LAJMET NGA BOTA

  • Paragjykimet ndaj myslimanëve

    17 Nentor, 2015

    Pas sulmeve në Paris është shtuar frika e myslimanëve në Gjermani se mund të shtohen paragjykimet ndaj tyre. Imazhi i fesë islame po përkeqësohet, pavarësisht dialogut intesziv.

    “Natyrisht që kjo nuk do të kalojë pa pasoja”, mendon Hamideh Mohagheghi. “Është shumë me rëndësi se çfarë qëndrimesh kemi ne myslimanët ndaj sulmeve.” Juristja dhe teologia e lindur në Iran është një prej shtyllave të dialogut ndërfetar në Gjermani. Ajo jep mësimin e ...

  • Takim Obama-Putin në Antalia

    16 Nentor, 2015

    obama putinShtetet e Bashkuara thonë se Presidenti Barack Obama dhe ai rus ranë dakord sot për nevojën e një tranzicioni politik, nën udhëheqjen siriane, për negociata me ndërmjetësimin e OKB-së dhe një armëpushim për t’i dhënë fund luftës civile katër vjeçare në këtë vend të Lindjes së Mesme.

    Të dy udhëheqësit u takuan për 35 minuta në Antalia, në kuadrin ...

  • Identifikohet terroristi i tetë

    16 Nentor, 2015

    teroristi i 8Policia franceze ka botuar foton e njërit prej të dyshuarve të larguar pas sulmeve të së premtes në Paris që shkaktuan të paktën 132 viktima. I dyshuari është identifikuar të jetë Abdeslam Salah, një 26-vjeçar i lindur në Bruksel. Në njoftim bëhet thirrje për çdo lloj informacioni për të dyshuarin e tetë, i cili është larguar ...

  • Sulmet e Parisit dominojnë diskutimet e G-20

    16 Nentor, 2015

    obama erdoganPresidenti Barack Obama po merr pjesë në takimin e G-20-s që zhvillohet sot dhe nesër në Antalia të Turqisë. Diskutimet këtë herë po dominohen nga sulmet e së premtes në Paris.

    Presidenti Obama u zotua për ta ndihmuar Francën në përpjekjet për “gjetjen e autorëve” të sulmeve të së premtes dhe tha se ka në plan t’i “dyfishojë” përpjekjet ...

  • Franca i shpall luftë Shtetit Islamik

    16 Nentor, 2015

    Pas atentateve terroriste të Parisit, hetuesit informojnë për arrestimet e para. Gjurmët të çojnë edhe në Bruksel. Qeveria franceze do t’i vazhdojë sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik.

    Presidenti Francois Hollande dhe kryeministri Manuel Valls“Abu Nabil dhe Xhihadi John u vranë”: Pentagoni informoi për goditje të suksesshme nga ajri me avionë F-15 ose me drona, kundër figurave kyçe të të ashtuquajturit ...

  • Dhjetra të vrarë nga disa sulme në Paris

    13 Nentor, 2015

    paris sulmetPranë një stadiumi të Parisit pati shpërthime si dhe shkëmbime zjarri.

    Një zyrtar i policisë i tha Zërit të Amerikës se bëhet fjalë për 67 persona të konfirmuar të vdekur deri tani. Ai tha se të paktën 15 vetë janë vrarë brenda një salle koncertesh ku po mbaheshin peng dhjetra njerëz.

    Në një stadium në afërsi të Parisit, ku po luhej një ...

  • Ushtria amerikane vë në shenjestër terroristin Jihadi John

    13 Nentor, 2015

    ISIS Jihadi JohnUshtria amerikane thotë se ka kryer një goditje ajrore që kishte në shenjestër terroristin “Jihadi John” – një ekstremist famëkeq britanik, i cili është shfaqur në disa video duke kryer ekzekutime makabre të pengjeve perëndimore.

    Zyrtarët po përpiqen të vlerësojnë pasojat e goditjes dhe të konfirmojnë nëse ekstremisti në fjalë ka mbetur i vrarë. Ata thonë se nuk ...

  • Plani rus për Sirinë kundërshtohet nga perëndimi

    12 Nentor, 2015

    SiriaVendet perëndimore dhe ato të Gjirit Arab e kanë hedhur poshtë planin e Rusisë për paqe dhe reforma në Siri, duke thënë se nuk do t’i krijojë bazat për bisedimet në Vjenë këtë fundjavë.

    “Ne jemi të vetëdijshëm për propozimet ruse”, u tha të mërkurën vonë gazetarëve ambasadori britanik në selinë e Kombeve të Bashkuara, Matthew Rycroft, dhe ka ...

  • Arrestime në disa vende evropiane nën dyshimet për terrorizëm

    12 Nentor, 2015

    Policia në disa vende të Evropës arrestoi të paktën 15 persona nën dyshimet për përfshirje në veprime terroriste. Autoritetet italiane thanë se në mesin e tyre është një shqiptar nga Kosova

    polici italianAutoritetet italiane thanë të enjten se policia në gjashtë vende evropiane, ka arrestuar të paktën 15 persona të dyshuar si pjesëtarë të një grupi militant islamik, që po ...

  • Spanja dhe pavarësia e Katalonjës

    11 Nentor, 2015

    Katalonja SpanjaQeveria spanjolle paraqiti sot një sfidë ligjore ndaj vendimit të ligjvënësve të Katalonjës për të kërkuar pavarësinë.

    Parlamenti i këtij rajoni verilindor miratoi të hënën një plan për shkëputje. Mbështetësit e planit shpresojnë se ai do të çojë në pavarësinë e Katalonjës brenda 18 muajve.

    Avokatët e qeverisë i kërkuan Gjykatës Kushtetuese ta pezullojë menjëherë rezolutën.

    Kryeministri Mariano Rajoy tha se ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"