LAJMET NGA KOSOVA

  • Dështoi marrëveshja për targat – BE kërkon vetëpërmbajtje

    22 Prill, 2022

    MerdareSimbolet shtetërore në targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë të mbulohen me letër ngjitëse kur kalojnë kufijtë e të dy vendeve edhe në të ardhmen. Nuk dihet kur do të arrihet marrëveshja mes palëve.

     

    Për dy ditë radhazi delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit diskutuan në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE-së për çështjen e targave të automjeteve, por ...

  • Nisin takimet në Bruksel për targat

    21 Prill, 2022

    LajcakNë ditën e fundit kur pritet të skadojë marrëveshja e përkohshme për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel ka nisur takimi në nivel të kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

    Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje palëve që të arrijnë kompromis për çështjen e targave. Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje ...

  • Serbia dhe Kosova diskutojnë në Bruksel për targat

    20 Prill, 2022

    BernjakNdërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian u ka kërkuar delegacioneve të Kosovës e Serbisë që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të automjeteve. Marrëveshja duhet të arrihet deri nesër.

     

    Nga e mërkura delegacionet e Kosovës dhe Serbisë diskutojnë për dy ditë në Bruksel rreth çështjes së targave të automjeteve. Janë dy ditët e fundit, para se të skadojë afati i ...

  • Freedom House: Kosova – shënon përparim në shkallën e demokracisë

    20 Prill, 2022

    FHNë raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.

    Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25.

    Rritja ...

  • Ish Gjenerali Clark pritet nga kryeministri Kurti

    19 Prill, 2022

    Klark KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjeneralin Wesley K. Clark.

    Në komunikatën e lëshuar nga kryeministria, shkruan se në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe investitorë të huaj, u bisedua për zhvillim ...

  • Prishtina: Aspak tolerancë ndaj strukturave paralele të Serbisë

    18 Prill, 2022

    policia ksSulmet e ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës në veri janë dënuar fuqishëm si nga autoritetet e Prishtinës edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.

     

    Gjatë tre ditëve të fundit janë regjistruar disa sulme të njëpasnjëshme kundër policisë së Kosovës që operon në veriun e vendit. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në sulmin e parë policët ...

  • Kosova do të aplikojë në BE dhe në Këshill të Evropës

    14 Prill, 2022

    Vjosa AlbiniKrerët e Kosovës thonë se momenti për aplikim në BE dhe KE është i volitshëm. Autoritetet ndërkombëtare thonë se për anëtarësimin e Kosovës në BE, hapi i parë është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

     

    Autoritetet e Kosovës e kanë vënë si prioritet aplikimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Synimet janë të qarta: Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe NATO. ...

  • Furnizimi i Serbisë me armatim nga Kina mund të kërcënojë paqen në rajon

    14 Prill, 2022

    Aeroplani kinez armeEkspertët e sigurisë në Kosovë thonë se furnizimi i Serbisë me armatim nga Kina mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.

    Eksperti Drizan Shala, tha për Radio Kosovën se që nga janari i këtij viti deri në muajin mars, Serbia ka zhvilluar 25 aktivitete ushtarake në territorin e saj. Sipas tij, kjo tregon që Serbia ka për ...

  • DASH për Kosovën: Vazhdon mosndëshkimi i korrupsionit

    13 Prill, 2022

    Departament of State Në raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021, Departamenti i Shtetit tha se në Kosovë çështjet e rëndësishme të këtyre të drejtave përfshinin raporte të besueshme për: kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet për dhunë gazetarëve; korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin dhe krimet që përfshijnë dhunën ...

  • Dick Marty: Serbët duan të më vrasin dhe të fajësojnë shqiptarët/ Kosova kërkon hetim

    12 Prill, 2022

    Dick MartyAutoritetet e Kosovës do të bashkëpunojnë me shtetin e Zvicrës për të kuptuar më shumë rreth pretendimeve të ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, se strukturat serbe të sigurisë kanë planifikuar vrasjen e tij.

    Ish-Senatori zviceran, ka hetuar krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, në periudhën janar 1998 – dhjetor ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"