemi futur edhe njė term tė ri qė ėshtė quajtur vendbanim i zakonshėm. Me anė tė dokumentave tė tjera, pra jo nėnshtetėsisė, dėshmohet se ata janė realisht banorė tė Maqedonisė.

    DW: Po pėrsa i pėrket shqiptarėve qė kanė jetuar dhe vazhdojnė tė jetojnė prej kohėsh nė perėndim a do tė jenė edhe ata pjesė e kėtij procesi ?

    Saiti: Po, do tė jenė edhe ata pjesė e kėtij procesi. Tė dhėnat do tė jepen kėtu nė vend. Anėtarėt e familjeve qė banojnė kėtu nė bazė tė informacionit qė disponojnė do tė japin tė dhėna edhe pėr njerėzit qė janė jashtė vėndit. Njėkohėsisht do tė ketė edhe ekipe tė specializuara jashtė vendit qė do tė marrin tė dhėna tė tjera shtese qė do tė plotėsojnė ato qė do tė ofrohen nga familjarėt.

    DW: Ka dyshime tė shumta nė rradhėt e tė dy komuniteteve pėrsa i pėrket rregjistruesve qė do tė punojnė nė mjediset e pėrziera si nė Shkup, Kumanovė, Ohėr, Strugė etj. Si do tė veprohet nė kėto ambjente pėr tė hequr cdo dyshim ?

    Saiti: Kjo cėshtje politizohet shumė. Ėshtė fakt se ka rajone tė pėrziera, por ne to do tė ketė nga dy rregjistrues. Nė familjen ku do tė futen ata do tė konstatojnė fillimisht se cfarė nacionaliteti i pėrkasin. Mė pas nė rast se familja ėshtė shqiptare, atėhere rregjistrimin do ta bėjė rregjistruesi shqiptar.

    DW: Ju u shprehet se nė vėnd ekziston kuadri ligjor per zhvillimin normal te rregjistrimit te popullsise. Por a e keni siguruar edhe perkrahjen e partive politike per kete ceshtje kaq te mprehte dhe delikate ?

    Saiti: Po mendoj se e kemi. Ne baze te takimeve jo formale qe kemi patur me perfaqsues te partive politike te perfaqsuara ne parlament u shpreh perkrahja per kete rregjistrim. Ata shprehen disa verejtje, qe ne i kemi eliminuar.

    DW: Si do te behet procesi i vezhgimit nga monitoruesit nderkombetare qe kane ardhur ne vend gjate diteve te fundit per ta ndjekur ne te gjithe dinamiken e vet kete proces ?

    Saiti: Sipas te dhenave tona monitorimi do te jete shume rrigoroz. Kjo na u be e qarte pas kontakteve qe kemi patur me drejtuesit e monitoreve. Ata jane te shperndare ne disa ekipe ne te gjithe vendin. Nje ekip i tyre eshte mobil. Ata do te mbulojne te gjithe territorin e vendit.

    DW: Procesi i rregjistrimit te popullsise do te zgjase dy jave, pra do te perfundoje ne daten 15 nentor. Kur mendoni se do te mund te publikohen rezultatet e ketij rregjistrimi ?

    Saiti: Rezultatet paraprake, pra jo zyrtare do te mund te shpallen ne nje afat prej 60 ditesh pas perfundimit te zgjedhjeve. (DW-Franko Egro)


  9.  Regjistrimi i popullsisė nė Maqedoni pritet tė qartėsojė pėrqindjen e grupeve etnike nė pėrbėrje tė popullsisė

        
    Shkup - 31-10-2002 - Sot filloi nė Maqedoni procesi i regjistrimit tė popullsisė. I organizuar me ndihmėn dhe nė bashkėpunim nė nivelin ndėrkombėtar ky proces do tė zgjasė 2 javė. Regjistrimi i fundit i vitit 1994 rezultoi se popullsia sllavo maqedonase pėrbėn 66% nga rreth 2 milionė banorė qė ka vendi. Shqiptarėt nė Maqedoni nė bazė tė kėtij rezultati pėrbėjnė 23% tė populsisė, ndėrkohė qė opolitikanėt shqiptarė e konsiderojnė si tė dyshimtė kėtė pėrqindje. Regjistrimi qė filloi sot pritet tė sjellė shifra tė sakta dhe tė padiskutueshme pėr tė krijuar nė kėtė mėnyrė bazėn e ndarjes sė pėrfaqėsimit tė grupeve tė popullsisė nė postet e shėrbimeve publike dhe nė autoritetet e sigurisė nė Maqedoni. 

    Nė vendet evropiano-perendimore tashmė ėshtė rutinė regjistrimi i popullsisė, ndėrkohė qė pėr njė vend tė vogėl tė Ballkanit si Maqedonia ky proces pėrbėn njė eventiment politik tė shkallės mė tė lartė. Ka disa javė qė nė Maqedoni janė ndezur gjakrat. Megjithėse janė paraqitur njė sasi e madhe tė dhėnash, cėshtja kyce nė kėtė proces ėshtė, se pjesė tė popullsisė sė vendit me 2 milionė banorė pėrbėjnė minoritetet? 

    Kryesisht shqiptarėt mendojnė, se regjistrimet e derisotme tė popullsisė pothuajs enuk kanė pasur tė bėjnė me realitetin. Nė bazė tė regjistrimit tė vitit 1994 shqiptarėt pėrbėrjne 1/4 e popullsisė sė Maqedonisė. Por shqiptarėt duke e konsideruar si mjaft tė ulėt shifrėn nuk e kanė pranuar kėtė rezultat. Njė regjistrim tė mėparshėm menjėherė pas pavarėsisė sė Maqedonisė u bojkotua nga shqiptarėt. 

    Pėr shkak tė krizės sė rėndė shtetėrore, e cila u shkallėzua deri nė konflikt tė armatosur vitin e kaluar, regjistrimi i popullsisė u shty herė pas here, derisa u vendos qė ky proces tė fillojė nesėr. Rezultatet e besueshme janė mėse tė rėndėsishme pėr Maqedoninė, sepse mbi kėtė bazė do tė pėrcaktohet edhe pjesėmarrja e pakicave nė pushtet. Marrėveshja e Ohrit qė u arrit vitin e kaluar me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar, parashikon qė pakicat nė ato zona qė pėrbėjnė mė shumė se 1/5 e popullsisė, duhet tė kenė mė shumė tė drejta, si p.sh. tė drejtėn e administrimit lokal ose tė policisė. 

    Regjistrimi qė nisi sot e do tė vazhdojė pėr dy javė resht synon tė verifikojė shifrat e mėparshme pėr t“i konfirmuar ose pėr t“i bėrė ato tė besueshme. Rreth 40 vėzhgues ndėrkombėtarė nga radhėt e NATO-s, tė BE-sė dhe tė OSBE-sė duhet tė garantojnė rjedhėn e rregullt tė kėtij procesi. Pėrfaqėsue stė kėtyre organizatave kanė influencuar nė mėnyrė qė tė mos publikohen tė dhėna paraprake bazuar nė sondazhe apo anketime me qėllim pėr tė mos trazuar gjakrat e grupeve tė popullsisė. 

    Pėr herė tė parė nė regjistrim do tė pėrfshihen edhe refugjatė nga Koosva ose emigrantė nga Maqedonia qė jetojnė jashtė vendit. Kjo pė rfaktin, se regjistrimi i shėrben jo vetėm pėrcaktimit tė pėrkatėsive etnike, por mė shumė ky proces duhet tė japė tė dhėnat aktuale pėr pėrcaktimin e tatimeve mbi pronėsinė. Nė regjistrimin e fundit kėto tė dhėna nuk u vlerėsuan sa duhet, ndaj kryesisht shqiptarėt deklaruan shumė mė tepėr pronėsi toke ose sipėrfaqe banimi nga sa posedonin vėrtetė. Por mė pas ata u ankuan pėr tatime te larta. 

    Ndėrsa kėtė radhė nuk do tė ketė mė vend pėr pretendime tė tilla, p.sh. se nuk ėshtė kuptuar pyetėsori. Kėsaj here shqiptarėt kanė bashkėpunuar nė pėrgatitjen e procesit tė regjistrimit dhe kanė marrė pjesė direkt nė pėprilimin e tė dhėnave. Madje pyetėsorėt janė formuluar edhe nė gjuhėn shqipe. E njėjta gjė vlen edhe pėr minoritetin turk, rom e serb nė Maqedoni. 

    Mbi 9.000 regjistrues duke filluar qė nesėr do tė viiztojnė cdo shtėpi dhe do tė paraqesin pyetėsorėt. Tė gjithė bahskėpunėtorėt e kėtij procesi janė pėrgatitur nga njė ekip prej rreth 700 istruktorėsh, tė cilėt e kanė pėrvetėsuar kėtė procedurė tė instruktuar nga 120 ekspertė ndėrkombėtarė. Pakicat entike kanė qenė tė involvuara nė cdo etapė tė kėtij procesi. Pėrpunimi i tė dhėnave do tė zgjasė njė farė kohe. Rezultati pėrfundimtar nuk mund tė shpallet pėrpara mesit tė vitit 2004, ndėrsa rezultatet e para zyrtare qė do tė pėrpilohen nga enti i statistikave tė Maqedonisė do tė publikohen nė fund tė kėtij viti. Vlen tė theksohet edhe dicka tjetėr: tė dhėnat mbi pėrkatėsinė etnike nuk do tė verifikohen. Nėse pėrfshihet njė procedurė e tillė nuk mund tė shmangen pyetjet tė cuditshme. Njė nga regjistruesit e vitit 1994, konstatoi se njėrit prej banorėve tė pyetur nuk mund t“i shkulje nga mendja fiksimin, se ai e kish prejardhjen nga Marsi. (DW - Franc Bumeder)

   Arkivi Komente  Lajme tjera