30 letërnjoftime në adresën e deputetes Vladanka Aviroviq, të gjithë nga Pusteci i Shqipërisë

banesat rr KK ShkupMbi 30 letërnjoftime janë regjistruar me një adresë, edhe ate adresën e deputetes së Partisë Socialiste, Vladanka Aviroviq, që është në koalicion me VMRO-DPMNE.

Bëhet fjalë për rrugën “Kiro Krstevski” në Shkup, ku aty nga viti 2013 me një adresë figuronin 30 veta, ndërsa bëhet fjalë për një apartament të zakonshëm. Nga ana tjetër, të gjithë të regjistruesit thuhet se janë shtetas të Shqipërisë, të deklaruar si maqedonas dhe që janë pajisur edhe me shtetësinë e Maqedonisë. (INA)

Daniel Serwer letër Hashim Thaçit: E keni vështirë, por mund t’ia dilni

serverDaniel Serwer i ka shkruar një letër të gjatë e publike, presidentit të sapozgjedhur kosovar, Hashim Thaçi. Letrën e publikuar sot në blogun e tij, peacefare.net, analisti Serwer e fillon me “I dashur Hashim”, por brenda së cilës ai jep disa këshilla shumë miqësore.

Daniel Serwer, një njohës i çështjeve të Ballkanit perëndimor dhe analist i njohur amerikan, pasi e uron Thaçin, shkruan se pas zgjedhjes dje në këtë post nga Parlamenti i Kosovës, ai sot ka për t’i thënë diçka Thaçit.

Serwer i rikujton Thaçit fuqinë dhe aftësitë e tij në të kaluarën dhe mundësitë dhe mprehtësitë që ai ka në mënyrë që vendin ta kthejë në rrugën e duhur, raporton lajmi.net.

Daniel Serwer ia rikujton presidentit të ri se nuk do ta ketë fare të lehtë, pasi për secilin veprim do të sulmohet nga opozita kosovare ose nga Beogradi zyrtar.

Për më tepër, ai konsideron se puna e Thaçit është shumë e vështirë kur sipas tij, opozita si Lëvizja vetëvendosje nuk e do republikën, por bashkimin me Shqipërinë ndërsa Beogradi nuk e do dhe nuk e njeh për arsye të tjera, Republikën e Kosovës.

Lajmi.net e sjell më poshtë të plotë letrën e profesorit dhe analistit të njohur amerikan Daniel Serwer.

Letra-e-analistit-Daniel-ServerI dashur Hashim,

Urime! Ishit i privilegjuar që drejtuat qeverinë për gjashtë vjet, përfshirë edhe gjatë pavarësisë. Keni shërbyer si ministër i Jashtëm për më shumë se një vit e tani do të jeni shef i shtetit. Jo keq për një burrë nën 50 vjeç.

Ashtu siç e dini edhe ju, punë të tilla vijnë bashkë me përgjegjësitë. Ato janë sikur të merrni një varkë me qira. Dita e parë dhe e fundit janë më të mirat.

Gjatë pesë viteve të ardhshme, ju do të përballeni me sfida të mëdha. E para është mbyllja e të çarës që ka shkaktuar në Kosovë, zgjedhja e juaj. Fituat vetëm në rundin e tretë e pa mbështetjen e opozitës. Pjesë të opozitës më shumë preferuan të dalin në rrugë e madje edhe në përpjekje të dhunshme për t’ju penguar ose së paku të zvogëlojnë mundësinë e zgjidhjes suaj.

Unë nuk kam asnjë simpati për dhunën e cila më shumë se juve, përlyen Kosovën. Nga ajo që kam frikë është qëllimi. Lidershipi i dhunshëm i protestuesve kundër shtetësisë së Kosovës dhe dëshira e bashkimit me Shqipërinë në vend të së drejtës për vetëvendosje, diçka që Kushtetuta e Kosovës e ndalon. Kjo nuk është më pak kërcënim për shtetin që ju do të përfaqësoni, sesa janë edhe përpjekjet e Beogradit për të fituar kontroll efektiv mbi popullatën serbe të Kosovës.

Të dyja janë forcat anti- kushtetuese që do të kërkojnë një marrëveshje të madhe të vëmendjes tuaj dhe të gjithë diturinë tuaj.

Një nga sfidat tuaja më të mëdha  do të jetë  zgjerimi i sferës së politikës së moderuar dhe transformimi i  këtyre skajeve në një hapësirës politike të Kosovës,  në diçka më shumë si në një opozitë lojale.

Kjo do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, pasi skajet përbuzin njëra-tjetrën, në qoftë se ato e  përbuzin shtetësinë e Kosovës.

Për çdo veprim të duhur që mund të bëni,  të drejtë dhe të respektueshëm për serbët, ju  do të gjeni kundërshtues në mesin e disa shqiptarëve.

Çdo veprim që ju do të bëni për të akomoduar kritikët tuaj shqiptarë, ju do të gjeneroni  kritika në Beograd.

Një udhërrëfim i urtë nga Gjykata juaj Kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes për  Asociacionin e  Komunave Serbe, duhet t’ju ndihmojë në këtë çështje, veçanërisht e diskutueshme.

Edhe nëse e bën atë, ju ende do të përballeni me kundërshtimin e paepur nga ana e opozitës tuaj shqiptare, e cila jo vetëm që ju ka mohuar personalisht, por është e angazhuar edhe për t’i dhënë fund dialogut  Beograd / Prishtinë, pikërisht për shkak se ajo ndihmon për të konsoliduar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Kundërpërgjigjja më i mirë do të jetë suksesi i shtetit të Kosovës në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve të saj, shumë prej të cilëve janë të zhgënjyer në frytet e pavarësisë.

Ka tepër shumë  papunësi dhe punësim sidomos në mesin e të rinjve. Dua të jem  i pari që e pranoj se recesioni ekonomik Evropian është një faktor kryesor në kufizimin e aftësisë së Kosovës për të ofruar vende pune dhe prosperitet për popullin e vet.

Nuk ka shumë që shteti i Kosovës mund të bëjë për t’u përgjigjur në këtë faktor ekzogjen, sidomos kur ju përdorni euron si monedhën tuaj dhe për këtë arsye nuk është e mundur  të bëhet zhvlerësimi i saj.  Gjithashtu, presidenti nuk është as i ngarkuar me politikat ekonomike.

Ju megjithatë mund të bëni diçka në lidhje me faktorët e tjerë që i japin formë disponimit të publikut. Rritja ekonomike e Kosovës  në fakt ka qenë relativisht e fuqishme në krahasim me Evropën dhe pjesën tjetër të Ballkanit.

Qytetarëve tuaj  nuk është duke iu dhënë më shumë kredi sepse përfitimet duket se janë të shpërndara padrejtësisht. Edhe ne e kemi atë problem në Shtetet e Bashkuara. Arsyet janë se në Kosovë, njerëzit besojnë se ka  nepotizëm, korrupsion dhe krim të organizuar. Si president, ju do të duhet  të vendosni një shembull, sikurse paraardhësi juaj ka bërë, dhe të insistoni  në një nivel të ndershmërisë, transparencës dhe llogaridhënies që  shumë shpesh mungon, përfshirë edhe qeveritë të cilat ju i keni drejtuar.

Hetimet  evropiane për krime të kryera ndaj serbëve, shqiptarëve dhe të tjerëve pas luftës në Kosovë, ende janë në pritje, dhe  do të përbëjë një problem të veçantë për ju.

E  imagjinoj  Brukselin dhe Uashingtonin se do të vazhdojnë të bëjnë presion për krijimin e një gjykate të veçantë për të trajtuar të akuzuarit.  Për shkak të raportit Marty, që implikon shumë, por provon pak, besohet gjerësisht se ju mund të jeni në mesin e atyre të akuzuarve.

Ju do të duhet të vendosni nëse do të përdorni pozicionin tuaj të ri për të shkuar përpara ose për të penguar  krijimin e Gjykatës Speciale.  Ju gjithashtu do të duhet të vendosni se si të reagoni  në qoftë se evropianët sjellin një padi personale  kundër jush. Marrëdhëniet e Prishtinës me Beogradin vazhdojnë të jenë më të shkurtra sesa nga ajo që unë do të doja  të shoh.

Besoj se është e rëndësishme që të bindet Beogradi që të njohë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës sa më herët, në qoftë edhe vetëm duke lejuar që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Ky nuk është ndonjë  hap i madh nga marrëveshja politike e prillit 2013  që e negociuat, por kjo do të kërkojë të njëjtën diplomaci që ju vutë në punë si dhe  shumë mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe nga disa prej vendeve evropiane që ende nuk e njohin Kosovën.

Mbështetja ndërkombëtare do të varet në masë të madhe nëse ju do të jeni të suksesshëm të bindni se Kosova është duke e pastruar rastin e saj, zbaton sundimin e ligjit dhe trajton të gjithë qytetarët e saj në mënyrë të barabartë.

Hashim: brenda koalicionit qeverisës dhe partisë suaj politike, ju jeni ende një figurë jonifikuese  dhe i paqartë për ndërkombëtarët. Presidenca e juaj do të jetë një mundësi për të kapërcyer këto dy defekte. Unë e di se nuk do të jetë e lehtë.

Por unë gjithashtu e di që ti ke treguar talentin, zgjuarsinë dhe vendosmërinë që i kanë shërbyer mirë vendit tënd edhe  në të kaluarën, si në luftë dhe në paqe. Ju uroj suksese në përmbushjen e sfidave që keni përpara!

http://www.peacefare.net/

Gjithë Shkupi do të mbushet me kryqa

sloboden-pecatGjithë Shkupi do t’i ngjajë Butelit dhe se kryqa do të vendosen edhe në lagjet Gjorçe Petrov, Katllanovë, Aerodrom dhe pjesa tjera në dalje të kryeqytetit, informon INA.

Këtë e shkruan sot gazeta “Sloboden Pecat” duke alarmuar tensione dhe probleme që po nxiten nga politika.

Nga ana tjetër, nuk përjashtohet edhe vendosja e simboleve të tjera nga ana e komunave rurale shqiptare që gjithashtu gjenden në periferi të Shkupit. (INA)

stal-cer-vils“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë mundësisht me Shkodrën e rrethinat në Veri. Pretendimet greke duhen trajtuar me vëmendje, megjithëse janë të ekzagjeruara. Italianët t’i japin Sazanin Shqipërisë”.

Kështu apo pak a shumë kështu, në mënyrë të përmbledhur ishte ajo çka Departamenti Amerikan i Shtetit, në fillimvitin 1945, e përshkruante si pikëpamjen e vet mbi rregullimin territorial të Pasluftës për Shqipërinë.

Pikëpamja në fjalë në fakt gjente një shtrirje më të gjerë, duke skicuar në këtë kontekst edhe të ardhmen e rajonit të Ballkanit e atë të Europës Lindore, e përcaktuar kësisoj edhe disa korrektura “të nevojshme” në lidhje me të ardhmen e kufijve të Bullgarisë, Greqisë, Jugosllavisë, por edhe të Qipros, Turqisë, Rumanisë, Italisë etj.

Situata për Aleatët tashmë dukej tejet pozitive dhe fitorja përfundimtare ishte vetëm çështje kohe e formaliteti.

Ajo çka duket interesante, është fakti se për herë të parë kjo mund të shihet pas kaq shumë viteve, si një pikëpamje e shfaqur në mënyrë eksplicite – edhe pse jo në kufijtë e qëndrimit zyrtar – mbi të ardhmen e kufijve të Shqipërisë e rajonit.

Kufijtë shqiptarë, vëmendje themelore

Nëse zhvendosemi në kohë, kuptojmë se këto përçapje për rregullim “të drejtë” të kufijve, vinin pikërisht në kohën kur fuqitë e mëdha po shkonin drejt dy konferencave që vulosën “de facto” për një kohëzgjatje të konsiderueshme, fatin e shumë kombeve e shteteve të kontinentit.

Pjesa ku flitet për Shqipërinë, duket se përbën edhe thelbin e mendimeve amerikane për të ardhmen e rajonit të trazuar.

Materiali që ne kemi shkëputur për botim në DITA, është marrë nga një gazetë australiane (“The Mercury”, 2 janar 1945, fq. 4), e cila në fakt i referohej raporteve të një korrespondenti shumë të njohur të kohës së vet, ikonë e gazetarisë botërore – Cyrus Sulzberger, asokohe i angazhuar për prestigjozen amerikane “New York Times” – me raportimet nga fronti aleat, me qendër në Kajro.

Nga materiali në fjalë, kuptojmë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kristalizuar një program për rregullimin e kufijve të Europës Lindore, duke përfshirë shkëputje territoresh në favor të Greqisë, ku njëra prej tyre duhej të ishte dhe Qiproja, e cila pas Luftës duhej t’i kalonte kësaj të fundit, duke u shkëputur nga kolonizimi britanik.

Për sa i përket pretendimeve greke mbi kufirin shqiptar të jugut, Departamenti i Shtetit, sipas Sulzberger, i shihte ato si “disi të ekzagjeruara”, megjithëse atyre i duhej kushtuar vëmendje dhe se e nevojshme, jo vetëm në marrëdhënie me Shqipërinë, por edhe me Bullgarinë e Jugosllavinë, bëhej kësisoj vetëm një korrekturë e pjesshme e tyre.

Nga plani s’preket vetëm Turqia

Po ashtu, sipas Departamentit të Shtetit, duheshin siguruar të drejtat e Bullgarisë e të Jugosllavisë për të pasur akses në portin grek të Selanikut. Jugosllavia duhej të merrte nga Italia dhe Austria rajonin e Fiumes e të Zarës, pra ishujt jashtë brigjeve kroate dmth. jugosllave, ndërsa kufijtë e saj të Paraluftës me Hungarinë, Austrinë dhe Rumaninë, thuhej se duhet të mbeteshin ato që kishin qenë.

Më tej në raport thuhej se: Rumania duhet t’i japë Besarabinë dmth. Moldavinë Rusisë dhe jugun e rajonit të Dobruxhës, Bullgarisë, duke u kompensuar me rikthimin e të gjithë rajonit verior të Transilvanisë që do i merret Hungarisë, përveç një copëze të vogël që do vijojë t’i mbetet Hungarisë në rajonin rreth Aradit.

Dukej qartazi se nga ky plan mbeste pa u prekur pra vetëm Turqia, e cila nga fundi i Luftës shihej tashmë si aleate e frontit antinazist dhe që edhe gjatë Luftës nuk kishte vuajtur nga “shkëputje territoresh”, apo pushtim si pak vende europiane në atë kohë, duke ruajtur “pro forma” neutralitetin.

Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

Për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë e të nënvizuar thuhet se: duhet të jetë një shtet sovran dhe duhet t’i jepen pjesë nga Jugu i Jugosllavisë, me një kompensim në formën e shkëputjes së një pjese të territoreve veriore të saj, duke përfshirë mundësisht Shkodrën, që duhet t’i shkojnë Jugosllavisë. Ndërkohë, Italia duhet t’i dorëzojë shqiptarëve, ishullin e Sazanit në Gjirin e Vlorës.

Në raport fillimisht theksohet se pikëpamjet e zyrtarëve amerikanë kanë si synim vendosjen e parakushteve bazë për arritjen e paqes në një rajon të trazuar. Plani përmbante tri objektiva: i pari paraqet një rishikim apo një rirregullim të kufijve në bazë të negociatave direkte të shteteve të përfshira. Objektivi i dytë synonte sponsorizimin e idesë së bashkëpunimit rajonal.

I treti thuhej se dëshiron të inkurajojë rehabilitimin ekonomik të vendeve të Ballkanit, pasi ata të kenë zgjedhur lirisht qeveri të dala nga vota popullore. Kjo politikë, sipas Sulzberger, duket të jetë shumë më pozitive se sa ajo aktuale.

Planet amerikane, skica “jozyrtare”

Në artikull theksohet se: “megjithëse pikëpamjet e Departamentit të Shtetit janë skicuar në një bazë specifike, në dukje nuk shihet ndonjë këmbëngulje për t’i zbatuar ato domosdoshmërisht në terren”, çka i jepte këtij raporti të drejtën për ta trajtuar atë thjesht si një pikëpamje jozyrtare, i cili në fakt do të zinte vend pjesërisht në formësimin e Europës së Pasluftës, pas Konferencave të Jaltës (shkurt 1945) e asaj të Potsdamit (korrik 1945).

Më tej, në raport thuhet se: Shtetet e Bashkuara mendojnë se grekët duhet të lejohen të zgjedhin në mënyrë demokratike formën e regjimit, duke votuar mes monarkisë e republikës. Departamenti i Shtetit aprovon shkëputjen e ishujve dodekanezë nga Italia në favor të Greqisë, përveç Castellorizzo-s, i cili duhet t’i shkojë Turqisë. Qipro gjithashtu i duhet dhënë Greqisë.

Në kohën për të cilën po flasim, në Shqipëri kishte filluar punën ajo që njihej si “qeveria demokratike e Tiranës”, megjithëse akoma nuk ishte njohur zyrtarisht as nga SHBA, as nga Britania e Madhe e as nga BRSS. Nga ajo çka tregojnë raportet e mëvonshme, rezulton se paradoksalisht, pikërisht SHBA ishin një hap para BRSS dhe Britanisë së Madhe në njohjen e qeverisë komuniste të Tiranës, duke rekomanduar njohjen kundrejt refuzimit që vinte akoma nga Moska dhe Londra, të cilat do ta bënin këtë përgjatë harkut të dy viteve në vijim.

Çurçilli dhe Stalini: Europa të ndahet, Amerikën nuk e pyesim!

Konferenca e Jaltës, mbajtur në gadishullin e Krimesë në ish-Bashkimin Sovjetik, në datat 4 deri më 11 shkurt 1945, ishte një takim diplomatik i tre krerëve aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i dyti në radhën e atyre që njihen si tri konferencat e mëdha aleate, duke pasuar atë të Teheranit ( 28 nëntor-1 dhjetor 1943) e paraprirë atë të Potsdamit (17 korrik-2 gusht 1945).

Në të morën pjesë tri liderët kryesorë të frontit aleat; Franklin D. Roosevelt (SHBA), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif V. Stalin (ish-Bashkimi Sovjetik). Stalini këmbënguli pikërisht në këtë konferencë, që ndër të të tjera, i gjithë rajoni i Ballkanit, ashtu sikurse vendet Balltike e ato të Europës Lindore (përfshirë këtu fillimisht madje edhe Italinë) duhej të përbënin një unazë sigurie për interesat e Bashkimit Sovjetik, duke formuar një rreth vendesh satelite që do të mbronin kufijtë e tij.

Dëshirave të tij, dy liderët perëndimorë, i shkuan prapa vetëm pjesërisht. Interesant është fakti se sferat e influencës në Europën Lindore ishin vulosur mes Stalinit dhe Çurçillit “de facto” qysh në Konferencën e Moskës, në tetor 1944, në mënyrë informale, duke anashkaluar pikëpamjet e Francës e sidomos ato të SHBA. Për Shqipërinë aty nuk flitej thuajse fare dhe ajo konsiderohej si pjesë e fatit të Jugosllavisë, e cila në atë letër ishte përcaktuar si e ndarë 50% me 50%, sipas interesave të “të mëdhenjve”.

Pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë u shfaqën me forcë sidomos gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris (29 korrik – 15 tetor 1946). Përveç argumenteve të vjetra rreth Vorio Epirit, Greqia e cilësonte Shqipërinë si pjesë të agresionit ndaj vendit të saj në vitin 1940, kur nisi konflikti italo-grek. Ato u kundërshtuan forcërisht nga kreu i delegacionit shqiptar, ish-Kryeministri Enver Hoxha. Kundrejt tyre, Shqipëria do të mundohej të vinte në pah kontributet e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist dhe krimet e bandave të Napoleon Zervasit kundër popullsisë çame, gjë e cila do të tolerohej nga fuqitë aleate, megjithëse për këtë çështje konferenca autorizoi ngritjen e një komisioni ndërkombëtar.

Ky komision nuk do ta zgjidhte dot këtë çështje, pikësëpari, për shkak të orientimit prolindor të qeverisë së Tiranës, por edhe këmbënguljes britanike në krah të qeverisë greke në kontekstin e luftës civile që po zhvillohej asokohe në Greqi. /Dita/

Të gjithë fituesit e Oscar

oscarsNë përmbledhjen e mëposhtme, Telegrafi jua sjell të gjithë fituesit në ceremoninë e 88-të të ndarjes së çmimeve Oscar.

Skenari më i mirë: “Spotlight”

Skenari i përshtatur: “The Big Short”

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Alicia Vikander (“The Danish Girl”)

Kostumografia: “Mad Max: Fury Road”

Dizajn produksioni: “Mad Max: Fury Road”

Makijazhi dhe stili flokëve: “Mad Max: Fury Road”

Kinematografia: “The Revenant”

Editimi: “Mad Max: Fury Road”

Editimi i zërit: “Mad Max: Fury Road”

Miksimi i zërit: “Mad Max: Fury Road”

Efektet vizuale: “Ex Machina”

Filmi i shkurtër i animuar: “Bear Story”

Filmi i animuar: “Inside Out”

Aktori më i mirë në rol dytësor: Mark Rylance (“Bridge of Spies”)

Filmi i shkurtër dokumentar: “A Girl in the River: The Price of Forgiveness”

Filmin më i mirë dokumentar: “Amy”

Filmi i shkurtër (live action): Stutterer

Filmi i huaj më i mirë: “Son of Saul”

Kolona zanore: “The Hateful Eight”

Muzika – kënga origjinale: “Writing’s On The Wall”

Regjisori më i mirë: Alejandro G. Inarritu (“The Revenant”)

Aktorja më e mirë në rol kryesor: Brie Larson (“Room”)

Aktori më i mirë në rol kryesor: Leonardo DiCaprio (“The Revenant”)

Filmi më i mirë: “Spotlight”

/Telegrafi/

‘Shok’ nuk fitoi OSCAR-in

shokFilmi “Shok” që tregon historinë e dy fëmijëve kosovar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk arriti të marr trofeun si “filmi më i mirë i shkurtër” në OSCAR.

“Shok” bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë, i punuar nga Jamie Donoughue ishte në garë me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria”, “Day One” me regji të Henry Hughes, “Everything Will Be Okay”, nga Patrick Vollrath dhe “Stutterer” nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage.

Në fakt sipas mediave ndërkombëtare dhe shumë kritikëve “Ave Maria” ishte konkurrenti më i fort i favoritit të sivjetmë “Shok” por që asnjëri prej tyre nuk fituan.

Kjo kategori u rrëmbye nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage me filmin “Stutterer”.

Aktori më i mirë e mori Leonardo DiCaprio me rolin e tij në filmin “Revenant”, ndërsa si aktorja më e mirë fitoi Brie Larson për rolin e saj në filmin “Room”, ndërsa çmimin kryesor e mori filmi “Spotlight”. (rtk)

Reforma në drejtësi, Xhafaj: “Venecia” nuk merret me Byronë

fatmir-xhafajKreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, thotë se Byroja e Hetimit nuk është pjesë e raportit të Komisionit të Venecias. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Xhafaj tha se e Komisioni i Venecias ka mbështetur urgjencën për reformën në drejtësi.

“Byroja e Hetimit nuk është pjesë e raportit të Venecias. Opinioni merret me Njësinë Antikorrupsion, me nevojën për të qenë llogaridhënës. Askush nuk ka pretenduar që Byroja të jetë jashtë kontrollit të prokurorisë”, u shpreh Xhafaj.

Ai theksoi se Komisioni i Venecias nuk e ka rrëzuar draftin e paraqitur për reformën në drejtësi.

“Venecia nuk e rrëzoi draftin. Kush e thotë këtë, dëmton reformën në drejtësi. 2/3 apo 3/5 për zgjedhjen e anëtarëve do ta vendosë diskutimi mes palëve”, tha Xhafaj.

Ai shtoi se maxhoranca është e gatshme “të pranojë çdo zgjidhje me opozitën”. Xhafaj tha se reforma në drejtësi duhet bërë përmes zgjidhjeve radikale siç është ngritja e strukturave antikorrupsion apo edhe përmes zgjidhjeve si vlerësimi për gjyqtarët e prokurorët.

“Procesi duhet të jetë i shpejtë, konstruktiv dhe konsensual. Opozita të kuptojë se institucionet nuk ndahen si parcela e sipas orekseve”, tha Xhafaj.

Ndërsa në lidhje me mandatin e kryeprokurorit Llalla, Xhafaj theksoi se “grupi i ekspertëve nuk ka thënë qartë ndërprerjen e mandatit”.

/ Shekulli  / 

Kodheli: Shqipëria, e kufizuar për refugjatët

kodheliMinistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, bën të ditur në një intervistë për “Ora News” pamundësinë e Shqipërisë për të pritur një numër të lartë emigrantësh nga vendet e Lindjes, çështje shqetësuese kjo jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e Ballkanit.

“Shqipëria është mjaft e limituar”, thotë ministrja, duke shtuar se në ditët në vijim do të ketë një reagim zyrtar për këtë çështje.

Kodheli deklaroi se i qëndron deklaratës së kryeministrit Edi Rama për çështjen e refugjatëve.

Kreu i qeverisë, Rama, tha pak ditë më parë se Shqipëria nuk mund të hapë kufijtë e saj për emigrantët, për shkak të pamundësisë për të menaxhuar një vërshim të mundshëm të tyre.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

/ Shekulli Online /

Daçiç: Pozita jonë në Kosovë është forcuar

ivica-dacicShefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, para se të nisej për sesionin e nesërm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se pozicioni i Serbisë në Kosovë është forcuar.

Ai ka shtuar se nuk ka justifikime për mosimplementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke thënë se Serbia dhe populli serb në Kosovë pret që të përmbushen ato për të cilat janë arritur marrëveshjet.

Daçiç ka shtuar se sjellja konstruktive e Listës Serbe ka ndikuar në forcimin e pozitës së serbëve në Kosovë, transmeton “Lajmi”.

“Pozicioni ynë është forcuar, duke pasur në mendje konfliktin e brendshëm, destabilitetin, protestat. Lista Serbe kishte sjellje shumë konstruktive, gjë që është në interesin tonë”, ka deklaruar Daçiç për “Radio Beograd”-in para se të nisej për në New York.

I pyetur nëse zgjedhja e Thaçit si president i Kosovës do të jetë temë e diskutimit në takimin e OKB-së, ai ka thënë se nuk e beson një gjë të tillë, por se mund të përmendet nga ndokush.

Megjithatë, ai theksoi se për Beogradin është shumë e rëndësishme që Prishtina të përmbushë atë që ka premtuar në Bruksel.

“Dhe tani, pas gjithë asaj që ndodhi në Kosovë, nuk ka më justifikime se diçka nuk mund të implementohet dhe Serbia e populli serb po presin që të përmbushet çfarëdo për të cilën është arritur marrëveshje”, theksoi Daçiç.

Situatë e tensionuar në kufirin Maqedoni – Greqi

lotsjelles mkPolicia e Maqedonisë ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë migrantët, të cilët ishin përpjekur me dhunë ta kalojnë kufirin nga Greqia.

Migrantët, të zemëruar me pritjet e gjata në përpjekjet e tyre për të kaluar ilegalisht në Maqedoni, kanë depërtuar nëpër vendkalimin Idomeni të Greqisë.

Duke brohoritur “Hapni kufijtë”, ata po ashtu, kanë hedhur gurë kundër policëve të Maqedonisë, e pastaj janë shpërndarë.

Policia tha se afro 500 vetë e kishin anashkaluar policinë greke sot herët në mëngjes dhe ishin afruar në kalimin që përdoret për kalimin e trenave në kufi.

Athina thotë se më se 22 mijë migrantë janë bllokuar në pjesë të ndryshme të Greqisë për shkak të kufizimeve të imponuara nga Maqedonia, Serbia dhe Austria, vende këto që janë përgjatë rrugës që migrantët e përdorin për të arritur në Gjermani dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Mbi 6,500 migrantë po presin në vendkalimin kufitar grek, Idomeni. Disa prej tyre ndodhen aty afro tetë ditë me sasi të kufizuara të ushqimit.

Autoritetet e Maqedonisë i kanë lejuar 300 migrantë sirianë që ta kalojnë kufirin sot para agimit. [f.b.]