All posts by V.F.

Kryeministri japonez i kërkon “Shtetit Islamik” të lirojë dy pengje

Kryeministri japonez Shinzo Abe i kërkoi grupit Shteti Islamik të lirojë pa humbur kohë dy pengje që paraqiten në një video të re, ku ata kërcënohen me vdekje, në se Japonia nuk paguan një shumë prej $200 millionë dollarësh.Zoti Abe shprehu sot indinjatë, disa orë pasi militantët publikuan videon, ku paraqitet një person që flet anglisht i veshur me të zeza, me një thikë në dorë, si dhe dy burra të gjunjëzuar, të veshur me rroba bojë portokalli.

Militanti i veshur me të zeza i identifikoi burrat si Kenji Goto dhe Haruna Yakawa dhe në video ai e kritikon Japoninë për mbështetjen e pakuptimtë ndaj Perëndimit në përpjekjet për të luftuar kundër Grupit Shteti Islamik.

Forcat japoneze nuk janë pjesë e koalicionit nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara që ka kryer mbi 1 mijë e 700 sulme ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri që nga muaji gusht.

Zoti Abe u zotua të shtunën e kaluar t’i japë ndihmë jo-ushtarake me vlerën e 200 millionë dollarëve vendeve që luftojnë kundër ekstremsitëve suni. (voa)

Prishitnë: Konsultimet e para mbi projektligjin për Gjykatën Speciale

Gjykata Speciale për Kosovën merr përsipër “hetimin e krimeve të luftës në periudhën 1998-1999, si dhe hetimin e krimeve të supozuara politike, kërcënimeve dhe vrasjeve të dëshmitarëve gjatë periudhës 2000-2001″.Në Prishtinë u takua (20.01)për herë të parë ekipi teknik për shqyrtimin e legjislacionit të pranuar nga BE-ja për formimin e Gjykatës Speciale, që do të merret me krimet e supozuara në raportin e senatorit zviceran Dick Marti, i miratuar edhe nga Këshilli i Europës. Pjesë e ekipit teknik është ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në cilësinë e udhëheqësit të ekipit, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, këshilltari për çështje ligjore të Presidentes, Selim Selimi, si dhe një eksperte, Donika Qerimi.
Çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet legjislative të ndërlidhura me dhomat e specializuara, në kuadër të veprimeve dhe obligimeve institucionale sipas miratimit të Kuvendit të Kosovës ishin temat që u diskutuan në takimin e së martës thuhet në një njoftim nga presidenca e Kosovës. “Ekipi teknik do të takohet në baza të rregullta dhe do të diskutojë çështjen e legjislacionit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare me ekipin e Bashkimit Europian, të mandatuar për planifikim të operacionalizimit të Gjykatës Speciale”, thuhet në njoftim.
Ekipi teknik për shqyrtimin e legjislacionit të pranuar nga BE-ja për formimin e Gjykatës Speciale u krijua ditë më parë pas dakordimit të udhëheqësve më të lartë të institucioneve të Kosovës.
Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, i tha DW-së, se fillimisht ligjet do të procedohen në kuvend nga qeveria e Kosovës. “Tani është faza fillestare e bashkërendimit të veprimeve dhe të obligimeve institucionale për krijimin e Gjykatës Speciale, që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës. Ligjet do të procedohen nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe ato do të shqyrtohen në komisionet parlamentare për t’u diskutuar dhe miratuar pastaj në Kuvend. Në gjithë këtë punë nevojitet një konsensus i përgjithshëm në etapa të ndryshme për zbatimin e detyrimit ndërkombëtar”, tha Arbër Vllahiu.
Sipas tij, institucionet e Kosovës do të angazhohen në këtë proces për ta përmbyllur këtë kapitull njëherë e përgjithmonë. “Krijimi i Gjykatës Speciale pasqyron angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm për t’u marrë me këto akuza në mënyrë të besueshme dhe për ta përmbyllur këtë kapitull njëherë e përgjithmonë. Kjo gjykatë do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit tonë për çlirim dhe pavarësi”, i tha DW-së, Arbër Vllahiu.
Në ditën kur zhvilloi takimin e parë ekipi teknik për shqyrtimin e legjislacionit për formimin e Gjykatës Speciale, rreth 30 familje të veprimtarëve të LDK-së, të vrarë gjatë dhe pas lufte zhvilluan një protestë para qeverisë së Kosovës, duke shprehur shqetësimin e tyre për – siç thanë – moszbardhjen e rasteve dhe ata kërkuan drejtësi dhe ndëshkimin e vrasësve. Këshilli organizativ i kësaj proteste, ku të pranishëm ishin edhe disa deputetë të kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkuan themelimin sa më të shpejtë të Gjykatës Speciale, sepse sipas tyre, ajo është shpresa e vetme për zbardhjen e rasteve që kanë prekur familjet e tyre.
Doruntina Maloku, e bija e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Enver Maloku, tani deputete, tha se familjarët kërkojnë themelimin e Gjykatës Speciale, që ajo t’i trajtojë edhe vrasjet ndërshqiptare.
“Në një deklaratë të përbashkët të familjeve tona, ne kemi kërkuar edhe themelimin sa më të shpejtë të Gjykatës Speciale, e cila do të duhej të merrej edhe me vrasjet ndërshqiptare të gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Familjet tona janë thellësisht të indinjuara me dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, jo vetëm atij vendor, por edhe të UNMIK-ut dhe EULEX-it, ndaj shpresa jonë e vetme mbetet trajtimi i këtyre rasteve nga Gjykata Speciale”, tha deputetja Doruntinë Maloku.
Legjislatuara e kaluar e Parlamentit të Kosovës më 23 prill të vitit të shkuar, ratifikoi marrëveshjen Kosovë-Bashkim Europian, e cila mundëson themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën. Kjo gjykatë do të marrë përsipër hetimin e “krimeve të luftës në periudhën 1998-1999, si dhe hetimin e krimeve të supozuara politike, kërcënimeve dhe vrasjeve të dëshmitarëve gjatë periudhës 2000-2001″. Themelimi i kësaj gjykate nuk është parë me sy të mirë nga asnjë forcë politike në Kosovë, mirëpo, megjithatë miratimi për themelimin e saj u bë në parlamentin e Kosovës me shumicën e votave të deputetëve, duke shmangur kështu mundësinë që kjo gjykatë të themelohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. (dw)

BE diskuton për luftën kundër terrorizmit

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u takuan sot në Bruksel për të diskutuar mbi shkëmbimin e të dhënave të zbulimit dhe mënyrat për të shtuar bashkëpunimin me vendet arabe pas sulmeve vdekjeprurëse dhe arrestimeve në Evropë.Mbledhja e sotme i paraprin një takimi të nivelit të lartë të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, që pritet të mbahet në shkurt.

Në takim mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil al-Arabi.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, bëri thirrje për lidhje më të ngushta me vendet myslimane.

Ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik Phillip Hammond tha në takim se Europa është “e vendosur” të bëjë çfarë është nevojshme për ta mbajtur të sigurtë kontinentin. Ai tha se zyrtarët janë duke kërkuar mënyra më të mira për të zbuluar lëvizjet e personave të dyshuar si terroristë, përfshirë ndarjen mes tyre të listave të pasagjerëve të avionëve.

Në një tjetër front, ministrat e BE-së thanë se do ta apelojnë një vendim gjykate të muajit të kaluar, që e hoqi grupin islamik palestinez të Hamasit nga lista e terrorizmit e BE-së. Veprimet e Hamasit bënë që

Izraeli të angazhohej në një luftë vdekjeprurëse 50-ditëshe korrikun dhe gushtin e kaluar.

Pjesa më e madhe e Europës mbetet e tensionuar dhe në gatishmëri të lartë, ndërsa Ministri i Drejtësisë i Belgjikës thotë se personi që mendohet të jetë ideatori i sulmit terrorist të javës së kaluar, nuk dihet se ku ndodhet.

35 belge thotë se 27 vjeçari Abdelhamid Abaaoud, është me origjinë nga Maroku dhe dyshohet se drejtonte një celulë estremiste në qytetin Verviers.

Autoritetet thonë se celula ishte gati për të ndërmarrë një sulm të madh terrorist në caqet policore para se policia të bastiste celulën e tyre të enjten, duke vrarë dy gjatë shkëmbimit të zjarrit. (voa)

Davos: Një fshat mirëpret elitën botërore

Nga data 21-24 janar takohen në Davos të gjithë emrat e njohur të politikës, ekonomisë dhe shkencës. Por çfarë do të thotë kjo për një fshat të vogël malor?Një gjë është e sigurtë edhe këtë vit: Në Davos ka borë. Po aq e sigurtë është që në kohën e Forumit Ekonomik Botërore (WEF) nuk gjendet më asnjë dhomë e lirë hoteli, madje as në zonat përreth. Ata që kanë gjetur një apartament të vjetër në stilin e vitetev 60-të duhet të jenë të lumtur. Krahas 78 hoteleve mesatarisht të mëdha, në rajon ofrohen edhe 9.300 krevatë dhe apartamente pushimi në bujtinat për të rinjtë, por me çmime luksoze. Një dhomë e vogël në një ish spital kushton 300 euro nata, me kusht një qëndrim minimumi shtatë ditor.
Zyra e turizmit megjithatë bën reklamë hiperbolike me Davosin që ndodhet ne 1560 metra lartësi, i rrethuar nga majat e maleve impozantë – Davos “qyteti më i lartë i Alpeve dhe një “zonë pushimi me ambient ndërkombëtar dhe ofertë të gjerë strehimi.”
Por si një vend mikpritës i një forumi të madh të ekonomisë botërore Davos është i vogël. Ndoshta kjo e bën këtë vend të vogël sharmant. Pasi kush ka qenë njëherë këtu, nuk ikën kollaj që aty. Udhëtimi deri në aeroport zgjat dy orë, në rastin më të mirë- pjesërisht përmes rrugëve malore të rrëshqitshme. Zinxhirët e borës janë kusht.

Muzeumi mbush arkën
Kështu shumë vetë qëndrojnë, dhe davosit ofrojnë me qira çdo metër katror të lirë. Muzeumi i vogël, Ernst Ludvig Kirchner në një pozicion qendror ofron veprat grafike të artistit. Nga data 16-26 janar ai qëndron i mbyllur, sepse hapësirat e tij përdoren për qëllime të tjera. “Hapësirat e muzeut mund t’i ofrojmë gjatë ditëve të WEF dyfish apo trefish në ditë”, thotë Dolores Mark, drejtuese evenimentesh në muze. Ajo nuk thotë se kujt i jepen me qira, por vetëm se gjatë javës së forumit muzeumi ka si miq gjashtë firma të ndryshme. “Disa marrin me qira hollet e ekspozitave për takime të ndryshme- Të tjera organizojnë në mbrëmje party-koktejl apo darka me miq të ftuar.” Sigurisht fitimet mbeten sekret: Vetëm kaq thuhet: “Për shkak se ne jemi një muze privat, dhënia me qira e hapësirave tona ka një rëndësi të madhe. Në këtë mënyrë ne mund të gjenerojmë të ardhura për muzeun.”
Policia dhe ushtria
Logjistika është një nga sfidat më të mëdha të forumit në Davos. Pasi krahas të ftuarve zyrtarisht vijnë edhe përfaqësues 35sh, personeli i sigurisë dhe punonjës shtesë të hoteleve të gastronomisë. Të gjithë duhet të akomodohen diku, dhe në të njëjtën kohë duhet të garantohet siguria e anëtarëve të nivelit të lartë të Davosit. Përgjegjëse për këtë është policia e kantonit, Graubünden. Zëdhënësi i saj Thomas Hobi nuk do të thotë se sa forca sigurie janë në veprim, por vetëm se nga vijnë ata. “Njësia përbëhet nga skuadra policore nga e gjithë Zvicra.” Të gjitha drejtoritë e policisë dërgojnë skuadrat e tyre, madje edhe Lichtenshtajni. Përveç kësaj policia e kantonit ka kompetenca edhe për 3000 ushtarë të ushtrisë zvicerane.” Ushtarët vëzhgojnë të gjithë territorin. Sipas Hobit, Davos është i ndarë në katër zona sigurie, ku brenda hyn vetëm ai që është i akredituar.

Por edhe personat e akredituar duhet të kalojnë shpesh në kontrolle sigurie. Para hyrjes në qendrën e kongreseve kontrollohen me imtësi si në aeroport, çantat, kalohet nëpër dedektorë sigurie etj. Aty sheh të presin me durim në radhë si menaxheri e Hegde-fondeve ashtu edhe ministrin. Qytetarët e Davosit duhet që qëndrojnë jashtë dhe madje të përballen me kalime anësore që marrin kohë të konsiderueshme.
Ndikimet e sulmeve terroriste në Paris
Sulmet e Parisit nuk ndikojnë në masat e sigurisë në Davos, thekson zëdhënësi i policisë, Thomas Hobi. Shkalla e sigurisë është gjithmonë e lartë në Davos, sigurisht në konsideratë merren edhe informacionet e shërbimeve sekrete. “Prej vitesh ka plane konkrete urgjence, si të reagohet për pengimet në trafik, ashtu edhe për atentatet.” Një avantazh është edhe qyteti i vogël, kështu hyrja në qytet dhe dalja prej tij mund të bllokohen në mënyrë të rrufeshme. Në Davos njerëzit i presin me qetësi miqtë nga e gjithë bota dhe gëzohen për biznesin e mirë. Ka javë që në qytet renovohet dhe modifikohet. Në hoteltin Panorama në garazh është vendosur një çadër e madhe me konstruksion çeliku. E ashtuquajtura “Panorama e katedrales” ofron vend për 300 vetë dhe mund të përdoret si restorant, bar apo diskotekë. Por falas është vetëm panorama e mrekullueshme e maleve. (dw)

Terrorizmi mund të ndryshojë tonin e fjalimit të Presidentit Obama

Presidenti Barack Obama mban nesër fjalimin e përvitshëm për gjendjen e vendit në një kohë kur janë rritur masat e sigurisë në Uashington dhe qytete të tjera pas sulmeve terroriste në Francë. Zhvillimet ndërkombëtare po e detyrojnë presidentin Obama që t’i kushtojë më shumë vëmendje çështjeve të sigurisë brenda dhe jashtë vendit.Ceremonia madhështore e fjalimit të nesërm para një sesioni të përbashkët të Kongresit vjen në një kohë kur masat e sigurisë janë forcuar në të dyja anët e Atlantikut. Ditët e fundit, ka pasur aksione policie në Belgjikë dhe Gjermani, arrestime në Greqi dhe rritje të masave të sigurisë në gjithë Evropën, të gjitha pas sulmit ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.

Përpjekjet e sigurisë duhet t’i përshtaten një lloji tjetër kërcënimi, sipas Rob Wainwright që drejton agjencinë e rendit të Bashkimit Evropian, Europol.

“Po shohim një përpjekje shumë të vendosur të qeverive tona, policive të vendeve të ndryshme dhe organizma si Europoli që po rishikojnë me urgjencë rrugët për një mbështetje më të mirë të shërbimeve kundër terrorizmit kudo, si edhe për një shkëmbim më të mirë të informacionit të zbulimit, në ndjekjen e financimit të terrorizmit dhe armëve të paligjshme dhe veçanërisht vëzhgimin e aktiviteteve terroriste në internet”.

Zhvillimet ndërkombëtare po e detyrojnë presidentin Obama që shpreson të punojë me një Kongres të kontrolluar nga republikanët për një program që përfshin përparësitë e politikës së brendshme, që t’i kushtojë më shumë vëmendje çështjeve të sigurisë brenda dhe jashtë vendit.

“Kjo dukuri e ekstremizmit të dhunshëm, ideologjisë, rrjeteve, aftësisë për të rekrutuar të rinjtë, është shumë e përhapur dhe ka depërtuar në komunitete në të gjithë botën. Është një problem shumë shqetësues, që shkakton tragjedi dhe shkatërrim, por një betejë që në fund të fundit ne do ta fitojmë”.

Me baza të fjetura terroriste që besohet të ekzistojnë në shumë vende dhe mundësinë që incidenti tek Charlie Hebdo të mobilizojë ekstremistët në gjithë globin, administrata e Presidentit Obama dhe qeveri të tjera nuk po diskutojnë nëse do të ketë përpjekje për një sulm tjetër por kur dhe ku. (voa)

Pilzen në Çeki – kryeqytet kulturor i Evropës

Pilzen në Çeki është kryeqytet kulturor i Europës për vitin 2015 por çfarë e bën këtë qytet kaq të veçantë? Metropoli i katërt më i madh i Çekisë ka më shumë për të ofruar se birra karakteristike.Orkestra e Filarmonisë së qytetit Pilsen hapi siparin e programit të kryeqytetit kulturor 2015. Rreth 600 aktivitete janë pjesë e kalendarit kulturor të qytetit çek – teatër, koncerte, ekspozita, evente Open-Air, cirk dhe shumë e shumë organizime për të treguar thesaret e vërteta të qytetit Plzen që këtë vit mban kurorën e kryeqytetit kulturor europian. Megjithë sloganin- karrem për turistët – “Pilzen pa birrë është si Parisi pa kullën Eifel”, Plzen ka më shumë për të ofruar se birra karakteristike.
Titullin e kryeqytetit të kulturës 2015, qyteti çek e ndan me një qytet tjetër në Europë, Monsin tradicional në Belgjikë. Nderimin për këtë kurorë e jep BE, por shpenzimet kryesore për aktivitetet kulturore duhet t’i marrin përsipër vetë qytetet. Kundrejt Mons-it në Belgjikë që shpenzon 70 milionë euro për këtë nderim, Pilzen në Çeki është më modest. Buxheti i këtij kryeqyteti të kulturës është 20 milionë euro. Megjithatë të gjithë janë të bindur se ky është një investim në të ardhmen.

I pasur në histori
Pilzen është aktualisht nën hijen e Pragës, 120 kilometra në lindje, megjithëse edhe ky qytet ofron shumë histori: kisha të vjetra dhe një sërë muzeumesh. I themeluar në vitin 1295 me porosi të mbretit Wenzel II, qyteti duhej të kthehej në një nga zonat më të famshme të Bohemisë. 700 vite më vonë pjesa historike e qytetit me shtëpitë karakteristike të art nouveau u shpall monument kulture. Në sheshin e Republikës qëndron katedraja e Shën Bartolemeut. Me lartësinë 102 metra ajo është katedralja më e lartë e Çekisë. Edhe Sinagoga e Madhe është magnet për turistët, ajo është sinagoga e dytë më e madhe e Europës dhe dëshmia e gurtë e një epoke lulëzimi të komunitetit hebraik në Pilzen. Gjatë holokaustit shumë hebrenj të Pilzenit ranë viktimë e çmendurisë racore të nazistëve, një humbje e madhe për qytetin dhe kulturën e tij. Këto akte mizore do të kujtohen në maj në “Festën e Çlirimit” – 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore.
Thesare të fshehura dhe apps
Disa atraksione turistike të këtij qyteti veçse flenë në nëntokë. Kështu poshtë qytetit gjendet një tunel 10 kilometra i gjatë nga shekulli i 14-të, por edhe thesarë tjerë kulturorë nuk gjenden aq lehtë. Një grup historianësh dhe dëshmitarësh të kohës kanë krijuar për këtë “hartën e qytetit të fshehur”. Qindra histori mund të zbulosh në këtë mënyrë në vende konkrete.

Por Pilzen përpiqet të përdorë edhe teknikat e reja: Kështu në internet apo përmes një app në celular mund të shohësh historitë e nëntë karaktereve fiktive nga Plzen, mekanikun Jarda për shembull. Sepse Pilzen ka qenë dikur qendra e prodhimit të automjeteve Skoda. “Kjo është një mënyrë e re për të njohur qytetin”, thotë Petr Forman, drejtor artistik i kryeqytetit kulturor.
Ndërsa miqtë e arkitekturës mund të kërkojnë gjurmët e arkitektit Adolf Loos (1870-1933) përmes një plani interaktiv; shumë nga banesat private të ngritura nga arkitekti i njohur, janë hapur tani për publikun.”Në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, ai ka qenë pionieri i arkitekturës moderne” thotë Magdalena Suoukupova nga Qendra e Turizmit. “Por askush nuk e di se shumica e punimeve të tij – me përjashtim të Vjenës – mund të shihen këtu në Pilzen.”
Teknika dhe teatri
Nga hapësirat moderne deri tek hollet e fabrikave të rrënuara: Të gjitha ambientet transformohen gjatë vitit 2015 në skena origjinale për aktivitetet kulturore. Një nga repartet e prodhimit të birrarisë Pilzner do të ofrojë ekspozitën “Dizajn europian”. Ndërsa ish-repartet e prodhimit të Skodës do të kthehen në një laborator të “Techmania Science Center” dhe do të ofrojnë një ekspozitë tredimensionale “3D Planetarium”. Nga shtatori 2014 Plzen ka dy skena teatri. “Teatri i madh” i hapur për herë të parë në vitin 1902, një nga monumentet kulturore të qytetit dhe “Teatri i ri Josef Kajetan Tyl”. Sipas drejtorit të programit Petr Forman “ne duam të entuziazmojmë njerëzit që zakonisht nuk shkojnë në teatër apo koncerte.”

Pilzen paraqitet i pazakontë- jo vetëm në aktivitetet që ofron, por edhe në stemën e qytetit, ku shumë vizitorë habiten kur shohin aty simbolin e një deveje. Deveja që zbukuron stemën e qytetit ka qenë një dhuratë e mbretit polak për husitët çekë, të cilët e ndihmuan atë në luftën kundër turqve. Edhe me devenë qyteti lidh historinë e tij. Pilzen – qyteti kulturor i Europës 2015 ka shumë për të ofruar. (dw)

Nedelkov: Nuk ka tërheqje nga greva më 20 janar

Askush dhe asgjë nuk mund të na zmbraps nga vendimi për të zhvilluar grevë më 20 janar, përveç pranimit të plotë të kërkesave tona. Kështu shprehet numri “një” i SASHK-ut Jakim Nedelkov, në emisionin 360 gradë. Sipas tij, mbi 87% e anëtarësisë janë “pro” mbajtjen e grevës, ndërsa të paktë janë ata që janë kundër. Nedelkov ritheksoi se kërkesat e Sindikatës janë kërkesa sociale.“Nëse deri më 20 janar nuk na ofrohet plotësimi i kërkesave që SASHK-u i dorëzoi ministrit, kjo do të thotë se më 20 janar jemi në grevë. Asgjë nuk mund të na hamendësojë për vazhdimin e negociatave. Ne negociuam 3 muaj deri më 31 dhjetor nga 2 janari deri më sot, nuk kemi dialog social, përkundrazi kemi presione të mëdha për kundërshtimin e organizimit të grevës”, tha Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Nedelkov hodhi poshtë zërat se greva bëhet për shkak të rizgjedhjes së tij në krye të Sindikatës, pasi Kongresi i SASHK-ut sipas tij është larg, në muajin tetor. Ata që kundërshtuan dje, sipas Nedellkovit, me deklaratat e tyre shterpa si megafonë në dorë të dikujt tjetër,nuk kanë bërë asgjë përveç rritjes së besueshmërisë së tij në krye të Sindikatës.

“Ata megafonë që pamë dje, sot dhe nuk di ku, me tekst të përgatitur, unë i falënderoj që aktivizuan emrin e SASHK-ut dhe më kanë shtuar besueshmërinë para zgjedhjeve siç edhe kanë theksuar. Kongresi i SASHK-ut është shumë larg, në muajin tetor! Deri atëherë shumë gjëra mund të ndryshojnë dhe nuk ka lidhje me atë që thonë”, u shpreh Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Sipas Nedelkovit, edhe deklaratat e krerëve të komunave dhe drejtorëve të shkollave për mos përfshirje në grevë, kanë për qëllim pengimin e synimit tonë, dhe një gjë e tillë, penalizohet me ligj, me të paktën 1 vit burg. Gjyltene Rexhallari

Bexheti: Ligji për arsim të lartë është bërë një çamçakëz i vërtetë

Cilësia e arsimit të lartë në Maqedoni është katastrofale dhe reformat janë të domosdoshme. Ky ishte konkluzioni i mysafirëve mbrëmë në emisionin “Rruga Drejtë”. Pas miratimit të ligjit për provim shtetëror, Abdylmenaf Bexheti nuk pret indikacione në ngritjen e cilësisë. Bexheti theksoi se zhvillimet e fundit ishin një betejë, duke shtuar se ligji për arsim të lartë tashmë është bërë një çamçakëz i vërtetë.“Rekord, ky ligj ka ndryshime dhe nëse e marrim si të tillë është një betejë episodiale, e parë shumë herë deri sot. Nga viti 2008 deri sot kemi 15 ndryshime dhe plotësime në ligjin për arsim të lartë. Ligji si i tillë është bërë në njëfarë mënyrë si çamçakëz, i cili do të jetë shumë vështirë nga kapaciteti i tillë të zbatohet”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, Plenumi i Profesorëve.

Edhe pse me miratimin e ligjit cenohet rëndë autonomia e universiteteve, për ministrin e Arsimit Abdilaqim Ademi, nuk është ashtu! Sipas tij, parimi bazë ka qenë mos cenimi i autonomisë.

“Parimi i parë ka qenë që të mos cenohet autonomia e universiteteve, parimi i dytë ka qenë që të mos cenohet procesi i Bolonjës, të mos jetë ngarkesë universitetet, profesorët dhe studentët, të mos ketë efekt retroaktiv dhe të mos vlejë për studentët aktual. E di për cilët student mund të jetë ngarkesë, për ata që nuk janë të rregullt, për ata që regjistrohen për të marrë një dokumentacion dhe për studentët që janë të interesuar për një diplomë”, deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Profesorja Tanja Karakamisheva, e cvila përfaqëson Iniciativën qytetarë në mbështetje të ndryshimeve ligjore në arsim, thotë se faji është i vetë profesorëve. Sipas saj, nisma për reforma është dashur të fillojë nga profesorët dhe jo nga Qeveria. Karakamisheva arsyetoi Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, duke thënë se kishte hapësirë për debat.

“Ai universitet që nuk ka përgjegjësi, nuk mund të kërkojë autonomi. Shigjetat e tyre i hedhin në atë drejtim që kishte pak kohë, se e gjithë dinamika e aktiviteteve është pre e politikave të ndryshme. Jo, në të kundërtën, unë jam dëshmitare se procesi i reformave kanë filluar nga viti 2008-2009. Mundet gazetarëve t’ju duket shpejtë, apo me dinamikë jo të përshtatshme”, u shpreh Tanja Karakamisheva, Iniciativa në mbështetje të reformave.

Bexheti shtoi se me këto reforma vetëm sa do të ulet cilësia e arsimit. Sipas tij, nuk mund të kërkohen kushte evropiane me fonde afrikane.

“Ju po bëni një akt për të ndërprerë autonominë e universitetit, me ndërhyrje në emër të mos përgjegjësisë në universitet. Autonomia është diçka që është ndërtuar ndër shekuj, pra flasim për 1000 vjet”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, Plenumi i Profesorëve.

Nga ana tjetër, Ademi pranoi se ata që ndikojnë në uljen e cilësisë së arsimit të lartë janë universitetet private. Njëkohësisht deri në shtator, ai paralajmëroi mbylljen e tyre.

“Nëse deri në shtatorin e vitit të ardhshëm, universitetet tek të cilët është konstatuar se kanë lëshime dhe nuk i plotësojnë kriteret, sigurisht se do të mbyllen. Duhet të kemi parasysh se në Maqedoni ka 20 universitete publike dhe private, dhe jo të gjithë janë të njëjtë. Disa nga universitetet janë shndërruar vetëm në shtypës te diplomave”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Ndërkaq, Tanja Karakamisheva theksoi se kolegët e saj nga Plenumi i Profesorëve, kanë keqpërdorur studentët për qëllime edhe idetë e tyre kundër politikës. Sipas saj, profesorët dhe studentët dallojnë në kategori.

“Në të vërtet nuk e kuptoj se si dëshirojnë përsëri ta bëjnë gabimin e njëjtë. Përsëri duan të lidhen me studentët dhe bashkërisht me ato ta shprehin revoltën, e cila nuk është e njëjtë. Studenti është student, ai është shfrytëzues i mundësive intelektuale, dhe nëse ka diçka që nuk është i kënaqur, ato mund t’i shpreh ashtu si atij ia merr mendja”, u shpreh Tanja Karakamisheva, Iniciativa për mbështetje të reformave.

Në debat kishte edhe konfrontime të cilat u manifestuan me kritika mes mysafirëve. Bexheti konsideroi se bashkëbiseduesit nuk ishin të përgatitur dhe për këtë arsye, i dhanë shumë penalti për t’i mposhtur argumentet e tyre, duke shtuar se në debat nuk u dit se cili ishte Ministri i Arsimit. Ndërsa Tanja Karakamisheva kaloi kufijtë e kulturës së debatit, në momentin kur parafolësi i saj tregoi për postet e saj nëpër borde udhëheqëse. Ndërsa Ministri i Arimit Abdilaqim Ademi, ashtu si e filloi, ashtu edhe e mbaroi debatin, me paralajmërime. Adrian Kerimi

EcoGuerilla mbledh “sadaka” për Nurhan Izairin

EcoGuerilla formon Fond për Rrogën e Ministrit: Nurhan, dorëhiqu se ne ta sigurojmë pagënLëvizja EcoGuerilla ka marrë një aksion për formimin e një fondi, me të cilin do t’i sigurohej rroga mujore e ministrit të Ekologjisë, Nurhan Izairi. Kjo me qëllim që ministri i punësuar në Qeveri të ketë të atdhura të siguruara dhe me pastaj të bindet të japë dorëheqje në shenjë revolte për helmimin që bën Jugohromi mbi Tetovën dhe rrethinën, banor i së cilës është edhe vetë ministri.

Aktivistë të kësaj lëvizjeje kanë dalë sot në rrugët e Tetovës dhe kanë kërkuar lëmoshë me qëllim që sa më shpejtë të sigurohen mjetet e caktuara. Thonë se për të shpëtuar jetë njerëzish, janë të gatshëm të kërkojnë lëmoshë edhe për filtrat e Jugohromit, edhe fiton miliona në vit duke shkatërruar shëndetin dhe ambientin e tetovarëve.

Qytetarët në mënyrë masovike kanë përkrahur këtë aksion, duke ndarë nga xhepi qindarkat e fundit për fondin e rrogës së ministrit.

“Kaluan 2 muaj e gjysëm që kur z. Nurhan Izairi i dha afat tjetër gjashtëmujor Jugohromit të helmojë qytetarët e Tetovës. Nga ajo ditë, deri sot kemi patur plotë 76 ditë me ajër të helmuar. Pra çdo ditë, nga data 1 Nëntor 2014 deri në këtë moment – 16 Janar 2015 ka qenë ditë në të cilën banorët e Tetovës me rrethinë kanë thithur ajër të helmuar”, tha Arianit Xhaferi, përfaqësues i EcoGuerillës.

Pasi ministri nuk ka fuqi të ndalë këtë helmim të Tetovës, Xhaferi tha se “lëvizja EcoGuerilla atë nuk e njohim dhe nuk e pranojmë si ministër por e konsiderojmë si një i punësuar në atë ministry”.

“Për t’i siguruar rrogën që ia ka qejfi, sot kemi marrë iniciativë të mbledhim nje fond dhe kështu ta bindim të japë dorëheqje. Nuk shohim asnjë arsye tjetër pse z. Nurhan Izairi duhet të konsiderojë veten Ministër i Mjedisit Jetësor përveç rrogës që merr. Ndonjë punë tjetër nuk duket se është duke bërë aty. Ja, do grumbullojmë ne fonde, merri të gjitha – vetëm ik prej aty se kot rri”, tha ai.

Xhaferri paralajmëroi protesta masive në ditët në vijim. (lajm)

Trafiku i kokainës me rroba fëmijësh. Gjermanët kontrollonin gjithçka

Sipas versionit jo zyrtar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të arrestuarit e pak ditëve më parë do të përfundojnë në Gjykatën e Krimeve të Rënda si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, i cili rezulton si i përfshirë në trafikun ndërkombetar të drogës, referuar një materiali tepër sekret që ka dërguar shteti gjerman.Një burim i tha Top Channel se kokaina, e cila u sekuestrua ne laboratorin e fshatit Xibrake ne Elbasan, ka ndjekur linjen Turqi- Bullgari- Maqedoni, e konkretisht ne Struge, e mandej nepermjet dy pikave kufitare ka hyre ne Shqiperi.

Sasia prej 100 kilogramësh e kokaines se perziere, shpjeguan burimet jo zyrtare, ishin të tretura kryesisht ne rroba femijesh, te cilat bliheshin ne Turqi nepermjet nje kompanie te nenkontraktuar nga grupi i trafikanteve.

Me pas ato shpelaheshin ne punishte ku kondensohej kokaina. Hetimet tregojne se zberthimi i ketij rrjeti droge ka nisur ne muajin tetor 2014, atehere kur Gjykata e Mynihut ka derguar nje leterporosi per te mbajtur nen kontroll shtetasin Ilir Hyseni.

Per kete, ne vijim te veprimeve hetimore speciale dhe teper sekrete, autoritetet kane vezhguar dhe ndjekur hyrjen ne Shqiperi te tre ngarkesave me droge per te cilat shteti gjerman ka këmbëngulur qe te lejohet derisa te zbulohet i gjithe grupi dhe baza ku ajo perpunohej.

Gjate vezhgimeve dhe pergjimeve, thane pjesetare te grupit hetimor, u mesua se ne nje episod eshte përdorur si transportues shtetasi Arjan Dalipi nga Elbasani. Nderkohe, qe shfaqen mjaft aktivë në kete proces trafiku shtetasit Gentjan Gjonaj 43 vjeç dhe Ermal Hoxha 40 vjeç dhe per te dy ata ka dyshime se kane rolin e financuesit.

Burimet thane se per dy nga 11 te ndaluarit perkatesit shtetasit Fatmir Hoxha dhe Egest Dankesi eshte kerkuar lirimi i tyre i menjehershem, pasi nuk rezultojne te implikuar ne rrjet.

Dy shtetasit kolumbianë, sipas te njejtave burime te besuara, Cezar Avila dhe Valter Huan Moreno, rezultojnë se kane hyre ne Shqiperi duke deklaruar se jane turiste. Ata kanë hyrë në Shqipëri në daten 8 nentor 2014 nga pika e kalimit kufitar te Kakavijes me nje automjet me pronesi te shtetasit me inicialet V.GJ., dyshohet se jane ne rolin e laboranteve apo thene ndryshe te specialisteve qe bejne veçimin e droges nga rrobat dhe tharjen e saj.

Pjesëtarë të grupit të hetimit thanë se grupi do ta trafikonte drogen nepermjet pikes se kalimit kufitar te Durresit, nepermjet nje kompanie tjeter qe merrej me tregti mineralesh drejt Italise. Te pakten kjo e dhene del nga pergjimet ambientale te te dyshuarve.

Sidoqofte, ajo qe thone burimet eshte se te dyshuarit si pjesetare te grupit kriminal ishin maft te kujdesshem ne komunimet telefonike, derisa sa gjithçka eshte saktesuar nga nje pergjim ambiental ne nje restorant në Elbasan, ky disa nga te dyshuarit duke drekuar kane folur edhe per pazaret e droges.

Nderkohe qe ende nuk thuhet se kur kishte nisur ky biznes dhe kush ishte personi qe e zoteronte pronesine mbi te.

/ Top Channel