Tiranë: Drejtori i Policisë Çako kthehet në detyrë

Haki CakoGjykata e Apelit në Tiranë vendosi të kthejë në detyrë drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Haki Çako, pasi një gjykatë më e ulët e pezulloi atë nga posti për shkak të hetimit mbi përgjimet e dyshuara me një pajisje italiane.

Prokuroria kërkoi që drejtori i përgjithshëm të pezullohej, ndërsa dy drejtues të tjerë policie u vunë në arrest shtëpie për përgjime dhe pengim të hetimeve lidhur me përgjimet e dyshuara.

Hetuesit dyshojnë se zoti Çako nuk ka ndjekur procedurat ligjore dhe doganore për futjen në Shqipëri të një pajisje të policisë italiane IMSI Catcher.

Policia shqiptare dhe ajo italiane deklaruan se pajisja erdhi në Shqipëri vetëm për trajnime dhe nuk kishte programe përgjimi.

Pajisja ka qenë, sipas tyre, vazhdimisht në duar të trajnerëve italianë dhe në asnjë rast nuk u përdor për përgjime.

Opozita kërkoi të hetohen shkelja e procedurave doganore, të gjendet pajisja dhe të vërtetohetnëse ka kryer apo jo përgjime.

Partia Demokratike deklaroi se gjatë dy muajve pajisja u përdor nga zyrtarët për të përgjuar politikanë të opozitës dhe figura publike të medias dhe shoqërisë civile.

Ministri i punëve të brendshme, Saimir Tahiri, deklaroi pas heqjes së pezullimit nga detyra të drejtorit Çako se reformimi i sistemit të drejtësisë është në hapat e parë.

Ai hodhi poshtë deklaratat e PD-së mbi përgjimet, si shprehje e frikës që opozita ka nga reforma në drejtësi.

Komisioni parlamentar i sigurisë zhvilloi seanca dëgjimore me kryetarin e shërbimit sekret, me drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe me ministrin e brendshëm, duke mbledhur të dhëna mbi pajisjen italiane dhe dyshimet se ajo u përdor për përgjime.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, bëri disa deklarata mbi mundësinë e përgjimeve ndaj zyrtarëve dhe politikanëve, duke shprehur shqetësimin se ky veprim ka cënuar sigurinë kombëtare të vendit dhe kërkoi hetime nga drejtësia.

Dy drejtuesit e policisë po hetohen pas dyshimeve se ata fshehën pajisjen, duke e hequr nga mjediset ku ajo mbahej, para se aty të mbërrinin hetuesit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se kthimi i zotit Çako në detyrë, dhe kryebashkiakut të Kavajës Rroshi në shtëpi janë rezultat i presioneve dhe kërcënimev, që u bëri gjykatave kryeministri Edi Rama.

Zoti Basha tha se përgjimet e paligjshme dhe inkriminimi i pushtetit janë dy prej skandaleve më të mëdha të qeverisjes socialiste. (voa)

Kosova akuzon Beogradin për moszbatim të marrëveshjeve

KS SR BEQeveria e Kosovës tha se nuk do të ndërmarrë asnjë hap për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, derisa “Serbia të mos heq bllokadën për kodin telefonik, të mos zbatojë marrëveshjen për energjetikën dhe të mos heq barrikadën nga ura qendrore në qytetin e Mitrovicës”.

Në një raport dërguar Bashkimit Evropian mbi procesin e bisedimeve me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, qeveria shkruan se “asociacioni nuk do të mund të krijohet në një situatë e cila vazhdon të jetë paradoksale dhe në të cilën njëkohësisht veprojnë edhe komunat ligjore edhe ato joligjore, në veçanti në veriun e Kosovës”. Në raport thuhet se Asociacioni nuk do të zbatohet pa shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave paralele serbe.

Raporti thekson se Serbia është vonuar në heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, ndërsa “BE-ja nuk ka qenë në gjendje të fillojë procesin e revitalizimit i cili duhej të përmbyllej këtë muaj”.

Qeveria pohon se e ka njoftuar rregullisht BE-në për bllokadat që Serbia po i bën Kosovës, por “BE-ja nuk ka bërë trysni të mëtejme mbi Serbinë”.

Qeveria e Kosovës rithekson përkushtimin ndaj bisedimeve që sipas saj ndihmojnë paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përparimin në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Raporti nxiti regime në Beograd. Shefi i zyrës serbe për Kosovë në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç, tha se “kushtëzimet e Prishtinës do të duhej të trajtoheshin nga përfaqëusesit e bashkësisë ndërkombëtare, sepse me këtë po vihet në pikëpyetje, siç tha, besueshmëria e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel”.

Kosoav dhe Serbia tash e pesë vjet janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në shkëmbim të afrimit me strukturat e Bashkimit Evropian. Këto bisedime i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosovës, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në.

Marrëveshja për krjimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe çoi në krizën më të thellë politike në Kosovë që pas shpalljes së pavarësisë së saj, për shkak të reagimeve të partive opozitare që vlerësojnë se ai asociacion do të dëmtojë sovranitetin e Kosovës. (voa)

Koment: Vives les Outsiders!

“Turistët e Kampionatit Europian” – kritikat për rritjen e numrit të ekipeve në kampionatin Europian ishin të mëdha. Por të ashtuquajturit “të vegjëlit” po dëshmojnë, se kanë merituar më shumë, mendon Joscha Weber.

ekipi kombetarMe dhënien e sinjalit të mbylljes së ndeshjes lojtarët me unofrmë të bardhë u shtrinë në fushë, të prekur prej zhgënjimit dhe raskapitjes. Ata dhanë gjithçka, vrapuan, mbrojtën çdo skaj në fushë e u mbrojtën prej të gjithëve, por megjithatë e vazhduan luftën për të prekur portën e kundërshtarit duke e sfiduar me krenari Francën si vend organizator. E më pas me dy gola në minutat e fundit humbën ndeshjen. Shqiptarët qendronin të ulur apo të shtrirë në fushë të mundur. Ndërkohë që ata mund të ishin larguar me kokën lart prej Stade Vélodrome të Marsejës.

Asnjë dallim klasash

Shqipëria e fortë në këtë premierë në faza të caktuara luajti në një nivel me favoriten e turneut, Francën. Për një Euro bast në fillim të turneut fitoje katër, në rast se Franca në fund do të fitonte. Për të njëjtën kuotë në bast fitoje 501 Euro, në rast se Shqipëria do të fitonte. Por nuk pati aspak një dallim të tillë mes të parit dhe të fundit në tabelën e garës së kampionatit. E Shqipëria nuk është rasti i vetëm me shembullin e saj në këtë kampionat.

Të ashtuquajturit “të vegjëlit” deri tani vazhdojnë garën në EURO 2016, sepse UEFA e ka shtuar nga 16 në 24 numrin e ekipeve pjesëmarrëse dhe të sapoardhurit po tregojnë, se me nivelin sportiv ato i përkasin vërtetë këtij kampionati. Austria e forcuar suprizoi me një fitore bindëse ndaj Islandës e gjithashtu duke e dëshpëruar me barazim 1:1 me Portugalinë Ronaldon, i shpallur tri herë sportisti botëror. Suedezët para katër vjetësh të klasifikuar si pa shanse papritur po demonstrojnë një futboll klasi, Ukraina po sfidon kampionen botërore, Gjermaninë, ekipet e Uellsit dhe Sllovakisë kanë secili nga një fitore në llogarinë e tyre. Një masë ekipesh sa për të shtuar koloritin në raundin e parë? Mais non! Vives les Outsiders…

Modusi jo në rregull, por shtimi i ekipeve një fitore

Qysh tani po vërtetohet qartazi, se shtimi i ekipeve në Kampioantin Europian është një pasurim. Ndeshjet kanë treguar shumë më tepër cilësi nga sa pritej, grupet janë bërë mjaft interesante dhe numri i shtuar i ndeshjeve padyshim që i gëzon europianët e apasionuar pas futbollit. Natyrisht pas kësaj fshihet një ineteres i fortë financiar i UEFA-s, që me çdo ndeshje grumbullon para të majme. Natyrisht që zgjerimi i planit të ndeshjeve u arrit falë lojërave për pushtet brenda UEFA-s, ku për të tilla masa sjellin vota federatat e vogla të futbollit. E natyrisht nuk është në rregull modusi i zgjedhur, sipas të cilit në raundin e parë klasifikohen tetë ekipe nga 24 gjithsej.

Por “të vegjëlit” e kanë merituar vendin e tyre. Pjesërisht me rendimentin e lartë në ndeshjet eliminatore e në radhë të parë me preznatimet e deritanishme dinjitoze në turne. Në nivelin e klubeve futbolli europian përjeton një përqendrim sa të pashëndetshëm aq edhe monoton që po fokusohet gjithnjë e më shumë vetëm tek një grup i vogël i Big Player-ve. Champions League me rregullat jo proporcionale të kualifikimit ka kohë që është bërë një Club fermé i klubeve të pasura. Eshtë ndoshta lajmi i parë dhe pozitiv që tani marrin pjesë edhe ekipet e reja të vogla nga vendet më të dobëta financiarisht në Kampionatin Europian, një turne ky që zakonisht dominohet nga kryeartikuj negativ. (dw/Joscha Weber)

Rama: Çfarë është ky sistem ku gjykatësit i ka emëruar PD-ja?!

ramaKryeministri Edi Rama në një konferencë për media, të mbajtur pas takimit me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu, deklaroi se gjykatësit dhe prokurorët nuk mund të vazhdojnë të zgjidhen me shumicë të thjeshtë.

“Përsërisin pa pushim ,’Venecia’, ‘Venecia’, u ka mbetur të marrin një gondol dhe një kapele tipike të Venecias dhe të vazhdojnë të përpiqen të hedhin as më shumë ujë për të holluar substancën e reformës. Sigurisht që falë presionit të madh të publikut, falë pozicionimit të qartë dhe të hapur të SHBA-ve dhe BE-së u tërhoqën nga thuajse gjithçka, por nuk u tërhoqën ende nga kryesorja, që është mosfutja e duarve të partive në procesin e vetingut. Të radiografimit etikoprofesional të çdo prokuori dhe gjykatësi që do të vazhdojë të paguhet nga taksat e shqiptarëve

Ne, çfarë kemi kërkuar, qysh në fillim, ose më saktë, çfarë kemi pranuar, kemi pranuar që shumica e thjeshtë nuk mundet më të vazhdojë të emërojë gjykatësit dhe të vazhdojë të përcaktojë përbërjen e trupave vendimarrëse në këtë vend. Nga 17 anëtarë të KLD-së, 16 i ka zgjedhur PD-ja dhe thuajse gjysma e tyre janë zgjedhur me një shumicë të thjeshtë. Tani çfarë është ky sistem, i kapur apo i pakapur? Unë e di përgjigjen, përgjigjen e dini dhe ju, më mirë se unë dhe se ju përgjigjen e di populli shqiptar. Familja e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt. Përgjigjen e dinë të katër familjet, që në tymin e kësaj drejtësie kanë parë të rivrarë, djemtë, burrat, baballarët e tyre”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit theksoi se kjo nuk është një reformë e Partisë Socialiste, por është një reformë e mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-të.

“Ne duam që vëllazëria mes politikës dhe gjyqësorit të prishet. Do të isha më i menduar, edhe pse zor se do të ndryshoja mendim, nëse këtë pozicion do ta mbaja veç unë. Nëse vija e kuqe për të cilën kam folur do të ishte vija e penelit tim, por ky është pozicioni i SHBA-ve, BE-së, në një proces që përveçse do t’i shërbeje familjes shqiptare, reforma do t’i shërbeje BE-së. Ne nuk bëjmë një reformë që të tradhtojmë popullin shqiptar. Ne s’mund të bëjmë një reformë dhe t’ia hedhim BE-së. S’ka ardhur BE-ja t’i bjerë derës dhe të thotë: “dua të hyj në Shqipëri”, por është Shqipëria që thotë “dua të hyj në BE”, u shpreh ai.

(14:34) Reforma në drejtësi, Lu takon Ramën në kryeministri 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, mbërriti rreth orës 14:00 në kryeministri.

Kryediplomati amerikan po zhvillon një takim me kreun e qeverisë Edi Rama, ku pritet të diskutohet rreth procesit të miratimit të reformës në drejtësi.

Mësohet se në orën 14:30, kryeministri Rama të dalë në një konferencë për media, ku do të flasë për ecurinë e mëtejshme të reformës.
/E.SH/

Ischinger: Proceset e krimeve të luftës – pjesë e shërimit të vetes

Wolfgang Ischinger, aktualisht drejtues i Konferencës së Sigurisë në Mynih për kryeministrin serb Vuçiç e Serbinë, për elitat në Ballkan, për gjyqin për krime lufte në Kosovë e për mbështetjen evropiane për Kosovën.

Wolfgang IschingerDW: Pas dy dekadave të para plot shpresë të demokracive të reja në Evropën Lindore dhe Juglindore kohët e fundit vërehet një tendencë e kundërt: forcim të nacionalizmit, kufizime të shtypit, qeveri më autoritare. A vëreni këtu një model?

Ishinger: Fillimisht mendoj se në këto vende kemi relativisht shumë hije. Por ka edhe disa rreze drite: për shembull zhvillimi në Serbi ka qenë vitet e fundit i parë në tërësi mjaft i kënaqshëm. Që politika serbe nën Aleksandar Vuçiçin arriti të distancohet në një pjesë të konsiderueshme nga retorika klasike antishqiptare, antikosovare dhe të zgjasë një dorë, kjo, po të shikosh zhvillimet e 15 viteve të fundit, është përparim. Por keni të drejtë, rajoni në përgjithësi, Kosova vetë, Maqedonia, madje edhe anëtari i BE, Kroacia të japin shkas për shqetësim. Na duhet të konstatojmë që politika e zgjerimit e BE dhe e NATO-s, politika e fqinjësisë e Bashkimit Evropian etj. nuk kanë sjellë ato rezultate, të cilat janë pritur para 15 ose 20 vjetësh.

Me se ka të bëjë kjo?

Ne jemi larg së pasuri në këto vende një stabilitet që mban veten. Vazhdojmë të kemi probleme etnike, çështje masive ekonomike, papunësi, natyrisht që kemi të bëjmë edhe me mbetje nga luftërat. Dhe kjo ka të bëjë në radhë të parë me udhëheqësit e këqinj atje. Ne nuk duhet ta kërkojmë çelësin gjithmonë tek ne, kur punët nuk ecin diku tjetër. Kjo varet nga udhëheqja politike e keqe dhe e përçarë dhe në mungesën e dakordimit.

Ju i vlerësuat në mënyrë kritike udhëheqësit politikë. Në rajon vitet e fundit nuk ka pasur ndërrim elitash. A nuk do të ishte kjo e nevojshme dhe një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes?

Në fakt, një ndërrim brezash, hyrja e një brezi të ri pas këtij brezi themelues, do të ishte e rëndësishme dhe do të ndihmonte. Premisat e para shihen. Dhe është mirë, po mbetem edhe njëhere te shembulli Vuçiç, që ka njerëz, të cilët kanë qenë më parë krejt në anën tjetër të spektrit politik, por që me sa duket janë në gjendje të mësojnë. Ka edhe nga këta.

Ju e përmendët dy herë shumë pozitivisht zotin Vuçiç. Njëkohësisht ndaj tij ka edhe kritika, që për shembull ai e ndërroi ekipin menaxherial në televizionin publik në Vojvodinë. Edhe në çështjen e Kosovës ai nuk lëviz siç pritet. A nuk po i besojmë ne në këtë rast dikujt, i cili di të luajë në tastierën e botës perëndimore, por që njëkohësisht i mban të hapura opsionet në të gjitha drejtimet?

Dëshiroj ta sqaroj edhe njëherë: unë nuk bëj pjesë te ata, të cilët besojnë se me Vuçiçin do të plotësohen të gjitha dëshirat, që kemi për Serbinë. Por kemi një përparim në krahasim me atë që ka qenë më parë. Ndoshta një përparim i vogël, por gjithsesi njëfarë përparimi. Dhe unë atij njeriu i besoj një gjë: i besoj deklaratën parimore, që rruga e Serbisë të çon në Evropë.

Atëherë qeveria serbe për mendimin tuaj është një lojtare e rëndësishme në lidhje me pajtimin me Kosovën, në lidhje me tolerancën në anëtarësinë e NATO-s të Malit të Zi? Këtë e shikoni me optimizëm?

Unë jam optimist i përmbajtur. Unë nuk them tani se të gjitha do të ecin mirë. Por që Serbia të mbahet në rrugën e reformave dhe në drejtim të Evropës…është një detyrë e rëndësishme formësuese evropiane. Serbia ka pasur gjithmonë një klasë shumë të zgjuar politike dhe këtu është fjala që të vazhdojë dialogu intelektual, jo vetëm dialogu në realpolitikë, i politikës së ditës. Ne duhet ta marrim Serbinë sërish “në gjoksin e Evropës” – për këtë janë shënuar fillime dhe është mirë që është vepruar kështu. Dhe pastaj do të plotësohen kushtet, që midis Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë, në kuptimin si e kërkojmë ne dhe si duhet ta kërkojmë, sepse pa një paqëtim të qendrueshëm midis Serbisë dhe Kosovës, Kosova nuk do të mund të jetë mirë.

Le të shohim në anën tjetër, në Prishtinë: tani kemi një President të ri, qeveria po formohet, kemi një ministër të vjetër të ri të jashtëm. Pra ekipi është formuar. Kur do të rinisë dialogu me Serbinë. Në Beograd ju patë një qendrim bazë pozitiv, por në Prishtinë kemi një gjendje krejt tjetër. Ku ngec puna atje?

Mua më duket e kënaqshme, që Presidenti i ri i zgjedhur, Thaçi është shprehur pro vazhdimit të bisedimeve me Serbinë për kursin evropian të Kosovës. Ky është lajm i mirë.

Përsa i përket dialogut të Kosovës me Serbinë: unë e di që shoqja ime e vjetër, Edita Tahiri është e ngarkuar e palës kosovare për këtë dialog. Unë e njoh zonjën Tahiri që prej 20 vjetësh. Unë kam besim te ajo dhe i uroj që të ketë sukses, që përmes këtij rifillimi të bisedimeve të ecë hapa përpara. Kjo do të ishte mirë për Kosovën, mirë për raportin midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të bënte përshtypje të madhe në Bruksel.

Në Prishtinë për fat të keq muajt e fundit merreshin më shumë me veten dhe në grindje për kursin e drejtë përpara, dhe duhet të jemi të shqetësuar, që atje mund të forcohen forca, të cilat duan të ecin më tepër në drejtimin nacionalist, njësoj si në vendet e tjera të rajonit. Prandaj është shumë e rëndësishme, përsa i përket politikës evropiane, që të mos e lëmë mënjanë Kosovën. Njësoj si nuk duhet të lëmë mënjanë Maqedoninë. Unë do të dëshiroja që Bashkimi Evropian të emërojë një personalitet të rangut të lartë, i cili të mos ketë punë tjetër, veçse t’i bjerë daulles dhe t’i kujtojë personat përgjegjës se cilat janë përgjegjësitë që kanë marrë përsipër përballë zgjedhësve të tyre. Problemi në BE është se ne kemi shumë komisarë, që i presin rrugën njeri-tjetrit dhe në fund nuk ndodh asgjë. Unë jam që atje ku është e nevojshme – dhe në Evropën Juglindore është e nevojshme – të ndodhë në nivelin më të lartë një transmetim i vazhdueshëm i mesazheve, një ndikim i vazhdueshëm. Dhe për këtë nevojitet dikush që ka kohën, energjinë dhe sjell me vete nga Brukseli autoritetin për të folur për 500 milionë vetë dhe që të thotë: rruga është këtej!

Ky është një propozim konkret, por natyrisht ne atje kemi edhe misione. EULEX-i për shembull është një mision evropian, zotin Hahn e kemi shpesh në rajon. Nuk mendoni se forcat duhen koordinuar?

Unë jam kundërshtar i pranisë së tepërt të burokracisë. Për shembull Kosovës nuk i ka bërë fare mirë, që që prej vitit 1999 mijëra dhe mijëra nëpunës civilë ndërkombëtarë dhe të dërguar dhe ushtarë pak a shumë vinin vërdallë në Prishtinë dhe mbaronin punë, të cilat mund t’i kishte mbaruar pa problem edhe një kosovar i papunë. Që kosovarët të inkurajohen dhe që të fuqizohen, që t’i mbarojnë vetë përgjegjësitë e tyre – që nga prodhimi i targave të automjeteve deri në një organizim më të mirë të administratës publike dhe të trupës së policisë do të ishte veprim i duhur. Në këtë kuadër unë e quaj me vend që tani do të kemi një pakësim tjetër të pranisë së NATO-s në Kosovë; shumë gjëra flasin pro këtij hapi. Unë jam edhe i mendimit se ishte një gabim i jashtëzakonshëm, që në ndërtimin e marrëdhënies sonë me rajonin arritëm për të gjithë heqjen e vizave, vetëm për kosovarët jo, me rezultatin që këta dy milionë të shkretë, ose një milion e gjysëm njerëz janë të izoluar nga të gjithë.

Në Kosovë, ka rënë tani si hije e rëndë mbi procesin aktual politik, dhe mbi dialogun me Serbinë, fillimi i proceseve kundër kriminelëve të luftës. Si e vlerësoni këtë? Spekulohet se në listë janë shumë politikanë të nivelit të lartë, deri te Hashim Thaçi. Atje kjo është temë e madhe, që çështja e fajit kthehet në territorin e Kosovës. Çfarë u rekomandoni partnerëve të bisedimeve atje?

Unë u rekomandoj të gjithë të prekurve, që edhe nëse dhemb, të mos e pengojnë zbatimin e lirë të drejtësisë, në këtë rast të drejtësisë penale ndërkombëtare, por ta pranojnë. Pastaj duhen bërë përpjekje që kjo të shihet si pjesë e një procesi shërimi të vetes dhe si pjesë e mundshme e pajtimit të mëtejshëm midis shqiptarëve dhe serbëve. Ajo që dëshiroj është që këto çështje me të vërtetë delikate dhe të vështira të mos shpërdorohen si municion për politikën e brendshme. Mundësia që kjo të ndodhë është për fat të keq e madhe. Por duhet pranuar, se këtu duhet rivlerësuar historia.

Por Kosova ka nevojë, pavarësisht nga ajo si do të ecet me proceset, simpati dhe mbështetje nga Bashkimi Evropian. Jo me fjalë e premtime, por të paktën përmes trajtimit të barabartë me shtetet e tjera të rajonit – gjë që duhet të vlejë për qytetarin e Kosovës…Qytetari kosovar pyet, çfarë kemi bërë ne gabim, që ndryshe nga serbët, kundër të cilëve NATO-ja ka zhvilluar madje luftë, nuk mund të hyjmë pa viza në BE. Unë këtë e konsideroj një gabim të madh kapital, që këto trajtime të ndryshme nuk u eleminuan me kohë.

Intervistën e zhvilloi Adelheid Feilcke.

NATO do të frikësojë Rusinë

natoMinistrat e Mbrojtjes të NATO-s po shtojnë armatimet dhe trupat për lindjen. Ato synojnë t’i sinjalizojnë Rusisë: deri këtu dhe jo më tej.

NATO është duke zgjeruar më tej praninë e saj ushtarake në krahun lindor, sidomos në vendet baltike dhe Poloni. Ministrat e Mbrojtjes të Aleancës po reagojnë me këtë ndaj kërcënimit që vjen sipas mendimit të tyre prej Rusisë, pas aneksimit të Krimesë dhe manovrave të vazhdueshme të mëdha në kufirin ukrainas. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në takimin e ministrave në Bruksel se është fjala për “zgjerimin më të madh të mbrojtjes kolektive që prej Luftës së Ftohtë.”

Jens StoltenbergMinistri i Mbrojtjes i Lituanisë Juozas Olekas nuk e konsideron si të mundshëm një pushtim rus në vendet baltike, por thotë gjithashtu se “ne nuk mund ta përjashtojmë këtë.” Ushtria ruse është në në gjendje të zhvillojë në kufijtë e saj manovra masive ushtarake dhe të kalojë prej tyre brenda disa orësh në një mision të vërtetë luftarak. Për më tepër ministri lituanez i Mbrojtjes Olekas vëren me shqetësim se Rusia po armatos masivisht enksklavën ruse të Kaliningradit që kufizohet me Lituaninë dhe me Poloninë.

 

Më tepër prani në zonat periferike

Sidomos vendet e vogla baltike kërkojnë nga NATO-ja një prani të dukshme ushtarake në vendet e tyre. Tani aleanca do të paraqesë deri në fillim të korrikut një plan zyrtar për samitin e Varshavës.

Duket se në vendet baltike dhe Poloni do të dislokohen katër batalione shumëkombëshe të NATO-s. Çdo batalion do të ketë 800 deri në 1000 ushtarë, tha ambasadori amerikan në NATO Douglas Lute. Gjermania, SHBA-ja dhe Britania do të drejtojnë nga një batalion. “Gjermania është e gatshme për të marrë përgjegjësi,” tha ministrja federale e Mbrojtjes Ursula von der Leyen.
Po ashtu NATO do të forcojë edhe praninë në Detin e Zi, sidomos në Rumani. “Për juglindjen do të ketë oferta sipas nevojës,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg. Ai mendon kryesisht për shtimin e stërvitjeve të një brigade shumëkombëshe, por ende jo ende për stacionimin e trupave si në vendet baltike. (dw)

Shkup: Ndërkombëtarët po hartojnë listën e gjykatësve të pa korruptuar

katicaBurime partiake të gazetës “ Sloboben pecat” thonë se ndërkombëtarët janë duke përgatitur një listë të gjykatësve që nuk janë të korruptuar, për t’i udhëhequr lëndët e hapura nga Prokuroria Speciale.

Në këtë mënyrë do të plotësohet kërkesat e disa partive për formimin e një departmenti të posaqëm gjyqësor, që do të punonte në këto lëndë.

Burimet më tej theksojnë se, ambasadorëve e SHBA-ve dhe BE-së gjatë ditëve të kaluara kanë realizuar takime me përfaqësues të partive politike për mundësuar një takim të liderëve të partive parlamentare.

Diplomatët janë angazhuar edhe për përfshirjen e shoqërisë civile në qeverinë e ardhshme. (INA)

Deri në fund të javës marrëveshja për Qeveri të re të zgjeruar

Deri në fund të javës katër partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës do të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë së re të zgjeruar.

Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime partiake brenda një partie nënshkruese të kësaj marrëveshje. Në kuadër të qeverisë së re pritet të përfshihen kryesisht emra të rinj nga VMRO-DPMNE, por do të ketë ndryshime edhe tek ministrat e BDI-së, pasi që një pjesë e tyre pritet të ndrrohen.

Përveç kësaj, në qeverisjen e re kalimtare pritet të përfshihet edhe PDSH, duke kërkuar që të ketë numër të barabartë të ministrave dhe zv/ministrave me BDI.

Bisedimet për qeverinë e re të zgjeruar po zhvillohen me iniciativën e ambasadorëve të BE dhe SHBA, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.

Ata në takimet e djeshme janë takuar me përfaqësues të partive VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH, për ti hapur rrugë marrëveshjes për qeveri të re kalimtare, e cila do të organizojë zgjedhjet e reja.(INA)

Xhes Bejli dhe Orav në aksion, së shpejti marrëveshja për zgjidhjen e krizës politike

bejli-oravAmbasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav kanë zhvilluar sot takime të ndara me përfaqësues të partive parlametare, të cilat kanë firmosur marrëveshjen e Përzhinës.

“Sikur edhe ditëve tjera, edhe sot patëm takime me përfaqësues të partive politike.  Shpresojnë se ditëve në vijim do të ketë përparim”, deklaroi shkurt ambasadori Bejli.

Të njëjtim qëndrim e shpalosi edhe ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav.

“Realizuam takime me përfaqësues të partive politike, shpresojmë se së shpejti do të arrijmë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike”, theksoi Orav.

Në takimet e sotme ishin të pranishëm, Radmilla Sheqerinska nga LSDM-ja, Nikolla Todorov nga VMRO dhe Artan Grubi nga BDI-ja. Përfaqësues të PDSH-së kanë vendosur të mos jenë të pranishëm në këto takime. (INA)

Meucci: Komandantët e UÇK-së s’kanë të drejtë të bëjnë çka të duan

MeucciShefi në largim i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Gabriele Meucci, i tha Radios Evropa e Lirë se “në ligjet e Kosovës dhe në Kushtetutën e Kosovës, nuk është e shkruar se nëse ke qenë komandant i UÇK-së mund të kryesh çfarëdo krimi që do”.

Meucci, që e kryen mandatin e tij pikërisht në ditën e përfundimit të mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë, dhe përmbledhjes së bisedave për zgjatjen e tij, tha se niveli i korrupsionit në Kosovë nuk dallon nga vendet e tjera, por tha ai është më i vendosur.

Gabriele Meucci tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë është më e vështirë për shkak se “disa liderë në spektrin politik besojnë se mund të bëjnë çfarë të duan”.

Ai tha se misioni i EULEX-it nuk mund të quhet i dështuar, sepse çdo dështim do të nënkuptonte edhe dështim të vet Kosovës, që këtë mision e ka të bashkëngjitur në sistemin e vet të drejtësisë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Meucci, keni ardhur në krye të misionit të EULEX-it në një kohë shumë të vështirë për misionin, me reputacionin që po i rrënohej. Ku po e lëni tani?

Meucci: Tani misioni ka një reputacion më të mirë, do të thosha, në mënyrë të konsiderueshme më të mirë. Më mori kohë që ta riorganizoja strukturën dhe ta vendos zbatimin në mënyrë të prerë të planit operacional që është vendosur nga vendet anëtare. Për arsye të ndryshme, vite përpara ardhjes sime kishte keqkuptime në zbatimin e rregullave të brendshme. Unë isha shumë i prerë në këtë çështje. Mori pak kohë, por rezultatet erdhën në fund.

Kalova kohë këtu, duke e konsideruar punën time si një lloj mburoje për prokurorët dhe gjykatësit që të mbahen plotësisht të pavarur dhe të lirë nga çfarëdo lloji i ndërhyrjeve, jo vetëm nga niveli lokal, por edhe nga pjesa e brendshme e misionit. Ndonjëherë kurioziteti mund ta mbys macen. Por, kur e leni një strukturë të tillë, dhe kur gjykatësit dhe prokurorët ndjehen të sigurt, të mbrojtur dhe solid, në një mision që punon si një organizatë që zbaton rregulla, shihni edhe rezultate.

Radio Evropa e Lirë: Ju po e leni misionin në një kohë kur misionit duhet t’i zgjatet mandati?

Meucci: E di se pikërisht në këto orë po diskutojnë. Por unë nuk kam se cfarë të them, sepse është një vendim që merret nga instanca të tjera, në Bruksel dhe në Kosovë, prandaj nuk di edhe çfarë të them sepse nuk kam ndonjë informatë shtesë deri sot.

Radio Evropa e Lirë: Reputacioni i misionit brenda këtyre viteve është, ta quaj, i përzier. Kishte kritika ndaj punës së misionit dhe madje edhe më shumë kishte akuza për të. A është misioni i EULEX-it një mision i dështuar?

Meucci: Kjo është një shprehje shumë interesante që e kam dëgjuar shumë herë këtu. Dështimi i EULEX-it ose mision i dështuar. Meqë jemi të bashkëngjitur në sistemin e Kosovës dhe përfaqësojmë së bashku me institucionet lokale të njëjtën shtëpi, të njëjtat institucione. Nëse flasim për dështim të EULEX-it, nënkupton dështim të Kosovës si shtet. Do të isha i kujdesshëm në përdorimin e shprehjeve të tilla. Ndonjëherë gazetat këtu duan të ekzagjerojnë gjërat, sepse nëse thoni dështim i EULEX-it, kjo do të thotë dështim i Kosovës. A duam të themi se Kosova është një shtet i dështuar? Nuk mendoj kështu. Le të jemi të kujdesshëm me këto shprehje piktografike.

Ajo që është e vërtetë është se kur drejtësia ndërkombëtare filloi të punojë në Kosovë në vitin 1999, me UNMIK-un, situata ishte plotësisht kaotike dhe ne trashëguam në vitin 2008 rastet që ishin, ta them kaotike, gjithashtu. Në shumë raste, p.sh., rastet e vrasjeve, të krimeve të luftës, u desh të ribëhen dhe kjo mori kohë. Në rastet e krimeve të luftës është normale të zhvillohen gjykime të gjata. E shihni se pas Luftës së Dytë Botërore ka ende gjykime për krime lufte edhe në ditët e sotme. Pra, krime të kryera gjatë Luftës së Dytë dhe gjykime edhe pas 70 vitesh.

Mendoj se pjesa më delikate e këtij misioni nuk është ndjekja e krimeve të luftës, por ndjekja e korrupsionit dhe krimit të organizuar, e krimeve të tilla që janë më të shpeshta se sa krimet e luftës dhe mori pjesën më të madhe të punës sonë. Në këto raste duhet një organizatë që ndjehen të sigurt, të mbrojtur, solide dhe që ka integritet. Në fillim të intervistës u përmend sulmi mbi integritetin tonë. Unë kam provuar që ta rikthejë dhe besoj se isha i suksesshëm në këtë. Beteja nuk është fituar, sepse ne kemi gjithherë, posaçërisht nga disa media lokale, ndërhyrje të ndryshme dhe sulme mbi integritetin tonë. Mendoj se kjo është pjesë e lojës. Ne jetojmë këtu, në një mjedis që nuk është tipik vetëm për Kosovën, por edhe për shumë vende të tjera, përfshirë edhe atë prej nga vij unë, ku ka mafia dhe krim të organizuar. Në këtë mjedis, nëse punoni në drejtësi, mund të prisni të gjitha llojet e manipulimeve dhe të sulmeve mbi kredibilitetin. Gjëja e parë që një organizatë e krimit të organizuar bën kundër një prokurori dhe gjykatësi, që është aktiv në luftim, është që të shpifë dhe të shkatërrojë reputacionin e tij dhe këtë e shohim këtu. Kjo ndodh me vendorët, sepse më duhet të them, sepse gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë janë të ruajtur në këto raste. Por kjo është pjesë e lojës dhe nuk jam i shqetësuar për këtë.

Më shumë jam i shqetësuar për ndërhyrjet publike, një sfidë që e kemi tërë kohën. E kjo ka të bëjë me autoritetet publike, që përfaqësojnë organet e institucioneve të Kosovës, të cilët komentojnë, japin gjykime për “ky është një vendim i padrejtë”, “është gjykim i padrejtë”, posaçërisht kur bëhet fjalë për komandantët e UÇK-së. Në ligjin tonë, në ligjin penal dhe në Kushtetutën e Kosovës, nuk e besoj të jetë e shkruar se nëse ke qenë komandant i UÇK-së mund të kryesh çfarëdo krimi që dëshiron.

Askush nuk po flet për cilësinë e luftëtarit, por po flasim për vjedhjen e parave nga shteti, pasurimin përmes mashtrimit, pra për gjëra të tilla. Nuk mund ta pranojmë idenë se për shkak të së kaluarës, për shkak të cilësimit patriot, dikush ka të drejtë që për tërë jetën të vjedhë. Kjo është e papranueshme. Prandaj jemi këtu. Dhe të gjithë këta njerëz që kanë luftuar gjatë luftës për pavarësi tani janë në pushtet dhe nuk mund të mendojnë se për shkak se e kanë fituar luftën kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan. Kjo quhet mosndëshkueshmëri. Në ligjin evropian kjo e drejtë për të bërë çfarë të duash nuk ekziston. Dhe po provojmë që të sigurojmë se njerëzit e kuptojnë këtë.

Radio Evropa e Lirë: Por, pse duhet t’ju besojnë kosovarët juve si mision kur bëhet fjalë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin. Cilat rezultatet ju keni ofruar ju atyre?

Meucci: Kemi shqiptuar 600 verdikte. Nuk është një numër i vogël. Verdiktet nuk do të mund të kishin një rezultat të mirë, nëse gjykatësit dhe prokurorët e Kosovës do të ishin vetë në përballjen me to. Nuk dua të them se prokurorët e gjykatësit e Kosovës nuk janë të mirë. Ata janë shumë të mirë teknikisht, dhe kanë qëllime të mira, por natyrisht nëse jetoni në një mjedis politik që nuk ju mbështet përballë vështirësive dhe sfidave që keni: jeni duke hetuar një rast dhe merrni një telefonatë gjatë natës dhe ju thonë e dimë se në cilën shkollë shkojnë fëmijët tuaj, dhe gjëra të tilla, ose letra anonime, dhe ju jeni prokuror, atëherë mendoni dy tri herë para se të nisni hetimet. Apo, kur filloni punën në hetime dhe merrni në pyetje dëshmitarët që duan të ndihmojnë, e në ndërkohë ata keqtrajtohen, kjo është jeta e përditshme në Kosovë në rastet e rëndësishme.

Ne jemi këtu që të ndihmojmë në tejkalimin e situatës dhe është për keqardhje që kjo ndodh. Nëse kam keqardhje për diçka them se po. Nëse doni që të ndiqni raste bazuar në sundimin e ligjit, me të gjitha garancat e procedurës që janë të pashmangshme, sepse nëse doni të merreni me raste komplekse, duhet të garantohet pavarësia dhe rregullat për dëshmitarët duhet të zbatohen me përpikmëri, që neve e bëjmë, kjo merr vite. Nuk është një drejtësi e shpejtë. Nëse doni të zbatoni një drejtësi bazuar në ligj, merr kohë. Ndonjëherë pritjet e publikut janë shumë optimiste dhe se misioni vjen këtu dhe e pastron nga korrupsioni gjithë vendin për një, dy , tri ose katër vite. Në raste të caktuar mund të marrë 12 vjet. P.sh., shkalla e parë vendos, pastaj vjen apeli, gjykata supreme, kurse në Kosovë kemi një sistem që quhet “ping-pong’ : nga shkalla e parë shkon të apeli, pastaj apeli nëse nuk vendos atëherë rikthehet në rigjykim në shkallën e parë, pastaj prapë apeli dhe te gjykata supreme e pastaj supremja prapa dhe merr vite. Por është garanci.

Sepse një drejtësi e shpejtë nuk është drejtësi. Drejtësia e shpejtë bëhet nga gjykata politike, nga policia speciale dhe ne jemi larg nga kjo. Ky rajon ka jetuar në të tilla kushte dhe jo shumë kohë më parë dhe shikojeni psh Sigurimin në Shqipëri. E duam këtë gjë. Asesi jo. Por, nëse kosovarët duan të ndërrojnë njerëzit në qeveri i kanë zgjedhjet. Nëse doni të ndryshoni disa liderë mos i votoni ata.

Radio Evropa e Lirë: Pra, qytetarët e Kosovës duhet të presin për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?

Meucci: Kjo po vazhdon dhe ashtu siç e kemi demonstruar pak muaj më parë në një rast të rëndësishëm, ne po punojmë. Jam i kënaqur që mund ta demonstrojmë këtë.

Radio Evropa e Lirë: Por, pse kaq e vështirë kjo luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë? Ju përmendet pak më heret patriotët dhe luftëtarët e lirisë. Pse kaq e vështirë të luftohet ky fenomen?

Meucci: Sepse kemi disa liderë në spektrin politik që besojnë se mund të bëjnë çfarë të duan. Ne jetojnë në kushte të vështira dhe nuk jemi kaq të fortë që të injorojmë kërcënimet potenciale që kemi, por këtë e kemi fat, kur bëhet fjalë për drejtësinë vendore, për avokatët, prokurorët e gjykatësit që jetojnë dhe kalojnë gjithë jetën me këto kushte. Është fakt dhe jemi të rrethuar nga njerëz, që në shumë raste, përfaqësojnë institucionet dhe kryejnë krime. Para së gjithash ata nuk duan të flasin për këtë.

Radio Evropa e Lirë: Pra kemi korrupsion në nivel të lartë në Kosovë?

Meucci: Si çdo kund tjetër dhe nuk është përjashtim. Dua të jem i qartë se korrupsioni është një sëmundje e domosdoshme në politikë, do të thosha. Është çështje e nivelit ndonjëherë. Nuk dua të them se këtu ka më shumë se në vende të tjera, por është më i vendosur.

Radio Evropa e Lirë: Dhe ju po thoni se EULEX-i ka gjykatës dhe prokurorë të mirë dhe me integritet?

Meucci: Kur bëhet fjalë për integritetin jam shumë i sigurt. Por, kur flasim për cilësinë e gjykatësve dhe prokurorëve, ata janë njerëz si çdo kund tjetër dhe kanë cilësi si edhe në çdo vend tjetër të Evropës. Dikush mund të jetë më i mirë se tjetri, por kjo s’ka rëndësi, sepse çdo gjë vlerësohet kur zbatohen rregullat.

Kur gjykoni dikë atëherë zbatohen rregullat, pra kodi penal bazuar në procedurat penale. Këto janë koncepte shumë të rëndësishme. Ligji penal dhe procedura penale, që të dyja shkojnë bashke dhe duhet të zbatohen plotësisht, përndryshe nuk mund të garantoni se gjykimi është i vlefshëm.

Radio Evropa e Lirë: A është EULEX-i nën ndonjë presion politik?

Meucci: Jo do të thosha. Gjatë kësaj kohe s’kam pasur presion politik. Në disa raste politikanë vendorë kanë provuar që të bëjnë presion, por siç e thashë, ne jemi të mbrojtur mjaftueshëm për t’u rezistuar. Mediat kanë bërë presion të madh. Disa media. Ne kemi parë një fenomen interesant, që është tipik për vendet që kanë traditë të gjatë me shërbimet sekrete.

Krijimi i portaleve të reja, që nuk kuptohet se kush është pronari, që fabrikojnë pjesë të lajmeve që shkon në sistem të mediave normale në Kosovë. Kjo është mënyra e lehtë, siç bëhej p.sh. gjatë ish-Jugosllavisë. Duket sikur dikush po provon ta zbatojë këtë traditë të vjetër. Por, lufta kundër nesh është e vazhdueshme dhe kemi portale që fabrikojnë plotësisht lajme. Shumica e këtyre gjërave drejtohen kundër dëshmitarëve tanë dhe kjo është një sfidë reale. Dëshmitarët e disa llojeve të korrupsionit dhe posaçërisht dëshmitarët e krimeve të luftës, janë pjesa fundamentale e gjykimit.

Radio Evropa e Lirë: A mundet Kosova vetë, pa EULEX-in, ta garantojë luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe njëkohësisht edhe terrorizmit?

Meucci: Kosova mund të bëjë të gjitha që i përmendët. Mund të bëjë aq sa bëjmë ne dhe aq sa bën cilido shtet. Gjëja themelore është që të dojë ta bëjë. Vullneti politik, vullneti administrativ, mbështetja, dhe jemi në rrugë të mbarë. Kemi parë se pas operacionit që kemi bërë në Prill kundër atëbotë një deputeti, një person i rëndësishëm që mori pjesë në luftën për çlirim, kemi marrë mbështetje të madhe edhe nga institucionet lokale dhe prokuroria lokale.

Tani e shohim, gjatë mandatit tim, se ka prokurorë vendorë të Kosovës që kanë nisur të hetojnë rastet e korrupsionit të autoriteteve lokale pa kërkuar ndihmë. Është evidente se po ndërtohet kultura, si edhe ajo e qytetarëve të Kosovës, që po ecin shpejt.

Jam i gëzuar që shoh në Kosovë, sot, që kur kam ardhur, se vendi po bëhet normal gjithnjë e më shumë. Njerëzit janë më të interesuar për gjërat e përditshme, për punësimin, për shkollat, shëndetësinë, pesnionet etj.

Radio Evropa e Lirë: A po shndërrohet ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi në kërcënimin më të madh për Kosovën sot?

Meucci: Ky lloj kërcënimi është ende një lloj çështje e debatueshme në të gjitha shtetet, madje edhe në vendet më të konsoliduara, p.sh. edhe në SHBA, kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit, dhe gjithashtu edhe në shtetet e konsoliduara.

Natyrisht, sa më i dobët të jetë shteti, aq më të mëdha sfidat janë. Sa i përket fenomenit, numrat në Kosovë nuk janë aq relevantë në krahasim me vendet e tjera të Evropës perëndimore, ku ka më shumë njerëz se sa këtu që dyshohet të jenë të ndërlidhur me këtë lloj aktiviteti. Ajo që është më impresive, është proporcioni në përqindje të këtij numri me numrin e banorëve të Kosovës dhe kjo është shqetësuese.

Ky fenomen i radikalizmit është hetuar si një fenomen nga shumë njerëz dhe nuk ka nevojë për një specializim në të. Kemi disa raste të luftëtareve të huaj që me sukses i kemi hetuar. (REL)