Kategoritë: Shqipëria

Lajmet nga Shqipëria

Rama vë përballë Ursula Von der Leyen dhe Lulzim Bashën

Ursula BashaEdhe sot kryeministri Edi Rama ka vazhduar me publikimin e citateve të liderëve evropianë për çështjen e negociatave.

Kësaj radhe Rama ka publikuar një deklaratë të Ursula Von der Leyen, presidente e zgjedhur e Komisionit evropian e cila tha: ” Ndjej keq ardhje të thellë për këtë vendim, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për tu afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme tu jepet atyre sinjali i duhur”.

tch

Tiranë: Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama pas mos-hapjes së bisedimeve me BE-në

Rama Basha“Një njeri po na mban peng të gjithëve. Kjo duhet të marrë fund”. – Kështu u shpreh sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si përgjegjës për dështimet në procesin e integrimit europian dhe mos-hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Drejtuesi i bashkimit opozitar theksoi se “situata e rëndë ekonomike, mungesa e mundësive, që vjen prej kapjes së institucioneve dhe pabarazisë para ligjit, ka detyruar shqiptarët të largohen në numra rekord si azilkërkues”.

“Europa refuzoi Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është i Edi Ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qenë më i fortë se kurrë nga Gjermania, që i tha Po Shqipërisë dhe Jo qeverisë përmes 9 kushteve që duhen përmbushur. Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk ka vullnetin t’i bëjë, Europa do të vazhdojë ta refuzojë Edi Ramën, por ne, shqiptarët, do të vazhdojmë të vuajmë pasojat” – tha zoti Basha.

Ai deklaroi se kryeministri Rama duhet t’i kthejë mandatin popullit shqiptar, sepse “shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave dhe se kushtet treguan që qeveria ka bërë hapa pas”.

Ai tha se krimi, korrupsioni, blerja e votës, mosfunksionimi i gjykatave, nuk janë probleme të brendshme të Europës, por të qeverisë Rama.

“Kushtet e BE janë udhërrëfyesi ynë për të dalë nga kriza, për të ndërtuar një Shqipëri demokratike, me mundësi për të gjithë qytetarët e saj. Vënia para drejtësisë e te inkriminuarve dhe korruptuarve në nivele të larta janë kërkesat e panegociueshme për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit” – tha ai.

Zoti Basha tha se qeveria e Tiranës duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të largohet nga drejtimi i vendit.

“Me një qeveri të re, legjitime, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që drejton procesin e negociatave europiane, mirëqenia dhe përparimi është i mundur” – tha ai.

Por kryeministri Edi Rama hodhi poshtë kërkesat për dorëheqje dhe akuzoi opozitën se ajo punoi shumë fort për ta dështuar procesin.

“Ata nuk kanë lënë gur pa lëvizur por nuk ia dolën. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën atë që ju takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në tryezën e familjes europiane për të ardhmen e Bashkimit Europian” – tha ai.

Zoti Rama tha pas një mbledhje të Partisë Socialiste për të njëjtën temë se e vetmja gjë që Shqipëria ka në dorë është të bëjë detyrat e shtëpisë, dhe se përgjigja e fundit nga BE-ja nuk ndryshonte asgjë në trajektoren strategjike të vendit, PS-së dhe qeverisë.

“Detyrat tona të shtëpisë janë shumë të qarta. Rruga jonë vazhdon pa asnjë lëkundje dhe pa asnjë ekuivok. Ne duam të bëjmë Shqipërinë europiane për shqiptarët dhe fëmijët tanë dhe këtë do ta bëjmë përditë” – tha ai.

Franca i kujtoi Shqipërisë se ka një numër të lartë azilantësh dhe emigrantësh, gjë që nuk përputhet me kërkesat e saj për integrim europian, ndërsa Gjermania i kërkoi të ringrejë Gjykatën Kushtetutese dhe të dënojë zyrtarët e inkriminuar në korrupsion gjyqësor dhe në krime zgjedhore.

voa

BE, nuk ka hapje bisedimesh për Tiranën dhe Shkupin

MacronKëmbëngulja e Francës, përkundrejt shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të Bashkimit europian, bëri që sot Këshilli Europian të mos dalë me një vendim për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në konferencën për shtyp pas përfundimit të Këshillit presidenti francez Emmanuel Macron tha se njeh përparimin e bërë nga të dy vendet, por se ka ende disa gjëra që duhen zgjidhur. Ai i mëshoi idesë së tij për reformimin e procesit të bisedimeve për anëtarësim dhe zgjerimit, të cilin e cilësoi si një proces burokratik. Nëse ne nuk funksionojmë si duhet me 27 anëtarë, si mund të jetë më mirë me 28,29 apo 30”, tha presidenti Macron duke ju referuar dhe probelemeve të brendshme të vetë BE-së, për të cilën ai tha se ka “një vizion të ri”.

Nga ana e saj kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh e keqardhur që nuk pati unanimitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi se “Gjermania beson se objektivat e vëna nga Komisioni europian janë arritur”. Ajo nënvizoi faktin se në rastin e dy vendeve ballkanike nuk bëhet fjalë për hyrje në BE por për nisjen e një procesi.

Presidenti i ri i Parlamentit europian Davide Sassoli foli për një “zhgënjim të madh”. “Të dy vendeve dhe qytetarët e tyre kanë bërë përpjekje të mëdha për të përmbushur kushtet e vendosurë. Kur dikujt i kërkohet të bëjë përpjekje të mëtejshme, është detyra jonë të mbajmë fjalën e dhënë. Do të jetë e vështirë t’i shpjgeohet popujve të këtyre dy vendeve se përse po vonojmë hapin e radhës, në një kohë kur është shënuar përparim”.

Ndërsa për kryeministrin italian Giuseppe Conte, mos hapja e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin “është një gabim historik”. AI tha se talia do të propozojë që kjo çështje të trajtohet sërish në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme muajin e ardhshëm duke theksuar se “nëse Europa krijon anthe të tilla në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm që nuk favorizon vetveten, por rrezikon të favorizojë vende të tjera që synojnë të zgjerojnë sferën e tyre të influencës”.

Problemi në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, nuk lidhet vetëm me faktin që nuk patën një mbëhstetje, por dhe me paqartësinë e të ardhmes së vetë procesit. Si presidenti francez Macron ashtu dhe kancelarja Merkel thanë se do i rikthehen kësaj çështjeje përpara samitit për Ballkanin Perëndimor në Zagreb, pranverën e ardhshme, por pa përcaktuar se cfarë konkretisht do të bëhet, në pritje të realizimit të idesë franceze për rishikimin e procesit.

Nga ana e tij komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, u shpreh pas përfundimit të takimit se “udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit europian dështuan të ishin në lartësinë e angazhimit të tyre për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në mbledhjen e Këshillit Europian”, shkroi Hahn, duke folur për një “zhgënjim ekstrem”. Sipas tij “Shtetet anëtare të BE-së duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”.

Komisioneri Hahn përsëriti deklaratat e tij të pak ditëve më parë pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, duke nënvizuar se “ky nuk është një moment lavdie për BE-në. Refuzimi për të njohur përparimin e faktuar, do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE”.

dw

Macron nuk bindet për negociatat: Të reformojmë procedurën e pranimit; rininë shqiptare e shohim në BE

macronnnKancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur të bindë presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel u shpreh: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.

Ndërsa Macron tha se përshëndet reformat e ndërmarra nga dy shtetet ballkanike, por theksoi gjithashtu se “do t’i përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme”.

Macron tha se Ballkani është një rajon strategjik për Evropën, por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit. Ai vuri në dukje edhe faktin se rinia shqiptare emigron gjithnjë e më shpesh në Bashkimin Evropian.

“Rinia shqiptare vjen më së shumti në BE dhe e shohim më së shumti në Francë. Unë do të ndalesha sërish te rithemelimi i procedurës apo riparja e saj. Po e shpall vizionin tim gjeopolitik në krah të kancelares, por më duhet të shpjegoj edhe këto gjëra të tjera”, u shpreh Macron.

Top Channel

Bisedimet me BE-në, Rama dhe Zaev në Bruksel

BEKryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas Zoran Zaev udhëtuan sot drejt Brukselit, në vigjilje të vendimit të krerëve të shteteve dhe qeverisve të vendeve anëtare, të cilët do të mblidhen nesër dhe pasnesër për të diskutuar ndër të tjera dhe mbi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një ditë më parë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dështuan të arrinin një marrëveshje, pas refuzimit të Francës e cila kërkon një rishikim të procesit të bisedimeve në kuadër të një riorganizimi të procesit të Zgjerimit.

Në një video mesazh përmes Facebook-ut, kryeministri Rama shpjegoi se ai dhe homologu maqedonas do të takohen me “ kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste të BE-së në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste Europiane në funksion të nevojës, për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme”, u shpreh zoti Rama.

Ai tha se nuk është “as optimist, as pesimist për rezultatin e këtij procesi” duke theksuar se sipas tij “po bëhet maksimumi për të marrë “PO”-në e merituar”.

Sipas zotit Rama, çështja e të dy vendeve ballkanike pritet të jetë ndër temat e diskutimit mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, të cilat janë takuar sot në Tuluz, në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive. Kancelaria Merkel dhe Gjermania, tha zoti Rama, po përpiqen intensivisht për një “PO” për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon, për momentin të paktën, me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare”, shpjegoi kryeministri shqiptar, sipas të cilit është “pak, por e sigurt se edhe Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë, ashtu sikundër kërkon sot, shumë më tepër nga BE-ja, sesa Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.

Një ditë më parë, Sekretarja franceze e Shtetit për Çështjet europiane Amelie de Montchalin konfirmoi qëndrimin e Parisit, sipas të cilit duhet më parë të rishikohet i gjithë procesi i zgjerimit. “Europa duhet të reformojë së pari bisedimet në kuadër të zgjerimit. Ne jemi të shqetësuar për procesin. A është ai efikas? Sipas pikëpamjes sonë jo.Dhe kemi shumë vende që mbështesin këtë ide të rishikimit të bisedimeve përmes një riorganizimi. Nga ana tjetër – shtoi ajo – ne duhet të sigurohemi që reformat e kërkuara për hapjen e bisedimeve të jenë reale. Jo vetëm të jenë votuar por dhe të jenë zbatuar”. Zonja Montchalin theksoi se Franca nuk i kundërvihet perspektivës europiane të Balkanit perëndimor. Por gjërat duhen bërë në një mënyrë të besueshme”, tha zonja De Montchalin. voa

“Beteja” franko-gjermane/ Holanda tërhiqet nga ndarja e Tiranës e Shkupit, vendimi në dorën e Merkel e Macron

HolandaHolanda është ndalur dhe nuk ka dhënë një opinion të qartë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ajo kërkonte që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të trajtohen të ndara dhe Tirana, të bëjë akoma më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sidoqoftë, edhe pse në parim, qëndrimi i Holandës mbetet i njohur, parlamenti i vendit, të martën, la hapur një shteg për të votuar si Gjermania, për çeljen me kushte të negociatave me Shqipërinë, por vendimin final ajo duket se do ta marrë kur të shohë votën e Francës më 15 tetor, në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE.

Për momentin, panorama është kjo: një Holandë me opinion negativ, por që në moment të fundit zgjedh të mos pozicionohet qartë dhe te tërhiqet nga JO-ja dhe ndarja mes dy vendeve; një Francë hezituese dhe një Gjermani që e ka thënë tashmë “po”-në e saj për Shqipërinë, pavarësisht se me kushte.

Përballë rezistencës së Francës, Holandës por edhe Danimarkës, shumë vende të tjera të BE-së duan hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe paralajmërojnë se është domosdoshmëri zmbrapsja e ndikimit rus, kinez dhe turk në rajon.

Nëse ministrat, nuk do të mund të bien dakord, më 15 tetor, atëherë debati do të zhvendoset në samitin e liderëve, më 17 dhe 18 tetor. Këtu, sipas ekspertëve, shumëçka do të jetë në dorën e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila do të mund të ndikonte tek presidenti francez, Emanuel Macron, dhe ta bënte atë të thoshte ‘po’-në e tij.

Pra beteja per negociatat zhvillohet mes Berlinit dhe Parisit.
Te dyja vendet si Gjermania dhe Franca janë që mos ndahet Shqipëria nga Maqedonia, por integrimi te behet në mënyra te ndryshme dhe këtu ndahen dy shtetet lider te BE.

Qëndrimi gjerman është tradicional qe nuk merr përsipër të ndajë përgjegjësinë, po dinamikat e brendshme i kthen ne më shumë fajësim për vendet. Nëse Franca thotë ‘Po’ edhe Holanda do të ndiqte shembullin e saj.

Ditët në vijim deri në samitin e lidërve të unionit do të jenë vendimtare, pse jo ndoshta mund të dalë edhe një formulë e re për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit.

Top Channel

Negociatat/ Holanda e dyzuar për Shqipërinë, frikë nga një mocion i partive ekstremiste

HolandaKa përfunduar mbledhja e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës. Anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok.

Ministri ka mbajtur një qëndrim te njohur deri më tani, se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë

Kjo seancë nuk ka prodhuar kundërshti të forta nga anëtarët e komisionit.

Megjithatë duhen pritur orët në vijim nëse ndonjë parti politike do të dorëzojë një mocion kundra çeljes së negociatave me Shqipërinë për ta votuar në parlament.

Nëse kjo ndodh atëherë skepticizmi i Holandës i shprehur me termin “çelja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme” do të vuloset nga parlamenti.

Në komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë një veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.

Top Channel

Holanda me qëndrim zyrtar/ “Hapja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme”

RutteQeveria e Holandës e kryeministrit Mark Rutte i ka dërguar një letër Parlamentit ku thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është e parakohshme.

“Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar.

SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”, thuhet në letrën e siguruar nga Top Channel.

Në letrën e qeverisë holandeze bëhet edhe një pasqyrim i qëndrimeve që mbajnë shtetet e tjera anëtare të BE-së, veçanërisht i Gjermanisë, ndërsa qëndrimi i Holandës do të diskutohet në samitin e liderëve të 17 dhe 18 tetorit që Holanda do të ketë një qëndrim fleksibël në këtë diskutim. Më herët ishte ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok, që pas mbledhjes së qeverisë tha se Shqipëria nuk është ende gati për negociatat.

“Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të tjerë në luftën kundër korrupsionin dhe të përmirësojë sundimin e ligjit”, është shprehur ministri holandez. Ndërsa sa i përket Maqedonisë së Veriut, Blok ka deklaruar se Qeveria ku ai bën pjesë është e interesuar për hapjen e negociatave me shtetin ballkanik. “Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Përparimi në sundimin e ligjit duhet të vazhdojë”, është shprehur Blok.

Top Channel

Negociatat: Holanda ka dyshime për progresin e Shqipërisë

Merkel RutteKryeministri holandez, Mark Rutte u shpreh të mërkurën në Berlin, se kemi më shumë shqetësime për Shqipërinë se sa për Maqedoninë e Veriut në lidhje me progresin e bërë për hapjen e negociatave.

Kryeministri holandez, Mark Rutte vizitoi Berlinin të mërkurën me kabinetin e tij qeveritar për të biseduar mbi bashkëpunimin gjermane në fushën e mbrojtjes së klimës dhe zhvillimit të energjive të rigjenerueshme. Por në konferencën e shtypit bashkë me kancelaren Merkel ai u shpreh edhe në lidhje me hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. I pyetur, nëse Holanda do të japë përgjigje pozitive për hapjen e negociatave, Rutte u shpreh se kemi ende shqetësime.

“Ne, si shumë vende të tjera ende jemi të shqetësuar – diçka më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë. Pyesim veten, se sa përpara ka shkuar progresi në Shqipëri, dhe aty kemi më shumë shqetësime. Për këtë ne do të flasim në javët e ardhshme edhe me partnerët europianë, sepse jemi vërtet të shqetësuar, për masën e progresit të arritur. Maqedonia e Veriut ka arritur më shumë se Shqipëria, dhe për këtë do të ketë ende bisedime.”

la/DW

Top Story/ Kur ndryshoi qëndrim Partia Demokratike për filantropin Soros

Soros BashaKthesa e madhe ndodhi menjëherë pas korrikut 2016. Opozita mes lumit të akuzave për qeverinë e Edi Ramës, filloi të artikulonte akuza edhe për Xhorxh Soros. Ata që para dy vitesh e kishin pritur Sorosin në zyrë, tani e shpallnin armik.

Kjo erdhi si pasojë edhe e disa ngjarjeve të papritura në Amerikë.

Ndërsa në Shqipëri reforma në drejtësi ishte në kulmin e debateve, një tjetër debat shumë i nxehtë bëhej përtej oqeanit. Në amerikë ishtë kulmi i garës presidenciale mes trump dhe Hilary klinton. Klinton kishte mbështetjen mbaksimale të Xhorxh Soros. Ndërs Trump ishte kundërshtari i tij më fortë në cdo aspekt. Edi Rama, si shumë të tjerë ishte i bindur në fitoren e Hilary klinton. Në deklaratën e tij në CNN ai e quajti fatkeqësi botërore nëse trump do të fitonte.

Por e papritura ndodhi. Trump u emërua si president në nëntor të 2016-ës.  Kjo ishte një shok politik dhe financiar. Edi Rama kishte bërë armik pa dashje presidentin e shteteve të bashkuara.

Këtu ndryshoi edhe loja politike e opozitës Shqiptare. Dy muaj pas emërimit të donald trump si president Lulëzim Basha ngre një çadër para kryeministrisë.

Ndoshta në mendjen e opozitës, tani që fitoi Trump, amërika nuk do të mbështeste më Edi Ramën. Ata po bënin lojë për të fituar pikë në sytë e administratës së Donald Trump. Më i zjarrti në këto akuza ishte Sali Berisha.

Por në vitin 2008, kur ishte vetë kryeministër, Berisha u takua me Xhorxh Soros në samitin e Davosit në Zvicër. Në deklaratën për shtyp mbi këtë takim,  ai quante Sorosin mik të madh të Shqiptarëve.

Tani Berisha ka ndryshuar qëndrim. Një gjë kutpohet qartë. Ata që akuzojnë Sorosin nuk janë të sinqertë me vetveten. Në fakt Debati duhej të ishte nëse Edi Rama e ka kapur reformën.

“Por çështja është që kundërshtarët politikë duhet të kenë një qasje tjetër. Nuk e kanë betejën me Sorosin por me Edi Ramën. Sikur të thuash që Enver Hoxha nuk ka faj, por e ka fajin Marksi. Por padyshim që fajin e ka Enver Hoxha. Pa dyshim që fajtor në Shqipëri është Edi Rama dhe pikë. Fajin e ka Ilir Meta dhe pikë. Këtu s’hyn sorosi hiç. zero. Ç’punë ka sorosi këtu?!”, tha Ylli Manjani, jurist.

tch