Pse Perëndimi duhet t’i kushtojë vëmendje krizës në Maqedoni?

Përderisa vëmendja e politikës ndërkombëtare është përqendruar në lajmet mbi masakrat e përditshme të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, si dhe konfliktet në Ukrainë, Izrael dhe Gaza, kriza që po shpaloset në Maqedoni nuk po merr vëmendjen e duhur të Uashingtonit dhe Brukselit zyrtar. Për shumë vite, Maqedonia ka përjetuar tensione ndëretnike që e kërcënojnë të ardhmen e saj si shtet i brishtë shumetnik, mirëpo, elita maqedonase ka arritur ta bindë vetveten, popullin maqedonas dhe një pjesë të diplomacisë perëndimore se pengesa kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE është bllokada greke. Tensionet e reja ndëretnike që pasuan dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve në rastin “Monstra” tregojnë se 13 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët ende ndihen të diskriminuar nga institucionet shtetërore të dominuara nga maqedonasit si drejtësia, policia shërbimet sekrete dhe ushtria.Përderisa gjykatat më të larta e kanë mundësinë të korrigjojnë aspektet e dyshimta të gjykimit të rastit ‘Monstra’, protestat paqësore në Shkup dhe protestat vijuese të mbajtura në Shqipëri, Kosovë dhe në komunitetet e tjera shqiptare në Europë dhe ShBA – janë shenja paralajmëruese se pajtimi ndëretnik është punë e papërfunduar në Maqedoni. Protestat janë provë e freskët se shkaqet e konfliktit ndëretnik të 2001 që sollën Marrëveshjen e Ohrit ende nuk janë çrrënjosur dhe se burimi më i rrezikshëm i krizës së Maqedonisë nuk është bllokimi i Greqisë, por trajtimi i padrejtë që u bëhet shqiptarëve.

Rishikim i Marrëveshjes së Ohrit

Më 13 gusht të 2001, partitë politike kryesore maqedonase dhe shqiptare, në prani të negociatorëve perëndimorë nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur. Marrëveshja synonte t’i jepte fund diskriminimit të shqiptarëve në shtetin e dominuar nga maqedonasit, brutalitetit policor, përfaqësimit minimal të shqiptarëve në administratë, si dhe t’i hapte rrugë përdorimit të gjuhës dhe simboleve shqiptare në institucionet publike. Edhe pse 13 gushti 2004, si datë e caktuar për zbatimin e marrëveshjes nuk u respektua, një numër ndryshimesh ligjore dhe kushtetuese të kërkuara nga Marrëveshja e Ohrit tashmë janë miratuar. Përfaqësimi i shqiptarëve në qeveri dhe administratë publike është rritur ndjeshëm, nga 7% në rreth 29%; kufijtë e komunave janë riorganizuar duke e rritur numrin e njësive të qeverisjes lokale me shumicë shqiptare; përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe komunat me shumicë shqiptare garantohet me ligj dhe arsimi në gjuhën shqipe nga shkolla fillore në universitet financohet nga shteti.

Megjithatë, zbatimi i disa prej dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit nga elita maqedonase ka qenë i ngadaltë, i sforcuar dhe hera-herës ka shënuar kthim mbrapa. Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore vazhdon të shpërfillet në praktikë, ndërsa përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare është shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Qeveria qendrore vazhdon të diskriminojë komunat shqiptare, shpesh duke përdorur mungesën e fondeve apo teknikalitetet ligjore si arsye. Përfaqësimi i shqiptarëve në gjyqësor, si dhe në nivelet e larta të organeve të mbrojtjes, sigurisë, dhe forcave speciale policore vazhdon të jetë minimal, kinse për shkak të mungesës se “shqiptarëve profesionalisht të aftë dhe të kualifikuar”.

Lidershipi i Dështuar

Jeta politike në Maqedoni prej thuajse një dekade dominohet nga VMRO-DPMNE, partia kryesore maqedonase e udhëhequr nga kryeministri Nikola Gruevski, dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), partia kryesore shqiptare e udhëhequr nga ish-lideri i UÇK-së, Ali Ahmeti dhe partner i koalicionit qeverisës. VMRO dhe BDI kanë fituar çdo zgjedhje lokale dhe qendrore në dhjetë vitet e fundit, duke përdorur privilegjet dhe të mirat e pushtetit për të zgjeruar mbështetjen e tyre elektorale. Partnerët qeverisës kanë arritur të margjinalizojnë opozitën në komunitetet përkatëse, frikësojnë 35t e pavarura, kontrollojnë dhe përdorin një sistem gjyqësor të korruptuar dhe ia kanë dalë me sukses të pasurohen për vete dhe familjet e tyre. Kur u nevojitet, të dyja partitë nxisin retorikën nacionaliste, përderisa përpiqen të mbajnë një fasadë të demokracisë dhe përdorin një fjalor demokratik sa për sy e faqe që u shkon për shtat diplomatëve perëndimorë. Në vend që ta përdorin Marrëveshjen e Ohrit për zhvillimin e një shoqërie shumetnike në Maqedoni, VMRO dhe BDI e kanë kthyer atë në një instrument për shtimin e militantëve, kapjen e burimeve shtetërore dhe krijimin e një oligarkie dy-kombëtare (bi-nacionale) e cila është vështirë të çmontohet.

Nga ana maqedonase, frustrimi me pengimin që Greqia i bën anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe integrimit në BE po e shtyn një pjesë të elitës maqedonase ta projektojnë krizën e vet identitare tek të tjerët, duke e kërkuar “armikun e brendshëm” tek shqiptarët. Nga frika e pabesisë së shqiptarëve ndaj shtetit, politikanët maqedonas besojnë se rruga e duhur përpara nuk është ndërtimi i shoqërisë shumetnike, por stisja e një identiteti nacional përjashtues ndaj shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike jomaqedonase. Me një politikë dyfytyrëshe, VMRO nga njëra anë bashkëpunon me partitë shqiptare që janë gjithmonë të gatshme të ndajnë me të tortën e pushtetit dhe njëkohësisht përjashton çdo trashëgimi shqiptare dhe jo-maqedonase nga identiteti nacional. Synimet e elitës maqedonase për të shpikur një identitet ekskluzivisht maqedonas shpërfaqen qartë në projektin “Shkupi 2014″, që e ka kthyer Shkupin – një nga qytetet më multietnike të Ballkanit, në një paradë monumentesh e statujash që nuk kanë asgjë shqiptare. Në kohën kur sajohet një vazhdimësi e paqenë mes Maqedonisë antike dhe maqedonasve të sotëm, shqiptarëve u kërkohet të jenë besnikë ndaj shtetit maqedonas. Përjashtimi i shqiptarëve nga identiteti dhe trajtimi i tyre si “kolonë e pestë” është strategji kombëtare e destinuar për dështim.

Në anën shqiptare, protestat e fundit dëshmojnë se shumë shqiptarë ndihen të papërfaqësuar nga klasa politike. E lënë mënjanë, rinia e papunë po kthehet në shënjestër të lehtë për ekstremistët fetarë dhe aventurierët politikë që përpiqen të mbushin boshllëkun në lidershipin politik të shqiptarëve. Zhgënjimi në rritje me partitë politike shqiptare, bashkë me zbatimin shumë të ngadaltë të Marrëveshjes së Ohrit po i shtyn shumë shqiptarë drejt opsioneve radikale. Ndërsa ende nuk është e qartë shkalla e depërtimit të islamit radikal në shqiptarët e Maqedonisë, lidershipi i dështuar po ua mundëson grupimeve me frymëzime fetare të faktorizohen.

Si kurrë më parë, politika në Maqedoni është jofunksionale. Përpjekjet e VMRO dhe BDI për të ndarë të mirat e pushtetit në një shtet që sa vjen e bëhet më shumë maqedonas, shoqërohen me përplasje të vazhdueshme përbrenda kampeve politike përkatëse. LSDM, partia më e madhe opozitare maqedonase e ka bojkotuar Parlamentin që nga prilli 2014 dhe nuk pajtohet me VMRO për asnjë nga çështjet e mprehta me të cilat përballet vendi. Në anën shqiptare, BDI dhe PDSH e udhëhequr nga Menduh Thaçi, janë gjithashtu të mbërthyera prej vitesh në një politikë konfliktuale dhe joparimore. Prej kohësh, partitë shqiptare e interpretojnë rehatinë e tyre dhe të militantëve të tyre si mirëqenie e të gjithë shqiptarëve. Në vend që t’i bëjnë shqiptarët të ndihen komunitet shtetformues, ato i përdorin votuesit si numra për të forcuar pozitën e tyre në qeveritë me shumicë maqedonase. Dështimi i partive shqiptare që të artikulojnë një vizion të ri për shqiptarët në Maqedoni, po i largon votuesit nga klasa politike dhe nga institucionet e një shteti që vazhdon t’i trajtojë ata si qytetarë të dorës së dytë. Pavarësisht problemeve të mprehta, përplasjet joparimore po e pengojnë zhvillimin e debateve serioze mbi të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë.

Perëndimi ka pjesën e tij të fajit për dështimin 13-vjeçar të Maqedonisë. Edhe pse regresi i demokratik dhe tensionet etnike janë dokumentuar gjerësisht nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, Brukseli e Washingtoni duket se e kanë harruar se Marrëveshja e Ohrit është një plan paqeje i garantuar ndërkombëtarisht për ta shndërruar Maqedoninë në një shtet funksional në shekullin 21 dhe jo një instrument për pasurimin e elitave politike. Ndërsa Maqedonia po kthehet me shpejtësi në një demokraci joliberale dhe rrezikon gremisjen drejt konfliktit të armatosur, Uashingtoni dhe Brukseli duhet të mos mjaftohen me ruajtjen me çdo kusht të një stabiliteti sipërfaqësor në dëm të demokracisë funksionale dhe barazisë ndëretnike. SHBA dhe BE duhet ta ripërtërijnë zotimin e tyre si garantues të Marrëveshjes së Ohrit dhe ta lidhin perspektivën e anëtarësimit në BE jo thjesht me zhbllokimin nga ana e Greqisë, por me zbatimin e plotë të Marrëveshjes, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit qeveritar dhe dhënien fund të përqendrimit të pushtetit tek një grusht politikanësh.

Shirley Cloyes DioGuardi, analiste e politikës së jashtme, e specializuar për konfliktet në Ballkan dhe Këshilltare për Çështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiptare Amerikane..
Roland Gjoni kryen doktoraturën për Shkenca Politike në Kolegjin Universitar Dublin.

23 Shtator 2014 / Ky artikull u botua së pari në anglishtë në OpenDemocracy.net
Është përkthyer në shqip nga Luan Mazreku dhe mandej është publikuar nëpër disa portale e gazeta në gjuhën shqipe.

KUR FRIKACAKËT KONSIDEROHEN DHE HIMNIZOHEN SI HERONJ!

Nga Xhemil ZEQIRI

“Më e mirë është një humbje heroike sesa një kompromis i turpshëm”.
(Nikolla Makiaveli).-Kjo thënie gjeniale u shkon më së miri politikanëve shqiptarë të frymëzuar nga ideologjia titiste. Vitet e fundit (Arbën Xhaferi ishte gjallë), në Shqipërinë londineze mbizotëronte një gjendje e palakmueshme.
Edi Rama do të shprehej: “O Arbën Xhafe

Koment analizës së Aurel Dasaretit: “Një vend nuk ka miq, vetëm interesa”

Nga: Naim Haradinaj, Suedi
Shkrim me vlera të njerëzishme me ekuilibrim të lartë dhe në veçanti kombëtare.Dijetari dhe shkencëtari Aurel Dasareti, dallon shumë nga shkruesit dhe “trimat e internetit” që boshllëkun e tyre kombëtar dhe njerëzor mundohen ta plotësojnë me shkarravitjet si tu teket në faqet dhe revistat e pa fund të 35ve të internetit. Shkëputjet me dashje të fjalëve nga një fjali apo tekst i shkruar mundësojnë keqinterpretimin dhe artikullit i jep një drejtim të kundërt nga ajo që ishte qëllimi i autorit. Shembuj të tillë keqinterpretimi kemi mjaftë në librat e Shenjtë të feve dhe ideve të ndryshme. Këto shkëputje i bëjnë sektarët dhe ekstremistët e ndryshëm për interesat dhe qëllimet e tyre…!

Paanshmëria e Aurel Dasaretit është sikur shpata e Gjergj Kastriotit ndaj armiqve dhe bashkëpunëtorëve te tyre shqipfolës, ndaj përçarësve dhe mendjemëdhenjve qe veten e tyre mundohen ta ngrenë ne vendin ku nuk e meritojnë. Përmbajtja, mendja e shëndetshme njerëzore dhe kombëtare që shprehet nëpërmjet punimeve të Aurelit u bën mire edhe atyre që vuajnë nga mania dhe mungesat e mundshme për tu bërë një figurë e lakmueshme kombëtare…!?

Parafrazoj një fjali nga ky shkrim i Aurelit:
“Shprehjet e urrejtshme ose me paragjykime në lidhje me një individ ose grup forcojnë ndjenjat dhe qëndrimet negative”.

Të lexosh një analizë të mirëfilltë kombëtare, për lexuesin e mirë do të thotë të njohësh personalitetin dhe mendësinë e një të panjohuri, të mundohesh ta kuptosh qëllimin e letrave të tij e mundësisht ta provosh të bëhesh mik me të.

E përfundoj komentin tim me shpresë se punimet e tilla na zgjojnë të gjithë neve që jo vetëm me gjenealogji por edhe me zemër e ndiejmë veten SHQIPTARË.

Respekt autorit dhe lexuesve te tij!
Naim Haradinaj
Suedi

Një vend nuk ka miq, vetëm interesa

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Liria është e drejta për të bërë çfarëdo që ligji lejon. Shprehjet e urrejtshme ose me paragjykime në lidhje me një individ ose grup forcojnë ndjenjat dhe qëndrimet negative. Gjuhët e urrejtjes nuk janë vetëm pasojat e urrejtjes, por edhe shkaqet për urrejtje. Kjo e bën më të vështirë për të shtypur tekste me paragjykime.Gjendemi në buzë të humnerës. Zgjohuni! Megjithatë, nëse ti qëndrosh në buzë të një shkëmbi, nuk është e sigurt se një hap përpara është një përparim. Duhet zgjedhur hapat adekuate për të shpëtuar nga ferri.

***

Rusia fashiste krijon frikë të skajshme në fqinjët e saj. Vendet e NATO-s duhet të riarmatosin forcat e tyre ushtarake për të penguar dhe zbutur rrezikun. Ajo i vuri ata në një situatë të dëshpëruar. Balanca e pushtetit funksionon kështu: Kur njëra palë bëhet shumë e madhe, të tjerët do të përpiqen të përgjigjen duke u bërë më të mëdha.

Kosova, shteti më i ri i Evropës është një shtet fantazmë. Çetnikët inkurajohen, imitojnë dhe frymëzohen nga terrori i vëllezërve sllavo-ortodoks rus në Ukrainë; përpiqen ta destabilizojnë më tepër Kosovën dhe aneksimin e veriut të saj. Qeveria e korruptuar dhe e zhytur në krimin e organizuar nuk ka kontrollin e zonës së Mitrovicës dhe as që ka kapacitetin për të kontrolluar atë. As që ka kontroll mbi të gjitha zonat dhe qytetet në këtë shtrirje. Definicioni i një shteti kërkon një territor të përcaktuar me një popullsi të përhershme dhe kontrolli i qartë i kufirit. Qeveria duhet gjithashtu të kontrollojë territorin, ndërsa asnjë tjetër të mos ketë pretendime mbi të. Ky përshkrim nuk i përshtatet termit “Shteti i Kosovës”. Serbët i kontrollojnë të gjitha pjesët e zonave të tyre të dëshiruara.

***
BE është krejtësisht joparimore, e pandershme dhe cinike kur bëhet fjalë për çështjen e pazgjidhur shqiptare. Ishin “Fuqitë e Mëdha” të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia) të cilët në Kongresin e Berlinit (1878) dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) e copëtuan Shqipërinë. Feja myslimane e shumicës së shqiptarëve ka luajtur një rol në motivet e të mallkuarve për aktin barbar.

Shqiptarët mendjelehtë besojnë se ka vendime rreth të drejtës dhe si duhet të jetë ajo. Perëndimi ka një mosmarrëveshje në lidhje me konsideratat që duhet të jenë prioritet. Llogaritë ekonomike i zgjedhin para atyre morale.

***

Mjedisi ekstrem islamik shqipfolës ka kontakte me ekstremistë në vendet e tjera në Evropë dhe në zonat e konfliktit. Të luftohet radikalizmi islamik duke i neutralizuar kriminelët e rrezikshëm, por në heshtje. Mos të ngrihet zhurmë në 35, sepse ashtu e çojmë ujin në mullirin e armiqve. Kjo pakicë e vogël e radikalëve islamik nuk përfaqëson shqiptarët mysliman.

Diferenca fetare nuk pengon harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në trojet e shqiponjave. Vendi shërben si një “Simbol i fuqishëm” në botën e sotme; – e konfirmoi tolerancën fetare edhe Papa Françesku gjatë vizitës së tij Shqipërisë me 21 Shtator 2014.

***

BE-ja nuk ka dashur shtet mysliman në Evropë.
Bosnja dhe Hercegovina gjatë luftës së kaluar (1992-95) mbeti pa asnjë ndihmë të vërtetë për shkak të frikës së Evropës nga shtetet myslimane në tokën e saj! Boshnjakëve u mohohej mbrojtja nga barbarizmi serb, BE e vendosi embargon e armëve ashtu që boshnjakët duarthatë nuk kishin me çka të mbrohen ndërkaq çetnikët posedonin gjithë mjetet luftarake që dëshironin.

Kjo mund të duket si një paradoks. Politikanët e BE që sot aprovojnë dhe lejojnë emigracionin masiv nga Afrika-Azia (duke kolonizuar dhe dëmtuar rëndë vendet e veta) dhe “integrimin” e myslimanëve jo-evropianë, janë të njëjtët që dëmtuan rëndë myslimanët e vetë të Evropës!

***

Edhe të krishterët edhe myslimanët kanë fundamentalistët e tyre. Opinionet në autoritetin e Biblës dhe Kuranit mund të shkaktojnë veprime dramatike.

Shumë komunitete myslimane të shteteve afrikane-aziatike kanë bërë më pak progres se komunitetet e krishtera, kur vjen puna për të parandaluar keqpërdorimin politik të fesë. Kjo është për shkak se u ngadalësuan në zhvillimin e tyre nga shtypja Perëndimore (ish shteteve kolonialiste evropiane) apo ndërhyrje në punët e tyre të brendshme. Prandaj, edhe interpretimi i tyre i Kuran-it më tepër përputhet me Mesjetën.

Duke mos ndarë Kuranin dhe kulturën islame dhe formimin e saj gjatë shekujve, e cila rritet në ekstremizëm, ne kemi bërë një gabim të madh. Po, Kurani është origjina, por a është shkaku i drejtpërdrejtë i mjerimit?

Mjerimi nuk është për shkak të besimit të tyre, për të cilin shumica prej nesh kemi shumë pak dituri, por për shkak të kulturës dhe vlerave të tyre. Kultura myslimane është në një masë të madhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kulturën tonë dhe vlerat tona evropiane. Për shembull, martesa mes kushëririt dhe kushërirës është e zakonshme për ata; për shqiptarët është një incest i gërditshëm…

***

Shqiptarët e komunitet mysliman praktikojnë “Islamin burimor”. Megjithatë, disa shqipfolës, të paguar nga inteligjencat e huaja dashakeqëse – që u pengon harmonia, respekti reciprok dhe bashkëjetesa fetare në trojet e shqiponjave – gjithmonë do të pretendojnë se Islami është fe e terrorizmit. Qëllimi i tyre është djallëzor: përçarje, ndarje dhe urrejtje – lufta civile vëllavrasëse.

Forcat kryesore lëvizëse të ekstremizmit janë mjetet aktuale, për të përhapur frikë dhe urrejtje. Ne nuk duhet të biem në kurthin e ngritur nga ekstremistët. Atëherë ekstremistët arrijnë konfirmimin e botëkuptimit që ata duan për të krijuar, dhe rekrutimi i tyre rritet. Zgjidhja është një komunitet më i fortë gjithëkombëtar që formon një unazë rreth vlerave tona themelore: demokracia, solidariteti dhe toleranca.

***

Opsionet në mes të këqijve:

Luftimi i ekstremizmit nganjëherë kërkon bashkëpunim me ekstremistët.

Lufta kundër ekstremizmit duhet të bëhet në shumë mënyra dhe në “fronte” të ndryshme. Ndonjëherë është gjithashtu e nevojshme të krijojmë aleancë me një lloj të caktuar të ekstremistëve për të luftuar dikë që përbën një kërcënim më akut. Gjatë Luftës së Dytë Botërore – në luftën kundër nazizmit dhe fashizmit – u krijuan aleanca të gjera të shteteve të ndryshme, ku të gjitha nuk ishin të botës demokratike. Në aleancë me regjimin totalitar stalinist Bashkimin Sovjetik, demokracitë Perëndimore mundën të mposhtin regjimin e Hitlerit dhe imperializmin racist japonez. Kjo aleancë nuk ishte nga dashuria, por interesat e palëve përputheshin. Kjo ishte për të mirën e njerëzimit. Pa e bërë stalinizmin më të mirë, dhe pa injoruar aspektet kolonialiste dhe raciste të demokracive Perëndimore.

Politika reale është shpesh në lidhje me zgjedhjen në mes të këqijave. Megjithatë, është e rëndësishme që të mbahemi fuqishëm në vlerat dhe parimet themelore. Ato duhet të përdoren si një udhëzues për të nuancuar ndërmjet ekstremistëve dhe të zgjedhim të keqen më të vogël – kur është e nevojshme. Vetëm për të promovuar vlerat në afat të gjatë.

Në luftën kundër formave të ndryshme të ekstremizmit, duke përfshirë varietetet fetare, nuk ka zgjidhje të lehta. Në këtë luftë është e rëndësishme për të ruajtur të drejtat themelore të njeriut dhe vlerave demokratike, por insistime absolutiste në parime të tilla mund të bëhen shpejt kundër-produktive. Përveç kësaj, një qëndrim i tillë mund të jetë i standardeve të dyfishta.

Një politikë parimore dhe realiste për të luftuar fanatizmin fetar duhet të bazohet në fakte dhe njohuri, dhe jo paragjykime apo iluzione. Nëse futen në lojë ideologjia dhe interesat e një shoqërie, përgjithësisht objektiviteti domosdoshmërish t’ia lëshon vendin paragjykimit.

Edhe pse ka mbivendosje të qarta midis ekstremizmit politik dhe fanatizmi fetar, ka edhe dallime të rëndësishme midis këtyre formave të ekstremizmit. Kjo vlen veçanërisht për ekstremizmin fetar të rrethit jo-ekstrem. Shumica e njerëzve fetarë nuk janë ekstremistë normativ. Kjo mund të sigurojë një vend për manovra dhe pragmatizëm e cila nuk është aq e qartë kur është fjala për ekstremizmin politik. Këto mundësi duhet të shfrytëzohen për të luftuar më efektshëm kundër fashizmit islamik.

***

Interesat kombëtare:

Janë një koncept thelbësor në studimin e politikës ndërkombëtare. Termi është veçanërisht i fortë brenda realizmit politik.

Politika e jashtme duhet të shihet si një sferë autonome e ndarë nga ekonomia, feja, kultura, dhe kështu me radhë. Në këtë sferë mund që interesat shtetërore të përcaktohen nga pozicioni i shtetit në raport me shtetet e tjera; burimet e saj, vendndodhja gjeografike dhe kushtet e tjera më shumë ose më pak të qëndrueshme.

Interesat kombëtare janë në këtë mënyrë objektive dhe të përcaktuara në kontrast me motivet, synimet, dëshirat dhe ideologjia, që për shqiptarët është subjektive dhe e pamundur për të studiuar në mënyrë të duhur. Një burrë shteti i vënë mënjanë këto elemente subjektive shqetësuese dhe bënë mbrojtjen e interesave kombëtare në një mënyrë racionale.

***

Demokracia nuk mund të imponohet duke eliminuar pikëpamjet rivale; suksesi i saj nuk mund të garantohet as kur ideali fiton një pranim të përgjithshëm. Kjo sepse ajo mbetet e kushtëzuar nga energjitë krijuese të atyre që marrin pjesë në të. Por ajo doemos duhet parë si ideal në do që të mbizotërojë. Ata që besojnë në të duhet të kenë besimin në aspektin pozitiv të njohjes së mangët dhe shprehjes se ajo do të japë rezultatet e dëshiruara.

Për të pasur demokraci nuk mjafton larmia e mendimit; nëse pjesë të veçanta të shoqërisë udhëhiqen nga dogma të kundërta, rezultati nuk është demokraci por luftë civile.

Mehmeti: Jemi duke e paguar shtrenjtë vasalizmin e BDI-së

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti në rrjetin e tij social në Facebook, ka komentuar rolin e BDI-së në Qeverinë e Gruevskit, duke e bashkëngjitur edhe një fotografi.Në vijim mund ta lexoni postimin e plotë të Mehmeti në FB:

“Mbase nuk ka shkupjan që nuk e shtron pyetjen: kur vijnë nga Tetova e Kërçova për në Shkup ku ministrojnë dhe vendosin për popullin ashtu siç u thotë VMRO-ja, vallë këta të BDI-së e shohin se në të gjitha lagjet e këtij qyteti diçka ndërtohet, zgjerohen rrugët, ngrihen përmendore, parqe për fëmijë…, përpos në lagjet ku banojnë shqiptarët? Madje, sheshit qendrorë të Shkupit, thuajse njëherë në vit ia ndërrojnë pllakat dhe thuajse çdo muaj ia shtojnë ndonjë përmendore, e nëpër lagjet shqiptare edhe lloçi mbetet ai shumëvjeçari dhe ngrihet vetëm përmendorja e getoizimit. Shkurt e shqip, shqiptarët e Maqedonisë shumë shtrenjtë janë duke e paguar vasalizmin e BDI-së dhe, mbase ata kurrë nuk kanë qenë kaq të lënë pas dore e nuk janë ndje kaq të përbuzur sa sot, kur figurativisht thënë, pozita e tyre mund të përshkruhet si e asaj lopës, të cilën njëri (BDI-ja shqiptare) ia mbanë kokën e bishtin që të mos lëvizë e të rri urtë, përderisa tjetri (VMRO-ja maqedonase) lirshëm e mjelë dhe e godet nga mbrapa si t’ia dojë qejfi!” (lajm)

Mungesa e zhvillimit pragmatik të disa proceseve kombëtare

Shkruan: Bejtullah Sadiku
Ne shqiptarët, me shekuj jemi të shtypur deri në palcë, të shfrytëzuar e të grabitur tej mase, të tjetërsuar e konvertuar me kushtëzime sistemesh e politikash ditore të sunduesve ma të egër, megjithatë kemi bërë hapa të mëtejmë të ndryshimeve e zhvillimit, e mbamë disi hapin me popujt tjerë, që janë llogaritur e akoma llogariten si ma të civilizuar. Në këto hapësira zhvillimore, nuk do të thotë se s’ka pas gabime e lëshime, ku si pasojë janë reflektuar në ngecjen prapa te të gjitha ato procese zhvillimore, që akoma sot e kësaj dite na mungojnë, a për të cilat shoqëria shqiptare mundohet ti fitoj e realizoj njëherë e përgjithmonë.
Ku qëndron problemi i (mos)funksionimit e i (mos)realizimit?
Si duket, ideator, intelektual,akademik e njerëz të shkencës kemi bë mjaft, ndoshta më tepër edhe se sa na duhen e kemi nevojë si shoqëri shqiptare. Secili nga këto profile të ndryshme thotë diçka, jep, shkruan, tregon, analizon, jep ide e projekton etj., etj. Mos-mbështetja e gjithë kësaj, mos-financimi i tyre, në fund na ngelin në letër, të parealizuara, të papërfunduara, gjysmake, të humbura e kështu me radhë si diçka të pa vlerë, ku rezultati I suksesit mbetet barazi me zero.
Të nderuar intelektual të të gjitha profileve, teori e retorikë kemi me vagonë, por realizim të tyre s´na mbushet as një valixhe mesatare?!…
Koka dhe tru intelektual prodhojmë, por me pa-punësimin e tyre dhe me mosplotësimin e kushteve të tyre si kuadro profesionale e shkencore, i degradojmë dhe lëmë në shpresë të pritjes pa mbarim, sa që rrugëdaljen e kërkojmë në vendet ku respektohet truri profesional e intelektual (shiko Gjermani) e vende tjera.
Pra, në shoqërinë tone shqiptare është duke u tejkaluar koha e kuadrove si SASI, është koha e kuadrove si CILËSI, dhe atë e veprimit, punë e krijimtari praktike e profesionale.
Në pragmatizmin filozofik dhe filozofinë pragmatike, si drejtime filozofike, është e njohur edhe vetë fjala “pragma”, që do të thotë “vepër”, I cili drejtim është themeluar në Amerikë, nga përfaqësuesit John Dewey, Charles Perice dhe William James. E përmenda këtë drejtim dhe këta përfaqësues jo rastësisht, ngase duke ndjekur këtë shembull, krahas ndjeshmërisë së ndonjë krize, Amerika akoma e mban flamurin botëror si superfuqi ekonomike, politike e strategjike të nivelit dhe rangut botëror.
Ndoshta do ishte absurd krahasimi ynë për të shkuar me këto hapa, por akoma më absurd do ishte po nuk ndjekim hapat e tillë, që bile në shekullin XXI, mos të na ngel kush me barkun e uritur, duke kërkuar lëmoshë e gjë sendi nëpër kantinat e mbeturinave të të pasurve.
Me të drejtë thotë edhe eksperti i shkencave psikologjike e ushtarake Aurel Dasareti, citoj: “duhet të jemi sa ma pragmatik”. Po, por mos të habitemi, ne edhe të bëhemi pragmatik e pragmatistë, nuk do të thotë të krahasohemi, por në kushtet tona dhe mundësitë tona personale, atë që e themi, atë që e planifikojmë dhe projektojmë, t’i kërkojmë vetes llogari e përgjegjësi, ashtu që, në afat të caktuar kohor të realizojmë sendet dhe gjërat që i planifikojmë e synojmë.

BURRAT QË SHPETUEN SHQIPNINË NGA COPTIMI 1919 – 1920

Nga Fritz RADOVANIImzot Luigj Bumçi. (1872 – 1945)
Presidenti W. Wilson. (1856 – 1924)
Papa Benedikti XV. (1854 – 1922)

Historia e shkrueme pa të Vërteten e saj, asht përrallë!..
Lufta e Parë Botnore në fund të vitit 1918, dukej, sikur kishte pushue.
Edhe ata që e filluen Luftën Botnore ishin ma të sigurtë në kenjen e tyne se Shteti Shqiptar. Ndonse Shqiptarët nuk kanë kercënue asnjë shtet fqinjë, të mëdhej e të vegjel u çuen me shkye nga një copë, e sejcili, tue kerkue me pushtue ma të madhen. Italia tue kenë andej detit kerkonte Vlonën. Greqia si gjithmonë, kerkonte Shqipninë e Jugut, ku perfshihej Korça e Gjinokastra. Serbia nuk ngopej vetem me Vermoshin e Shkodren…
Pritej vendimi i Shteteve të Europës, që me 18 Janar 1919, u mblodhën në Paris, ku u hap Konferenca e Paqës. Qeveria e Përkohshme e Durrësit, e kryesueme nga Turhan Pashë Permeti, as nuk u perfill fare nga Lidhja e Kombeve. Në shkurt 1919 një delegacion Shqiptarësh u nis për Paris. Askush nuk ua hapi dyertë e Konferencës.
Deri këtu, edhe sot, dy “Akademitë e Shkencave Shqiptare”, ajo e Tiranës” dhe ajo e Prishtinës, mundohen me krijue “emna të përvetshëm”, të cilët, “arrijtën me një perkushtim të posaçem me shpëtue Shqipninë nga një coptim i sigurtë!” Fatkeqsisht, pothuej, të gjitha tekstet e Historisë së Shqipnisë së këtyne “Akademive”, të formueme nga antishqiptarët edhe sot, nuk e shkruejnë të Verteten e Shpëtimit të Shtetit Shqiptar nga një coptim i sigurt në Konferencën e Paqës në Paris, në vitët 1919 – 1920.
E Verteta asht vetem një! Kujt nuk i pelqen të vazhdojnë me pertypë rrêna!
Në vitin 1999, ishte e para herë që kam ndigjue në Tiranë, nga Prof. Valentina Duka kumtesen “Roli i Klerit Katolik Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 – 1920″, të thanun troç: “Fillimisht Turhan Pasha, me cilësinë e Kryeministrit Shqiptar, në përbërje të delegacionit, krahas vetes, caktoi edhe Mehmet Konicën (Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Durrësit), Mit’hat Frashërin dhe Mihajl Turtullin…”
Kur mërrijtën në Paris këta drejtues, në shkurt 1919 “u këshilluen nga Ministri i Jashtem i Italisë Sonino, “që në delegacion të kishte edhe përfaqësues nga Shqipëria e Veriut dhe e Mesme…” Pra, kishte shkue puna deri aty, që “italianët” me u mësue mend delegatëve tanë, sesi me veprue per mos me na coptue shtetet fqinjë, bash atëherë kur vetë italianët, nuk i lenin asgja mangut komshijëve tjerë!
Ndersa, mosmarrveshjet mes tyne nuk zehen me gojë nga askush as sot gati mbas 100 vjetësh, edhe pse bash atyne përçarësve përditë “u thuret lavdi” për damin e madh që i kanë ba Popullit e Shtetit Shqiptar, që ditën e Shpalljes së Pavarsisë në 1912. Këte e verteton qendrimi i perfaqsuesëve të Shqiptarëve të Amerikës, Turqisë, Kosovës, Rumanisë, etj., që arrijtën deri aty sa me kerkue “edhe rikthimin e Esad Pashë Toptanit në drejtimin e shtetit shqiptar”… Anglia, Franca e Italia ishin per coptimin e Shqipnisë.
Qeveria e Durrësit vendosi të dergojë si Kryetar të Delegacionit Shqiptar, në Konferencën e Paqës në Paris Ipeshkvin e Lezhës Imzot Luigj Bumçin, i cili zgjodhi si sekretar të vetin françeskanin e njohun At Gjergj Fishta. Nga Shqipnia e Mesme shkoi Mustafa Kruja. Në delegacionin e ri u caktue edhe Luigj Gurakuqi, Dr. Mihajl Turtulli, Lef Nosi, Mehdi Frashëri, Mehmet Konica.
Me datën 6 Mars 1919, Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj Fishta u nisën në Romë, për me u takue me Papën Benedikti XV, një dashamirës i madh i Popullit Shqiptar.
Mbas takimit me Papen, Imz. Bumçi dhe At Fishta u nisën për Paris. Shkelqimi i dy figurave të Klerit Katolik Shqiptar, kje i paimagjinueshem në Konferencën e Paqës. Imzot Luigj Bumçi ishte një përfaqsues i denjë i Atdhetarizmit dhe i çeshtjes sonë aq të randsishme për kenjen e Kombit Shqiptar. Imz. Bumçi takohet me të gjithë delegatët e të gjitha shteteve, dhe me njohjen e disa gjuhëve të hueja, Ai asht në gjendje me bisedue me të gjithë dhe me u paraqitë atyne se, “Shqiptarët sot janë vertetë pjesë e Europës së qytetnueme”. Takimet dhe kambngulja e Tij për zgjidhje të drejtë të çeshtjes Shqiptare, oratoria dhe prezenca e At Gjergj Fishtës përkrah Tij, janë një model i papersëritshëm!
Imz. Luigj Bumçi porsa filloi detyren protestoi tek Presidenti Amerikan Woodrow Wilson, kundër barbarëve serb per krimet e kryeme në Shqipninë Veriore, Plavë Guci e Gjakovë. I kerkoi hymjen e trupave amerikane në zonën e Rugovës.
Protestoi tek Ministri i Jashtem i Italisë Tittoni për marrveshjen me Kryeministrin grek Venizelos, në lidhje me kalimin e zonave të Korçës e Gjinokastres Greqisë.
Në muejn Tetor 1919, Imz. Bumçi u takue me perfaqsuesin e Francës Pichon, dhe krytarët e delegacioneve të Shteteve të Bashkueme dhe Anglisë, të cilëve u kerkoi që të nderhyjnë për zgjidhjen e çeshtjeve në favor të Shtetit Shqiptar.
Ndersa At Gjergj Fishta, udhtoi per këto çeshtje drejtë Anglisë dhe SH.B.A.
Delegacioni Shqiptar tue vrejtë vështirsitë e mëdha per zgjidhjen e drejtë të atyne problemeve aq delikate, kerkoi nga Imz. Bumçi, në mbledhjen e 22 e 23 Dhjetorit 1919 nderhymjen urgjente të Tij tek Vatikani. Imz. Bumçi, si gjithmonë i gatshem per me zgjidhë çeshtjet kombtare, u pajtue me mendimin e Delegacionit dhe bashkë me Mehdi Frashërin, intelektual i njohun, u nis për Romë, dhe arrijti me 28 Dhjetor në Vatikan.
Takimi i Imz. Bumçit me Papen Benedikti XV u zhvillue me datën 1 Janar 1920, vertetë një takim i shkurtë, po me plot fryt për qellimin për të cilin Ai shkoi tek Papa.
Në kujtimet e Tij historike Imz. Bumçi shkruen: “Tesh prá Shêjtni, të gjith misat e Dergatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica asht mysliman, më kan çue ktu perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqin t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndimen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni – Venizelos.”
Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e më tha: “Po shka të baj për Ju? Me Itali s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrdhanjet janë këputë – shka të bâj?”
U pergjegja (Imz. Bumçi): “Un kishe me thanë, Shêjtni, se bota s’ka metë vetun në Itali e në Francë; ka në botë edhe Angli e Shtete të Bashkueme t’ Amerikës!”
Papa bâni buzen në gaz, e me i ‘herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra, neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglis, masnesrit me até të Shteteve të Bashkueme; e po t’ ap fjalen se me të dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me ba shka të mundem per me Ju ndimue. Zoti ka m’e e ba mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e aty ku s’ asht Zoti drejtsija s’ mundet me kênê!” Këtu u mbyll biseda.
Imz. Bumçi në fund i la një memorandum me shkrim per kujtesë, dhe bashkë me Mehdi Frashërin ikën në Paris, ku priteshin nga delegatët tanë. Atë natë u takuen me delegatët Shqiptarë, e mbasi Imz. Bumçi i vuni në dijeni per biseden me Papen, të gjithë u ngritën në kambë plot gëzim tue thirrë: “Rrnoftë Papa! Korça e Gjinokastra shpëtuen!”
Me daten 6 Mars 1920, mbas dy muejsh që Imz. Bumçi u takue në Vatikan me Papen Benedikti XV, në Paris mërrijti një notë e Presidentit të Sh.B.A. Wilson, simbas së cilës “integriteti territorial dhe sovraniteti i Shqipnisë, me kufijtë e vitit 1913, janë të paprekshëm!” Çeshtja Shqiptare u diskutue aty tue iu referue Programit të Presidentit amerikan W. Wilson: “E Drejta e Kombeve per vetvendosje”, që favorizoi Shqipninë.
Shteti i Parë që ka njoh Shtetin Shqiptar ka kenë Vatikani, i cili me 12 Nandor 1920 emnoi Delegatin Apostolik per Shtetin e Ri Shqiptar, Imz. Ernesto Cozzi, që porsa erdhi në Shqipni, i ngarkuem nga Papa vizitoi gjithë krahinat e Shqipnisë dhe në fund, me daten 28 Janar 1921, Imz. Cozzi mërrijti zyrtarisht në Shqipni.
Papa Benedikti XV shkruen: “Tashti që Populli i Juej fisnik ka mujtë me fitue lirinë dhe ka hy në rrugen e përparimit të vërtetë, asht e arsyeshme që nëpërmjet Perfaqsuesit tonë të ripërtrijmë edhe njëherë e ma të forta ato lidhje që përsa shekuj e bashkuen Shqipninë me Kishën e Shejtë”.
Burrat që shpetuen Shqipninë e sotme nga coptimi i fqinjëve në vitin 1919 – 1920 ishin: Imz. Luigj Bumçi, Papa Benedikti XV dhe Presidenti i Sh.B.A. W. Wilson.
Kjo asht e Verteta historike e kenjes së Shtetit Shqiptar.

Melbourne, Shtator 2014.

FESTIVALI I GJINOKASTRES DHE SHEMTUESIT E KOSTUMIT KOMBTAR SHQIPTAR

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e V

Rrëmaji, 11 Nandor 1990…”Liri…Demokraci !”
Vazhdoj me korespondencën:Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Akademia e Shkencave
Instituti i Folklorit Tiranë, me 16.XI.1978
Shokut Gjon Kamsi Shkodër
Letren tuaj në lidhje me vrejtjet rreth kostumeve të grave shkodrane e mora.
Ju falemnderit. Shënimet tuaja janë interesante, por që ato kanë probleme që duhen studjuar.
Si duket nga shënimet tuaja ju keni njohuri të mira për kostumet e qytetit të Shkodrës.
Do t’ ju sugjeroja që ato ti zhvillonit në një punim më të gjatë, me ilustrime e vizatime me ngjyra.
Nga ana tjetër të mund të gjenit fotografi në banorë të Shkodrës, dhe një kopje t’ ia dergonit sektorit të etnografisë pranë Institutit të Historisë, që ka punonjës që merren me veshjet. Unë si Kryetar i Komisionit për veshjet kombëtare, letrën tuaj do t’ ua kaloj etnografëve të sektorit të etnografisë, të cilët mund t’ u sugjerojnë për metoden e studimit mbi veshjet për të cilat bëni fjalë, si dhe për të dhenat rreth mjeshtrave që kanë prerë, qepur e qendisur kostume të tilla.
Drejtor (Zihni Sako) firma, vula.
Zotni Gjon Kamsi,
Mendoj se: Perderisa ka probleme që duhen studjue, duhet t’ ishte në festival, mbasi nuk besoj se ka ndonjë kostum që s’ ka probleme…
Sugjerimi për një studim ma të gjatë asht i vlefshem per studjuesit e sektorit etnografisë së Institutit të Historisë, të cilëve, do t’ jua kishte anda me e marrë gati, bile edhe me ilustrime, vizatime e materiale fotografike.
Etnografët e sektorit etnografisë, të cilët, mund t’ ju sugjerojnë metodat e studimit, do të bajshin mirë me e lexue nja 3 herë letren Tuej, e mandej me mësue prej saj.
Ju falnderoj per kopjon e dorshkrimit të këtij materiali, të cilin, unë do t’ a studjoj me shumë kujdes, do të punoj vizatime dhe do t’ a ruej shumë, mbasi per kohen e ardhëshme ky asht brilant i kostumit shkodranë.
Me shumë respekt Fritz Radovani.
Shkoder, 30 Maji 1981.
Shenim nga FR: Duhet shenue se n’ aktet Burrnore të Shkodranit nderuem Gjon Kamsi, mbetet në fletët e Historisë së qytetit Martir të Shkodres, letra e Tij, drejtue në maje të kupoles së terrorizmit komunist anadollak, per “shpetimin e shkatrrimit të Vorrezave të Rrëmajit”; një projekt disa herë i menduem dhe i projektuem nga shteti…mbas 1967.
Kenja e atyne Vorrezave sot, i dedikohet guximit të pashoq t’ Atdhetarit Gjon Kamsi.
Melbourne, 2014.