[/bar.htm]
 

 

Amerikė, jemi me ty!

  

Agim Vuniqi. SHBA

Me siguri nuk do tė angazhohesha pėr tė shkruar kėtė tekst po tė mos ishte ai i mėhershmi, ai qe ia kisha derguar kryeredaktorit tė "Epoka e re" z. Muhamet Mavrajt, dhe qė i njėjti ishte botuar vitin e kaluar mu nė kėtė ditė nė shenjė pėrkujtimi tė njėvjetorit tė tragjedisė amerikane, pas atakut nė binjaket e Nju Jorkut "WTC", ngjarje qė kishte ndėrruar rrjedhėn e historisė, dhe kishte bashkuar mbi 90 shtete nė luftė tė pėrbashkėt kundėr terrorizmit global, kėtė e dėgjova sot edhe nga ministri i mbrojtjes z. Ramsfelld nė njėrėn nga qendrat televizive mė tė frekuentuara "FOXnews", i cili duke rikujtuar ngjarjen tragjike tė Nju Jorkut tha se kjo ngjarje "ishte zgjim nga gjumi" dhe se sforcoi angazhimet amerikane por edhe tė shumė shteteve tė tjera nė luftė te pėrbashkėt kundėr terrorizmit global.

Po nė ate shkrim pata pėrmendur faktin se afro 600 shqiptarė (njėri nga ata ishte edhe autori) sė bashku me ushtarėt amerikanė pėrjetuan bashkarisht ngjarjen mė tė hidhur tė historisė amerikane dhe vdekjen e mbi 3000 civilėve, zjarrėfikseve dhe policėve tė Njujorkut-heronjė tė Amerikės, por edhe tė rrėzimit tė dy rrokaqiejėve "WTC"(World Trade Center) tė Njujorkut, ndėrtesės sė Pentagonit dhe tė aeroplanit tė rrėzuar mbi Pensilvani.

Po atė ditė mė 11 shtatorin e 2001-it nė bazėn ushtarake nė Fort Polk shqiptarėt tė rreshtuar nė dy rende me njė minutė heshtje shprehnin pikėllimin por edhe hidhėrimin e thellė, duke u solidarizuar me viktimat e Nju Jorkut ngjarje e cila cila kurrė nuk do tu shlyhet nga kujtesa.

Tė nesėrmen nė kėtė bazė kishte fluturuar edhe aeroplani ushtarak amerikan nė tė cilin ndodhej personi mė i rėndesishėm i botės presidenti amerikan George W. Bush, qė ishte simboli i unitetit amerikan.

Kthimi pas dy vitesh nė bazėn ushtarake tė Fort Polk-it

Njė rrugė e gjatė me veturė nga Michigani nė Georgia saktėsisht nė Lawrensville, njė qytetzė nė periferi tė Atlantės, dhe takimi i shumė shqiptarėve qė ishin zgjedhur pėr tė marrė pjesė nė ushtrimetushtarake njė muajshe qė do tė mbaheshin nė Fort Polk nė njėrėn nga bazat mė tė mėdha ushtarake nė SHBA. Ishte ky ushtrimi i tretė me radhė i KFOR-it amerikan qė kishte pė qėllim parėsor dhe tė qėndrueshėm mbajtjen e paqės nė Kosovė dhe zhvillimin e institucioneve demokratike tė Kosovės dhe marrjen e pėrgjegjėsisė sė vendorėve nė njė tė afėrme tė afėrt.

Lokacioni ku mbaheshin ushtrimet kishte karakterin e simulimit tė ngjarjeve tė mundshme nė Kosovė me emra konkret qė vijėzojnė qartė realitetin plural nė Kosovė, por edhe pėrceptimin gjeografik tė vendbanimeve qė frekuentohen nga ushtarėt amerikanė nė kuadėr tė forcave paqėruajtėse tė KFOR-it, pėrfshirė kėtu edhe bazėn ushtarake tė Bondstillit, qė edhe ashtu si nė Kosovė ishte objekti mė i rėndėsishėm.

Pjesa dėrmuese e pjesėmarrėsve mbante emrat e njerėzve qė jetojnė nė Kosovė dhe kėshtu japin njė pasqyrė reale tė angazhimit tė njerėzve por edhe tė biografive tė tyre.

Zhvillimi i ushtrimeve nė Lousianė ishte refklektim i realitetit nė Kosovė, dhe pasqyronte nė menyrė tė pėrafėrt realitein politiko-ekonomik tė Kosovės.

Dialogjet e shumėta nė mes tė bartėsve tė roleve dhe ushtarėve amerikanė pasqyronin qartas pėrditshėrinė e jetės nė Kosovė, e ngėrthyer me tė gjitha problemet politike por edhe mjerimin ekonomik qė shoqėrohej nga ekonomia e hirtė, kontrabandimi i cigareve, tė gjitha kėto ofronin njė pasqyrė reale tė perditshmėrisė kosovare qė e tėra pasqyrohej nė skenarin e pėrgatitur enkas pėr kėtė ushtrim, duke u mundėsuar ushtarėve amerikanė adaptimin gjuhėsor, klimatik por edhe gjeografik.

Kontaktet e pėrditshme me ushtarakėt amerikanė ishin tė sinqerta dhe plotė miqėsi. Nė to merrnin pjesė bashkarisht shqiptarė dhe amerikanė tė profesioneve tė llojllojshme, miqėsia vazhdohej edhe pas ushtrimeve me korespondencė tė kohėpaskoheshme, ishte shumė emocionues (pėr autorin e ketij shkrimi) takimi me gjeneralin amerikan tė pensionuar (qė simbolizonte shpirtin liridashės tė ēdo amerikani, qė vlerat e demokracisė dhe lirisė i ēmon mė shumė se jetėn, i cili edhe tani ishte angazhuar nė akcione mirėbėrse nė Meksikė) i cili kishte treguar interesim pėr fotografim tė pėrbashkėt (korespondenca me letra vazhdon edhe mėtutje), meqė fotografia ishte pasioni i tij, ishin kėto ura shumė tė fuqishme tė miqėsisė shqiptaro-amerikane.

Nė kuadėr tė skenarit pėrfshiheshin tė gjitha aktivitetet e pėrditshme tė strukturave institucionale dhe organizative nė Kosovė si TMK, SHPK, UNMIK-u, KFOR-i, pastaj institucionet fetare (gjatė ushtrimit ushtroheshin edhe ceremoni fetare nėpėr objekte fetare tė improvizuara ekskluzivisht pėr kėtė qėllim) dhe organizatat e ndryshme jo qeveritare tė vendosura nė Kosovė.

Simuloheshin edhe ngjarje si: kontrabandimi i armėve (kontrollimi i veturave, autobus), autobusave) kontollimi detaj i udhėtarėve nė rrugėt urbane dhe ato lokale, grumbulloheshin shėnimet tė cilat pėrcilleshin nė qendėr, bėheshin studime tė udhėheqjes sė procedurės, pastaj evidentoheshin problemet e natyrės teknike si mungesa e rrymės, problemi i furnizimit me gjėsende nė lokalitetet mė problematike ku jeton popullata e pėrzierė etnike etj.

Ēėshtje parėsore e ushtrimit ishte vendosja e komunikimit me strukturat lokale tė pushtetit, tė zgjedhura nga vota e popullit nė zgjedhjet lokale, pastaj komunikimi me strukturat e UNMIK-ut nė nivel lokal, biseda me pjesėtarėt e SHPK-sė dhe me ata tė UNMIK-ut, si dhe patrullimi i pėrbashkėt nė kufirin Kosovė-Maqedoni. Ushtarėt dėshmonin njohje tė shkėlqyeshme tė historisė shqiptare qė nga koha ilire.
Kazermat e renditura njėra pas tjetrės krijonin pėrshtypjen se pjesėmarrėsit edhe pse nė rrobe civile janė ushtarė, kėtė mendim e sforconte mė tepėr edhe zgjuarja nga gjumi nė orėn 4.

Ushtrimi financohej nga buxheti amerikan dhe ėshtė pjesė e pakos financiare tė lejuara nga Kongresi e qė akordohet pėr nevojat e ushtrisė amerikane me destinim - aftėsimi dhe trajnimi i ushtarėve para ēdo dislokimi nė botė, kjo nėnkupton edhe lėvizjet e kohėpaskohėshme tė ushtarėve nė bazė tė interesave gjeostrategjike tė Pentagonit.
Edhe pse shumica e pjesėmarrėsve jepnin prognoza tė ndryshme pėr zhvillimet nė Kosovė unė nuk do ti jepja vetes atė tė drejtė pėr tė nxjerrė ndonjė konkluzė tė veēantė qė ndėrlidhet me Kosovėn.