Yee: Liderët ballkanas, të përgjegjshëm. S’ka Shqipëri të madhe

YeeEdhe pse emri i tij u përfol gjatë si personi i cili mundësoi gjetjen e zgjidhjes për ngërçet politike në Shqipëri dhe Maqedoni, zv.ndihmës sekretari i Shtetit Hoyt Brian Yee, në një intervistë për “European Western Balkans”, ai nënvizon se merita u takon vetëm politikanëve të këtyre vendeve.

“Merita e vërtetë u takon liderëve të shteteve, të cilët ishin në gjendje të merrnin vendime të vështira, siç ishte në Maqedoni, ku presidenti Ivanov vendosi t’i japë mandatin koalicionit parlamentar i cili kishte shumicën dhe në këtë mënyrë mund të formohej qeveria. Apo opozita në Shqipëri, e cila mori një vendin të rëndësishëm duke ndryshuar pozicionin e saj dhe vendosi të marrë pjesë në zgjedhje të cilat u shtynë. Merita i takojnë dhe qeverisë, kryeministrit Rama, i cili u desh të gjente një zgjidhje fleksibël, të domosdoshme për të bindur opozitën që të kthehej”, deklaron Yee.

Yee është pyetur dhe për deklaratat për “Shqipërinë e Madhe”.

“Nuk besoj se ka një lëvizje serioze për “Shqipërinë e Madhe”, apo ndonjë dëshirë nga shqiptarët, kudo ku ata janë, në Maqedoni, Mal të Zi, apo vetë Shqipëri, për t’u bashkuar dhe për t’u bërë një shtet i ri, apo një lëvizje e re në Ballkanin Perëndimor. Qëndrimi zyrtarë dhe unë besoj që është qëndrimi i sinqertë i partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri është për t’u integruar në Bashkimin Europian, të bashkohen me NATO-n kur është ë mundur, si pjesë e shtetit ku ata janë, jo duke ndryshuar kufijtë, jo si super etnitet kombëtar, por brenda kufijve sovranë ku ata jetojnë”, ka thënë Yee.

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit është ndalur dhe tek ndikimet e Rusisë në Ballaknin perëndimor, ku ka kërkuar nga Serbia të jetë më e kujdesshme.

“Ne e kuptojmë historinë dhe lidhjen e gjatë mes Rusisë dhe Serbisë. Sigurisht ne nuk tentojmë të hyjmë mes Serbisë dhe Rusisë. Mesazhi jonë për Serbinë është që të jetë vigjilente dhe të kuptojë çfarë Rusia ka qëllim të bëjë dhe pse. Për shembull, do të krijojë të ashtuquajturën “qendër humanitare” në Nish. Unë mendoj se nuk është e qartë se çfarë Rusia do të bëjë dhe nuk mund t’ju them cila është strategjia e saj. Por ajo që shohim janë përpjekjet e fundit të Rusisë për të ndaluar vendet që të ndjekin strategjitë e tyre kombëtare, siç është integrimi në BE ose në NATO, ose thjesht të kenë burime të pavarura dhe të diversifikuara të energjisë”, ka shtuar Yee.
Top Channel 

Takimi i Brukselit, mesazh për perspektivën evropiane të Maqedonisë

Zaev MogheriniTakimi joformal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogerini, nga njohësit e çështjeve ndërkombëtare në Shkup shihet si mesazh që tregon se Brukseli i mban dyert hapur për inkuadrimin e këtyre vendeve në BE.

Në darkën e punës me kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia është përfaqësuar nga mandatari për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev.

Bojan Mariçiq, nga Qendra për Strategji Evropiane thotë se prania e Zaevit, është dëshmi e qartë e mbështetjes që Brukseli i jep shumicës së re parlamentare dhe kreut të Lidhjes Social-Demokrate, si kryeministër i ardhshëm i vendit.

Ky takim konsideroj se është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë, si mesazh i mbështetjes politike për dalje nga kriza dhe mbështetje për Qeverinë e re, dhe se Zoran Zaevi nga ana e Brukselit tani shihet si kryeministër i vendit”.

Me këtë janë heshtur edhe debatet e mundshme apo konfrontimet mbi legjitimitetin e Qeverisë, që për fat të keq tenton t’i imponojë VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit”, thotë Mariçiq. Sipas tij, takimi i Brukselit konfirmon përcaktimin e Qeverisë së re, dhe të BE-së në veçanti, për të inkurajuar përshpejtimin e procesit euro-atlantik.

Gjithashtu këtë takim e vlerësoj si shumë të rëndësishëm edhe për faktin se Maqedonia ka nisur të kthehet në ato tryeza bisedimesh, ku po diskutohet e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe ku po arrihet marrëveshje për projekte nga procesi i Berlinit, për lidhjen tregtare dhe infrastrukturore të vendeve të rajonit”, thotë Mariçiq.

Edhe Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik, takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me zyrtarët e lartë në Bruksel e sheh si përkushtim të BE-së për të vazhduar me politikën e zgjerimit të unionit, por edhe pritjet që ka nga shtetet e rajonit për përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim.

Ftesa që i bëri zonja Mogerini mandatarit Zoran Zaev, edhe njëherë dëshmon se kjo Qeveri do të ketë përkrahjen e Bashkimit Evropian. Qeveria, duhet t’u qaset reformave dhe obligimeve që ka ndaj BE-së si proces integrues”, thotë Ramadani.

Kurse praninë e Zaevit në këtë takim, ai e vlerëson si sinjal ndaj VMRO-së për të hequr dorë nga politikat destruktive, apo edheopsionet pro-ruse.

Ky takim ka edhe një porosi për VMRO-DPMNE-në, se kjo parti duhet të shkojë në opozitë dhe sigurisht se derisa veprimet nuk i ka në forma demokratike, do të jetë parti e izoluar dhe parti e cila do të jetë e detyruar të çlirohet nga strukturat e kriminalizuara dhe të korruptuara, por edhe nga ata të cilët duan të promovojnë opsion pro-rus apo pro-Putin”, thotë Ramadani.

Ndryshe, në kohën kur Zoran Zaev qëndron në Bruksel në cilësinë e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, presidenti Gjorge Ivanov i zgjedhur në këtë post nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskitpo qëndron në Moskë, ku të mërkurën është takuar me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa paraprakisht u nderua me një mirënjohje nga patriarku i Kishës Ortodokse ruse. (voa)

Trump: Vendet e NATO-s duhet të përmbushin detyrimet financiare

trumpNë takimin e tij të parë me udhëheqësit e vendeve të aleancës së NATO-s Presidenti Trump, kërkoi sot nga aleatët që të shtojnë kontributin e tyre për buxhetin e aleancës, duke i quajtur shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s të pamjaftueshme. 23 nga 28 vendet e aleancës, tha ai, nuk paguajnë kuotat e tyre të plota. Presidenti po ashtu theksoi se lufta kundër terrorizmit duhet të jetë një përparësi e aleancës.

Presidenti amerikan Donald Trump e përdori fjalimin e tij të inaugurimit të selisë së re të Natos për t’u kujtuar vendeve anëtare të aleancës se duhet të përmbushin detyrimet financiare ndaj aleancës.

“E ardhmja e Natos duhet të përfshijë një fokus të madh tek terrorizmi dhe imigracioni, si dhe kërcënimet nga Rusia në kufijtë jugorë dhe lindorë të aleancës. Këto shqetësime të thella janë të njëjtat arsye përse kam qënë shumë i drejtëpërdrejtë me sekretarin Stoltenberg dhe anëtarë të aleancës duke thënë se anëtarët e NATO-s duhet të kontribuojnë më në fund në përmbushjen e detyrimeve të tyre financiare”.

Presidenti Trump u tha udhëheqësve të NATO-s sot në Bruksel se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalin kurrë luftën kundër terrorizmit, duke e quajtur sulmin e Mançesterit të rëndë dhe barbar.

“Sulmi i fundit në Mançestër në Britani demonstron thellësinë e së keqes me të cilën përballemi nga terrorizmi. Vajza të vogla të pafajshme dhe shumë të tjerë u vranë në mënyrë të tmerrshme dhe u plagosën rëndë ndërsa po ndiqnin një koncert. Jetë të mrekullueshme me potencial të madh, u ndanë nga familjet e tyre përgjithmonë. Ishte një sulm barbarë dhe i rëndë mbi civilizimin tonë”, tha presidenti.

Më pas, gjatë daljes në një fotografi me drejtuesit e Natos, kryeministrja e Britanisë, Theresa May diskutoi me presidentin Trump shqetësimet e saj lidhur me daljen e informacioneve të hetimeve në median amerikane rreth shpërthimit me bombë në Mançester, tha një zëdhënës i zonjës May.

Zonja May u tha gazetarëve më herët se partneriteti i fortë i sigurisë dhe mbrojtjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë është ndërtuar mbi besimin dhe pjesë e këtij besimi është njohja se zbulimi mund të ndajë informacionet në mënyrë konfidenciale..”

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump thotë se “daljet e dyshuara të informacionit nga agjencitë qeveritare janë thellësisht shqetësuese” duke shtuar: “Unë i kërkoj Departamentit të Drejtësisë dhe agjencive të tjera përkatëse që të fillojnë një rishikim të plotë të kësaj çështjeje dhe nëse është e përshtatshme, fajtori duhet të ndiqet penalisht duke zbatuar plotësisht ligjin “.

Sipas medias, policia që po punon për ngjarjen në Mançester, e që është e “tejet e zemëruar rreth rrjedhjes së informacionit në shtyp”, ka ndërprerë shkëmbimin e informacioneve me homologët amerikanë.

Agjencia e lajmeve Reuters, citoi burime të kenë thënë se ndalimi i ndarjes së informacioneve të policisë me Shtetet e Bashkuara rreth sulmit, do të vazhdojë të jetë në fuqi derisa të merret garanci nga Uashingtoni se nuk do të ketë dalje të tjera informacionesh.

Disa media amerikane njoftuan emrin e autorit të sulmit, duke ia atribuar informacionin zyrtarëve amerikanë, para se kjo të lejohej nga zyrtarët britanikë. Gazeta The New York më pas publikoi fotografi nga sulmi të cilat nuk ishin lejuar ende zyrtarisht të publikoheshin. (voa)

Facebook-u dhe gjuha e urrejtjes

Problemi i rregullave të Facebook-ut ndaj gjuhës së urrejtjes lidhet edhe me faktin se në vende të ndryshme ekzistojnë rregulla dhe ligje të ndryshme.

facebookNjë shenjë e gjelbër ose kryq i kuq shënon dallimin. E gjelbra do të thotë ende e tolerueshme. E kuqja: fshije!! Disa shembuj? Thirrjen për të rrahur fëmijët e shëndoshë (“Let’s beat up fat kids”) Facebook-u e toleron. Kurse në qoftë se dikush do të vrasë presidentin e SHBA-së (“Someone shoot Trump”) apo sulme me thikë ndaj hebrenjve (“#stab and become the fear of the zionist”) nuk i toleron dhe i pajis me një kryq të kuq, pra postime që duhet të fshihen.

Autoritetet e BE-së apo ato agjermane e kanë të vështirë të marrin informacione të sakta se si vepron rrjeti social Facebook në lidhje me urrejtjen dhe dhunën. Gazeta britanike “Guardian” botoi këtë javë rregullat e brendshme të Facebook-ut në lidhje me seksin, terrorizmin dhe dhunën. Nga ato merret vesh se si mundohet FB të përballojë ankesat nga e gjithë bota për postime me përmbajtje të papërshtatshme.

“Përmirësime të vazhdueshme”

“Facebook-u nuk e kontrollon më dot përmbajtjen”, citon “Guardian” një informator të brendshëm, sepse “është rritur shumë shpejt.” Markus Reuter i organizatës gjermanenetzpolitik.org e vëzhgon prej vitesh FB dhe tha për Deutschen Welle-n se “Facebook-u përpiqet për përmirësime të vazhdueshme. Por shpesh reagimi për ta shuar ose jo një postim lidhem edhe me mediumin, pra është një fotografi, video apo tekst i shkruar. Në rregulloren e brendshme të Facebook-ut vetëm shkruhet: “Ne nuk do t’u lejojmë përdoruesve të shpërndajnë fotografi apo video ku shihen njerëz ose kafshë që vdesin ose janë të plagosur, në qoftë se me to shprehet sadizëm.”

Problemi i rregullave të Facebook-ut lidhet dhe me faktin se në vende të ndryshme ekzistojnë rregulla dhe ligje të ndryshme, p.sh. fyerja e një figure të lartë shtetërore në Gjermani nuk është e njëjta me një veprim të njëjtë në Tajlandë, thotë Markus Reuter.

Sipas njoftimeve të shtypit Facebook-u ka sot në botë rreth 4,500 të ashtuquajtura moderatorë që kujdeset për përmbajtjen në faqet e Facebook-ut. Por ata janë të keqpaguar dhe nuk kanë mbështetje psikologjike

Eksperti Reuter tha për DW se “ajo që dëshirojmë nga Facebook-u është më tepër transparencë”. Për shembull çdo katër muaj një raport se ç’postime dhe dhe sa të tilla janë fshirë. Kjo do të ndihmonte më shumë për të përcaktuar se ku mund të flitet ende për liri të shprehjes dhe ku jo.

Por kjo është edhe një çështje kostosh, shton Reuter. Sepse moderatorët e Facebook-ut kanë vetëm shtatë deri në dymbëdhjetë sekonda kohë për të vendosur: ta fshij apo jo një postim? Dhe edhe përdoruesit më brutalë të gjuhës së urrejtjes harxhojnë ndoshta më tepër kohë për postimet e tyre. (voa)

Mali i Zi i barabartë në samitin e NATO-s

Mali i zi NatoMali i Zi nga sot për herë të parë merr pjesë si i barabartë në një takim të nivelit të lartë të Aleancës më të madhe ushtarake në botë, atë të NATO-s. Kurse nga 5 qershori do të jetë edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i Aleancës Veriatlantike.

Qeveria e Malit të Zi konfirmoi se kryeministri malazez, Dushko Markoviç, iu bashkua për herë të parë aleatëve në takimin e sotëm në Bruksel.

“Parlamentet e të 28 aleatëve dhe Parlamenti i Malit të Zi kanë ratifikuar pranimin e këtij vendi në NATO. Ky është një hap përpara për Malin e Zi, për qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe për vizionin tonë për një Evropë të lirë dhe në paqe”, tha Sekretari i përgjithshëm i Nato-s, Jens Stoltenberg.

NATO i ka dhënë Malit të Zi planin për anëtarësim qysh në vitin 2009, ndërsa më 2015 i ka bërë ftesë për t’iu bashkuar aleancës.

Procesi ka shkaktuar fërkime me Moskën, e cila ka bërë përpjekje që ta ketë Malin e Zi në sferën e saj të ndikimit.

Prej që Mali i Zi është ndarë nga Serbia në vitin 2006, Moska ka kultivuar lidhje të ngushta me republikën ish-jugosllave, ndërsa investitorët por edhe turistët rusë kanë qenë ndër vizitorët më të shpeshtë në këtë vend.

Nga viti i kaluar afërsia e tyre është kthyer në armiqësi pasi Mali i Zi ka fajësuar Rusinë për një komplot për grusht shteti dhe për vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç.

Rusia, në anën tjetër, ka ndërprerë investimet në Mal të Zi, ka zvogëluar turizmin atje, ndërsa, së fundmi, ka ndaluar edhe importin e verës malazeze.

​“Jemi të përgatitur për çdo veprim të Rusisë, por asgjë nuk do të na pengojë në rrugën që kemi vendosur të marrim”, u tha gazetarëve, ditë më parë, kryeministri malazez, Dushko Markoviç.

Mali i Zi, vend me rreth 630,000 banorë, ka një ushtri të vogël, me rreth 2,000 ushtarë aktivë.

Me anëtarësimin e Malit të Zi, NATO bën zgjerimin e parë që nga viti 2009, kur në radhët e saj asokohe kanë hyrë Shqipëria dhe Kroacia. (voa)

Lutfiu: Me dënuan me burg vetëm pse mora pjesë në protestë, lihen të lirë krimelët maqedonas që përgjaken deputetët

protestaXhemail Lutfiu nga Shkupi është ndër 14 të dënuarit për pjesëmarrje në protestën e 2 marsit të vitit 2013, kundër incidenteve të dhunshme nëpër autobusët urban në kryeqytet.  Ai vuajti 4 muaj burg nën akuzën “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale.”

Ai thotë se në momentin që ishte arrestuar nga policia është rrahur në mënyrë brutale dhe pas vuajtjes së burgut ende nuk është i lirë, pasi që rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit. Xhemaili thotë se është i revoltuar nga vendimi i fundit i gjykatës që liroi me kusht të akuzuarit për dhunën e 27 prillit në Kuvend.

“Rasti im ka katër vjet që po ndiqet, kurse ata që protestuan brenda muajit po lirohen me kusht. Kjo është një katastrofë sa që unë nuk e llogaris këtë si shtet. Pasi që nuk ka për shqiptarët drejtësi, nuk ka shtet. Për palën maqedonase paska falje kurse për palën shqiptare nuk ka. Edhe pse e dimë se gjykatën e ka në dorë një parti”, tha Xhemail Lutfiu, Ish i burgosur.

Edhe avokatja e tij mbrojtëse,  Ivanka Jakimoska thotë se gjykata merr vendime selektive.  Sipas saj, në protestën e 2 marsit , katër vjet më parë, ka pasur vetëm dëme materiale dhe disa të lënduar, por pa vërtetuar se kush çfarë saktë ka bërë.

“Në situatë të tillë është shumë e vështirë të përcaktohet se kush çfarë ka vepruar që të akuzohet ndonjë person konkret dhe të merren masat adekuate ndaj tij. Në atë lëndë kishte persona që u akuzuan për pjesëmarrje në turmë, për të njëjtën vepër penale. Edhe në atë rast kishte video incizime dhe fytyrat e secilit prej të akuzuarve ishte  shënuar në çdo fotografi dhe konsideroj se duhet të ketë standard të njëjtë për të gjithë”, tha Ivanka Jakimovska, Avokate.

Me nga 3 vite burg në fund të korrikut të 2014 u dënuan edhe 6 të rinj shqiptarë nga Shkupi, për pjesëmarrje në protestat kundër rastit “Monstra”. Prokuroria Publike Themelore i ngarkoi ata me veprën e njejtë penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryente vepër penale”. Përveç veprës me burg, të dënuarit u dënuan edhe për pagesën e dëmit të shkaktuar të vlerësuar rreth 26 mijë euro për thyerjen e xhamave të ndërtesës së gjykatës nga ana e protestuesve. /tv21

Putin: Ndjekim me vëmendje gjithçka që ndodh në Maqedoni

PutinPresidenti i Maqedonisë, George Ivanov, takoi të mërkurën në Moskë homologun e tij rus Vlladimir Putin, me të cilin kanë shkëmbyer mirënjohje për bashkëpunimin e mirë të dy vendeve dhe shkëmbimin ekonomik.

Putin raportohet të ketë thënë se ndjek me vëmendje gjithçka që ndodh në Maqedoni.

“Dëshirojmë që situata brenda-politike në Maqedoni të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën dhe principet demokratike. Jam i bindur se përvoja, ndikimi dhe autoriteti si president do të ndikojë për këtë”, ka thënë Putin në takim me Ivanovin.

Ai shprehu kënaqësi që marrëdhëniet ruso-maqedonase përparojnë dhe që ka lëvizje pozitive në shkëmbimin ekonomik mes dy vendeve.

Një ditë më parë, presidenti Ivanov në Moskë është dekoruar me çmimin “Shën Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, Aleksej i Dytë” për vitin 2016./Alsat M/

Reagime nga Brukseli: Ahmeti po gënjen, Platforma Shqiptare nuk pengon integrimin në NATO dhe BE

bdiImplementimi i pikave që përmban Deklarata e partive shqiptare në Maqedoni nuk është pengesë, por vetëm se trason rrugën për anëtarësim më të shpejtë të Maqedonisë në BE dhe NATO. Kështu e kanë komentuar burime diplomatike në Bruksel deklaratën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili tha se për momentin do të hiqet dorë nga disa pika të Platformës Shqiptare dhe se perparësi do ti jepet integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

“Avancimi i të drejtave të shqiptarëve e afron e nuk e largon Maqedoninë nga NATO dhe BE. Deklarata e Ahmetit është jashtëzakonisht e papërgjegjshme. Dikur arsyetohej se heq dorë nga kryeparlamentari shqiptar për hir të BE-së dhe NATO-s, kurse tani në të njëjtën mënyrë arsyeton heqjen dorë nga kërkesat legjitime të shqiptarëve. Kjo është genjeshtër. Nuk është korekte nga Ahmeti që dështimet e veta në politikë t’i aresyetojë me NATO-n dhe BE-në. Nëse është peng i Zaevit, siç ishte peng i Gruevskit, nuk duhet të arsyetohet me NATOn dhe BEnë. Kjo është lojë e rrezikshme, sepse krijon përshtypje te shqiptarët e Maqedonisë se NATO dhe BE janë kundër interesave të tyre legjitime”, ka thënë një diplomat perëndimor në Bruksel.

“Paaftësia e BDI-së dhe Ali Ahmetit për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit mbajti këtë vend në krizë të vazhdueshme, e cila largonte Maqeoninë nga NATO dhe BE. Tani është koha që këto eksperimentime të marrim fund. Nëse edhe në koalicion me LSDM-në Ahmeti vazhdon t’i mashtrojë shqiptarët, sikurse i mashtronte sa ishte në koalicion me VMRO-DPMNE-në, kjo nuk i sjell asgjë të mirë as Maqedonisë as qytetarëve të saj”, ka shtuar një kolegë i tij.

Ndeyshe Ahmeti të martën habiti opiniojin shqiptar duke thënë se deklarata e tre partive shqiptare në Maqedoni nuk do të përfshihet plotësisht në programin e qeverisë së re për disa arsye, të cilat janë shumë reale dhe të sinqerta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në program do të hyjnë vetëm aspektet më të rëndësishme për reformat e mëdha prioritare. Për Maqedoninë tani gjëja e rëndësishme është që të përparojë në në BE dhe në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur, që të mbetet e qëndrueshme dhe të ndikojë pozitivisht në rajon, u shpreh kryetari i BDI-së.

Ai shtoi se të gjitha aspektet nga deklarata do të jenë të hapura për debat dhe nuk do të mbahen të fshehta./Lajmpress/

Vetëvrasjet kibernetike, prokurori belg: Rrezik nga “Balena Blu”

prokurori belgPas takimit të prokurorëve që diskutuan për luftën kundër krimeve kibernetike, prokurori federal i Belgjikës, Frederic Van Leeuw u ka bërë një apel prindërve që të njoftojnë autoritetet për çdo ndryshim në sjelljet e fëmijëve.

Ky apel vjen pas vetëvrasjeve të shumta të adoleshentëve në disa vende të Evropes, të cilët kanë rënë në grackën e lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”.

“Bota dixhitale nuk njeh kufij. Nuk e di si është siuata në Shqipëri, por do të jetë shumë e dobishme të verifikojmë nëse ekziston edhe këtu ai lloj problemi. Nuk do të çuditesha nëse do ta zbulonit edhe këtu sepse është një problem i fshehur dhe duhet marrë seriozisht nga efektivët e policisë. Mund të ketë prindër të gatshëm të raportojnë se fëmijët e tyre po bëjnë diçka të çuditshme sepse sfidat duken si të pafajshme. Duhet të hyjmë gjithashtu brenda bisedave të tyre për të parë kush është i përfshirë në këtë problem. Ndaj kjo është edhe një thirrje për prindeëit. E bëmë këtë edhe në Belgjikë, që të ndërgjegjësohen për çdo ndryshim sjelljeje të fëmijës sepse është pak a shumë i njëjti problem që patëm me fëmijë të izoluar nga interneti, që vendosën të shkonin në Siri e të luftonin atje, apo edhe gra që shkuan në Raka. Është thuajse i njëjti problem”, deklaron Van Leeuw.

Por çfarë masash duhen ndërmarrë në këtë situatë?

“Ka shumë gjëra që mund të bëjmë. Së pari duhet t’i mbrojmë të rinjtë dhe të fillojmë të marrim masa mbrojtëse. Duhet të komunikojmë me median, duhet të bëjmë kujdes sepse ai lloj komunikimi mund të provokojë vetëvrasje të tjera dhe në nivelin e shkeljeve kriminale duhet të gjejmë personat që e kanë këtë ide. Por problemi me botën dixhitale është se brenda një kohe të shkurtër gjërat përhapen shpejt, sepse mesazhi ripërhapet nga persona të tjerë, ndaj është e vështirë të gjesh kush e pati idenë fillestare”, ka thënë Van Leeuw.

Prokurori federal pohon se tashmë loja vdekjeprurëse “Balena Blu” është një sfidë që kërkon zgjidhje në nivel europian.

“Sfida e lojës “Balena Blu” është një fenomen krejtësisht i ri. E zbuluam dhe ne në Belgjikë. Problemi më i madh me këtë fenomen është se agjencitë e zbatimit të ligjit nuk janë në dijeni mbi të. Neve na u desh gjithashtu të zbulonim çfarë shkeljeje është bërë, ku është bërë dhe gjendesh përballë një lloj sfide ku shkëmbehen dhe 50 sfida të tjera. E fundit fare është të bësh vetëvrasje. Ka shumë adoleshentë të përfshirë. Ne për momentin kemi diktuar 18 “file” në Belgjikë dhe ka edhe “file” në Francë e Holandë, prandaj vendosëm të mblidhnim të gjithë prokurorët në Belgjikë që të kishim një panoramë sa më të qartë të problemit. Gjithashtu duam që këtë çështje ta zgjidhim në nivel europian”, ka shtuar Van Leeuw.

/ Top Channel

Kurti: Drenasin ata që e kanë konsideruar bastion, e kanë shkatërruar

Albin KurtiIsh-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Drenasin. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Drenasi dikur ka qenë i industrializuar, e sot falë privatizimit të korruptuar, është varfëruar.

Shkrimi i plotë i Albin Kurtit:

Që Lëvizja po rritet në krejt Kosovën, e vërteton entuziazmi që gjetëm në Drenas, ku i bëmë disa takime në qytet e në fshatra.

Drenasin ata që e kanë konsideruar bastion, e kanë shkatërruar. Drenasi dikur ka qenë i industrializuar, e sot falë privatizimit të korruptuar, është varfëruar.

Politikat tona janë për rivitalizimin e industrisë, që do të thotë ringjallje e Ferronikelit i cili sot funksionon me punësim minimal e fitim maksimal.

Po ashtu politikat tona për zhvillimin rural do t’i ndihmojë fshatrat e Drenicës dhe krahinave të tjera që të zhvillojnë bujqësinë, por edhe që të kenë infrastrukturë, arsim e shëndetësi cilësore pranë vendbanimeve të tyre.

Qendra Informative Shqiptare "Liria"