Kategoritë: Njohtime

Ndahet nga jeta akademiku Kristo Frashëri

akademik kristo-frasheriËshtë ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Akademia e Shkencave, profesori është shuar nga shkaqe natyrore mbremjen e së dielës.

Ceremonitë në nderim të tij do të mbahen ditën e mërkurë më 3 shkurt, nga ora 12 deri në ora 13, në Akademinë e Shkencave.

Kristo Frashëri, pinjoll i familjes së madhe të Frashërllinjve, ka qenë një ndër figurat më të njohura duke filluar veprimtarinë e tij shkencore që prej vitit 1938.

Ai ka një numër të madh botimesh studimore, historike, dokumentare dhe shkencore ku janë trajtuar periudha të ndryshme, figura dhe elementë të tjerë përmes të cilëve ka kaluar Shqipëria dhe shqiptarët.

Është e vështirë të bësh sot një përmbledhje të të gjithë veprave të akademikut Frashëri, sepse hapësira e tyre është mjaft e gjerë, ashtu si periudhat historike të trajtuara prej tij.

Një nga shqetësimet më të mëdha të tij e që haset në të gjitha botimet është dëshira e fortë për të sjellë në vend të gjitha deformimet që i janë bërë historiografisë shqiptare ndër shekuj.

Mbeten të rralla veprat e tij për Skëndërbeun, Pernadorinë e Arbërit, Pavarësinë, Rilindjen, kufijtë e cunguar të Shqipërisë në 1913, por edhe për Çamërinë, Epirin, Kosovën, Himarën, shqiptarët e Maqedonisë e deri për kryeqytetin Tiranën.

Kristo Frashëri mban titullin Nderi i Kombit, dhënë nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi. Shqipëria humbi padyshim historianin më të madh të 100 viteve të fundit, që megjithatë do të lërë pas veprat e tij si një mënyrë për të mbetur gjithmonë mes njerëzve që duan të shohin e kuptojnë historinë dhe të vërtetat e saj.

/ Top Channel

VDIQ VIKTOR MEYER, DENONCUESI I TERRORIT SERB NË KOSOVË

Korrespondenti shumëvjeçar i gazetës prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, dr. Viktor Meier vdiq të shtunën në moshën 85-vjeçare.Me raportet, reportazhet, analizat dhe komentet nga Ballkani Meier ishte njëri prej zërave më të shquar në mbrojtje të popujve të rajonit nga hegjemonizmi i Beogradit. Fillimisht kishte punuar për gazetën Neue Zürcher Zeitung, pastaj nga viti 1975 deri më 1993, kur u pensionua, ai shkroi për Frankfurter Allgemeine Zeitung, raporton koha.net.

Ishte ndër gazetarët prijës perëndimorë që denoncoi terrorin serb në Kosovë dhe po ashtu ndër gazetarët e parë gjermanë që u lejua të vizitojë Shqipërinë në fillim të viteve 80-të.

Vitin e kaluar, presidentja Atifete Jahjaga e dekoroi me “Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr. Ibrahim Rugova”.

Me rastin e pranimit të urdhrit, Meier kishte deklaruar: “Republikës së Kosovës i uroj shumë fat dhe bekimin e Zotit”. (rtk)

STRASBURGU I HAP DYERT PËR TË BURGOSURIT DHE TË PERSEKUTUARIT POLITIKË SHQIPTARË

Në bazë të Konventës për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut,me seli në Strasburg,dhe në bazë të plotësimeve të fundit të kësaj Konvente (Protokoll Nr. 14, CETS Nr. 104, të cilët hynë në fuqi në 01.08.2010) të gjithë ish të burgosurit dhe të persekutuarit politik shqiptar nga R. Maqedonisë, të cilët e paditën shtetin dhe i kaluan të gjitha instancat e rregullta, sikurse që janë: Gjyqi Administrativ dhe Gjyqi i Apelit dhe të pakënaqur me aktgjykimet e gjyqeve të lartpërmendur, sipas Statutit dhe Rregullores së punës të Gjyqit Ndërkombëtar për mbrojtjen e Lirive dhe të drejtave të njeriut me seli në Strasburg e fitojnë të drejtën për të kërkuar të drejtat e veta në këtë institucion.Sipas Statutit dhe Rregullores së punës të Gjyqit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Aplikuesit nuk kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim nga Gjyqi i lartpërmendur. Të gjithë ish të burgosurit që i drejtohen Strasburgut, e padisin R. Maqedonisë për diskriminim. Bazë për këta padi është Neni 6,14 dhe 41 i konventës Evropiane kundër diskriminimit. Bazë e Aplikacioneve të ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë shqiptarë për në Strasburg është: Ligji për ç’dëmtim dhe kompensim për ish të burgosurit politik maqedonas- të gjithë ata që kanë luftuar për shtet formimin e Maqedonisë dhe të kombit maqedonas. Ligji është miratuar në Parlamentin e Maqedonisë, dhe i botuar në Gazetën Zyrtare, Nr. 61/ data 30.12.2002, po i njëjti Ligj është plotësuar në vitin 2005. Ligji për sigurim social dhe pension, Gazeta zyrtare e R Maqedonisë, Nr, 80/93, të datës 30.12.1993. Ligji për sigurim social dhe pension, saktësisht Neni 111-117, në mënyrë të thukët sqaron të drejtat e ish të burgosurve politikë maqedonas, që dalin nga ky Ligj. Me të dy ligjet e lartpërmendura, Qeveria e Maqedonisë definitivisht i ka dhënë fund zgjidhjes së problemit me ish të burgosurit politikë maqedonas,dhe është futur në kënetën e diskriminimit. Me këtë veprimtari, dhe me inferioritetin e faktorit politik shqiptar në pushtet dhe në opozitë këta 23 vjetët e fundit, problemin me zgjidhjen e statusit të ish të burgosurve politikë shqiptarë janë munduar ta shpallin inekzistent. I gjithë opinioni shqiptar e din se ky problem ekziston dhe do të zgjidhet patjetër. Mbi 20 mijë të persekutuar dhe të burgosur politik shqiptar, nuk mund të shpallen inekzistent. Besojmë se një ditë, një Ligj për lustrim do të ketë në rend të ditës të gjithë ata që penguan moszgjidhjen e statusit dhe të problemit të të burgosurve politikë shqiptarë,të mëparshëm dhe të tashëm. (sipas dhjetëra deklaratave të Avokatit të Popullit, Komitetit të Helsinkit.., të cilët deklarojnë se në Maqedoni ka të burgosur politik)
Me Aplikacionet,të cilat janë dërguar dhe po dërgohen në Strasburg, të burgosurit dhe të persekutuarit politikë shqiptarë, e padisin pushtetin për diskriminim, Neni 6, 14, 41 i Konventës. Neni 6, është i saktë kur thotë: secili ka të drejtë për gjykim korrekt. Të gjithë të persekutuarit që e paditën shtetin, u ballafaquan me kërcënime dhe shantazhe nga ana e gjykatësve përkatës. Në Shoqatë janë deponuar 48 Paditës, të cilët janë shantazhuar dhe kërcënuar, por disa edhe janë mashtruar, me të vetmin qëllim që ti tërheqin paditë. Neni 14 është shumë decid, sa i takon ndalimit i të diskriminimit. Në rastin e të persekutuarve dhe të burgosurve politikë shqiptarë ka diskriminim primitiv karshi të burgosurve maqedonas. Paditë e të burgosurve dhe të persekutuarve politikë shqiptarë, bazohen në Konventën Evropiane kundër diskriminimit, po ashtu edhe në ligjet e vendit kundër diskriminimit.
Paditë e para janë futur në procedurë pranë Gjyqit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kundër diskriminimit me seli në Strasburg. Jemi shumë mirënjohës institucionit të lartpërmendur, që na mundësoi që të gjithë paditësit, secili veç e veç, në Strasburg të përfaqësohen nga kryetari i Shoqatës së të burgosurve dhe të persekutuarve politikë shqiptarë (për informata më të detajuar, informata në zyrën e Shoqatës, ora 9-13). Sikurse në gjyqet e vendit, ashtu edhe në Gjyqin e Strasburgut, secili i burgosur dhe i persekutuar politik, padinë e bën individuale ( Neni 34 i Konventës). Gjyqet nuk pranojnë padi kolektive, për arsye se, Shoqata nuk ka Legjitimitet aktiv, nuk ka ekzistuar në kohën kur ka ndodhur persekutimi.
Po i informojmë të gjithë ata të persekutuar politik, të cilët e kanë kaluar Lëndën në Gjyqin Administrativ dhe në Gjyqin e Apelit, të jenë të kujdesshëm me afatet. Gjyqi i Strasburgut nuk pranon lëndë, të cilat i kanë kaluar mbi gjashtë muaj nga dita e vendimit të Gjyqit të Apelit. (Neni 35 i Konventës)
Apelojmë te të gjithë të persekutuarit politikë shqiptarë, të cilët e kanë shkelur afatin prej gjashtë muajsh për të aplikuar në Strasburg, dhe të gjithë ata që për arsye të ndryshme nuk e paditën shtetin për diskriminim, ta bëjnë këtë punë sa më parë.
Gjyqi i Strasburgut nuk kërkon kompensim material (neni 50) për procedurat që do të kryhen pranë këtij institucioni. Përpilimin dhe dërgesën e Aplikacioneve, do ta bëjë i autorizuari i Shoqatës. Dokumentacioni i kompletuar: të gjithë vendimet për largim nga puna, të gjithë vendimet e Komisioneve Disiplinore, vendimet e Gjyqeve të Punës së bashkuar, vendimet e Gjyqeve Komunal, Vendimet e Gjyqeve të Qarkut, vendimet e Gjyqeve Suprem, vendimet e Gjyqeve Kushtetues, të gjithë këta dokumente duhet të dërgohen pranë Selisë së Shoqatës, e cila ndodhet në Shkup, afër Stadiumit të ish Sllogës, tek barakat e Auto shkollës.
Duhet theksuar se, sipas Rregullores së punës të Gjyqit të Strasburgut, Aplikuesit nuk ftohen të marrin pjesë në seancat e Gjyqit të lartpërmendur. Shoqata ka bërë kërkesë ekskluzive që të përfaqësohet nga Kryetari i saj (Neni 38 i rregullores së punës së Konventës e mundëson një veprim të tillë), për arsye se është njohës i mirë i së Drejtës ndërkombëtare, dhe në veçanti i të gjitha Konventave për të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe Konventat kundër diskriminimit. Gjyqi i Strasburgut, aplikantit i ofron satisfaksion juridik. Edhe pse sipas Rregullores së punës të Gjyqit të Strasburgut, lëndët që kanë shkelur afatin prej gjashtë muajsh nuk procedohen, përsëri sipas nenit 37, edhe pse Aplikanti i ka shkelur afatet për aplikim, ky Nen i mundëson që lënda të merret në shqyrtim, natyrisht, në rast se Gjyqi konstaton se ka shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut. Në këtë Nen, duhet të thirren të gjithë ata të persekutuar dhe të burgosur politikë shqiptar, të cilët e kanë tejkaluar afatin prej gjashtë muajsh, pas vendimit të Gjyqit të Apelit në vend. Këta individë do të duhet ta deponojnë dokumentacionin pranë Shoqatës.
Vendimet e Gjyqit ndërkombëtar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut me seli në Strasburg, pas përfundimit të procedurës, i dorëzohen Këshillit të Ministrave të BE, të cilët janë të obliguar ta ndjekin nivelin dhe fazën e zbatimit të Vendimeve nga ana e shtetit të paditur, në këtë rast R. Maqedonisë. Në rast se pala që e humb kontestin, në këtë rast R. Maqedonisë, nuk e zbaton vendimin e Gjyqit të Strasburgut, Neni 46 Alineja 1, atëherë Këshillit të Ministrave të BE nëpërmjet të përfaqësuesve të vetë në vend, sugjeron realizimin e të drejtave, që të burgosurve dhe të persekutuarve shqiptarë iu janë mohuar.
Instanca e fundit pranë Gjyqit ndërkombëtar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe kundër diskriminimit, është Këshilli i Lartë Gjyqësor, gjithashtu pranë të njëjtit institucion. Pranë këtij institucioni mundet të ankohet Aplikanti, në rast se nuk është i kënaqur me vendimin e Gjyqit paraprak. Vendimet e Këshillit të lartë gjyqësor janë shkalla e fundit dhe përfundimtare. Lënda e PARË nga një i burgosur politik shqiptar ka hyrë në procedurë me numër: 75426/13.
O7.02.2014 / Shoqata e të burgosurve dhe e të persekutuarve Politikë shqiptarë

ZGJOHU: Shqiptarët ti bojkotojnë zgjedhjet presidenciale

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! fton të gjithë votuesit shqiptar që të mos marrin pjesë në zgjedhjet Presidenciale në Maqedoni me 13 dhe 27 prill të këtij viti.

‘Njëkohësisht ftojmë edhe organizatat tjera të shoqërisë civile shqiptare në Maqedoni, bashkësinë fetare islame si dhe 35t shqiptare që të punojmë në mënyrë aktive drejt parandalimit të zgjedhjes së një presidenti të Maqedonisë të cilin shqiptarët nuk e pranojnë”, thuhet ën komunikatën e ZGJOHU.

Nga ZGJOHU! Gjithashtu njoftojnë se do të fillojnë fushatë të takimeve me qytetarët shqiptar, por edhe me komunitetet tjera, për ti udhëzuar ata që të mos marrin e fletën e votimit për president në ditën e zgjedhjeve Presidenciale, në veçanti në rrethin e dytë.

“Asnjë president i Maqedonisë pa votat e shqiptarëve nuk mund të jetë përfaqësues legjitim i shtetit dhe konsiderojmë që në të ardhmen, presidenti duhet të zgjidhet në Kuvend me shumicë të dyfishtë të votave”, thuhet në komunikatën e ZGJOHU.

Vdes në Zvicër, autoritetet serbe nuk e lënë të varroset në Dobrosin të Bujanocit

Hetem Bediu ka vdekur më 28 janar të këtij viti në Cyrih të Zvicrës. Autoritetet serbe nuk e kishin lejuar që ai të ‘riatdhesohet” në varrezat e vendlindjes, në Dobrosin të BujanocitNjë bashkatdhetarë nga Lugina e Preshevës ka vdekur në Cyrih tri ditë më parë, mirëpo amanetin e tij që atë ta varrosin në vendlindje, në fshatin Dobrosin të Bujanocit, e kishin penguar autoritetet serb. Funerali ishte ndalë nga Policia Serbe në pikën kufitare, duke e kthyer mbrapa.
Familjarët, por edhe përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës, janë revoltuar nga ky vendim i autoriteteve serbe dhe kanë paralajmëruar ankesa në të gjitha institucionet ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut.
Madje në Këshillin e të Drejtave të Njeriut thonë se kjo është në kundërshtim me çdo normë demokratike.
Hajredin Bediu, djali i të ndjerit Hetem Dediu (61) thotë se kanë përjetuar vdekjen për së dyti të prindit të tyre, pasi që nga të gjitha maltretimet e policëve serb prindin është dashur ta varrosin në Gjilan.
Hetem Bediu ka punuar në Zvicër për 35 vjet me radhë, ndërsa vdekja natyrale e gjeti në njërin nga spitalet e Cyrihut. Ai kishte lënë amanet që të varroset në vendlindjen e tij në Dobrosin. Siç rrëfejnë
familjarët policia serbe nuk kishte lejuar të hyjë kufoma në Dobrosin me arsyetimin se kanë zbritur në aeroportin e Prishtinës.
Hajredin Bediu tha se kur ka ardhur kufoma nga Zvicra i ka pasur të gjitha dokumentet e rregulluara, edhe certifikatën e vdekjes, edhe dokumentin nga Komuna e Spitali.
“Policët serbë edhe pse fillimisht na lejuan të hapim varrin, kur shkuam me kufomën na detyruan që të shkojmë në pikën tjetër kufitare “Dheu i Bardhë”, me idenë se atje mjekët ligjor të Vranjës duhet ta konstatojnë vdekjen. Edhe pse pritëm mbi tre orë ata nuk erdhën dhe ne u detyruan prindin ta varrosim në Gjilan”, citon RP Hajredin Bediun.
Ai thotë se për këtë veprim të autoriteteve serbe do të ankohet edhe në Strasburg nëse është nevoja sepse është e drejtë elementare e një njeriu dëshira se ku donë të varroset.
Jonuz Musliu është kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit. Ai tha për “albinfo.ch” se me këtë veprim autoritetet serbe kanë mbetur po ato që kanë qenë në kohën e ish-diktatorit Millosheviq. Sipas tij, pengesa për të varrosur njeriun në tokën e tij, tejkalon çdo limit human, shkruan albinfo. “E gjithë kjo e ka një kuptim. Shpërnguljen e shqiptarëve nga vendbanimet e tyre. Nëse njeriut i mohohet edhe e drejta për t’u varrosur në vendlindje, kjo nuk ka justifikim”, deklaroi Musliu, i
cili tha se këtë çështja do ta rikujtojë në instancat në të lartave ndërkombëtare.
Edhe Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës tha për “albinfo.ch” se moslejimi për të varrosur personin në vendlindje, tregon për mendësinë politike që po mbretëron në Beograd. Sipas tij, kjo po dëshmon se dikujt po i pengojnë edhe shqiptarët e vdekur.
Ai tha se për këtë çështje do të reagoj si këshill për të drejtat e njehur, derisa premtoi se do të diskutojë edhe me autoritete zvicerane për pengesën që ia kanë bërë këtij qytetari që ka vepruar për disa vite në këtë shtet. Sipas Kamberit, ky është rasti i tretë që autoritetet serbe pengojnë varrimin në vendlindje.

VEPËR STUDIMORE PËR KONICËN ESEIST

Bilall Maliqi

http://www.fjalaelire.com/kritika/13281.htmlTë shkruash për Faik Konicën është një përgjegjësi e madhe sepse në bagazhin e tij krijues ka libra të tërë saqë nuk mund ta shkoqitësh veprimtarinë e tij atdhetare dhe letrare me një libër, sepse është një ndër personalitetet më me zë të kulturës dhe të letërsisë shqiptare, prozator , poet, publicist, kritik, përkthyes, mjeshtër i gjuhës shqipe, e mbi të gjitha eseist më i madh shqiptar. Për Faik Konicën janë shkruar libra, referate, kumtesa dhe shkrime të tjera të cilat në mënyrë sipërfaqësore kanë rrahur krijimtarinë letrare të tij, duke gjurmuar kështu materiale dhe libra të ndryshëm për Konicën në mënyrë që të jepet një pasqyrë shumëdimensionale e tij.
Këtë vit u botua një libër për Faik Konicën nga autori Prof. dr. Fatmir Sulejmani me titull “Konica eseist”, botuar nga Sh.b. “Brezi 9″ Tetovë.
Në lexim të librit shihet qartë vendosmëria e tij studimore për ta pasqyruar sa më mirë dhe sa më efektshëm figurën e Faik Konicës si nga shënimet biografike të tij dhe të dhëna të tjera lidhur me Konicën eseist.
Libri që në fillim ka marrë skeletin e një libri studimor e shkencor duke u nisur ashtu si duhet me të gjitha parametrat e një studimi konciz dhe të thukët në të cilën shihet mirë puna dhe profesionalizmi i autorit që atë që e shkruan të i nënshtrohet parasëgjithash vlerës dhe objektivitetit me qëllim që vepra në fjalë t’i nënshtrohet kritereve bazë dhe të mbetet botim koherent.
Kjo vepër dosido me vlerë shkencore shpalos figurën e eseistit të madh shqiptar dhe evropian Faik Konica, sepse autori ka bërë një studim të bollshëm lidhur me Konicën eseist duke bërë krahasime edhe me eseistë të mëdhenj evropianë, ndërsa tek shqiptarët Konica është themeluesi i eseistikës. Libri është i ndar në kapituj, vlen të përmendet kapitulli:/Eseja –zhanër dominantë në krijimtarinë e Faik Konicës” dhe nëntitullin Ç’është eseja?, ku nxjerr disa mendime të figurave të ndryshme letrare e publicistike të vendeve të ndryshme të botës lidhur me këtë zhanër, duke dhënë disa shembuj konkret të eseistëve botërorë se në çfarë forme ata i kanë shkruar esetë, sepse dallohen në ese formale ose të mirëfillta, dhe jo formale ose jo të mirfillta. Në bazë të temës që trajtohet, p.sh. ese letrare, filozofike, historike, sociale etj., ku mandej jepen edhe sqarime të tjera lidhur me këto që i thashë. Në vazhdim të rrugëtimit nëpër këtë vepër autori para lexuesve paraqet / Ndikimin e botës dhe letërsisë frënge në veprën e Faik Konicës/. Për ta kuptuar më mirë dhe për të pasur shembuj konkret lidhur me esetë e Konicës, autori përveç sqarimeve në vijë të hollë të studimit ka futur edhe fragmente nga esetë e tij për t’u bërë kjo vepër sa më atraktive dhe sa më e afërt tek lexuesi dhe tek studiuesit e tjerë që merren me këtë segment të shkrimit të Konicës.
Interesante këtë libër e bëjnë edhe pasazhet e shkruara të Konicës ashtu origjinale që tani autori në mënyrë shumë profesionale ua ka gjetur vendin në këtë libër.
Pra autori në vazhdim na jep të kuptojmë se eseizimi ishte proces i pashmangshëm në shkrimet e Konicës, mbase për këtë shkrimet koniciane mbeten të pakategorizuara, sepse sipas studimit të autorit edhe poezia e Konicës është me tipare eseje, njashtu edhe proza poetike, gjithnjë duke pasqyruar shembuj konkret në fragmente të nxjerrura enkas për kuptimin sa më të mirë dhe më të lehtë.
Edhe për esenë publicistke të Konicës autori jep të dhëna po në këtë vepër të karakterit shkencor duke dhënë edhe zanafillën e publicistikës shqiptare e cila daton në mes të dy luftrave botërore. Edhe në këtë kapitull autori jep shpjegime dhe analiza të thukëta lidhur me këtë zhanër të pashmangshëm të Konicës nëpër shkrimet e tij, gjë që përnjëmend e bën këtë vepër artistikisht të qëndrueshme dhe koherente për shumë kohë.
“Në qoftë se Shqipëria do të vdiste, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”
Ky aforizëm i Konicës ndërlidhet edhe me nëntitullin / shkrimet mbi Ahmet Zogun/, Edhe këtu autori ia ka bashangjitur disa shkrime lëndës lidhur me shkrimet e tij mbi Ahmet Zogun në të cilat diku- diku e lavdëronte Zogun e diku e shante varësisht momentit në punën e politikanëve nëpër kohë.
Përveç kësaj autori i librit u ndal edhe në kapitullin /eseja epistolare/ (letërkëmbimi me të huajt). Edhe këtij kapitulli ia ka bashkangjitur shembujt konkret apo letrat e dërguara në të katër anët e botës, drejtuar personaliteteve të rëndësishme të artit, të kulturës e të politikës për çështjen e pazgjidhur të popullit shqiptar.
Vepra studimore “Faik Konica eseist” përbëhet me disa kapituj, tituj e nëntituj të cilët e kompletojnë këtë vepër studimor dhe shkencor.
Kujtojmë se autori i kësaj vepre me interes për lexuesit, stundentët dhe intelektualët ka një vlerë të avancuar artistiko-shkencore sepse këtu shihet qartë njohuria dhe profesionalizmi i autorit t’i rreket këtij studimi shkencor për figurën shumëdimensionale të madhit Faik Konica dhe si e tillë kjo vepër do t’u shërbej në masë të madhe studiuesve, e sidomos të studiuesve të kësaj lëmie, do të kenë lehtësi për shtjellim dhe për studim të mëtejmë të interesuarve për të gjurmuar vlera. Kjo është një shkallë për t’u ngjitur të tjerët për gjurmime të mëtutjeshme.

Guximi është shpata dhe mburoja e trimave!

Aurel Dasareti, Sydney, Australia (ekspert i shkencave psikologjike dhe ushtarake)Motra dhe vëllezër shqiptarë, derisa gjithë popujt e botës kanë qeveritarët dhe politikanët që kujdesen për mbrojtjen e atdheut të tyre nga të huajt; ne shqiptarët jemi të detyruar të bëjmë të kundërtën, duhet të mbrojmë atdheun nga qeveritarët dhe politikanët tonë, të mos na i shesin tek të huajt edhe ato pakë tokëza që na kanë mbetur.

TË VËRTETAT PËR SHTETËSITË DHE GËNJESHTRAT E AVOKATIT TË POPULLIT z.IXHET MEMETITI

Arben LLALLANë gazetën KOHA të datës 28 ishte botuar një shkrim rreth problemit të shtetësive ku gazetari Arben Zeqiri kishte bërë një studim serioz duke sjellë fakte të vërteta rreth këtij problemi delikat. Por Avokati i Popullit Ixhet Memeti (në të vërtetë është avokat i shtetit sepse zgjidhet nga strukturat e larta maqedonase dhe jo nga populli) jep dy deklarata tendencioze me prapavijë dizinformuese ku deklaron se në Maqedoni nuk ka dhjetëra mijëra shqiptar pa shtetësi të Maqedonisë, por shprehet i gatshëm që zyra e tij të ndihmojë në të gjitha rastet, kur plotësohen kushtet që një individ të pajiset me këtë dokument të rëndësishëm. “Rreth 90 për qind e rasteve që kanë kërkuar ndihmë tek Avokati i Popullit, dhe ku është vlerësuar se i plotësojnë kushtet e parapara me ligj, janë pajisur me shtetësi maqedonase. Të gjithë ato që kanë probleme gjatë marrjes së shtetësisë maqedonase, mund të drejtohen tek ne”, thotë Memeti.
Ky avokat renave dhe buravec gënjen pa pik turpi. Sepse po ti referohemi studimeve serioze nga gazetarë të ndryshëm ke faktet e mëposhtme.
Zyra e avokatit të popullit në Kumanovë deklaron se në vitin 2006, janë mbi 366, kërkesa ndihmë për të fituar të drejtën e shtetësisë(KOHA, 4 Gusht 2007). Ndërsa më 2007 janë bërë 237 kërkesa të tilla(KOHA, 20 Shkurt 2008, Shkup). Ndërsa në zyrën së avokatit të popullit në Tetovë janë formuar 183, lëndë për çështjen e mohimit të shtetësisë më vitin 2007(KOHA, 27 Mars, 2008).
Në gazetën LAJM, 19 mars, 2008, shkruhej se janë rreth 100 mijë shqiptar që u mohohet e drejta e fitimit të shtetësisë. Ndërsa 3.800 maqedonas të Shqipërisë në mënyrë të lehtë kanë fituar shtetësinë e Maqedonisë duke mos plotësuar asnjë kusht elementar
Siç shihet problemi i mohimit të shtetësisë nga shteti maqedonas mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë është një fenomen me prapavija politike duke përdorur standarde të ndryshme në bazë të kombësisë etnike dhe përkatësisë fetare. Pra nuk janë dhjetëra apo një mijë siç pretendon ndonjë shqipfolës apo sahanlëpirës në strukturat e maqedonasve, por janë mijëra qytetar.
Gënjeshtra e dytë e Avokatit të Popullit Maqedonas z.Ixhet Memeti është kur ai deklaron: “Rreth 90 për qind e rasteve që kanë kërkuar ndihmë tek Avokati i Popullit, dhe ku është vlerësuar se i plotësojnë kushtet e parapara me ligj, janë pajisur me shtetësi maqedonase. Të gjithë ato që kanë probleme gjatë marrjes së shtetësisë maqedonase, mund të drejtohen tek ne”, thotë Memeti. Kjo është gënjeshtër sepse avokati Ixhet Memeti ndihmon në bazë të direktivave të personave që atë e vunë në postin që mban sepse unë kam fakte kur ky avokat i ashtuquajtur i popullit ka braktisur çështjen e shtetësive zyrtarisht me arsyetimin e më poshtme
Avokati i Popullit Ixhet Memeti më shkruar më 21 janar 2009 e braktis çështjen e qytetarit Arben Llalla duke e arkivuar në sirtarin me pluhurin e harresës dhe treguar rrugën për në Gjykatën Administrative. Avokati i Popullit e di shumë mirë se në Gjykatë duhet avokat për të mbrojtur të drejtën e popullit kur shkelet nga shteti. Por kur të braktis Avokati i Popullit kush Avokat e mbron Popullin!? Në këtë rastin unë jam “populli” i braktisur nga Avokati i tij.

Letra e Avokatit të Popullit Maqedonas, 21.01.2009.
“Në lidhje me parashtresën Tuaj, Ju njoftojmë se Avokati i Popullit i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore (në mesin e të cilave edhe të drejtën e fitimit të nënshtetësisë së një shteti të caktuar) të qytetarëve dhe të të gjithë personave (të huajve, apatridëve dhe të tjerëve) kur ato u cenohet me akte nga organet e administratës shtetërore të Republikës së Maqedonisë.
Në përputhje me nenin 7, paragrafi 4 të Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, vetëm organi për nënshtetësi është kompetentë për ti justifikuar shkaqet e marrjes së një aktvendimi sikur në rastin Tuaj kur refuzohet kërkesa për shkak të mos përmbushjes së kushtit-pranimi në nënshtetësi të mos e rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë.
Nga këto shkaqe, Avokati i Popullit për momentin nuk mund të konstatojë shkelje të ndonjë të drejte konkrete prandaj e ndërpret procedurën pas një numri të madh të parashtresave Tuaja, ndërkaq , më tutje, të drejtën për fitimin e nënshtetësisë së Republikës të Maqedonisë mund ta mbroni në procedurë ankimore ose në procedurë për kontest administrativ përpara Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë.”

Racizmi i një ligji
Aplikuesi me kombësi shqiptare edhe po të plotësoj kushtet që i kërkohen për fitimin e shtetësisë, mundet ajo ti refuzohet në qoftë se zyra e sigurimit shtetëror nuk jep mendim pozitiv. Në këtë rast i huaj duhet ti drejtohet avokatit të popullit për ndihmë, Gjykatës Supreme Administrative dhe gjykatave ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Institucioneve të Republikës së Maqedonisë. Dua të shtoj se edhe Gjykata Administrative nuk funksionon siç duhet, ka fakte që rastet e ndihmës për shtetësitë i zgjat në pafundësi me pretekstin se MPB nuk i jep materialet e dosjes për shfrytëzim.
Ligji për rrezikshmëri që ende funksionon pa të drejtë në Maqedoni është bërë i famshëm duke u refuzuar të drejtën njerëzore më shumë shtetasve nga Shqipëri dhe Kosova të cilët kanë mbi 10 vite martesë me shtetas të Maqedonisë. Këtij ligji i ka skaduar mandati sepse lufta e ftohtë ka mbaruar. Ky është një ligj që shkel të drejtat e njeriut, krijon kushte për prishjen e familjeve dhe nxit urrejtjen etnike dhe fetare midis qytetarëve.
Në bazë të kushteve të sotme politike dhe shoqërore ligji në fjalë nuk duhet të funksionojë pasi Maqedonia është kandidate për në BE e NATO dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi miqësor me të gjitha Institucionet e Republikës së Shqipërisë. Midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë hequr regjimi i vizave. Strukturat e policisë, ushtrisë dhe të sigurimit kanë një bashkëpunim të ngushtë midis tyre në luftën kundër terrorizmit dhe kontrabandave të ndryshme. Së shpejti pritet që policë nga Shqipëria dhe Maqedonia do të patrullojnë në vendet e njeri-tjetrit bashkë.
Atëherë si është e mundur që MPB do ju besojë sigurinë shtetërore forcave të policisë shqiptare? Kur në të njëjtën kohë u refuzon shtetësinë mijërave qytetarëve që vijnë nga Shqipëria! Kjo është sa ironike dhe qesharake.
Shumë aplikuesve për shtetësi maqedonase u bëhen presione nga strukturat e sigurimit për tu bërë informator ose bashkëpunëtorë i këtyre strukturave. Kjo metodë e vjetër që është përdorur në kohën e diktaturës komuniste e cila bie ndesh me ligjet kushtetuese dhe të demokracisë që pretendojmë se zhvillohet në Maqedoni.(Ka fakte se shumë qytetar pasi kanë fituar shtetësinë maqedonase janë bërë inspektor të fshehtë të DBK, DSK.
Ka raste që kërkuesi i shtetësisë maqedonase i kërkohet të ndërrojë emrin, mbiemrin, fenë dhe kombësinë. Një shqiptar nga Shqipëria kishte fituar shtetësinë e Maqedonisë duke ndryshuar kombësinë nga shqiptare në maqedonase, duke ndryshuar fenë islame në ortodokse, ka ndryshuar emrin edhe mbiemrin nga Alban Limani në Antonio Limanovski. Duke bërë këto ndryshime ai kishte fituar shtetësinë maqedonase. Sipas tij, ky i kishte bërë të gjitha këto ndryshime nën presionin e policisë për të fituar shtetësinë maqedonase në vitin 2001.

Gjykata e Strasburgut e stërngarkuar me lëndë nga Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë i prijnë listës së kallëzimeve penale të ngritura pranë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Në këtë gjykatë janë parashtruar mbi 1.150 kallëzime penale nga ana e qytetarëve kundër shtetit të Maqedonisë, për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Mirjana Lazarova- Trajkovska, gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut ka deklaruar kohë më parë se problemi i stërngarkimit të kësaj gjykate me lëndë nga Maqedonia është krijuar për shkak të joefikasitetit të gjyqësorit në vend. “Këto shifra flasin për joefikasitet dhe për procedura të stërzgjatura të gjykimeve. Të drejtat e njeriut dhe rastet e shkeljes së tyre duhet të zgjidhen nga gjykatat vendore, duke respektuar standardet e Gjykatës Evropiane”, deklaroi Lazarova- Trajkovska.
Maqedonia edhe pse ka firmosur Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriu, ky shtet multietnik i shkel këto të drejta me dy këmbë duke mos respektuar asnjë ligj juridik. Duke shkelur këto ligje MPB e Maqedonisë me veprimet e saj antiligjore po nxit urrejtje midis etnive dhe religjioneve fetare. Ajo po inkurajon ndarjet familjare ku siç dihet familja është e shenjtë.

Vëre:j Avokat Ixhet Memeti mund të luaj kurza në Reçicë gjithë natën, por të mos luaj me fatet e njerëzve.

RINGJALLJA KËRCËNUESE

Përgjigjja e tretë ndaj gjashtë sulmeve të Kryesisë së LDK’së

Shkruan: Rexhep QOSJA – Prishtinë, 19 Dhjetor 20111. Duhet të brengosemi! Duhet të brengosemi pse është ringjallur zyrtari i lartë i regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë. Ringjalljen e tij e kanë ndihmuar disa anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. E kuptueshme: kanë obligime të vjetra të ndërsjella! E kuptueshme: kanë leverdi të tashme dhe të ardhshme të përbashkëta! Kjo ringjallje, dhe këto obligime të ndërsjella, dhe këto leverdi të tashme dhe të ardhshme të këtij të ringjalluri me ata që e kanë ndihmuar të ringjallet duhet të na brengosin shumë. Duhet të na brengosin shumë dhe duhet të merremi me to! Nuk do të flas me këtë rast për brengat tona tona, siç janë gjendja në Veriun e Kosovës, as për papunësinë e madhe, as për bashkëqytetarët tanë që jetojnë në varfëri të skajshme, as për numrin e pa zvogëluar të të rinjve që të ardhmen e kërkojnë në botën e huaj, as për mjerimin social, nënçmues të pensionistëve, as për pasurimin e shpejtuar të disa njerëzve, as për korrupsionin. Për të gjitha këto po flasin shumë të tjerë: disa po flasin sa për të folur e disa po flasin edhe të brengosur pse nuk mund t’u gjenden lehtë zgjidhjet. Do të flas për ringjalljen fatale të ish zyrtarit të lartë të regjimit të Millosheviqit në Kosovë dhe për disa brenga në shikim të parë më të vogla, por me domethënie të madhe e me pasoja afatgjata që i sjell kjo ringjallje në bashkëpunim me ringjallësit e tij akademikë. Do të flas për politikën tribaliste staliniste të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe për gjendjen plotësisht të partisuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, që bashkërisht tregojnë sesa e cenueshme dhe e cenuar është demokracia në jetën tonë. Sulmet e tyre ndaj meje, partiakisht të bashkërenditura, flasin për një gjendje në jetën tonë politike e intelektuale, që nuk duam ta shohim, por që do të duhej të na brengoste shumë. Kjo gjendje më brengos dhe më brengos jo pse ato, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me sulmet e tyre mbitokësore e nëntokësore mund të më dëmtojnë mua si vetje a si krijues. Jo! Vepra ime mendore dhe vepra ime politike, i duron ato siç duron çdo bjeshkë një frymë të ligshtë e të përkohshme. Më në fund sulmet e tyre, në të cilat, përpos partiakëve, po marrin pjesë edhe disa shkrimtarë më të partisuar se vetë partia, vetëm sa më gëzojnë dhe më gëzojnë sepse e pasurojnë jetëshkrimin tim, i cili një ditë gjerë e gjatë do të shkruhet. Pse jo? Unë e di, dhe këtë që di përpiqem e punoj ta bëj njëmendësi, sesa më i përndjekur të jetë një shkrimtar në kohën e tij, aq më i çmuar do të jetë për brezat e ardhshëm. Dhe, më tej: unë e di se për një shkrimtar, i cili jetën ia ka kushtuar letërsisë dhe ia ka kushtuar jo për t’u ushqyer prej saj, por për të ushqyer vlerat estetike, etike, kombëtare dhe shoqërore, të jesh i përndjekur prej Pinarëve të kohës sonë, si Bodleri prej Pinarit francez në kohën e tij, është lëndë për trajtim të veçantë historik. Ato sulme tregojnë sesa thellë ka depërtuar prishësia politike e LDK-së në jetën tonë dhe sesa fort rrezikohen prej saj ideja e demokracisë dhe liria e mendimit dhe e shprehjes. Unë nuk do ta quaja mendjen e tyre të errësuar siç e quajnë ata timen; jo; të errësuar, madje të prishur, madje të çartur unë quaj vetëdijen e tyre, ndërgjegjen e tyre, etikën e tyre të paqenë intelektuale dhe politike!

2. Duhet të brengosemi pse në shoqërinë tonë kemi një parti siç është LDK-ja, në politikën, në taktikën dhe në strategjinë e së cilës janë salduar jo vetëm banaliteti dhe agresiviteti i sojit të mendjes së cilës i mungon kultura elementare, por edhe inxhinieringu politik pushtetar, për përmbysjen e të cilit Evropës i është dashur luftë e gjatë politike dhe, madje, ushtarake, për fat të keq jo përgjithmonë e fituar: inxhinieringu politik pushtetar stalinist – fashist. Nuk mund të quhet ndryshe, përpos inxhiniering stalinist-fashist dhuna politike, gjithmonë paralajmëruese e dhunës fizike, e asaj partie që ushtron ndaj një intelektuali të pavarur vetëm e vetëm pse kritikon të kaluarën e saj, korrupsionin e saj, uzurpimet e saj, mashtrimet e saj. Gjashtë sulmet e kryetarit, nënkryetarit, sekretarit, prapë kryetarit, Kryesisë dhe prapë Kryesisë së LDK-së ndaj meje, së bashku me ushtruesit e tjerë të punëve të ndyta të saj, të paguar mirë, do të mbesin shembull i patologjisë politike të një partie në jetën politike kosovare. Do të kujdesem që ky shembull të mbetet në hollësi i shpjeguar. Një patologji të tillë partiake nuk mund ta komprometojë dhe ta frenojë vetëm Rexhep Qosja: një patologji të tillë partiake mund ta komprometojmë dhe ta frenojmë vetëm në qoftë se ajo i brengos edhe shumë të tjerë – intelektualë dhe jo vetëm intelektualë.

3. Duhet të brengosemi pse 35t tona, në pjesën më të madhe të tyre, janë të uzurpuara siç ka ndodhur vetëm edhe në kohën e komunizmit. Institucionet ndërkombëtare më shumë herë janë marrë me kontrollin, domethënë me uzurpimin e 35ve në shoqërinë tonë, por personalisht e provova se ky kontroll, ky uzurpim i tyre është shumë më i fortë se ç’e theksojnë ato institucione. Nuk mund ta di sesi krejt, me çfarë mjetesh krejt, janë vënë nën kontroll, janë uzurpuar këto 35 në shoqërinë tonë. Mund të supozoj se disa prej tyre janë vënë nën kontroll me paratë e partive që kanë para si LDK-ja ose janë shantazhuar me mjetet e mënyrat me të cilat parti si LDK-ja dinë dhe mund t’i shantazhojnë drejtorët, kryeredaktorët, redaktorët e gazetarët e disa 35ve jetëshkrimet politike të të cilëve janë lehtë të shantazhueshme, siç është, fjala vjen, kryeredaktori i Botës sot, ish anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Serbisë në vitin 1989, i cili, në vend se kryeredaktor i një gazete fashiste, do të duhej të vuante burg si pjesëmarrës i organit kryesor politik të Serbisë në të cilin merreshin vendimet për dhunë e terror shtetëror ndaj shqiptarëve në Kosovë. Duhet të brengosemi pse edhe institucioni informues më i rëndësishëm në Kosovë, televizioni publik RTK-ja, aq lehtë u kthye në televizion privat, përpos të tjerash edhe duke na e vënë aq shpesh para sysh e para veshësh të atin e drejtorit dhe duke e kthyer ashtu kulturën e informimit të qytetarëve të Kosovës në epokën e patriarkatit. Pse jo? Përbërja e Bordit të këtij televizioni, në të cilin mbizotërojnë jo vetje me merita për të qenë në të po vetje me lidhje patriarkale me ata që kanë vendosur për përbërjen e tij, e lejon kthimin e epokës së patriarkatit në këtë televizion!

4. Duhet të brengosemi, fort, pse Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ashtu lehtë dhe ashtu gjithanshëm është kthyer bash në shtëpi private, të një partie – të LDK-së, e banuar dhe e nikoqiruar prej 11 titullarëve të saj të lartë dhe e një ujari të tyre! Duhet të brengosemi shumë pse këta titullarë të lartë të LDK-së pranojnë ashtu lehtë, ashtu pa skrupuj ta pushtojnë ASHAK-un dhe, pa kurrfarë konsideratash, si të ishte ajo pikërisht shtëpi private e tyre, të bëjnë në të çka duan ata, të sjellin në të kë duan ata, ta drejtojnë e çdrejtojnë vetëm si duan ata, të botojnë, ribotojnë, çbotojnë çka duan vetëm ata! Duhet të brengosemi, shumë të brengosemi, pse pushtimi i tillë partiak, uzurpimi i tillë partiak i ASHAK-ut prej LDK-së ka ndodhur tani e sa vite, por asnjë gazetë, asnjë televizion nuk e ka quajtur të domosdoshme të hulumtojë gjendjen në këtë institucion të lartë. Si dhe pse ka mundur të ndodhë ky pushtim, ky uzurpim, ky shpërdorim politik i këtij institucioni më të lartë të shkencës e të arteve në Kosovë plotësisht në heshtje? Në emrin e kujt, për interes të kujt është heshtur e gjithë kjo? Në interes të Kosovës, të shkencës, të arteve, të kulturës së saj, tashmë jemi bindur plotësisht – jo, dhe jo.
5. Duhet të brengosemi pse deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë nënshkruar nismën për ndryshime në ligjin për ASHAK-un, të miratuar në vitin 2004 kur Kosova ende nuk ishte shtet, i kanë tërhequr nënshkrimet mbasi është hapur debati për gjendjen në këtë institucion. Nuk e befason kënd dorëheqja e nënshkrimeve të anëtarëve të LDK-së, natyrisht: ata do të donin që Akademia të mbetej pronë e tyre private gjithmonë, siç është sot. E befason shumë kënd dorëheqja e dorëshkrimeve të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët, kontributi i madh që i kanë dhënë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës me luftën e tyre në UÇK-në, i obligon të brengosen për çdo institucion në të cilin kanë pësuar shfytyrim (degjenerim) të rëndë interesat e përgjithshme të Kosovës siç kanë pësuar në Akademi. Arsyetimi për dorëheqjen e nënshkrimeve është fare i palogjikshëm: i kanë dorëhequr nënshkrimet, thonë, pse kështu, me ndryshim të ligjit, po u politizuaka çështja! Ç’do të thotë kjo? Si mund të politizohet çështja e një institucioni në mënyrë aq tragjikomike të politizuar, por njëpartiakisht të politizuar? Ndryshimi i ligjit ekzistues, në të vërtetë miratimi i ligjit pothuaj të ri, bëhet kusht, i pashmangshëm, mos sot nesër, për shërimin e ASHAK-ut prej politizimit, në të vërtetë prej partisimit të saj. Dhe, miratimi i këtij ligji bëhet kusht për reformimin e pashmangshëm rrënjësor të Akademisë. Kosova ka ndryshuar plotësisht, me çdo gjë. Prej një vendi të pushtuar prej Serbisë ajo është bërë shtet i lirë e i pavarur. Ka ndryshuar rendi politik shoqëror dhe kushtetutar juridik; rendi socialist është zëvendësuar prej rendit kapitalist. Ka ndryshuar organizimi dhe ka ndryshuar përbërja e të gjitha institucioneve të Kosovës. Ka mbetur pa ndryshuar, ka mbetur siç ishte në kohën e socializmit vetëqeverisës, siç ishte në kohën e Vllashkaliqit, Markoviqit, Stamboliqit, Millosheviqit vetëm ASHAK-u! Absurd.

6. Duhet të brengosemi pse ndaj gjendjes së tillë në Akademi dhe ndaj horror fushatës së LDK-së kundër një intelektuali të pavarur nuk ka reaguar dhe nuk po reagon Lëvizja Vetëvendosje. Si është e mundshme ta shikojë në heshtje një gjendje aq të stërkequr, aq të uzurpuar, aq cenuese në ASHAK për interesat e Kosovës organizata më vepruese dhe më e çmuar e të rinjve të saj? E pakuptueshme! Dhe e palejueshme! Duhet të brengosemi pse Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka ngritur aq lart flamurin kundër korrupsionit, nuk e fton avokatin e popullit që të bëjë çka do të duhej të bënte, apo nuk bën edhe vetë çka do të duhej të bënte për fillimin e procedurës gjyqësore që do të sillte nacionalizimin e shtëpisë së familjes së kryetarit të parë të LDK-së, të blerë me paratë e taksapaguesve të Kosovës, domethënë të blerë në mënyrë korruptive!

7. Duhet të brengosemi pse Kuvendi i Kosovës, si themelues i ASHAK-ut, edhe pse nuk mund të jetë dhe s’guxon të jetë i painformuar për gjendjen e ASHAK-ut, vazhdon të heshtë për atë gjendje, vazhdon të heshtë pas dorëheqjes së nënshkrimeve të deputetëve të LDK-së dhe të AAK-së në nismën për ndryshimin e ligjit për Akademinë, vazhdon të heshtë pas gjithë atyre që u shkruan, u folën e u dëgjuan për gjendjen e Akademisë! Kuvendi i Kosovës është themelues i ASHAK-ut dhe Kuvendi i Kosovës e ka për obligim ligjor të sigurojë mbrojtjen e interesave shkencore, kulturore, shoqërore tash të cenuara shumë të Kosovës në këtë institucion. Duhet të brengosemi pse edhe Ministria për Arsim, Shkencë e Teknologji vazhdon ta shikojë e ta dëgjojë e heshtur gjendjen në ASHAK. Kjo Ministri është financuese e Akademisë dhe si financuese ajo duhet të dijë se çka punohet, si punohet dhe për çka shpenzohen mjetet e taksapaguesve të Kosovës në këtë institucion. Si Kuvendi i Kosovës edhe kjo Ministri duhet të mbrojë, në të vërtetë të sigurojë ligjshmërinë dhe realizimin e interesave të Kosovës në këtë institucion dhe ato sot mund të sigurohen vetëm në qoftë se ndryshohet gjendja në këtë Akademi, në qoftë se kjo Akademi nxirret prej kthetrave të një klani partiak, në qoftë se kjo Akademi reformohet siç është reformuar, dhe po reformohet më në fund, e gjithë Kosova me përjashtim të asaj shtëpie private lëdëkëiste që quhet ASHAK!

8. Duhet të brengosemi pse Lidhja Demokratike e Kosovës, madje një klan i saj lokalist ka uzurpuar, përdorur dhe shpërdorur për nevojat e veta planprogramet e letërsisë shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë dhe me to ka ndikuar, madje, që kjo gjendje e shpërdorur e letërsisë shqipe, të krijuar në Kosovë, të paraqitet edhe në planprogramet e letërsisë shqipe në Shqipërinë Shtetërore! Një tubim shkencor për këtë shpërdorim, për këtë uzurpim partiak, madje, klanor partiak të planprogramit të letërsisë në shkollat fillore dhe në shkollat e mesme, për këtë rrëgjim të letërsisë shqipe në letërsi mëhalle është mbajtur në vitin 2007 dhe kumtesat e paraqitura në atë tubim shkencor janë botuar në libër të veçantë. Prej këtij libri mund të shihet se me çfarë gabimesh, me çfarë shkarjesh, me çfarë shfytyrimesh, me çfarë naivitetet shkencore, me çfarë nënçmimesh të kërkesave pedagogjike dhe psikologjike që i nënkuptojnë planprogramet e letërsisë në krejt botën e qytetëruar, shpjegohet letërsia në shkollat tona. Prej këtij libri mund të shihet sesi letërsia shqipe në Kosovë, në atë planprogram, është kthyer në letërsi të një mëhalle! Le të theksohet se ky libër i është dërguar me kohë Ministrisë për Arsim, Shkencë e Teknologji, Qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, por, sa dihet, asgjë nuk është ndërmarrë për ndryshimin e gjendjes. Dhe, kjo do të duhej të na shqetësonte. Shumë. Letërsia në shkolla është lëndë me rëndësinë më të madhe për formimin atdhetar, estetik, kulturor, madje, edhe moral të nxënësve; për këtë arsye asnjë shoqëri bashkëkohore, asnjë shtet bashkëkohor nuk lejon që ajo, letërsia, në planprogramet e shkollave të bëhet letërsi mëhalle!

9. Duhet të brengosemi, paskajshëm shumë të brengosemi sesi bashkëqytetari ynë, i ashtuquajturi Isa Mustafa, është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke shkelur ligjin që ndalon konfliktin e interesave në politikën dhe në shoqërinë kosovare dhe duhet të brengosemi pse pranimi i tij kaloi në heshtje në institucionet shtetërore të Kosovës edhe pse më parë u shkrua për të. Duhet të shqetësohemi pse anëtar Akademie, prej bashkëpartiakëve të tij në Akademi, pranohet njeriu pothuaj i pa vepër shkencore, i cili me shkencat ekonomike nuk merret shumë kohë, i cili me shkencat ekonomike nuk ka aspak kohë që të merret, i cili, duke pranuar të bëhet anëtar i Akademisë ua zuri vendin ekonomistëve të shquar më të rinj, a më të vjetër, shkencërisht shumë të merituar për t’u bërë anëtarë të Akademisë.

Duhet të brengosemi pse, përpos kryetar i Prishtinës, përpos anëtar i ASHAK-ut, ky Isa Mustafa u bë edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u bë ashtu siç e pamë se u bë: përpos me marifete të tjera edhe me trysni rrugësh! Me vonesë e mësuan, edhe pse e kemi ditur por e kishim harruar, prej shkrimit në vazhdim në Epokën e Re të publicistit, Sheradin Berisha, se Isa Mustafa na e kishte filluar karrierën politike si udhëheqës i Lidhjes së Rinisë Socialiste, mandej, pas demonstratave të 11 marsit të vitit 1981, na ishte bërë anëtar i komisionit për diferencimin e studentëve, në Universitetin e Prishtinës, mbajeni mend, pra, anëtar i komisionit famëkeq për diferencimin e studentëve e në sajë të diferencimeve që zbatonte ai komision mbusheshin burgjet me studentë shqiptarë; mandej, në sajë të meritave që kishte fituar si anëtar i këtij Komisioni, me 1984 Isa Mustafa na ishte zgjedhur kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës; mandej, në vitin 1986, na ishte rizgjedhur edhe për dy vjet të tjera kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës! Mandej, si e thotë publicisti i cituar gjerësisht në këtë ftesë për brengosje, Sheradin Berisha, në dhjetor të vitit 1989, kur konstituohen organet e reja të Krahinës, në Këshillin e ri Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës Isa Mustafa zgjidhet sekretar Krahinor për Zhvillim… Ky Këshill Ekzekutiv, në të cilin Isa Mustafa na ishte njëri prej sekretarëve, domethënë njëri prej ministrave të tij, më 21 shkurt 1990 shpall gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë, që vlente prej orës 21 të mbrëmjes deri në orën 4 të mëngjesit. Në të njëjtën kohë, me një urdhëresë, të miratuar më shumë se një vit më parë, por tani, më 1990, të rimiratuar ndalohet edhe “lëvizja e personave në numër më të madh”, domethënë ndalohen protestat dhe demonstratat.

Kush nuk di se në gjendje të jashtëzakonshme policia serbe mund të vriste shqiptarë pa i ftuar të ndalen dhe mund të vriste protestues e demonstrues pa u thënë: shpërndahuni! Domethënë: Isa Mustafa na ishte njëri prej ekzekutuesve të shqiptarëve që mund të çoheshin në protesta a në demonstrata dhe njëri prej ekzekutuesve të shqiptarëve që mund të dilnin prej shtëpive të veta prej orës 21 të mbrëmjes deri në orën 4 të mëngjesit! Për çka krejt ka votuar ky njeri në atë kohë dhe çka krejt ka deklaruar në mbledhje forumesh e në gazeta ky njeri në atë kohë është çështje për trajtimin e së cilës duhen më shumë faqe të shkruara. Të gjithë zyrtarët e këtij Këshilli Ekzekutiv të Kosovës të asaj kohe sot nuk përmenden më: ndonjëri ka vdekur, ndonjëri jeton duke ushtruar profesionin për të cilin ishte aftësuar në fakultet, kurse ndonjëri mund të jetë shpërngulur. Vetëm Isa Mustafa është ringjallur, më i plotëfuqishëm se në organet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, sado që tani nuk mund të votojë për marrjen e vendimeve në sajë të të cilëve do të vriteshin shqiptarë që do të dilnin natën në rrugë, dhe shqiptarë që do të protestonin a demonstronin kundër dhunës e terrorit të regjimit të Serbisë në Kosovë, por mund të organizojë fushata staliniste fashiste, duke inkuadruar në to shkrimtarë qerberë të tij dhe gazetarë e gazetaresha qerberesha të tij.

Mbas pjesëmarrjes në ato organe të larta të regjimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, Isa Mustafa na u bë ministër i financave në qeverinë e LDK-së në ekzil, kur Kryesia e LDK-së vetëm brenda një muaji harxhonte 100.000 marka për telefona, kur vetura luksoze kishin të gjitha udhëheqjet komunale të LDK-së, kur rrogat e udhëheqjes qendrore e udhëheqjeve komunale të LDK-së ishin sa “rrogat” e të gjithë arsimtarëve të Kosovës dhe e të gjithë profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët pa rroga mbanin mësim në shtëpi private, kur vetëm për “zgjedhjet e lira e demokratike” nën dhunën e terrorin e regjimit të Millosheviqit shpenzoheshin qindra mija marka të mbledhura si 3 për qind në Kosovë e në diasporë. E të tjera.

Si ndodhi që prej të gjithë zyrtarëve të regjimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, në Këshillin Ekzekutiv të Prishtinës e në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës, i cili mori edhe vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, vetëm Isa Mustafa na u ringjall duke u bërë edhe kryetar i Prishtinës, edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, madje edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës? Si u bë e mundshme kjo çudi që fyen fort kujtesën e Kosovës liridashëse? Kush qëndron pas këtij njeriu? Kush e bëri të mundshme këtë vampirosje për të zezën e Kosovës dhe për turpin tonë të të gjithëve? Kush dhe pse e bëri që të harrohen krimet politike të këtij ish funksionari të përzgjedhur të Millosheviqit – të harrohen në Kosovën e lirë e të pavarur? Kush bëri që asnjë çast mos të vihet gishti as në atë vrimën e zezë të kronikës së jetës së tij prej vitit 1991 deri në vitin 2000 kur ai u bë pasanik, që mund të blejë sot anëtarë, ithtarë, akademikë, çerekshkrimtarë e shkrimtarë, protestues e demonstrues, gazetarë e gazetare, 35 publike e private, me të cilët përmbys ish kuadro të LDK-së e të Kosovës, me të cilët organizon horror fushata kundër një intelektuali, me të cilët na premton se po bëhet gati të marrë pushtetin në Kosovë, me të cilët disave si unë do t’ua fusë arkivin në thasët e hamajve duke mos përzgjedhur mjet e poshtërsi që t’ua bëjë jetën e pamundshme në Kosovë!

10. Duhet të shqetësohemi pse shpesh, sot, të dhënat, faktet nuk u bëjnë përshtypje, nuk u lënë shenjë, shumë njerëzve, organizatave politike dhe institucioneve shtetërore! Duhet të shqetësohemi pse të dhënat, faktet që po i paraqiten Kosovës për politikën, financimet, sjelljet, veprimet, të bërat e udhëheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës prej themelimit të saj e, sidomos, në prag të luftës, kur paraqitet UÇK-ja dhe gjatë luftës, kur kryetari i saj nderon me dhurata shfarosësit e popullit të vet, Millosheviq e Millutinoviq dhe bën marrëveshje me ta për formimin e qeverisë kuislinge nuk nxisin reagimet përkatëse të shumë njerëzve e, sidomos, nuk nxisin reagimet përkatëse të partive të tjera dhe të institucioneve shtetërore! Historia kulturore evropiane dëshmon se në kohë të tilla kur faktet nuk u bëjnë përshtypje njerëzve e institucioneve dhe nuk nxisin reagimet e tyre përkatëse shëndeti moral i shoqërisë është i sëmurë, kurse jeta e ndotur dhe e rrezikuar.

11. Duhet të shqetësohemi pse gënjeshtra është bërë mjet i shpeshtë për ushtrim dhune në jetën tonë qoftë prej individëve, qoftë prej medieve, qoftë prej partive a institucioneve të tjera. Organizata që ka përhapur më së shumti gënjeshtra në jetën tonë, që na ka helmuar e mashtruar me gënjeshtra e me mashtrime prej se është formuar, është Lidhja Demokratike e Kosovës, në të vërtetë kryesia e saj. Sot si gjatë njëzet vjetëve të kaluara shihet bindshëm së gënjeshtra dhe mashtrimi janë politika dhe ideologjia e saj, poetika dhe etika e saj. Antropologë, filozofë dhe sociologë bashkëkohorë thonë se njerëzimi është ngritur në epokë të re të qytetërimit atë ditë kur ka filluar të ndëshkojë si krim gënjeshtrën dhe mashtrimin. A mund të pretendojmë se jemi ngritur në këtë epokë të re qytetërimi në qoftë së nuk vendosim të ndëshkojmë si krime gënjeshtrat, mashtrimet, uzurpimet, korrupsionet politike dhe materiale para së gjithash të udhëheqësve të LDK-së, natyrisht duke mos harruar gënjeshtrat, mashtrimet, korrupsionin, uzurpimet në sajë të të cilave ish-zyrtari i lartë i regjimit të Millosheviqit në Kosovë, Isa Mustafa, ka arritur të pushtojë njëkohshëm tri karrige të larta politike, pushtetore e shkencore: si kryetar i kryeqytetit të Kosovës, si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës? Çfarë mashtruesi dhe çfarë dhunëtari!

Kuku për ne! Kuku për kulturën, për demokracinë, për burrërinë dhe për lirinë tonë!
Çka krejt nuk po na ndodhë!

Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar

(Rebelimi në emër të fesë së muxhahedinëve shqiptarë në krye me Shefqet Krasniqin, Fuad Ramiqin, Ferid Aganin Memli Krasniqin dhe babën e tyre Rexhep Qosja)

Nga Asllan DibraniIslamistët në Kosovë e shqetësuan popullin autokton shqiptar gjatë kësaj vere të nxehtë. Ata në emrin e fesë dhe te bindjeve të veta fetare kanë kaluar në një ekstremitet të paqartë për popullin tonë, që në emër të demokracisë së tepruar në Kosovë, shfrytëzuan rastin të eskalojnë situatën për një rebelim të paarsyeshëm, duke e tensionuar akoma situatën me protesta primitive, të shtyrë nga qarqe të huaja me pretendime të dhënies së një imazhi të keq, duke trumbetuar për një Kosovë fundamentaliste dhe islamike. Këto forca të errëta janë të manipuluara nga një aleancë Serbi, shtetet arabe dhe shijet paranoike turke që ta ketë një Kosovë myslimane në zemër të Ballkanit. Pseudomyslimani Fuad Ramiqi me grupet e veta serbo-arabo-turke, organizoi këtë vit protesta sistematike, djallëzore dhe të zhurmshme për ndërtimin e një xhamie në qendër të Prishtinës, në trojet e universitetit të kësaj metropole evropiane. Këta myslimanë të tërbuar që i venë interesat fetare mbi ato kombëtare, duke mos u deklaruar asnjëherë si shqiptarë, të prirë nga turkomanët, Shefqet Krasniqi, Fuad Ramiqi, Ferid Agani, Memli Krasniqi, me babain e tyre Rexhep Qosjen, synimet e veta ekstremiste dhe antikombëtare i intensifikuan edhe më tepër duke i detyruar organet komunale të Prishtinës që t’u japin një lokacion për xhami, duke mos u ngopur me qindra xhami që janë ngritur në mënyrë subversive në Kosovë. Këto pretendime absurde sikur i kanë zgjeruar rrënjët edhe në Shqipëri dhe sidomos në Maqedoni. Këta pseudomyslimanë sot dallohen në shumë shprehje nga njerëzit e rëndomë që i kishte paraprakisht populli shqiptar. Këta s’janë njerëz por hamamxhinj pa ndjenja kombëtare, edhe pse flasin shqip dhe e hanë bukën e Kosovës. Këta “njerëz” mendjen e kanë se si ta dobësojnë qenien tonë kombëtare, me qëllime antishqiptare, që pos xhamive të tyre, sot në çdo lagje të Kosovës, e gjetiu, ata pretendojnë ta futin në palcën shqiptare fundamentalizmin islamik, një virus konfeksional të cilin populli shqiptar e ka luftuar me sakrifica të mëdha gjatë historisë. Këta servilistë të spiunazhit serbo-turko-arab, me rebelimin e tyre po vazhdojnë protestat e kurdisura për futjen e fesë në shkolla dhe universitet, në Parlament, në Qeveri, siç patëm rastin ta shohim një mjekrrosh muhaxhedin në Parlament të Kosovës duke u zgërdhirë dhe duke tentuar ta prishë imazhin e një institucioni të lartë që duhet të shkojë drejt shteteve të emancipuara. Këta “njerëz” me shpirt të zi dhe katran në zemër, janë në Arabi, Afganistan, Turqi, Serbi, Bosnjë, kurse me trup në Kosovë, duke bërë çmos për t’ia mihur varrin popullit shqiptar.Këta kunguj të fanatizmit islamik që pretendojnë se gjithë popullin ta shndërrojnë në hoxhallarë të këndueshëm, ende nuk e shohin realitetin se sipas statistikës së fundit, po del se populli i Kosovës i kalon mbi 15% analfabetë që nuk dinë shkrim dhe lexim. A nuk është turp ta takosh ndonjë mjekrrosh që zgërdhihet e nuk din të lexojë, siç pata rastin t’i shoh vetë në Prishtinë këta horra me mjekrra të gjata dhe pantollana të shkurt.

A e shohin këta manipulantë ndonjëherë gjendjen politike që mbretëron sot në Mitrovicë?

Asnjëherë nuk ka ndonjë të dhënë që kane protestuar për Mitrovicën, apo kundër politikës serbe. Po qe se s’reagojmë me kohë ka gjasë që një ditë këta imanë t’i ngrejë ndonjë monument edhe kryekriminelit dhe Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, sikurse që po e ringjallin të njëjtën figurë për shqiptarët Sulltan Muratin. Ta kujtojmë një histori të freskët për sakrificat e shqiptarëve që i bënë në vitet e fundit për ta çliruar Kosovën tonë nga kasaphana sllave. Dihet se në shtetet europiane demokratike, madje edhe në shtetet më pak demokratike, shqiptarët i mbushën sheshet me protesta antijugosllave, por në Turqi asnjëherë nuk u qe lejuar, dhe as në shtetet arabe, që të protestojnë shqiptarët kundër diktaturës serbe që zhvillonte një fushatë të egër kundër vëllezërve tanë në Kosovë. A e dinë ata se sot janë mbi 3 deri në 5 milionë shqiptarë që jetojnë në Turqi! Edhe atëherë këta ishin pushtuesit tanë serbo-turk, që nënshkruan disa marrëveshje diplomatike për dëbimin e shqiptarëve në Turqi, për t’i asimiluar dhe popullzuar shkretëtirat osmane të Anadollit dhe vendbanimet e armenasve kundër të cilëve turqit kishin zhvilluar një gjenocid të tmerrshëm për të cilin ende nuk kërkojnë falje, siç nuk kërkon falje as Serbia për etnocidin dhe Holokaustin serb kundër shqiptarëve të Kosovës.

Sipas njoftimit të Lëvizjes “Bashkohu”, protesta do të mbahen edhe këto dite para Qeverisë, në hapësirën e gjelbër, “kundër diskriminimit në baza fetare, duke mos lejuar arsimimin e vajzave të mbuluara në institucionet arsimore”. Në këtë protestë pritet të shpaloset edhe manifesti i lëvizjes “Bashkohu” dhe programi për protesta për javët në vijim. Kështu thuhet ne njoftimin e tyre për disa 35.

Çfarë diskriminimi bëhet në Kosovë sot kur këta terroristë pretendojnë që fëmijët tanë t’i fusin në terr, duke i fshehur nën shamia, nën peçe, nën shalla e shallvare, me përshëndetje “Esselamu Alejkum”! Kjo bandë ekstremiste bën presion në qytetarë e në nxënës që nga mosha 5 vjeçare, duke i torturuar me obligim agjërimi e me adete tjera fetare, gjë që në shtetet më demokratike konsiderohet si shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe për banda të këtilla ekstremiste mund të hapen dosje për ndjekje penale, ngase fjala është për imponime të kurdisura kundër njeriut, shoqërisë. Vepra të shëmtuara dhe skandaloze quhen , këto imponime deri ne moshën 18 vjeçare qe i bëjnë fëmijëve është cenim i te drejtës së zhvillimit dhe formimit te botës se tyre!…

Nga mendimi i shendoshë lind pyetja po qe se mbushet krejt Kosova me hoxhallarë dhe hoxhovica, kush do të na mbajë, kush do të na ushqejë, kush do të punojë për neve kur në bazë praktike këta janë një shtresë butakësh që jetojnë në formë parazite, dhe që vetëm harxhojnë dhe shpenzojnë. Vallë, a na duhet neve vetëdija si popujve tjerë në fushat e shkencës, të kulturës, artit dhe teknologjisë?! A na duhet neve që ta përcjellim zhvillimin teknologjik në botë, gjë që sipas tyre është “haram” të mos mbulohen femrat shqiptare, por vallë këta vetë fëmijët dhe vajzat ,gratë e veta a thua i kanë mbuluar, djemtë e vet a thua i kam mbuluar me shall-kapelet islamike.

Këta mjekrrosha fetarë me rebelizmin e vet fundamental e përkrahin thiun e birin e thiut, xhihadistet që sot po njihen si terroristët më të paskrupullt në botë, me qëllim që ta dobësojnë historinë me pretendime të shtetit turk.

Këta xhihadistë myslimanë janë ata që e sulmojnë figurat ma të ndritura të popullit shqiptar siç është e Shenjta Nënë Tereza, që ishte simbol i gjithë botës për humanizmin e saj, pa e harruar popullin shqiptar në ditët më tragjike të luftës në Kosovë, pa e harruar ndihmën e saj përmes Vatikanit me ShBA-të , duke u bërë zanafilla e mirëkuptimit dhe kushtrim kundër gjenocidit serb mbi popullin shqiptar të Kosovë, pa e harruar Bill Klintonin e famshëm që pas vdekjes e vizitoi varrin e saj duke i pëshpëritur: “Amanetin Tuaj e dërgova në vend”!

Këta muxhahedinë “shqiptarë” po e sulmojnë madje edhe Gjergj Kastriotin që është figura qëndrore e historisë sonë, në të gjitha kohërat duke u njohur si luftëtar i denjë kundër osmanlinjve, një tribun i pavdekshëm i atdhetarizmit shqiptar, historinë e të cilit e kanë shkruar edhe popuj të mëdhenj, në bazë të së cilës shqiptarët njihen për trimëri me beteja të lavdishme gjatë historisë. Këta horra myslimanë e përkrahin ishpushtuesin, Sulltan Muratin, që u piu gjakun shqiptarëve, që ua preu kokën me shpatë, që i vrau, që dogji e masakroi shqiptarët në format më barbare, duke i ngulur madje edhe në hunj, dhe sot neotomanizmi esktremist tenton që edhe historinë tonë ta ndërrojmë, duke pretenduar që të hapin xhamia dhe ngritje monumentesh e lapidarësh, ishpushtues të trojeve shqiptare.

Kush e bënë këtë pos tradhëtarëve, muxhahedinëve, butakëve të ekstremizmit islamik që veprojnë djallëzisht kundër ” KOMBIT SHQIPTAR”!

Këta njerëz antikombëtar për çudi përkrahen edhe nga njerëz të pakurriz, siç është Rexhep Qosja, një njeri i pacipë, një dështak në te gjitha betejat e tij të humbura si politikan, që në vend të merret me studime dhe veprime kombëtare, e përçan popullin në baza fetare, një akademik në vend të jetë vigjilent këto ditë për mbrojtjen e atdheut nga rreziku islamik, në vend që të dalë në ballë të popullit me zërin e arësyes, në vend që të hartojë memorandume europiane për mbrojtjen e Kosovës nga kërcënimi islamik, duke i dëshmuar botës se jemi një popull me një histori te lavdishme, një komb heronjsh që posedon një kulturë të lashtë dhe të dokumentuar, në vend që ta mbrojë historinë tonë para para popullit turk, ai hesht dhe tallet e shantazhon duke lozur rolin e një munafiku. Një popull qe posedon kulture dhe dokumente para popullit turk ne te gjitha fushat, një rast konkret , mbretëresha Teuta pas vdekjes së Agronit e pas disa orëve e trashëgoj udhëheqjen e betejës ku ishte shumë interesant që kishte edhe shumë gjeneral të larte përkrah Agronit, por kultura, arsimimi dhe qytetërimi i lart i atëhershëm ne mirëkuptim te gjinisë femërore, Teuta unanimisht trashëgoj Frontin deri ne vdekje ,ndërsa femra turke ose islame, edhe sot është e diskriminuar sikurse në atë periudhë të shumë shekujve ma herët? Ç’mund të presish nga një abuzues hipokrit dhe skandaloz, që luan rolin e një spiuni mashtrues dhe të një matrapazllëku intelektual të mbrapshtë! Një njeri qe thotë se jam albanolog, ndërsa gjuha shqipe ka ngelur mezi me 40.000 fjalë, ndërsa te popujt tjerë, në fjalorët e tyre gjinden edhe mbi 120.000 fjalë e që dihet botërisht se gjuha ilire kishte një bagazh më të madh gjuhësor, por ende nuk dihet se fjalët e gjuhës sonë i vodhën turqit, sllavët, grekët, maqedonët, bullgarët, rumunët, austo-hungarezët etj. Më duket se më e rrugës është të merret Qosja me këto studime, me qëllim të ndriçimi të historisë sonë, se sa të merret me përçarje fetare ndër shqiptarë.

A thua Fuad Ramiqat,Shefqet Krasniqat,Ferid Aganat Rexhep Qosajt,dhe Memli Krasniqat po duan ta shpikun një komb mysliman nga shqiptarët duke e ngatërruar çështjen nacionale dhe identitetin kombëtar me atë fetar. Tu rikujtojmë myslimanëve të lartshënuar se as shtetet islamike ma fanatike në prizmin fetar nuk kanë arritur ta emërtojnë ndonjë shtet si shtet mysliman akoma, pastaj këto koka të mykura , primitive, te thjeshta , hipokrit dhe demagogë do t’i mundim edhe në këtë betejë por do te përfundojnë me faqe të zezë si të dështuar me një epitet “osmanli te rijnë” dhe si armiq të popullit shqiptar. Ftoj të gjithë albanologët , historianet, arkeologët qe ta gjurmojnë historinë iliro- shqiptare ma tepër për trashëgiminë tonë te shenjtë,sllavet i përfituan si të vetat duke filluar nga:

1 Monumenti i Millosh Obiliqit.

2. Tyrbja e Sulltan Muratit si u shndërrua në zemër të Kosovës nga manipuluesit të kohës

3.Manastiret, Patrikanat dhe Kishat iliro-shqiptare qe i përvesuan si të vetat .

Këto monumente ne mbikëqyrjen e uneskos ti kthehen origjinës shqiptare meqë janë pasuri dhe vlera të parëve tanë iliro-shqiptarë.

Populli shqiptar duhet edhe këtë sfidë ta kalojë! Shtresa intelektuale duhet të ngrejë zërin e saj, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në mërgatën shqiptare

Populli shqiptar duhet edhe këtë sfidë ta kalojë me mençuri , duke mos rënë pre e këtyre bandave myslimane , antikombëtare të financuara nga shtetet në koalicion arabo-turke – serbe. Shtresa intelektuale duhet te jenë ma me zë si ne Shqipëri, Kosovë në Maqedoni dhe ne mërgatën shqiptare, me qellim demaskimi dhe injorimi qe ta ruajmë identitetin tonë kombëtar. Është për tu çuditur se këta mysliman të lartpërmendur përpiqen sot që ta fusin projekt ligjin në parlament se si me marr abdes, a bota e zhvilluar ka ecur shume larg me një teknologji marramendëse dhe në këto momente disa politikan për interesat e veta për te vjelur vota apo për ta ruajtur një karrige bien nen ndikimin e disa qarqeve antishqiptare, shkelin ne interesin kombëtar duke u deklaruar dhe aprovuar ndërrim historish ,se ne nuk jemi në viti 1877 në konferencën e Bukureshtit me projekte antishqiptare,që konferenca e Berlinit i zbatoj planet e tyre për copëtimin e tokave shqiptare. Nuk dëshirojmë qe në të njëjtën mënyrë të përsëriten gabimet ne dëmin e popullit shqiptar ,se ne të njëjtën mënyrë i humbëm tokat tona te shenjta në atë periudhë. Tentimet e këtyre manipuluesve hipokrit siç pretendohet , shndërrimin e Kosovës në një shtet mysliman , cenimin e figurave qe u ndërtua historia shqiptare në emrin e tyre është një akt antishqiptar.

Këto ngjarje dramatike po reflektohen shumë negative me heshtjen e institucioneve të Shqipërisë, të Kosovës dhe institucioneve shqiptare në Maqedoni. Këto forca antikombëtare duhet të rreshtohen pas zërit të arsyes qe shqiptaret me i lëne të qete dhe të shkojnë në vendet prej nga kane ardhur,mos të cenohen “Bashkesia Islame në Shqipëri dhe ajo Kosovës “,”Feja katolike shqiptare”,”Feja Ortodokse autoqefale shqiptare”, dhe feja e” Bektashinjve shqiptarë” ose për ndryshe do te ketë reflektime shumë negative ne ditët në vijim nga e gjithë mërgata shqiptare kudoqoftë nëpër botë, qe ishte ne të gjitha kohërat promotor i vetëdijes dhe interesit të “Kombit Shqiptar”. Tani kohën e kanë organet kompetente që të merren masa juridike kundër këtyre njerëzve të dyshimtë, dhe t’u kontrollohet prejardhja e financave.

Përmes këtij kushtrimi ftoj të gjithë intelektualët, krijuesit, shkrimtarët dhe artistët, nga Gjermania, Zvicra, Austria, Amerika, Suedia, Norvegjia, Holanda, Italia, Rumania, Australia, Kroacia etj, duke filluar nga “Lidhja e Shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Gjermani”, që sa më shpejt ta hartojmë Apel të hapur kushtuar këtij fenomeni barbar dhe antikombëtar, drejtuar më sa vijon:

Qeverisë në Tiranë e Kosovë dhe institucioneve shqiptare në Maqedoni

Ministrisë se Jashtme të dy Qeverive Shqipëri dheKosovë

Ministrisë se punëve te Brendshme në dy shtetet respektive

Qeverisë Amerikan dhe parlamentit Evropian

Parlamentit dhe Qeverisë Gjermane

Institutit Historik në dy shtetet shqiptare

Akademive të shkencës në dy shtetet e përmendura

Universiteteve të dy shteteve, si dhe Universitetit të Tetovës në Maqedoni

Të gjitha medieve në Shqipëri,Kosovë Maqedoni dhe në shtypin e mërgatës shqiptare në botë ,por edhe në shtypin e huaj me qellim te ndaljes sa ma te shpejt te këtyre qarqeve të errëta .

Ne disa shtete veç i kemi përcaktuar përfaqësuesit por ne ato shtet ku nuk i kemi arritur akoma kontaktoni me mua autorin e shkrimit Asllan Dibranin gazetar, publicist dhe piktor anëtar i kryesisë në “LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI” e-mail adresa elektronike info@asllandibrani.com ose

LSHAKSHGJ

Hagener Str. 138 / b

58256 – Ennepetal – D

Me rasti e publikimit te këtij artikulli në mediet e ndryshme e ftojmë grupin e punës për bashkëpunim dhe formulimin e letrës se hapur zyrtare drejtuar organeve të lartpërmendura ku në një forme paraprake do te jenë grupi i punë mesa vijon: Drejtuesit e revistës Zemra Shqiptare (Gëzim Marku dhe Ilir Dardani, Përparim Demi dhe Baki Ymeri (shkrimtar,publicistë në Rumani),Jeton Kelmendi publicist krijues, Gjergj Kabashi shkrimtar publicist, dhe Selim Hasanaj, publicist dhe deputet në Norvegji, poetët Vitore Leka, Engjëll Koliqi, Ismail Iljasi në Itali, Sokol Demaku dhe Remzi Basha në Suedi, unë Asllan Dibrani publicist autor i shkrimit dhe karikaturës , Martin Çuni poet veprimtar, Neki Lulaj, Vilson Mirdita Ambasador i Kosovës ne Berlin,Ramiz Dërmaku publicist gazetar , Luan Kelmendi intelektual i pa varur perkthyes,Bekim Rexhepi publicist piktor,Dan Gashi piktor ,veprimtar,Gjelosh Gjokaj piktor ,Can Tahiri zavendës kryetar i unionit artistik për Evropë Mustafë Krasniqi poet ,publicist ,Luljeta Gashi intelektuale doktoreshë, Zamira Bushati konsull e Shqipërisë në Berli,Qerkin Bytyqi poet veprimtat Liman Zogaj poet ,Islam Spahiu zëvendës ambasador i Kosovës në Berlin, Sadik Krasniqi publicist poet, Pal Sokoli publicist ,poet , Hasan Qyqalla poet,veprimtar, Malë Myrtaj skulptor ,veprimtar, Vitor Spaçi veprimtar Agim Gashi shkrimtar, poet, këngëtar rapsod, Shaban Cakolli shkrimtar ,publicist,Tefik Ramadani publicist, doktor, Ali .sh. Berisha shkrimtar,poet,Ndue Lekaj jurist veprimtar,Kadri Gervalla shkrimtar,Xhaer Leci publicist në Gjermani, Eduard Dilo, Kozeta Zylo, Kolec Traboini, Thanas Gjika ,Merita Bmccormack, Agim Vuniqi publicist në Amerike shkrimtar gazetar publiciste .Syl Muja poet piktor dhe veprimtar ,Brahim Abdyli historian ,shkrimtar ,publicist, Kristina Rasi publiciste,Sali Sefa konsull i Kosovën , Xun Çeta publicist Vaxhid Xhelili shkrimtar veprimtar etj në Zvicër , në Greqi, Veton Kurtishi, Ylli Dilo, Xhelal Zejneli, Arben Llalla etj. Valdete Berisha poete piktore Belgjikë etj. Ftojmë edhe lidhjen e shkrimtareve shqiptarë në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoni qe të na japin mendimin e vet përmes ndonjë shkrese në adresat tona te posa publikuara nga grupi i punës edhe përmbajtjen e letrës, i mirëpresim intelektualet shqiptarë kudo qe të jenë, ta japin kontributin e vet duke ju bashkuar letrës se hapur përmes emrave të përfaqësuesve në shtetet të ndryshme me qellim të grumbullimit të një numri sa ma te madh shkrimtaresh,gazetaresh, intelektualesh në mërgatën shqiptare kundër këtij fenomeni famëkeq dhe antishqiptar.

(Të gjithë te interesuarit mund te lajmërohen menjëherë me te dhënat e tyre me adresën e plotë, profesioni, shteti se ku jeton, telefonat me qellim te bashkëpunimit edhe ma vonë në fusha të ndryshme të kulturës artit shkencës dhe ne interesin e kombit. Te drejtë firmosje kanë ne këtë dokument vetëm intelektualet , krijuesit, artistët, gazetarët , shkrimtarët,dhe krijuesit anembanë botës shqiptare jashtë kufijve te Shqipërisë , Kosovës dhe Maqedonisë )

kontaktoni me e-mail adresat : info@asllandibrani.com dhe admin@zemrashqiptare.net