Kategoritë: Sport

Tifozat Kuqezi bojkotojnë stadiumin e Prishtinës: Jo dy kombëtareve

tifozat kzTifozat Kuqezi nuk do të jenë në shkallët e stadiumit të Prishtinës në ndeshjen mes përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që luhet këtë të premte.

Ky vendim i grupimit më të madh të tifozëve të Kombëtares, i bërë publik përmes faqes së tyre në Facebook, kuqezi është marrë në vazhdën e qëndrimit të shprehur edhe më herët nga ky grupim për pasjen e vetëm një kombëtarje për shqiptarët.

“Këtë të premte, Kampionet tanë zhvillojnë ndeshjen e parë që pas kualifikimit historik në Kampionatin Europian ‘Francë 2016’, në shtëpinë e tyre të dytë autoktone, në Prishtinë. Ndeshja do të jetë e karakterit festiv, ndaj një grupimi tjetër të futbollistëve shqiptarë. Që nga themelimi, një ndër misionet bazë të Tifozave Kuqezi ka qenë që shqiptarët, edhe pse të ndarë në disa shtete, të kenë vetëm një Kombëtare dhe të përfaqësojnë vetëm një Flamur. Ne vazhdojmë të besojmë në kauzën tonë dhe për këtë arsye të premten nuk do të jemi prezent si grupim në Stadionin e Prishtinës”, thuhet në komunikatën e TKZ.

Megjithatë, grupimi bën thirrje që kjo ndeshje të shfrytëzohet për krijimin e një atmosfere festive në Prishtinë.

“Ne do të jemi prezent në Prishtinë për festën e madhe dhe u bëjmë thirrje te gjithë shqiptarëve në Kosovë, të shfrytëzojnë praninë e Kombëtares në Prishtinë dhe te festojnë në numër sa më të madh. Edhe ne si grupim, do të jemi të pranishëm në Prishtinë dhe do të festojmë gjithë së bashku ketë arritje historike të Kombëtares tonë”, thonë Tifozat Kuqezi.

TKZ mbyll deklaratën duke kërkuar me ngulm pasjen e vetëm një kombëtarje për shqiptarët.

“Sot më shumë se kurrë, janë krijuar kushte që të kemi vetëm një Kombëtare. Ne vazhdojmë të përkrahim ekipet shqiptare të të gjitha trevave që luajnë dhe do të luajnë në arenën ndërkombëtare dhe të mos mbesin të izoluar. Sidoqoftë, në përfaqësimin si Komb, duhet të jemi një dhe vetëm një. Kombëtarja që e kemi tani, është shembulli më i mirë i bashkimit, dhe suksesit”, thuhet në deklaratë.

/ Top Channel

Ismail Morina: Pse dhe si e hodha dronin mbi stadiumin e Beogradit

ball-morMë 14 tetor një flamur fluturoi mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ai flamur ishte një histori guximi dhe krenarie që tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv botëror, po aq sa dhuna që u ushtrua mbi lojtarët e kombëtares shqiptare.

Në një rrëfim eksluziv për Digitalb dhe gazetarin Dritan Shakohoxha, Ismail Morina rrëfeu se si lindi ideja, peripecitë, të papriturat dhe rrezikun për jetën për të ngritur mbi stadiumin e Beogradit një dron. Sakrifica e një njeriu rezultoi krenaria e miliona të tjerëve. Në tregimin e tij, Ismaili tregoi se ai flamur i ngritur në një ndeshje futbolli lindi realisht pas një ndeshje futbolli.

“Menjëherë pas hedhjes së shortit kisha një ndeshje futbolli me miqtë e mi, disa shqiptarë dhe disa italianë. Italianët po na ngacmonin pak me batuta meqë do të luanim me Serbinë dhe njëri prej tyre në një moment më thotë: ‘Pse nuk përdorni një nga helikopterët që përdorim ne kryesisht, një dron, për të vënë një mesazh e për ta ngritur mbi qytet’. Aty më erdhi shkëndija e parë. Kisha dy versione fillimisht: një flamur me shqiponjën e sotme dhe një me shqiponjën e Skënderbeut,  zgjodha këtë të dytën, siç u pa dhe në transmetim. Ndërkohë sa i përket fjalës, fillimisht mendova të shkruaj diçka në italisht, por më pas kërkova në internet një version anglisht për fjalën autokton dhe një që më doli në kërkim ishte ‘autochtonus’. E vendosa menjëherë sepse mu duk diçka elegante”, rrëfeu Ismail Morina.

Përgatitjet nuk ishin të thjeshta, as udhëtimi gjithashtu. Gjithçka u planifikua muaj më parë, pati shumë gjëra të paparashikuara, por dëshira për të pasur një prezencë shqiptare në Beograd ishte e madhe.

“Më 26 korrik përfitova nga një vizitë në Shqipëri për të kaluar mes Beogradit. Isha i bindur që ndeshja do të bëhej në stadiumin e Cërvena Zvezdës, madje bëra dhe xhirime rreth e përqark stadiumit. Kalova edhe nga stadiumi i Partizanit, por nuk i kushtova shumë rëndësi. Më pas, kur mësova që ndeshja do të luhej në stadiumin e Partizanit të Beogradit u stepa disi. Gjithsesi mora informacionin e nevojshëm me “google maps” dhe kisha 3 ose 4 pika nga të cilat do të mendoja nga do të ngrija flamurin dhe pika më e volitshme ishte 50-70 metra vijë ajrore. Gjithashtu, kontaktova dhe me një djalë nga Shkupi dhe bashkë me të planifikuam çdo gjë. Unë dhe ai ngritëm flamurin”, vazhdoi rrëfimin e tij, Morina.

Ismail Morina qëndroi i fshehur për 17 orë në ditën që do të ngrinte dronin mbi stadium, ndërkohë që duke menduar se gjendej brenda zyrave të klubit të Partizanit të Beogradit, Morina nuk kuptoi se flamurin kishte planifikuar ta ngrinte nga brenda akademisë ushtarake të Serbisë.

“Kam bërë një udhëtim prej 12 orësh. Ideja ka qenë ta hedh gjatë këndimit të himneve, shikoja orën dhe e dija që në 21 e 32 mbaronte pjesa parë. Aty u montua droni. Kam ndez dronin, kam ngecur spangot, kam futur dy tubat plastike dhe tashmë isha gati, por nuk arrita dot ta ngrija sepse në atë moment pranë meje kalojë dikush dhe isha i shqetësuar mos më kishin zbuluar. Para fundit të pjesës së parë, mora vendimin për ta ngritur pasi nuk kisha më kohë, e ngrita në ajër, i bëra një xhiro në lagje dhe më pas e futa në stadium. Megjithatë nga shpejtësia mendova se ishte Shqipëria me të kuqe dhe kur pashë që dikush po zgjatej për ta kapur mendova t’ia lija djemve, për t’u karikuar. Në fakt, dështova. Unë e kam pasur një dështim”, u shpreh Ballisti, siç njihet ndryshe Ismaili.

Largimi nga Beogradi nuk ishte i thjeshtë, ashtu si dhe kalimi i kufirit.

“Më pikasën në momentin që po largohesha nga godina. Mora makinën me shpejtësi dhe u nisëm drejt autostradës, bashkë me shkupjanin. Në kufi kisha frikë se si do të reagonte policia. E kisha vendosur që nëse do nuhasnin diçka, do i jepja gaz dhe do kaloja traun. Për fat gjithçka shkoi mirë”, tregon Morina.

Por, si ka ndryshuar jeta e Ismail Morinës pas asaj dite? Gjërat për të duket se janë vështirësuar gjithnjë e më shumë.

“Efekti ka qenë negativ, nuk kam kontakte siç duhet me familjen time. Shkoj me periudha të shkurtra pranë saj. Kur vajza kishte datëlindjen, kam qëndruar vetëm 3 ditë në shtëpi. Rutinën  e përditshme që kisha dikur tani e kam te pamundur”, deklaroi ai.

Në fund, Ismaili valëvit dhe njëherë tjetër flamurin “autochtonus”, vetëm se këtë herë mes kodrinave të fshatit të tij, aty ku u formua dashuria për Shqipërinë dhe ëndrrat për të nesërmen, që ndryshuan shumë pas asaj nate në Beograd.

/ Top Channel

“Baku 2015”, dy medalje për atleten Luiza Gega

Luiza GegaVetëm 24 orë nga medalja e argjendtë e fituar në 800 metra me kohën 2:02:36, Luiza Gega, ka shkruar emrin e saj me të arta në garën e saj të preferuar.

Ditën e djeshme mes 14 konkurrentëve, Gega, do të mbante lart flamurin kuqezi siç pritej teksa u kurorëzua kampione e Lojërave Europiane njëherësh duke fituar edhe medaljen e artë e para për Shqipërinë në këtë event.

Koha e realizuar nga atletja shqiptare ishte 4:11:58 pas një gare të fortë. Falë këtij triumfi, 26-vjeçarja kontribuoi edhe me 14 pikë (maksimalet) në renditjen e përgjithshme epikore.

Kujtojmë datën 21 qershor, e cila rezultoi një ditë e suksesshme për Shqipërinë olimpike. Flamurin kuqezi e nderuan me dy medaljet e para të Olimpiadës Europiane të Bakut 2 atletë, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.

Dy garuesit shqiptarë shkëlqyen në disiplinat e ndryshme të mbretëreshës së sporteve, atletikës duke koleksionuar dy vende të dyta, çka përkthehen në dy medalje argjendi.

22-vjeçari nga Shkodra, Izmir Smajlaj ai që arriti të garojë deri në fund për medaljen e artë në hedhjen së gjati, por distanca e tij më e gjatë 7 metra e 52 cm ishte 12 cm larg performancës më të mirë të pasdites që u dhurua nga gjeorgjiani Khorava.

Dy sukseset e arritura në pistën e atletikës e zhvendosin Shqipërinë në vendin e 35 në tabelën e vendeve me medalje, po aq sa edhe Maqedonia.

/Shekulli Online/

Valon, merr shembull nga Messi – ja si dashurohet atdheu

MesiLionel Messi jo vetëm se është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Ai mund edhe të shërbejë si shembull për shumë futbollistë me origjinë shqiptare.
Valon Behrami në një intervistë së fundmi tha se ai ndihet zvicëran dhe se ashtu duhet të bëjnë të gjithë ata që u rritën si futbollistë në shtetin helvetik.

Kjo deklaratë u prit nga një furi polemikash prej tifozëve shqiptarë.

Por, një shembull jo vetëm për talentin e futbollit, por edhe për atë se si dashurohet atdheu dhe vendi nga vjen, pa dyshim se është Lionel Messi, transmeton Telegrafi.

Edhe pse i ka fituar të gjitha trofet e mundshme me klubin, Lionel Messi këtë nuk e ka bërë me Argjentinën. Ai ishte afër, por nuk e bëri.

E kishte mundësinë që të luante për Spanjën dhe të fitonte edhe këtë trofe. Por, ai nuk e bëri.

“E dija se Spanja po më kërkonte. Ata më kanë bërë një ofertë të parrefuzuesshme. Por, unë e dua kulturën time, vendin tim. Unë kam jetuar atje për 12 vjet dhe pjesën tjetër në spanjë, kam mundur të shpallem edhe kampion bote me Spanjën”.

“Por, këtë dua ta bëj me vendin tim. Ndonjëherë ndihem xheloz për bashklojtarët e mi të Barcelonës që e kanë Kupën e Botës, por dashuria ime e parë është Argjentina”.

“Unë e di se mund ta fitojmë Kupën e Botës. Ne do ta bëjmë këtë për popullin tonë”, u shpreh Messi në një intervistë kohë më parë.

Fjalët janë të tepërta për të përshkruar madhështinë dhe shembullin që reprezenton ky lojtar i madh. /Telegrafi/

Naser Aliji, shqiptari i parë i lindur në Maqedoni në Kombëtare

Naser Kombetare

Quhet Naser Aliji. Ka lindur në Shkup, më 27 dhjetor 1993, me shtetësi shqiptare dhe maqedonase, ka vendosur të luaje për kombateren, duke e respektuar vetveten dhe kombin e tij, ai bëhet lojtari i parë nga shqiptarët të lindur në Maqedoni që vesh fanellën e Kombëtares kuqezi.

Mbrojtësi i majtë është i gjatë 1.77 m dhe luan aktualisht te Vaduzi në Zvicër, i huazuar në janar të këtij viti nga Bazeli. Ai është rritur te klubi i Bazelit dhe, me shumë gjasa, në fund të sezonit do të rikthehet te kjo skuadër.
Sakaq, Aliji ka luajtur edhe me përfaqësueset e moshave të Zvicrës U-15, U-16, U-18, U-20 dhe U-21, por vitin e shkuar pas bisedës me De Biazin dhe kërkesës së FSHFsë ai pranoi që të merrte pasaportën shqiptare dhe të vihej në dispozicion të kombëtares sonë.

Mbesa e Berishës, Canës: A ke shku me lujt futboll, a me rrah njerëz!

Rubrika e satirës në gazetën Tema e quajtur “Antena brenda familjes’, përmes satirës ka prezantuar një përgjigje të supermbeses së Sali Berishës, për kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, u shpreh i dëshpëruar nga reagimi i Supermbesës për mënyrën si kapiteni i ekipit kombëtar mbrojti shokët e vet nga huliganët që hynë në fushë. Ai tha se “më lëndoi komenti i Supermbesës”. Pas kësaj, Supermbesa reagoi duke i kthyer këtë përgjigje Canës.

Plz, lexova atë intv tuj në i gazetë cop cop, lene mo ça gazete. Unë se lexoj hiç i herë, po më thanë friendsat në FB se më qeke lëndu.

Se kuptoj një herë pse qeke lëndu. Ca të keqe kam thënë unë, pse të kam thën që ke shku aty me lujt e jo me me rrah nejrëz? Plz kjo është e tepërt.

I herë unë skam fol për ty personalisht po për të gjihë që u rrahët aty kot si gomerë. Pse mo ça o futblli, ndeshje boksi? Dhe përse u rrahët, se një katnar kuksian u valviti një balon me një poster qesharak. Këto janë gjona qesharake, që vetëm shqiptarët i bëjn. Pvk, desha me thënë se i keni rënë gjoksit që keni mbrojt Flamurin. Ai nuk ishte Flamur fare dhe e keni gabim, tregoni injorancën tuj.

E dyta, skeni pse rrihni qyetarë serb. Hajd mo normal me u nxeh me ndonjë futbollist, po ca kishit me qytetarët serb që hynë në fushë. Ata hynë, le të dilnin, ca pune kishit ju se kuptova? Plus që ti je fotografu keq duke e rrah. Se kuptoj si mund të jesh kapiten. Ty s’të ka caktu njeri kapiten boksi, po kapiten futbolli. Plsz këto gjëra duhet të marrin fund. Plus kësaj nuk ma ndin fare se sa do dal ndeshja. Unë dhe ndeshjen se kam pa fare, se kam qenë në kafe, po pash në FB këto fotot Me thënë të drejtën, turp i madh.

E treta se kuptoj ca kërkoni nga UEFA. Ajo është tregu e padrejt që s’të ka dënu ty mos me e prek më fushën e blert. Ke shku ke rraf një serb aty e të duket vetja hero. Ky është racizëm dhe duhet të dënohesh dhe pik. As më plas ca thonë shqiptarët Dhe gjyshi që bën sikur është i nxef ja do puna që flet ashtu. Po mua sma ndin se sjam poltikane. Edhe babi deri në Këshill Kombëtar është. Po eci më lart, flasim.

Desha të them dhe nji gjo që më ka bo përshtypje. Këto femrat mendjelehta që thonë Lorik martohu me mu”. Kjo është modë katunaresh. Ti iherë je i martum me italiane dhe duhet ti thush që je i martum, mos me bo si cun i bukur. Pastaj ca do ndodhte sikur unë nga inati ti thosha Ivanit “Ivan martohu me mu” se ju njësoj ini, të dy për të rraf kini hy në fushë. Ndaj këto gjona duhen bë me qetësi dhe jo me patriotizëm koti katunarësh.

Më fal që e zgjata, se kam një defekt në piano po më duket nuk rregullohet dhe do ta hedh këtë të blej një tjetër. Këtu i kap lirë. 180 mij euro ëshët një firmato. Aty në Shqipëri të gjitha fallco mo, si puna e patriotizmit tuj. Kaq kisha. Plz më mirkupto, nuk e kam personale. E kam me kombëtaren.”/Marre nga rubrika “Antena Brenda Familjes”, gazeta Tema