Aparatet Fitbit dhe humbja e peshës

fitness-trackers-abandodedAparatet që ndjekin akvititetet tuaja fizike dhe që shpresonit se do t’u ndihmonin të humbisnit disa kilogramë, ndoshta nuk funksionojnë – pretendon një studim i ri.

Studiuesit në Universitetin e Pitsburgut thanë se gjatë një periudhe dy vjeçare, njerëzit që morën vetëm këshilla të mjekut për shëndetin, humbën më shumë peshë nga ata që vunë aparatet e tipit fitbit dhe morën gjithashtu edhe këshilla.

Në fakt, ata që morën vetëm këshilla humbën afërsisht gjashtë kilogramë peshë, ndërsa ata që përdorën edhe matësit e aktiviteteve fizike humbën vetëm 3.5 kilogramë.

“Këto pajisje nuk duhet të merren si mjete për humbjen e peshës në vend të këshillave të mjekut për aktivitete fizike dhe dietë” thotë John Jakicic, kreu i studimit.

Studimi vëzhgoi 470 njerëz mes moshës 18 dhe 35 vjeç, pesha e të cilëve varionte nga të shëndosë në obese. Mbi 3 të katërtat e pjesëmarrësve ishin gra dhe 29 përqind ishin pakica.

Pjesëmarrësit u vendosën në dietë me kalori të ulët dhe u këshilluan të vazhdonin të njëjtin aktivitet fizik. Ata morën gjithashtu leksione këshilluese rreth dietës dhe ushqimit.

Ata u monitoruan çdo gjashtë muaj për mbi 24 muaj.

Pas gjashtë muajsh, kërkuesit e ndanë grupin përgjysëm. Një pjesë vazhduan këshillat për shëndetin dhe pjesa tjetër vuri vetëm pajisjen.

18 muaj më vonë, të dyja grupet treguan përmirësime të ndjeshme. Megjithatë kur vjen puna për humbjen e peshës, grupi që mori këshilla humbi dyfishin e peshës.

Studimi “Effect of Wearable Technology Combined with a Lifestyle Intervention on Long-Term Weight Loss: the IDEA Randomized Clinical Trial,” u publikua të martën në revistën JAMA: The Journal of the American Medical Association. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>