Revolucionet enveriste alla R. Qosiste ende prezente në kokat dhe partitë shqiptare

Nga Xhevat Rexhaj

SHQIPTARËT- ARMIQË TË VETVETESTë flitet, shkruhet, këndohet, analizohet, studiohet e çka jo tjetër për pupullinë të cilit i takon nuk ka diç më të vështirë ,dhe njiherit më të rrezikshme ngase mundesh të bëhesh pre dhe cak i sulmit nga anë të ndryshme të po të njejtit popull ë. Këtu edhe nuk do të kishte asgjë të keqe sikur sulmet, sharjet dhe gjërat tjera që do bëheshin të ishin të faktueme dhe të kapshme për trurin dhe për atë se çka ishte tema ose fjala.

Përfaqsuesi i një grupi etnik apo edhe një kombi në momente të caktuara e ka ndoshta edhe obligim njerëzor dhe kombëtarë që në disa raste ti rreket rrahjesë së një qështjeje që ka të bëj edhe me popullin të cilit ai i takon, ngase çdo pjesëtar i atij populli i dinë më së miri të mirat dhe dobësit e asaj shoqërie pra atij kombi të cilit i takon. E vështirë është dhe mbetet që përfaqësues i një populli tjeter të merret me problematikën e një populli tjetër ngase jo vetem se nuk do të jetë real dhe i vërtet por në të njejtën kohë do kuptohet dhe shikohet edhe si subjktiv, ngase do të mund të nxirrte përfundime me prapavij të caktuar dashakeqe ose dashamire për një popull të caktuar duke u nisur nga simpatit apo edhe antipatit e tija personale. Nisur nga kjo besohet, sidomos në shekullin në të cilin jetojmë, se sot nuk duhet fshehur as e keqja po as nuk duhet lënë pa u përmendur e mira dhe të mirat që ka një grup, komunitet, etni apo edhe komb, e që kjo të jetë e kapshme athere të drejten për të thënë diç rreth kombit të vet e ka çdo njeri apo përfaqësues i atij apo këtij kombi.

Kombi ynë, kombi shqiptarë, popull me histori mijëra vjeqare, me traditë dhe resurse të mëdha si në aspektin historikë ashtu edhe në atë gjeografikë, një popull me nji civilizim të hershem me bagati me dhunti por edhe me probleme si pasoja të pushtimeve të ndryshme të gjata nga barbarë të ndryshëm e të egër nepër shekuj, popull që në të njejten kohë pati dhe vazhdon ti ketë edhe dobësitë e veta të brendshme mjerishtë edhe sot e kësaj dite të pariparueshme, dhe e tërë kjo prapë me fajin e vet e kurrsesi të i vishet faji të huajit, ngase sot jemi dy shtete shqiptare me shqiptarët tjerë në trojet etnike që kanë mbërritur një nivel përfaqsimi dhe ngritje kombtare në fusha të ndryshme jetësore.

Me shekuj luftuan shqiptarët për të ardhur në këto ditë që jemi, me mijëra vite shqiptarët mbijetuan dhe u ngriten të fortë edhe athere kur dukej se do na zhbëj Turqia, do na zhbëj sllavizmi me Serbinë dhe Greqinë në krye, por jo mbijetuam, u forcuam , u zhvilluam dhe në fund fituam edhe një shtet atë të Kosovës. Gjithë këto mundë të merren si punë, angazhim, dije, djers, luftë dhe bashkim i mendjeve dhe trupave tanë për të mbërritur këtu ku jemi, po tani më po shtrohet jo vetëm pyetja por edhe dilema; gjerë këtu mbërritem me të gjitha mundimet dhe me ndihmen e madhe të botës demokratike në krye me mikun me¨të madh të kombit shqiptarë SHBAnë, por si dhe kah më tutje?

>Athua po tregohemi të papjekur dhe të papërgatitur, të pavetëdijshëm dhe të pa koshiencë për tardhmen tonë, athua nuk po duam apo nuk po jemi në gjendje të çpihemi nga dehja e madhe e gëzimit që ne u çliruam nga shkau e Shqipëria u çlirue nga diktatura dhe diktatori me emër shqiptari, athua nuk po duam me qëllim të kapemi dhe të udhëtojmë me trenin e zhvillimit ekonomik dhe demokratik europian, athua po e presim degën në të cilën po mbahemi dhe rrëzimin tonë po e duam vet për inat të vetvehtes¨? Po mjerishtë nga të gjitha këto që u shkruan më lartë ka, dhe këtu duhet cekur dhe shkruar se çfarë i bëmë vetes këta 20 vitet e fundit, dhe çfarë jemi duke bërë edhe sot e kësaj dite.

- Shqipëria në vitin 1990 me mund dhe sakrifica, me tortura dhe me vrasje u çlirua nga diktatura dhe pushteti me emra shqiptarësh, pra u çlirua nga vetvetja ngase 50 vite nuk kishin qenë as rusët e as shkiet në Shqipëri që ta torturonin dhe sakatonin kombin shqiptarë, por ishin vetë shqiptarët komunistë shqiptarë që shkatërruan gati në themel dinjitetin dhe qenjën shqiptare, gati e kthyen në nji popull me emër” populli komunist stalinist enveristë” kombin tonë.

-Në të njëjten kohë në trojet shqiptare jashtë kufijve shtetëror si fillim në Kosovë filloi mobilizimi dhe bashkimi i kombit shqiptarë për të fituar atë që i takon, pra pavarësin, dhe si për inat dhe me qëllim po ato ditë regjimi komunist i R. Aliz mbushi anijet me shqiptarë drejt Italis ku u mbyten me qindra njerëz që donin të iknin nga ferri. Në Kosovë populli u vue me vullnet dhe entuziazëm pas vizionit të I. Rugovës dhe LDKsë për arritjen e cakut pavarësin e Kosovës, por mjerisht pak vite më pas njerëz me emra shqiptarësh filluan të kompromitonin këtë lëvizje me shantazhime dhe abuzime të natyrave të ndryshme vetëm e vetëm që të dobsohej fryma e fortë se pavarësia me ndihmen amerikane do jetë e pashmangshme.

-Viti i mbrapshtë në Shqipëri 1997. Që gjërat prapë ta marrin teposhtzen e madhe shqiptare u kujdesen kush tjeter pos soc-komunistet enverist nga Shqipëria dhe bashkëmendimtarët e tyre nga Kosova dhe përmbysen Institucionet e zgjedhura demokratike të Shqipërisë vetëm 7 vite nga çlirimi i zgjedhës diktaoriale enveriste.

Kamishi ultimatum Kurtit: Trego për lidhjet tua me serbët

PRISHTINE-Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, nuk e ka ndërmend të ndalet. Sot në mesditë, ai ka dalë në një konferencë për shtyp, ku kërkoi r nga Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurtit, që të sqarojë, sipas Haxhiut, lidhjen e tij me serbët. Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, ia ka caktuar Albin Kurtit, 8 shkurtin si “afatin e fundit për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij”.

“Kurti ka afat deri më 8 shkurt, ora 24:00, që t’iu përgjigjet tri pyetjeve tona. Nëse nuk e bënë këtë, me 9 shkurt do të dalë publikisht dhe do t’i jap të gjitha faktet për këto që i thashë”, ka thënë Haxhiu.

Më pas, ai i ka përsëritur pyetjet për Kurtit, për të cilat kërkon përgjigje deri më 8 shkurt.

“E ka për detyrim moral ndaj opinionit që t’i përgjigjet pyetjeve. E para, Pse është takuar me serbët në Klinë në vitin 2004? Të tregojë se kush janë ata serbë me të cilët është takuar, a janë kosovarë apo të Serbisë dhe pse ka qenë i mbuluar me batanije kur është takuar me ata? E dyta ka të bëjë me gruan serbe me të cilën është takuar vazhdimisht në Pogradec si dhe është parë edhe në Prishtinë? E treta, duhet të tregojë se çka përmban letra të cilën e ka marrë me 28 shtator të 2011-ës nga vajza e ministrit të Milloshevicit”, iu është drejtuar për të dytën herë Haxhiu liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Haxhiu deklaroi se për të gjitha pyetje që i ka bërë Albin Kurtit, ka fakte dhe dëshmi si nga qytetarët po ashtu edhe nga zyrtarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët siç tha ai e kanë falënderuar ata për demaskimin e fytyrës së vërtetë të Kurtit.

“Nëse zoti Kurti nuk dëshmon në Gjykatë, do të ballafaqohet edhe me dëshmitë dhe dëshmitarët. Vetëm pas prezantimit tim të këtyre fakteve, kam marrë mesazhe dhe thirrje edhe prej aktivistëve dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët më kanë falënderuar për demaskimin e fytyrës së vërtetë të Albin Kurtit. Ka mesazhe telefonike dhe me e-mail, të gjitha këto pas 9 shkurtit do t’ia prezantojë zotit Kurti”, tha ai.

Ndërkohë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vendosur që të mos i komentojnë deklaratat e reja të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili edhe të dielën akuzoi Albin Kurtin për lidhje me Serbinë.
Arbnor Behari, zyrtar për shtypin në Lëvizjen Vetëvendosje, i pyetur nga Kosovapress rreth akuzave të bëra sot nga Haxhiu në adresë të kreut të Vetëvendosjes, tha se nuk kanë se s’ka çfarë të komentojë për këtë, pasi në qëndrimet e tyre, lidhur me deklaratat e Haxhiut, mbeten të njëjtat, ato që zyrtarë të kësaj partie, i kanë thënë të shtunën në një konferencë për 35.

Gjatë ditës së shtunë Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut (Kamishi), duke i quajtur ato si të pavërteta dhe të qëllimshme.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, i cili tani më është i njohur për “dialogun” me Kamishin, nuk ka hezituar ta quajë si organizatë ilegale dhe kriminale Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin ai e quajti edhe organ të PDK-së.
Krasniqi gjithashtu tha se për Lëvizjen Vetëvendosje, dhe për Kosovën në përgjithësi është shqetësues aktiviteti i dendur i SHIK-ut. Sipas Krasniqit, “Kosova është e rrezikuar nga bandat kriminale të SHIK-ut”.

“Përpjekjet e kësaj organizate kriminale që t’i sjellin një pjesë të madhe të anëtarëve të saj në parlamentin e Kosovës ka të bëjnë me faktin, se as një ish-SHIK nuk ka humbur në zgjedhje, tregon se sa e fortë është kjo organizatë kriminale. Për faktin që ata po bëjnë të pamundurën që në riformatizimin e ardhshëm të Qeverisë të bëhen pjesë e Qeverisë, tregon se kjo është metoda e KGB-së, ashtu sikurse Putini që erdhi në pushtet, duke qenë i pari i shërbimit informativ, të njëjtën gjë po tenton ta bëjë edhe Kadri Veseli, që të vijë i pari në pushtet përmes shërbimit të vet informativ. Kjo është e papranueshme për një shoqëri demokratike, kjo është e papranueshme për shoqërinë tanë kosovare”, ka thënë Krasniqi i Vetvendosjes.

(d.b/GazetaExpress/BalkanWeb)

VEPËR STUDIMORE PËR KONICËN ESEIST

Bilall Maliqi

http://www.fjalaelire.com/kritika/13281.htmlTë shkruash për Faik Konicën është një përgjegjësi e madhe sepse në bagazhin e tij krijues ka libra të tërë saqë nuk mund ta shkoqitësh veprimtarinë e tij atdhetare dhe letrare me një libër, sepse është një ndër personalitetet më me zë të kulturës dhe të letërsisë shqiptare, prozator , poet, publicist, kritik, përkthyes, mjeshtër i gjuhës shqipe, e mbi të gjitha eseist më i madh shqiptar. Për Faik Konicën janë shkruar libra, referate, kumtesa dhe shkrime të tjera të cilat në mënyrë sipërfaqësore kanë rrahur krijimtarinë letrare të tij, duke gjurmuar kështu materiale dhe libra të ndryshëm për Konicën në mënyrë që të jepet një pasqyrë shumëdimensionale e tij.
Këtë vit u botua një libër për Faik Konicën nga autori Prof. dr. Fatmir Sulejmani me titull “Konica eseist”, botuar nga Sh.b. “Brezi 9″ Tetovë.
Në lexim të librit shihet qartë vendosmëria e tij studimore për ta pasqyruar sa më mirë dhe sa më efektshëm figurën e Faik Konicës si nga shënimet biografike të tij dhe të dhëna të tjera lidhur me Konicën eseist.
Libri që në fillim ka marrë skeletin e një libri studimor e shkencor duke u nisur ashtu si duhet me të gjitha parametrat e një studimi konciz dhe të thukët në të cilën shihet mirë puna dhe profesionalizmi i autorit që atë që e shkruan të i nënshtrohet parasëgjithash vlerës dhe objektivitetit me qëllim që vepra në fjalë t’i nënshtrohet kritereve bazë dhe të mbetet botim koherent.
Kjo vepër dosido me vlerë shkencore shpalos figurën e eseistit të madh shqiptar dhe evropian Faik Konica, sepse autori ka bërë një studim të bollshëm lidhur me Konicën eseist duke bërë krahasime edhe me eseistë të mëdhenj evropianë, ndërsa tek shqiptarët Konica është themeluesi i eseistikës. Libri është i ndar në kapituj, vlen të përmendet kapitulli:/Eseja –zhanër dominantë në krijimtarinë e Faik Konicës” dhe nëntitullin Ç’është eseja?, ku nxjerr disa mendime të figurave të ndryshme letrare e publicistike të vendeve të ndryshme të botës lidhur me këtë zhanër, duke dhënë disa shembuj konkret të eseistëve botërorë se në çfarë forme ata i kanë shkruar esetë, sepse dallohen në ese formale ose të mirëfillta, dhe jo formale ose jo të mirfillta. Në bazë të temës që trajtohet, p.sh. ese letrare, filozofike, historike, sociale etj., ku mandej jepen edhe sqarime të tjera lidhur me këto që i thashë. Në vazhdim të rrugëtimit nëpër këtë vepër autori para lexuesve paraqet / Ndikimin e botës dhe letërsisë frënge në veprën e Faik Konicës/. Për ta kuptuar më mirë dhe për të pasur shembuj konkret lidhur me esetë e Konicës, autori përveç sqarimeve në vijë të hollë të studimit ka futur edhe fragmente nga esetë e tij për t’u bërë kjo vepër sa më atraktive dhe sa më e afërt tek lexuesi dhe tek studiuesit e tjerë që merren me këtë segment të shkrimit të Konicës.
Interesante këtë libër e bëjnë edhe pasazhet e shkruara të Konicës ashtu origjinale që tani autori në mënyrë shumë profesionale ua ka gjetur vendin në këtë libër.
Pra autori në vazhdim na jep të kuptojmë se eseizimi ishte proces i pashmangshëm në shkrimet e Konicës, mbase për këtë shkrimet koniciane mbeten të pakategorizuara, sepse sipas studimit të autorit edhe poezia e Konicës është me tipare eseje, njashtu edhe proza poetike, gjithnjë duke pasqyruar shembuj konkret në fragmente të nxjerrura enkas për kuptimin sa më të mirë dhe më të lehtë.
Edhe për esenë publicistke të Konicës autori jep të dhëna po në këtë vepër të karakterit shkencor duke dhënë edhe zanafillën e publicistikës shqiptare e cila daton në mes të dy luftrave botërore. Edhe në këtë kapitull autori jep shpjegime dhe analiza të thukëta lidhur me këtë zhanër të pashmangshëm të Konicës nëpër shkrimet e tij, gjë që përnjëmend e bën këtë vepër artistikisht të qëndrueshme dhe koherente për shumë kohë.
“Në qoftë se Shqipëria do të vdiste, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”
Ky aforizëm i Konicës ndërlidhet edhe me nëntitullin / shkrimet mbi Ahmet Zogun/, Edhe këtu autori ia ka bashangjitur disa shkrime lëndës lidhur me shkrimet e tij mbi Ahmet Zogun në të cilat diku- diku e lavdëronte Zogun e diku e shante varësisht momentit në punën e politikanëve nëpër kohë.
Përveç kësaj autori i librit u ndal edhe në kapitullin /eseja epistolare/ (letërkëmbimi me të huajt). Edhe këtij kapitulli ia ka bashkangjitur shembujt konkret apo letrat e dërguara në të katër anët e botës, drejtuar personaliteteve të rëndësishme të artit, të kulturës e të politikës për çështjen e pazgjidhur të popullit shqiptar.
Vepra studimore “Faik Konica eseist” përbëhet me disa kapituj, tituj e nëntituj të cilët e kompletojnë këtë vepër studimor dhe shkencor.
Kujtojmë se autori i kësaj vepre me interes për lexuesit, stundentët dhe intelektualët ka një vlerë të avancuar artistiko-shkencore sepse këtu shihet qartë njohuria dhe profesionalizmi i autorit t’i rreket këtij studimi shkencor për figurën shumëdimensionale të madhit Faik Konica dhe si e tillë kjo vepër do t’u shërbej në masë të madhe studiuesve, e sidomos të studiuesve të kësaj lëmie, do të kenë lehtësi për shtjellim dhe për studim të mëtejmë të interesuarve për të gjurmuar vlera. Kjo është një shkallë për t’u ngjitur të tjerët për gjurmime të mëtutjeshme.

Rrëfehet gruaja e policit: Kisha marrëdhënie me kolegun e burrit

TIRANË- Zbardhet skema e vrasjes së policit, Bashkim Memia, i cili u ekzekutua nga kolegu i tij, Genc Domi.Motivi i vrasjes është tradhtia e viktimës me gruan e mikut të tij Domi. Në dosjen e prokurorisë janë zbardhur momentet e vrasjes së ndodhur në mes të ditës dhe para syve të dhjetëra banorëve të Kombinatit.

Polici Genc Domi nuk e ka kapërdirë dot faktin, kur kolegu i tij, Memia në zënkë e sipër, i ka kujtuar marrëdhënien intime që kishte prej vitesh me gruan e tij. I acaruar nga ky fakt, Domi ka nxjerrë nga brezi pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të policit Memia.
Gjykata vendosi ta kyçë në qeli, policin Domi pasi nga të gjitha provat, krijoi bindjen se ishte i dyshuar kryesor për ngjarjen.

Dëshmia
I dyshuari për vrasjen, Genci Domi u ka pohuar hetuesve se me viktimën Bashkim Memia kishte njohje miqësore prej disa vitesh. Së fundmi, ai ishte vënë në dijeni të faktit se Memia kishte marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij, V.Domi. Ndaj motivi që e shtyu për ta vrarë ishte pikërisht tradhtia e mikut. Marrëdhënien intime me viktimën Bashkim Memia e ka pranuar dhe gruaja e autorit, V.Domi, madje ka pohuar se lidhja mes tyre zgjaste prej disa vitesh.

(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)
***

Komentim:

Dënojmë vrasjet. Por, pleqtë kanë thënë, mos ecë nëpër kunja se do ngulesh në ndonjë prej tyre!

Të nderuar, shumica e juaj pajtohen me mua, letra ime u drejtohet atyre që mendojnë ndryshe dhe që prishin familjet e huaja por edhe të vetat, dhe shumica e tyre e paguan me krye aktin e pistë. Të kuptohemi, juridikisht askush nuk guxon të vret askënd, por pasi të na vret dikush, asnjë gjyq nuk kishte me na ndihmuar. Pleqtë kanë thënë, mos ecë nëpër kunja se do ngulesh në ndonjë prej tyre.
Shembulli i lartpërmendur nuk është i vetëm në shoqërinë e sëmurë shqiptare…
Ju që e ndjeni veten shqiptar, kur dikush i huaj ose i yti ju fton në shtëpi, nderojeni aktin fisnik të nikoqirit, nderojeni familjen e tij, prej asaj dite, gruaja e tij dhe anëtarët tjerë femëror janë motrat tua dhe lypset të trajtohen vetëm si motra të juaja. Veproni kështu nëse jeni fisnik dhe të mençur, mos e rrezikoni veten dhe familjen e juaj nga hakmarrja që pason nëse devijoni nga ky kod moral, vetëm homoseksualët dhe tipat pervers maniak kriminel e thyejnë këtë kod. Nëse gruaja e shqiptarit të ofrohet vet, moho ofertën pise dhe ecë rrugës tënde; nëse këtë ajo e përsëritë, atëherë tregoi shokut/mikut/ shqiptarit të panjohur se gruaja e tij të bezdisë. Është kjo një akt fisnik, atdhetar, sidomos për ju të martuarit, që tradhtoni gruan e juaj (vajzën e tjetër kujt). Unë personalisht, sikur të kisha një vajzë dhe sikur ajo të silleshe mirë por burrin ta kishte pis që tradhton vajzën time, do të ja thyeja disa eshtra dhëndrit dhe do ta merrja vajzën në shtëpi…
Kam qenë 2-3 herë në tokat shqiptare dhe kam vështruar se sidomos bash ata që mbahen mysliman të devotshëm veprojnë kështu: Rrinë gjithë ditën e lume në oborrin e çajtoreve pa punë e pa brenga, duke pirë cigare e lozur domino dhe kur femrat e rastit kalojnë aty pari, ia drejtojnë sytë dhe nuk i heqin duke e analizuar figurën e saj – pis milet. E pastaj të njëjtit predikojnë moralin nëpër xhamia, edhe atë “moralin” e vëllezërve të tyre mysliman nga Azia dhe Afria, të atyre që janë fëmijë incesti, që lindin si pasojë e martesave të një shoqërie të degjeneruar ku: djali martohet me vajzën e mixhës, tezes, hallës dhe dajës – kurse vajza martohet me djalin e mixhës, tezes, hallës dhe dajës.
Miqtë dhe shokët nuk duhet të shikojnë për sherr gratë e njëri tjetrit; pasojat janë katastrofë për fëlliqësirat që nuk respektojnë këtë kod moral të lashtë pellazg/ilir/shqiptar me të cilin ne identifikohemi dhe mburremi brez pas brezi. Shqiptari normal, pa dallim feje, nuk duhet të shikoj për sherr as femrat tjera të martuara pa marrë parasysh se ia njeh burrin ose jo. Vetëm pisat veprojnë ndryshe. Dhe, ju pervers dhe psikopatë të fëlliqët që veproni si qentë e zgjebur, nëse jeni burra nuk do të shkelnit nderin e vëllait tuaj të gjakut, nëse me të vërtetë patjetër keni vendosur të shkoni pas rospive, kapërceni kufirin e arbrit, ecni për në Bullgari, Rumuni, Moldavi, Ukrainë ku ndoshta do të gjeni rospitë që kërkoni.
Respekto kodin shqiptar, nëse jo, rrezikon jetën, të vrasin mu si miun.

Jeremiq nominohet për president të AP të OKB

Serbia ka nominuar zyrtarisht ministrin e saj të Jashtëm, Vuk Jeremiq, për postin e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Siç raportojnë 35t serbe, detyra e tij do të ishte “të planifikonte sesionin e Asamblesë së Përgjithshme, të përcaktonte rendin e ditës, të propozonte misionet paqeruajtëse, nismat ndërkombëtare e të tjera”, transmeton REL.

Kandidaturën për presidencën e radhës së këtij mekanizmi duhet ta përcaktojë rajoni i Evropës Lindore.

Funksionin e presidentit aktual të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e mban përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al Nase. (rel)

Shkarkimi i gjeneralëve, Çela: S’më lanë as të dorëzoj flamurin

Luis TanushiPas shkarkimit nga detyra në dhjetor të vitit me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, Kundëradmiral Kudret Çela, ish Komandant i Forcave Detare, denoncon emërimet dhe procesin e gradimeve të reja në ushtri. Nëpërmjet një interviste për gazetën, ushtaraku i lartë denoncon praktikën e ndjekur deri më tani për gradimet brenda Forcave të Armatosura, ku deklaron se ministri ka emëruar të preferuarit e tij, pavarësisht renditjes së kandidatëve. Në jo pak raste, sipas Kundëradmiral Çelës, në radhët e ushtrisë janë vendosur në pozicione të rëndësishme, individë që mbajnë grada më të ulëta. Duke komentuar shkarkimin e tij nga detyra dhe padinë në Gjykatën e Tiranës, ish Komandant i Forcave Detare shprehet se nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare rreth shkaqeve që çuan në një vendimmarrje të tillë nga Ministria e Mbrojtjes. Kudret Çela hedh dyshimet se nxitimi për ta shkarkuar nga detyra mund të lidhet me mllefe të drejtuesve të lartë. Sipas tij, pavarësisht nxitimit për shkarkimin, ende në Forcat e Armatosura nuk janë emëruar zëvendësuesit e rinj.

Në dhjetor ju bashkë me tre kolegë tuaj jeni shkarkuar nga detyrat që mbani. A keni një arsye zyrtare të largimit tuaj?

Jo. Nga ministria e mbrojtjes nuk kam marrë asnjë arsye zyrtare, por kam kërkuar nga presidenti dhe më ka dërguar një përgjigje që në bazë të propozimit të Ministrisë së Mbrojtjes. Pra, dekreti i Presidentit dhe nga presidenca kam marrë një informacion pasi kam bërë një kërkesë me shkrim. Urdhri i ministrit më ka ardhur më datë 5 kur duhet të kisha lënë detyrën. Pra, po atë ditë që doli urdhri, po atë ditë do dorëzoja detyrën. E kuptoni se sa flagrante është ?! I lihet kohë tjetrit që të bëjë edhe një procesverbal mbi dorëzimin e detyrës, jo më për ceremonitë e tjera. Kjo ka qenë ndonjë tendencë, për të mos thënë ndonjë mllef . Që këtu duken veprimet tendencioze, se nuk janë veprime ligjore.

Përse vendosët që të padisni Presidentin dhe Ministrinë e Mbrojtjes?

Sepse dua të prek edhe urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes që ka dhënë urdhrin për shkëputjen e marrëdhënieve financiare. Dhe dekreti i presidentit që më nxjerr në rezervë në kundërshtim me ligjet për Forcat e Armatosura, sidomos për ligjin “Për gradat dhe karrierën në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Besoni se do të arrini të fitoni çështjen në Gjykatë dhe do të riktheheni në detyrën që keni mbajtur?

Unë do të them që ne me ligjet që ka shteti shqiptar dhe ma do mendja se edhe drejtësia do të jetë e ndjeshme ndaj këtyre padrejtësive që bëhen me jetën familjare të një ushtaraku madhor, sepse është në kundërshtim të plotë me ligjin që unë ju citova problemi shkarkimit tonë. E dyta , nëse ne kemi plotësuar sipas ligjit kriteret dhe na ka ardhur radha për tu liruar apo për të dalë në rezervë, Ministria e Mbrojtjes do të organizonte një ceremoni dhe të na thoshte faleminderit për punën dhe kontributin që keni dhënë. Unë sipas ligjit dhe rregullores duhet të bëj ceremoni të dorëzimit të detyrës. Sot nuk kanë caktuar as kush do të emërohet në vendin tim. Unë duhet të dorëzoj flamurin, të rreshtoj trupat dhe tu them atyre faleminderit që keni punuar. Do t’i jap flamurin atij që do të vij. Pra, janë ca gjëra të tjera dhe kjo duket se është shumë e shpejtë, shumë e padrejtë.

Ju trajtim financiar merrni?

Tani trajtimi im do të jetë si gjithë të tjerët me gjysmën e pagës.

Ju folët për ligjit për “Gradat”. Në komisionin e Sigurisë është ngritur shqetësimi lidhur me mënyrën e emërimeve dhe të gradimit në ushtri. Ju si e gjykoni, a ka problem në ushtri me emërimet?

Ka probleme në Forcat e Armatosura për gradimet, lidhur me gradat madhore. Sepse për gradat madhore ngrihet një komision i veçantë ku kryetar është shefi i Shtabit të Përgjithshëm, bashkë katër gjeneralë të tjerë, gjithsej pesë vota. Sipas udhëzimit duhet të bëhet klasifikimi me pikë i këtyre njerëzve që kandidojnë dhe renditen nga i pari tek i fundit sipas pikëve. Pastaj për tu bërë gjeneral apo marrë gradë madhore, i pari bëhet i pari, i dyti dhe deri sa nevoja ka. Kjo praktikë nuk është ndjekur. Mund të jetë bërë listimi, por është marrë sipas preferencave nga ministri.

Ju keni gradë madhore bashkë me kolegët tuaj që u liruat nga detyra. Shkarkime të tilla janë bërë edhe më parë. Sa përgjegjës ndiheni sepse në opinion publik është krijuar perceptimi sikur ju nuk flisni për problematikat që ka ushtria deri në moment që liroheni nga detyra?

Problemi qëndron që ne e kemi ngritur zërin tonë për padrejtësitë. Mund të ketë edhe probleme të tjera në Forcat e Armatosura përveç këtyre të gradave, edhe nuk kemi heshtur. Por, sigurisht çdo gjë vendoset nga politika në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndonjëherë edhe nuk pyeten titullarët. Edhe në emërime. Mund të ketë gjeneralë që punojnë në vend të kolonelit dhe është koloneli që punon në vend të gjeneralit. Ka edhe të tilla gjëra në ushtrinë shqiptare. Se ka qejf, se çon. Vladimir Qirjazi që ishte gjeneral, mund të punonte komandant i Brigadës Logjistike por, atje vunë një kolonel në vend të gjeneralit. Ka edhe padrejtësi të këtij lloji.

Padia e dy gjeneralëve ndaj MM dhe Presidentit

Dy gjeneralë të ushtrisë shqiptare kanë paditur Ministrinë e Mbrojtjes dhe Presidentin për shkarkimin e tyre. Në kërkesë paditë e tyre, ish-komandantin e Forcave Detare, kundëradmiralin Kudret Çela dhe ish-këshilltarin ushtarak të ministrit të Mbrojtjes, gjeneralmajor Arian Zaimi, pretendojnë se shkarkimi ka qenë I padrejtë dhe kërkojnë rikthimin në detyrë. Dy gjeneralët shprehen se gjykata duhet të shfuqizojë dekretin dhe urdhrin për shkarkimin e tyre, si dhe mosndërprerjen e pagës së tyre deri në momentin e riemërimit në një detyrë tjetër të lartë ushtarake. “Shfuqizim i dekretit 7188, datë 16.12.2011, i Presidentit të Republikës. Shfuqizim i urdhrit nr. 2091, datë 29.12.2011, i ministrit të Mbrojtjes. Detyrimi i palës së paditur, Ministria e Mbrojtjes, për t’i paguar pagën e plotë paditësit deri në emërimin një detyrë të përshtatshme për gradën ushtarake”, thuhet në objektin e padisë së dy ushtarakëve të lartë të cilët kanë dalë në rezervë.

Dhënia e Gradave, Imami: Ka probleme

Problematika e dhënies së gradave në ushtrinë shqiptare është pranuar edhe nga Ministri I Mbrojtjes Arben Imami. Në seancën dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ministri u shpreh se në jo pak raste komisionet e vlerësimit të karrierës së ushtarakëve kanë gabuar duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e ministrit dhe të Shefit të Shtabit për vlerësimin real të kandidatëve. “Të flasim hapur, është e vërtetë që kur është bërë komisioni i gradave të gjeneralëve vendosi grada në mënyrë të paarsyeshme. Dhe kur një komision vendos në mënyrë të paarsyeshme, çdo kryeministër, çdo ministër, çdo titullar shteti, edhe presidenti është i detyruar të bëjë balancat e nevojshme. Unë në të gjithë këto dy vjetët kur kam pasur ndonjë rast flagrant, ose kur kam pasur ndonjë informacion kam ndërhyrë në çështjet e drejtpërdrejta të emërimeve apo gradave apo të kurseve. Fakti është që komisionet, po ju them edhe këtë gjë, një bisedë që kamë bërë me shefin e shtabit dje, komision aktual ka dhënë nota që janë në diferencë më tepër 2 për lidership për disa oficerë. Kam thënë të kthehet prapa, e nëse ata nuk do ta bëjnë, do të krijojmë një komision të ri”, është shprehur ministri në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Guximi është shpata dhe mburoja e trimave!

Aurel Dasareti, Sydney, Australia (ekspert i shkencave psikologjike dhe ushtarake)Motra dhe vëllezër shqiptarë, derisa gjithë popujt e botës kanë qeveritarët dhe politikanët që kujdesen për mbrojtjen e atdheut të tyre nga të huajt; ne shqiptarët jemi të detyruar të bëjmë të kundërtën, duhet të mbrojmë atdheun nga qeveritarët dhe politikanët tonë, të mos na i shesin tek të huajt edhe ato pakë tokëza që na kanë mbetur.

Gjenocidi serb dhe Toplica e dhembjes shqiptare

Njëri nga personazhet e librave të Gurgurit me evenimente të shekullit 19-të, por që ta përkujtojnë kohën e Shën Palit dhe Gjon Buzukut, shprehet: Për ne priftërinjtë është mësimi dhe dashuria e krishterë. Zoti na ka dhënë dy duar për të pastruar trupin, për të punuar dhe për t’u mbrojtur. Duhet të mbrohemi nga bishat, nga ata që na rrezikojnë jetën, familjen, kishën tonë dhe atdheun. Dhe më tej: Turqia bartej nga Shqipëria pas pesë shekujsh robërie e lufte, pesë shekuj vuajtje, pesë shekuj nënçmime, pesë shekujt e me njëmijë të zeza për shqiptarët.

Nga Baki YmeriThonë se shqiptarët, në bazë të inisiativës së një zane të bekuar, janë duke pregaditur projektin për ta hedhur Serbinë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, për gjenocid 500 vjeçar kundër kombit shqiptar. Themi se thonë sa për të zgjuar kureshtjen, edhepse politikanët tanë janë kokëfortë si mushka që s’e përfillin zërin e diasporës, por i prefronin dikurë lekët e saj. Greqinë për gjenocidin antiçam për momentin po e lëmë mënjanë, sepse si pasojë e varfërisë që ende nuk është shuar në Shqipëri, 700 mijë shqiptarë e sigurojnë ekzistencën në atë vend, me gjithë dinakërinë helene për modifikim emrash dhe shkombëtarizim. Fill pas projektit të parë pason projekti i dytë, për ta hedhur Serbinë në GJNP për holokaustin e parë në botë që ka kryer kundër 550 mijë shqiptarëve të Toplicës. Pas Toplicës vjen gjenocidi turk kundër armenëve, holokausti antihebraik dhe etnocidi serb kundër shqiptarëve të Kosovës.
Vlen ta ripërkujtojmë faktin se historia shëmbëllen me një vashë e cila stoliset për hijeshi për t’i shtyrë njerëzit të zbresin në fantazi. Krijimi i miteve është një çështje e pjekurisë kombëtare. Hamit Gurguri demonton mitologjinë serbe duke e përshkruar Betejën e Kosovës (1389), kur Kosova ishte tokë dardane e principatave shqiptare, me manastire e kisha shqiptare, të shndërruara më vonë në faltore serbe, vepër të cilën do ta praktikojnë më vonë edhe osmanllinjtë, duke i rrafshuar për dheu vendbanimet kristiane, dhe duke mbëltuar faltore turke në trojet shqiptare. Në njërin nga librat e tij (Miroshi), Hamit Gurguri përmend Manastirin e Besnikes dhe shqiptarët që i këndonin këngë e lavdi princ Miroshit, sundimtarit të Drenicës: “Mbi varrin e murgeshës Zojë kishin filluar të mbijnë filizat e njoma të barit dhe luleve të reja, sikur nuk çanin kokën për zaptuesit e rinj! Lajme të kobshme u shpërndanë në mbarë Evropën dhe Azinë. Po fillonte një epokë tjetër, nën robërinë turke. Kosova mori nga turku epitetin tokë kaurre. Në radhë ishte Drenica, ku luftën tjetër do ta bënin vashat.”
Ngjarjet lidhen njëra me tjetrën, me një gamë vuajtjesh, dhembjesh, torturash e persekutimesh që s’harrohen kurrë, dhe me një mjeshtri të rrallë të rrëfimit në prozë. Sipas Ali Berishës, “lexuesi shpejt mishërohet me librin e nuk mund të ndahet asnjë çast nga ngjarjet, duke u bërë kështu një vrojtues i tyre dhe duke u solidarizuar me qëndrimin stoik të personazheve, duke ndjerë dhembje e krenari për qëndresën dhe ëndërrat mu ashtu siç i përjetojnë edhe vetë personazhet.” Në librin e tij më të ri (Ah, Toplicë 2, Viprint, Mitrovicë, 2012), autori përmend kishën e Bllacës, “e cila un ngrit nga gurët e kështjellës e të Manastirit të Përbesës.” Ali Berisha përmend në paskopertinë faktin se “personazhet e autorit nuk e harrojnë Toplicën, dhe atje i kthehen për të hequr mallë apo për t’u mbushur pelin, sepse megjithatë kishin mbetur frymë aty-këtu në trevën e Toplicës si në Qyqallë, Prebesë, Trebujë, që edhe më tej të ëndërrohej shqip, të vuhej shqip por pa guxuar të përdorej një fjalë shqip e pa guxuar për t’u treguar shqiptarë. Pas çlirimit të Kosovës nga forcat vetanake shqiptare dhe robërimit të saj nga forcat serboruse, pasojnë të njëjtat vuajtje e krajata jo vetëm nga regjimi kanibalesk serb e pushtuesit bullgarë përmes krimeve, por edhe nga turkomanët që tashti ishin bërë realizues të apetiteve serbe e bullgare dhe qëllimeve të veta.”

Hershmëria jonë e krishterë dhe zullumi serbosman

Në faqet e të njëjtit libër, Hamit Gurguri jep rrëfimin e Canës: “Zotëri, jam muhaxhir i Toplicës, që sërbi më përzuri nga trojet e mia. Por, kam dëgjuar se këtu ka qenë një objekt i moçëm, para Jezu Krishtit… Kam dëgjuar se flitet kësajde se dikur moti, një prift i vetëm i cili kishte shpëtuar nga dergja e mortajës, me një sasi ari që kishte marrë…, atje në mbretërinë tuaj ka ndërtuar një manastir të madh me emrin Shën Albani. Disa herë hajna dhe kusarë kanë provuar të gropojnë, por disa sish janë sëmurë e kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë edhe janë tërbuar e çakërdisur krejt! Më shumë nuk di për…” Duke e dëgjuar këtë, Jane Bugari urdhëron të burgosurit të hallakatin terenin, t’i digjnin eshtrat e varreve të të parëve tanë mbi turrën e druve, “ndërsa gurët që kishin çfarëdo shenjë shkrimi i ngarkonin në qerre”, kurse “gjërat e metalta, të mermerit, nga brirët e shtazëve, gjërat e artit nga ari e argjendi i venin nëpër snadekë të vegjël dhe qetë i vendosnin mbi disa qerre me kuaj, të cilat i rruanin ushtarët.” Kështu u degdisën thasët me thesar ndërsa të burgosurit vriteshin që mos ta përhapin më tej lajmin e vandalizmit të vlerave shqiptare te Guri i Shqipeve. “Kolona e radhitur e qerreve me kuaj, të ngarkuar me thasët plot me thesar u nis si me turr teposhtë… Asnjë zog nuk cicëronte, asnjë fyell nuk po dëgjohej, asnjë njeri nuk dukej! Vetëm gjëma e një të plagosur, ende i gjallë, e prishte qetësinë… Cana zbriti nga Guri i Shqipeve dhe ngutej duke ecur teposhtë për te Guri i Pllakës…Guri i Plakës, një vend i tempujve, i adhurimit, i lutjeve e viktimave, si cak i takimeve, i kuvendimeve, si objekt i kulteve të njëpasnjëshme, i ndërtimeve e shkatërrimeve, një kënd i lashtë i lojërave, i festave, i garave…, simbol zërash për këngë, zëdhënës i kushtrimeve, kryengritjeve, por edhe i disfatave dhe tragjedive, prap u përgjak, u plaçkit, u dëmtua dhe u zhvesh nga gjurmët e shumë brezave.
Përndryshe, Hamit Gurguri vjen nga Godanci i Drenicës. U lind më 1 nëntor 1949, është pasardhës i muhaxhirëve nga Krahina e Toplicës dhe të Nishit, të ndjekur nga barbaria serbe ndërmjet viteve 1876-78. Me profesion është jurist, dhe me banim të përkohshëm në Suedi. Është autor i disa veprave të botuara (Kah Guri i Plakës, Flatrat e Lirisë, Kalaja e Pakryer, Miroshi, Burrëreshat, Mësuesja ime, Himni i Shotës, 99 vjet rrugëtim, Kur takohen flamujt, Zëra në Vukovar, Ah Toplicë 1, Dorë e motrës, Shtriga e bardhë, Brezi i djallit, Klithja nga Baltiku, Ah Toplicë 2), duke patur për reçensentë Shefqet Rizën, Sokol Fejzën, Hajdin Abazin dhe Ali Berishën, të cilët bëjnë fjalë “për një stil të gdhendur letrar që ngjall të kaluarën historike përmes fuqisë krijuese individuale të autorit.” Konform kritikës letrare, librat e Gurgurit i përkasin romanit historik, por në formën siç e projekton shkrimtari, ky roman me imagjinatën e krijuesit jep një kuptim të ri njerëzor, duke hapur horizonte të reja të kuptimit të jetës e botës, pa të cilat nuk mund të ketë jetë të vërtetë njerëzore. “Dallimi mes historianit dhe shkrimtarit qëndron në faktin se derisa i pari rrëfen ngjarjet reale që kanë ngjarë, shkrimtari me imagjinatën e tij shprehet si ka ngjarë dhe si mund të ngjajë.”
Në romanet e Hamit Gurgurit, siç thekson një krijues tjetër, “nuk ka ironi dhe urrejtje, nuk ka shovinizëm. Populli shqiptar nuk ishte kurrë shovinist. E trajton ngjarjen, por nuk e fyen as popullin turk, madje as serbët, përkundrazi, autori angazhohet për respektim të ndërsjellë të popujve të Ballkanit, për kontaktet e princërve, për relacionet njerëzore e territoriale mes principatës së Drenicës me principatat tjera serbe, vllehe, hungareze, polake etj. Në kohën e pushtimit të trojeve shqiptare nga Perandoria e Car Dushanit, sundimtar i Drenicës ishte shqiptari Mirosh Kapliku. Askund urrejtje, asnjë shkëndijë e vetme, qoftë kundër serbëve apo osmanlinjve.”
Përkundrazi, njëri nga personazhet e librave të Gurgurit me evenimente të shekullit 19-të, por që ta përkujtojnë kohën e Shën Palit dhe Gjon Buzukut, shprehet: “Për ne priftërinjtë është mësimi dhe dashuria e krishterë. Zoti na ka dhënë dy duar për të pastruar trupin, për të punuar dhe për t’u mbrojtur. Duhet të mbrohemi nga bishat, nga ata që na rrezikojnë jetën, familjen, kishën tonë dhe atdheun. Na ka dhënë dy veshë që të dëgjojmë fjalën e prindërve, të mësuesve, të sundimtarëve tanë dhe të predikuesve tanë. Na ka dhuruar dy sy që të shohim, të dallojmë të bardhën nga e zeza, të mirën nga e keqja, të drejtën nga e padrejta… Zoti na ka dhënë zemrën që të ndjejmë dhimbjen për humbjet, për disfatat, tragjeditë, por ta ndjejmë edhe peshën, ndikimin e vlerën e fjalës së mirë, të butë, lutjen, dashurinë dhe mëshirën. Mbi të gjitha na e ka dhuruar, na e ka falur edhe trurin dhe mendjen, që si krijesat më të përsosura të mund të mendojmë, të mbajmë në mend, të planifikojmë më gjatë e më mirë të gjitha ato që i duam. Merruni vesh, o trima! Paçi bekimin e Jezu Krishtit e të Zotit, o fisnikë!” (Hamit Gurguri, Miroshi, Bokimport-Daja, Ferjestaden, 2006).

Kënga e shqiptarit dhe pabesia e Serbisë

Po i rikthehemi Toplicës. Hamit Gurguri e përshkruan bukurinë dhe besnikërinë e femrës shqiptare që përfiton vendin e parë në botë: “Ishte si një baladë, që foshnja në lulak të cilën Aliu e gjeti dikurë në dëborë, tani ishte bërë nuse e tij, shtathollë, flokëbjonde, sykaltroshe, trupshkurtër, por e shpejtë në punë dhe fjalëpak.” Sipas Ali Berishës, “Jeta në Samadrexhë, Gurec, Bellaqevc, Grabofc e gjetiu është e ashpër, e përballuar me vdekje e në varfëri. Gëzimin e vetëm e shënojnë lindjet dhe shpresat për një të nesërme më të mirë. Në këtë rrafsh autori nuk lë anash intrigat e dhunën që rrejdhin nga pushteti për largim të popullatës për në Turqi, me theks të veçantë të muhaxhirëve, por edhe metoda e futjes së mosbesimit vëllavrasësë.” Dhe më tej po ia japim fjalën autorit, që na i përkujton fjalët e Përparim Demit se Turqia na ka dëmtuar me një dinakëri të pashoqe gjatë historisë: “Kryengritjet për të përzënë perandorinë turke nga Ballkani morën hov. Luftërat merrnin përmasa të mëdha. Edhe Cana shkoi ushtar për të ndjekur turkun në drejtim të Shkupit.” Dhe më tej, duke e përkujtuar popullorçen “halldupi turk”:
“Turqia bartej nga Shqipëria pas pesë shekujsh robërie e lufte, pesë shekuj vuajtje, pesë shekuj nënçmime, pesë shekujt e me njëmijë të zeza për shqiptarët. Flitej se do të qeveriseshin vetë, të ishin ushtarë e t’i ruanin kufijtë e atdheut të vet. Shumë breza ëndërruan dhe ishin flijuar për liri. Gratë kishin brengën për burrat në luftëra.” Dhe ja se si pas zullumit osman fillon dinakëria serbe: “Aliu doli nl Gurec të dëgjonte se a mos kishte ndonjë lajm për luftërat. Qerim Plaku i tregoi se në Vushtri ishin përhapur fjalë se njësitë e ushtrisë së Serbisë, pasi e dinin se djalëria e Shqipërisë ishin nisur të ndiqnin turkun, ata derëzi tinëz, pabesisht kishin sulmuar dhe zaptuar qytete të Peshterrit, ku kishin bërë krime e masakra si në Toplicë. Por, po priteshin luftime të reja. Aliu si në ethe u kujtua se Drenica kishte mbetur në gra dhe në fëmijë. Pak kishte burra të armatosur t’iu kundërviheshin.” Dhe më tej: “Në mesditë u ngrit flamuri shqiptar mbi Gurin e Sokolit, i cili atë ditë e mori emrin Guri i Bajrakut. Atë vepër e kreu burri babaxhan, plaku Feriz Lutani, që ishte caktuar nga Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë…. Gëgjoheshin krisma, këngë, lot dhe hare për liri. Njësitë e ushtrisë serbe sulmuan pas shpine, por në Gurec nuk arritën të hynin. Ato hordhi si të ishin ndonjë rrebesh, bënë dëme, dogjën kulla e vranë ata burra që takuan nëpër Drenicë dhs shkuan në jug.”
Drama e shqiptarëve dhe gjenocidi serb përshkruhet që nga faqet e para, edhe në vëllimin e parë (Toplica 1), edhe në të dytin, nga i cili citojmë: “Afro dymbëdhjetë burra na i preu ushtria e Serbisë në pabesi, pas shpine. Më së keqi pësoi Bujanoci, Kumanova e Shkupi. Ne shqiptarët prapë shtrenjtë e paguam besën. Ne e përzumë turkun, po frytin e gjakut tonë, bile me namin për fitore, po i korrë Serbia. Shqiptarët të flijuar në luftëra me turq, ata që i preu ushtria serbe në pabesi, trupat ua qiti të huajve, (gjoja) si turq të vrarë.”
Toplica me Nishin dhe Pirotin, faktikisht gjenden përballë Luginës rumune të Timokut, ku të dy popujt kanë qenë në një fqinjësi të drejtëpërdrejtë, që nga periudha parasllave e dako/dardanëve dhe ilirëve të lashtë, prej nga burojnë disa emra të përbashkët, prezente edhe në librat e Gurgurit: Lila, Daka, Duka, Bërbati, Nela etj. Bërbati vjen nga rumanishtja “barbat” (burrë) siç vjen nga e njëjta periudhe edhe emri i udhëheqsit të parë të Dakisë, Burebista, të cilin Vehbi Bala e shpjegon përmes shqipes Burrëbisht (Burri në ballë dhe ushtarët pas tij, apo në bisht), apo një udhëheqës tjetër i famshëm i asaj kohe Decebal, që poashtu ndërlidhet me shqipen Dakëballi (Daku në ballë). Demë Duka e Halil Daka, Aliu, Hasimja, Mehmet Daka, Qerim Plaku, Lida e Zaga, Hava, Cufa, Nela, Zyma etj., janë disa nga personazhet e romanit “Toplicë 2″, ku defilojnë edhe disa mikrotoponime si Bllaca, Molla e Kuqe, Gureci, Guri i Sokolit etj. Në roman përshkruhet komandanti rus më Grykën e Jakës me dylbi, frika e serbëve dhe rusëve ndaj këngës shqipe, vrasja në pabesi e Ali Përgurit dhe krimet serbe kundër kombit shqiptar. “Kur dëgjoi këngën shqip që mbisundoi krismat e të dy anëve që shtinin në njëri-tjetrin, u bë si të ishte i çakërdisur. Ai kishte mësuar, po edhe e dinte se kënga ishte një armë për shqiptarët, të cilët ndër shekuj kurrë nuk iu kishin nënshtruar turkut. I kishin treguar, atë ditë që u nis nga Rusia, se ata, arnautët, me këngë shkonin në luftëra, me këngë vriteshin, edhe kur i dënonin me varje, ata binin në litar me këngë.”
Përfundimisht, edhepse mbeten shumë gjëra pa u thënë, vlen të theksojmë atë që e kemi thënë më parë, se Hamit Gurguri gjurmon lashtësinë tonë, ngase ai e di se se të mos e njohësh vetveten, don të thotë se nuk jeton. Dhe vlen të përmendim burrat dhe burrëreshat që s’kanë frikë nga vdekja, 600 lokalitetet e djegura shqiptare, 550 mijë shqiptarët e dëbuar dhe masakruar, madje edhe klithjen e Aliut kur hyri në Toplicë me njëzetekatër ushtarët e tij: “Ah Toplicë! Edhe një herë e shtrenjtë na dole, në flakë e me gjak e lamë një herë kur isha fëmijë…Edhe kësaj here në gjak po e lëmë… Ah Toplicë!