Kategoritë: Shëndeti

Trump: Trajtimi i Covid 19 mund të bëhet me ilaçet kundër malaries dhe ebolës

TrumpPresidenti amerikan Donald Trump njoftoi të enjten se terapitë antivirale të përdorura për trajtimin e malaries dhe Ebolësjanë në mesin e ilaçeve që mund të vihen në dispozicion për trajtim të mundshëm të personave të infektuar me virusin COVID-19.

Por zyrtarët paralajmëruan se përdorimi i gjerë i këtyre ilaçeve është ende larg. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara sjellë hollësitë.

Një ilaç që përdoret zakonisht për të trajtuar malarien, një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat, është përmendur si opsion nga Presidenti Trump për trajtimin e koronavirusit. Të enjten ai tha se klorokinaose hidroksilklorina,mund të jetë një trajtim i mundshëm premtues për virusin COVID-19.

“E mira e këtyre ilaçeve është se ato janë përdorur për një kohë të gjatë, kështu që ne e dimë që nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, ato nuk do të vrasin askënd”, tha Presidenti Trump.

Muajin e kaluar, një ekspert francez i sëmundjeve infektive mbështeti idenë e përdorimit të klorokinës për të trajtuar pacientët me COVID-19, duke u bazuar në një studim të fundit kinez. Rezultatet fillestare janë premtuese, tha David Gortler, një ish-zyrtar mjekësor i Agjencisë amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve.

“Edhe pse ne me të vërtetë nuk e kuptojmë mekanizmin eveprimit, kombinimi i plakenilit ose hidroklorikinës me azitromicinën po tregon rezultate premtuese”, tha ai.

Edhe ilaçi për trajtimin e ebolës, remdesivir u përmend nga Presidenti Trump si një mundësi tjetër trajtimi, duke theksuar se administrata e tij po heq barrierat për të përfunduar sa më shpejtë këtolloje trajtimi.

Por Komisioneri i Agjencisë amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve, Stephen Hahn, theksoi se nevojiten prova të mëtejshme.

“Ne duam ta bëjmë këtë në mjediset e një prove klinike. Duhet një prove klinike e madhe, pragmatike, për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të rëndësishme mbipërdorimin e tyre”, tha ai.

Të enjten, Presidenti Trump zhvilloi një video-konferencë nga selia Qendrore eAgjencisë së Menaxhimit të Emergjencave me guvernatorët e shteteve.Të 50 shtetet amerikane kanë konfirmuar raste me koronavirus, dhe disaprej tyre po përballen me një krizë të paparë të shëndetit publik.

voa

Shkencëtarët: Koronavirusi, ngjitës për disa orë në ajër

KoronaKoronavirusi, një patogjen shumë ngjitës që ka shkaktuar një pandemi globale, mund të ruajë aftësitë ngjitëse në pikëza sekrecionesh që pluskojnë në ajër për orë të tëra; gjithashtu virusi mbetet aktiv në sipërfaqe të ngurta për ditë me radhë, sipas një studimi të ri që paralajmëron se duhen forcuar masat e vetë-distancimit fizik për të shmangur infektimin me këtë virus që shkakton sëmundjen COVID-19.

Shkencëtarët në Institutin e Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive, pjesë e sistemit të Instituteve Amerikane të Shëndetit, janë përpjekur të ndjekin reagimin e virusit të marrë nga një person i infektuar dhe të vendosur në sipërfaqe të ndryshme objektesh në banesë dhe në mjedise spitalore.

Shkencëtarët përdorën një mjet që spërkat pikëza të lëngshme që përmbajnë virusin, të ngjashme me sekrecionet që lëshon një person në ajër kur kollitet apo teshtin.

Provat treguan se virusi që ndodhet në këto pikëza të përcjella përmes kollës apo teshtimës, mbetet aktiv dhe i aftë të infektojë individë të tjerë për të paktën tre orë në ajrin e infektuar.

Në sipërfaqe plastike dhe çeliku, virusi diktohet deri në tri ditë pas infektimit të sipërfaqes. Në sipërfaqe kartoni nuk mbijeton pas 24 orësh. Në sipërfaqe bakri, virusi mbijeton deri në katër orë.

Shkencëtarët thonë se duhen 66 minuta për virusin që të humbasë funksionimin e gjysmës së përbërësve të tij nëse ndodhet në gjendje pluskuese në ajër.

Kjo nënkupton se pas një ore e gjashtë minutash, fillon çaktivizimi i pjesësave përbërëse të virusit, megjithatë 25% e tij mbetet aktive për më shumë kohë. Tre orë pas përhapjes së virusit përmes sekrecioneve në ajër, 12.5% e tij mbetet ende aktive, shpjegon Neeltje van Doremalen me Laboratoret e Maleve Shkëmbore, pjesë e Institutit të Sëmundjeve Alergjike e Infektive.

Në një shtresë çeliku duhen 5 orë e 38 minuta që gjysma e përbërësve të virusit të çaktivizohen. Në sipërfaqe plastike duhen gjashtë orë e 49 minuta, ndërsa në karton duhen tre orë e gjysmë.

Rezultoi se në bakër virusi ka jetëgjatësinë më të shkurtër, pasi gjysma e elementëve përbërës të tij çaktivizohen brenda 46 minutash.

voa

Si dhe kush e transmeton më shpesh koronavirusin

koronavirusi maskaKoronavirusi transmetohet më së shpeshti nga njerëzit e sapo  infektuar të cilët ende nuk shfaqin simptoma.

Studimet tregojnë se në Singapor, dy të tretat dhe në Tianjin të Kinës, tre të katërtat e personave të infektuar janë prekur nga njerëz pa simptoma, shkruan Guardian.

Kjo do të thotë që izolimi i një personi nga momenti kur shfaqen simptomat e para nuk është efektive, siç u mendua, një konstatim që dekurajoi shkencëtarët.

“Kjo është një nga gjërat e para për të cilat u shqetësuam kur shpërtheu epidemia”, tha Steven Riley, profesor i dinamikës së sëmundjeve infektive në Kolegjin mbretëror në Londër.

Autorët e këtij studimi donin të zbulonin mundësinë e transmetimit të infeksionit nga personat e infektuar në të cilët virusi është inkubuar dhe simptomat e të cilëve nuk janë shprehur ende.
Në Singapor, vlerësohet se midis 45 për qind dhe 84 për qind janë të infektuar nga njerëz pa simptoma të sëmundjes, dhe në Kinë kjo përqindje sillet ndërmjet 65 deri 87 për qind, transmeton KosovaPress.

Tapiva Ganjani, studiuese e ekipit, tha që këto të dhëna tregojnë se karantina nuk do të jetë një masë e mjaftueshme për të luftuar epideminë.

“Masat shtesë janë të nevojshme, siç është distanca sociale, “tha ajo.

COVID-19: Çfarë dihet për sëmundjen, simptomat, rrezikun, masat paraprake

CDCCOVID-19 është koronavirusi i ri i zbuluar, i panjohur më parë. Virusi i ri nuk është i njëjtë me koronavirusët që qarkullojnë zakonisht tek njerëzit dhe shkaktojnë sëmundje të lehtë.

Pacientët me COVID-19 duhet të mjekohen ndryshe nga pacientët me diagnozë të zakonshme të koronavirusit. Më 11 shkurt të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi emrin zyrtar për virusin e identifikuar për herë të parë në Wuhan të Kinës.

“COVID-19”- “CO” është shkurtim i corona, “VI” shkurtim për virusin dhe “D” për sëmundjen.

Ekzistojnë shumë lloje koronavirusesh njerëzore, përfshirë dhe disa që zakonisht shkaktojnë probleme të lehta me frymëmarrjen. COVID-19 është një sëmundje e re, e shkaktuar si një koronavirus i ri që nuk ka ekzistuar më parë.

Si përhapet

Koronaviruset janë një familje e madhe e viruseve. Disa nuk shkaktojnë sëmundje te njerëzit, vetëm infektojnë kafshët. Rrallë koronaviruset e kafshëve janë shfaqur tek njerëzit dhe mund të përhapen më pas. Kjo dyshohet se ka ndodhur për virusin që shkakton COVID-19. MERS dhe SARS po ashtu janë dy shembuj të tjerë të koronavirusëve që e kanë origjinën nga kafshët dhe më pas u përhapën te njerëzit.

Ky virus (COVID-19) u zbulua për herë të parë në qytetin Wuhan, provinca Hubei, në Kinë. Burimi i virusit ishte një treg i kafshëve të gjalla, por tani virusi po përhapet nga njeriu tek njeriu. Është e rëndësishme të theksohet se përhapja e virusit mund të vijojë.

Virusi që shkakton COVID-19 duket se po përhapet lehtë dhe në mënyrë të vazhdueshme në komunitet, ndaj dhe kemi disa zona gjeografike të prekura.

Përhapja nga njeriu tek njeriu

Virusi mendohet se përhapet kryesisht nga njeriu tek njeriu.

-Midis dy njerëzve që janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin (deri në 2 metra larg).

-Përmes sekrecioneve që dalin kur një person i infektuar kollitet apo teshtin.

Kjo është arsyeja pse Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara (CDC) rekomandojnë që këta pacientë të izolohen ose në spitale ose në shtëpi (varet sa të sëmurë janë) derisa të jenë më mirë dhe nuk paraqesin më rrezik për infektimin e të tjerëve.

Që një pacient i prekur të dalë nga izolimi, më parë duhet të konsultohet me mjekët apo ekspertët e parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve, në mënyrë që të merren masa dhe të bëhet testimi laboratorik.

Udhëzimi aktual i CDC-së, për ata që mendojnë se e kanë kaluar sëmundjen, përfshin këta tregues:

-Pacienti nuk ka më temperaturë, duke mos qenë nën efektin e ilaçeve.

-Pacienti nuk po tregon më simptoma, përfshirë kollën.

-Pacienti i ka kaluar me sukses dy prova laboratorike, të bëra me 24 orë diferencë nga njëra-tjetra.

Në këtë mënyrë dikush që del nga izolimi nuk është më rrezik infeksioni për të tjerët.

A mund të infektohesh me COVID-19 duke prekur objektet?

Në përgjithësi koronaviruset mendohet se përhapen nga njeriu tek njeriu përmes rrugëve të frymëmarrjes. Aktualisht nuk ka asnjë provë për të mbështetur transmetimin e COVID-19 me anë të ushqimit. Por para se të përgatisni ose të hani ushqim është e rëndësishme që gjithmonë të lani duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Gjatë gjithë ditës lani duart para se te prekni fytyrën, kur të teshtiteni, kolliteni ose kur shkoni në tualet.

Mund të ndodhë që një person të marrë COVID-19 duke prekur një sipërfaqe ose objekt që ka virusin dhe më pas të prekë gojën, hundën ose ndoshta sytë, por kjo nuk mendohet të jetë mënyra kryesore e përhapjes së virusit.

Në përgjithësi, për shkak se virusi jeton pak në sipërfaqe, nga artikujt ushqimorë, rreziku më i madh i përhapjes është nga ato produkte ushqimore ose paketimet e tyre që ruhen për disa ditë në temperaturë ambienti, në frigorifer ose të ngrira.

Cfarë nënkupton karantina?

Karantina nënkupton izolimin e një personi ose grupi njerëzish të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj sëmundjes ngjitëse, por që nuk kanë simptoma. Kjo masë merret për parandalimin e përhapjes të kësaj sëmundjeje. Karantina zakonisht përcaktohet për periudhën e inkubacionit të sëmundjes ngjitëse. Për COVID-19, periudha e karantinës është 14 ditë, nga data e fundit e ekspozimit, sepse 14 ditë është periudha më e gjatë e inkubacionit që shihet për koronaviruse të ngjashme. Dikush që është liruar nga karantina për COVID-19 nuk konsiderohet rrezik për përhapjen e virusit te të tjerët.

Si ndikon temperatura për COVID-19?

Ende nuk dihet nëse moti dhe temperatura ndikojnë në përhapjen e COVID-19. Disa viruse të tjerë, si gripi, përhapen më shumë gjatë muajve të motit të ftohtë, por kjo nuk do të thotë se është e pamundur të sëmureni me këto viruse gjatë muajve të tjerë. Deri tani nuk dihet nëse përhapja e COVID-19 do të bjerë kur moti të bëhet më i ngrohtë.

Si të kujdeseni për veten?

Aktualisht nuk ka vaksinë për të parandaluar COVID-19. Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen është të shmangni ekspozimin ndaj këtij virusi. CDC rekomandon disa veprime të përditshme për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit:

-Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që janë të sëmurë.
-Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.
-Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë.
-Kur të kolliteni apo teshtini vendosni para një shami dhe më pas hidheni tek mbeturinat.

-Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe sipërfaqet e prekura shpesh.
-CDC nuk rekomandon që njerëzit që vendosin maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19. Përdorimi i maskave është i rëndësishëm për personelin mjekësor.
-Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda; veçanërisht pasi keni shkuar në tualet; parara se të ushqeheni si dhe pasi të kolliteni apo teshtiteni.

Cila kategori është më e rrezikuar?

Informacioni i mbledhur që kur u zbulua COVID-19 thekson se disa njerëz janë janë më të rrezikuar. Të moshuarit janë më të ekspozuar ndaj infektimit. Po ashtu, të rrezikuar janë edhe ata që kanë sëmundje kronike si ato të zemrës, diabeti apo sëmundja të mushkërive. Nëse përfshiheni në këto kategori merrni masa (furnizime në ushqime) dhe mos dilni në publik. Nëse keni simptomat e para atëherë njoftoni menjëherë mjekun.

Simptomat

Simptomat e mëposhtme mund të shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit: temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje. Nëse keni këto simptoma atëherë telefononi mjekun për të zbuluar nëse jeni prekur nga COVID-19. Gjithcka kuptohet vetëm pas analizave laboratorike.

voa

A duhet maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi?

MaskaNë kronikat televizive nga vendet ku është përhapur koronavirusi mund të shohësh mjaft njerëz që mbajnë maska kirurgjikale në fytyrë. Por ekspertët e shëndetësisë thonë se maskat nuk janë mbrojtja më e mirë ndaj koronavirusit dhe se ekzistojnë mënyra të tjera më të efektshme për të ruajtur veten dhe të tjerët nga infektimi.

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, njerëzit po nxitojnë të blejnë maska mbrojtëse dhe furnizimi e ka të pamundur të mbulojë kërkesën.

Kjo i ka shqetësuar agjencitë e shëndetit publik.

“E kuptoj se përse kaq shumë njerëz nxitojnë për të blerë maska. Por ne nuk duam që personeli ynë i kujdesit shëndetësor të mbetet pa maska. Ky do të ishte një problem vërtet serioz për të gjithë sistemin tonë shëndetësor,” thotë Dr. Leana Wen, e Universitetit George Washington.

Sipas Dr. Robert Redfield, Drejtor në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “Këto maska nuk kanë asnjë rol për njerëzit në komunitet. Ato duhet të përdoren me përparësi për punonjësit e kujdesit shëndetësor, si pjesë e punës së tyre, si dhe për individët që kanë virusin dhe janë në izolim shtëpiak ose në karantinë, për ata anëtarë të familjes.”

Mbajtja e masakave jo domosdo e pengon infektimin.

“Nëse mban maskë, ke një sens të rremë sigurie,” thotë Dr. Donald Milton, i Universitetit të Marylandit

Kjo, për shkak se viruset bien mbi sendet që njeriu prek gjatë ditës: karrige, doreza dere, kartmonedha…

“Ajo që mund të bëjmë për t’u mbrojtur është të lajmë duart shumë, të mos prekim fytyrën, të mos japim dorën kur takohemi dhe të mos rrimë në një mjedis me ventilim të dobët ku ka një të sëmurë, si makinat apo taksitë,” thotë Dr. Milton.

“Të marrim masa që mjediset tona të jenë të ajrosura mirë. Nëse jeni ulur në një makinë me dritaren mbyllur, ju në fakt ricikloni frymën tuaj dhe atë të të gjithë të tjerëve në makinë.”

Dr. Milton thotë se një person i infektuar duhet të ketë maskë, për të mos lejuar lëshimin e virusit në ajër përmes frymëmarrjes:

“Kjo ndodh me spërklat që dalin nga hunda ose goja juaj dhe shkojnë te dikush tjetër.”

Pikërisht kjo është arsyeja se përse Institutet Kombëtare të Shëndetit dhe Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve thonë se disa rregulla fare të thjeshta mund të ndihmojnë në frenimin e virusit.

“Masat e përditshme si mbulimi i gojës kur teshtin, qëndrimi në shtëpi kur je i sëmurë dhe natyrisht, ajo që dihet, larja e duarve,” thotë Dr. Anne Schuchat, Zëvendës Drejtore e CDC.

“Masat kryesore janë fare të thjeshta. Lani duart shpesh. Mbuloni gojën dhe hundën me krah ose bërryl kur kolliteni ose teshtini”, thotë Tom Frieden, Ish Drejtor i CDC.

“Pra, lani duart, mos jepni dorën kur takoheni dhe të sëmurët të përdorin maskë,” është këshilla e Dr. Milton.

voa

Ndotja e ajrit na kushton ne tre vjet jetë

NdotjaPluhuri, ozoni dhe të tjera lëndë dëmtuese për ajrin i kushtojnë njerëzimit në mbarë botën më shumë vite jetë se sa sëmundjet e rrezikshme infektive si malarja apo SIDA, duhani apo luftrat, thonë studiuesit nga Mainci.

Si pasojë e ndotjes së ajrit në mbarë botën ndodhin 8,8 milionë vdekje të parakohshme, shkruajnë kardiologu Thomas Münzel nga Universiteti Teknik i Maincit dhe kimisti Jos Lelieveld nga Instituti Max-Planck për Kimi po në Mainc. Mesatarisht jetëgjatësia si pasojë e ndotjes së ajrit për çdo banor të Tokës shkurtohet me tre vjet.

Studiuesit përdorin një metodë të re modelimi, të ashtuquajturin Global Exposure Mortality Model (GEMM) , për të arritur në rezultatet e tyre, që janë publikuar në revistën shekncore  Cardiovascular Research të martën (03.03.2020).

Sa i rrezikshëm është pluhuri i imët, grimcat e ajrit?

Në studimin e tyre shkencëtarët marrin parasysh nga njëra anë modelin cirkulues mbarëbotëror nga kimia e atmosferës, e cila derivon nga një model i klimës. Nga ana tjetër janë përfshirë të përllogaritje edhe shifrat e vdekshmërisë dhe statistikat për sëmundjet që shfaqen në mbarë botën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Të shpeshta infarktet kardiake dhe hemoragjitë cerebrale

Në fokus kanë qenë kryesisht sëmundje si kancer në mushkëri, infeksione kronike dhe akute të mushkërive si dhe sëmundjet e zemrës dhe hemoragjtië cerebrale, por edhe sëmundje të mëparshme kronike si diabeti apo hipertensioni.

Sipas studimit më të rënda janë sëmundjet në sistemit kardiak dhe të qarkullimit të gjakut. 43 përqind e vdekjeve të parakohshme në mbarë botën ndodhin prej infarkteve kardiake dhe hemoragjive cerebrale.

Gjithashtu shifrat e studimit japin shpjegim edhe për strukturën e moshës së pacientëve. Rezulton, se më të rrezikuar janë kryesisht të moshuarit. Rreth 75 përqind e vdekjeve të parakohshme kanë orekur njerëzit mb i moshën 60 vjeçare.

Fëmijët nën pesë vjeç kanë gjithashtu një risk më të lartë vdekshmërie, kur jetojnë në vendet më të varfëra si Afrika dhe pjesë të Azisë Jugore.

Dallime të mëdha mes rajoneve të botës

Studiuesit kanë konstatuar jo vetëm dallime të mëdha sa i përket ndotjes së ajrit dhe vdekshmërisë si pasojë në rajone të ndryshme të botës, por edhe ata arrijnë në konkluzionin, se varet prej vendbanimit, se sa mund të influencojë njeriu vet. Ndotja e ajrit jo gjithmonë shkaktohet prej njeriut e si rrjedhojë ajo jo gjithmonë është e shmangshme.

Më keq paraqitet gjendja në Azinë Lindore. Atje mesatarisht një njeri i zakonshëm humbet katër vjet të jetës për shkak të ndotjes së ajrit. Tre vjet jetë do të mund të fitoheshin, në rast se arrihet që të pakësohet emisionet industriale në atmosferë – kryesisht lëndët djegëse fosile.

Ndërsa në Afrikë pluhuri, grimcat e ajrit, janë shkaku kryesor që njerëzit humbasin mesatarisht 3,1 vjet jetë. Prej tyre do të mund të shpëtoheshin vetëm

0,7 vjet, nëse industria në zonat e prekura do t’i pakësonte dukshëm emisionet e veta.

Në Europë nga 2,2 vjet të humbura prej ndotjes së ajrit mund të shmangeshin 1,7 vjet, në Amerikën e Veriut 1,1 nga 1,4 në rast se pakësohet emetimet nga industria. Ndërkohë që emisionet e shkaktuara nga djegia e pyjeve, studiuesit i konsiderojnë si emisione natyrore.

Faktorë të tjerë rreziku 

Sipas studimit edhe pirja e duhanit është më pak e rrezikshme krahasuar me ndotjen e ajrit në përgjithësi. Münzel dhe Lelieveld kanë llogaritur për këtë një vlerë mesatare prej 2,2 vjetësh të humbura jete (këtu përfshihet numri i atyre që nuk pijnë duhan). Sëmundja e dobësimit të imunitetit SIDA u kushton njerëzve mesatarisht 0,7 vjet jetë, malarja 0,6 dhe përdorimi i dhunës 0,3.

Studiuesit pranojnë, që metoda matëse e tyre përmban edhe disa aspekte pasigurie, kryesisht lidhur me pasojat e faktorëve rrezikues si p.sh. duhani. Pavarësisht kësaj ata e konsiderojën hulumtimin e tyre si një nxitje për studime të mëtejshme.

dw

Evropë, masa të jashtëzakonshme për koronavirusin

ItaliNdërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në Evropë, në kontinent po merren masa të jashtëzakonshme.

Organizatorët e Panairit të Librit në Londër, një nga tubimet më të mëdha të industrisë botuese, e kanë anuluar panairin.

Linjat ajrore gjithashtu kanë ulur ndjeshëm fluturimet. Në Itali, ku numri i vdekjeve nga koronavirusi është i dyti pas Kinës, qeveria ka mbyllur të gjitha shkollat dhe universitetet deri në mes të marsit dhe i ka shtyrë për muajin tjetër të gjitha ngjarjet sportive ku ka pjesëmarrje tifozësh.

Rastet me koronavirus deri tani janë shfaqur në 80 vende të botës.

Përhapja e shpejtë e virusit po detyron autoritetet në shumë vende të marrin masa drastike. Në Britani, numri i rasteve është rritur në 90, por deri tani autoritetet, nga frika e dëmit ekonomik, nuk kanë marrë ende masa për të kufizuar lëvizjen ose anuluar tubimet e mëdha.

Disa aktivitete, megjithatë, janë duke u anuluar, siç është Panairi i Librit në Londër, i cili ishte planifikuar për javën e ardhshme. Panairi zakonisht mbledh rreth 25,000 shkrimtarë, botues dhe agjentë. Ministri britanik i shëndetësisë Matt Hancock të enjten paralajmëroi javë të vështira në përpjekjet për të luftuar përhapjen e virusit.

Komentet e tij erdhën pas falimentimit të kompanisë ajrore britanike Flybe, së cilës shpërthimi i virusit i dha goditjen e fundit. Linjat ajrore të tjera në Evropë gjithashtu janë në vështirësi dhe u është dashur të pezullojnë një pjesë të fluturimeve.

Italia është vendi evropian i goditur më rëndë nga COVID-19, me numrin e të vdekurve mbi 148 dhe numrin e infektimeve 3.850. Ministrja italiane e arsimit Lucia Azzolina njoftoi të mërkurën se me situatën epidemiologjike që po ndryshon me shpejtësi, qeveria kishte vendosur të mbyllte të gjitha shkollat dhe universitetet duke filluar nga e enjtja deri më 15 mars.

Ajo tha se e kuptonte që ky ishte “një vendim me pasoja” dhe shtoi se si ministre e arsimit, padyshim dëshironte që nxënësit dhe studentët të ktheheshin në shkollë sa më shpejt që të ishte e mundur.

Disa nxënës i gëzoi ideja se nuk do të shkonin në shkollë për një kohë edhe pse ministrja e arsimit e bëri të qartë se nga shkollat dhe universitetet do të bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar që studentët do të vazhdojnë studimet në shtëpi për të mos ngelur prapa.

Tetëmbëdhjetë vjeçari Riccardo Romano, i cili shkon në Liceun Righi të Romës, shprehu shqetësim për vendimin e qeverisë.

Mbyllja e shkollave, tha Romano, ishte gjëja e duhur për të kufizuar përhapjen e virusit. Por ai tha se qeveria gjithashtu duhet të mbyllë diskotekat dhe të ndalojë udhëtimet me autobus sepse aty njerëzit rrezikojnë të marrin virusin. Ai tha se nxënësit nuk janë ata që rrezikohen më shumë.

Të moshuarit janë shqetësimi më i madh dhe qeveria italiane u ka kërkuar atyre që të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur. Ai gjithashtu këshilloi që të gjithë të mbajnë distancë, të paktën një metër nga të tjerët, dhe të shmangin puthjet ose përqafimet si dhe shtrëngimet e duarve me të tjerët.

Veç kësaj, ngjarjet sportive, si ndeshjet e futbollit, do të luhen pas dyerve të mbyllura gjatë gjithë muajit tjetër.

voa

Virusi Korona tani ‘pandemi mbarëbotërore’, thotë ministri gjerman i Shëndetësisë

Jens SpanMinistri i Shëndetësisë Jens Spahn ka paralajmëruar se shpërthimi i COVID-19 “nuk ka arritur ende kulmin në Gjermani”. Numri i rasteve në vend arriti 240 të mërkurën.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të mërkurën tha se virusi i ri Korona është bërë një “pandemi mbarëbotërore” që ende nuk e ka “arritur kulmin e saj” në Gjermani.

Që nga e mërkura, Gjermania ka 240 raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19, nga 196 raste një ditë më parë. Infeksioni ka arritur në 15 nga 16 landet federale të Gjermanisë, me përqendrimin më të lartë të rasteve në landin e Renanisë-Veriore-Vestfalisë, ku ka 111 raste.

Autoritetet po përpiqen të ngadalësojnë dhe frenojnë përhapjen e virusit, tha Spahni, duke përsëritur se: “Shëndeti i popullatës ka përparësi mbi interesin ekonomik.” “Askush nuk mund të thotë seriozisht kur do të arrihet kulmi (i epidemisë). Por është e rëndësishme të themi se ai po vjen, në mënyrë që të jemi të përgatitur.”

Ai kërkoi nga populli që të reagojë me maturi. Sistemi gjerman i kujdesit shëndetësor është i përgatitur mirë. Sidoqoftë, barra mund të bëhet edhe më e madhe se tani.

“Në situatën e tanishme, është veçanërisht e rëndësishme që të mbetemi të ekuilibruar, dhe të jemi të gatshëm t’i besojmë njëri-tjetrit, madje edhe nën stres.”

Ai nuk dëshiron të shqetësojë njerëzit. “Po, një virus me të cilin nuk kemi përvojë është shqetësues.” Prandaj, raftet e supermarketeve u zbrazën pjesërisht javën e kaluar. Por sot ato i kanë mbushur prapë. Frika dhe shqetësimi janë reagime njerëzore. Vërtet ka pak përvojë me virusin. Por, tha Spahn, “si shoqëri kemi shumë përvojë me të gjitha llojet e rreziqeve”.

Ministri Spahn mbrojti shprehimisht veprimet e qeverisë federale. Ministri i Shëndetësisë theksoi se masat e karantenës arritën të parandalojnë përhapjen e virusit të ri për javë të tëra.

Situata aktuale

Autoritetet gjermane patën relativisht sukses në kontrollin e shpërthimit fillestar të virusit në Bavari në janar, që lidhej me një vizitor kinez. Por virusi ka rezultuar më i vështirë për t’u kontrolluar pasi u shfaqën raste të palidhura dhe kur virusi u përhap në Renaninë Veriore-Vestfalinë dhe në Baden-Wurttemberg.

Si rezultat i rritjes së pranisë së virusit në vende si Italia apo Irani, është krijuar një situatë e re. Spahn-i i vlerësoi veprimet e autoriteteve, por pranoi edhe mangësitë. Shpesh duhet shumë kohë përpara se të testohen rastet e dyshimta. Gjermania mund të ketë besim te ekspertët “të cilët janë ndër më të mirët” për të luftuar virusin.

Ministri i shëndetësisë tha se e rëndësishme është të ruhet zhdërvjelltësia dhe që burimet të shpërndahen sipas nevojës. Punonjësit e shëndetësisë mund të dërgohen në “rastet më të mprehta”, tha ai. Mbyllja e shkollave dhe kopshteve do të mbetet një mundësi për t’u përdorur sipas nevojës.

“Ditët dhe javët e ardhshme do të jenë sfiduese. Do të ketë kufizime në jetën e përditshme në zonat e prekura dhe që mund të shkaktojë pak stres,” tha Spahn.

Më parë të mërkurën, qeveria gjermane kishte ndaluar eksportin e pajisjeve mjekësore dhe formuloi një paralajmërim për udhëtimet, një “shtimin e rrezikun për karantenë” të shoqëruar me udhëtimin me anije.

aud (dpa, afp)

OBSH, thirrje kundër grumbullimit të maskave

OBSHKreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje të martën njerëzve në të gjithë botën të mos grumbullojnë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, duke thënë se ato, janë të nevojshme vetëm për punonjësit e shëndetit që luftojnë koronavirusin.

“Jemi të shqetësuar se aftësitë e vendeve të ndryshme për t’u përgjigjur po dëmtohen nga çrregullimet e mëdha dhe në rritje në furnizimin global me pajisje mbrojtëse personale të shkaktuara nga rritja e kërkesës, grumbullimi dhe keqpërdorimi,” tha Tedros gjatë konferencës së tij të përditshme për virusin.

Një ditë më parë, ai tha se bota është “në një fushë të paeksploruar” dhe se përhapja e përshpejtuar e virusit në Korenë e Jugut, Itali, Iran dhe Japoni është kërcënimi më i madh në botë. Të martën Tedros tha se “mungesat po i lënë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të vijës së parë të paaftë për tu kujdesur për pacientët me COVID-19″.

Tedros shpjegoi se koronavirusi ashtu si edhe gripi i zakonshëm sezonal shkakton probleme të frymëmarrjes dhe përhapet në të njëjtën mënyrë, por koronavirusi, saktësoi ai, nuk përhapet në mënyrë efikase.

Ai tha gjithashtu se COVID-19 shkakton raste më të rënda sesa gripi sezonal dhe se frenimi i koronavirusit është i mundur, ndryshe nga gripi sezonal.

Ndërsa virusi vazhdon të përhapet në botë, në Kinë po vihet re një optimizëm në rritje. Numri i infeksioneve të reja atje ra në nivelin më të ulët në disa javë dhe mijëra pacientë të shëruar kanë filluar të dalin nga spitalet.

voa

Reziku i infektimit me virusin korona në Evropë – i “lartë”

Covid 19Përhapja e virusit korona në Evropë po vazhdon. Numri i rasteve të infektimeve në Evropë është shtuar dukshëm ditët e fundit. Ndaj po shtohet edhe angazhimi kundër sëmundjes.

Nuk ka më asnjë kontinent në të cilin nuk janë regjistruar raste të sëmundjes me virusin korona. Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se ndërkohë nga kjo sëmundje kanë vdekur më shumë se 3000 vetë. Ndërsa në mbarë botën janë infektuar deri tani rreth 90.000 vetë me virusin koronas. Më së shumti në Kinë – me rreth 80.000 raste.

Agjencia e Bashkimit Evropian për Shëndetësi (ECDC) e ka ngritur nivelin e rrezikut nga kjo sëmundje nga ai “i moderuar” në shkallën “i lartë”. Kështu kumtoi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Bruksel. Kjo do të thotë se ekziston rreziku real i përhapjes së mëtejshme të virusit. Në BE janë regjistruar në përgjithësi deri tani rreth 2100 raste të infektimeve, në 18 vende të ndryshme të BE. 38 persona të vendeve të BE-së kanë vdekur deri tani si pasojë e sëmudjes me virusin COVID-19, theksoi komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides. Situata po ndryshon nga dita në ditë, por nuk ka arsye për panik.

Instituti Robert Koch në Gjermani ka publikuar të dhënat e fundit, sipas së cilave, në Gjermani janë dëshmuar deri tani 150 raste të infektimeve me virusin Sars-CoV-2. Vetëm në landin Renani Veriore-Vestfali janë regjistruar deri në mëngjesin e ditës së hënë (02.03) 86 raste të infektimeve. Të dielën në mbrëmje u konfirmua një rast infektimi edhe në Berlin, që do të thotë se deri tani janë konfirmuar rastet e infektimeve në nëntë lande të Gjermanisë.

Instituti Robert-Koch (IRK) pohon se virusi në Gjermani ka qenë deri tani i një formë më të lehtë, përveç në një rast. Por rreziku i infektimeve në Gjermani cilësohet ndërkohë si “i mesëm”, theksoi kryetari i IRK, Lothar Wieler në Berlin. Deri tani ky rrezik është cilësuar si “i ulët apo i mesëm”, që do të thotë se rreziku është rritur. Wieler tha se situata është “dinamike” dhe se gjendja duhet të shihet nga dita në ditë. Lidhur me këtë sëmundje ende nuk ka informacione të mjaftueshme, që do të thotë se nuk mund të jepen as mendime përfundimtare për rrezikun nga ajo. Nisur nga numri i rasteve, Gjermania renditet në vendin e 10 në botë.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn thotë se katër nga pesë raste të sëmundjes korona virusi kalon me pak apo aspak simptoma. Ministri mendon se mbyllja e kufirit gjerman për momentin nuk është e domosdoshme. Ai u deklarua e kundër ndalimit të fluturimeve të drejtpërdrejta me Kinën, sepse kjo do të thoshte se duhet të largohen nga ai vend rreth 30.000 gjermanë. Ministri Spahn u deklarua edhe kundër masave për ndalimin e tubimeve të mëdha apo për mbylljen e sipërmarrjeve ku paraqiten rastet e infektimeve.

Numri më i madh i rasteve të infektimeve në Evropë është regjistruar deri tani në Itali, me rreth 1700, 34 prej tyre kanë vdekur. Italia zë vendin e tretë në përmasat botërore, pas Kinës dhe Koresë së Jugut.

bc/sti/ml/uh (dpa, afp, who.int)