Kreshniku Spahiu – Dosjet e mia

Nuk është fjala për dosje që kanë të bëjnë me vetë kreun e AKZ, por me nismën më të fundit të kësaj lëvizje për të krijuar simbolikisht një skedë “gjynahesh” për çdo politikan të njohur shqiptar. Në këtë intervistë Kreshnik Spahiu shprehet se Aleanca Kuqezi do t’i shndërrojë këto dosje në akt-akuza konkrete që do të paraqiten kundër krerëve të politikës në organet e drejtësisë. Marrëveshja detare, korrupsioni, nepotizmi, shkelja e ligjit, blerja e drejtësisë – këto janë elementët kryesorë të skeduar në dosjet e AKZNë një ambjent të mbingarkuar me retorikën 22 vjeçare të hapjes së dosjeve, Alanca Kuq e Zi e rikthen këtë temë duke e trajtuar ndryshe. Pra, premtoni të krijoni dosjet e kundravajtjeve, shkeljeve, korrupsionit, të të gjithë politikanëve kryesorë. Pse kjo nismë?

Aleanca Kuq e Zi ka demostruar një filozofi të ndryshme për konceptin mbi dosjet. Prej shumë vitesh shqiptarët ishin ngopur me “ushqim” dosjesh, në të cilat nënkutoheshin spiunët dhe bashkëpuntorët e shërbimit sekret të komunizmit, por që fatkeqësisht nuk u publikuan kurrë nga këta që na qeverisin, pasi ata nuk donin të zbulonin vetveten. Në këto 22 vite, koncepti për dosjet evoluon dhe në metodikën tonë të punës duhen shtuar artikujt e krimeve të pas komunizmit, në sistemin e mafies rozë, e cila na qeverisi 8 vjet dhe mafies bardheblu, e cila na qeverisi për 13 vjet të tjera. Në këto 22 vite u kryen shumë krime, vrasje, trafiqe, grabitje, shpërdorime detyre, deri në akte tradhëtish kombëtare, por këto dosje jo vetëm që nuk u hapën, por as nuk u ndërtuan. Nuk mund të hapësh dosje nëse nuk i formaton ato. Për këtë arsye, ne jemi metodistë të ngritjes së dosjeve penale, për t’u bërë gati provat dhe faktet që do bëjnë të mundur vënien përpara hetimit dhe ndëshkimin e “politikanëve gjynahqarë”.

A është kjo gjetje, një mënyrë alternative për të nxitur publikun, i cili duket mjaft indiferent ndaj fakteve që dalin në 35 lidhur me politikanët, apo është një nismë që do të përpiqeni t’i jepni jo vetëm natyrë simbolike, por edhe ligjore, në një moment të caktuar?

35 shqiptare ka një meritë të pjesshme dhe shumë të çmuar, në investigimin gazetaresk dhe ne e konsiderojmë atë partnere kryesore, por si një lëvizje kombëtariste e cila në përbërje ka një përqindje shumë të lartë juristësh, AKZ po formëson një fushatë ndërgjegjësimi juridik, por edhe denoncimi publik, me referenca ligjore mbi veprat penale të cilat kryejnë qeveritarët tanë. Qeveritarët duhet të kuptojnë se nëse janë toleruar deri më tani nga socialistët, kjo nuk do të ndodhë ketej e tutje, si dhe nëse ata i kanë krijuar një imunitet dhe amnisti njëri-tjetrit, me ardhjen në qeveri të Aleancës Kuq e Zi nuk do mund të pluhurosin krimet të cilat do të paketohen në dosjet e tyre. Ndërkohë, qytetarët nuk mund t’i shohin më krimet e ministrave apo kryeministrit si fenomene të natyrshme dhe të paevitueshme njerëzore.

Kritikët tuaj mund t’u thonë se në postin e zv.kryetarit të KLD i kishit mundësitë që t’i luftoni fenomenet që sot po përfshini në dosje. Si do t’u përgjigjeshit?

Do t’i ftoja të lexonin ligjin dhe kompetencat e ish-zv.kryetarit të KLD, për t’u bindur se unë nuk kam pasur asnjë kompetencë kushtetuese, për të vepruar apo ndëshkuar një qeveritar të korruptuar. Këta kritikë, në rastin më të mirë, janë të paditur dhe në rastin më të keq janë të ligj në vlerësimin paragjykues të tyre. Ndoshta nuk do ishte modeste ta thoja se kam luftuar dhe debatuar ashpërsish për një kohë tepër të gjatë, për krimet qeveritare, duke filluar nga çështja Gërdeci, marrëveshja e ujrave me Greqinë dhe deri tek shkombëtarizimi i etnisë, nga shqiptare në greke.
Ishte një rast unik që një zyrtar i lartë i shtetit ta bënte në detyrë këtë përplasje, me kryeministrin dhe parlamentin dhe fundi dihet që erdhi me dorëheqjen time nga detyra. Këta kritikë do bënin mirë që megjithë ligësinë e tyre të mos i mohonin si fakte dhe të mos i fshijnë nga memorja politike.

Natyrshëm lista juaj e “dosjeve” përmban me shumicë emra qeveritarësh të sotëm. A do të ketë dosje edhe për të majtën?

Natyrisht që do të ketë dhe po përgatiten dosjet e një sërë qeveritarësh lokalë të Partisë Socialiste sic janë kryetarët e bashkive që janë bërë pjesë e trafiqeve dhe korrupsionit të përbashkët me ministrat demokratë. “Të pabuk i zuri nata, miliarder i gjeti dita” thotë një poet i madh shqiptar dhe kjo nuk mund të tolerohet për ata që vishnin opinga dhe sot lundrojnë në det me jahte që kushtojnë 5 milion Euro. Qeveria e shtetasit Sali Berisha ka 8 vjet që nuk ndëshkoi asnjë socialist për krimet dhe korrupsionin e viteve 1997-2005 dhe të njëjtën gjë bënë dhe socialistët kur ishin në pushtet. Ku shkuan të gjitha akuzat për njerëzit e kriminalizuar dhe trafiqet? Ky është një pazar i PD dhe PS për të mbyllur hesapet dhe për të grabitur Shqipërinë. 8 vjet gënjyen demokratët dhe 8 vjet socialistët që akuzonin me libër shtëpie njëri tjetrin dhe tashmë kemi një bilanc skandaloz.

Duket sikur asnjë krim i raportuar, asnjë vepër penale apo fakt kompromentues nuk dënohet nga drejtësia. Ose çeshtja nuk ndiqet nga prokuroria, ose gjithçka reduktohet në shkallët e gjykimit. A është e paralizuar drejtësia shqiptare? Dhe çfarë mënyre drastike do të propozonit për shbllokimin e saj?

Shqipëria ka nevojë urgjente të zbatojë eksperiencën kroate të burgosjes të ish-kryeministrit Sanader, pas të cilës u hapën dyert e procesit të integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. Shqipëria nuk e meriton statusin e vendit kandidat, sepse për 19 vjet nuk mbaj mend asnjë politikan të dënuar për krime. Rasti i fundit ishte në 1994, kur u dënua ish-kryeministri Fatos Nano, por edhe ai rimori pafajësinë më vonë dhe u dëmshpërblye.
Drejtësia shqiptare është e tëra e paralizuar dhe e ndërtuar politikisht sipas një kriteri që përmblidhet në një fjali: Gjyqtarët e gjykatës së Lartë votohen nga parlamenti dhe është kjo gjykatë me këta gjyqtarë që gjykojnë çështjet penale me akuza ndaj ministrave dhe deputetëve, prokurori i përgjithsëm votohet nga këta ministra dhe deputetë dhe duhet të hetojë ata. Ministrat dhe deputetët hetohen dhe gjykohen nga njerëzit e tyre të preferuar dhe që i kanë vënë në ato poste. Cikël i mbyllur. Së shpejti do dalim me aksionin sesi zgjidhet kjo çështje.

Sa emra përmban lista juaj e dosjeve deri tani? A mund t’i thoni disa prej tyre?

Lishta nis me një nga njerëzit më të inkriminuar dhe që ka kryer tradhëti kombëtare, duke nënshkruar dorëzimin e pjesshëm të territorit të Republikës Shqipërisë tek shteti fqinj Greqia. Ai është shtetasi Sali Berisha, një personazh i njohur emri i të cilit jo vetëm nuk duhet të harrohet kur ta largojmë pas disa muajsh nga pushteti, por që duhet gjykuar publikisht mbi një akuzë tashmë të provuar nga gjykata kushtetuese në shkelje dhe dhunim të integritetit territorial të Shqipërisë. Më pas do të jenë dhjetra emra të tjerë të mafies me jaka të bardha nga rradhët e demokratëve dhe socialistëve. Mendoj se do i bëjmë një shërbim të madh popullit shqiptar, duke pastruar nga skena disa individë të cilët qeverisën me duar të pista dhe që e izoluan Shqipërinë, si vendin më të varfër dhe më të korruptuar në Europë.
Socialistët, pas muajsh beteje me mullinjtë e erës, sërish iu nënshtruan Berishës për t’i dhënë konsensus në heqjen e imunitetit dhe kjo si pasojë e marrëveshjes së rradhës. Ligji për heqjen e imuniteteve është thjeshtë “OMERTA” për të blerë heshtjen e njëri-tjetrit për krimet që kanë kryer. Ndjej keqardhje kur shikoj që dhjetra diplomatë detyrohen t’i buzëqeshin dhe t’i shtrëngojnë duart çdo ditë mafies shqiptare, por në fund e kuptoj që nuk është hera e parë që e bëjnë këtë gjë, pasi ne jemi një kopje e modelit rus, ukrahinas, gjeorgjan dhe azerbaxhanas, por që çuditërisht kërkojmë status në Perëndim, si Gjermanët, Francezët, Spanjollët….. Histori tragji-komike e cila në mënyrë të habitshme ndodh sui generis me ata që na qeverisin dhe ata që na asistojnë. (java)

SHQIPJA TRIMËRESHE

nga Bejtullah Sadiku
Me shume mundime u gjallërove
Po si dikur e plotë që u krenove
Gjatë udhëtimit aq të gjatë
U ndeshe me shumëçka :
Me ata që të shkurtuan krahët
Me ata që të verbuan sytë…
Me ata që të thyen edhe këmbët.
Po ti trimëreshë dardane e ilire-pellazge
Dije edhe shpejt të mëkëmbesh.
Tani, krahët i ke të fuqishme…
Sytë më të mprehtë se kurrë…
Kurse këmbët më të forta edhe se sa guri.
Mos u dorëzo!!!
Në hapësirën që të takonte, rikthehu! …
Fole më të bukura ndërto, dhe vetëm ndërto.

Krefeld, Nordrhein-Westfalen, Gjermani – me 06.09.2012

Cili është atdheu im?

Shkruan: Vaxhid Sejdiu
Në klasë heshtje. Filloi ora e gjuhës shqipe. Mësim i ri. “Trojet shqiptare në Ballkan”. Mësuesi filloi të shpjegoj mësimin. Ai mundohej jo vetëm nëpërmjet tekstit por edhe hartave të na e bej të qartë se ku shtriheshin trojet shqiptare në Ballkan. Por një POR e madhe shpërthente në zemrat tona, pse gjithë ata kufij në mes trojeve shqiptare? – Pse ajo kasaphanë në mes kufijve tanë?

– Më dukej se lufta e Kosovës dhe masakrat e vitit 1998-99 apo 2000 dhe 2001, ishin në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare. Dua ta pyes mësuesin por nuk di nga t’ia filloj sepse kam shumë pyetje, kam shumë shqetësime dhe shumë paqartësi. A thua ç’mendojnë shoqet dhe shokët e mi të klasës? – A thua mendojnë edhe ata si unë.
– Nuk është me rëndësi, unë nuk mund të duroj pa e pyetur mësuesin tim, dhe ngrita dorën!
– Mësues unë diçka nuk e kam të qartë!
– Urdhëro Valbonë, pyet mësuesit, më thuaj se çka nuk e ke të qartë?
– Unë nuk i kam të qartë, pse të gjithë këta kufij i ndajnë tokat shqiptare? – dhe përveç kësaj më thuaj mësues, cili është atdheu im? – Unë kam lindur në Preshevë, dhe dua ta dijë se cili është atdheu im?
Mësuesi fshau thellë dhe dukej se nga thellësia e shpirtit të tij po nxjerr diçka të rëndë. Nuk ishim mësuar ta shohim në atë gjendje, sepse ai si zakonisht përgjigjet i kishte në maje të gjuhës.
Por edhe kësaj radhe na befasoi, nga një pozitë e mrrolur, buzëqeshi dhe tha.
-Atdheu yt, Valbonë është Shqipëria.
Por, unë mësues ia priti Iliri. Jam i lindur në Shkup, nënën e kam nga Gjilani, kurse babanë nga malësia e Shkupit. Cili është atdheu im?
– Edhe për ty nuk ka përgjigje tjetër, atdheu yt është Shqipëria.
– Hë thashë me mendjen time shpërtheu lumi i pyetjeve që i kisha unë në mendjen time të trazuar. A thua të gjithë po menduakan si unë!
Nga fundi i klasës e shqetësuar dhe me një zë që dridhej pyet Vlora, po unë mësues jam e lindur në Ulqin, cili është atdheu im?
– Shqipëria!
Në anën tjetër, aty afër dritares së fundit të klasës me një zë të fortë pyet Betimi – po mësues unë jam i lindur në Kumanovë, kam banuar me prindërit disa vite në Prishtinë dhe tani jetoj në Zvicër – cili është atdheu im?
Kësaj radhe mësuesi e vuri edhe më shumë buzën në gazë dhe me gjithë zemër tha: Shqipëria!
Por në anën tjetër më dukej se mësuesi ka hyrë në një fushëbetejë me nxënësit, ata pyesim dhe ai përgjigjet, ai i shikon dhimbshëm, pas pyetjes më duket se shqetësohet, merr frymë dhe e shqipton me një tingëllimë të pastër fjalën SHQIPËRIA!
Por pyetjet vazhdojnë: Abetarja nga Struga, Kastrioti nga Elbasani, Gëzimi nga Prishtina, Merita nga Bujanoci, Arta nga Gucia, Genti nga Gjakova, Shqiponja nga Kaçaniku, Erjoni nga Durrësi …. pothuajse nuk mbeti nxënës pa pyet, secili në mënyrën e vetë e fillonte, por të gjithë e përfundonin me pyetjen – Cili është atdheu im?
Mësuesi u ndal në një skaj të bankës mori thellë frymë dhe tha:
-Të dashur nxënës atdheu i juaj është Shqipëria dhe në të njëjtën kohë jehoi zëri i nxënësve si në kor – SHQIPËRIA!

Walenstadt, Zvicër, Gusht, 2012