LAJMET NGA KOSOVA

  • Kerry si ndërmjetësues i dyfishtë

    1 Dhjetor, 2015

    Albin-KurtiS’do mend që pasnesër Vuçiq e Daçiq do t’i bëjnë kërkesa John Kerry-t për Serbinë në kurriz të Kosovës. S’do mend edhe që Mustafa e Thaçi nesër do t’i bëjnë kërkesa Kerry-t për pushtetin e tyre kundër opozitës. Në fund, Kerry me ekipin e tij do ta nxjerrë një mesatare të qëndrimit të tij në Beograd dhe në Prishtinë. ...

  • Mustafa: S’kemi nevojë për mësim nga Shqipëria

    1 Dhjetor, 2015

    mustafa-isa

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar që Shqipëria të mos kalojë asnjëherë nëpër atë që është duke kaluar për momentin Kosova.

    “Uroj që në Shqipëri të mos ketë gaz lotsjellës”, ka thënë Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, njofton Klan Kosova.

    Sipas tij, Qeveria me të cilën udhëheq nuk ka nevojë për mësime nga Shqipëria.

    Këto komente të shefit të ...

  • Lunacek: Me pamjet e dhunës rrezikohet liberalizimi i vizave

    1 Dhjetor, 2015

    ulrike-lunacekLunacek porosit të dy palët që të gjejnë mënyra për t’u ulur në tavolinë dhe për t’i zgjedhur mospajtimet me anë të dialogut.

    Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, në intervistën për KosovaPress-in ka shprehur qëndrimet e saj për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, si pasojë e acarimit të situatës mes Qeverisë dhe opozitës mbi ...

  • Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar, të Francës dhe të Italisë në Kosovë

    1 Dhjetor, 2015

    Rexhep-QosjaAmbasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar, të Francës dhe të Italisë në Kosovë

    Zotërinj të nderuar!

    Në vlerësimin për protestën e tri partive opozitare – të Vetëvendosjes, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës, më 28 nëntor 2015, Ju shprehët gëzimin pse ajo protestë ishte paqësore.

    Por, njëkohësisht Ju shprehët gëzimin edhe për, si thatë, ...

  • Kuvendi nis punimet në sallën kryesore, pa opozitën

    30 Nentor, 2015

    kuvenid i ksLigjvënësit e pozitës janë rikthyer në sallën kryesore të Kuvendit të Kosovës, ku ka nisur seanca e rregullt plenare pa praninë e opozitës.

    Pak minuta kanë qëndruar deputetët e PDK-së në sallën alternative, por me pas deputetet janë kthyer në sallën kryesore.

    Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka hapur vazhdimin e seancës së sotme parlamentare. Nga kjo senacë janë ...

  • Suspendohen individualisht deputetët e opozitës

    30 Nentor, 2015

    Kryesia e Kuvendit njofton se ka marrë vendim për suspendimin ditor individual të deputetëve të opozitës.

    ‘Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendim për përjashtimin individual ditor të deputetëve të opozitës që kanë rënë ndesh me Rregulloren  e Kuvendit, me përjashtim të deputetëve Shukrije Bytyqi dhe Ilir Deda’, thuhet në njoftim. (rtk)

  • Qosja ka reaguar ndaj dërgimit të Albin Kurtit në burgun e sigurisë së lart në Podujevë

    30 Nentor, 2015

    Bastija dhe Dyz PodujeveAkademik Rexhep Qosja ka reaguar ndaj dërgimit të Albin Kurtit në burgun e sigurisë së lart në Podujevë, duke thënë se regjimi i ish shërbëtorit të Millosheviqit, Isa Mustafës, dhe bashkëpunëtorit të tij të sotëm, Hashim Thaçit, kundërshtarët e vet politikë, të trajtuar armiq, s’mund t’i çojë aq larg por po i çon afër, në Burgun ...

  • Lunacek: Arrestimi i Kurtit dhe aktivistëve të VV-së, në kohë të papërshtatshme

    30 Nentor, 2015

    ulrike-lunacekNë një intervistë dhënë për KosovaPress, nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek ka komentuar situatën e fundit politike në Kosovë si dhe tensionet në rritje mes opozitës dhe Qeverisë lidhur me marrëveshjet për Asociacionin me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi.

    Lunacek tha se arrestimi i deputetit Albin Kurti dhe aktivistëve ...

  • 30 Nentor, 2015
    kuvendi lotsjelles14:37

    Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të pezullojë pjesëmarrjen e deputetëve nga opozita në seancën e sotme plenare.

    Pikërisht ky vendim i Kryesisë, ia ka mundësuar edhe sigurimit të këtij institucioni, që të mos lejojnë depërtimin e opozitës në ...

  • Gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës

    30 Nentor, 2015

    Partitë opozitare sërish bllokuan seancën e parlamentit të Kosovës duke hedhur gaz lotsjellës në mjediset e tij. Shumica parlamentare rifillio seancën rreth orës 14 e 30 pa praninë e opozitës.

    gaz lotsjelles ne kuvendPartitë opozitare bllokuan sërish të hënën seancën e parlamentit të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve me Serbinë dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"