Kategoritë: Bota

Lajmet nga Bota

Para votimit – Apeli i fundit i Theresa Mayt

Theresa MayDeri në fund luftoi Theresa May për marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Europian për daljen nga BE. Të gjitha shenjat të thonë se ajo të martën (15.01) do të anulohet në parlamentin britanik.

Në fund të fjalimit të saj në Parlamentin e Britanisë së Madhe, kryeministrja britanike, Theresa May përmendi edhe librat e historisë: Kur të pëmendet më vonë ky votim në parlament, atëherë njerëzit do të pyesin, “nëse e vumë në jetë vendimin që kemi marrë të ndahemi nga BE, nëse e kemi mbrojtur ekonominë dhe sigurinë tonë si edhe atë të BE, nëse i kemi zhgënjyer qytetarët britanikë.” Por pas apelit të saj në parlament erdhën vetëm të gajasura.

Dështimi i paralajmëruar

“Mendoni edhe njëherë për marrëveshjen”, u kërkoi deputetëve Theresa May. Tek disa parlamentarë të partisë së saj kjo zile duket se është dëgjuar. Pesë të dyzuar nga konservatorët duket se e kanë ndërruar mendimin e tyre e do ta mbështesin marrëveshjen. Por 100 deputetë konservatorë dhe Partia Irlandezoveriore, DUP, që i ofron Mayt shumicën e duhur parlamentare, ka thënë se nuk do të votojnë marrëveshjen. Sipas parashikimeve më shumë se 400 deputetë do të hedhin poshtë marrëveshjen, dy të tretat. May nuk mund të mënjanojë më këtë dështim të paralajmëruar, ajo vetëm mund të përpiqet të zvogëlojë dëmin.

Kurs i paqartë i opozitës

I vetmi avantazh që ka kryeministrja britanike është dobësia e madhe e opozitës laburiste. Kreu i partisë, Jeremy Corbin edhe më tej vazhdon të pretendojë, se do të arrijë një “deal” më të mirë me BE në negociata, nëse do të bëhet kryetar qeverie. Megjithëse kreu i opozitës ende nuk po vendos dot, nëse duhet të guxojë të kërkojë një votë mosbesimi në parlament. Ai do të vijë “shpejt”, tha ai para deputëteve. Por Corbyn e di, se ai në një rast të tillë do të humbasë. Sepse rebelët brenda konservatorëve do të shtrëngonin radhët, kur vjen fjala për ruajtjen e pushtetit dhe mbajtjen në këmbë të partisë konservatore.

Shumica e laburistëve mbështet tanimë kërkesën për një referendum të dytë si rrugëdalje nga kriza. Por Corbyn e refuzon këtë dhe shpreson se do të dëbojë “Toryt” nga “Downing Street”. Ndoshta në fund ai do të ndërrojë udhë, por deri në këtë pikë ai mund të humbasë të gjitha shanset që dalin nga përçarja e konservatorëve.

Dhurata që nuk i duhen kujt

Krerë të BE-së një ditë para votimit në parlament (të marten 15.01) u përpoqën të ndihmonin Theresa Mayn. Në një letër të gjatë ata siguruan britanikët, se ndalimi për shkak të kufirit irlandezoverior është vetëm i përkohshëm, dhe se askush nuk do t’i mbajë britanikët për një kohë të gjatë. Përveç kësaj pas pranimit të marrëveshjes së daljes nga BE, mund të fillohet menjëherë me bisedimet për një marrëveshje tregtare. Megjithë përpjekjet e Theresa Mayt që kjo letër të kuptohej si një akt ligjor, askush nuk u impresionua. DUP dhe konservatorët thonë JO.

Si do të veprohet pas dështimit?

Theresa May ka vetëm pak ditë, që t’i prezantojë parlamentit një Plan B pas dështimit të marrëveshjes, siç pritet. Por ajo është e izoluar mes rezistencës brenda partisë së saj dhe vijave të saj të kuqe. Skenari më i mundshëm është, që ajo të kthehet në Bruksel, për të kërkuar lëshime të tjera nga Brukseli dhe për ta ofruar sërish marrëveshjen nga parlament. Por nuk dihet, nëse do të ketë sukses.

Nëse edhe Plani B i Mayt dështon, atëherë vjen në radhë Plani C i grupimeve ndërpartiake në parlament. Deputetët në një seri votimesh mund të përcaktojnë, se për cilat variante të Brexit arrihet shumica. Ose Laburistët kërkojnë një referendum të dytë dhe mbledhin për këtë vota tek pala kundërshtare. Por ndërkohë koha ikën dhe afati shkurtohet gjithnjë e më shumë. Ende Theresa May nuk e do një shtyrje të Brexit deri në fund të qershorit, por mund të ndodhë që ajo të jetë e detyruar për këtë.Sido që të shkojë votimi në parlamente të martën, kriza e thellë politike dhe institucionale e Britanisë së Madhe nuk ka marrë fund. Përkundrazi – dobësia e qeverisë, e opozitës dhe sistemit politik ka gjasë që të shpërthejë edhe më hapur në ditët e ardhshme.

dw

Panairi i pajisjeve elektronike të konsumit

QLED 8KNë këtë panair, duket se çdo aktivitet është i ndërthurur me teknologjinë. Gerard Thevelnot është me kompaninë Helite.

“Në panair po tregojmë produktin e ri që është mburojë për ngarësit e biçikletave.”

Më shumë se 180 mijë njerëz kanë pushtuar qytetin këtë javë në panairin vjetor të teknologjisë. Ata vijnë të shohin arritjet e fundit nga gjigandët e teknologjisë, por edhe nga kompanitë e reja. Kompania ‘Helite’ nga Franca, prodhon jastekë ajri me sensorë si mburojë nga aktivitetet e rrezikshme.

“Matës shpejtësie, xhiroskopë dhe mikropocesorë që analizojnë lëvizjet e çiklistit. Nëse bie, sensorët diktojnë rënien dhe dërgojnë mesazh për hapjen e jastekëve të ajrit në gjoks, qafë dhe shpinë”, spjegon Gerard Thevenot.

Testimi i teknologjisë në panair është argëtues. Por pjesë e emocioneve në panairin e këtij viti janë edhe ndryshimet që do të vijnë me rrjetet e reja dhe të shpejta mobile 5G. Karen Chupka është Zëvendës Presidente Ekzekutive e panairit.

“Panairi është një platformë globale për të gjitha produktet teknologjike. Rrjeti 5G do të mundësojë komunikim shumë më të shpejtë në çdo fushë, që nga shëndetësia, makinat pa shoferë apo inteligjenca artificiale.”

Ndërkohë, robotët tregojnë se mund të bëjnë disa aktivitete njerëzore. Ndërsa sensorët e përfshirë në objektet e përditshme premtojnë për një jetë më të mirë. I tillë është një jastek me sensorë, ngrohëse dhe i lidhur me telefonin inteligjent. Coline Juin është me kompaninë ‘Moona’.

“Përdor sensorë dhe një aplikacion. 30 minuta para zgjimit do të ngrohet ngadalë që të ndihmojë në zgjimin e individit.”

Realiteti i përpunuar ofron një vështrim mbi botën dhe vetvetën nën një dritë të re. Francesca Vergel është me kompaninë ‘YouCam Makeup’.

“Mund të provojë 30 nuanca të ndryshme ngjyrash në 30 sekonda në aplikacion.”

Ndërsa ylli panairit është teknologjia, fantazia njerëzore po ashtu zë një vend kryesor.

E ardhmja e punës

StShumë nga llojet e punëve të sotme nuk ekzistonin para 10 vjetësh. Dhe, pas një dekade, teknologjia ka shumë mundësi t’i ketë zëvendësuar disa nga këto punë. Por, me se do të merren njerëzit kur makineritë të bëhen pjesë të pothuajse çdo industrie? Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Lee njofton nga Los Anxhelesi.

Jennail Chavez nuk hezitoi kur vendosi të studionte për një profesion që shpesh shihet si i mbizotëruar nga meshkujt.

“Më duhet një profesion që t’i pështatet personalitetit tim, kështuqë pse jo në fushën e ndërtimit. Që e vogël më më pëlqente të rregulloja gjëra”, thotë studentja e zdrukthtarisë.

Por ajo shpejt e kuptoi se po mëson një profesion që do të zëvendësohet nga makineritë.

“Pashë një printer tredimensional që mund të ndërtojë shtëpi dhe mendova: “pëse të hyj në industrinë e ndërtimit të shtëpive?”

“Riaftësimi është pjesë thelbësore e ekonomisë së sotme”, thotë Laurence Frank, President i Kolegjit Teknik të Los Anxhelesit.

Ai thotë se megjithëse punonjësve u duhet që vazhdimisht të përvetësojnë aftësi të reja për t’u përshtatur me teknologji të avancuara, vendet e punës që duan zotësi mendore nuk do të zhduken.

“Pjesa e mirëmbajtjes në ndërtim, si hidraulikë, elektricistë, pra profesione ku duhet vazhdimisht aftësi për të zgjifhur probleme, për vendim-marrje, këto vende pune janë mjaft të sigurta”, thotë zoti Frank.

Disa aftësi të tjera gjithashtu do t’i ndihmojnë punëtorët të mbajnë vendet e punës në të ardhmen.

“Pra, a po i mësojmë studentët të jenë komunikues të mirë, të punojnë mirë në ekip, a po u mësojmë të analizojnë?”, thotë Jane Oats e organizatës “Working Nation”, që i mëson punëtorët amerikanë të përgatiten për punët e së ardhmes.

Ajo thotë se shumë shkolla të mesme dhe universitete në Shtetet e Bashkuara nuk po arrijnë të ndjekin ritmin e teknologjisë për të përgatitur studentët.

“Po u japin mësime të vjetëruara, sepse kështu u thonë profesorëve. Duhet të punësojnë pedagogë nga fusha e biznesit. Askush prej tyre nuk di si të punojë me programe kompjuterike. Jemi shumë mbrapa edhe me njohutitë për kodimin”, thotë zonja Oates.

Praktikat apo stazhi i punës me profesionistët e industrive, do të ndihmojnë.

“Në shekullin e 21-të, të mësuarit, fleksibiliteti dhe përpjekjet për t’u përshtatur me realitetin e ri, nuk do të mbarojnë kurrë “

Jennail Chavez thotë se pasi të diplomohet nga shkolla teknike, ka në plan të punojë për disa vjet dhe pastaj t’i rikthehet shkollës për të mësuar se si të punojë me energjinë elektrike dhe diellore. (voa)

Makinat elektrike drejt popullarizimit

Makina elektrikeMakinat elektrike janë në prag të një zhvillimi cilësor thonë shumë ekspertë. Në të gjithë botën, shqetësimet për ndotjen dhe ndryshimet klimatike po shtohen duke i bërë më tërheqëse makinat elektrike si një alternativë miqësore për mjedisin. Por, ende mbetet problem çmimi i lartë.

Në nëntor në Kili mbërritën 100 autobusë elektrikë. Presidenti Sebastian Piñera i mirëpriti në Santiago:

Kili do të transformohet. Pas Kinës, do të bëhet vendi me numrin më të madh të autobusëve elektrikë në botë”, deklaroi ai.

Në Kosta Rikë, makinat elektrike janë faktorë qendrorë në planet e qeverisë për të eliminuar çlirimin e dioksidit të karbonit. Prodhuesit presin shtim të madh të shitjeve në vitet e ardhshme, thotë një shitës makinash:

Më duket se kam dëgjuar parashikime se në 2030, 50% e makinave do të jenë elektrike. Aktualisht në vend kemi 600 makina elektrike, por nga viti i ardhshëm duhet të kemi 2-3 herë më shumë”, thotë Mariano Avalos.

Jo vetëm makina dhe autobusë, por edhe motoçikleta e pajisje të tjera elektrike po përhapen ndërkohë që shtohen shqetësimet për ndryshimet klimatike. Transporti kontribuon 14% të gazeve që shkaktojnë efektin serrë dhe po rritet kërkesa për lëndë djegëse. Kjo po shkakton shtimin e ndotjes atmosferike. Si rezultat, makinat elektrike janë bërë më tërheqëse në qytete ku ka ndotje të lartë thotë zëdhënësi i kompanisë indiane “Etron”, Saptarshi Chakraborty:

Këto janë makina që nuk shkaktojnë ndotje. Ato gjithashtu kanë kosto më të ulët operimi se makinat me naftë apo benzinë”.

Makinat elektrike kanë kosto më të ulët për karikimin e baterisë, krahasuar me koston e karburantit për makinat me naftë apo benzinë. Po ashtu kostot për riparimin e makinave elektrike janë më të ulëta.

Megjithatë, makinat elektrike kanë çmim më të lartë se sa ato me karburant. Deri tani, shitjet janë ndihmuar nga subvencionet qeveritare.

Në Norvegji, ku më shumë se një e treta e makinave të reja që shiten janë elektrike, zbritja e taksave është një ndër përfitimet, thotë Kristian Bull, përdorues i një makine elektrike:

Parkimin e kemi falas. Futemi në qytet falas. Po ashtu edhe kostoja për kuajfuqi që ka kjo makinë është shumë më e ulët. Çdo gjë kushton më pak falë subvencioneve. Kanë shumë ndikim”.

Por, disa nga këto subvencione po eliminohen. Të tjerat skadojnë në vitin 2021. Kjo do t’i bëjë makinat elektrike më pak tërheqëse, thotë përdoruesja Ida Vihovde:

Nëse nuk ka subvencione nuk do të mendoja ta blija. Për momentin është shumë më e lirë për t’u operuar pasi taksat ulen, po ashtu karikimi është i lirë. Por nëse paguajmë me çmim të plotë, siç po thonë, ndryshojnë gjërat”.

Kostoja e baterive po bie me shpejtësi. Por sipas parashikimeve, makinat elektrike nuk do të arrijnë të konkurrojnë në çmim me makinat me karburant deri në vitin 2030. Subvencionet mund të jenë të domosdoshme, nëse qeveria norvegjeze do të arrijë objektivat, thotë Stale Frydenlund i Shoqatës Norvegjeze të Makinave Elektrike:

Synimi është që 100% e makinave që shiten në vitin 2025 të jenë elektrike. Për ta arritur këtë synim, duhet të tregohemi këmbëngulës”.

Ekspertët thonë se makinat elektrike kanë nevojë për mbështetjen e qeverive në të gjithë botën deri kur të jenë në gjendje të konkurrojnë në çmim me makinat me karburant.

voa

Kina plotëson kërkesat për dronë të armatosur në Lindjen e Mesme

Drone KinaKina po i përgjigjet kërkesës në rritje për dronë të armatosur në Lindjen e Mesme, duke shtuar kapacitete të reja ushtarake në një situatë të tensionuar sigurie, sipas një raporti të ri të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, me qendër në Londër. Irani është një nga aktorët rajonalë që përdorin teknologjinë e re për misione të rrezikshme.

Në një emision të kohëve të fundit, televizioni shtetëror kinez, CCTV vlerësonte përhapjen globale të programit për dronët e armatosur të vendit, të quajtur UAV.

Krijuesit e dronit, thonë se sapo kanë shitur modelin e tij të 100-të, të quajtur Wing Loong. Zëri i Amerikës nuk mund të konfirmojë vërtetësinë e videos.

“Një nga aftësitë është monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes në fushën e betejës dhe tjetra është të godasë objektivat në kohën e duhur. Këto karakteristika tërheqin shumë klientë përsa i takon luftës moderne”, thotë Li Yidong, i Korporatës së Industrisë së Aviacionit të Kinës.

Kina po plotëson kërkesat në rritje në Lindjen e Mesme për dronë të armatosur, sipas raportit të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

“Meqenëse Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar në përgjithësi, me përjashtim të Britanisë dhe Francës, që të eksportojnë modele të armatosura të serive Predator dhe Reaper të dronëve të armatosur, Kina ka marrë hapa të plotësojë këtë nevojë. Dhe megjithëse ofertat si seria Wing Loong ose CH-4 nuk janë aq të përparuara teknologjikisht sa ato amerikane, ato i jepen çdo shteti që do që t’i blejë”, – thotë Justin Bronk i

Në Iran, Turqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, autorët e raportit thonë se dronët po përdoren në situata ku avionët konvencionalë me pilot, do të paraqisnin rrezikshmëri të lartë.

“Në rastin e Iranit, zhvillimi i dronëve të armatosur, i modeluar kryesisht sipas atyre të Izraelit, i ka dhënë mundësi që të kryejnë goditje ajrore në Irak dhe Siri pavarësisht faktit që forca e tij ajrore është shumë e vjetëruar, me kufizime dhe shumë e vlefshme që të rrezikohet në hapësira ajrore që kryesisht kontrollohen nga fuqi kundërshtare si Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli”, – thotë zoti Bronk.

Turqia, Izraeli dhe Arabia Saudite po zhvillojnë me shpejtësi programet e tyre të dronëve të armatosur.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka premtuar që t’i zbusë ndalimet e eksporteve për sistemet amerikane të dronëve të armatosur por nuk është e qartë se kur mund të bëhet kjo. Autorët e raportit thonë se një ndryshim i tillë politikash do të kishte një ndikim të madh të përdorimi I teknologjisë në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

voa

Arritje historike me fluturimin e sondës New Horizons

Nasa femijetPak minuta pas fillimit të vitit 2019, sonda New Horizons e NASA-s shënoi një arritje historike për eksplorimet e hapësirës, duke fluturuar pranë objektit më të largët hapsinor të arritur ndonjëherë nga Toka.

Laboratori i Fizikës së Aplikuar në Universitetin Johns Hopkins, i cili e ndërtoi dhe e operon sondën, tha të martën se sonda kishte “rrëshqitur” pranë objektit të njohur si 2014 MU69, ose Ultima Thule.

Rreth 10 orë më pas, menaxherja e operacioneve për misionin, Alice Bowman konfirmoi se sonda ishte në gjendje optimale operimi pas kësaj arritjeje.

“Sapo kemi fluturuar pranë objektit më të largët të arritur ndonjëherë në hapësirë,” tha Bowman mes duartrokitjeve entuziaste të kolegëve.

Sonda New Horizons, e cila është pjesë e një misioni me vlerë 800 milionë dollarë të filluar në 2006, vazhdoi të mbledhë të dhëna pranë objektit për disa orë radhazi.

Shkencëtarët thonë se do të duhen afro dy vjet që sonda të kthejë në Tokë të dhënat që ka mbledhur pasi kaloi pranë objektit Ultima Thule.

Në 2015, sonda New Horizons fluturoi pranë Plutonit, në atë kohë objekti më i largët hapsinor i arritur nga Toka. Fluturimi i 1 janarit 2019 mbuloi një distancë 1.6 miliardë kilometra më të gjatë se sa udhëtimi deri tek Plutoni. Distanca totale nga Toka tek Ultima Thule ishte 6.5 miliardë kilometra.

2019 – Elefanti brenda BE-së

flamuj BEMigracioni – do të mbetet në temë e rëndësishme në Europë edhe në vitin 2019. Prandaj kush do të luftojë populizmin në rritje, duhet të kujdeset para së gjithash për këtë temë, mendon Christoph Hasselbach.

Ku ka mbetur ajo fryma europiane e bashkëpunimit dhe pajtimit në kapërcyellin e viteve? Mjafton të shohësh situatën në disa vende të BE-së për të kuptuar, se Bashkimi Europian nuk i ka punët mirë.

Vatra krize kudo

Britania e Madhe kërkon të dalë nga Bashkimi Europian, madje ka shumë rrezik që kjo dalje të bëhet pa asnjë marrëveshje. Në Francë personaliteti që kapi majat aq shpejt, Emmanuel Macron është rrëzuar keq. Qytetarët me jelekë të verdhë vazhdojnë protestat, madje disa as nuk hezitojnë të përdorin dhunën. Ekstremistë si nga e djathta edhe e majta përpiqen ta përdorin këtë atmosferë.

Qeveria populiste e Italisë iu kundërvu hapur Komisionit Europian në grindjen për buxhetin. KE i ka bërë shumë lëshime Italisë, ka hequr dorë nga një procedurë për deficitin buxhetor dhe e shet tani marrëveshjen si fitore të arsyes mbi konfrontimin. Paturpësia e Romës ka për të pasur edhe  pasues të tjerë.

Qeveritë e Polonisë dhe Hungarisë në grindjen për shtetin ligjor me BE bëjnë pak lëshime, e vetëm atëherë kur është e pamënjanueshme më. Në Spanjë, një nga bastionet e fundit dhe e paprekur në masë nga populizmi i djathtë, partia populiste në rajonin e Andaluzisë, Vox ka arritur të shtojë votat. Një parti që nderon diktatorin Franco.

Frika nga zgjedhjet europiane

Populizmi i djathtë është një fenomen në Europë. Partitë populiste po rriten në çdon vend të BE-së. Pjesërisht ato janë në qeveri si në Austri dhe Itali. Qytetarët atje janë të kënaqur. Edhe Gjermania nuk ka mbetur e imunizuar. Megjithëse në Gjermani ndërkohë po vijnë shumë më pak migrantë dhe refugjatë, e megjithëse kancelarja, Angela Merkel i ka thënë prej kohësh lamtumirë politikës së saj liberale ndaj refugjatëve, përqindjet e sondazheve për AfD-së nuk po bien. Në zgjedhjet e landeve në Lindje, në vjeshtë të këtij viti, kjo parti mundet që të dalë partia më e fortë, ose më e pakta e dyta në renditje.

Ndërkohë testimi vendimtar për atmosferën në BE është në pranverën e vitit 2019. Të gjitha sondazhet parashikojnë një rritje të partive populiste dhe antieuropiane në Parlamentin Europian. Forcat e moderuara dhe të arsyeshme e kanë edhe më të vështirë.

Merkel dhe pasojat

Pjesërisht arsyet për këtë radikalizim politik janë të ndryshme në çdo vend anëtar të BE-së. Në Francë është deliri i presidentit, Emmanuel Macron. Në Spanjë suksesi i Vox është një lloj reagimi ndaj lëvizjes separatiste katalane. Në Itali atmosfera kundër BE lidhet më shumë me pakënaqësinë e qytetarëve për gjendjen ekonomike, që sigurisht nuk përmirësohet nga recetat populiste.

Por një temë e përbashkët për të gjitha këto vende është migracioni – një migracion që në masë të caktuar është i pakontrolluar dhe i padëshiruar. Për sa kohë që politikanët e partive të moderuara nuk gjejnë një përgjigje për këtë çështje, atmosfera në BE nuk ka për të ndryshuar. Angela Merkel e ekzagjeroi para tre vjetësh me fjali si, kufijtë as nuk mund të mbyllen dhe se nuk ka një kufi maksimal për azilin. Ajo donte të tërhiqte pas vetes të gjithë BE që të ndiqte politikën e saj me gabime, por mbeti e izoluar. Pasojat ende ndjehen. Kush do ta përmirësojë gjendjen në BE, duhet të fillojë pikësëpari këtu: Njerëzit duan siguri, ata duan që shtetet e BE si një e tërë të rifitojnë kontrollin mbi migracionin.

dw

Revolucioni dixhital dhe pasojat për vendet në zhvillim

BlockchainZhvillimet dixhitale kanë mbyllur biznese në mbarë ekonominë globale, që nga muzika dhe deri tek manifaktura. Po ndryshon mënyra se si bëhet tregtia, si prodhohen mallrat dhe si transportohen dhe shiten ato. Ekspertët i thanë Zërit të Amerikës se revolucioni dixhital u ofron vendeve mundësi të mëdha, por paraqet edhe probleme serioze.

Tregtia globale ndihmohet nga avancimet dixhitale, si inteligjenca artificiale, tregtia elektronike dhe përkthimi kompjuterik. Sipas ekonomistëve, këto ulin kostot dhe ndihmojnë në veçanti eksportuesit në vendet e vogla dhe të reja, si dhe kompanitë me më pak mbështetje financiare.

Serverat e mëdhenj kompjuterikë, të lidhur me njëri-tjetrin në vende të ndryshme, mundësojnë transaksione të sigurta dhe shkëmbim të dhënash në një rrjet të mbiquajtur “block chain”. Këto sisteme të ndërthurura u ofrojnë garanci klientëve të mundshëm se një kompani e re do të prodhojë mallrat e premtuara.

“Të gjithë i njohim kompanitë si Volkswagen, Toyota apo IBM, por askush nuk e di nëse një kompani e vogël përfaqëson një biznes legjitim. A kanë kohë në treg? A janë legjitime? Këtyre pyetjeve u përgjigjet block chain”, thotë Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, Roberto Azevedo.

Një tjetër zhvillim dixhital, printimi tre dimensional, mund të çojë në zëvendësimin e fabrikave nga pajisje që printojnë objekte dhe jo vetëm më fjalë në letër.

Në ekonomitë në zhvillim, printimi 3D mund të ulë vendet e punës me paga të ulëta dhe që kërkojnë aftësi të pakëta.

“Mendoj se do të reduktonte më tej avantazhin që kanë vendet në zhvillim për shkak të kostos së ulët të krahut të punës”, thotë Joshua Meltzer, i Institutit Brookings.

Zonat rurale në vendet në zhvillim kanë nivelin më të ulët të qasjes në internet. Vetëm gjysma e popullsisë së botës ka qasje në internet. Zoti Meltzer thotë se për të arritur progres serioz, nevojiten rrjete kabllore dhe celulare të shpejtësisë së lartë.

“Tarifa interneti të përballueshme janë pjesë e domosdoshme e një pakete që do të ngrejë themelet e të ardhmes”, thotë zoti Meltzer.

Manifaktura ishte kyçi i rritjes së ekonomive të avancuara, por shumica e aktivitetit ekonomik i vendeve në zhvillim është zhvendosur nga prodhimi i mallrave drejt menaxhimit të ideve dhe informacionit në ekonominë e shërbimeve. Ekonomitë e përparuara kanë avantazh ndaj vendeve në zhvillim, pasi ato kanë më shumë punonjës të arsimuar dhe me aftësi të specializuara për sektorin e shërbimeve.

Zhvendosja drejt ekonomisë së shërbimeve mund t’ua vështirësojë vendeve në zhvillim kapërcimin e këtij hendeku.

“Ka filluar tashmë. Mendoj se revolucioni dixhital do ta nxisë më tej”, thotë Claude Barfield, i Institutit Amerikan të Sipërmarrjes.

Zoti Barfield thotë se politika mund të komplikojë më tej çështjet ekonomike, ndërsa udhëheqësit e vendeve në zhvillim do të gjenden mes dilemës për t’u dhënë lirinë e duhur kompanive të reja dixhitale që do të zgjerojnë dhe nxisin rritjen ekonomike, si dhe tundimit për të përdorur teknologjinë dixhitale për qëllime kontrolli social dhe politik.

BE në Ballkan – Edhe një vit i humbur?

London 2018Para 15 vitesh 6 vende të Ballkanit morën me “premtimin e Selanikut” edhe perspektivën për një anëtarësim pa vonesa në BE. Por viti që po mbaron solli një sërë pengesash në këtë drejtim.

Viti 2018 për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën mund të quhet çdo gjë tjetër, por jo vit suksesi. Vërtet që Shqipëria dhe Maqedonia arritën si vende kandidate që Brukseli në qershor të vitit të ardhshëm të hapë negociatat e anëtarësimit. Por se si do të jenë forcat politike në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve europiane, e nëse do të ketë një shumicë për të hapur negociatat kjo nuk dihet.

Bosnja:

Megjithë miliardat e BE-së, një ushtri të tërë diplomatësh dhe ekspertësh, Bosnje-Hercegovina ofron imazhin e një shteti të dështuar. Për shkak se katolikët kroatë, 15% e popullsisë, ndjehen se janë mënjanuar në zgjedhjet e kaluara, ata bëjnë pakt me serbët ortodoksë të Milorad Dodikut. Ai kërkon ta ndajë që sot pjesën serbe, me rreth 1 milionë banorë nga Bosnje-Hercegovina dhe t’i bashkohet “republikës mëmë”, Serbisë. Kjo bën që të mos dihet se kur do të përfundojë krijimi i qeverisë. Sepse nuk mund të funksionojë një pakt i tillë kundër vullnetit të myslimanëve boshnjakë, që përbëjnë me rezultat të ngushtë shumicën e popullsisë.

Maqedonia:

Me pikëpyetje është po ashtu, nëse Maqedonia deri në atë kohë do të mund të ketë zgjidhur grindjen dhjetëra vjeçare me Greqinë për çështjen e emrit dhe të ketë marrë emrin e ri “Maqedonia Veriore”. Në parlamentin grek një shumicë për këtë është edhe më e pasigurtë se në parlamentin maqedonas.

Kosova:

Por më keq gjendja paraqitet në Kosovë: Qeveria dhe popzita bllokojnë në parlament njëra-tjetrën, duke sjellë një gjendje të paralizës politike. Misioni më i madh i BE për drejtësinë, EULEX pas 10 vjetësh dhe disa aferash korrupsioni brenda radhëve të veta duket sikur është dorëzuar. Popullsia shqiptare në shumicë, përkundër vullnetit të BE-së e dha sinjalin për krijimin e një ushtrie të vetës, dhe vendosi 100% dogana ndëshkuese për mallrat nga fqinji i padashur, Serbia. Dialogu i pasuksesshëm Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE prej vitesh tanimë është ndërprerë.

Shqipëria:

Shqipëria që i ka dalë nami si “Kolumbia e Europës”, ende nuk shënon suksese të ndjeshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër kultivimit të drogës. Edhe reformat politike, si ristrukturimi i drejtësisë kanë ecur ngadalë.

Mali i Zi

Në Malin e Zi negociatat e anëtarësimit nuk kanë ndryshuar asgjë në atë që Milo Djukanovic që në maj u zgjodh president i vendit, përkundër të gjitha rregullave demokratike mbetet në këtë minishtet etaloni i të gjitha gjërave. Ai sundon prej 27 vjetësh e ndjehet ndërkohë kaq i fuqishëm, saqë në fund të nëntorit lejoi arrestimin e kreut të opozitës, Nebojsa Medojevic, megjithëse ai zotëron imunitet si anëtar i parlamentit.

Serbia:

Në Serbi njeriu i fortë që sundon në vend e gjithçka është presidenti, Aleksandar Vuçiq. Ai kontrollon parlamentin dhe drejtësinë, si mediat dhe policinë.

Pse ndikon kaq pak politika e BE-së në Ballkan?

“Cili është shkaku i dështimit të deritanishëm të BE në Ballkan”, pyet ekspertja Gudrun Steinacker. Ajo ka qenë ambasadore në Shkup dhe Podgoricë dhe konsiderohet një nga njohëset më të mira të rajonit. Për herë të parë ka folur dikush nga qarqet e brendshme për deficitet e politikës së Ballkanit. Steinacker kritikon veçanërisht strategjinë e re të BE për Ballkanin Perëndimor të paraqitur në shkurt të këtij viti. Aty “gjenden analiza, por jo receta të reja”, thotë ajo. Nga ana tjetër reflektohet shumë pak “në mënyrë vetëkritike se çfarë ka ndodhur dhe çfarë duhet bërë”. Gudrun Steinacker shikon një gabim sistemik të BE-së në Ballkan. Përgjegjësi bëhet zbatues, sipas saj. “Të njëjtat qeveri, në masë të madhe me të njëjtët politikanë, që janë përgjegjës për gjendjen kritike do duhet tani të rregullojnë punët”.

Edhe ekspertë të tjerë në Ballkan arrijnë në të njëjtat përfundime: Ekonomisti amerikan me origjinë nga Beogradi, Branko Milanovic, drejtori i degës boshnjake të Transparency International, Srdjan Blagovcain e të tjerë theksojnë se në sistemet politike të 6 vendeve të Ballkanit bëhet fjalë për gjoja-demokraci, ku përmes manipulimeve masive, në krye del gjithmonë vetëm një parti.

Nga ana tjetër parti jodemokratike të prera për kryetarin e tyre e sigurojnë pushtetin përmes një sistemi klientelist. Në qendër të politikës nuk janë programe liberale dhe ideologji, në qendër është vjedhja dhe synimi që të mirat e siguruara të shpërndahen tek klanet e mbështetësve.

Ekspertët perëndimorë dhe vendas janë të mendimit, se kjo gjendje e vështirë mund të përmirësohet vetëm me tërheqjen e shoqërisë civile, mediave dhe organizatave jofitimprurëse. Sepse politikanët e gjithpushtetshëm do të bëjnë gjithçka për të ruajtur monopolin e pushtetit. Si pasojë, BE-së ata i provojnë se kanë vullnetin për gjoja reforma. Por rregulloret e ligjet më të mira nuk kanë asnjë efekt, nëse nuk praktikohen. Në të vërtetë bëhet gjithçka në Ballkan për të penguar modernizimin dhe progresin ashtu siç kuptohet në BE. Sepse një gjë e kanë të qartë të pushtetshmit në Ballkan: Nëse normat e BE vërtet vihen në jetë, ata e kanë të humbur pozitën.

dw

Donald Trump: SHBA jo më “polici i botës”

trumpQë nga marrja e postit, presidenti amerikan nuk ishte shfaqur tek trupat amerikane jashtë vendit, deri në vizitën e së mërkurës në Irak. Por këtë vizitë Donald Trump e përdori për një mesazh të qartë.

Shtetet e Bashkuara “nuk mund të jenë më polici i botës”, tha presidenti amerikan, Donald Trump të mërkurën (26.12)  në bazën ajrore amerikane Al-Asad në provincën perëndimore irakiane, Anbar. Në këtë kontekst ai i mbrojti planet e tij për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Siria. Misionit të atjeshëm i është dhënë mjaftueshëm “kohë”, tha Trump. Përveç kësaj, milicia terroriste e “Shtetit Islamikt” është “mundur gjerësisht”.

“Ata nuk paguajnë”

“Ne nuk duam më të shfrytëzohemi nga vende, që na përdorin ne dhe ushtrinë tonë të mrekullueshme për t’u mbrojtur. Ata nuk paguajnë për këtë”, tha Trump. Nuk është e drejtë, që Shtetet e Bashkuara ta mbajnë këtë barrë të vetme. Duke hedhur një vështrim në misionet amerikane në botë, Trump tha se “ne jemi të shpërndarë në të gjithë botën. Jemi në vende, për emrin e të cilave shumica e njerëzve as që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë. Të them të vërtetën kjo është qesharake.”

Trump vizitoi papritur të mërkurën nën shoqërinë e bashkëshortes, Melania trupat amerikane në Irak. Kjo ishte vizita e parë që nga marrja e postit të presidentit para dy vjetësh. Zëdhënësja e Trumpit, Sarah Sanders u shpreh se presidenti dhe Zonja e Parë vizituan trupat në Irak për “t’i falënderuar për angazhimin e tyre, suksesin dhe sakrificën e tyre e për t’u uruar Gëzuar Krishtlindjet”.

Sipas të dhënave nga qarqe të brendshme amerikane, Donald Trump mendon të reduktojë ndjeshëm praninë amerikane në Afganistan. Më shumë se 5000 nga 14.000 trupat amerikane në Afganistan do të kthehen në shtëpi, ka raportuar një funksionar i qeverisë. Së fundmi dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, James Mattis pas grindjes me Trump për politikën e tij. Pas kthimit nga Iraku, presidenti amerikan qëndroi për një vizitë të shkurtër në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein.

la/wa/pgr/(afp, dpa, rtr)