LAJMET NGA KOSOVA

  • Opozita e vendosur për vazhdimin protestave

    16 Janar, 2016

    protesta prishtinePartitë politike opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, mbajtën një takim me strukturat partiake në Prishtinë, ku deklaruan se, si opozitë, nuk do të ndalen me protesta paqësore deri në largimin nga pushteti të qeverisjes aktuale.

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se opozita, me protesta e kundërshtime do ...

  • Reichel: Jemi të shokuar me dhunën e opozitës në Kosovë

    16 Janar, 2016

    Intervistë ekskluzive me Ernst Reichel, i ngakurar i Ministrisë së Jashtme gjermane për Ballkanin Perëndimor. Ai flet për demonstratat, dhunën, dialogun me Serbinë, zgjedhjen e Thaçit për president, zgjedhjet e reja…

    Ambasadori ReichelDeutsche Welle: Zoti ambasador Reichel, parlamenti i Kosovës është bllokuar në disa muajt e fundit, ndërkohë që kanë vazhduar edhe protestat dhe demonstratat në rrugë kundër qeverisë së ...

  • Dialogu Kosovë – Serbi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    16 Janar, 2016

    Ministrja kosovare e Dialogut Edita Tahiri, flet në intervistë për DW, për fazën në të cilën ndodhet dialogu Kosovë-Serbi, formatin e dialogut në të ardhmen dhe takimin e radhës Mustafa-Vuçiq.

    edita tahiriDW: Znj. ministre, në ç’fazë ndodhet dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kanë ndikuar zhvillimet politike në Kosovë në këtë dialog?

    Edita Tahiri: Kjo fazë e dialogut mund të cilësohet ...

  • “Der Standard”: Bildt ose Ahtisaari ndërmjetësues në krizën e Kosovës?

    13 Janar, 2016

    Kosova Artikel bildGazeta austriake “Der Standard” shkruan se për të dalë nga kaosi politik në Kosovë po kërkohet një ndërmjetësues ndërkombëtar. Qeveria e Kosovës ka negociuar pas dyerve të mbyllura për bashkësinë e komunave serbe, qytetarët ndihen të përjashtuar. Ekspertë të Kosovës si Johanna Deimel nga Shoqata Gjermane për Evropën Juglindore kërkojnë që Lëvizja Vetëvendosje të merret seriozisht dhe ...

  • Kriminelët po punësohen në polici

    12 Janar, 2016

    ura_e_ibritShteti i Kosovës është shndërruar në plaçkë, e cila po copëtohet e po ndahet midis partnerëve të koalicionit qeverisës. Nuk ka mbetur asnjë pjesë e buxhetit shtetëror, administratës dhe e sektorit publik e cila nuk po plaçkitet prej subjekteve qeverisëse, ndërkohë që shtresat e gjera popullore gjithnjë e më shumë varfërohen.

    Institucioni i fundit që po e dëshmon këtë logjikë ...

  • Shtypi gjerman: Dhunë dhe arrestime në Kosovë

    11 Janar, 2016

    shtypi gjermanProtestat, kërkesat e opozitës për anulimin e marrëveshjeve për asociacionin dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe dhuna në Prishtinë kanë zgjuar vëmendjen e mediave gjermane.

    Agjencia e lajmeve DPA ka njoftuar në ditën e protestave (9 janar) disa herë se “mijëra shqiptarë të Kosovës kanë demonstruar në Prishtinë me qëllim rrëzimin e qeverisë së Kosovës”. “Përderisa ...

  • Se Qeveria duhet të largohet, e tha edhe protesta e djeshme

    10 Janar, 2016

    protesta prishtineOpozita e bashkuar mbajti sot konferencë për media ku folën Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, si dhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Visar Ymeri tha se protesta e djeshme, me masivitetin e saj ka qenë një protestë jashtëzakonisht e mirë. “Është një nga protestat më të mira ...

  • Zullumi qeveritar përballet me mllefin qytetar

    9 Janar, 2016

    protesta prishtineProtesta e thirrur nga Opozita e Bashkuar, u bë një protestë gjithëqytetare. Pjesëmarrja e qytetarëve ishte masive si kurrë më parë. Opozita falenderon dhe shprehë mirënjohje për të gjithë qytetarët, anëtarët e simpatizantët e subjekteve opozitare për pjesëmarrjen e tyre në këtë protestë.

    Para disa ditësh Isa Mustafa tha se do ta zbatojë “Zajednicën” pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese. ...

  • Nesër në ora 14:00 – Protestë për shtet me sovranitet, kundër Qeverisë antikushtetuese

    8 Janar, 2016

    opozitaOpozita e bashkuar mbajti sot konferencë për media në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në protestën e nesërme. “I ftoj të gjithë qytetarët që në ora 14:00 të vijnë tek Biblioteka Kombëtare, e të marshojmë bashkë deri në sheshin Skenderbeu. Të protestojmë për ...

  • “Vendi i krimit: Këtu rrinë shkelësit e Kushtetutës”

    7 Janar, 2016

    vendi i krimitTë rinjtë e opozitës kanë dal para Qeverisë së Kosovës me një aksion simbolik, ku kanë vendosur në rrethojat e Qeverisë dhe të Kuvendit një shirit mbi të cilën shkruan

    “Vendi i krimit: këtu rrinë shkelësit e Kushtetutës”.

    (kosovapress)

Qendra Informative Shqiptare "Liria"