Tiranë: Komisioneri Hahn u bëri thirrje partive të miratojnë reformën e drejtësisë

HahnKomisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, vizitoi sot Tiranën për të nxitur focat politike të ecin përpara me reformimin e sistemit të drejtësisë, për ta bërë atë të dobishëm për qytetarët dhe ekonominë.

Zoti Hahn bëri thirrje për dialog politik mes palëve për reformimin e gjykatave dhe të proesit zgjedhor dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Ai tha në konferencën e shtypit pas dialogut Shqipëri – BE se çelja e negociatave për anëtarësim në BE është një datë, por procesi është më i rëndësishëm.

Komisioneri i BE-së, Hahn tha se Shqipëria duhet të nisë këtë proces, që të shohim angazhimin e saj dhe të bëhen analizat e duhura.

Ai theksoi se integrimi është krejtësisht detyra dhe përvoja e shqiptarëve dhe se mbetej ende shumë punë për të bërë.

Zoti Hahn tha se BE ishte e pranishme për të moderuar dialogun mes palëve për miratimin e shpejtë të një reforme të thellë në drejtësi.

Ndërsa kryeaministri Edi Rama, tha se reformat kanë ecur, por ka shumë punë me reformën në drejtësi, me thellimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Takimi i Dialogut të Nivelit të Lartë e konfirmoi angazhimin e dyanshëm të Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për progresin e bërë drejt stacionit të radhës, që është çelja e negociata. Nuk është dhimbja, sakrificat dhe vështirësitë që sjellin reformat një detyrim që ia kemi BE-së, por një detyrim që ia kemi fëmijëve tanë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër” – tha zoti Rama.

Kryeministri Rama tha në tryezën e dialogut me Bashkimin Europian, se “integrimi është qëllimi i përbashkët shumicës dhe opozitës.

Ai i bëri thirrje opozitës për të nisur dialogun mbi reformimin e sistemit të drejtësisë, duke e quajtur këtë si një detyrë me rëndësi kombëtare. Ai tha se Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie të denjë për një vend europian.

“Ftoj publikisht dhe në sytë e Hahn, Partinë Demokratike, që të ulemi në një tryezë mes nesh, pa praninë e çmuar të miqve dhe jemi të gatshëm ta dëgjojmë me vëmendjen dhe me respekt PD. Ekziston mundësia që të biem dakord që mosdakordësitë tonë ti trajtojmë në mënyrë të civilizuar. Ekziston mundësia që t’i ndajmë axhendat partiake apo reformat legjitime të një shumicave nga axhenda kombëtare, ku nuk ka mospërputhje serioze kur vjen puna tek rruga e përbashkët e integrimit europian” – tha zoti Rama.
Delegacionet e Shqipërisë dhe BE-së vlerësuan që miratimi i reformës së sistemin e drejtësisë është shtegu i duhur për çeljen e negociatave. Kjo reformë do të shtojë luftën kudër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimit e hetimit dhe ndëshkimit të krimit.
Komisioneri i BE për zgjerimin, Johanes Hahn u takua gjatë vizitës në Tiranë me presidentin Bujar Nishani, me kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha dhe mori pjesë në punimet e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku të gjithë faktorët politikë kanë të drejta të barabarta dhe miratojnë së bashku etapat e procesit të integrimit në Bashkimin Europian. (voa)

Një njësi elitë amerikane po vret krerët e ‘Shtetit Islamik’

Presidenti amerikan Barack Obama synon që me një njësi speciale të eleminojë krerët e “Shtetit Islamik”. Por strategjia e tij është kritikuar shumë, shkruajnë mediat amerikane dhe gjermane.

njesia elite usaNë Uashington do të mblidhen këtë të enjte presidentët dhe kryeministrat e 51 vendeve të ndryshme, në “Nuclear Security Summit”. Zyrtarisht thuhet se tema kryesore është parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore në botë. Por tema dominuese me siguri që do të jetë luftimi i të ashtuquajturit “Shteti Islamik”.

Në SHBA po vazhdon fushata parazgjedhore për kandidatët e republikanëve dhe demokratëve për president të ardhshëm amerikan. Zgjedhjet do të mbahen nga fundi i vitit, por presidenti Barack Obama do të dëshironte që deri në fund të mandatit të tij, të shkatërrojë pjesën më të madhe të “Shteti Islamik”. Ndaj është e sigurt që pas sulmeve të fundit në Bruskel, kjo konferencë do të shfrytëzohet për dërgimin e një sinjali të fuqishëm për unitet në luftën kundër terrorizmit dhe terroristëve.

Sulmet po vazhdojnë prej javësh

Prej javësh po vazhdojnë sulmet amerikane kundër IS në Siri dhe Irak, bën të ditur revista “Spiegel” duke shtuar se “krahas sulmeve ajrore dhe ndihmës së trupave irakiane dhe kurde në tokë, një rol të madh po edhe angazhimi i njësive speciale”. Ushtarët elitë të Ushtrisë Amerikane angazhohen në të ashtuquajturat misione “Kill-or-Capture”, që do të thotë se obligimi i tyre është që të kapin apo të vrasin kuadrot e IS, me qëllim asgjësimin apo të paktën dobësimin e rrjetit terrorist. Në fillim të marsit, gazeta “Neë York Times” ka njoftuar për arrestimin e personave të rëndësishëm të IS në Erbil të Irakut. Gazeta shkruan se qëllimi i dërgimit të ushtarëve të njësisë speciale Delta Force është të dobësojë udhëheqësinë e IS. Ndërsa këto ditë është konfirmuar edhe vrasja e një prej krerëve të IS.

200 ushtarakë elitë kundër udhëheqësve të IS

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni i kanë hedhur poshtë informacionet për angazhimin e njësive speciale. Por njëkohësisht janë theksuar sukseset e tyre, për shkak të kritikave të shtuara ndaj presidentit Obama dhe strategjisë së qeverisë së tij në luftën kundër IS. Ministri i Mbrojtjes Ashton Carter ka bërë të ditur së fundi se njësitë speciale do të “eliminojnë krerët e Kabinetit të IS” një nga një. Ndërsa më i kërkuari në këtë listë është Abu Bakr al-Baghdadi. Së fundi është vrarë i ashtuquajturi “ministër i Financave” i IS, Abdul al-Kaduli. Qëllimi fillestar ka qenë që Kaduli të arrestohet. Rrjeti CNN njofton se pasë identifikimit të Kadulit dhe njëjsisë së tij në territoret e IS, kanë filluar aksionet për arrestimin. Por gjatë aksionit ai dhe luftëtarët e tij janë vrarë. Ndërkohë njoftohet se njësitë amerikane kanë kapur shumë pjesëtarë të tjerë të IS.

Mediat njoftojnë se njësia speciale numëron rreth 200 ushtarakë elitë dhe ata vijnë kryesisht nga Delta Force, një njësi komando, e cila prej 30 vjetësh me radhë angazhohet në aksionet kundër terrorizmit. Presidenti Obama dhe këshilltarët e tij janë të bindur në sukseset e njësisë, por mendojnë se aksionet duhet të jenë të kujdesshme. “Ne nuk mund të sulmojmë objektiva pa qenë të sigurt se kush është në shënjestër”, tha ai.

Kritikat ndaj strategjisë së Obamës

Kritikët e Obamës mendojnë se kombinimi i njësive speciale dhe sulmeve ajrore nuk mjafton për eliminimin e “Shtetit Islamik” Gati të gjithë kandidatët e rebublikanëve në fushatën parazgjedhore kanë paralajmëruar se aksione shumë më të ashpra kundër IS. Disa prej tyre flasin madje për dërgimin e dhjetëra mijëra ushtarëve në luftë kundër IS. Republikanët John McCain dhe Lindsey Graham kanë kërkuar dërgimin e trupave tokësore amerikane, të cilët duhet të luftojnë së bashku me peshmergët dhe irakianët. SHBA ka aktualisht rreth 3000 ushtarë në Irak, por ata kryesisht kryejnë punën e këshilltarëve dhe koordinatorëve. Obama deri tani i mbetet besnik strategjisë së tij. Mendohet se këtë strategji do ta mbrojë edhe në samitin e ardhshëm. (dw)

Ekspertët: Nuk kishte shkelje në shënimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi

ekspertetKomisioni i ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e  procesit të shënimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, vlerëson se nuk ka pasur shkelje gjatë procesit të shënimit të këtij kufiri dhe ai është në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Këto vlerësime janë bërë në raportin që ky komision i dorëzoi të mërkurën, presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.

Duke paraqitur raportin presidentja tha se “nga aspekti ligjor dhe teknik ekspertët nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit”.

Komisioni ka vlerësuar se procesi i shënimit të kufirit është dashur të jetë më transparent përfshirë edhe familjarizimin e publikut me hartat, të dhënat dhe gjetjet gjeodezike.

Dy javë më parë presidentja Jahjaga themeloi një komision ekspertësh nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania, për vlerësimin e procesit të shënimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Partitë opozitare në Kosovë reaguan duke e vlerësuar të papranueshëm raportin.

Opozita e Bashkuar vlerëson se të gjeturat e këtij ekipi ndërkombëtarë, për vlerësimin e punës së Komisionit Shtetëror të Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e zi, janë vlerësime që janë bërë për nevojat e Presidentes dhe si të tilla nuk mund të kenë reflektim në domosdoshmërinë e korrigjimit të kufirit me Malin e zi“, thuhet në një reagim të përbashkët të partive opozitare.

Ato theksojnë se kufijtë e Kosovës mund t’i caktojë vetëm një komision i besueshëm shtetëror i Kosovës, i cili mund të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë, që do të shfrytëzojë dokumente të vlefshme, metodologji të përshtatshme të punës dhe të dhëna shkencore, por kurrsesi një grup prej tre personave prej të cilëve vetëm njëri është ekspert i fushës kurse dy të tjerët janë diplomatë.

Kufiri i Kosovës me Malin e zi është në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit, dhe pavarësisht vlerësimit të tre ekspertëve ndërkombëtar, demarkacioni i kufirit me Malin e zi, nuk është i pranueshëm për opozitën dhe qytetarët dhe do të kundërshtohet pa kompromis. Mbi 205 mijë qytetarë kanë nënshkruar kundër këtij demarkacioni dhe vullneti i tyre nuk është marrë parasysh as nga presidentja e as nga ky ekip. Argumentet e paraqitura nga ky ekip ndërkombëtarë se demarkacioni me Malin e zi është një proces legal e ku nuk ka pasur shpërputhje ndërmjet dy komisioneve shtetërore, nuk qëndrojnë, sepse edhe në një proces legal, e ku nuk ka as shpërputhje, mund të bëhen zgjidhje jolegale, siç ka ndodhur me rastin e Kosovës me Malin e Zi. Kosova nuk ka territore për të falur dhe tërësinë e saj territoriale do ta mbrojmë pavarësisht vendimeve të tilla”, thuhet në reagimin e opozitës.

Çështja e shënimit të kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe kanë bërë që partitë opozitare të bllokojnë punën e parlamentit dhe të pengojnë funksionimin e qeverisë, duke hedhur gaz lotsjellës në sallën e parlamentit.

Qeveria kërkon nga opozita që shqetësimet e saj të debatohen në institucione, ndërsa partitë opozitare kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. (voa)

Ngjarja qesharake e Ankarasë

Presidenti Erdogan e bën veten qesharak, kur thërret ambasadorin e Gjermanisë për shkak të një videoje satirike. Diplomacia gjermane përpiqet ta ruajë atë sa më shumë nga turpërimi, mendon Matthias Bölinger.

erdoganRecep Tayyip Erdoganit nuk i pëlqen kur qeshin me të

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është një njeri që njeh shumë armiq. E parë më saktë, Presidenti turk ndodhet në mënyrë permanente në luftë kundër komploteve të të gjitha llojeve: një predikuesi në SHBA, i cili thuhet se ndjek një plan të gjerë për rrëzimin e Erdoganit, kundër gazetarëve të pabindur, prokurorëve me një agjendë të fshehtë, kundër fuqive të errëta të huaja. Lista e atyre që i duan sipas tij të keqen atij dhe shtetit të tij është e gjatë. Tani, Presidentit iu desh të durojë edhe një sulm tjetër ndaj nderit të tij.

Të qeshësh për dikë, nga i cili je i varur

Emisioni satirik Extra 3 i Norddeutsche Rundfunk guxoi që të qeshte në një videoklip për sundimtarin turk. Krahas muzikës së Nenas “Disi, Diku, Dikur” i këndohet “Bosit të Bosforit”: “Një gazetar, që harton një gjë, që nuk i pëlqen Erdoganit, që të nesërmen është në burg”, thuhet në vargjet me rimë në gjermanisht. Ose “Të drejta të barabarta për gratë. Edhe ato hanë dru”. Kjo shoqërohet me pamje të dhunës policore kundër një demonstrate për Ditën Botërore të Grave. Presidentit, kaq është e sigurtë, nuk i erdhi për të qeshur nga shakaja. Që javën e kaluar ai ka thirrur me sa duket Ambasadorin gjerman, për t’u ankuar.

Berlini është në një pozicion të vështirë. Sepse fakti që Evropa dhe veçanërisht qeveria gjermane janë të varura në politikën e refugjatëve nga Turqia – ose e kanë bërë veten të varur – është i padiskutueshëm. Pikërisht në momentin kur qeverisë turke i rrëshkasin nga duart frerët në Lindjen e Afërme, ajo ka marrë një levë të përmasave të mëdha. Kështu Turqia arriti ndër të tjera rinisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, megjithëse Turqia po flak tej gjithnjë e më shumë vlera demokratike. “Ji sharmante, se ai të ka në dorë”, shprehet Extra 3 përmbledhtazi në video. Në video shihet Angela Merkeli, si i shtrëngon dorën Presidentit të kënaqur me veten.

“Jo konfirmim” në këtë rast është “po”

Për takimin midis Erdoganit dhe ambasadorit gjerman në çështjen e Extra 3, nga Ministria e Jashtme gjermane nuk të jepet konfirmim zyrtar. Por për këtë nuk ka as nevojë. Sepse mund të jesh i sigurtë që lajmi do të qe kundërshtuar menjëherë, po të mos qe zhvilluar takimi. Në fund të fundit, takimi i vogël nuk është i pakëndshëm vetëm për Ambasadorin gjerman, edhe Erdogani vetë vetëm mund ta dëmtojë veten me aksione të tilla. Një njeri, që e ngre një shaka në një aferë shtetërore, tregohet para së gjithash jo njeri i lartë. Dhe i jep momentit të përplasjes një vëmendje, që ndoshta nuk do ta kishte pasur kurrë.

Erdogani përpiqet ta kundërshtojë shpotinë, duke e bërë veten krejt qesharak. Por nga vaniteti, atë nuk mund ta shpëtojë as diplomacia gjermane. (dw)

Novartis, akuza për skemë përfitimesh me barnat

NovartisSkemat e përfitimeve me barnat, nuk janë diçka që kanë prekur vetëm Shqipërinë. Një informator anonim ka akuzuar firmën zvicerane të barnave, Novartis, se ka paguar ryshfet në Turqi për të siguruar avantazhe biznesi me vlerë rreth 85 milion dollarë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila e ka parë emailin ku ngrihen akuzat, firma Novartis ka konfirmuar se është duke e hetuar çështjen. Dega turke e firmës Novartis akuzohet mes të tjerash se përmes rryshfeteve ka shtuar ilaçe në formularët e barnave të miratuar për t’u dhënë me recetë në spitalet qeveritare.

Dërguesi anonim i emailit drejtuar ekzekutivëve të firmës Novartis tha se kompania i kishte paguar firmës konsulente turke Alp Aydin 290 mijë dollarë plus shpenzimeve të tjera gjatë vitit 2013 dhe 2014. Më vonë, agjencia turke e Sigurimeve Shoqërore nisi një hetim rreth çështjes.

Novartis, e cila thotë se është e angazhuar për zbatimin e standardeve më të larta të etikës së biznesit, ka konfirmuar se firma Aydin kishte punuar për të si konsulente, por tani ky bashkëpunim është ndërprerë. Gjigandi farmaceutik tha gjithashtu se po hetonte rreth akuzave se firma Aydin u kishte dhënë para zyrtarëve turq të shëndetësisë.

“Akuzat janë shumë serioze. Ato duken shumë të detajuara në emailin që i është dërguar ekzekutivit të firmës dhe ata duhet të japin një përgjigje për të kënaqur komunitetin ndërkombëtar, përfshirë autoritetet amerikane,” thotë James Bevan, i kompanisë CCLA të investimeve për bamirësitë.

Vështirësitë e firmës Novartis në Turqi nxjerrin në pah problemet me të cilat përballen kompanitë shëndetësore, ndërkohë që autoritetet e anti-korrupsionit në mbarë botën po hetojnë mbi praktikat e kësaj industrie.

Javën e kaluar Novartis ra dakord të paguajë më shumë se 25 milion dollarë për të zgjidhur një çështje gjyqësore të ngritur nga Komisioni amerikan për mbikqyrjen e tregut të aksioneve, SEC. Rasti kishte lidhje me ryshfete të dhëna në Kinë.

Në emailin e dërguar nga personi anonim, thuhej se Novartis kishte fituar 20 milionë dollarë nga fakti që firma konsulente Aydin kishte mundur të fuste në formularët e spitaleve publikë barna të reja për sklerozën e shumëfishtë, për sëmundjet kronike të mushkërive dhe artritin.

Në email thuhej gjithashtu se Novartis ka përfituar edhe nga vendimet për çmimet e barnave që favorizonin këtë kompani si dhe nga një leje e veçantë për importimin e një ilaçi me certifikatë të skaduar prodhimi.

Novarti, sipas këtij emaili, kishte përfituar sidomos nga fakti që zyrtarët turq lejuan firmën të riemërtonte dy barna, duke i hequr ato nga skedat ndërkombëtare të krahasimit me barnat e të njëjtit lloj.

Sipas emailit, veprime të tilla përbëjnë shkelje të ligjit amerikan për Praktikat e Huaja Korruptive. Ky ligj ndalon firmat amerikane apo ato të huaja si Norvartis, aksionet e të cilave tregtohen në SHBA, që t’u japin rryshfete zyrtarëve të qeverive të huaja. (voa)

Kompania “Apple” mbush 40 vjet

appleDyzet vjet më parë, më 1 prill 1976, kompjuteri Apple, nuk ishte gjë tjetër veçse dy të rinj në një garazh të Kalifornisë. Sot, Apple është njëra prej kompanive më të mëdha në botë. Ndikimi që do të kishin themeluesit e kompanisë Steve Jobs dhe Steve Wozniak në atë kohë ishte i paimagjinueshëm.

 

Inxhinieri Bob Lash e ndërtoi këtë kompjuter primitiv në mesin e viteve 70-të.  Në atë kohë, vetëm universitetet apo korporatat e mëdha kishin kompjuter.

“Që të kishte një kompjuter për përdorim privat, duhet ta ndërtoje vetë,” – thotë ai.

Ai bëri pikërisht këtë me Klubin “Homebrew,” një grup hobistësh ku merrte pjesë edhe bashkëthemeluesi i firmës Apple, Steve Wozniak. Një mbrëmje Wozniak solli në klub kompjuterin e parë Apple. Një pajisje e vogël dhe më e pavarur se sa të tjerat:

“M’u duk tërheqës. Ideja për ta patur kompjuterin në një panel të cilit i shton vetëm tastierën, mu duk shumë e mirë.” 

Etika e tërheqjes, thjeshtësisë dhe funksionit do të bëhej një prej  tipareve të firmës Apple. Kompania nuk shpiku kompjuterat personalë, apo telefonat inteligjentë, thotë Dag Spicer, kurator në Muzeumin e Historisë së Kompjuterave.

“Çfarë është shpikja? A duhet që gjithmonë të shpikim diçka të re, apo mund të marrësh diçka që egziston dhe ta përpunosh e ta bësh të bukur?”

Pamja e jashtme dhe lehtësia e përdorimit ishin synimet e Steve Jobs. Një avancim i madh do të vinte në vitin 1984 me kompjuterin Macintosh:

“Nuk është si një kompjuter i madh dhe i frikshëm. Madje nuk duket fare si kompjuter. Ishte një hap i madh psikologjik, i bërë qëllimisht, me ndërgjegje.”

Macintoshi solli në treg modelin e klikimit. Ja ç’thotë Bruce Damer pronar i firmës Digibarn:

“Ishte mrekulli. Kishim përpara një kuti të vogël për mendjen.”

Bruce Damer  mbledh historinë e kompjuterëve në DigiBarn pranë Luginës Silikon. Ai thotë se para Macintosh-it, duhet të dije një gjuhë speciale për të punuar me një kompjuter.

“Në atë kohë kishte vetëm tekst. Ky ishte një revolucion sepse mundësoi futjen e fotove në ekran, të ikonave dhe lëvizjen e tyre.”

Zoti Damer thotë se Macintoshi ndryshoi marrëdhënien me kompjuterin:

“Kompjuteri u bë një mik me të cilin mund të komunikoje.”

Ai thotë se lehtësia e përdorimit kanë mundësuar pranimin e kompjuterave në jetën e njeriut.

Ky është garazhi ku Steve Jobs dhe Steve Wozniak ndërtuan 50 kompjuerat e parë Apple 1. Vizitorët janë të shumtë.

Steve Jobs vdiq në vitin 2011, ndërsa Wozniak u largua nga kompania në vitin 1985. Por shtëpia private është sot një objekt turistik. (voa)

Filloi kontrolli i votuesve në terren në Ohër dhe Strugë

strugaKontrollet në terren në rajonin e Strugës dhe Ohrit filluan me akuza nga LSDM-ja dhe Lëvizja për reforma në PDSH. Sipas Socialdemokratëve, ekipet në terren nuk kanë qenë të plota, mbikëqyrësve të tyre nuk u është siguruar transport, ndërsa shumica e ekipeve, sipas tyre, kanë dalë në terren me vonesë prej disa orëve. Në ndërkohë, kryetari i Strugës, Zijadin Sela, thotë se është gabim i madh që partitë që janë jashtë parlamentit nuk kanë përfaqësues të tyre në punën e KSHZ-së.

Sela vlerëson se dallimin në vota e ka shfrytëzuar VMRO-ja, ndërsa kishte vërejtje edhe për shtetësinë e maqedonasve të Pustecit. Sipas tij, duhet të gjendet mënyrë që shtetësi të marrin edhe mijëra shqiptarët që jetojnë në Kumanovë, Shkup dhe vende tjera, që tani nuk kanë të drejtë vote. Në Ohër do të kontrollohen rreth 1800 adresa.

“Ishin vërtetuar disa denoncime dhe deklarata që i dhanë qytetarët se në një rrugë, gjegjësisht në një shtëpi ka më shumë persona”, tha Marga Dimkoska, KSHZ- Ohër.

Sipas burimeve të Alsat M, në Ohër veç më është vërtetuar një numër i caktuar i votuesve të kontestuar. Kontrolli në terren do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Miki Trajkovski

Kuvendi mblidhet nesër, OSHP sërish në rend dite

kuvendi KosovesKuvendi i Kosovës nesër nga ora 11:00 zhvillon punime plenare, ku do të shqyrtohen 8 pika të rendit të ditës.

Në mesin e tyre është edhe emërimi i anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), që në dy seancat paraprake nuk ka qenë e mundur të zgjidhen.

Dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma për Kosovë, tashmë kanë shprehur qëndrimin e tyre se do të bojkotojnë të gjitha punimet plenare, raporton lajmi.net.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do të shqyrtojë çdo seancë dhe në bazë të temave për të cilat do të diskutohet dhe vendoset, ata më pas do të marrin qëndrim nëse do të marrin pjesë në të.

Përveç zgjedhjes së anëtarëve të OSHP-së, nesër do të votohet për projektligjin për zhurmën dhe disa tema të tjera.

Më poshtë mund të lexoni rendin e ditës të seancës së 30 marsit:

Votimi i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,

Votimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me

mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,

Votimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014,

Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit,

Shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-07 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.

03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-31 për Proceduren e Përgjithshme Administrative. (zeri)

Japonia, së shpejti me ambasadë në Tiranë

Bushati-JaponiSë shpejti Japonia do të ketë ambasadën e vet në Tiranë.

Dhoma e Lartë Japoneze ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2016, ku parashikohet nga pikëpamja financiare ligjore hapja e ambasadës në Tiranë më 1 janar 2017.

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme, sipas së cilës një vit më parë, gjatë vizitës zyrtare të ministrit Ditmir Bushati në Japoni, palët u angazhuan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

Ky lajm vjen në 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, që u shënua më 10 mars 2016. (shekulli)

Të rinjtë kënaqin De Biasin. Fitore në Luksemburg, golat nga Sadiku dhe Cikalleshi

luksemburg shqiperiLojtarët rezervë dhe të rinjtë që duan të jenë pjesë e kuqezinjve në Euro 2016 i kthejnë buzëqeshjen trajnerit De Biasi në Luksemburg. Kuqezinjtë tanë fituan 2-0 ndaj modestëve të drejtuar nga Luk Holtz në një stadium ku kishte më shumë tifozë kuqezi sesa vendas.

Edhe pse me një formacion të rinovuar, kuqezinjtë dominuan lojën gjatë 45 minutave të para, qarkulluan topin në mesfushë dhe rrezikuan disa herë portën kundërshtare me Gashin dhe Cikalleshin, por pa asnjë rezultat.

Nga ana tjetër, vendasit, edhe pse shfrytëzuan çdo mundësi kundërsulmi, nuk arritën të shënonin, pavarësisht se kapën disa herë në befasi mbrojtjen tonë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Cikalleshi u pengua nga portieri Joubert, i cili i hoqi nga këmbët mundësinë e golit, ndërkohë që vetë ai doli me të kuq.

Duke shfrytëzuar epërsinë numerike dhe futjen në fushë të disa lojtarëve të rinj, Shqipëria ishte më agresive në pjesën e dytë.

Në fillim Sadiku dhe më pas Cikalleshi shënuan dy herë në portën kundërshtare, duke shpërblyer përpjekjet e kuqezinjve që hakmerren pas asaj humbjeje 2-1 rreth 5 vjet më parë.

20 minuta në këtë takim ishin edhe për Rashicën që luan për herë të parë me kombëtaren.

/ Top Channel