Steinmeier e paralajmëron të keqen që do ta gjej Maqedoninë

steinmeirShefi i diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier nëpërmjet llogarisë në Twitter të zyrës të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka shprehur shpresat se Maqedonia do t’i kthehet rrugës për në BE duke tejkaluar krizën, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Ministri i Punëve të Jashtme Steinmeier shpreson se partitë do të kuptojnë se kriza në Maqedoni vështirëson rrugën e vendit drejt BE-së dhe NATO.” thuhet në cicërimën e tyre në Twitter./Telegrafi/

Të gjitha detajet e rastit Azem Syla – Daja

Azem_SylaDeputeti i PDK-së, Azem Syla, i njohur si “Daja” i UÇK-së, dyshohet se është udhëheqësi i një grupi kriminal që është marrë me shitjen e pronave shoqërore. EULEX-i dhe Policia e Kosovës, nga bastisja e 40 lokacioneve, kanë arrestuar 6 nga 52 persona që dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për 30 milionë euro. Në operacionin më të madh të EULEX-it, ku janë përfshirë 350 policë, Syla është arratisur

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, po dyshohet të jetë edhe “komandant” i një grupi kriminal që është marrë me shitjen e tokave shoqërore në periferi të Prishtinës. Syla vetë i 51-ti, dje ka qenë në “target” të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, por ai nuk ka “qëlluar” në shtëpinë e tij kur në derë trokitën hetuesit, por as nuk iu është paraqitur më vonë autoriteteve.

Policia arrestoi vetëm 6 nga 52 të dyshuarit për tjetërsim të pronave dhe shpërdorim të detyrave zyrtare në operacionin më të madh kundër krimit të organizuar, realizuar nga Misioni i EULEX-it dhe Policia e Kosovës.

Në operacionin që filloi në orët e hershme të mëngjesit Policia bastisi rreth 40 prona të ndryshme, përfshirë edhe ato të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, në Kishnarekë të Drenicës.

Ndërkohë vetëm dhjetë ditë më parë, në një reagim të tij, Syla kishte thënë se nuk bëhej fjalë për të në akuzat e para.

Sidoqoftë, prokurori i EULEX-it, Danilo Ceccareli, ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës që gjashtë të arrestuarve t’u caktohet masë paraburgimi. Në mesin e atyre që është arrestuar, është edhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, i dënuar për shpërdorim të pronave shoqërore. Por, avokati i Ukës, Tahir Rrecaj, ka thënë se klienti i tij e ka kundërshtuar paraburgimin për shkak se nuk ka kurrfarë lidhje me Azem Sylën.

Për fatin e gjashtë të arrestuarve të parë pritet që të vendoset sot nga Gjykata Themelore.

Lidhur me operacionin e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, kanë reaguar presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

 

Hetime për “Grupin e Azem Sylës”

Rreth 30 milionë euro vlerësohet dëmi që i është bërë buxhetit të Kosovës nga Azem Syla dhe “Grupi i tij”, të cilët kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare për biznes me toka shoqërore. Aksioni ka të bëjë me rastin e tokave në Veternik dhe Çagllavicë ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë. Megjithatë, i dyshuari kryesor në këtë grup, deputeti i PDK-së, Azem Syla, duket se tashmë ka njoftuar autoritetet për vendndodhjen e tij.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, Syla gjendet në Shqipëri dhe pikërisht sot ka paralajmëruar rikthimin e tij tek autoritetet kosovare. Ndërkohë nga informatat që “Zëri” ka marrë në Shqipëri, hera e fundit kur Syla ishte futur zyrtarisht në territorin shqiptar ka qenë para pesë vjetëve.

Ish-komandanti i UÇK-së, tani deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Azem Syla, vetëm para pak ditësh kishte demantuar lajmin se ai është uzurpator.

Përmes zyrës së PDK-së, Syla kishte reaguar duke thënë se është një person tjetër i cili kishte uzurpuar prona.

“Fatkeqësisht ky nuk është rasti i parë që emri im përdoret në forma të tilla të padrejta, të cilat kanë për qëllim dëmtimin e personalitetit tim, familjes dhe miqve të mi”, kishte thënë ndër të tjera Syla.

Ndërkohë të dyshuarit për krim të organizuar nuk janë vetëm shqiptarë. Bashkëpunëtori kryesor i Azem Sylës, në shpronësimin e dhjetëra hektarëve tokë të shtetit, ka punuar për 17 vjet si polic i Serbisë në Prishtinë dhe quhet Vidosav Novakoviq, i njohur si Nesha. Sipas raportimeve të “Insajderit” Novakoviq dyshohet se me anë të dokumenteve të falsifikuara ka bartur tokat e ndërmarrjes KBI “Kosova Export” në emra të serbëve. Pas kësaj, ato prona dyshohet se me anë të vendimeve të paligjshme gjyqësore janë bartur në emra të pronarëve shqiptarë.

Të dyshuarit kryesorë në këtë rast përbëjnë një listë prej 52 personash, ndërsa ndër emrat kryesorë janë edhe këta: Azem Syla, Shaban Syla, Ilaz Syla – djali i Shaban Sylës, Arton Vila, shofer i Azem Sylës, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, Tefik Uka – axha i Nuhi Ukës që ka punuar referent në Gjykatë, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, avokati Eduard Gashi, avokati Mexhid Syla, avokati Avni Naxhuni, bashkëshortja e tij, Shqipe Maxhuni, Hajrullah Berisha, Dragan Maksimoviq dhe Vukashin Steviq nga  Llapnasela.

 

EULEX-i: Grupi kriminal i kryesuar nga Azem Syla

EULEX-i përmes një komunikate për medie, kanë thënë se dje rreth 350 policë kanë bastisur rreth 42 lokacione, që lidhen me 40 të dyshuar të një hetimi penal që është duke vazhduar. Gjashtë persona janë arrestuar gjatë operacionit dhe ata do të paraqiten sot më vonë para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Sot, më 27 prill 2016, u krye një operacion kërkimi dhe arrestimi në kuadër të një hetimi penal, në vijim e sipër të PSRK-së, duke e zbatuar urdhrin e një gjyqtari të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës, të lëshuar më 26 prill 2016”, thuhet në komunikatën, e cila vazhdon.

“Rreth 350 policë kanë bastisur rreth 42 lokacione, që lidhen me 40 të dyshuar të një hetimi penal që është duke vazhduar. Gjashtë (6) persona janë arrestuar gjatë operacionit dhe ata do të paraqiten sot më vonë para Gjykatës Themelore të Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Sipas EULEX-it, hetimi ka të bëjë me një grup të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv nga viti 2006 e deri më sot, i përbërë nga qytetarë nga Kosova dhe nga Serbia, i kryesuar nga Azem Syla. “Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar, secili me një rol të veçantë, për të privuar Kosovën nga pronat shoqërore në një vlerë përafërsisht prej 30 milionë eurosh, nëpërmjet veprimtarive kriminale, përfshirë falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe dhënien e ryshfetit për zyrtarët publikë. Të dëmtuarit janë buxheti i shtetit të Kosovës dhe familjet serbe të Kosovës, autorizimi i  të cilëve për të dhënë parcelat e tokave me qira është keqpërdorur nga grupi i organizuar kriminal”, thuhet më tej.

Sipas EULEX-it, rasti përfshin veprat penale të krimit të organizuar: Pastrim parash; keqpërdorim i pozitës zyrtare; falsifikim i dokumenteve zyrtare; dhe dhënie dhe marrje e ryshfetit. Urdhrat për arrest në lidhje me disa të pandehur nuk janë ekzekutuar, pasi që këta të pandehur janë arratisur ose janë jashtë vendit.

 

Thaçi: Të përfshirët të bashkëpunojnë me Prokurorinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka reaguar menjëherë pas bastisjeve për krim të organizuar nga ana e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Presidenti Thaçi ka përshëndetur aksionin duke thënë se e mbështet fuqishëm atë.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i së ardhmes sonë evropiane. Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë Policisë dhe Prokurorisë”, ka shkruar presidenti Thaçi në “Facebook”.

Ndërkohë, ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai ka thënë se ka më shumë se dy vite që flasin për atë që ka ndodhur në Komunën e Prishtinës, prej ndërtimeve pa leje e deri te tjetërsimet e pronave komunale.

“Kemi thënë që shifrat janë marramendëse. Kemi deponuar kallëzime penale e kemi kërkuar hetime urgjente. Krimi i organizuar ka qenë i thellë dhe gjithëpërfshirës. Këto bastisje që po ndodhin sot tashmë kanë prekur edhe ish-drejtuesit në Komunë e ndërmarrje publike të Prishtinës. Sabedin Haxhiu ka qenë edhe drejtor në Kadastër edhe drejtor i Ndërmarrjes Publike Banesore”, ka thënë Ahmeti. I pari i Prishtinës ka thënë se pas këtij aksioni ata do të jenë edhe më të ashpër në luftën ndaj krimit. “Ne nuk do të ndalemi në këtë luftë kundër krimit, korrupsionit dhe të këqijave në vendin tonë”, ka thënë Ahmeti.

 

Uka nuk ka lidhje me Azem Sylën

Sot Gjykata Themelore në Prishtinë pritet që të marrë vendim për shqiptimin ose jo të masës së paraburgimit prej 30 ditësh për Nuhi Ukën dhe pesë personat e tjerë të arrestuar. Uka sikur edhe personat e tjerë të arrestuar dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tyre për tjetërsimin e pronave shoqërore. Megjithatë, avokati i Nuhi Ukës, Tahir Rracaj, i ka thënë “Zërit” se klienti i tij ka kundërshtuar paraburgimin.

“Prokurori ka kërkuar një muaj paraburgim. Ata e kanë kundërshtuar sepse nuk ka kurrfarë prova. Klienti Nuhi Uka nuk ka asnjë lidhje me Azem Sylën”, ka thënë Rracaj.

Nuk është hera e parë që Nuhi Uka akuzohet për të njëjtën lëndë. Edhe në vitin 2014, ish-kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, bashkë me tetë të pandehur të tjerë ishte ngarkuar mes tjerash edhe për krim të organizuar dhe themelim të një grupi kriminal.

Uka ishte gjykuar edhe për shtytje dhe nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore në një rast tjetër, ku dyshohet se dëmtuan ndërmarrjen KBI “Kosova Export” me tjetërsimin e pronave të saj. Uka më 9 shtator 2014, ishte dënuar me kusht nga Gjykata Themelore në Prizren dhe nuk kishte kaluar asnjë ditë në burg.

Ai ishte gjetur fajtor për shpronësimin e tokave që gjendeshin në “Veternik”, Çagllavicë, e Llapnasellë, duke u dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe me mosushtrim të profesionit për 3 vjet. (zeri)

Gjermania do t’u presë ndihmat sociale qytetarëve nga BE

Ministrja gjermane e Punës, Andrea Nahles është e bindur: Qytetarët nga BE do duhet të presin me vite derisa të aplikojnë në Gjermani për ndihma sociale. Ligjvënësi ka si detyrim të mbyllë boshllëqet ligjore.

Ministrja e Punes DEAsnjë qytetar i Bashkimit Europian nuk duhet të zhvendoset në Gjermani për shkak se në këtë vend ofrohen ndihma zemërgjera sociale. Me këtë synim e ka dërguar Andrea Nahles, ministrja e Punës një projektligj në zyrën e kancelares, tha ajo në Berlin. Qëllimi: Pretendimi i të huajve nga 28 vendet anëtare të BE-së për ndihma sociale do duhet të reduktohet dukshëm. Ministria e Punës reagon me këtë pas “paqartësive” të shkaktuara nga vendimet e Gjykatës Federale për Çështjet Sociale.

Para disa muajsh kjo gjykatë kishte dhënë pretencën, se të huajt nga vendet e BE -së, në bazë të juridiksionit aktual kanë të drejtë për marrjen e ndihmave sociale pas një qëndrimi gjashtëmujor në Gjermani, pavarësisht nëse dikush ka punuar ose jo në këtë vend. Ligji i planifikuar nuk do të thotë “ndryshim i status-quosë”, por bëhet fjalë për të krijuar një praktikë ligjore të re, solide nga ana ligjore dhe që pengon fluksin e të varfërve të BE-së në sistemet sociale.

Sipas Nahles masat e kërkuara janë “preventive për të mbyllur boshllëqet që mund të dalin dhe të rëndojnë komunat”. Në të ardhmen qytetarët e BE-së përjashtohen nga ndihma sociale dhe asistenca e kategorisë “Hartz IV”, po qe se më parë ata nuk kanë arritur t’i kenë këto të drejta.

Pesë vjet afat

Plani i ministres së Punës i siguruar nga “Funke Medien Gruppe” parashikon që qytetarët e BE-së të kërkojnë të drejtën për ndihmat sociale vetëm pas pesë vjetësh. Kjo po qe se ata në këtë kohë nuk kanë marrë ndihma sociale. Kufizime të tilla janë shumë të mirëpritura nga komunat gjermane që parashikojnë shpenzime në miliarda për shkak të infiltrimit të emigrantëve të BE-së në sistemet sociale. Në këtë projektligj janë trajtuar edhe shërbimet sociale afatshkurtra, që në të ardhmen do të jenë të vlefshme për të gjithë qytetarët nga BE pa të drejtë për ndihma sociale. Asistenca afatshkurtër parashikon transferimin vetëm të një pagese kalimtare, ku përfshihet ndihma financiare për katër javë dhe nevojat për ushqim, strehim dhe kujdesje higjienike. Po ashtu ekziston mundësia e një kontributi të pjesshëm për shpenzimet e udhëtimit të kthimit të vendlindje. Aty personi i prekur mund të aplikojë për ndihmën sociale.

Opozita: Ministrja parashikon shkelje kushtetuese

Planet e ministres së Punës, Andrea Nahles ndeshin në refuzimin e opozitës. Zëdhënësi për çështjet sociale i partisë së Gjelbër, Wolfgang Strengmann-Kuhn shprehet për agjencinë AFP, se planet “shkelin me shumë gjasa të drejtën bazë për sigurimin e ekzistencës”. Politikani i Gjelbër i referohet një vendimi të Gjykatës Kushtetuese në bazë të të cilit, kjo e drejtë bazë vlen për të gjithë personat që jetojnë në Gjermani, edhe nëse ata nuk janë shtetas gjermanë.

Por edhe të Gjelbrit janë të hapur për lehtësimin e komunave nga barra financiare. “Propozimi ynë është që qytetarët nga BE që kërkojnë punë në Gjermani të kenë të drejtë për asistencën “Hartz IV” edhe pas tre muajsh qëndrimi në Gjermani.” Kjo lloj asistence mbështetet kryesisht nga Federata. Kritika vijnë edhe nga partia e Majtë. Zëvendëskryetari i fraksionit, Jan Korte i quajti këto plane “populizëm në kurriz të më të dobëtve”.

E drejta europiane më fleksibël se në Gjermani

Një vështrim në ligjet e BE-së të mëson se debati i ndezur nga propozimi i ministres gjermane të Punës, Nahles është i panevojshëm. Edhe vetë rregulloret e BE-së parashikojnë një sërë masash se si një shtet i BE-së mund të mbrohet nga strapacimi i sistemeve sociale përmes të huajve nga vendet e BE-së. Sipas Komisionit të BE-së: “Qytetarët e papunë të BE-së në praktikë kanë shumë pak të drejtë për ndihma sociale. Para se t’u njihet e drejta për qëndrimin, ata duhet të provojnë para autoriteteve të vendit, se kanë mjete të mjaftueshme për sigurimin e ekzistencës.” Lind pyetja: Mos shkurtimet e planifikuara në Gjermani për të huajt brenda BE-së janë thjesht një politikë simbolike, sepse në praktikë raste të tilla janë të rralla. (dw)

Deklaratat e Berishës për armatosje, PS depoziton kallëzim në Prokurori

Berisha-kuvendNjë javë pasi ish kryeministri Sali Berisha bëri deklaratën e tij në Kuvend për armatosje kundër qeverisë, grupi i PS-së ka depozituar kallëzim ndaj tij në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ka qënë vetë nënkryetari i grupit, Taulant Balla që ka depozituar kallëzimin në Prokurori. Kallëzimi është bërë në bazë të neneve 222, 223 dhe 267 që kanë të bëjnë me akuzën e thirrjes për armatosje kundër rendit kushtetues, thirrje publike për veprime të dhunshme dhe përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik.

Një javë më parë në Kuvend, Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të armatosen. “Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen për të mbrojtur veten dhe sigurinë e tyre. Nëse ju kërcënoni me banda opozitën, qytetarët janë të gatshëm t’ju kundërshtojnë me armë e të mos gjeni vrimë ku të futeni. Armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët. Me këtë organizatë kriminale në pushtet nuk ka siguri, rend dhe qetësi”, ka thënë Berisha.

Për këtë deklaratë Byroja e përjashtoi Berishën nga Kuvendi për 10 ditë.

/ Top Channel

Krpaçi – dëshmitari i Prokurorisë Speciale u gjet i vrarë në krevatin e fjetjes

foto-vrasje KrpacTrupi i pajetë i Kosta Krpaçit, 40 vjeçari që u zbulua se ishte dëshmitar vullnetar në Prokurorinë Speciale është gjetur në krevatin në dhomën e fjetjes.

Në krevat nuk ka pasur letër lamtumirëse, por në anën e djathtë është gjetur revolveri, me të cilin siç supozohet jozyrtarisht se ka kryer vetëvrasje. Ai dje para vrasjes është pare në mëngjes para shtëpisë, në kohën kur gruaja e tij e punësuar në Shërbimin sekret DSK po shkonte në punë. Prokuroria Publike në asnjë rast nuk ka thënë se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa Prokuroria Speciale tha se Krpaç ishte dëshmitar i paraqitur vullnetarisht në këtë institucion. Ai ishte pronar i kompanisë “Finzi DOOEL”, e cila është e lidhur me transferimin e pajisjeve të përgjimeve nga Izraeli dhe për dhënie të shpërblimeve qindra mijëra euro nga kompania izraelite, vetëm për të blerë pajisjet e tyre. Emri i tij përmendet në bisedat e përgjuara ku protagonistë është zëri i ish-shefit të DSK, Sasho Mijallkov. Krpaç u gjet në listen e të falurve nga presidenti Gjorgje Ivanov. (ina)

Reagime pas operacionit anti-krim në Kosovë

operacioni anti krim KSNë Kosovë, organizatat që merren me luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimet në sistemin e drejtësisë, thonë se operacioni i së mërkurës kundër krimit të organizuar ishte më shumë një shfaqje e autoriteteve të rendit.

Autoritetet e rendit, ato vendasedhe ndërkombëtare, zhvilluan dje një operacion, ndër më të mëdhenjtë në Kosovën e pasluftës, që ishte drejtuar kundër 40 personave që sipas prokurorisë janë pjesë e një grupi kriminal që drejtohet nga Azem Syla, deputet i parlamentit të Kosovës. (voa)

ERE: Çmimi, 9.52 Lekë për kilovat

EREEnti Rregullator i Energjisë sqaron se që me vendimin e dhjetorit të vitit 2014, çmimi për konsumatorët familjarë nga me dy fasha, përkatësisht 13.5 lekë dhe 7.7 lekë për kilovatorë, u unifikua në 9.5 lekë për kilovatorë, çmimi mesatar i realizuar për konsumatorët familjarë në vitin 2015 rezulton të jetë 9.52 Lekë/kWh.

ERE thekson se nëse struktura e çmimit do të kishte vijuar edhe ne 2015 si në 2014, atëherë çmimi mesatar që do të paguanin familjet do të ishte 11.06 lekë për kilovatorë, që sipas ERE është dukshëm krahasuar me lartë se çmimi prej 9.52 lekë, me të cilin kanë paguara famljet një vit më parë.

ERE në mbeshtetje të argumentave të saj  thotë se konsumi i energjsië gjatë viti të kaluar ra se sepse u futën në sistem edhe kosumatorët e paligjshëm të cilët harxhonin energji pa kufizim.

Nga ana tjetër, sqaron Enti i Energjisë, humbjet në 2015 kanë rënë në 31,34 përqind, shifër kjo më e ulët së viti 2014.

Enti Rregulattor i Energjisë, në fund të deklartës për shtyp sqaron se ka një ulje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike edhe për nivelin deri në 300 kËh nga familjarët. Kjo rënie, sipas Entit, ka qenë nga 79.7 përqind në vitin 2014 dhe 42 përqind në vitin 2015.

/ Top Channel

Steinmeier lëvdon vullnetin për reforma të Shqipërisë

Shqipëria e Gjermania kanë marrëdhënie të mira, Gjermania e mbështet rrugën e reformave të Shqipërisë, por rajoni i Ballkanit lufton ende me probleme të mëdha. Steinmeier-Bushati në ujdi për reformat.

Bushati SteinmeierKontakte të ngushta Shqipëri-Gjermani. Bushati në Berlin

“Është bukur të jesh këtu në Berlin”, e përmblodhi vizitën me kortezi diplomatike ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. “Por më bukur do të ishte, nëse ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier do të mund të vinte në Tiranë”. Steinmeier vetë nxitoi të thoshte, se kjo do të verifikohet nga kabineti i tij. Mes Shqipërisë e Gjermanisë nuk ka probleme, kontaktet duken të ngushta, megjithë vështirësitë e Ballkanit Perëndimor.

Nuk ka itinerar të ri përmes Shqipërisë

Bushati ka ardhur në Berlin këtë të enjte (28.04) në Ministrinë e Jashtme gjermane për të folur mbi marrëdhëniet bilaterale mes dy vendev e vështirësive të rajonit. Sqarimin e zërave për një itinerar të mundshëm nga Shqipëria, ai ia lë Steinmeierit. “Për një kohë ka pasur shqetësime, se itineraret e deritanishme të Ballkanit do të zëvendësohen me të reja, itinerare që të çojnë përmes Shqipërisë, por shifrat nuk na e vërtetojnë këtë”, thotë politikani socialdemokrat gjerman. Itinerari nga Siria apo Afrika përmes Greqisë, Maqedonisë deri në Europën perëndimore faktikisht është i mbyllur, megjithatë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati thekson se “për momentin akoma nuk kemi pasoja në vend”.

Bushati Steinmeier BerlinShqetësime për Maqedoninë

Politikanët theksuan se kanë folur gjatë për Maqedoninë. Së fundmi Bashkimi Europian ka kërcënuar me sanksione kundër politikanëve të caktuar në Maqedoni. Arsyeja: Kryeministri i dorëhequr, Gruevski duket se ka dhënë urdhrin për përgjimin e mijërave kritikëve të qeverisë. Protestat u shkallëzuan, kur presidenti Ivanov lëshoi një amnisti për politikanët e përfshirë në skandalin e përgjimit. “Për momentin ka pak shpresë që ne të ndikojmë nga jashtë në Maqedoni”, tha Steinmeier. “Por për afrimin e dëshiruar të Maqedonisë me BE-në, kjo nuk është favorizuese”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman.

Ky afrim duket se po bëhet më i prekshëm për Shqipërinë: Steinmeier lëvdon: “Shqipëria po i çon përpara reformat me angazhim të madh. Tani duhet të marrë udhë edhe reforma e drejtësisë, por unë kam shumë respekt se si ju e keni pranuar ekspertizën ndërkombëtare”, thotë Steinmeier, drejtuar Bushatit. Ministri i Jashtëm shqiptar plotëson se “ne e ndjejmë mbështetjen gjermane, askush tek ne nuk ankohet se gjermanët po angazhohen shumë në Ballkan. Jemi të vendosur për reformat, edhe pse pjesa më e madhe e rrugës ndodhet para nesh.” Pastaj politikanët bëjnë të ditur se do të zgjerojnë shkëmbimin e të rinjve mes dy vendeve.

Donald Trump: Nuk vihen re konture

Edhe një temë të fundit përmendën ministrat e Jashtëm: Donald Trump. Kandidati i kontestuar në zgjedhjet paraprake të republikanëve dhe që synon postin presidencial ka mbajtur së fundmi një fjalim parimor për politikën e jashtme. Aty ai i ka kërcënuar partnerët e NATO-s se duhet ta mbrojnë vetë veten, nëse nuk japin kontributin e duhur financiar për aleancën. “Në fjalimin e tij nuk dalloj konture” tha Steinmeier. Ndërkohë që Bushati plotëson se “ne besojmë që NATO është shumë e rëndësishme për stabilitetin në rajon”. Me sa duket në formën siç është, jo si e dëshiron Trump, nënkuptohet. Pra edhe këtu Tirana dhe Berlini janë në një linjë. (dw)

 

Pse janë shtuar vërshimet në Ballkan?

Studiuesit gjermanë kanë gjetur shkaqet e vërshimeve të rënda në Ballkan, në maj të vitit 2014. Ata paralajmërojnë se ndryshimi i klimës mund të shkaktojë edhe vërshime të tjera.

vershimetKatastrofa e vitit 2014

Në maj të vitit 2014 ishte shtrirë mbi Serbinë, Bosnje – Hercegovinën, Kosovën, Shqipërinë dhe Ballkanin fusha e presionit të ult tatmosferik „Ivet“. Shiu binte pa ndërprerë… vërshimet katastrofale shkaktuan humbje prej miliarda eurosh në disa vende të Ballkanit. Ka pasur edhe viktima në njerëz.

Po pse “Ivet” qëndronte kaq gjatë mbi Ballkan? Përgjigje në këtë pyetje kanë kërkuar ekspertët e Institutit për Studimet e Klimës në Potsdam të Gjermanisë. Normalisht këto re, të cilat zakonisht krijohen mbi Atlantik, kalojnë nga Perëndimi i Evropës në Lindje. Pasi u vrojtuan të të gjitha të dhënave meteorologjike dhe satelitëve, shkencëtarët kgjetën se këto reshje kanë pasur të bëjnë me “ngujimin” e erërave në shtresën më të lartë të atmosferës. Meteorologët i quajnë ato „jetstream“.

Rrjedha e erërave rreth hemisferës

Këto erëra janë gjithmonë të pranishme rreth hemisferës dhe përfshijnë tri “unaza”. Ato nuk janë në formë rrethi por me devijime dhe sillen rreth tTkës duke lëvizur nga qendra drejt Veriut apo Jugut. Këto valë quhen „Rossby“. Kur lëvizin drejt Veriut, atëherë tërhiqet ajri i nxehtë nga Mesdheu dhe shkaktohen temperatura të larta. Ndërsa kur lëvizin drejt Jugut, tërheqin me vete ajër të ftohtë nga Poli i Veriut.

vershimet serbiKatastrofa e vitit 2014 – Serbi!

Në kushtet normale, këto lëvizje nuk pushojnë kurrë. Por vitet e kaluara është konstatuar se i ashtuquajturi „Rossby“ shumë shpesh i ka ndalur valët në ajër. Erërat „Jetstream“ vazhdojnë të lëvizin edhe ca kohë, por duke mos shkuar në Jug apo Veri, siç bëhet normalisht. Dhe pas lirimit, valët „Rossby“ lëvizin edhe më shpejt drejt Veriut apo Jugut, shpjegon Stefan Ramschdorf nga Instituti në Potsdam.

„Rossby“ bllokon valët mbi Ballkan

Të dhënat flasin se edhe në Ballkan ka pasur një ngecje të këtillë të valëve në ajër, të cilat kanë shkaktuar vërshime katastrofale në Serbi dhe B-H, por edhe në pjesë të tjera të Ballkanit, në vitin 2014. „Të dhënat tona nuk janë një dëshmi prfundimtare por indikatorë, në veçanti kur dihet se e njëjta ka ndodhur edhe në Gjermani, në vitin 1997, kur ka pasur vërshtime katastrofale pranë lumit Elbe“, thotë Dim Kumu, bashkëpunëtor i studimit.

Ekspertët mendojnë se shkaku i këtyre çrregullimeve është ndryshimi i klimës dhe ndryshimeve të mëdha në temperatura. Temperaturat ekstreme janë edhe motori i vorbullave që krijohen mbi territorin tonë, ndaj edhe lëkundjet janë më të mëdha.

vershimet bosnjeKatastrofa e vitit 2014 – Bosnje.

Studimi ka treguar se edhe në të ardhmen duhet të llogarisim me ndryshime ekstreme të motit dhe me zhvillime të ngjashme si ato në vitin 2014. Dhjetë vitet e kaluara ka pasur më shpesh ngecje të valëve „Rossby“, kur mbi një terren të caktuar “ngujohen edhe retë e shiut”, ndërsa në rajonet e tjera ka temepratura jashtëzakonisht të larta. Këtë e dëshmon edhe fakti që mbi hapsirën e Ballkanit është dyfishur sasia e shirave në 60 vitet e fundit. “Ajo që na shqetëson edhe më shumë është që ndryshimet e klimës mund të shkaktojnë ngecje edhe më të shpeshta të „Rossby“, që to të thotë se këto dukuri mund të përsëriten më shpesh”, pohon Ramschdorf. (dw)