Kategoritë: Shkenca

Industria e makinave elektrike bën përparime

makinat elektrikeMegjithë shqetësimin e vazhdueshëm për distancën që mund të përshkojnë, interesi për makinat elektrike po rritet, veçanërisht në vendet e industrializuara. Prodhuesit thonë se po përmirësojnë kilometrazhin duke ndërtuar më shumë stacione furnizimi, por industria është ende duke pritur për një përparim të madh në teknologjinë e baterisë.

Shitjet e makinave elektrike premtojnë më shumë se kudo në Kinë, ku autoritetet e shohin teknologjinë si zgjidhjen më të mirë për problemin e ndotjes në qytetet kineze.

Qeveria ka në plan një sërë nismash përfshi një kërkesë, që duke filluar nga viti i ardhshëm, të gjithë prodhuesit e makinave në Kinë të kenë të paktën tetë përqind të inventarit të tyre me makina elektrike. Prodhuesit e makinave po tregojnë angazhim.

Në Panairin e Makinave në Shangai, prirja ishte e dukshme.

“Makinat elektrike do të luajnë një rol të rëndësishëm në Kinë dhe kjo është arsyeja që jemi shumë krenarë dhe të entuziazmuar për të paraqitur këtu një model makine elektrike të quajtur ID BUZZ që është shumë e rëndësishme për Kinën,” thotë Herbert Diess, drejtor ekzekutiv i kompanisë Volkswagen.

Por konsumatorët në Kinë, ashtu si edhe në Shtetet e Bashkuara, nuk po nxitojnë të blejnë makina elektrike dhe kanë një arsye të fortë.

“Kam një listë me numra telefonash të miqve të mi që jetojnë në Adirondaks, në mënyrë që në cdo moment të mund t’i marr në telefon dhe t’i pyes – jam pranë shtëpisë tënde, a ke ndonjë prizë elektike jashtë banesës?”, thotë Sunita Halasz, pronare e një makine elektrike.

Ky është një shqetësim i vazhdueshëm i përdoruesve të makinave elektrike – frika se do të mbeten pa bateri dhe të bllokuar pa asnjë pikë furnizimi pranë.

Krahasuar me pak minuta kohë që merr furnizimi i makinës me karburant, bateritë marrin ende shumë kohë për t’u karikuar. Por stacionet e furnizimit me energji po shtohen në Kinë, në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.

Tesla thotë se do të dyfishojë numrin e stacioneve të furnizimit me energji elektrike këtë vit, në 10 mijë. Prodhues të tjerë po bëjnë të njëjtë gjë.

Megjithatë, pika e kthesës do të vijë kur bateritë të jenë në gjendje të mbajnë më shumë energji.

“Teknologjia e baterisë është çelësi për zhvillimin e makinave elektrike. Nëse nuk do të ketë diversitet në këtë industri dhe investime të mjaftueshme në talente dhe teknologji, nuk do të jetë e mundur të prodhosh produkte të shkëlqyera” thotë Xi Liuping, drejtues i kompanisë Changan Auto.

Deri atëherë, ekspertët thonë se zgjidhja më e mirë janë ende makinat hibride me karburant dhe elektricitet, që mbështeten pak në bateri dhe më shumë në karburant. (voa)

Projekti për ndërtimin e një kompjuteri me kuante

kompjuteri me kuanteNjë grup shkencëtarësh nga disa vende të botës thonë se kanë hartuar projekt-idenë për ndërtimin e kompjuterit të parë gjigand dhe më të fuqishëm në botë me kuante. Megjithëse shkencëtarë të njohur, përfshirë Ajnshtajnin, e kanë kundërshtuar përdorimin e fizikës kuantike, studjuesit e projektit mendojnë se një kompjtuer me kuante do të mund të zgjidhte probleme që t’u merrnin kompjuterave personalë me qindra vite për t’i zgjidhur.

Kompjuteri për të cilin flasin tani shkencëtarët nuk është aspak i ngjashëm me ata që kemi sot në shtëpi, apo në zyrë.

Kompjuteri me kuante do të ishte produkt i fizikës kuantike, i krijuar përmes një teknologjie komplekse, eksperimentale.

Për dekada me radhë, shkencëtarë të mirënjohur botërorë, mes tyre edhe

Albert Einstein, e kanë kundërshtuar me forcë përdorimin e fizikës kuantike.

Ky është një debat shumë teorik lidhur me forcat që përbëjnë universin tonë, në nivele pafundësisht të vogla.

Kuanti është një sasi e caktuar energjie e çliruar nga një burim drite.

Fizika kuantike është teoria bazë që shpjegon sjelljen fizike të gjithshkaje në universin tonë, por disa nga konkluzionet e saj janë shumë kundër intutitës.

Idetë lidhur me teorinë kuantike kanë filluar të tërheqin shkencëtarët.

Studjuesit në Universitetin Sussex në Britaninë e Madhe mendojnë se një kompjuer me kuante do të ishte aq i fuqishëm, saqë do të mund të zgjidhte probleme që t’u merrnin kompjuterave personalë me qindra vite për t’i zgjidhur.

Ekipi i studjuesve britanik nuk është i pari që përpiqet të ndërtojë kompjuterin bazuar tek kuantet. Shkencëtarë kompjuterash, fizikanë dhe inxhinierë nga e gjithë bota, po përpiqen të ndërtojnë makinerinë me kuante, për të cilën ata thonë se do ta ndryshojë rrënjësisht jetën tonë.

Profesor Winfried Hensinger udhëheq grupin e shkencëtarëve që merret me ndërtimin e kompjuterit:

“Kjo teknolgji nuk ka të bëjë fare me kompjuterat e zakonshëm; përmes saj mund të arrihet shumë, mund të zgjidhen problemet shumë shpejt, të cilat superkompjuterave më të shpjetë të botës do u duhej një milion vjet që t’i llogarisnin. Kompjuterat me kuante do të ndryshojnë gjithshka, qoftë në industrinë farmaceutike, duke krijuar ilaçe të reja, apo duke zgjidhur probleme të cilat nuk kishim ëndërruar kurrë më parë që t’i zgjidhnim,” - thotë profesori.

Prof. Hensinger bashkëpunon me disa nga firmat dhe institucionet shkencore më të njohura në botë, si “Google” në SHBA, Universiteti Aarhus në Danimarkë, RIKEN në Japoni dhe University Siegen në Gjermani.

Edhe në se projekti për ndërtimin e kompjuterit me kuante është I suksesshëm, do të duhen shumë vite dhe me dhjetra miliona dollarë për ndërtimin e tij.

Profesorit Hensinger dhe bashkëpunëtorëve të tij u mbetet ende shumë punë për të bërë për ndërtimin e makinës me kuante. Tani për tani, ata kanë vetëm skicën, për të cilën thonë se është një plan i detajuar, që do t’i lejojë ata të ndërtojnë komjuterin.

Universiteti thotë se puna për ndërtimin e kompjuterit ka të bëjë me “një zbulim të ri që lejon që grimcat e kuanteve të lëvizin midis moduleve kuantike individuale të kompjuterit, për të bërë të mundur krijimin e një makinerie të fuqishme, tërësisht modulare.”

Më parë, shkencëtarët patën propozuar përdorimin e fibrave optike për të lidhur modulat e kompjuterave individualë. Zbulimi ri ka të bëjë me krijimin e lidhjeve nëpërmjet fushave elektrike që i lejojnë atomet e ngarkuara, ose jonet, të transportohen nga një modulë, tek një tjetër trafik i informacionit.

Sipas ekipit të stujduesve në universitetin Sussex, kompjuteri i ri mundëson lidhjen mes moduleve të kompjuterave individualë me kuante, me një shpejtësi 100 mijë herë më të madhe se sa teknologjia e sotme e avancuar e lidhjes me fibër.

Prof. Hensinger thotë se megjithëse teoria e re është e pabesueshme, përfitimet nga përdorimi i fizikës kuantike janë të paimagjinueshme. Që nga mënyra se si ne e shohim universin, natyrën tonë në veprim, e deri tek mënyra e funksionimit të industrive tona.

“Kjo teknologji do ta revolucionarizojë sektorin financiar, logjistikën, aplikacionet mjekësore, duke krijuar medikamente të reja. Ne as që i dimë mirë të gjitha mundësitë e reja që do të krijohen.”

Në se kjo teori bëhet realitet, atëherë kjo mund të ndikojë tek mënyra se si e shohin botën studentët në Universitetin Sussex. (voa)

Në kërkim të jetës në Mars

MarsThis color view of the parachute and back shell that helped deliver NASA’s Curiosity rover to the surface of the Red Planet was taken by the High-Resolution Imaging Science Experiment (HiRISE) camera on NASA’s Mars Reconnaissance Orbiter.

Eksplorimi i Marsit nuk ka ecur pa pengesa, por kjo nuk i ka dekurajuar shkencëtarët në përpjekjen për të gjetur nëse në planetin e kuq ka patur ndonjëherë jetë. Nëse vërtetohet kjo, atëherë do të nënkuptohet se nuk jemi të vetëm në universin e pafund. Shkencëtarët në Agjencinë Evropiane të Hapësirës, ESA, kanë vazhduar përpjekjet e tyre megjithë rrëzimin e sondës vjet dhe tani po përgatisin një sondë tjetër për të filluar kërkimet për gaze që lidhen me ekzistencën e jetës.

Vitin e kaluar etapa e fundit e misionit të përbashkët ESA-Roscosmos në Mars nuk përfundoi mirë. Sonda Schiaparelli u rrëzua pa dërguar asnjë sinjal deri më sot.

Por mjeti “Trace Gas Orbiter”, ende funksionon më së miri. Pas testimit të instrumenteve, shkencëtarët tani po përgatiten për të filluar kërkimet për burime metani dhe gaze të tjera në sipërfaqen e Marsit nga një distancë prej 400 kilometrash. Jorge Vago është me projektin ExoMars.

“Do të jetë e shumë e vështirë që të përcaktojmë nëse është aktiviteti gjeologjik apo biologjik që shkakton gazin metan.”

Misioni kërkon manovra komplekse pasi mjeti fluturon me shumë shpejtësi dhe duhet ngadalësuar për të bërë skanim të sipërfaqes marsiane. Po ashtu duhet ndryshuar edhe orbita e fluturimit nga eleptike në rrethore.

Në përpjekje për të ruajtur lëndën djegëse, shkencëtarët vendosën të shfrytëzojnë forcën e fërkimit nga atmosfera e Marsit për të ngadalësuar mjetin hapësinor.

Silvia Sangiori është zëvendës menaxhere e operacioneve.

“Llogaritë duhen bërë mirë për t’u siguruar që mjeti nuk dëmtohet nëse kalon në atmosferë më të dendur.”

Mjeti duhet të fillojë të dërgojë të dhënat e para mbi substancat e gazta të Marsit para fundit të vitit.

Ndërkohë inxhinierët nga agjencitë evropiane dhe ruse të hapësirës po punojnë për ndërtimin e sondës eksploruese që duhet të shkojë në vitin 2020 në Mars, ndërkohë që përpiqen të piketojnë vendin më të përshtatshëm për zbritjen e saj. Jorge Vago është shkencëtar me projektin ExoMars.

“Duam të gjejmë një zonë ujë në formë të lëngshme qindra miliona vite më parë, por të ketë qenë ujë në rrjedhje të ngadaltë njëlloj sikurse kanalet në Amsterdam.”

Shkencëtarët mendojnë se kushtet në sipërfaqen e Marsit miliarda vite më parë ishin të ngjashme me kushtet në Tokë në kohën kur këtu filloi të shfaqej jeta. (voa)

Studim mbi parandalimin e sëmundjeve bimore

lakra fusheBujqësia moderne po ushqen më shumë njerëz me kosto më të ulët se kurrë më parë, me ferma të mëdha që kultivojnë vetëm një ose disa kultura. Por kjo mënyrë e kultivimit të ushqimit sjell rreziqe. Një libër i ri zbulon se si bujqësia në shkallë të gjerë krijon kushtet për sulme të mëdha nga insektet ose sëmundjet. Steve Baragona i Zërit të Amerikës u takua me autorin e librit, i cili përmes ndihmës së publikut po përpiqet të parashikojë sëmundjet e ardhshme që mund të prekin kulturat bujqësore.

Nëse ju pëlqen qebapi me kungull, trangujt ose pjepri atëherë brumbujt e zinj janë një problem i madh.

Këto instekte sulmojnë të gjitha këto bimë me anë të një lloji të keq bakteriesh, thotë ekologu Rob Dunn i Universitetit Shtetëror të Karolinës Veriore.

“Kjo bakterie infekton bimët, duke i shkatërruar ato”.

Sëmundja mund të shkatërrojë një fushë të tërë bimësh dhe mund të përhapet lehtë në fermat bujqësore moderne.

“Madje edhe bimët e vogla, ne i mbjellim në një hapësirë disa kilometërshe. Kështu që nëse bakteria prek një qoshe të arës së mbjellur me bimë, ajo përhapet shumë shpejt në të gjithë hapësirën e mbjellur.”

Skenari më i keq është uria e shkaktuar nga dëmtimi i patateve në Irlandë në vitet 1840. Rreth një milion njerëz vdiqën kur një sëmundje kërpudhore shkatërroi një kulturë mbi të cilën varej mbijetesa e shumicës së popullsisë.

“Shpesh thuhet se kjo i takon një periudhe tjetër kohore, viteve 1800 dhe nuk ka të bëjë me ne.”

Por libri i tij i ri, “Never Out of Season”, tregon historitë e plantacioneve të gomës të shkatërruara të Henry Ford-it në vitet 1930, sëmundjet kërpudhore që shkatërruan industrinë e çokollatës në Brazil dhe të tjera.

Dunn nuk e mohon se bujqësia ushqen sot më shumë njerëz me një kosto më ulët se më parë. Por ai thotë se ne duhet të përgatitemi për katastrofën e pashmangshme të ardhshme.

“Ne nuk kemi informacione mbi speciet që ndihmojnë bimët tona. Nuk e dimë nëse ka sëmundje kërpudhore në dheun në të cilin është mbjellë kungulli. Nuk e dimë nëse ka një parazit që sulmon brumbullin që mbart bakteriet, ndoshta askush nuk është duke e studiuar këtë. Kjo është e vërtetë për shumicën e kulturave tona”.

Zoti Dunn po punon për të plotësuar disa nga këto zbrazëtira. Fermerët dhe kopshtarët mund të ndihmojnë në këtë projekt.

Ai ka krijuar faqen e internetit iNaturalist.org dhe aplikacionin iNaturalist ku mund të gjesh programin e tij “The Great Pumpkin Project.”

Nëse shihni insekte në kunguj, tranguj ose pjepër, fotografojini ato.

“Ne shpresojmë të mbledhim miliona imazhe nga e gjithë bota për të mësuar se cilat lloje të brumbullit sulmojnë kulturat bujqësore dhe në cilat pjesë të botës.”

Dhe, ndoshta, mund të ndihmojmë për të shpëtuar kungullin nga një murtajë e ardhshme bimore. (voa)

Teknologji e re për prodhimin e energjisë bërthamore

energjia berthamoreduring its inauguration at the European Organization for Nuclear Research (CERN) in Meyrin near Geneva, Switzerland, M

Shembja e një tuneli me mbetje radioaktive në një objekt të shtetit Uashington, ku dikur prodhohej plutonium për armët bërthamore, ringjalli shqetësimet për teknologjinë e vjetëruar bërthamore.

“Askush nuk e di se për sa kohë ka qenë i hapur tuneli. Ata thonë se asgjë nuk ka dalë prej andej, por kjo është gënjeshtër”, thotë Lonnie Rouse, ish-punonjës në këtë zonë.

Në momentin e shembjes nuk pati persona të pranishëm, prandaj askush nuk u ekzspozua ndaj rrezatimit. Por, autoritetet pranojnë se shumë prej uzinave të vjetra bërthamore kanë degraduar përtej pikës së riparimit.

“Do të bëjmë një studim për të kuptuar si ndodhi dhe si ta parandalojmë në të ardhmen. Për më tepër, duhet të mendojmë se si t’i menaxhojmë këto mbetje”, tha Sekretari i Energjisë, Rick Perry.

Duhet shumë kohë dhe fonde për të zbatuar masa të rrepta sigurie gjatë pastrimit të ish-reparteve bërthamore, dekontaminimit të zonës, si dhe depozitimit të sigurtë të mbetjeve bërthamore.

Në Itali, 30 vjet pasi qeveria vendosi të mbyllë të katër centralet e saj bërthamore, puna ende vazhdon në ish uzinën Garigliano.

“Synimi është të arrijmë të ashtuquajturën ‘fushë të gjelbër, pra ta lëmë zonën të disponueshme për ndërtim apo aktivitete civile”, thotë Alessandro Dodaro, i Autoritetit Bërthamor të Italisë.

Në Kinë, gjenerata e re e stacioneve bërthamore shikohet si zgjidhja më e mirë për problemin madhor të ndotjes së ajrit. Gjatë një ekspozite në Pekin, kompani kineze dhe ndërkombëtare konkuruan duke paraqitur teknologjinë e tyre më të fundit.

“Ka presion të jashtëzakonshëm për të ulur ndotjen dhe zgjidhja më e mirë është zhvillimi i energjisë së pastër. Energjia bërthamore, si një ndër energjitë kryesore të pastra, ka avantazhin e saj. Ajo është më e qëndrueshmja dhe mund të ofrojë elektricitet 24 orë në ditë”, thotë Zhang Huazhu, i Shoqatës Kineze të Industrisë së Energjisë Bërthamore.

Sidoqoftë, pas incidentit të vitit 2011 në Fukushima të Japonisë, publiku në Kinë, ashtu si në Itali, është ende i shqetësuar për sigurinë.

“Jemi gjithnjë të shqetësuar, megjithëse centrali nuk funksionon më”, thotë Rodolfo Tirimbo, banor në zonën pranë uzinës Garigliano.

Ekspertët e energjisë bërthamore thonë se një mundësi për të zbutur shqetësimet ndaj energjisë bërthamore do të ishin ndoshta uzinat që pluskojnë në det, larg zonave të banuara. (voa)

Vazhdon kërcënimi i sulmeve kibernetike

sulm kibernetikNjë sulm kibernetik që ka marrë nën kontroll kompjuterat në 150 vende të botës duket se është zbutur sot, ndërsa njerëzit u kthehen në punë për të filluar një javë të re.

Tri ditë më parë infektimi kibernetik u përhap në 15 vende të botës. Zyrtarët e shëndetësisë në Britani, ku operacionet dhe konsultat me mjekët përsuan mjaft çrregullime të premten, thanë se sot përsëri pati probleme. Por ministri i shëndetësisë Jeremy Hunt shtoi se ishte inkurajues fakti që vala e dytë e sulmeve nuk u materializua.

Ai tha se niveli i aktivitetit kriminal ishte sot në shkallën më të ulët të parashikuar.

Në Shtetet e Bashkuara, Tom Bossert, këshilltar i presidentit Donald Trump për sigurinë e vendit, tha për rrjetin televiziv ABC se sulmi global ndaj sigurisë kibernetike “tani për tani është nën kontroll”.

Europoli tha të dielën se sulmi kibernetik ka prekur më shumë se 100 mijë organizata me virusin që merr “peng” kompjuterin derisa përdoruesi bën një pagesë.

“Kemi shqetësime se sa do të shtohet numri kur njerëzit të shkojnë në punë dhe të ndezin kompjuterat të hënën”, tha drejtori i Europolit Rob Wainwright për televizionin britanik ITV.

Ekspertë të sigurisë kompjuterike kanë siguruar përdoruesit që i mbajnë sistemet operuese të përditësuara se ato janë realitivisht të sigurta. Ata u kanë bërë thirrje kompanive dhe qeverive që të aplikojnë programe të sigurisë ose të kalojnë drejt sistemeve të reja operuese.

Autoritetet i kanë këshilluar rrjetet e prekura që janë bllokuar nga sulmi kibernetik që të mos paguajnë haraçin që u kërkohet, vlerën prej 300 dollarësh në monedhën dixhitale, bitcoin.

Megjithatë, autorët e sulmit me virusin pengmarrës “WannaCry” u kanë thënë viktimave të tyre se gjoba do të dyfishohet nëse pagesa nuk kryhet brenda tre ditësh, ku e hëna është afati i fundit në shumë raste. Hakerët kanë paralajmëruar se do të fshijnë të gjitha të dhënat në sistemet e prekura kompjuterike nëse pagesa nuk bëhet brenda shtatë ditësh.

“Avast”, një firmë ndërkombëtare e sigurisë kompjuterike që pretendon se ka 400 milionë përdorues në mbarë botën, thotë se sulmet me virusin “pengmarrës” u rritën ndjeshëm të shtunën duke shkuar në 57 mijë.

Hulumtuesi gjen “çelësin e bllokimit”

Ekpsertë të sigurisë kompjuterike thanë se sulmi aktual mund të kishte qënë shumë më i rëndë, po të mos kishte qënë për një ekspert në Britani që zbuloi me shpejtësi një pikë të dobët brenda virusit, të njohur si “WanaCryptor 2.0”.

Hulumtuesi, i identifikuar si “MalwareTech” gjeti një “çelës bllokues” brenda virusit ndërsa po studionte strukturën e tij.

Funksioni që zbuloi ai ndaloi aftësitë e virusit për t’u shumëfishuar në të gjitha terminalet e një sistemi të infektuar që synonte bllokimin e gjithë terminaleve. Virusi e arrinte këtë duke vendosur kontakt me një adresë alfanumerike, ose “URL”, të gjatë dhe sekrete në internet

Adresa “URL”, nuk ishte e aktivizuar dhe hulumtuesi gjeti se adresa sekrete nuk ishte e rregjistruar nga askush. Ai menjëherë e kërkoi adresën për vete, duke shpenzuar vetëm 11 dollarë për ta blerë atë. Kështu aaktivizizmi i kësaj adrese ngadalësoi ndjeshëm shpejtësinë e përhaëjes së virusit në Britani.

Ekpsetët kanë paralajmëruar se autorët pas sulmit kibernetik mund të kenë aftësitë për të çaktivizuar “çelësin bllokues” në variantet e përditësuara të virusit ndërsa variante të reja tashmë po shfaqen.

Mjeti kyç i hakerëve

“WanaCryptor 2.0” është vetëm pjesë e problemit. U shpërnda me shpejtësi tek shumë kompjuterë duke përdorur një program të aftë për të vepruar fshehurazi tek kompjuterat që operojnë me sistemin Windows. Shfrytëzimi i programit të njohur si “EternalBlue” ose “MS17-010,” shftytëzoi dobësitë në sistemin operues të Mikrosoftit. Sipas njoftimeve, programi në fjalë është krijuar nga Agjencia amerikane për Sigurinë Kombëtare, e cila e përdori atë për aktivitete survejimi.

NSA nuk flet mbi aftësitë e saj, ndërsa disa ekspertë kompjuterash thonë se programi “EternalBlue” ose “MS17-010,” u shfrytëzua nga palë të panjohura që përdorën emrin “Equation Group”, që mund të jetë i lidhur me NSA. Pavarësisht burimit, programi në fjalë u postua në internet një muaj më parë nga një grup hakerësh i quajtur “ShadowBrokers”.

Firma Microsoft shpërndau dy muaj më parë një program përditësimi për të përmirësuar këtë dobësi të sistemit, por jo të gjithë kompjuterat dhe rrjetet e kishin aplikuar këtë përditësim. Në shumë vende të botës, përdoruesit ende kanë në funksion sistemin operues Windows XP. Pavarësisht se Microsofti shpërndau një program përditësimi për Windows XP, kompania kryesisht ka hequr dorë nga mirëmbajtja e këtij sistemi operativ.

Firma finlandeze e sigurisë kompjuterike F-Secure e quajti problemin që po përhapet në shkallë botërore si “’pengmarrja më e madhe kompjuterike në histori”. Firma tha se ka paralajmëruar për rritjen e mundshme të “pegmarrjes kompjuterike” si dhe rreziqet nga mjetet e sofistikuara të përgjimit që përdorin qeveritë. (voa)

Takimi i Këshillit Arktik dhe ndryshimet klimatike

Keshilli ArktikNdryshimet klimatike janë në qendër të vëmendjes në një takim të nivelit të lartë që zhvillohet sot në Alaska. Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson dhe ministrat e jashtëm të shtatë vendeve të Këshillit Arktik – Rusia, Groenlanda, Kanadaja, Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Islanda takohen sot ndërsa po ndodhin ndryshime të shpejta në shtresën e akullit rreth Polit të Veriut dhe pas një vendimi të administratës Trump për të vazhduar pjesëmarrjen në Marrëveshjen e Parisit për Klimën. Çdo ndryshim në politikën e Shteteve të Bashkuara për klimën, mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të Alaskës, të cilët varen tek deti Arktik për të mbijetuar. Cindy Saine njofton nga Feirbanks në Alaska.

Shkencëtarët thonë se temperaturat në Arktikun e virgjër po ngrohen me dyfishin e shpejtësisë nga pjesa tjetër e botës.

Akulli i detit është në nivele të ulta rekord dhe shtresa e trashë e nëntokës që mbetet e ngrirë gjatë gjithë vitit, ka filluar të shkrijë. Shkencëtarët thonë se në se niveli i tanishëm i ngrohjes vazhdon, bota do të shoh një Arktik pa akull deri në vitin 2040. Banorët vendas janë të alarmuar:

“Jam rritur pa ujë të pijshëm për pjesën më të madhe të jetës. Ishte një traditë e vjetër dhe prindërit e mi e preferoni atë mënyrë. Më duhej të ecja deri tek një liqen me ujë të pastër, të thyeja pak akull, ta ngarkoja në një slitë druri dhe ta tërhiqja për ta çuar në shtëpi dhe ky ishte uji që pinim – ky bllok i madh akulli.”

Tegoseak thotë se njerëzit në Alaskë, përfshi indigjenët, varen tek industria e naftës dhe gazit për të mbijetuar. Por ai beson se një urdhër ekzekutiv i nënshkruar në fillim të këtij muaji nga presidenti Donald Trump për të ndryshuar politikën e administratës Obama dhe për të lejuar përsëri shpimet në ujrat e Arktikut nuk është zgjidhja e duhur.

“Ne po këmbejmë të drejtat dhe aftësitë tona të gjuetisë dhe mënyrës tradicionale të jetesës që është mbi 10 mijë vjeçare, për një ekonomi me para në dorë që është një mentalitet ndryshe. Kur kapim një balenë përshembull, e ndajmë atë së bashku. Qëllimi ynë është që të gjithë të marrin një pjesë të balenës dhe nuk ka rëndësi ngjyra e lëkurës apo besimi. Të gjithë marrin një copë.”

Shumë ekspertë të mjedisit bien dakort se shpimet në Arktik janë të rrezikshme dhe të pavolitshme:

“Ujrat e Arktikut janë të ftohtë dhe është e vështirë – ne nuk kemi arritur ende të gjejmë mënyra si të trajtojmë një katastrofë nafte apo gazi në det. Kur shumë vjet më parë ndodhi një incident me kompaninë Exxon Valdez, nafta qëndroi në këto ujra për më shumë se 20 vjet.”

Ekspertët thonë se shkrirja e përshpejtuar e akullit të Detit Arktik ka të ngjarë të çojë në shtimin e transportit detar në këtë zonë dhe në shumë aktiviteteve të tjera ekonomike në Arktik – një temë që ministrat e Këshillit të Arktikut ka të ngjarë ta diskutojnë në takimin e tyre. (voa)

Fosilet e gjetura në Afrikën e Jugut përballë teorisë së evolucionit

FosiletEkipi shkencor që bëri bujë në vitin 2015 duke zbuluar një të afërm të lashtë me njeriun, thotë se zbulimet e fundit mund të ndryshojnë mënyrën se si e shikojmë evolucionin njerëzor.

Gjetjet, të cilat do të publikohen këtë javë një revistën shkencore “Elife” përfshijnë zbulimin e një shpelle të dytë me fosile të species me tru të vogël të quajtur hominin “Homo Naledi” dhe moshën çuditërisht të re të fosileve.

“Kocka të reja”

Kockat e gjetura në këto shpella të pasura me fosile në verilindje të Johanesburgut, fillimisht mendohej se ishin mbi 2 milion vjet të lashta, duke i bërë këto specie, kandidatë për paraardhës të mundshëm të njerëzimit. Madje disa në komunitetin shkencor shtruan pyetjen për “hallkën e munguar” në lidhjen mes majmunit dhe njeriut.

Megjithatë, analiza të pavarura të grupit të parë të fosileve e përcaktojnë moshën e tyre mes 236 mijë deri 335 mijë vjet të vjetra. Kjo do të thotë se ata jetonin në një njëjtën kohë me njerëzit e lashtë. Shkencëtarët thonë se ata besojnë se këto specie kanë një origjinë shumë më të hershme dhe mbijetuan për më shumë se 2 milion vjet.

Drejtuesi i ekipit shkencor, Lee Berger me Universitetin Witwatersrand të Johanesburgut, thotë se disa artifakte dhe gjeste që mund t’u atribuohen vetëm njerëzve të hershëm, si për shembull mjete pune, zbukurime dhe varrosja e të vdekurve, mund të mos jenë vepër e njeriut.

“Kjo kohë përkon me atë që shumica e arkeologëve dhe paleontropologëve dhe të tjerë, sugjerojnë se vihet re zhvillimi injeriut modern”, thotë ai. “Shumë njerëz argumentojnë se ky zhvillim ndodhi në jugun afrikan. Por tani kemi edhe një specie të re këtu. Nga ky moment, gjithçka është shumë komplekse.”

“Dhoma e të fshehtave”

Shkencëtarët vlerësuan gjetjen, vetëm 100 metra nga shpella ku u gjenden fosilet,një dhomë e ngjashme e ngushtë dhe e vështirë për t’u futur që përmbante eshtrat – duke ngritur mundësinë se speciet Naledi mund ta kishin përdorur këtë hapësirë për të groposur të vdekurit.

”Kjo ka gjasa të bëjë më të besueshme hipotezën se speciet Homo naledi përdorën vende të errëta dhe të largëta për të varrosur të vdekurit e saj”, tha antropologu John Hawks me “Universitetin Wisconsin-Madison”. “Sa shans ka që një varrezë të dytë, pothuajse identike, të jetë një rastësi?”

Mes fosileve të gjetura në guvën e dytë, thotë Lee Berger me Universitetin Witwatersrand në Johanesburg, ndodhet një kafkë thuajse e plotë e një të rrituri, të cilën shkencëtarët e quajtën Neo, që në gjuhën SeSotho (gjuha zyrtare në Lesotho dhe Afrikën e Jugut) do të thotë “dhuratë”.

“Neo ofron një pamje reale se si mund të duket trupi dhe fytyra e kësaj specieje të re jashtëzakonshme. Tregon se kemi qenë paksa të gabuar. Kishim menduar se kishte hundë më të madhe. Aktualisht “Homo Naledi” ka një fytyrë më të sheshtë, më primitive nga sa mendonim, dhe për këtë arsye e kemi vënë më mbrapa një trungu familjar të lidhjes me hominidet (majmunët) e hershme. Është e qartë se pjesë të Homo Naledi të ekzaminuara nga kafka Neo janë shumë primitive, nga më primitivet të para në hominids. Pjesë të tjera janë çuditërisht të avancuara. Faktikisht mund të krahasohen më së shumti me njeriun.”

“Një Epokë e Artë”

Zoti Hawks, bashkëautor i tre botimeve të kësaj jave, thotë se ky zbulim mund të çojë në fillimin e një epoke të re në fushën e tij.

“Ka kaq shumë territor ende të paeksploruar; aq shumë zbulime që duhen bërë saqë ne tani po hyjmë në atë që mendoj se është një epokë e artë”, tha ai për Zërin e Amerikës. “Do të gjejmë më shumë guva me fosile të cilat do të na tregojnë histori që të nuk i presim”.

Triumf i ri për SpaceX

SpaceX LaunchSpaceX Launch

Kompania SpaceX e Elon Muskut, shënoi të hënën një triumf të ri, duke lëshuar me sukses në hapërisë një satelit sekret përgjimi për një agjenci qeveritare amerikane.

Nisja nga Qendra e Hapësirës “Kennedy” në Kepin Kanaveral u shty një ditë, për shkak të një problemi me sensorët. Sateliti sekret i quajtur NROL-76 është i Zyrës Kombëtare të Gjurmimit dhe u dërgua në një orbitë të panjohur.

Kjo agjenci që e konsideron veten si “sytë dhe veshët e vendit në hapësirë”, mban dhe zhvillon satelitë përgjimi.

Lloji i satelitit nuk njihet, por Zyra Kombëtare e Gjurmimit ka përgjegjësinë të dallojë kërcënime të mundshme ndaj Shteteve të Bashkuara si sulme terroriste, zhvillimin e armëve bërthamore apo hedhje raketash.

SpaceX ka bërë përparim në misionin për ta bërë udhëtimin në hapësirë më pak të kushtueshëm, duke ricikluar raketa. Muajin e kaluar, kompania lëshoi në hapësirë me sukses një raketë që ishte përdorur edhe më parë.

Kjo ishte raketa e pestë që hedh SpaceX në vitin 2017. (voa)

Marshime për shkencën në Ditën e Tokës

marshimi dita e tokesShkencëtarët po marrin hapa të pashembuj duke organizuar marshime në më shumë se 600 qytete të botës në kundërshtim të atyre që i shohin si përpjekje për të hedhur dyshime mbi dijen e bazuar mbi fakte.

Mijëra shkencëtarë dhe përkrahësit e tyre morën pjesë në demonstrime të titulluara Marshim për Shkencën në qytete nga Austria, në Brazil, Kanada, Kejp Taun, Londër, Madrid, e Seul.

Në Berlin organizatorët thanë se rreth 10 mijë vetë marshuan drejt Portës Brandenberg me pankarta ku shkruhej “Faktet nuk janë Emocione” dhe “I duam ekspertët, ata që kanë prova”.

Në Belgjikë tabelat shkruanin “Shkenca është qiri në errësirë” dhe “Shkenca është përgjigja”.

Shkencëtarët po përpiqen të theksojnë rëndësinë e fakteve të provuara nga shkenca në vendim-marrje.

Një profesor nga Belgjika, i cili mori pjesë në marshim, thotë se me daljen e prioriteteve të reja politike për Bashkimin Evropian, po lihet në hije puna kërkimore shkencore, pasi janë shkurtuar fondet për shumë projekte.

Bashkimi Evropian pret nga vendet anëtare të shpenzojnë 3% të buxhetit për shkencën, por shumë vende shpenzojnë rreth 2%.

Me fuqizimin e lëvizjeve populiste, shkencëtarët besojnë se puna e tyre kërcënohet nga teori jo-shkencore dhe reduktim fondesh. Kohët e fundit teori dhe teza që vënë në pikëpyetje përfundimet shkencore kanë filluar të gjejnë mbështetje më të gjerë. Ka shumë njerëz që nuk besojnë se ngrohja globale është një fenomen real, apo se po shkaktohet nga aktiviteti i njeriut. (voa)