Kosova dhe SHBA me marrëveshje për ekstradim

usa kosovaKosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan të martën marrëveshjen për ekstradim. Kjo marrëveshje sipas zyrtarëve të të dyja vendeve, përveç që forcon partneritetin dhe përcaktimin për rend dhe ligj, garanton po ashtu se kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve e të dyja vendeve do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë të vihen në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

E ritheksoj se Kosova do të jetë partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara dhe më vjen mirë që gjatë mandatit tim kemi arritur ta thellojmë këtë partneritet dhe miqësi si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në procese tjera dypalwshe. Kosova është falënderuese për ndihmën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për konsolidimin tonë shtetëror dhe jemi krenarë që sot bashkërisht po e dëshmojmë përcaktimin tonë për bashkëpunim në çështjet e rëndësishme për dyja vendet”, tha presidentja Jahjaga.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë Greg Delawie tha se kjo është një ngjarje historike pasi që kjo marrëveshje do të zëvendësojë atë ndërmjet qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe mbretërisë së Serbisë, të nënshkruar në vitin 1901.

Kjo marrëveshje ndër më modernet në rajon do t’u mundësojë policisë dhe prokurorëve tanë të bashkëpunojnë në mënyrë më të frytshme për të sjellë kriminelët para drejtësisë në të dy anët e Atlantikut. Aftësia për të ekstraduar  kriminelët midis dy vendeve tona, do të jetë një mjet i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe kundër krimeve përtej kombëtare. Kjo do të kontribuojë në sigurinë rajonale duke u siguruar që vendet tona të mos bëhen strehë e sigurt për kriminelët”, tha ambasadori Delawie duke nënvizuar se kjo marrëveshje do të rrisë besueshmërinë e Kosovës në botë, që mund të rritet edhe nëse luftohet korrupsioni me sukses.

Përpjekjet tona për t’i dhënë fund korrupsionit nuk janë të kufizuara me cilët ne do të punojmë, por edhe me ata të cilët nuk do të punojmë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe ambasada nuk do të takohet me zyrtarë të cilët kanë qenë të lidhur ose të dënuar për korrupsion. Kjo politikë është përdorur në disa nga udhëtimet e mia nëpër Kosovë, kur nuk kam mundur të takohem me disa nga kryetarët e komunave dhe zyrtarët publikë. Ajo e komplikon punën e ambasadës, por kjo është gjë e drejtë për të bërë. Unë besoj se zyrtari që është i lidhur apo i dënuar për abuzim të postit publik nuk duhet të lejohet që të vazhdojë punën e tij përderisa nuk janë të qarta ose të përfunduara borxhet ndaj shoqërisë. Në qoftë se ju keni qenë të akuzuar për korrupsion, ne e dimë se kush jeni dhe ne nuk do të bashkëpunojmë me ju”, tha ambasadori Delawie.

Luftimi I korrupsionit tha ai, nuk është i mundur pa forcuar sundimin e ligjit. Për këtë qëllim, vetëm deri në shtator janë aftësuar gati një mijë e 200 profesionistë të sektorit të drejtësisë. Ambasadori Delawie tha se deri në vitin e ardhshëm qeveria amerikane do të shpenzojë më shumë se 12 milionë dollarë për të ndihmuar këtë çështje. (voa)

Danford, pikëpyetje mbi ndërhyrjen ruse në Siri

Gjeneral Joe DunfordShefi i Shtatmadhorisë amerikane, gjeneral Joe Dunford tha se ai nuk ka “asnjë dyshim” që ndërhyrja ruse në Siri e mbajti në këmbë qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Asad.

“Në lidhje me aktivitetin e Rusisë në Siri, – tha gjenerali, – nuk ka absolutisht asnjë dyshim se ata e stabilizuan regjimin, dhe e kanë vënë veten në një pozitë të tillë që mund të ndikojnë mbi zgjidhjen politike në vend.”

Ai i bëri komentet në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Gjenerali Dunford tha se qeveria siriane ishte në pozitë tepër të vështirë në korrik dhe gusht të vitit të kaluar, por tani është në “gjendje shumë më të mirë.” Tërheqja e Rusisë nga Siria “hedh pikëpyetje” rreth qëllimit të saj të vërtetë të hyrjes në konfliktin në Sirian, tha gjenerali.

“Qëllimi i deklaruar ishte për të goditur ISIS-in,” tha ai. “Ata kanë shpallur tashmë tërheqjen. Nga këndvështrimi im, ka ende punë për të bërë kundër ISIS-it”. (voa)

Erdogan: Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqi

Mosmarrëveshja për praninë e diplomatëve të huaj si vëzhgues në procesin gjyqësor kundër dy gazetarëve kritikë ndaj qeverisë në Turqi është ashpërsuar. Presidenti Erdogan ka shprehur zemërimin e tij.

ErdoganNë një fjalim të mbajtur në Stamboll, Presidenti i Turqisë sulmoi veçanërisht Konsullin e Përgjithshëm të Britanisë së Madhe, Leigh Turner. Pa e përmendur Turnerin me emër, Recep Tayip Erdogani kritikoi që ai angazhohet për një gazetar, i cili ka dalë para gjyqit për shkak të akuzave për spiunazh. “Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai bën edhe një fotografi faqe më faqe me të dhe e nxjerr në internet”, tha Recep Tayip Erdogan sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.

Gazetarë kritikë të qeverisë para gjyqit

Turneri pati ndjekur të premten me disa diplomatë të huaj, midis tyre edhe me ambasadorin gjerman, Martin Erdmann, hapjen e procesit gjyqësor shumë të diskutueshëm kundër dy gazetarëve kritikë ndaj qeverisë, Can Dündar dhe Erdem Gül. Kryeredaktorin e gazetës “Cumhuriyet”, Dündar dhe shefin e zyrës së gazetës për kryeqytetin i akuzojnë ndër të tjera për spiunazh, tradhëti të sekreteve shtetërore dhe mbështetje të një organizate terroriste. Në rast dënimi, të dy i pret burgim i përjetshëm.

Para se të shkonte për të ndjekur procesin gjyqësor, Turner publikoi disa fotografi në rrjetin e Twitterit, midis tyre një selfie me Dündarin dhe e komentoi seancën me fjalët: “Turqia vendos vetë se çfarë vendi dëshiron të jetë”. Erdogani deklaroi se me këtë qe kapërcyer një kufi. “Nëse ky person mund ta kryejë edhe më tej shërbimin e tij në Turqi, kjo ka të bëjë me fisnikërinë dhe me mikpritjen tonë”, tha Erdogani sipas agjencisë Anadolu. Sipas tij, në vende të tjera, diplomatët që manifestojnë sjellje të tilla nuk durohen për asnjë ditë.

Ministri i Drejtësisë: sjellja e diplomatëve është e papajtueshme

Anadolu raporton duke iu referuar qarqeve diplomatike se ministria e Jashtme Turke është ankuar zyrtarisht në disa përfaqësi të huaja diplomatike, për shkak të pjesëmarrjes së diplomatëve të tyre në proces. Se në ç’formë konkrete është bërë ankesa, kjo është e paqartë. Edhe një konfirmim të Ministrisë së Jashtme Gjermane për momentin nuk ka. Qeveria në Ankara zemërohet para së gjithash për shkak të publikimeve të diplomatëve në twitter, siç u shpreh një diplomat turk. Kjo mund të vlerësohet si përzierje në punën e pavarur të gjykatës dhe shkel “paanshmërinë” e diplomatëve, u tha.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag e quajti sjelljen e diplomatëve sipas medieve turke si “të papranueshme”. Edhe kryeministri Ahmet Davotuglou e dënoi pjesëmarrjen në procesin gjyqësor të diplomatëve. Erdogani vetë u dërgoi që të shtunën një shpërthim zemërimi vëzhguesve të paftuar të procesit gjyqësor: “Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqia”, u shpreh ai i revoltuar në vendin e tij. Diplomatët mund të kryejnë aktivitet në kuadër të përfaqësive të tyre, përndryshe nevojitet leje, tha Presidenti turk.

Kritika ndërkombëtare ndaj procesit gjyqësor

Shkak për procesin është raportimi i gazetës “Cumhyriet” vitin e kaluar, se Turqia ka furnizuar me armë ekstremistët islamikë në Siri. Erdogani, që i paditi vetë gazetarët në gjyq dhe Shërbimi i Fshehtë turk, MIT janë bashkuar si palë me akuzën e prokurorisë.

Kundër këtij procesi gjyqësor protestuan në një letër të hapur Këshilli i Evropës, organizata ndërkombëtare gazetarësh si dhe midis të tjerash më shumë se njëqind autorë në një letër të hapur, midis tyre edhe nobelisti i Letërsisë, Mario Vargas Llossa. Organizata Reporterë pa Kufij dhe organizata të të drejtave të njeriut kërkojnë ndalimin e procesit gjyqësor, që për mendimin e tyre është i motivuar politikisht. Procesi gjyqësor zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjykatësit miratuan në fillim të procesit një kërkesë përkatëse të prokurorisë. Mbështetësit e të dy të akuzuarve në sallën e gjyqit reaguan me zemërim për përjashtimin e opinionit publik. (dw)

Gjenomi i këpushës dhe lufta kundër sëmundjeve infektive

KepushaKëpusha është një insekt që njihet për transmetimin e një shumëllojshmërie më të madhe patogjenësh dhe parazitësh, se sa çdo vektor artopod tjetër, duke shkaktuar mijëra vdekje në vit tek njerëzit dhe kafshët. Tani studiuesit në Universitetin Purdue kanë përcaktuar gjenomin e parë të këpushës, me shpresën për t’i dhënë fund infeksioneve vdekjeprurëse të shkaktuar prej pickimit të këtij insekti.

Në mbarë botën ka më tepër se 900 specie këpushash, shumë prej të cilave shkaktojnë sëmundje serioze. Por, askush nuk kishte menduar t’i studjonte ato, deri 10 vjet më parë. Pikërisht atëhere, endomologia me origjinë australiane Catherine Hill, që tani punon në Universitetin Purdue, propozoi idenë e krijimit të një harte të gjenomit të këpushës së drerëve, të njohur si “Ixodes scapulari”, bartëse e patogjenit që shkakton sëmundjen e Lymës.

“Një mënyrë e mirë për përcaktimin e një harte të gjenomit është duke e krahasuar atë me një lojë për bashkimin e pjesëve. Pasi i ndan në pjesëza, më pas i bashkon të gjitha copëzat e vogla tëADN-së.”

Me ndihmën e Institutit Kombëtar të Shëndetit, shkencëtarja krijoi një grup studimor prej 93 studiuesish nga 46 institucione kërkimore nga e gjithë bota.

Mes të tjerash, ata identifikuan një listë të gjatë gjenesh që kontrollojnë receptorët e aromave dhetë shijes; kjo mund t’i ndihmojë shkencëtarët të krijojnë spërkatës dhe ilaçe kundër insekteve, për të mos i lejuar këpushat të gjejnë bartës dhe as për t’u bashkuar e shumuar.

Studjuesit po ashtu përcaktuan se rreth 20 për qind e gjeneve të këpushës janë unike për to, gjë që mund të çojë në përftimin e pesticideve shumë të përqëndruara.

“Përmes tyre ne mund të kontrollojmë vetëm këpushat dhe nuk do të ndikonim tek organizmat e tjera në mjedis. Pra, ne synojmë të krijojmë produkte më të pranueshme për mjedisin, për të kontrolluar këpushat.”

Kolegu i zonjës Hill, virologu Richard Kuhn, e sheh hartën e gjenomit të këpushës si një shteg drejt zhvillimit të ilaçeve të reja. Ai thekson se megjithëse këpushat dhe njerëzit paraqesin të njëjtën sjellje biologjike në qëndresën e tyre me antikorpe ndaj viruseve, këpushat kanë zhvilluar imunitet ndaj shumë patogjenëve që ato mbartin. Zoti Kuhn sugjeron që shkencëtarët mund të zbatojnë të njëjtat parime tek mjekësia për njerëzit.

Njohuritë për gjenomin e këpushës, jo vetëm që do t’i ndihmojnë shkencëtarët që të zhvillojnë vaksina për Sëmundjen e Limës, anaplazmozën dhe një formë të encefalitit, por ato po ashtu mund të parandalojnë epidemi të lidhura me këpushat në të ardhmen.

“Këpushat kanë për t’u shtuar në të ardhmen. Është më mirë që të jemi të përgatitur për të kuptuar se si të bëhemi të aftë për t’i kontrolluar ato tani, se sa të kemi shpërthimin e një sëmundjeje të re.”

Duke reflektuar për kërkimet e 10 viteve të fundit, studiuesja Hill thotë se megjithëse ekipi i saj e ka përfunduar hartën e gjenomit, shkencëtarët janë vetëm në fillimet e punës së tyre për të kuptuar biologjinë e këpushave. (voa)

Vanhoutte: Duhet të formohet qeveri teknike që do të zgjasë2-3 vite

vanhojtePeter Vanhoutte u largua nga funksioni, por nuk e lëshon Maqedoninë. Të Dielën më 27 Mars edhe formalisht mbaron mandati i ndërmjetësit të Bashkimit Europian në Maqedoni, ndërsa sot është praktikisht dita e fundit e punës së tij. Në intervistën për Deutsche Ëelle, Vanhoutte pranon se në muajt e kaluar nuk ka arritur si ndërmjetës që ta realizojë pjesën më të madhe të reformave të cilat ishin cekur në raportin e Pribe’s. Në Maqedoni, thotë ai, sundon klimë e frikës, ndërsa partitë sunduese nuk lejojnë paraqitjen e kurrfarë mendimi kritik. Njëra ndër fjalët më të shpeshta që i përdor është fjala i ‘shokuar’, por e përdorë kur flet për gjendjet që i ka hetuar në një varg sfera të shtetit dhe të shoqërisë.

Si nderim për luftën e tij për vlerat Europiane, para se të kthehet, ndërmjetësi e mori dekoratën “Oficer i Rendit Mbretëror” nga ambasadorja e Mbretërisë së Belgjikës, Anik Van Kalster.
Për shumë vetë u bë simbol i luftës kundër keqpërdorimeve dhe kriminalit, të tjerët e kritikojnë ashpër dhe e sulmojnë. Nga ky aspekt, edhe njërit edhe tjerët do ta shqyrtojnë edhe lajmin se, Vanhoutte e braktis funksionin, por jo edhe Maqedoninë. Pas një pushimi të shkurtër, në Prill Vanhoutte kthehet në Maqedoni, por kësaj here si person privat. Mbase, siç thotë ai, nuk do të jetë “turist” siç e shpalli dikush, por do të vazhdojë ta jep kontributin e vet, me vullnetin e vet të përqendruar në sektorin qytetar në Maqedoni.

https://tëitter.com/peter_vanhoutte/status/705808264760524800/photo/1?ref_src=tësrc%5Etfë

DË: Z. Vanhoutte, ishit përfshirë si ndërmjetës i BE’së në krizën politike të Maqedonisë nga vera e 2015’ës. Diku në të njëjtën kohë ishte shpall edhe Raport i Pribe’s i cili bënte vërejtje për mangësi serioze në shtet. Duke përfshirë edhe forma të ndryshme të ryshfetit në pushtet, mashtrime zgjedhore, shantazhe, sulme, përgjime jo të ligjshme, ndikim politik në gjyqësi etj. A kishte sukses ndërmjetësimi juaj që të zgjidhen këto probleme?
P. Vanhoutte: Ndërmjetësimi im rezultoi me krijimin e Prokurorisë Publike Speciale e cila është përgjegjëse për hetimin e përmbajtjes së materialeve të përgjuara. Pastaj, pat një përparim të caktuar edhe në raport me procesin zgjedhorë, përmes ndryshimeve në ligjin për zgjedhjet dhe me emërimin e tre ekspertëve të pavarur në Komisionin Zgjedhorë Shtetërorë. Megjithatë, në të gjitha fushat e cekura, nuk u bë kurrfarë përparimi, për shkak se sanimi i të gjitha mangësive refuzohet nga partitë sunduese. Sistemi i vendosur i kontrollit, në masën më të madhe nga VMRO’ja arrin deri në të gjitha pjesët e shoqërisë dhe nuk lejon kurrfarë mendimi të lirë dhe kritik, e jo më sugjerime për ndryshime të kursit kah më demokratikja. Si rezultat i kësaj ka një klimë të përgjithshme të frikës. Njerëzit frikësohen se do të largohen nga puna ose do të mbarojnë në burg, janë të detyruar të marrin pjesë në tubimet partiake dhe në “kundër-protestat” e qeverisë kundër çdo forme të ligjshme të protestës, më së shpeshti në këmbim për një shumë të vogël parash dhe pak sandviçë. Rrogat e arsimtarëve dhe administratorëve publikë qëllimisht mbahen të ultë që t’i mbajnë sa më të varur nga partia.
“Jam i “shokuar nga gjendja aktuale, atmosfera e frikës, shtypja e lirisë”. Foto: Nikolla Gruevski.
DË: A është e përgatitur Maqedonia për zgjedhjet e 5 Qershorit?
P. Vanhoutte: Assesi, Maqedonia nuk është e përgatitur për zgjedhje. Nga aspekti i rezolutës për konflikte, së pari duhet të zgjidhen të gjitha problemet kyçe dhe të kthehet vendi sërish në demokraci funksionale normale. Tek atëherë mund të mendohet për organizimin e zgjedhjeve. Në këtë kornizë kohore është e pamundshme që të zgjidhen numri më i madh i problemeve ose problemet me listat zgjedhore. Me zvogëlimin artificial të numrit të problemeve, VMRO’ja orvatet që t’i ik përgjegjësisë pas akuzimeve për mashtrime zgjedhore të organizuara të zgjedhjeve të mëparshme dhe refuzon çfarëdo përgjegjësie për keqpërdorimin e listave zgjedhore. Ndonëse, më shumë media janë nën kontrollin e plotë të VMRO’së. Bisedimet për reformat në media dështuan për shkak se partia refuzon ta dorëzojë çfarëdo kontrolli ndaj mediave dhe ndaj Agjencisë për rregullimin e mediave. Mungesa e lirive të mediave dhe të raportimit politik të drejtpeshuar është njëra nga shkaqet kryesore se, pse tashti të mbahen zgjedhjet nuk është një ide e mirë. Mbase, për shkak të mungesës së ndarjes së partisë nga shteti, është e pamundshme që të organizohen zgjedhje të drejta dhe të lira me kushte të barabarta për të gjitha partitë.

https://tëitter.com/peter_vanhoutte/status/711934736067928065/photo/1?ref_src=tësrc%5Etfë

DË: Duke marrë parasysh se Maqedonia është kandidate për anëtarësim në BE qysh nga 2005’ta, kur erdhët për herë të parë në shtet , a ishit të befasuar nga gjendja, veçanërisht me atë se e gjithë kjo u zbulua nga bisedat e përgjuara?
P. Vanhoutte: Nuk isha i befasuar nga problemet aktuale, por jam i befasuar nga mungesa absolute e përgjegjësisë, si është e mundur që askush nga funksionarët publik të mos kenë kurrfarë përgjegjësie. Muajt e fundit kisha mundësi të takohem me qindra njerëz nga i gjithë vendi dhe pranoj se jam i shokuar nga gjendja aktuale, atmosfera dhe frika, shtypja e lirisë, nga numri i madh i njerëzve që janë në paraburgim vetëm për shkak se e kanë kundërshtuar qeverinë ose kanë refuzuar që t’i pranojnë rregullat e saj. Jam i shokuar nga numri i madh i njerëzve, përfshirë edhe gjykatës, të cilët janë larguar nga puna në vitet e fundit. Jam i shokuar nga niveli i lartë i ryshfetit, ku blerja e diplomës dhe të titujve universitarë është një praktikë e pranuar, përderisa nëpër gjithë shtetin punësohen njerëz jo kompetentë. Dhe jam i shokuar nga cilësia e dobët e arsimit, ku fëmijët mësohen se disa njerëz, si bankierët ose politikanët janë më të mirë se njerëzit nga “shtresat më të ulëta” dhe krahas kësaj doemos të mësojnë histori falsifikuese.
DË: Kriza politike në Maqedoni zgjatë më shumë një vit dhe nuk shihet fare një zgjidhje. Cila është sipas jush pengesa kryesore?
P. Vanhoutte: Pengesa kryesore për një përfundim pozitiv është mungesa e vendosmërisë së bashkësisë ndërkombëtare. Gati se është e pamundshme që qytetarët lokalë ta kthejnë shoqërinë në gjendje normale. Ndryshimi i regjimit përmes zgjedhjeve nuk është më mundësi e vetme. Alternativa e vetme është përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa ka nevojë të menjëhershme për veprim të shpejtë. Ky veprim duhet të rezultojë me krijimin ad hok të qeverisë teknike për më së paku 2,3 vite, kohë që është e nevojshme për zgjidhjen e problemeve të shumta, në menaxhmentin financiarë, gjyqësinë, arsimin dhe mediat, me të cilat përballet vendi.
Pengesa kryesore për daljen nga kriza është ngurrimi i bashkësisë ndërkombëtare.
DË: Në Tetorin e vitit të kaluar ju paralajmëruat se nëse nuk zbatohen reformat “Maqedonia mund të izolohet si Bellorusia”. Gjashtë muaj më vonë, procesi reformues ende është larg nga zbatimi. Ky skenar a ka tash më shumë shanse?
P. Vanhoutte: Me rëndësi është që të priten të gjitha lidhjet midis politikës dhe mediave. Kjo përfshin edhe ndërprerjen e reklamimit të qeverisë në media, një mbikëqyrje të pavarur e të përshtatshme të mediave, servis publik të fortë dhe të pavarur, mos përzierja në program të televizioneve dhe të radiove, heqja e mediave nga ndikimi direkt i pronarëve të mediave dhe monitorim të fuqishëm ndërkombëtarë.

https://tëitter.com/peter_vanhoutte/status/710217320778604547/photo/1?ref_src=tësrc%5Etfë

DË: Memet tuaja me mace në Tëitter provokuan shumë reagime në publikun e Maqedonisë. Pse vendosët që të komunikoni në këtë mënyrë dhe cila është përgjigja juaj në kritikat se memet janë ofenduese dhe poshtëruese për partinë sunduese dhe për shtetin?
P. Vanhoutte: Me rëndësi është të kthehet drejtpeshimi në debatin aktual midis koalicionit qeveritarë të fuqishëm dhe të partive opozitare relativisht të dobëta. Deri më tashti humori dhe ironia u treguan si mjete efektive për kundërshtimin e tendencave autoritare. Pohimet se macet janë ofenduese dhe poshtëruese ishin vetëm spin. Pohime të tilla u hodhën në ditën kur kisha bisedime me Revizorin Shtetërorë për keqpërdorimin e mjeteve shtetërore nga ana e Agjencisë për Komunikimin Elektronik dhe pa rregullsitë serioze në llogaritë zyrtare të partisë sunduese.
Marrë nga Deutsche Welle  (përktheu: Sh. Islami)

Ndalohen protestuesit e PD, Basha: Shteti antiligjor nuk do të na ndalë

bashaKryetari i PD, Lulzim Basha, pasi ka vizituar anëtarin e PD, Ndriçim Babasi dhe protestuesit e tjerë të ndaluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka riakuzuar kryeministrin Rama se po përdor policinë për qëllimet e tij kriminale, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me çdo ligj.

“Sot provuam se regjimi i Edi Ramës është antikushtetues dhe antiligjor. PD dhe qytetarët provuan se janë në anën e së drejtës dhe Kushtetutës dhe se krimi e oligarkia janë përballë nesh”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, kreu i qeverisë po përpiqet t’i kundërvihet të drejtave elementare të qytetarëve duke përdorur dhunën “e zhveshur dhe shtazarake” përmes forcave të policisë.

“Këta mendojnë se me anë të dhunës dhe frikës do mund të vendosin regjimin oligarkik në Shqipëri. Por kjo nuk ka për të ndodhur, se ne luftojmë për shtetin ligjor dhe demokracinë dhe bashkë me qytetarët shqiptarë do të fitojmë”, ka thënë Basha.

Shullazët, ka shtuar ai, “bëjnë ligjin në komisariatet e policisë, ndërsa qytetarët grabiten në mes të ditës nga maskat”.

“Kam kërkuar nga prokuroria që përgjegjësit e kësaj dhune të dalin përpara drejtësisë”, ka shtuar Basha, i cili pak minuta më parë u takua me prokurorin e gatshëm Shpëtim Kurti dhe prokurorin tjetër Adnan Xholi.

Ndalohen anëtari i PS, Ndriçim Babasi dhe protestuesit e opozitës

Agjentë të policisë së Tiranës, me maska, shoqëruan këtë paradite përfaqësuesin e PD për njësinë bashkiake numër 5 të kryeqytetit, Ndriçim Babasi dhe disa manifestues të Partisë Demokratike. Ndalimi u bë në një lokal të njohur të kryeqytetit, nga një grup agjentësh që i morën dhe i nxorrën jashtë.

Lajmi u denoncua për mediat nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp, menjëherë pas të cilës vetë Basha dhe deputetët demokratë u drejtuan për tek Drejtoria e Policisë.

Pas disa orësh pritje, gjatë pasdites prokurorët Adnan Xholi dhe Shpëtim Kurti kanë mbërritur në selinë qendrore të policisë së kryeqytetit dhe kanë biseduar me kreun e PD.

Pas dialogut të zhvilluar mes tyre, Basha dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka janë lejuar të hyjnë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë për të takuar të ndaluarit.

Paloka dhe Ristani: Gjendje absurde; denoncon “policinë me maska”

Pak më herët, Paloka denoncoi mungesën e informacionit nga ana e drejtuesve të policisë së Tiranës lidhur me arrestimin e përfaqësuesit të saj, Ndriçim Babasi dhe protestuesve të tjerë në Parkun e Liqenit.

“Gjendje absurde, askush nuk jep përgjigje! Ky është një shtet qesharak që nuk zbaton as procedurat elementare. Ka ardhur prokurori i gatshëm dhe shpresojmë të marrim informacion prej tij”, deklaroi Paloka.

Ai akuzoi policinë për zbatim të urdhërave arbitrarë dhe theksoi se qytetarët sot nuk mund të kenë besim tek ajo. “Policië me maska grabisin bankat, grabisin qytetarët dhe nuk dimë ç’ndodh. Ku e dimë ne që ata që rrëmbyen sot qytetarët janë të policisë?”, tha Paloka.

Po ashtu, deputeti Arben Ristani akuzoi policinë se, kishte ndaluar me dhunë politikanët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për shkak të protestës tek Kodrat e Liqenit.

“Këtu në komisariat po tallen me ne. Jemi të gjithë këtu dhe nuk do ta lejojmë këtë. Dhuna nuk është përgjigjia e duhur dhe ndaj dhunës ne do të triumfojmë bashkë me shqiptarët”, tha Ristani.

/ Top Channel

Shqiptarët e mëdhenj të Stambollit dhe otomanët e Shqipërisë

hoxhe tahsiniKonfliktet e egra me frymëzim fetar si këto që po shtillen këto kohët e fundit, e bëjnë më të ngutshme nevojën e refleksionit sidomos për ne shqiptarët që kështu të ndarë siç jemi, ka rrezik të bëhemi shënjestër e frymëzimit radikal islamik. Këto kohë kam studiuar nga afër veprimtarinë e Hoxha Tahsinit, Jani Vretos, Kristoforidhit e Thimi Mitkos për nevojat e një cikli me dokumentarë që jam duke përgatitur me “DigitAlb” dhe kam vënë re se Hoxha Tahsini është jo vetëm një figurë e madhe e kulturës sonë, por ai është gjithashtu edhe një figurë moderne e mendimit islam dhe mbështjell në vetvete gjithçka kishte të ndritshme kultura moderne arabe e Avicenës dhe korifenjve të tjerë që i dhanë Europës përmes përkthimeve kulturën antike greke e romake. Hoxha Tahsini studioi në Sorbonë dhe e bëri kult dijen dhe shkencën.

Studimet e tij për natyrën, për gjithësinë, për psikologjinë, astronominë, kohën janë të gjitha me një vështrim modern dhe të frymëzuara nga zhvillimi i shkencës në Europën e shekullit XIX. Janë të njohura tashmë përpjekjet e tij për ta bërë Stambollin si një kryeqytet europian të dijes dhe për këtë ai ishte nismëtari i çeljes së Universitetit të parë në Stamboll apo i revistës së parë shkencore si “Revue des deux mondes” që botohej në Paris. Mirëpo kjo aventurë e tij nuk vazhdoi gjatë, sepse kleri konservator dhe radikal e mbyti këtë iniciativë.

Ndërkaq, ai u tërhoq në medresenë e tij dhe aty, në një kat të saj, ai u bë nismëtari i punës për të krijuar alfabetin e shqipes. Gjatë periudhës së socializmit, me gjithë përzgjedhjen ideologjike që bënte ai sistem për të treguar se komunistët ishin trashëguesit e vlerave pozitive të së kaluarës, në të shumtën e rasteve nuk përmendej thelbi i meritës së madhe që patën këta rilindës të mëdhenj. Dhe kjo meritë e tyre e madhe, në disa raste, iu paraqitej si kufizim. Po cila ishte ajo? Projekti i tyre ishte europian, perëndimor jo lindor. Hoxha Tahsini ka meritën e parë se Shqipërinë e ardhshme e projektonte dhe e donte si Europa e zhvilluar dhe kristiane.

Jani Vreto një tjetër shqiptar i madh kujton se në medresenë e Hoxha Tahsinit u zhvilluan takimet për ndërtimin e alfabetit të shqipes, se ai ishte autoriteti kryesor në ato takime ku merrnin pjesë Samiu, Pashko Vasa, Jani Vreto e Kristoforidhi e shumë të tjerë. Dhe që në fillim, Hoxha Tahsini që e mori fjalën i pari, deklaroi se alfabeti i shqipes nuk do të mbështetej në alfabetin arab sepse shqiptarët janë popull europian. Është tjetër gjë pastaj ideja e tij për të ndërtuar një alfabet origjinal, por ajo që ka peshë në këtë pikë është vetëdija e këtij njeriu të madh që mbante veshjen e klerikut mysliman se shqiptarët përpara se të jenë myslimanë apo katolikë e ortodoksë, janë europianë. Krijimi i shoqërisë së Stambollit dhe shtrirja e saj në Bukuresht apo në Misir, botimi i teksteve të para dhe i abetareve të para gjithashtu, ishin rrjedhojë e kësaj nisme që frymëzohej në fillim nga njeriu më i ditur dhe shqiptari më i kualifikuar që ishte Hoxha Tahsini. Ajo që e bën dinjitoze veprën e këtyre europianëve të mëdhenj është vetëdija e tyre e qartë dhe identifikimi me vlerat reale pjesë e të cilave ishin shqiptarët.

Mirëpo nuk duhet të harrojmë edhe një gjë tjetër. Përfytyrojeni për një çast që këta shqiptarë të mëdhenj ishin përballë një sfide të jashtëzakonshme, sepse për herë të parë, pas disa shekujsh, ata po merrnin nismën që të mësonin një komb të tërë që të shkruante gjuhën e vet, por jo vetëm të shkruante, por edhe të mbushte kokën me dije. Ne sot shpesh trishtohemi kur ato që botojmë nuk lexohen apo sepse libri po mërgohet nga veprimtaria e shqiptarëve, ndërkaq përfytyroni një komb të tërë që është pa libra në gjuhën e vet që jeton si barbar apo në rastin më të mirë mëson të shkruajë e të lexojë ose në gjuhën osmane ose në atë greke. Dhe papritur ky fëmijë gjigant që ishte populli shqiptar, thirret të ulet në bankat e shkollës dhe të mësojë të shkruajë e të lexojë shqip. Nuk ishte thjesht të mësuarit për të lexuar e shkruar në gjuhën amë, siç thashë më lart, më shumë se kaq, do të bëhej modelimi i vetëdijes dhe i mendjes së një kombi të tërë, sepse gjuha e shkruar është bartësja e memories historike. Ne sot habitemi përse kemi kaq defekte në ligjërim e në kulturë gjithashtu dhe harrojmë se vijmë nga një traditë kulturore që mbështetej e gjitha në transmetimin gojor, pra në kulturën e bisedës apo të Kuvendit të burrave. Nëse fjala ishte ajo që ndërtoi botën, shkrimi i fjalës dhe vendosja e saj në shtratin e gjuhës së shkruar e ruajti atë dhe e bëri njeriun që sa herë që i duhet të marrë një vendim, ta ballafaqojë atë me historinë, me të shkuarën.

Njerëzit, në ndryshim nga kafshët, kanë memorien dhe ajo ushqehet e mbahet gjallë nga shkrimi. Dhe këta shqiptarë të mëdhenj që ndërtuan me anë të alfabetit memorien kulturore, megjithëse jetonin në zemër të Perandorisë më të madhe të kohës, por edhe më regresivja gjithashtu, patën idenë e qartë që ta ndërtonin kombin e tyre me modelin europian dhe t’i paraqitnin atij para syve modelin e një trashëgimie progresive që mbështetej te kulti i dijes te besimi jo radikal te solidaritetit dhe harmonia fetare. Është mjaft interesante të vështrohet sot se si për të ndërtuar alfabetin e shqipes bashkëpunuan Hoxha Tahsini një mysliman i ditur, Pashko Vasa katolik, Kristoforidhi e Jani Vreto ortodoksë. Debati për alfabetin ishte ngritur mbi një princip; shqipja do të mbështetej ose në alfabetin helen ose në atë latin ose të krijonte një alfabet origjinal me shkronja të veçanta për tingujt e veçantë që ajo ka. Pas kësaj u hartuan abetaret e para dhe tekstet e para që të mësonin fëmijët në shkollat që do të duhej të çeleshin sa më parë. Ajo që bie në sy është një fakt tjetër. Abetarja e Veqilharxhit që është i pari tekst i mësimit të shqipes, ajo e Kristoforidhit, por edhe tekstet ilustruese për të nxënë germat e alfabetit i kishin nga Dhiata e Vjetër ose tekste laike ai ato të Naim Frashërit. Kjo më kujton një vëzhgim të Kadaresë kur flet për fillimin e shkrimit të shqipes.

Në diskutimin e tij në Universitetin e Palermos, duke folur për këtë argument, ai thotë se shqipja i ka fillimet në trupin e një gjuhe të vdekur si latinishtja dhe ditëlindja e saj shënjohet me formulën e pagëzimit. Ajo, vijon shkrimtari i madh, duket se u fut në trupin e një gjuhe të vdekur si në një frigorifer gjigant për t’u ruajtur e për t’u nxjerrë që andej pak vite më vonë. Unë do të shtoja se edhe abetarja e parë shqiptare u ngjiz dhe u mësua përmes rrëfimeve nga Dhiata e Vjetër si për të plotësuar kohën e humbur në ligjërimin e mbyllur gojor dhe për të kompensuar ndalimin e shfaqjes për shekuj të tërë. Ndaj edhe sot sa herë që nisin debatet për identitetin tonë historik e kulturor ne kemi më shumë se një shembull për të treguar se kemi filozofë, dijetarë dhe patriotë të mëdhenj që jo vetëm kanë shkëlqyer në kohën e tyre, por kanë çelur rrugën të parët në lartësimin e dijes edhe në vendet ku errësira e radikalizmit fetar bëhet shtysë për një ndarje të re të botës.

Për fat të keq, ne shqiptarët, në shumë raste sillemi si otomanët e shekullit të kaluar sepse nuk dimë dhe nuk mundemi që ta gjallërojmë ligjërimin tonë publik me tekstet e kësaj historie të ndritur. Ne e kemi mbytur ligjërimin publik me retorikën e pështirë të luftës pa princip dhe sillemi si shqiptarët e hershëm që kishin pasion emigracionin dhe mercenarizmin. Institucionet tona akademike apo shkolla nuk janë ato institucione që përfytyronin Hoxha Tahsini dhe shqiptarët e tjerë të mëdhenj të Stambollit, por janë produkt i shqiptarëve të sotëm anadollakë që kanë bjerrë dijen e janë vënë në garë kush ta vjedhë e kush ta shkatërrojë më shumë këtë vend që ata e quanin kërthizë e Europës. Ilir Yzeiri 

Maqedoni, ish-shefi i shërbimeve sekrete nën hetim. Shkak arrestimi i Boshkovskit

saso mijalkovProkuroria Speciale në Maqedoni ka nisur një procedurë hetimore për 7 persona, për shkak të mënyrës së arrestimit të ish-kryetarit të partisë maqedonase “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, 5 vite më parë.

Në lëndën e re të Prokurorisë Speciale me emrin “Tortura”, i dyshuar kryesor është ish-shefi i Drejtorisë për Sigurinë dhe Kundërzbulimin, Sasho Mijalkov. Ky i fundit dyshohet se, për shkak të dallimeve politike, ka urdhëruar policinë të ushtrojë veprime çnjerëzore ndaj Boshkovskit, gjatë arrestimit të tij.

“I dyshuari i parë, ish-drejtori i Drejtorisë për Sigurinë dhe Kundërzbulimin, për shkak të bindjeve të kundërta politike ka urdhëruar pjesëtarët e njësisë speciale ‘Alfa’ dhe komandantin e kësaj njësie policore, që të ushtrojnë dhunë fizike e psikike gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit”, tha Fatime Fetai, prokurore.

Mbi hetimet e Prokurorisë Speciale për rastin “Tortura”, para mediave ka folur prokurorja shqiptare nga Tetova, Fatime Fetai, duke prezantuar përmbajtjen e çështjes në fjalë vetëm në gjuhën maqedonase. Ajo ka sqaruar se, ligji ia pamundëson që një gjë të tillë ta bëjë edhe në shqip.

“Kjo Prokurori do të respektojë me përpikmëri Kushtetutën e Maqedonisë dhe ligjet e këtij vendi. Ndaj dhe, paraqitja ime para jush e para qytetarëve do të bëhet në gjuhën letrare maqedonase, në të cilën udhëhiqet zyrtarisht procedura penale në Maqedoni”, tha Fatime Fetai, prokurore.

Nga Prokuroria Speciale kanë bërë me dije se, ende nuk kanë dëgjuar bisedat e përgjuara për rastin “Monstra” dhe nuk dihet nëse do të hapet procedurë hetimore për këtë rast.

/ Top Channel

Konjufca: Opozita është para udhëkryqit

Glauk Albin“Pas gjashtë muajsh veprimtari të përbashkët, Lëvizja Vetëvendosje është e mendimit që ne jemi përpara një udhëkryqi dhe ky udhëkryq duhet të tejkalohet me testin e radhës”, ka thënë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Krijimi i një platforme politike dhe listës së përbashkët për zgjedhjet, shihen si testi kryesor i tejkalimit të këtij udhëkryqi.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Konjufca, kohët e fundit janë vërejtur disa ndryshime në diskursin politik të partive opozitare. Cilat hapa dhe veprime parashihet t’i ndërmerrni ju si Vetëvendosje apo edhe si opozitë?

Glauk Konjufca: Prej shtatorit të vitit të kaluar, kur ne filluam rezistencën më aktive dhe me veprime konkrete, brenda Kuvendit të Kosovës, kundër dy marrëveshjeve që na i solli Qeveria e Kosovës, blloku opozitar ka përjetuar një thellim të bashkëpunimit. Kur kemi nisur këtë bashkëpunim na është dukur e rëndësishme që përgjatë ecjes së bashku ta njohim njëri tjetrin më mirë, të testojmë gatishmërinë tonë, në qëndrimet e përbashkëta dhe veprimet që i kemi marrë në koordinim me njëri tjetrin.

Pas gjashtë muajsh veprimtari të përbashkët, Lëvizja Vetëvendosje është e mendimit që ne jemi përpara një udhëkryqi dhe ky udhëkryq duhet të tejkalohet me testin e radhës. E testi i radhës është një hap edhe më tutje në bashkëpunimin tonë që konsiston në dy pika; së pari në krijimin e një alternative të shkruar politike të qeverisjes së përbashkët, pra një platformë programore i nevojitet kësaj opozite, kjo është ajo që na ka munguar deri tash.

Nuk na ka munguar rezistenca, nuk na kanë munguar demonstratat të cilat po shkojnë duke u bërë gjithnjë e më masovike, mirëpo ne frikësohemi që ky intensitet nuk do të mund të mbahet, po që se populli i Kosovës nuk e ka të qartë se çka do të bëjmë ne, kur ta bëjmë qeverinë e re. Cilët do të jenë 10 hapat e domosdoshëm që do t’i ndërmarrim ne në fillim, secilës fushë të jetës si do ti qasemi për ta përmirësuar, mendoj se këtu ka mbetur paksa pezull bashkëpunimi opozitar.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë parashihet të përmbajë kjo platformë?

Glauk Konjufca: Kur të ndërrohet pushteti dhe kur opozita ka gjasë që mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme si një bllok i përbashkët, atëherë nuk ka fije dyshimi, edhe sondazhet bile e thonë se nëse do të konkurronin tre trupa politik, që do të thotë PDK, LDK dhe opozita e bashkuar, sondazhet thonë që opozita do të dilte subjekti i parë politik me më së shumti vota dhe në këtë nuk kam kur farë dyshimi.

Por, në të njëjtën kohë, ne nuk duhet të lëmë opsione të hapura për një shkapërderdhje të këtij blloku, pas zgjedhjeve. Për ne duhet të mbyllen të gjitha këto dilema. Si i mbyllen këto dilema? – mendoj me dy veprime të cilat po insistojmë që t’i arrijmë dhe ka bisedime të vazhdueshme.

E para është alternativa e përbashkët programore, kur të bie ky pushtet, si do ta zëvendësojmë ne, jo vetëm në mënyrë kuantitative, hiqen disa njerëz dhe do të vijnë disa të tjerë. Por, cilat koncepte do t’i zbatojmë, vitin e parë, të dytë dhe të tretë, të qeverisjes e kështu me radhë. Dhe e dyta lista e përbashkët.

Pra, lista e përbashkët dhe alternativa e përbashkët programatike, janë gjërat që nuk kemi mundur t’i arrijmë deri me tani. Këto janë dy arsyet kryesore të pezullimit edhe të protestës. Një shtyrje për një afat të caktuar deri sa t’i rregullojmë këto gjëra, sepse janë në një farë forme le t’i quaj disa hesape të hapura të brendshme brenda opozitës dhe pa i tejkaluar këto ne nuk mund të bëjmë eksperimente me popullin të thërrasim në protestë për arsye se vetëm kur jemi se e dimë saktë se çka po duam.

Për shembull, sikur kur ishte ajo përpjekja më VLAN-in. Atëherë jemi ulur ekipet tona të eksperteve dhe e kanë nënshkruar një marrëveshje prej disa pikave. Pikat më të rëndësishme të cilat kanë qenë një zotim për rishqyrtimin e rasteve të dyshimta të privatizimit prej të cilës janë pasuruar politikanët. Dhe e dyta ka pas qenë ri-konsiderimi dhe ndryshimi drejtimit të negociatave me Serbinë.

Tash në duhet një alternative shumë më e thellë, jo vetëm këtu vete me pika të thjeshta, por disa faqe të shkruara sikur një lidhje e kontratës së drejtpërdrejtë me qytetarin e Kosovës, në mënyrë që edhe ai kur të dal në demonstrata për ta rrëzuar pushtetin ta ketë atë alternativ në dorë duke thënë se ne nuk jemi vetëm që ta ndryshojmë Isa Mustafën më një tjetër, por do ta rrëzojmë ketë qeveri se ajo që është shkruar në letër është një dhënie e fjalës për të cilën këta njerëz do të japin dorëheqje nëse nuk i realizojnë premtimet.

Në të gjitha këto që janë pesë apo gjashtë tema të mëdha ne mund të marrim pjesë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Konjufca përmendët një alternative të qeverisë së përbashkët dhe shkuarjen eventuale në zgjedhje me listë të përbashkët si opozitë. Ku ka përkrahje më të madhe?

Glauk Konjufca: Jemi në atë fazën ku janë zhvilluar bisedime edhe për listën e përbashkët. Për listën e përbashkët mund ta konfirmojë një koncenzus më të madh sesa për alternativë qeverisëse të subjekteve opozitare. Bile kanë qenë të tjerët që këtë çështje e kanë hapur para Vetëvendosjes nevojën që të shkohet më një listë të përbashkët si opozitë e bashkuar me një fron të gjerë shoqërore me shoqërinë civile dhe në këtë mënyrë bisedimet janë duke ndodhur dhe unë me përshtypjet që i kam nga këto bisedime mund ta konfirmojë me optimizëm që është shumë afër arritjes një marrëveshje e tillë për të shkuar si bllok opozitar bashkë më shoqërinë civile në zgjedhjet e ardhshme.

Radio Evropa e Lirë: Si i shihni pozicionet e ndara të partive në opozitë. AAK dhe Nisma për Kosovën janë deklaruar se do t’i braktisin seancat plenare e me këtë edhe përdorimin e gazit lotsjellës. Por, një deklarim i tillë nuk erdhi nga Vetëvendosje. Do të vazhdoni edhe më tutje me gazin lotsjellës në Kuvend?

Glauk Konjufca: Ne kemi dhenë qëndrimin tonë i cili konsiston në strategjinë që seancat të shqyrtohen sipas rastit. Pra, ne nuk jemi që në parim dhe në mënyrë absolute ta braktisim Kuvendin e Kosovës. Ne mendojmë se në Kuvendin e Kosovës pushteti do të krijonte një rahati të funksionimit nëse opozita mungon totalisht. Në një farë mënyre ata më së shumit e kanë synuar një lloj të parlamentit pa opozitë fare dhe kjo tash më po realizohet. Ne nuk do tua lehtësojmë atyre qëllimet në ketë mënyrë.

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë që gazi lotsjellës do të përdoret sërish?

Glauk Konjufca: Gazi lotsjellës është një prej metodave, mirëpo ne do ta shqyrtojmë secilën seancë veç e veç. Aty ku nuk ka pika të rëndësishme, ku për shembull preket fati i Kosovës në mënyre fondamentale atëherë nuk do të marrim pjesë. Për ndryshe kur është rasti i temave të mëdha kur është rasti me Serbinë, Trepçën, siç është statuti i Asociacionit të komunave më shumicë serbe që është paralajmëruar.

Radio Evropa e Lirë: Në pjesën e parë të muajit prill, pritet të ndodhë ceremonia e betimit të presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi. A do të jeni ju si Vetëvendosje në atë seancë?

Glauk Konjufca: Për ketë nuk kemi marr vendim ende, por vendimi do të merret në kuadër të opozitës së bashkuar, pra nuk do të vendosim vetëm ne do të takohen liderët do të takohen grupet punuese edhe do ta vlerësojnë sipas nevojës nëse do të marrin pjesë në atë seance apo jo. Deri me tash nuk vendim.

Radio Evropa e Lirë: Kryetari i Kuvendit dhe njëherësh ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-se, Kadri Veseli ka paralajmëruar një ofertë konkrete për opozitën. Cila do te ishte një oferte e pranueshme për ju?

Glauk Konjufca: Kanë qarkulluar shumë spekulime kohëve të fundit që do të ketë një, le të themi një ristrukturim të Qeverisë së Kosovës, një rikonfigurim dhe është përmendur emri i Albin Kurtit që do t’i udhëheqë negociatat me Serbinë, emri i Ramush Haradinajt që do ta marr diplomacinë në dorë e kështu me radhë.

Këto janë vetëm përpjekje të pushteti që t’i kundërpërgjigjet krizës së legjitimitetit që e ka duke thënë se tash po vjen edhe opozita, që do t’i marr Albin Kurti negociatat me Serbinë, dhe diplomacinë opozita do ta marr, kështu që do të bëheshim pushtet ma i mirë. Këtë e shohë vetëm në kuadër të reagimit për të krijuar atë iluzionin e radhës se edhe opozita po bashkëngjitet pushtetit kështu që nuk kemi pse të dilni në protesta sepse gjithçka do të jetë mirë. Ky mendoj se është një mashtrim i radhës i pushteti kështu që opozita në asnjë mënyrë ka treguar se nuk bëhet pjesë e këtij pushteti.

Ne kërkojmë me ngulm zgjedhje të reja dhe vetëm pas zgjedhjeve unë mendoj që dhe jam i sigurt se Kosova do ta ketë një qeveri të mirë ashtu siç duhet dhe me një alternativë qeverisëse krejt ndryshe nga çka po shohim tani.

Europa ndjek këmba këmbës terroristët

policiaPas sulmeve terroriste në Bruksel, autoritetet europiane të sigurisë kanë intensifikuar punën për gjetjen e personave të lidhur me atentatorët. Kërkohen së paku tetë të dyshuar si terroristë e falsifikues pasaportash.

Dorasit e sulmeve terroriste në Francë e Belgjikë i kanë ndihmësit e tyre islamistë në Siri, ose diku të fshehur në Europë, raportoi të dielën (27.03) gazeta gjermane „Welt am Sonntag“, duke iu referuar të dhënave nga qarqet e sigurisë. Ekstremistët e kërkuar janë persona kontakti të kreut logjistik të atentateve të Parisit, Abdelhamid Abaaoud, dhe të ndihmësit të tij të kapur në Belgjikë, Salah Abdeslam, shkruan gazeta gjermane. Në Gjermani është aktivizuar Zyra Federale e Kriminalistikës për kapjen e ndihmësve të terrorit.

Sulmet u koordinuan përmes telefonit

Duke iu referuar rezultateve të para të hetimit nga Franca dhe Belgjika, „Welt am Sonntag“ shkruan se kreu i dyshuar i celulave terroriste të të ashtuquajturit „Shteti Islamik“, IS në Europë është algjeriani Mohamed Belkaid, i cili u vra së fundmi gjatë një aksioni policie në Belgjikë. Bashkë me Najim Laachraoui, një konstruktues bombash dhe më vonë atentator në Bruksel, ai i ka koordinuar dhe drejtuar komandot e terrorit në atentatet e Parisit përmes telefonit nga Belgjika. Në atentatet e Parisit më 13 nëntor humbën jetën 130 vetë dhe u plagosën më shumë se 350 të tjerë. Të martën e kaluar në aeroportin e Brukselit Zaventem, dy atentatorë shpërthyen bomba vetëvrasëse, rreth një orë më vonë një atentator tjetër shpërtheu bombën në një stacion metroje në kryeqytetin belg. 31 vetë humbën jetën, qindra të tjerë u plagosën.

teroristi bruxelI kërkuari i tretë, i dyshuar për terrorin në aeroport (22.03) është kapur ditët e fundit nga policia belge

Pasaporta të fallsifikuara për terroristët

Në Itali policia arrestoi një algjerian të kërkuar në Belgjikë, i dyshuar për lidhje me grupin terrorist të Brukselit dhe Parisit. 40 vjeçari Djamal Eddine Quali, i arrestuar në Salerno, bën pjesë në një bandë të fallsifikuesve të pasaportave, që ka qenë në kontakt me terroristët e Parisit e Brukselit, bëri të ditur policia, e cituar nga agjencia e lajmeve Ansa. Autoritetet belge e kanë kërkuar atë me urdhërarrest ndërkombëtar. Duket se kjo bandë ka përgatitur edhe pasaportat e falsifikuara të përdorura në sulmet e Parisit e Brukeslit. Në Belgjikë ndërkohë policia ka bërë të ditur se ka në arrestuar një atentator të tretë që ka lidhje direkte me atentatet në Bruksel, fjala është për personin e tretë me kapele në pamjet e publikuara në aeroportin e Brukselit.

Konstruktues i bombes Najim

Foto e Najim Laachraouit, konstruktues bombash

Nuk ka të dhëna për një sulme terroriste

Qeveria gjermane nuk ka të dhëna aktualisht për sulme të planifikuara terroriste në Gjermani, sipas të dhënave të Ministrit të Punëve të Brendshme Thomas de Maizière, CDU. „Autoritetet nuk kanë të dhëna të tilla, që të anulojmë aktivitete të ndryshme apo të izolojmë zona të caktuara“, ka thënë ministri gjerman. Megjithate gjendja mbetet e „tensionuar“.

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka bërë të ditur organizimin e një konference të madhe antiterrorizmi në Berlin në verë. Politikani socialdemokrat u shpreh se më shumë do të synohet politika preventive për t’iu kundërvënë radikalizimit të të rinjve. (dw)