Kryeministri japonez i kërkon “Shtetit Islamik” të lirojë dy pengje

Kryeministri japonez Shinzo Abe i kërkoi grupit Shteti Islamik të lirojë pa humbur kohë dy pengje që paraqiten në një video të re, ku ata kërcënohen me vdekje, në se Japonia nuk paguan një shumë prej $200 millionë dollarësh.Zoti Abe shprehu sot indinjatë, disa orë pasi militantët publikuan videon, ku paraqitet një person që flet anglisht i veshur me të zeza, me një thikë në dorë, si dhe dy burra të gjunjëzuar, të veshur me rroba bojë portokalli.

Militanti i veshur me të zeza i identifikoi burrat si Kenji Goto dhe Haruna Yakawa dhe në video ai e kritikon Japoninë për mbështetjen e pakuptimtë ndaj Perëndimit në përpjekjet për të luftuar kundër Grupit Shteti Islamik.

Forcat japoneze nuk janë pjesë e koalicionit nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara që ka kryer mbi 1 mijë e 700 sulme ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri që nga muaji gusht.

Zoti Abe u zotua të shtunën e kaluar t’i japë ndihmë jo-ushtarake me vlerën e 200 millionë dollarëve vendeve që luftojnë kundër ekstremsitëve suni. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>