Pėr Brezėn, megjithatė nuk u ndezėn
qirinj!
Teuta Zymberi
Nė pėrkujtim tė viktimave tė sulmeve terroriste tė 11
shtatorit, Kosova dhe Shqipėria ndezėn qirinj pėr
Amerikėn. Pėr shtatorin e Brezės, megjithatė, nuk u
ndezėn qirinj as nė Prishtinė, as nė Tiranė e as nė
Amerikė.
Bile,
dy qirinj...
Tė kuptuarit e Brezės, nuk ishte tė kuptuarit e njė akti
politik e as interperetimit tė njė incidenti , ku
ngjarja ndodhi pak ditė para 11 shtatorit!.
Breza nuk ėshtė njė incident pėr tė formuar njė Komision
Hetimor, siē deklaruan krenat e BDI-sė. Breza nuk ėshtė
njė Deklaratė Politike pėr ta bėrė tragjedinė njė
portokall, siē dhanė mesazhe disa politikanė tanė pėr
opinionin publik.
Breza ėshtė njė truall shqiptar me banor shqiptarė. Nė
Brezė pak para 11 shtatorit, nė kėtė truall, shqiptarėt
u sulmuan me njė terrorizėm shtetėror.
Forcat policore-ushtarake tė shtetit maqedon me tė
gjithė artilerinė luftarake nė posedim derisa me tanke e
helikopterė ushtarakė kryen akt terrorist mbi tokėn
shqiptare dhe dhe popullsinė shqiptare. Breza nuk ėshtė
incident, por njė terrorizėm shtetėror qė u zbatua me
vendime dhe protokole shtetėrore qeveritare tė njė
shteti, qė vetes i thotė, Maqedoni!
Populli e gjykoi thellė terrorizmin maqedon nė Brezė e
Vaksincė, dhe nuk i dha tjetėr kuptim, dhe nuk i dha
tjetėr ngjyrė, dhe nuk i dha fjalor qyqar politik, por i
dha vetėm njė gjykim tė drejtė dhe deklaroi botėrisht:
ky ėshtė terrorizėm shtetėror.
Dhe indiferencė ndaj
terrorizmit s'ka askund nė botė,
pra as kundėr
terrorizmit shtetėrot maqedon nuk nevojitet indiferencė
politike.
Dy binjakėt, qė nė vetė pėrbėjnė tragjedinė amerikane aq
tė dhimbshme, pėrkujtohen me ceremoni qirinj nė sheshin
e Prishtinės . Dy binjakė shqiptarė, qė nė vete pėrbėjnė
dhimbjen e brishtė e freskun rinor tė tyre, pėrkujtohen
vetėm
me lotėt e nėnave dhe me dhimbjen e popullit. Dy
binjakėt e rinj, janė njė tragjedi shqiptare, dy heronj
tė heshtur...viktima tė terrorizmit shtetėror maqedon.
Fatkeqėsisht, dy binjakėt e rinj dhe vetė Breza merr
kuptimin e
viktimės, pėr disa zyrtarė tanė politikanė!
Zyrtarėt qyqarė, megjithatė, nuk ndezėn qirinj pėr
shtatorin e Brezės nė pėrkujtimin e shtatorit tė
Amerikės nė Prishtinė.
Bile jo mos mė shumė,
bile dy qirinj...
