Kategoritë: Shkenca

3 astronautë drejt stacionit ndërkombëtar të hapësirës

3 austronautAstronautët Tim Kopra nga NASA, Tim Peake nga Agjencia Evropiane e Hapësirës si dhe kozmonauti rus Yuri Malenchenko u nisën sot në udhëtimin 6 orësh drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Raketa ruse Soyuz u lëshua me sukses nga nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan.  Treshja do t’i bashkohet komandatit të Ekspeditës 46, Scott Kelly nga NASA dhe inxhinierëve rus Mikhail Kornienko dhe Sergey Volkov, duke e çuar në gjashtë ekuipazhin në stacionin hapësinor i cili prej katër ditësh funksiononte vetëm me tre pjestarë. Kjo është eksperienca e parë në stacionin ndërkombëtar për Tim Peake nga Agjencia Evropiane e Hapësirës. Ekuipazhi i ri zëvendëson inxhinierët e Ekspeditës 45 Kjell Lindgren nga NASA, Oleg Kononenko nga Agjencia Federale Ruse e Hapësirës dhe Kimiya Yui nga Agjencia Japoneze e Eksplorimeve Hapësinore të  cilët u kthyen në tokë javën e kaluar. (voa)

Një shtëpi – burim energjie

energy Haus GermanyNjë grup shkencëtarësh në Gjermani kanë ndërtuar një shtëpi, për të cilën shpresojnë se do të prodhojë dy herë më shumë energji se sa i nevojitet. Ata thonë se projekti provon se njerëzit mund të jetojnë në të ardhmen me energji të pastër, që nuk prodhon gaz karbonik.

Kjo është shtëpia B10 në qendër të Shtutgardit. Ajo mund të ngjajë me një ndërtesë të zakonshme zyrash, por kjo shtëpi e vogël përfaqëson në fakt kulmin e prodhimit dhe të efektshmërisë energjitike.

Me çatinë e saj me panelele diellore për prodhimin e energjisë elektrike, me një sistem tepër të efektshëm për ngrohjen dhe ftohjen dhe me një komandë elektronike që bashkërendon gjithshka, shtëpia B10 prodhon më tepër ernegji se sa i nevojitet.

Ajo u ndërtua në verën e vitit 2014 dhe që prej më shumë se një viti është vënë në punë për zyra.

Rezultatet janë inkurajuese, shtëpia ka prodhuar energji shtesë, të mjaftueshme për një makinë elektrike, ngroh një muze pranë dhe madje i jep një sasi energjie rrjetit elektrik publik.

Shkencëtarët shpresojnë që kjo shtëpi të prodhjojë dyfishin e enegjisë së nevojshme që ajo të funksionojë si ndërtesë zyrash.

Thorsten Klaus është drejtori i Sistemeve Ndërtuese në Aktivhaus, grupi që drejtoi projektin.

Ai thotë se shkencëtarët janë të aftë të kontrollojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes përmes një programi elektronik.

“Kjo është modula për ngrohjen, ftohjen dhe ventilimin. Kjo është pompa e ngrohjes. Sistemi i ventilimit qendror me aftësinë e rigjenerimit të nxehtësisë; ai hidraulik, që na lejon të lidhim burime të ndryshme nxehtësie, së bashku me cisternën dhe rezervuarin e akullit dhe me çatinë diellore, të gjitha këto përbëjnë sistemin e ngrohjes dhe të ftohjes të shtëpisë. Të gjitha sistemet funksionojnë në kombinim me programin elektronik që ka aftësi vetë-rregulluese.  Kjo na bën ta kontrollojmë shëpinë me efektshmërinë më të madhe.”

Shtëpia është e vogël, vetëm 52 metra katrore. Ajo ka vetëm një dhomë, një garazh dhe një banjo.

Një linjë elektrike prapa shtëpisë fillon të funksionëjë me bateri dhe falë sistemeve të ngrohjes dhe të ftohjes.

Shtëpia B10 është projektuar nga arkitekti Werner Sobek dhe toka ku është ndërtuar është pronë e qytetit të Shtutgardit.

Frank Heinlein, Instituti i Qëndrueshmërisë i Shtutgardit

“Për mua më e rëndësishme në këtë projekt është bashkëveprimi i sistemeve dhe inteligjenca e programit që përdorim. Nuk janë vetëm materialet, apo ndërtimi. E rëndësishme është se shtëpia mendon për ne dhe e shpërndan energjinë brenda saj. Projekti nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e energjisë së qëndrueshme, por me gjetjen e një mënyre për balancimin e prodhimit me konsumin”.

Pulti kontrollon të gjitha pjesët e shëpisë, si ngrohja dhe ndriçimi, por edhe se si duhet shpërndarë energjia e tepërt.

Po ashtu shtëpia me kohë ka aftësinë të kuptojë rutinën e banorëve të saj dhe e rregullon automatikisht temperaturën dhe ndriçimin, sipas prirjes së tyre.

Shtëpia ka 40 panele diellore në çati dhe mund të prodhojë deri në 10,4 kilovatë orë energji elektrike.

Bateria prapa shtëpisë mund të ruajë deri në 11 kilovatë orë energji.

Frank Heinlein thotë se energjia shtesë që prodhon shtëpia mund të ruhet tek bateria, mund të furnizojë makinat elektrike dhe në se tepron akoma, pjesa tjetër mund të shkojë në rrjetin publik të energjisë.

Studjuesit thonë se projekti i shtëpisë B10 do të vazhdojë për disa vjet dhe shëpia do të testohet në situata të ndryshme. Pas përfundimit të provës, ajo do të hiqet dhe do të riciklohet. (voa)

Transplantimi i plotë i fytyrës

transplatimi i fytyresNjë zjarrëfikës vullnetar amerikan, i cili kishte pësuar djegie të rënda kur një shtëpi e përfshirë nga flakët u shëmb mbi të këtu e 14 vjet më parë ka jetuar që atëherë i shfytyruar. Rreziku për humbjen e shikimit bëri që ai t’i nënshtrohet transplantimit të fytyrës. Operacioni i kryer në një spital në Nju Jork është më i ploti i këtij lloji që nga transplantimi i parë i fytyrës në Francë, në vitin 2005.

Më shumë se 100 mjekë dhe specialistë morën pjesë në operacionin që zgjati 26 orë, në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut.

41 vjeçari Patrick Hardison tani ka një fytyrë të re, veshë dhe pjesë të eshtrave të fytyrës. Por pjesa më e rëndësishme e këtij procesi kompleks ishte rindërtimi i qepallave, thotë kirkurgu Eduardo Rodriquez.

“Kjo procedurë ka rëndësi të madhe, pasi transplantuam kapakët e syve, të cilat mbrojnë shikimin e pacientit. Së dyti, është hera e parë që transplantohen kaq shumë inde.”

Hardison pësoi djegie të shkallës së tretë në vitin 2001, ndërsa hyri në një shtëpi të përfshirë nga flakët në shtetin Tenesi. Struktura e sipërme e shtëpisë ra mbi të. Më shumë se 70 ndërhyrje kirurgjikale nuk e rikthyen dot siç ishte fytyrën e tij, por ishte frika se nuk do të mund të shikonte më fëmijët e tij, që e bëri atë të kryente transplantimin e fytyrës.

Pas pritjes një vjeçare për donatorë, një 26 vjeçar në Nju Jork pati një aksident me biçikletë që e la atë në një komë të përhershme. Familja ra dakord të dhurojë fytyrën e tij.

Pas një operacioni rraskapitës, Hardison filloi terapinë që e ndihmoi atë të rifitojë ndjesinë në disa pjesë të fytyrës së tij të re.

Ai vazhdon të jetë në spital, ku stafi mjekësor e ka gjithë kohës në vëzhgim, diçka e zakonshme pas transplantimeve. Doktor Rodriguez që drejtoi procedurën, tha se transplantimet e fytyrës nuk janë procedura të zakonshme, por se nevoja për to lindi pas luftrave në Irak dhe Afganistan, ku shumë ushtarë pësuan dëmtime të rënda në fytyrë. (voa)

Të dhënat në internet

internetShkencëtarët kanë grumbulluar një sasi të madhe të dhënash që thonë se do të lejojnë të zbulohen operacione të mundshme të pastrimit të parave të fshehura në rrjetet e errëta. Sipas shkencëtarëve në Londër, ky sistem është një nga vetëm tre të tillë në botë.

Nuk është tamam si të kesh botën në majë të gishtave, por është një fillim i mirë.

Këto grafiqe përfaqësojnë në kohë reale shkëmbimet e monedhës dixhitale Bitcoins në mbarë botën.

Disa mund të indentifikohen, disa të tjera jo. Hulumtuesit këtu thonë se shohin modele të tregëtisë që paraqesin transaksione ilegalisht të mundshme që fshihen në rrjetet e errëta.

Secila pikë është një transaksion.

Bluja përfaqëson tregëtarë me origjinë të panjohur. Në se sheh nga afër zbulon vija të kaltra që përfaqësojnë transaksione që janë të identifikuara.

Autoritetet e rendit në mbarë botën besojnë se pjesët e errëta, të pa depërtueshme të internetit përdoren rëndomtë për të pastruar para nga operacione të paligjshme, si armët, droga dhe krime të tjera.

Ajo që nuk duket këtu është ku kryen këto operacione.

Por sipas shkencëtarëve në Kolegjin Imperial ky është hapi i parë drejt identifikimit të modeleve që do të mundësojnë kompanitë të ndërmarrin veprime mbrojtëse kundër sulmeve spam dhe organet e rendit të zbulojnë aktivitetet e paligjshme.

Mark Kennedy është drejtor i Qendrës Analitike të Biznesit në Kolegjin Imperial.

“Këtu kemi të dhëna direkte për transaksionet e Bitcoin-it. Ne po i vëzhgojmë dhe po shohim tiparet strukturore të lëvizjeve që mund t’i lidhim me transaksionet aktuale. Transaksione të mira, transaksione të këqija – ato që përfshijnë pastrimin e parave dhe sulmet spam në rrjet.”

Sulmet spam dhe pastrimi i parave janë vetëm pjesë e asaj që ndodh në rrjet.

Kjo strukturë u ndërtua këtu në shkollën e biznesit të Kolegjit Imperial në Londër gjatë pak muajve të këtij viti.

Shuma e të dhënave është mjaft e madhe.

Hartat e qytetit të Shanghait në Kinë japin të dhëna në kohë reale të njerëzve që hyjnë dhe dalin nga sistemi tranzit i qytetit.

Informacioni nga cdo biletë merret dhe analizohet duke lejuar menaxherët të llogarisin dobësitë e sistemit për të siguruar që ato janë të kufizuara.

Profesor Yike Guo:

“Gjëja më e thjeshtë që bën ky sistem është se përmes tij kupton modelet e trafikut të qytetit në dhjetë linjat e tranzitit në Shangai.”

Yike Guo është drejtor në Institutin e të Dhënave Shkencore.

“Hapi tjetër është se mund të llogarisësh ose parashikosh kapacitetin dhe sigurinë e çdo linje. Si udhëtojnë njerëzit në linja të ndryshme të metrosë bazuar në parimin se ata gjejnë distancën më të shkurtër për të udhëtuar.”

Të dhënat në sisteme të ngjashme kompjuterike po ndihmojnë gjithashtu shkencëtarët të identifikojnë ilace të reja për të trajtuar azmën.

Një studim merr në shqyrtim të dhëna të grumbulluara nga qindra burra, gra dhe fëmijë në spitale në mbarë botën.

Çdo gjë, që nga përbërja gjenetike e pacientit, mjedisi dhe etnia mund të shihet këtu.

Ioannis Pandis, drejton ekipin e punës në Kërkimet Informatike të Jetës Shkencore.

“Një nga rezultatet e këtij studimi, duke përdorur këtë platformë është se mund të identifikosh pacientët që përmirësohen dhe ata që nuk përmirësohen nga kortizosteroidit oral që është trajtimi më i mirë që kemi deri tani për azmën. Duke identifikuar pacientët që nuk përmirësohen, mund të studiosh informacionin e tyre molekular për të kuptuar ku qëndron problemi për të përcaktuar një ilac më të mirë për ta.”

Rezultatet e këtij studimi do të publikohen vitin tjetër. (voa)

Teleskopi më i Fuqishëm në Botë

radio teleskopiA ka jetë përveçse në Tokë?  Shkencëtarët janë duke bërë çdo përpjekje për të gjetur një përgjigje për këtë pyetje – duke përdorur një nga radioteleskopët më të avancuara në botë, në Green Bank, SHBA.

Në zonën malore të shtetit West Virginia, në Green Bank, ndodhet radio-teleskopi Robert C. Byrd, më i fuqishmi i këtij lloji në botë.
Manaxheri Michael Holstine thotë se teleskopi zë një sipërfaqe reflektuese shumë të madhe, afër 1 hektar, thuajse sa një stadium futbolli.  Teleskopi është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe mund të kapë sinjale nga më të lehtat, siç është goditja që i shkaktohet tokës nga rënia e një floku dëbore.

Teleskopi Green Bank ose GBT hyri në internet në vitin 2000 dhe është një nga dy teleskopët kryesorë të  një nisme dhjetë-vjeçare prej 100 milionë dollarësh e ndërmarrë nga manjati rus Yuri Milner dhe shkencëtar britanik Stephen Hawking për të kërkuar për jetë inteligjente në Gjithësi.

Drejtoresha e qendrës Karen O’Neil thotë se kjo është përpjekja e parë e bashkërenduar për kërkimin e sinjaleve jashtëtokësorë.
Përderisa radio-teleskopët janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj valëve të radios, Komisioni Federal i Komunikimit ka krijuar një zonë prej 34 mijë kilometrash katrorë në Green Bank, ku ndalohet rreptësisht përdorimi i telefonëve celularë dhe pajisjeve të tjera radiofonike.
Por banorët, megjithatë, i përdorin.

Donnie Ervin që jeton në Green Bank thotë se kufizimi kryesor është për telefonat celularë, “por kur dalim nga zona, ne mund të përdorim çdo gjë”, thotë ai.

“Ne nuk kemi ndonjë sistem telefoni celular, dhe as radio me valë të shkurtra”, thotë Harold Crist, një tjetër banor në Green Bank. “Kjo është sakrificë e vogël, por kur nuk e ke pasur ndonjëherë, nuk ke çfarë humbet”, thotë ai.
Megjithëatë, kufizimet shkaktojnë bezdi për policinë.

Oficeri Samuel Hummel thotë se  kur shërben rreth observatorit është pak i tensionuar pasi nuk e di nëse do të jetë në gjendje të komunikojë me qendrën ose kolegët.
Vizitorët pyesin nëse radioteleskopi ka marrë ndonjë sinjal nga hapësira.
Drejtoresha Karen O’Neal shton se marrja ose jo e ndonjë sinjali nuk do të thotë nëse ka ose jo jetë inteligjente në Univers, por tregon se sa në gjendje është teknologjia që ne punojmë.

 

Pra, a ka jetë inteligjente në hapësirë? Teleskopi në Green Bank mund të ndihmojë në përgjigjen e kësaj pyetjeje. Le të presim dhe të shohim. (voa)

Një skaner i ri i avancuar

scanerShkencëtarët po ndërtojnë një skaner që mund të zbulojë shumë të panjohura në trupin e njeriut dhe të çojë në trajtime më të mira për kancerin, sëmundjet e zemrës dhe çrregullime të trurit.

Skaneri me përmasa të mëdha, i quajtur “Explorer,” do të marrë imazhe të papara të brendësisë së trupit të njerëzve. Tani për tani, skanerat përqëndrohen vetëm në pjesë të veçanta të trupit.

Një skipi studjuesish të Universitetit të Kalifornisë iu dha një grant prej 15,5 milionë dollarësh nga Institutet Kombëtare të Shëndetësisë për ndërtimin e skanerit të plotë të trupit. ​

“Trupi i njeriut përmban një sistem organesh dhe të gjitha ato bashkëveprojnë me njëri tjetrin. Më parë nuk kemi qenë në gjendje ta zbulojmë këtë përmes imazheve, ndërsa tani do ta kemi këtë mundësi.” thotë profesori  Badaui.

Ndryshe nga skanerat me rreze X dhe ato MRI, me rezonancë manjetike, të cilat marrin imazhe të kockave dhe organeve, PET skanerat ilustrojnë funksionimin e organeve dhe të indeve në nivel molekular, për diagnostikimin dhe zbulimin e sëmundjeve. Skaneri i ri do ta bëjë këtë edhe më mirë.​

“PET skanerat shohin funksionimin e organeve. Përmes tyre ne jemi në gjendje të dallojmë “punën” e qelizave në trupin e njeriut, aktivitetin e tyre. Do të mund të dallojmë se si reagojnë organet e një personi me kancer kur atij i jepet një medikament, nëse tumori pushon së zhvilluari.”

Skaneri i ri përdor substancë radioaktive për lokalizimin e tumoreve. Skaneri “Explorer” përdor një dozë më të vogël rrezatimi se sa procedurat e tjera dhe i merr imazhet më shpejt.

“Skanimi që aktualisht kërkon 20 minuta do të mund të kryhet për vetëm 30 sekonda. Po ashtu, skaneri i ri funksionon me shumë më pak rrezatim.”

Një pamje e plotë si kjo e trupit mund të sjellë zbulimin e ilaçeve të reja me fokus specifik dhe të minimizojë efektet e dëmshme, duke ndjekur hap pas hapi rezultatet e terapisë tek trupi i njeriut. (voa)

Kamioni pa shofer në autostradat evropiane

kamioni pa shoferKamioni i parë i automatizuar filloi rrugëtimin e parë më 2 tetor në një autostradë evropiane.  Kamioni i  prodhuar nga Daimler, i quajtur “Actro” është i pari që mund të hidhet në prodhim në masë ku detyra e shoferit do të jetë vetëm monitorimi i situatës, i ngjashëm me kapitenin e aeroplanit kur avioni është në autopilot.

Kamioni prej 430 kuajsh fuqi dhe ngarkesë 40 tonësh, doli me ngadalë nga parkimi në Shtutgart. Shefi i kompanisë Daimler për sektorin e kamionëve, Wolfgang Bernhard, ishte në timon.  Në vend të parë ishte Winfred Kretschmann, kryeministër i Baden–Wuerttembergut, landi i parë gjerman që jep targat për kamionët pa shoferë.

Pasi doli në autostradë, shoferi e la kamionin të marrë drejtimin e timonit.

Kamioni mori drejtimin në autostradën A8 pranë Shtutgartit me shpejtësinë 80 kilometra në orë dhe i shoqëruar nga një makinë me kamera dhe një makinë policie.

Kjo nuk do të thotë se shoferi mund të merret me diçka tjetër, pasi ka rregulla të rrepta për drejtuesin e kamionit.

“Nuk më lejohet të kthej kokën pas dhe jam i detyruar të ndjek trafikun. Siç e shikoni mund të heq duart nga timoni, por drejtimi i automjetit nuk ndryshon dhe kamioni qëndron në korsinë e tij”   

Një radar, disa kamera dhe sensorë monitorojnë gjatë gjithë kohës kushtet e rrugës. Në një situatë kritike, kamioni i kërkon shoferit që të marrë drejtimin, në të kundërt ul shpejtësinë dhe ndalon.

Kompania Daimler thotë se këta kamionë do të ndihmojnë që shoferët të mos jenë gjithnjë në tension në udhëtimet monotone si dhe trafikun e rënduar. Kompania shpreson që ligje të nevojshme që lejojnë përdorimin e makinave të tilla edhe në vende të tjera mund të miratohen para vitit 2020 kur edhe pritet fillimi i prodhimit në masë. (voa)

Mjekësi virtuale

virtual reality medicine lab

Virtual Reality in Medicine Lab

Janë  imazhe tre-dimensionale të një zemre që rrotullohet dhe zorrë që qëndrojnë pezull para mjekëve, të cilët i përdorin këto pamjet virtuale për të diagnostikuar sëmundjen dhe për t’u përgatitur për operacion.

Kjo mund të jetë mjekësia e së ardhmes. Mjekët do të sillen rrotull organeve ndërsa imazhet virtuale zëvendësojnë pamjet me rezonancë magnetike (MRI).

Organet rrotullohen për t’u studiuar nga afër nga kirurgët para se këta të hyjnë në sallën e operacionit.

Teknologjia 3-D e quajtur Ekopiksel përdor një ekran dhe syze të veçanta të zhvilluara nga firma e re ZSpace në Silicon Valley në Kaliforni.

Projektuesi kryesor, radiologu Louis Wexler, thotë se  Echopixel i konverton imazhet dy-dimensionalë në tre-dimensionalë

“Kjo mënyrë do të jetë jashtëzakonisht e dobishme për kirurgun. Disa kirurgë janë shumë të mirë në analizimin e imazheve me rreze X, apo atyre me rezonancë magnetike në përgatitje për operacionin. Por mënyra jonë u tregon atyre saktësisht se si duket organi brenda trupit.”

Sergio Aguirre është shefi i teknologjisë.

“Të dhënat analizohen në kompjuter dhe paraqiten në një formë të tillë nga ku mund të shihen organet e trupit në mënyrë 3-dimensionale.”

Teknologjia “Echopixel” ndihmon mjekët të shqyrtojnë zemrën në hollësi, për të planifikuar një operacion që mund t’i shpëtojë jetën pacientit.

Radiologu Wexler thotë:
“Për të parë një objekt brenda trupit, për ta identifikuar dhe për ta hequr atë nga trupi është diçka mjaft emocionuese.”

Me teknologjinë e re, në prova klinike, kirurgët kuruan lehtësisht defekte të zemrës tek foshnjet e sapolindur. Koha që u desh për t’u përgatitur për procedurat gjithashtu është ulur në mënyrë dramatike – veçanërisht në një fushë, si mjekësia, ku koha është para. (voa)

Uashington, ekspozitë mbi teknologjinë

model robotic hand

 

Model robotic hand with artificial mechanoreceptors, undated. (Courtesy: Bao Research Group, Stanford University).

Amerika është një vend krenar i novacionit, thonë anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të cilët kohët e fundit organizuan në ndërtesën e kapitolit një ekspozitë për të prezantuar zbulimet e reja të bëra nga studentë dhe kompani të reja amerikane. Ekspozita gjithashtu kishte për qëllim të nxisë zhvillimin e teknologjive të reja.

“Nëse ka një qeveri që investon në brezat e ardhshëm të vendit e jo vetëm në brezin e tanishëm, ajo duhet të jetë qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Ligjvënësi republikan Rob Woodall, duke folur për disa nga shpikjet më të fundit të prezantuara në këtë ekspozitë të organizuar nga grupe ligjvënësish tha se qëllimi i ekspozitës është promovimi i robotikës dhe novacionit.

Në ekspozitë u prezantua një robot orientimi.

“Ky robot mund të lëvizë poshtë dhe lart nëpër dyqan. Ai njeh vendndodhjen e objekteve në rafte dhe mund të krijojë një hartë të një mjedisi të caktuar”.

Ky robot ndihmon fëmijët me autizëm dhe ata që kanë probleme përqëndrimi.

“Nëpërmjet lojrave të ndryshme ne po përpiqemi të ndihmojmë fëmijët me këto probleme të mësojnë aftësi sociale”.

Ndërsa ky dron mund t’u shpëtojë jetën njerëzve.

“Ky dron është ndërtuar për të gjetur municione të pashpërthyera”.

Në ekzpositë u paraqitën zbulime të tjera si një skaner 3D për prodhimin e pajisjeve që mbrojnë veshët për marinën amerikane, dhe një gjarpër robot të pajisur me një aparat fotografik në kokë që mund të hyjë në tunele të ngushta.

Shumë përparime në fushën e robotikës dhe automatizimit vijnë nga qeveria dhe nga organizatat e mëdha, por Stephen Jurczyk, nga departamenti i teknologjisë në NASA, thotë se individë dhe grupe të vogla mund të japin kontribut të madh.

“Nëse sfidon njerëzit me ide dhe u jep mbështetjen e duhur teknike dhe financiare, befasohesh nga zgjidhjet që ata mund të ofrojnë”.

Robotët tërhoqën shumë vizitorë, si ligjvënësin Dana Rohrabacher, i cili thotë se zhvillimi i teknologjive të reja është e vetmja mënyrë për të zgjidhur sfidat ekonomike të botës.

“Këta fëmijë nuk po ndërtojnë vetëm pjesë të reja të teknologjisë, ata po vendosin një standart më të lartë të jetesës”.

Ligjvënësi Rohrabacher thotë se shtimi i pasurisë nuk kërkon vetëm shumë punë, por edhe zhvillim të teknologjisë që shumëfishon përpjekjet për punë. (voa)

 

Forumi dixhital në Itali

forumi digjitalImagjinoni sikur të mund të udhëtonit në kohë në një nga vendet më historike të botës. Një aplikacion i quajtur “Forumet Perandorake” u mundëson tashmë vizitorëve udhëtimin në kohë në Forumin Romak.

Në zemër të Romës, shumë pranë Koloseut, ndodhen Forumet Perandorake, sheshe të lashta të ndërtuara nga disa perandorë romakë përgjatë qindra viteve të Perandorisë Romake.

Ato që u ndërtuan më vonë, Forumi i Augustit i vitit 2 para erës sonë dhe Forumi i Trajanit i vitit 112 para erës sonë, mund të vështrohen tashmë në të gjithë madhështinë e tyre nëpërmjet një aplikacioni të ri për iPad. Aplikacioni “Forumet Perandorake” ka tre seksione: pamje të drejtpërdrejta tre-dimensionale, harta dhe histori.

Pamjet 3D paraqesin një rindërtim të objektit nga perspektiva e vizitorit, duke i dhënë kështu mundësinë të krahasojë rrënojat e sotshme me atë çfarë shikonin romakët në katër epoka të ndryshme, duke filluar që ndërtimi në vitin 125 para erës sonë dhe deri në vitin 1815 kur zona u gërrmua dhe pastrua.

“Tabletët dhe celularët inteligjentë janë mjetet perfekte për të parë trashëgiminë kulturore, pasi ofrojnë pamje të qarta në momentin e duhur, ndërkohë që mund të krahasosh menjëherë objektin që shikon me atë çfarë shfaq paisja,” thotë drejtori i projektit, Sergio Fontana.

Seksioni i hartave jep një pamje tre-dimensionale nga ajri, dhe vizitorët mund të përzgjedhin monumentin për të cilin duan informacion më të detajuar.

“Ka dy mënyra se si aplikacioni mund të perceptohet. Nga njëra anë mund të shihet si një instrument i pasur me dokumenta shkencore. Nga ana tjetër, përmban edhe elementë loje duke mundësuar udhëtimin në kohë dhe hapësirë rrotull Forumit Romak,” thotë zoti Fontana.

Seksioni historik përmban tekst dhe imazhe të bollshme për të kënaqur të apasionuarit pas historisë. (voa)