All posts by V.F.

Rama: Po ndërtojmë shtetin e ligjit, paguani energjinë elektrike

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se gjendja në të cilën ndodhet sistemi energjetik me mbi 1 miliard borxhe dhe 80 për qind të sistemit të amortizuar është pasojë e injorancës së keqqeverisjes së shkuar dhe përpjekjes së atyre, që për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, shitën të ardhmen e atdheut. Duke iu referuar operacionit mbarëkombëtar të nisur prej disa muajsh në kudër të mbledhjes së detyrimeve te prapambetura që konsumatorët dhe bizneset kanë ndaj sistemit energjetik Rama garantoi se kjo rrugë e ndërmarrë nga qeveria nuk do të zmbrapset asnjë centimetër deri në kthimin e të gjithë borxhit, që do të gjenerohet më pas në shërbime për vetë shqiptarët.

Rama ka këmbëngulur sërish se nuk është varfëria ajo që i ka bërë shumë shqiptarë të mos paguajnë energjinë elektrike, por politika e mbrapshtë e ndjekur vitet e fundit.

Kreu i Qeverise premtoi se kjo reformë synon që brenda 5 viteve të vihen në funksion 1,1 milion matës inteligjentë të energjisë elektrike, në mënyrë që secili konsumator të ketë mundësinë, nëse do, që ta parapaguajë energjinë elektrike. / Top Channel

Al-Kaida në Jemen merr përgjegjësinë për sulmin tek Charlie Hebdo

Dega e al-Kaidës në Jemen mori zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, duke thënë se ishtë një “akt hakmarrjeje” në emër të Profetit Muhamed.Charlie Hebdo boton rregullisht artikuj kundër fesë dhe disa herë ka botuar karikatura të Profetit Muhamed, një veprim që shumë myslimanë e konsiderojnë sakrilegj. Sot revista nxorri numrin e parë që nga sulmi i vitit të kaluar me një kopertinë ku shfaqej Profeti Muhamed i përlotur dhe me diciturën “Jua kam falur të gjitha”. Kopjet e këtij numri po shiten me shpejtësi në gjithë Francën.

Në një video të nxjerrë në internet sot, një person që e identifikoi vetet si Nasr al-Ansi, një nga udhëheqësit kryesorë në Gadishullin Arabik tha se grupi i tij kishte planifikuar dhe financuar sulmin ndaj Charlie Hebdo që shkaktoi vdekjen e 12 personave.

Policia franceze i vrau të premten autorët e sulmit, Said and Cherif Kouachi, në të njëjtën ditë kur një tjetër ekstremist islamik Amedy Coulibaly, vrau katër viktima hebraike në një supermarket në lindje të Parisit para se të vritej nga policia. Coulibaly kishte vrarë një police një ditë më parë.

Udhëheqësi i al-Kaidës në Jemen tha se Coulibaly nuk ishte pjesë e grupit dhe veprimet e tij ishin një koincidencë.

Ndërkohë, ko35ni francez Dieudonne u arrestua sot për mbrojtje të terrorizmit, pasi kishte nxjerrë një deklaratë në 35n sociale që dukej se mbështeste autorët e sulmeve të javës së kaluar. Dieudonne është bërë i njohur edhe më parë për deklaratat e tij. Rasti më i njohur është përdorimi i një gjesti me krah që disa e konsiderojnë anti-semitik sepse ngjan me përshëndetjen naziste.

Në Turqi, policia po ruan zyrat e gazetës laike Cumhuriyet, pasi ajo kishte përfshirë një supplement me katër faqe me disa nga karikaturat dhe editorialët e numrit të ri të revistës Charlie Hebdo. (voa)

Turqia dhe problemi i refugjatëve

Mbërritja në brigjet italiane e dy anijeve pa ekuipazh, të mbushura me mbi një mijë refugjatë, shumica e tyre sirianë, ka vënë në qendër të vëmendjes rolin e Turqisë në trafikimin e njerëzve. Ndërsa mendohet se të paktën njëra prej anijeve ka përdorur Turqinë si bazë për ngarkimin e emigrantëve, Bashkimi Evropian i ka kërkuar Ankarasë të marrë masa për këtë çësthje. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli. Prapa një kafeneje në distriktin e varfër Dolapdere të Stambollit, ku jetojnë shumë imigrantë që përpiqen të shkojnë në Europe, qëndron një “person ndërlidhës”. Në zhargonin e trafikimit të njerëzve, ky person lidh imigrantët me kontrabandistët.

Michael, i cili nuk donte ta tregonte emrin e vërtetë, është nga Afrika Perëndimore. Ai thotë se erdhi në Stamboll, si shumë imigrantë nga

Afrika, me idenë për të shkuar në Evropë. Por ai pa se mund të kishte një jetë të mirë këtu. Michael thotë se Stambolli është një nga qendrat kryesore për organizimin e trafikut njerëzor me anije.

“Zakonisht thuhet se është në një udhëtim prej tre muajsh me anije dhe mund të udhëtojnë deri në 600 njerëz. Ky është një biznes i madh. Fitimi është shumë i madh, prandaj janë përfshirë edhe njerëz të rinj në të. Unë kam kontakt me 10-12 persona që merremi me këtë biznes.”

Ekspertët thonë se deri kohët e fundit rruga nga Stambolli deri në Greqinë fqinje dhe më tej për në Bullgari, ishte rruga më e përdorur dhe më e lira për emigrantët. Por shtimi i suksesit të forcës së sigurisë Frontex me mbështetjen e BE-së, që u krijua për patrullimin e kufijve të vet, i ka detyruar kontrabandistët ta rimendojnë strategjinë e tyre, sipas ekspertit të imigracionit Ahmet Icduygu në Universitetin Koc të Stambollit.

Zoti Icduygu thotë se Bosfori, një rrugë detare ndërkombëtare që kalon në zemër të Stambollit, ofron një sfidë unike për autoritetet dhe i jep mundësira trafikantëve.

“Kur autoritetet e sigurisë i kushtojnë rëndësi një rajoni dhe marrin masa të ashpra ndaj trafikantëve, këta të fundit, apo vetë imigrantët, krijojnë strategjitë e tyre për t’i kapërcyer këto vështirësi dhe ata zhvendosen nga një rajon në tjetrin. Bosfori është tepër unik. Aktualisht, në këto ujëra ndërkombëtare ka disa kufizime për të ndërhyrë tek barkat nga autoritete turke. Të gjitha barkat njoftojnë çfarë kanë në bord, për shkak se janë ujëra ndërkombëtare. Në se nuk ka prova për ndonjë lloj aktiviteti trafikimi armësh, apo drogash, autoritetet turke nuk mund të ndërhyjnë me kontrolle.”

Përgjatë brigjeve të Stambollit, vetëm disa qindra metra larg bregut, ka me dhjetra anije të ankoruara, shumë prje tyre tepër të vjetra. Ekspertët thonë se nuk është diçka e pazakontë që anijet nga e gjithë bota të ndryshojnë pronarët, ekuipazhet dhe kapitenët dhe madje edhe emrat e anijeve dhe të nisen më pas, shpesh me ngarkesa misterioze. Por mbërritja në brigjet italiane e dy anijeve me rreth një mijë emigrantë, ka bërë që Brukseli të kërkojë shpjegim nga Ankaraja, siç e bëri të qartë Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit European:

“Duke patur parasysh ato që kanë ndodhur ditët e fundit me dy anijet, ne donim të sqaroheshim me autoritetet turke, tha ajo. Është gjithmonë i njëjti vend nga ku nisen anijet e mallrave, prandaj ky është një prblem që duhet zgjidhur”.

Por në kushtet kur kërkesa e Turqisë për t’iu bashkuar Europës është ngrirë, për shkak të kundërshtimit të disa vendeve anëtare, Ankaraja mund të mos jetë e gatshme për bashkëpunim, paralajmëron ekperti i imigracionit, Icduygu:

“Sipas kërkimeve që kam bërë, ka një lidhje tepër të drejtpërdrejtë mes anëtarësimit të Turqisë në BE dhe imigracionit të parregullt. Të paktën rëndësia e tyre për planet e qeverisë turke dhe autoriteteve administrative nuk ka përparësi, si një çështje e rëndësishme. Për burokracinë turke tani i rëndësishëm është trajtimi i çëshjes refugjatëve sirianë.”

Një tjetër anije njofton se po largohet nga Stambolli dhe autoritetet turke ndoshta pak njohuri kanë se çfarë lloj malli ndodhet në të, përveç të atij që ka deklaruar kapiteni. Por në kushtet kur në Turqi ndodhen rreth 2 milionë refugjatë sirianë dhe Brukseli i injoron kërkesat e saj që të bëhet më tepër për të ndarë barrën e imigrantëve, Ankaraja tregon pak vëmendje për shqetësimet e BE-së lidhur me numrin në rritje të imigrantëve të paligjshëm. (voa)

Komentet e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë

Ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, i paraqiti sot Presidentit të Republikës, Bujar Nishani letrat kredenciale në fillim të misionit të tij diplomatik. Ai tha se tre janë detyrat e tij në Shqipëri: ndihma për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, një rol më i fuqishëm i Shqipërisë si antare e N.A.T.O.-s dhe ndihma për forcimin e institucioneve demokratike. Krahas integrimit në B.E., SH.B.A. mbështetin Shqipërinë në përpjekjet për të luftuar korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përpmirësimin e klimës së biznesit.“Së dyti, duam që Shqipëria të jetë një aleat më i fuqishëm i NATO-s. Kjo do të thtë të përpiqemi të kuptojmë rolin e saj ushtarak pas lëvizjes së forcave nga Afganistani dhe qëllimin e ndihmës amerikane për të përgatitur ushtrinë shqiptare për misionet e saj të ardhshme në NATO” – tha ambasadori Lu.

Ambasadori i ri amerikan tha se detyra e tretë është forcimi i institucioneve demokratike, që përfshin kryerjen e reformës në sistemin e drejtësisë dhe forcimi i organizatave joqeveritare.“Marrëdhëniet mes dy qeverive dhe dy popujve tona janë të forta. Shba do të jenë miq të vërtetë dhe të siqertë të shqiptarëve” – tha ai – duke shtuar se marëdhëniet shqitaro-amerikane janë bërë më të pjekura.

“Si aleatë në NATO po punojmë krah për krah në Afganistën në koalicionin global kundër ISIS-it dhe për të parandaluar luftëtarët e huaj që do të shkojnë në Siri. Ky nivel partneriteti ka qenë i paimagjinueshëm vetëm 20 vite më parë” – tha ai.

Ambasadori Lu deklaroi se një nga fushat e bashkëpunimit më të madh është anti-terrorizmi dhe lufta ndaj ekstremizmit. “Sulmi ndaj Charlie Hebdo nuk ishte një sulm ndaj njerëzve të pafajshëm, por ishte një sulm kundër vlerave demokratike dhe mënyrës së jetesës që SHBA dhe Franca punojnë së bashku për t/i promovuar kudo në botë. Këto janë vlera që i ndajmë me Shqipërinë dhe të gjithë ne ndajmë një ndjenjë solidariteti me popullin Francez në këtë kohë zie për ta.

“SHBA janë të shqetësuara për luftëtarët e huaj që marrin pjesë në konfliktin në Siri. Dhe kërcënimin e paraqesin kur kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ne po punojmë me Shqipërinë dhe me shumë partnerë të tjerë me të cilët ndajmë partneritete të forta në luftën kundër terrorizmit për të bashkërenduar përpjekjet për të zbutur lkëtë kërcënim” – tha ambasadori Lu.

Në ditën e dytë të ardhjes në Shqipëri ambasadori i ri amerikan Donald Lu bëri të ditur se pati me presidentin e Republikës, Bujar Nishani një bisedë të ngrohtë mbi sfidat me të cilat përballet Shqipëria dhe rolin e SHBA në mbështetjen e reformave kryesore të saj. AI deklaroi për shtypin se marrja e statusit të vendit kandidat është një arritje e pamatë për të gjithë shqiptarët dhe SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik, në NATO dhe në BE. (voa)

V. Sheshelit nuk i revokohet masa e lirimit të përkohshëm

Gjyqtarët në gjykatën e krimeve të luftës për ish-Jugosllavinë mohuan sot një kërkesë për të revokuar lirimin e përkohshëm të Vojislav Sheshelit, nacionalist serb i vijës së ashpër, i cili u lejua të dilte nga burgu për arsye humanitare dhe ka hyrë në politikë pas kthimit në vendin e tij.60-vjeçari Sheshel, i cili vuan nga kanceri, u lirua në nëntor, pas gati 12 vjet në paraburgim. Ai është urdhëruar të kthehet në Hagë kur të jetë e nevojshme dhe nuk lejohet të kontaktojë dëshmitarët.

Që nga ajo kohë, Shesheli ka mobilizuar mbështetësit dhe ka folur në televizion e në radio për të mbrojtur politikat nacionaliste gjatë shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë në vitet 90. Ai ka thënë gjithashtu se nuk do të kthehet në Hagë.

Prokurorët kishin kërkuar revokimin e vendimit për nxjerrjen e tij nga burgu, duke thënë se deklarata e Sheshelit shkelte kushtet e lirimit.

Por gjykatësit e OKB-së nuk pranuan. Ata thanë se një deklaratë që shpreh synim, nuk është njësoj me një refuzim. (voa)

Manifestim emocionues nё Berlin nё nderim tё viktimave tё terrorit nё Paris

Aktiviteti ndёrfetar i solidaritetit pёr viktimat e terrorit nё Paris ishte impresionues. Por fjalёt e qarta tё pёrfaqёsuesve qeveritarё dhe presidentit duhet tё pasohen tani nga veprat, mendon Marcel Fürstenau.Halli tё bashkon. Kjo pёrvojё e lashtё jetёsore kёto ditё nё mbarё botёn po konfirmohet nё mёnyrё impresionuese dhe emocionuese. Tё dielёn pamjet nga Franca u pёrhapёn nё mbarё botёn, ku miliona njerёz pёrkujtuan viktimat, qё rёndojnё nё ndёrgjegjen e fanatikёve islamistё. Nё Berlin u mblodhёn tani mijёra vetё para portёs sё Brandenburgut pёr tё mbajtur njё roje nderi. Pёr kёtё kishte bёrё thirrje Kёshilli Qendror i Myslimanёve dhe bashkёsia turke. Ato tani s’mund tё akuzohen mё, se po ndёrmarrin pak ose aspak kundёr radikalizimit fetar e kundёr terrorit. Njё akuzё e tillё nё tё shkuarёn ёshtё dёgjuar vazhdimisht nё Gjermani.
“Ne tё gjithё jemi Gjermania”, tha kryetari i Kёshillit Qendror tё Myslimanёve, Aiman Mazyek. Presidenti Joachim Gauck e pёrsёriti kёtё fjali. Simbol mё tё bukur retorik se kaq nuk mund tё ketё. Dhe nё kokat e tё gjithёve, qё ishin tё pranishёm ose e ndoqёn kёtё pёrmes televizorit, do tё mbetet nё kujtesё njё imazh: myslimanё, tё krishterё dhe hebrej u kapёn pёr krahu. Iniciativёn e mori myslimani Mazyek. Ai mund edhe tё kishte reaguar ndaj fjalёve tё Abraham Lehrer. Ky i fundit zёvendёspresident i Kёshillit Qendror tё Hebrejve nё Gjermani nё masё ka kritikuar “radikalizimin gjithnjё e mё tё fortё” tё Islamit.
Islami ёshtё vёrtetё pjesё e Gjermanisё
Mazyek pёr fat tё mirё nuk u dha prej tundimit pёr tё reaguar ndaj kёsaj. Pёrkundrazi ai aktet terroriste tё Parisit i quajti si “blasfemia mё e madhe ndaj Zotit”, si tradhёti ndaj Islamit, parimet e tё cilit “janё pёrbaltur”. Njё pёrfaqёsues i lartё fetar nuk mund tё distancohet mё qartё prej terrorit. Tingёlloi madje si njё pёrbetim deklarata e tij se myslimanёt nё Gjermani nё tё ardhmen “do tё pёrpiqen edhe mё shumё dhe do tё angazhohen pёr tё qenё pjestarё kritikё tё shoqёrisё”. Tani veprimet e tyre duhet tё vlerёsohen mbi bazёn e kёtyre premtimeve.
E njёjta gjё vlen edhe pёr politikёn. Eshtё njё shenjё e mirё inkurajuese, qё kancelarja Angela Merkel njё ditё pёrpara rojes sё nderit nё portёn e Brandenburgut pёrvetёsoi njё fjali tё rёndёsishme tё ish-presidentit Christian Wulff: “Islami ёshtё pjesё e Gjermanisё”. Kristiandemokrati Wulff i pati thёnё kёto fjalё nё vitin 2010 si president dhe pёr kёtё atij iu desh tё pranojё mjaft kritika kryesisht prej kampit konservator. Pesё vjet mё vonё fjalia ёshtё ende e diskutueshme. Por grindja pёr tё sot duket shumё mё meskine se atёherё.
Natyrisht Gjermania ka karakter mё tё fortё kristian
Fakt ёshtё: Nё Gjermaninё vend emigracioni jetojnё miliona myslimanё. Qё shoqёria prej shekujsh ka karakter kristian, kёtё nuk e mohon askush. Dhe qё krishtёrimi e ka karakterizuar mё fuqishёm shoqёrinё gjermane dhe vazhdon ta influencojё atё mё fort se ҫdo religjon tjetёr, kёtё e dinё tё gjithё. Megjithatё Islami ёshtё pjesё e Gjermanisё e pёr fat tё mirё edhe hebraizmi ёshtё pjesё e Gjermanisё.
Eshtё pothuajse njё fasadё tragjike e soidaritetit ndёrreligjoz tё proklamuar, qё ai vjen si reagim ndaj njё perversioni tё religjonit. Pёr fat tё keq atentatet e Parisit nuk do tё jenё tё fundit, qё ushtrohen herё pas here edhe nё emёr tё Zotit. Mё e rёndёsishme ёshtё, qё pikёrisht shtrёngimi i radhёve qё vёrehet tani nё mbarё botёn mes religjoneve tё jetohet nё tё pёritdshmen e pёrbashkёt. Pёr kёtё presidenti Gauck ka gjetur fjalёt e pёrstatshme: distanca mes emigrantёve dhe vendasve, edhe mes emigrantёve me prejardhje tё ndryshme, edhe sot e kёsaj dite kapёrcehet shumё rrallё. “Shumёllojshmёria duhet tё bёhet e prekshme” – kjo shprehje duhet t’u flasё tё gjithёve dhe tё gjithё tё veprojnё nё frymёn e saj. (dw)

Britania e Madhe synon ashpërsimin e kontrrollit në internet

Pas sulmeve në Paris lryeministri britanik David Cameron dëshiron të kufizojë lirinë në internet.Miliona programe si Messenger, WhatsApp, Snapshat ose iMessage mund të ndalohen, në rast se planet e qeverisë britanike që shpalli kryeministri David Cameron në Nottingham bëhen realitet. Shkaku është se këto shërbime bazohen tërësisht në të dhëna të koduara.
Si rezultat i dokumenteve që bëri publike të Edward Snowden në lidhje me mbikqyrjen e plotë nga shërbimet e fshehta, shumë ofrues të këtyre shërbimeve filluan ta shifrojnë komunikimin e shërbimeve të tyre online për të ruajtur në këtë mënyrë sferën private të përdoruesve.
Siguri apo sferë private
Që kjo nuk u pëlqeu NSA-së apo shërbimeve sekrete britanike MI5 dhe GHCQ është e qartë. Prandaj Cameron-i reagoi menjëherë pas sulmeve në Paris. Në fjalën e tij, ai shtroi pyetjen: “A duam ne vërtetë të lejojmë në vendin tonë rrugë komunikimi që nuk mund t’i lexojmë as edhe në situata ekstreme?”
Përgjigjen Cameron-i e dha vetë menjëherë: “Jo, nuk duhet.” Detyra e parë e çdo qeverie është që të ofrojë siguri. Zona të sigurta për terroristët nuk duhet të ketë.
Prandaj Cameron njoftoi për një paketë ligjesh që ndalojnë shifrimin – por e cila do të hyjë në fuqi vetëm pas zgjedhjeve parlamentare në maj. Se si mund të zbatohet në praktikë një rregull i tillë, Cameron, e la të hapur.
Cameron nuk është i vetmi në partinë e tij konservatore që është në favor të kufizimit të mbrojtjes së të dhënave. Edhe kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson është cituar të ketë thënë pas sulmeve në Paris, se atij “nuk i interesojnë fjalët dhe deklaratat për të drejtat e qytetarëve.”
Boris Johnson actually said this in response to the Charlie Hebdo terror attack in Paris http://t.co/wBVTp8hpBz pic.twitter.com/PlY1bAEz5z
— i100 (@thei100) January 13, 2015
Dy vjet burg të mundshme që tani
Në Britaninë e Madhe mbrojtja e sferës private është më e dobët sesa në Gjermani. Që sot në Britaninë e Madhe ekziston një ligj që kushdo që përdor software për shifrimin është i detyruar me ligji që me kërkesë të anëtarëve të qeverisë ose të autoriteteve të sigurisë t’u vërë atyre në dispozicion kodin kriptografik. Ai që refuzon ta bëjë këtë mund të dënohet me deri në dy vjet burg.
Ashpërsimi i mëtejshëm me siguri do të ndeshë jo vetëm në rezistencën e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e privatësisë, por edhe tek përfaqësuesit e ekonomisë. Për shkak se aftësia për të komunikuar në mënyrë të shifruar, i mbron bizneset nga spiunazhi dhe pirateria e produkteve. Shumë kompani, ndër to dhe Apple, kanë deklaruar se ato nuk ua japin të dhënat e koduara përfaqësuesve të qeverisë edhe nëse ata i kërkojnë ato. (dw)

Presidenti Obama dhe sulmet kibernetike

Presidenti amerikan Barack Obama po bën përpjekje të reja për miratimin e një pakete ligjesh që do të inkurajonte kompanitë private të ndajnë me qeverinë informacione për kërcënimet kibernetike.Shtëpia e Bardhë tha të martën se propozimi bën thirrje për t’u dhënë bizneseve mbrojtje nga ndjekje të mundshme ligjore nëse ndajnë informacion me qeverinë në mënyrë që kjo e fundit të veprojë për të ndalur sulmet kibernetike. Legjislacioni do të kërkojë që kompanitë të njoftojnë klientët rreth shkeljeve të të dhënave, disa prej të cilave kanë goditur kompani të mëdha amerikane të shitjeve me pakicë gjatë muajve të fundit. Legjislacioni do ta cilësonte krim shitjen e informacioneve të vjedhura.

Legjislacione të ngjashme janë bllokuar në kongresin amerikan. Aktivistë të të drejtave civile nuk kanë pranuar që qeverisë t’i jepet më shumë kontroll mbi informacionet financiare private të klientëve, ndërsa disa ligjvënës konservatorë kanë shprehur shqetësim rreth mundësisë së krijimit të një agjencie të re qeveritare.

Kjo lëvizje e presidentit vjen një ditë pas një sulmi kibernetik kundër llogarisë së Komandës Qëndrore Amerikane në Twitter dhe YouTube. Komanda mbikëqyr sulmet ajrore të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Siri.

Hakerat thanë se ishin besnikë të grupit Shteti Islamik dhe kërcënuan ushtrinë amerikane.

Komanda Qëndrore e quajti sulmin vandalizëm kibernetik dhe ndaloi përdorimin e llogarive por tha sot se llogaritë janë kthyer në gjendje normale. (voa)

Atentatet ndezin debatin mbi ligjet e sigurisë në BE

Atentatet e Parisit kanë nxitur debatet për ligje më të rrepta për sigurinë në BE. Si rrezik i veçantë konsiderohen të kthyerit e dhunshëm nga Siria dhe Iraku.Si pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, atë ato vitit 2004 në Madrid, në Londër në 2005 apo në vitin 2014 në Muzeun Hebre në Bruksel, çdo herë ka pasur thirrje për ligje më të rrepta për sigurinë. Një nga kërkesat kryesore ishte dhe mbledhja rutinë, analiza dhe ruajtja e të dhënave personale, qoftë të telekomunikacionit, atyre bankare ose të dhënat e udhëtarëve. SHBA marrin tashmë, për shembull në rastin e fluturimeve transatlantike të dhënat e të gjithë pasagjerëve nga vendet e BE-së, duke përfshirë emrin, adresën dhe numrin e kartës së kreditit.
Shumica ministrave të brendshëm evropianë duan ta fusin sistemin e transferimit të të dhënave për pasagjerët edhe për fluturimet brendaevropiane. Por Parlamenti Evropian deri tani e ka penguar këtë gjë për shkak të rezervave në lidhje me ruajtjen e privatësisë. Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière (CDU) pas sulmeve të Parisit nuk ka më mirëkuptim për këtë rezistencë. Pas takimit të dielën në Paris, ai tha: “Kushdo që refuzon një marrëveshje evropiane për transferimin e të dhënave për pasagjerët, nuk e di se ç’po ndodh.”
Sulme megjithë mbikëqyrjen
Por kritikët argumentojnë se autoritetet franceze i kishin të gjitha informatat relevante në lidhje me vrasësit, por sulmet nuk mundën t’i pengonin. Liberalët dhe Të Gjelbërit në Parlamentin Evropian ankohen gjithashtu se shtetet anëtare po i përdorin tani sulmet e Parisit duke u përpjekur për të miratuar ligje më të rrepta, që në rrethana normale nuk do të kishin asnjë shans.
Europdeputeti i gjelbër gjerman Jan-Philipp Albrecht thotë se dyshon që mbikëqyrja masive është mjet i përshtatshëm për të penguar vepra të tilla. Kurse kryetari i grupit parlamentar të liberalëve në Parlamentin e Evropës
Guy Verhofstadt shkruante në faqen e internetit të këtij grupi se thirrja për ruajtjen e të dhënave për pasagjerët është si refleks i Pavllovit. Eurodeputeti belg mendon se të dhëna për qytetarët mblidhen mjaft, por probleme ka me këmbimin e tyre dhe këmbimi i tyre duhet të bëhet më mirë. Ai shkruan se ne duhet ta ruajmë lirinë si nga terroristët që duan ta shkatërrojnë, edhe nga zbrazja e lirisë nga brenda. Kurse Sophie in’t Veld nga grupi parlamentar i liberalëve në Parlamentin e Evropës, që merret me të dhënave e pasagjerëve, tha asnjë të drejtë shtesë pa masa për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kontrolle në zonën Shengen?
Një rrezik të veçantë përbëjnë të kthyerit e dhunshëm nga Siria dhe Iraku. Sipas vlerësimeve të Agjencisë Evropian të Policisë Europol ka rreth 3000 qytetarë të BE-së që luftojnë apo kanë luftuar për milicinë e “Shtetit Islamik”. Shqetësimi është se ata pas kthimit të tyre mund të kryejnë sulme në Evropë. Shërbimet sekrete i kanë ata nën mbikëqyrje të posaçme.
Që tani Policia dhe Forcat e Shërbimit Kufitar mund të të hyjnë në “Sistemin Informativ Shengen” për të identifikuar xhihadistët e mundshëm dhe për t’i parandaluara ata që të shkojnë në Siri ose Irak. Ministrat e Brendshëm duan që në të ardhmen në këtë sistem informativ të regjistrohet edhe kur një islamist i dyshuar që është shtetas i BE-së, kthehet në Evropë nga një vend si Siria. Po ashtu bashkëpunimi me vendet e tranzitit, si p.sh. Turqia duhet të përmirësohet.
Ministri i Brendshëm spanjoll Jorge Fernández Díaz dëshiron që në vendet e Shengenit të futen kontrolle të caktuara kufitare. Fernández Díaz tha për gazetën spanjolle “El Pais” se e sheh si një problem që qindra militantë islamikë kanë mundësi të lëvizin lirisht brenda vendeve Shengen. Disa dispozita të marrëveshjes Shengen duhet që të ndryshohet, por ato nuk do ta kufizojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes, tha Fernández Díaz. (dw)

Ndikimi i traumës pas ngjarjeve të dhunshme

Masat e shtuara të sigurisë dhe ndikimi i ngjarjeve të fundit në Veri të Francës, mund ta shtojnë ndjenjën e ankthit, të intensifikuar nga dhuna në Paris. Studiuesit kanë analizuar efektin e traumave të tilla tek viktimat dhe të mbijetuarit dhe kanë arritur në përfundime të vlefshme për ripërtëritje pas përjetimeve të dhimbshme.Ndërsa francezët i rikthehen jetës së tyre, pas ngjarjeve të fundit, imazhet që janë ngulitur në mendjen e tyre janë ato të errësirës që ka mbështjellë monumentet, dhe flaka e qirinjve të ndezur për nder të atyre që humbën jetën.

Bindja se është vënë në shënjestër liria e tyre, i ka nxitur njerëzit të të dalin në Sheshin e Republikës, një simbol i lirisë së Francës.

Kjo ndjesi është intensifikuar ndërsa të mbijetuarit e sulmit ndaj zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo kanë përshkruar se si personat e armatosur zgjodhën viktimat e tyre.

Mjekët dhe sociologët kanë studiuar për dekada të tëra efektin e ngjarjeve të tilla traumatike tek njerëzit e prekur nga dhuna dhe ata që kanë qenë dëshmitarë të saj, apo jetojnë në një shoqëri ku ajo mbizotëron.

Ndikimi i dhunës dhe frikës është dokumentuar mjaft mirë në rastet e personelit ushtarak, anëtarët e të cilit kanë vuajtur nga sindroma e stresit post-traumatik.

Gjithnjë e më shumë studiuesit po analizojnë pasojat tek personat që kanë qenë dëshmitarë të dhunës, përfshirë punonjësit e mjekësisë dhe gazetarët, si edhe ata që janë të ekspozuar ndaj dhunës përmes 35s, sidomos 35s dixhitale.

Profesoreshë Anna Reading në Kolegjin King të Londrës bën pjesë në një grup pune që ka shqyrtuar ndikimin e akteve mizore tek shoqëria në përgjithësi, si për shembull se si mund të jenë prekur njerëzit nga sulmet me bomba në Londër, pothuajse 10 vjet më parë.

Profesoreshë Reading thotë se stresi post-traumatik mund të ketë një sërë simptomash dhe është zakonisht një reagim ndaj paaftësisë sonë apo mungesës së vullnetit për t’u përballur me tmerrin që kemi provuar.

“Mendja përpiqet të kompensojë përpjekjet e të mbijetuarve për të shmangur kujtimet, ndërsa trupi duke u përpjekur të përsërisë ngjarjet në forma të ndryshme, si për shembull ëndrra të këqija, apo fragmente të befta kujtimesh apo edhe simptoma fizike si dridhje, apo copëra imazhesh në cepat e syrit e të tjera. Mund të ketë edhe simptoma të tjera si ndjenja zemërimi të skajshëm, agresivitet dhe ndjenja e fajit që pushton të mbijetuarin”.

Studimet e profesoreshës Reading kanë përforcuar përfundimet e kërkimeve të mëparshme që ajo thotë se demonstrojnë se incidentet e dhunës publike mund të rizgjojnë stresin tek njerëzit që kanë fshehur në subkoshiencë përvoja të mëparshme traumatike.

Pra, një ngjarje si ajo e Parisit, mund të shkaktojë simptoma të stresit post-traumatik tek dikush që në të kaluarën ka përjetuar një episod të veçantë traumatik, qoftë edhe shumë vjet më parë.

Profesoresha Reading thotë se fuqizimi i 35s elektronike do të thotë se grupe më të mëdha të shoqërisë ekspozohen dhe interneti do të thotë se shumë vetë mund të shohin pamje traumatike pa efektin stabilizuar të një përjetimi të përbashkët.

“Ka diçka që quhet ‘sindroma e botës së keqe’ sipas së cilës veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë që ekspozohen ndaj mbulimit të 35s që shfaq vazhdimisht ngjarje të dhunshme, fillojnë të mendojnë se kjo është bota ku jetojmë, që gjithçka është e keqe dhe nuk ka asgjë të mirë, se nuk ka mundësi të kesh ndikim tek bota dhe se bota është plot me kriminelë dhe terroristë dhe kjo dëmton aftësinë e tyre të ripërtëritjes dhe optimizmit. Pra kjo është nga njëra anë dhe nga tjetra është stresi post-traumatik dhe me këto luhatje vijnë reagime të ndryshme”.

Në Londër, sulmet me bomba ndaj sistemit të transportit publik në vitin 2005 shkaktuan vdekjen e dhjetra vetëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve në vitin 2005.

Ndikimi i ankthit që pasoi, ishte diçka që u tërhoqi vëmendjen punonjësve të shëndetësisë.

“Në komunitete ku ka pasur sulme të kësaj natyre, rastet e dhunës familjare shtohen për shembull. Pra, ka një rreze reagimesh të ndryshme që pasojnë një sulm të dhunshëm”.

Në Francë, njerëzit kanë filluar të përshkruajnë ankthin që i ka përfshirë.

“Gjithmonë shqetësohem se një lajm do të jetë kudo për disa ditë dhe pastaj zhduket. Por mendoj se këtë radhë kemi të bëjmë me një rritje të vetëdijes dhe nuk është thjesht një ngjarje që do ta harrojmë shpejt”, thotë parizieni Stainslas cebron.

“U shqetësova jashtë mase ndërsa dëgjoja lajmet ditën e sulmit. Ishte një sulm ndaj lirisë së shtypit, por ajo që po bën 35 mund të ngjallë urrejtje tek disa njerëz. Nuk duhet t’i ngatërrojmë këto të dyja”.

Studiuesit thonë se mundësia për të shkëmbyer përvojat është jetike, ashtu si edhe ceremonitë përkujtimore që ndihmojnë njerëzit të analizojnë atë që ndodhi. Profesoresha Reading beson se veprime të tilla janë të rëndësishme, sepse i japin mundësinë shoqërisë të gjejë energji.

“Është një rikthim i energjisë dhe kur një person apo një grup njerëzish ka përjetuar një ngjarje të këtij lloji, shkakton një shterrim të energjisë fizike dhe emocionale, kështuqë procesi i katarsisit do të thotë që ata fillojnë të lënë pas ndjesitë e këqija dhe kthehen së bashku në një atmosferë më të shëndetshme”.

Parizieni Juliene Fall, shpreh ndjenjat e shumë francezëve kur thotë se fokusi duhet të jetë tek bashkimi.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të shohim republikën të dalë mbi ndasitë, kundër racizmit dhe urrejtjes”. (voa)