Një letër e hapur për të gjithë ata që dolën në mbrojtje të Partisë…

shpetimDo ti kisha pyetur të gjithë këta jaranë të pites ku ishin ata kur u suall ligji për përdorimin e flamurit tone kombëtar, me të cilin ligj simboli i jonë kombëtar duhej të jetë për një të tretën më i vogël se flamuri popullit të zgjedhur, mundeni të lexoni edhe të shpifur.

Ku ishin ata kur torturoheshin dhe maltretoheshin deri në vdekje të burgosurit politikë shqiptarë të akuzuar për terrorizëm ( mereni me mend, gjatë të gjithë dhunës kundër shqiptarëve partia në pushtet e ka pasur Ministrin e Drejtësisë shqiptar ??!!).

Ku ishin ata kur u montua dhe u dënuan njerëz të cilëve muk iu dëshmua fajësia, për arsye se nuk u zbulua as motive i krimit dhe as arma e krimit, por viktimat u dënuan në bazë të dëshmive të dëshitarëve të mbrojtur, të cilët një pushtet diktatorial i gjen një mijë për një orë.

Ku ishin ata jaranë të pites të ngrejnë zërin për torturat që iu bëheshin banorëve të Lagjës Nerez dhe Radishan në shkup.

Ku ishin të reagojnë kur rriheshin dhe keqpërdoreshin nxënësit shqiptarë nëpër autobusët urbane të Shkupit.

Ku ishin të reagojnë që përdorimi i gjuhës shqipe është në nivelin, të cilin e garantonte Kushtetuta e vitit 1974. Përse nuk reagojnë kur nuk shohin asnjë flamur shquptar nëpër institucionet që janë nën kompetencat e pushtetit shqiptar. Le ta ngrejnë kokën lartë kur e kalojnë kufirin dhe të shohin se aty nuk është flamuru shqiptar.

Përse nuk reagojnë këta jaranë të pites që Ligji për çdëmtimin e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, që nga viti 2005 qëndron në sirtarët e partisë erotiko-seksuale, as nuk tentuan ta nxjerin për diskutim në Komisionin përkatës, në ate për Sistem Politik, në një kohë kur të gjithë shtetet e ish bllokut socialist, përveç Rusisë e kanë zgjidhur këtë çështje.

Ku ishin miqtë e partisë e seksualo erotike, kur ajo e zbriti në 42% cenzusin për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, dhe me këtë shqiptarët u eliminuan si faktor për zgjedhjen e të njëjtit (këtë veprim-vetëeliminim nuk e ka bërë asnjë parti në botë përveç asaj që punon me gjysmën e trurit).

Ku ishin ata të reagojnë për terrorin e pushtetarëve në Kumanovë, kur seksualo-erotikët disa here kanë deklaruar se  kanë njohur shumicën e luftëtarëve të grupit të Kumanovës. Përse nuk I  penguan ose nuk i ç’bindën, duke e ditur se ata janë futur në kurth, janë future në një rrugë që nuk ka asnjë dalje (Lagja e Trimave ka vetëm një hyrje-dalje, një çetë ushtarako policore mundet pa asnjë problem ta bllokojë ate lagjë për të mos hyrë dhe dale asgjë e gjallë).

Ku ishin ata që nuk reaguan me rastin e dështimit në Parlamentin Europian, kur për votat e deputeteve shqiptare, Kosova nuk u pranua në UNESKO.

Janë edhe qindra raste të tjerë, të cilët opinion i vendit i din shumë mirë, por fatkeqësisht nuk i din opinion në Shqipëri, nuk i din për arsye se shumë opinionbërës të Shqipërisë, kënaqen vetëm me faktin se ndonjë polic iu flet shqip në Doganën e Qafë Thanës, se partia e seksualo-erotikëve u dërgon ndonjë makinë me xhama të zinj për ti sjellur deri në Shkup dhe Prishtinë. Duheshka përkrahur partia për shkak se u organizon ndonjë promovim libri ose u paguan ndonjë drakë edhe nga paratë e mia si taksapagues i këtij vendi.

Miqësitë personale mos na i shisni si interes kombëtar. A nuk shihni vallë se për herë të parë në shenjë proteste i tërhoqën ministrat e vetë nga Qeveria-një gjest dinak, por edhe shumë i tejdukshëm, të cilin edhe fëmijët e djepit munden ta lexojnë. Këtë veprim kishin mundësi ta bëjnë edhe disa here më përpara, por e bënë tashti që iu dogj dhelprës bishti. Domethënë partia e seksualo-erotikëve qënka në qeveri vetëm për vetveten e jo për shqiptarët, prandaj unë kisha një porosi për ata, asnjëherë më të mos flasin në emër të shqiptarëve, le të flasin vetëm në emër të partisë së vetë, që vepron me gjysmën e trurit, me ate erotiko-seksuale. Kurse anal-istëve të Makedonska dërzhavës, të Shqipërisë dhe të Kosovës do tu kisha thënë: aman mos na ndihmoni, mos na shpëtoni nga humnera që na ka hedhur partia në pushtet, mos na shpëtoni duke na ngritur lartë me litarin të lidhur për fyti. (Shpëtim Pollozhani)

Arrihet marrëveshja, hapet Aeroporti i Kukësit

kukesi aeroportiKontrata që i garantonte ekskluzivitetin e fluturimeve në gjithë Shqipërinë kompanisë koncesionare që menaxhon Aeroportin e Rinasit, është ndryshuar. Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto njoftoi arritjen e marrëveshjes me kompaninë dhe hapjen për fluturime të Aeroportit të Kukësit, i cili prej disa vitesh ndodhej në pritje.

Në një konferencë për mediat me përfaqësues të kompanisë koncesionare të Rinasit, ministri i Transporteve Haxhinasto bëri me dije arritjen e marrëveshjes që zhbllokon fluturimet për qëllime civile .

“Është një ditë me mjaft rëndësi për aviacionin civil shqiptarë sepse do të vendosim në funksion Aeroportin e Kukësit”, deklaroi Haxhinasto, duke shtuar se kjo do të ndihmojë në ofrimin e tarifave dhe çmimeve më konkurruese në rajon.

E pranishme në konferencë ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Milva Konomi.

“Hapëm mundësinë për të patur lëvizje më të gjerë për të gjithë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë, si në pjesën Veriore dhe në atë Jugore. Kjo është një nxitje për sektorin e turizmit dhe zhvillimit ekonomik të vendit, pasi siç tregojnë statistikat, çdo për çdo 15 vetë që vizitojnë vendin tonë kemi një të punësuar”, deklaroi ajo.

Nga ana e tij, ministri Haxhinasto deklaroi se në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit, kompanisë koncesionare të Rinasit i është zgjatur kontrata me dy vjet.

“Parimi i këtyre bisedimeve ka qenë që kompania të mos dëmtohej në planin e saj të biznesit, që do të thotë që çdo reduktim i numrit të pasagjerëve do të kompensohet me periudhën e zgjatjes koncesionare. Ne do të respektojmë koncesionarët në Shqipëri”, deklaroi ai.

Hapja e Aeroportit të Kukësit do të krijojë rreth 200 vende të reja pune, ndërkohë që Haxhinasto deklaroi se po bëhet studimi i mundësisë për hapjen e një aeroporti tjetër në Jug të vendit.

Që marrëveshja të hyjë në fuqi, duhet më parë të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe më pas në seancë plenare në Kuvend, që ministri Haxhinasto tha se do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërkohë nga ana tjetër burime të sigurta konfirmojnë se vetë koncesionari i Rinasit është në prag të shitjes së aksioneve tek një kompani kineze. I pyetur për këtë çështje Holger Linkëeiler, Kryetar i Këshillit Administrativ të TIA-s u shpreh se ka nje interes të tillë për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe se janë në fazë diskutimi. Ai deklaroi se do të njoftohen autoritetet shqiptare në rast të ndryshimit të aksionerëve, por aktualisht pronarët, të paktën nga ana juridike nuk kanë ndryshuar.

/ Top Channel

Hyn në fuqi MSA ndërmjet BE-së dhe Kosovës

marreveshja MSATë premten filloi zyrtarisht zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit Ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. E nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u miratua në fillim të vitit edhe Parlamenti Evropian dhe nga një prilli është në fuqi.

Në një ceremoni të organizuar në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se për vendin po fillon një kapitull i ri dhe kjo ditë do të jetë e shënuar në historinë e zhvillimit të shtetit të ri, meqë “Kosova po e vë gurthemelin e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në, që kushtëzon të drejta dhe detyrime të ndërsjella një spektër të gjerë sektorësh, duke përfshirë respektimin e parimeve demokratike, aplikimin e standardeve evropiane të tregut, konkurrencës, shtetin ligjor dhe pronën e përgjithshme dhe atë intelektuale“.

Ai tha se “Marrëdhëniet kontraktuale me BE-në do të ndihmojnë në adoptimin e standardeve evropiane, në avancimin e dialogut politik, në përmirësimin e standardeve të edukimit, punësimit, energjisë dhe ambientit;  forcimin e shtetit ligjor dhe rritjen e efiçiencës së qeverisjes së brendshme.”

Sipas tij nga dita e sotme, prodhuesit e Kosovës do të kenë mundësinë të eksportojnë në një treg prej mbi 500 milionë konsumatorësh.

Edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë cilësuar si fillim të ri për Kosovën, Ballkanin dhe tërë Evropën, hyrjen në fuqi të Marrëveshjes s Stabilizim Asocimit.

Por, ata njëkohësisht u kanë bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të punojnë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, pavarësinë e gjyqësorit dhe transparencën e administratës publike.

Po ashtu ata kanë bërë thirrje kundër dhunës dhe që udhëheqësit e qeverisë dhe opozitës të vënë në rend të parë interesat dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës.

Nënshkrimi i MSA-së u bë i mundur pas marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë, të cilat ndërkaq Serbisë, i siguruan  negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat u hapën në dhjetor të vitit të kaluar.

Por, marrëveshjet me Serbinë çuan në një krizë politike në Kosovë. Që nga 22 shtatori i vitit 2015, parlamenti i Kosovës kaloi një periudhë tensionesh në seancat e të cilit u përshkuan me gaz lotsjellës e skena dhune edhe në rrugët e Prishtinës, gjatë protestave të opozitës kundër marrëveshjes  për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Opozita i ka bërë thirrje qeverisë që të jap dorëheqje dhe të hapet rruga për zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjidhje kjo sipas tyre e vetme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vlerësoi se pjesë të marrëveshjes për asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Qeveria është zotuar se do të respektojë vendimin e gjykatës ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të heq dorë nga veprimet e dhunshme. (voa)

Maqedoni: BDI tërhiqet nga koalicioni qeveritar

ali ahmetiBashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni tërhiqet nga koalicioni qeveritar.
Përmes një deklarate të lëshuar të enjten vonë në mbrëmje, por pa dhënë arsyet e këtij vendimi të papritur, BDI njofton tërheqjen e gjithë përfaqësuesve të saj nga pushteti ekzekutiv.
Në njoftimin e shpërndarë për shtyp BDI po ashtu vë në dukje se i ka delegur kryetarit të saj Ali Ahmeti “gjithë kompetencat ekzekutive dhe vendimmarrëse për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm”.
BDI-ja thekson se do të njoftojë opinion lidhur me rishqyrtimin e politikave të veta në ditët në vijim.
Koalicioni qeveritar midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së daton nga fundi i vitit 2008. Dy partitë jo rrallë kanë shfaqur publikisht mospajtime lidhur me një sërë çështjesh, por prishja e koalicionit midis tyre nuk ka qenë asnjëherë në pikëpyetje.
Skandali i përgjimeve, megjithatë ka shkaktuar ndryshime të kuadrove qeveritare dhe mjaft debate në opinionin publik, pasi një numër zyrarësh qeveritarë ishin ndër aktorët kryesorë të përfolur në audio-regjistrimet e përgjuara dhe të publikuara nga opozita maqedonase një vit më parë.
Vetëm pak ditë më parë në internet u publikua një skandal erotik, një audio-regjistrim midis zëvendës-kryeministrit Musa Xhaferri dhe deputetes Ermira Mehmeti, të dy anëtarë të BDI-së duke folur në telefon për çështje intime mes tyre.
Një çështje tjetër, që del nga skandali i përgjimeve, është kërkesa e Prokurorisë Speciale për procedimin e çështjes “Magjar Telekom”, përtë cilën ka akuza, ndonëse jo-zyrtare, ndaj drejtuesve të BDI-së për përfshirje në korrupsion.
Nuk përjashtohet mundësia që pasojat e këtyre çështjeve të kenë ndikuar edhe në raportet midis dy partive qeveritare të Maqedonisë. (voa)

Takim Biden-Erdogan në Uashington

erdogan bidenNënpresidenti amerikan Joe Biden u takua sot në Uashington me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Zyrtarët turq kanë shprehur zhgënjim lidhur me mospajtimet mes dy palëve për çështjen e grupit paraushtarak kurd në Siri, të njohur me inicialet YPG.

YPG është krahu i armatosur i Partisë Bashkimi Demokratik Kurd, një forcë politike me influencë. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë këtë grupim si një forcë efektive kundër ISIS në Sirinë veriore. Megjithatë, Turqia thotë se Bashkimi Demokratik Kurd ka lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit, PKK, e cila lufton për autonomi në pjesën juglindore të Turqisë.

Presidenti Erdogan ndodhet në Uashington për Takimin e Sigurisë Bërthamore.

Më parë këtë vit, zoti Biden vizitoi Turqinë ku kritikoi udhëheqësit e vendit për shtypjen e lirisë së shprehjes.(voa)