E bija e Jusuf Gërvallës thotë së shpejti do të gjykohen vrasësit e babait të saj

DonikaDje në Gjykatën e Lartë të Munihut, prokurori i përgjithshëm federal në procesin gjyqësor kundër dy funksionarëve të lartë të UDB-së Perkoviç dhe Mustaç ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasjen e kryer ndaj disidentit kroat Stjepan Gjurekoviç, transmeton Koha.net.

Këtë e ka bërë me dije mbrëmë në Facebook aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla Schwarz.
E bija e Jusuf Gërvallës , në këtë rrjet social ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojë edhe gjykimi ndaj të dyshimtëve për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Lidhur me këtë gjykim ajo ka shkruar në Facebook:
“I paralajmëroj të gjithë ata që direkt apo indirekt janë të implikuar në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe të Kadri Zekës që nuk iu ka mbetur edhe shumë kohë që të deponojnë deklaratat e tyre pranë organeve gjermane. Bashkëpunimi me organet hetuese për lehtësimin e hetimeve në Gjermani shpërblehet me një dënim dukshëm më të butë”.

Donika Gërvalla shpreson se do të zgjidhet misteri i vrasje së tre shqiptarëve në Gjermani në janarin e vitit 1982 dhe ka shkruar:
Lëmshi po zgjidhet pak e nga pak. ndërsa ka përfunduar se “këmbanat po bien për të gjithë ata që kanë veshë”. (koha)

Dyshimet për varrezë masive, vazhdojnë gërmimet në kampusin universitar

vareza kisha e milloshevicitNë kampusin universitar, në pjesën prapa rektoratit, ku po dyshohet për varrezë masive, kanë filluar gërmimet sot.

Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukur ka thënë për KosovaPress se kanë filluar gërmimet lidhur me dyshimin për mbetje mortore që nga lufta e fundit në Kosovë.

Përmes telefonit, Gjetaj ka thënë për KosovaPress se akoma nuk dihet sa do të zgjasin gërmimet, pasi një gjë e tillë varet edhe nga vendi që gërmohet.   /KosovaPress/

Beogradi: Preambula për Kosovën nuk do të ndryshojë

serbiaAs që mund të bëhet fjalë për ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës së Serbisë, në të cilën theksohet se Kosova është pjesë e Serbisë. Kështu kanë reaguar autoritetet e Serbisë, vetëm një ditë pas deklaratave të ministres për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, e cila në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se nga Serbia do të kërkohet që të heqë dorë nga Kosova në Kushtetutën e saj.

“Një çështje e rëndësishme është që duhet të ketë edhe marrëveshje e cila do të jetë ligjërisht e obligueshme në fazat vijuese dhe ne si për fillim kemi kërkuar që tash është koha Serbia ta nxjerr nga Kushtetuta e saj, pra nga preambula Kosovën. Sepse nuk mund të ndodh fqinjësia e mirë më një kushtetutë kontraverse të Serbisë”, ka thënë ministrja Tahiri.

Por, Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën i Qeverisë teknike të Serbisë, në mënyrë kategorike ka hedhur poshtë mundësinë që Serbia ta heq Kosovën nga kushtetuta e saj.

“Komenti im për këtë është që Prishtina do të duhej që në Kushtetutën e krahinës (siç e quan ai Kosovën) sa më parë ta fus Serbinë, sepse kjo është mënyra e vetme që të prezantohet në bashkësinë ndërkombëtare. Siç e dimë, ajo nuk është as anëtare e Kombeve të Bashkuara e as ndonjë trupi ndërkombëtar, përveç atyre në të cilat mbase janë ‘trafikuar’ dhe në të cilët janë anëtare territore të caktuara, që nuk janë të njohura si shtete sovrane. Mendoj se bëhet fjalë për një shkëndijë të politikës joserioze dhe për diçka që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Gjuriq për televizionin publik të Serbisë.

Por, këto qëndrime të zyrtarëve të të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, kanë aktualizuar sërish dilemën nëse të dyja palët fare mund të bisedojnë dhe që të pajtohen për marrëveshje të zbatueshme.

Raundi i fundit i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me lehtësimin nga ana e Bashkimit Evropian, është mbajtur në janar të këtij viti. Që atëherë, më nuk ka pasur bisedime ndërmjet palëve. Për një gjë të tillë, pa dyshim që ka ndikuar periudha e krizës politike në Kosovë, e cila u karakterizua me protesta të opozitës, por edhe periudha prej 4 muajve e qeverisë teknike në Serbi, për shkak se mandatari Aleksandar Vuçiq,pas zgjedhjeve, ende nuk ka arritur ta formojë qeverinë e re.

Në anën tjetër, efekti i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është larg pritjeve që kanë pasur të dyja palët, por edhe bashkësia ndërkombëtare.

Pavarësisht marrëveshjeve të arritura, zbatimi i tyre ka ngecur dhe ende pritet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe zbatimi i marrëveshjeve për telekomunikimin, energjetikën dhe lëvizjen e lirë.

Bashkimi Evropian, megjithatë, është këmbëngulës në qëndrimin e tij se të gjitha marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen.

Ndryshimet eventuale të Kushtetutës së Serbisë, me të cilat do të korrigjohej Preambula që Kosovën e parasheh pjesë të Serbisë, ka qenë disa herë temë aktuale. Por, megjithatë, nuk është bërë asnjë hap më shumë se sa spekulimet e zakonshme, se a do të ndodhë dhe si do të bëhej korrigjimi i tillë.

Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pengesa kryesore për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel është mos ndryshimi i pjesëve të legjislacionit të Serbisë, të cilat ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjeve.

Siç thotë ai, Serbia nuk e ka eliminuar nga legjislacioni i saj sistemin administrativ në Kosovë, ndonëse për zbatimin e marrëveshjeve duhet ta ndryshojë ligjin e organizimit territorial, që edhe nëse nuk e njeh Kosovën, së paku ta njoh legjislacionin në kuadër të territorit të Kosovës. Rruga më e shpejtë, sipas tij, do të ishte heqja e Kosovës nga Preambula e Kushtetutës së Serbisë.

“Por, duket se Serbia e ka gjetur mënyrën se si t’i devijojë kësaj. Në këtë kuptim, në një periudhë tre apo katër vjeçare do të ketë presion të rritur për të bërë ndryshimet e duhura legjislative. Por, nuk është më ai presioni që është dukur që do të jetë në fillim. Fundja, ka vetëm një apo dy shtete brenda Bashkimit Evropian që në mënyrë eksplicite insistojnë në këtë, siç është për shembull, Gjermania. Disi, Bashkimi Evropian dhe disa shtete nuk kanë kërkesa të qarta. Kanë vetëm për sjellje ose për vazhdim të dialogut për normalizimin, e cila është rrugë shumë e ngadalshme, por të cilën Serbia e ka adaptuar”, thotë Rashiti.

Dragan Gjukanoviq, ekspert nga Qendra për politikë të jashtme, nuk pret që tash për tash do të ketë ndonjë ndryshim lidhur me këtë çështje.

“Mendoj që vetëm pas disa zgjedhjeve parlamentare të ardhshme dhe pas rikonfigurimit të forcave politike në parlamentin serb do të mund të hapet kjo çështje. Por, tash për tash, nuk shoh ndonjë mundësi për aktualizim shtesë. Nuk e shoh që kjo mund të ndodhë as gjatë mandatit të një qeverie që do të formohet së shpejti”, tha Gjukanoviq.

Në fillim të muajit maj të këtij viti, në një intervistë për të përditshmen “The Wall Street Journal”, ish-kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili aktualisht është mandatar për formimin e qeverisë së re, pati thënë se është “duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të vitit 2017, në të cilat do të mund të përfshihej heqja e përcaktimit të Kosovës si pjesë e Serbisë”.

“Duhet të jemi shumë të sinqertë me popullin tonë për opsionet e ndryshme. Dhe populli i Serbisë duhet ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë Vuçiq gjatë intervistës për WSJ.

Preambulën, e cila e definon Kosovën si pjesë përbërëse dhe të pandashme të Serbisë, e ka integruar në Kushtetutën e Serbisë në vitin 2006 qeveria e Vojislav Koshtunicës, dhe me këtë ajo e pati forcuar politikën e saj shtetërore me moton ‘Kosova është Serbi”. (REL)

Hillary Clinton hyn në histori

Hillary ClintonHillary Clinton hyn në histori si  grua e parë që zgjidhet zyrtarisht si kandidate për presidente e një prej partive kryesore në Shtetet e Bashkuara.

Ajo e mori kandidimin zyrtarisht sot, kur u numëruan në sallen e Kuvendit Demokrat votat e delegateve të çdo shteti.

ë një shenjë uniteti, ish-rivali i saj Bernie Sanderskërkoi ndërprerjen e numërimit të mëtejshëm, pasi u kalua kufiri i nevojshëm prej 2383 votash nga delegatët dhe bëri thirrje që procedura e votimit të bëhej me zë.

Ajo do të përballet tani me kandidatit republikan për president Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit. (voa)

Meta: Ekzistojnë mundësitë që parlamenti të mblidhet këtë javë për miratimin e ligjeve të reformës në drejtësi

Zëri i Amerikës: Z. Meta ju vini në një kohë tensionesh politike në Shqipëri ku u vu në diskutim edhe vazhdimi i qeverisë. Por para se të kalojmë tek ato marrëdhënie, mund të na flisni pak për përshtypjet e Kuvendit ku dihet siç thamë edhe nga raporti që ka pasur edhe debat dhe dramë për të tërhequr mbështetësit e z. Sanders që të përqafojnë kandidaturën e znj. Clinton?

Ilir Meta: Unë nuk do të dëshiroja të hyja në çështjet e brendshme as të demokratëve dhe as të qytetarëve amerikanë. Nuk mund të mos e fshehim simpatinë për bashkëpunimin që kemi patur me znj. Clinton në pozicione të ndryshme në të kaluarën. Por padyshim për mua kjo është një eksperiencë e mrekullueshme sepse jam për herë të parë në Konventën e Demokratëve dhe besoj se do të më vlejë dhe mua, dhe gjithë të pranishmëve që janë dhe nga vendi ynë për të mësuar më shumë, për të çuar demokracinë më përpara në vendin tonë dhe brenda partive tona.

Zëri i Amerikës: Po të bënin një paralelizëm ka një farë ndryshimi në mënyrën e bërit të politikës në Shtetet e Bashkuara me Shqipërinë. Për shembull një nga prirjet politike në Shqipëri është se në qoftë se anëtarët e parlamentit duhet të votojnë, nga drejtimi i partisë i kërkohet që të votohet në një mënyrë të caktuar, duke folur ndonjëherë edhe për shitje votash, ndërkohë që ata mund të votojnë si të duan apo jo?

Ilir Meta: Duhet të kemi parasysh që sistemi ynë politik në Shqipëri është i tillë që bazohet në listat e partive, që nuk është sistemi që ne kemi dëshiruar dhe e kemi kontestuar, pra flas si Lëvizje Socialiste për Integrim. Në këtë kuptim mendoj që ka të bëjë patjetër vendimi politik i partisë. Por në qoftë se ju e keni fjalën për rastin konkret, mendoj që mund të ishin harxhuar fare pak energji për konsensusin sepse ishte plotësisht i mundur se sa u harxhuan për vota individuale duke vënë shpesh herë në pozicion të vështirë deputetë të caktuar.

Zëri i Amerikës: Z. Meta më lejoni të bëj disa pyetje për reformën në Shqipëri. Së pari në traditën e politikës shqiptare, nuk është herë e parë që krijohet një dramë e madhe përpara se të arrihet zgjidhja. Pra shkohet, nëse do të shprehem figurativisht, deri në buzë të greminës, dhe pastaj në sekondën e fundit palët arrijnë kompromisin. Por përshtypja këtë herë është se niveli i dramacitetit u ngrit në një shkallë të re të pa parë dhe shumë thonë se rreziqet nga reforma ishin personale dhe të larta për vetë ata që do e miratonin atë. A ndani edhe ju mendimin që shumë politikanë në Shqipëri kanë frikë nga një sistem i pavarur drejtësie?

Ilir Meta: Unë mendoj se të gjithë ata politikanë të cilët nuk i kanë shërbyer konsensusit sipas standardeve të Komisioni të Venecias, kanë shprehur shqetësime për të ardhmen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Së dyti dua t’ju siguroj se qëndrimi im, edhe si Kryetar i Parlamentit që ka përgjegjësitë e caktuara në rastin konkret, edhe përsa i takon procedurave dhe jo vetëm kaq, por edhe si Kryetar i LSI-së që kishte një rol të rëndësishëm në këtë proces, pra në çdo rast, si në arritjen e konsensusit, akoma më tepër në mos arritjen e konsensusit, ka qenë një dhe vetëm një: Konsensus dhe sipas Komisionit të Venecias.

Dhe në rast se opozita nuk do të pranonte një draft të standardeve të Komisionit të Venecias, ne do të votonim edhe pa opozitën. Por unë besoj dhe u sqarova shumë qartë pas takimit me z. Basha se ishte tërësisht i mundshëm konsensusi. Opozita mund ta them sot pa ndroje dhe pa asnjë hezitim, sepse procesi ka përfunduar mrekullisht shumë mirë në të mirë të gjithë shqiptarëve dhe në radhë të parë të kësaj reforme që duhet të prodhojë drejtësi të pavarur, opozita kishte plotësisht të drejtë për rekomandimin 88.

Unë u binda pasi u takova me z. Basha. Këtë qëndrim ia kam shprehur edhe partnerëve të mi të koalicionit. Ua kam shprehur edhe përfaqësuesve ndërkombëtarëve pasi jam konsultuar dhe e kam konsultuar këtë rekomandim me ekspertët nga më të mirët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët na asistojnë për reformën në drejtësi. Po të vëmë re më pas, ardhja e znj. Nuland, Ndihmës Sekretarja Amerikane për Europën, e cila përcaktoi që duhet punuar për konsensus dhe duhet respektuar edhe sovraniteti i vendit, ndërhyrja e Komisionerit Hahn, por edhe ndërhyrjet e jashtëzakonshme të ambasadorit Lu në ditën para votimit, bënë të mundur që një gjë që askush nuk e besonte, edhe unë vetë nuk e besoja deri në 140.

Një votim i cili mund të quhet një konsensus patriotik që nuk duhet helmuar me reagime, deklarata si parlamenti i djeshëm. Por duke qenë se dje ka qenë pushim në Shqipëri, le të mos e quajmë dhe le të vazhdojmë në atë seancë të atij votimi të përgjegjshëm, patriotik të 140 deputetëve të popullit shqiptar në mënyrë që ajo dritë që lindi në mesnatën e 21-22 korrikut, të ndryshojë rrugën e Shqipërisë evropiane dhe ne për gjerat që janë në interes të shtetit të arrijmë konsensusin, të arrijmë bashkëpunimin sepse Shqipëria bën edhe pa Ilir Metën Kryetar Parlamenti, bën edhe pa Edi Ramën Kryeministër, bën edhe pa Lulzim Bashën Kryetar i Opozitës, edhe pa të tre sëbashku në jetën politike. Por Shqipëria nuk bën dot asnjë hap të rëndësishëm përpara pa konsensus për çështjet më të mëdha të shtetit, pa bashkëpunim, pa dialog politik.

Zëri i Amerikës: Z. Meta ju bëtë disa lëvizje të pazakonta politike duke kërcënuar me qeverisje teknike apo dhe me dorëheqje nëse reforma nuk do të miratohej me konsensus. Ju jeni ndër politikanët më me përvojë në Shqipëri, që keni arritur sot të bëheni përcaktues se cila forcë e mban pushtetin dhe vetësakrifikimi nuk është në natyrën tuaj. Si duhen kuptuar këto lëvizjet tuaja?

Ilir Meta: Së pari kjo është çështje e kujtesës sepse unë kam dhënë dorëheqje nga kryeministër për arsye sepse Partia Socialiste bëri një faull me zgjedhjet e vitit 2001 me çështje e “Dushkut”, dhe madje mund t’ju them sot këtu publikisht para gjithë shqiptarëve se për shkak se Parlamenti Europian vendosi sanksione që Presidenti në Shqipëri nuk duhej të zgjidhej me 84, edhe pse mazhoranca jonë kishte 87 vota për shkak të “Dushkut”, unë nuk pranova kompromisin e propozuar nga kryetari i PS në atë kohë që unë të bëhesha edhe Kryeministër edhe Kryetar i PS-së në atë kohë, dhe ai të bëhej President. Përkundrazi, i shërbeva një zgjidhjeje që sakrifikonte edhe karrierën time duke pranuar që ai të ishte në detyrën e Kryeministrit dhe më pas kemi pranuar që të zgjedhim një President konsensual, siç ka qenë rasti i z. Moisiu.

Së dyti, unë kam qenë ai politikan që ka qenë në koalicion me Sali Berishën për të liberalizuar vizat, për të stabilizuar vendin, por kur ka ardhur momenti kritik që është krijuar një konflikt me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një ligj të caktuar, kam dalë para Parlamentit dhe e kam bërë të qartë që jo vetëm nuk do ta mbështesnim atë ligj sepse cënonte këto marrëdhënie, por kam vënë në diskutim edhe koalicionin me Sali Berishën. Dhe së treti, unë mund të kem vënë në diskutim shumë gjera, mund të kem vënë në diskutim qeverinë, mund të kem vënë në diskutim pozicionin tim si Kryetar Parlamenti dhe në rast se ajo do të miratohej pa konsensus,nuk do të isha më Kryetar Parlamenti. Mund të kem vënë në diskutim shumë gjera, por asnjëherë nuk kam vënë në diskutim reformën në drejtësi.

Dhe jam i lumtur që jam sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që mund t’iu them të gjithë kolegëve amerikanë në mënyrë të veçantë Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Broënfield, i cili më ka dhënë fuqi për të arritur një marrëveshje, mund t’i themi Ndihmës Sekretares Nuland që porositë e saj u zbatuan, mund t’i themi komisionarit Hahn i cili më telefoni dje dhe ai ishte i habitur dhe shumë i lumtur për konsensusin, se ne do të vazhdojmë këtë rrugë, duke filluar me ligjin për vettingun dhe me të gjitha ligjet e tjera sepse kjo reformë, e cila sapo ka lindur nuk duhet të lëndohet nga politika.

Nuk duhet të ketë dorën e politikës. Më pas politikanët cilëtdo qofshin, duke filluar nga Ilir Meta i pari, nga Edi Rama i dyti, nga Lulzim Basha i treti e kështu me radhë duhet të shkojnë dhe të përgjigjen përpara drejtësisë. Kjo është një gjë fare e qartë dhe fare e hapur. Unë e kam thënë që nuk bëhet reforma në drejtësi duke i thënë kundërshtarit do shkosh ti në burg, sepse nuk janë politikanët që bëjnë këto gjëra, por reforma në drejtësi bëhet duke thënë do të shkoj unë i pari në burg në rast se kam shkelur ligjin dhe kështu të shkojnë të gjithë të tjerët. Por, Shqipëria nuk mund të rrijë peng i konfliktit politik në asnjë mënyrë.

Zëri i Amerikës: Z. Meta, a pritet të mblidhet parlamenti këto ditë? Ka zëra dhe kërkesa që të mblidhet për të miratuar disa prej ligjeve dytësore që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese, siç është ai për shembull për vlerësimin e figurës së gjyqtarit?

Ilir Meta: Patjetër ne do të fillojmë me këtë projektligj. Kam pasur rastin të flas edhe sot me z. Basha. Jam në kontakt edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Kuvendit, kam qenë në kontakt me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri. Dje e kam siguruar edhe komisionarin Hahn se do të bëjmë çdo gjë që kjo frymë konsensusi të vazhdojë sepse e tillë ka qenë marrëveshja edhe me miratimin e ligjeve. Dhe unë besoj absolutisht që kjo është plotësisht e mundur dhe të mësojmë nga kjo reformë dhe nga gabimet që kemi bërë deri në momentin e fundit, që për fat të mirë e kurorëzuam me sukses, për t’i bërë në kohë, me cilësi, me transparencë dhe me standarde të gjitha reformat që kërkon një Shqipëri e vërtetë evropiane.

Zëri i Amerikës: A është e mundur mbledhja e Parlamentit përpara se të fillojë sezoni i rregullt në shtator? A do të mblidhet Parlamenti këtë javë?

Ilir Meta: Parlamenti do të mblidhet në çdo moment që ne do ta vlerësojmë të rëndësishme, të gjithë aktorët e reformës në drejtësi, vendas dhe ndërkombëtarë. Pra, unë si Kryetar Parlamenti, z. Rama si Kryetar i Qeverisë dhe i Partisë Socialiste, z. Basha si Kryetar i Opozitës dhe dy ambasadorët e nderuar që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, partnerët tanë kryesorë në këtë reformë. Në këto momente, në çdo sekondë. Nuk ka gjë më të rëndësishme.

Zëri i Amerikës: Z. Meta, a shikoni mundësi praktike që të mblidhet parlamenti këtë javë, këtë të enjte?

Ilir Meta: Po, po patjetër, asnjë pamundësi praktike nuk ka, kjo është çështje vullneti, do respektohen procedurat kushtetuese. Ndërkohë, duhet të fillojë puna dhe i ftoj anëtarët e komisionit të posaçëm që të fillojnë punën që tani, që të shohin në radhë të parë ligjin për vettingun, që t’i hapet rruga menjëherë operacionit të monitorimit ndërkombëtar, që është një garanci tjetër për seriozitetin në implementimin e kësaj reforme dhe më pas të gjithë ligjet për Prokurorinë Speciale, për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe gjithçka tjetër.

Zëri i Amerikës: Z. Meta le të kalojmë pak tek marrëdhënies mes koalicionit. Figura me zë të Partisë Socialiste kanë thënë që nuk është më normale mënyra e funksionimit të koalicionit me LSI-në, ndërkohë që, vetë z. Luan Rama, një nga figurat e partisë suaj, ka shprehur rezerva për këtë koalicion. Si është situata?

Ilir Meta: Duhet të kemi parasysh që nuk duhet të ngatërrojmë qëndrimet për reformën në drejtësi, që është një reformë madhore, me interes kombëtar, me qëndrimet e koalicionit, që kanë rëndësinë e tyre. Unë dua t’i siguroj të gjithë socialistët, pra ata në Partinë Socialiste se unë jam ai njeri që i qëndron fjalëve, që i qëndron marrëveshjeve. Por duke qenë se politika jonë është e ngarkuar shumë me intriga, thashetheme, që u vunë re edhe gjatë reformës në drejtësi, unë për respekt të tyre dhe të cilitdo që ka një shqetësim apo keqinformim, jam gati të shkoj në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, qoftë edhe me ministrat e propozuar nga LSI dhe t’i sqarojmë për çdo çështje që ka të bëjë me përmirësimin e qeverisjes. Po kështu, e ftoj edhe zotin Rama, apo cilindo koleg nga Partia Socialiste të bëjë të njëjtën gjë, apo t’i mbledhim të dy grupet bashkë. Por, nuk duhet të përziejmë asnjëherë çështjet e shtetit, çështjet që kanë të bëjnë me Shqipërinë në 20 – 30 vitet që vijnë, me çështjet e koalicionit tonë. Ne jemi gati të marrim çdo përgjegjësi për mosmbarëvajtjen e koalicionit në qoftë se kjo vlerësohet, dhe ne i pranojmë edhe gabimet, në qoftë se ka të tilla.

Zëri i Amerikës: Domethënë ju mendoni se koalicioni juaj do ta mbyllë mandatin 4 – vjeçar? A ka çarje aq të mëdha sa ta vërë këtë në rrezik?

Ilir Meta: Unë besoj se koalicioni ynë i ka të gjitha mundësitë ta mbyllë këtë mandat. Ka mundësi të përmbushë akoma më mirë pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe ne jemi të angazhuar për këtë çështje. Dhe nuk i shoh këto dy çështje të lidhura me njëra – tjetrën, sepse në momentin që i shoh të lidhura, atëherë kam frikë se fillojmë dhe deformojmë këtë reformë të re që ka lindur në Shqipëri me shumë sukses, pavarësisht nga dhimbjet, nga vështirësitë e mëdha në mesnatën e 21 – 22 korrikut.

Zëri i Amerikës: Z. Meta, në këtë dinamikë politike duket që qëndrimet tuaja kanë ndryshuar karshi z. Basha. Ndërkohë që më parë ju e kritikonit, tashmë flisni për të me superlativa. E njëjta gjë vihet re edhe nga z. Basha…

Ilir Meta: Nuk e di se çfarë quhet superlativë në rastin konkret. Është e vërtetë që unë për z. Basha, në fushatën elektorale, në zgjedhjet lokale kur ai fliste për kandidatët e LSI-së dhe për LSI-në kam thënë që ai gënjen edhe për orën, kjo është shumë e vërtetë. Por, më duhet ta them, për hir të së vërtetës dhe të asaj që ndodhi, pavarësisht nga dyshimet që edhe unë kam pasur, se fjalën që Lulzim Basha më ka dhënë në takimin që kemi pasur përpara se të fillonin procedurat parlamentare, se në rast se ‘88-ta’ do të plotësohej, ai dhe Partia Demokratike do të mbështesnin miratimin e reformës në drejtësi, ai e ka mbajtur plotësisht. Dhe unë besoj që kjo është një gjë shumë pozitive dhe duhet vlerësuar. Dhe shpresoj që ai të vazhdojë në këtë linjë që të tregojë një lidership të ri, sepse kjo i bën mirë Shqipërisë dhe këtu nuk ka vend për diversione.

Koment: T’i bёhet ballё urrejtjes

kisha vrasjeFalje dhe agjёrim kundёr urrejtjes dhe terrorit. Pas vrasjes sё njё prifti 85 vjeҁar nё Francё katolikёt nё mbarё botёn janё nё zi. Arabia Saudite hesht. Ka shumё, qё duan tё mbjellin urrejtjen, mendon Christoph Strack.

Eshtё njё akt barbar, qё i ka tmerruar njerёzit nё mbarё botёn. Vrasja e pёrgjakshme e njё prifti nё kishёn e tij gjatё meshёs ёshtё njё krim, qё pёrҁmon konvencionet mё tё vjetra nё botё: qё vendet shenjta – nё tempuj antikё, nё sinagoga e kisha – janё dosmosdoshmёrisht tё shenjta dhe pёrmёtepёr nё to u garantohet mbrojtje dhe siguri tё arratisurve.

Eshtё njё akt barbar, qё e prek nё shpirt Francёn e plagosur. Kёtё vend laik tё karakterizuar megjithatё prejreligjionit. Franca, motra mё e vjetёr e Romёs. Fshatrat nё Normandi, Burgonjё, Vendee janё tё njohura. Kёto janё vende, nё tё cilat zakonisht ndodhen kisha tё mёdha. Pёrse kёtu nё njё kishё tё tillё njё prift i moshuar celebron njё meshё tё thjeshtё e dinjitoze, sepse ajo ёshtё jeta e tij.

Lutje kundёr terrorit e dhunёs

Nё Saint-Etienne-du-Rouvray ky ishte Jacques Hamel, gati 86 vjeҁ, prift qysh prej 58 vjetёsh. Edhe dhjetё vjet pas daljes nё pension ai qendronte nё altar, konsiderohej e vlerёsohej nga komuniteti si i ndjeshёm, i thjeshtё dhe miqёsor. E ishte po aq i varfёr e modest, ashtu si edhe priftёrinjtё e thjeshtё nё zonat rurale nё Francё.

Dy xhelatёt e terrorit, qё mёsynё nё kishё, e ulёn priftin nё gjunjё. E kur burri i moshuar donte tё mbrohej, ata i prenё atij gёrmazin. Nё kishё para altarit. Koncepti i martirizimit pёrbaltet prej islamistёve. Kur ata vrasin dhe e celebrojnё veten si “martirё”. Nё fakt me kёto veprime ata janё vetёm kriminelё qё pёrҁmojnё njerёzit.

Père Jacques Hamel nё tё kundёrt ёshtё njё martir nё kuptimin e mirfilltё tё fjalёs. I vrarё i pafajshёm, duke u falur dhe duke besuar. Franca ende vazhdon tё tronditet prej tё tillё shembujsh. Shtatё novicёve, qё mё 1996 pёrjetuan vdekje maritrёsh nё malёsitё Atlas tё Algjerisё, sё fundi iu kushtua njё shesh nё Paris.

Kryepeshkopi i Rouenit Dominique Lebrun pёrjetoi vdekjen e priftit tё tij nё Krakov nё ditёn botёrore tё rinisё. I tronditur dhe i shokuar. E megjithatё ai tha njё fjali tё madhe: “Kisha Katolike nuk njeh armё tjetёr, veҁ fljes dhe vёllazёrisё mes njerёzve.” Kisha e Francёs tani do tё falet dhe do tё agjёrojё njё ditё tё tёrё.

Urrejtja dhe ҁfarё qendron pas saj

Pas saj qendron vendosmёria pёr hakmarrje. Kryetari i Konferencёs sё Peshkopёve gjermanё, kardinali Reinhard Marx, u shpreh ngjashёm: Akti i Saint-Etienne-du-Rouvray duhet tё mbjellё urrejtje, “kёsaj ne do t’i bёjmё ballё”. Duhet bёrё gjithҁka, nё mёnyrё qё masakra tё mos shkaktojё dhunё tё re.

Megjithatё mbetet pyetja lidhur me verbёrinё e dorasve. Ndaj marrёzisё sё njё sistemi si i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, qё celebron vdekjen. Duke provokuar. Myslimanёt nё Gjermani si Aiman Mazyek dёnojnё vrasjen e Père Hamel, ashtu si edhe sulmet e tjera vrasёsё tё kёtyre ditёve. Ata janё parnerё tё sprovuar nё bashkёekzistencёn e religjoneve, megjithatё ato janё tё paaftё tё veprojnё.

Do tё ishte i udhёs njё reagim nga Riadi. Kur ёshtё tronditur vahabizmi prej akteve terroriste? Kur do tё pasojё njё dёnim i qartё prej predikuesve nё xhamitё e shkollat nё mbarё botёn tё financuar prej Arabisё Saudite ndaj tё vetёshpallurve luftёtarё pёr mёsimin e Islamit? Urrejtja dhe barbaria ka shumё qё luajnё fijet nё prapaskenё Ka edhe shumё, ё e pranojnё mizorinё. (dw)

Gjermania 50 mln euro për linjën Shqipëri-Maqedoni

gjermeniNdërtimi për linjën e interkoneksionit Elbasan-Manastir, parashikon dhe zgjatimin nga Elbasani në Fier. Gjiknuri: Përmbyllim lidhjen me vendet e rajonit

Qeveria shqiptare firmosi sot me qeverinë gjermane marrëveshjen për financimin e ndërtimit të linjës së interkoneksionit 400 kilovolt me Maqedoninë, (Elbasan-Manastir) e cila kap një total prej 50 milion eurosh. Përmes Bankës gjermane për Zhvillim, Kfë shuma prej 30 milion eurosh është e gatshme për t’u lëvruar, ndërsa për pjesën e mbetur prej 20 milion eurosh, e cila gjithashtu është miratuar nga pala gjermane, do të ketë një marrëveshje tjetër pas pushimeve verore. E gjithë kostoja e projektit në Shqipëri, shkon në afër 70 milion euro, ku 5 milion janë parashikuar si kontribut i palës shqiptare, dhe pjesa tjetër nga Bashkimi europian.

Në territorin shqiptar projekti përfshin ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 deri në kufi me Maqedoninë, rreth 56 km. Zgjerimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 2 me dy zbara dyfishe 400 kV, një dalje të re linje 400 kV dhe një shunt-reaktor 120 MVAr. Ndërkohë, e njejta linjë do të zgjatet edhe në drejtim të Fierit. Linja ajrore 400 kV, Elbasan 2 – Fier, është rreth 70 km e gjatë dhe do të ketë dhe dy dalje linje 400 kV në nënstacionin Elbasan 2 dhe nënstacionin Fier. Gjithashtu, projekti parashikon zgjerimin e nënstacionit 220 kV Fier, 1×400 MVA dhe lidhjen me rrjetin e transmetimit.

Marrëveshja për palën shqiptare u nënshkrua nga ministri i Energjitikës Damian GJiknuri sipas të cilit “bëhet fjalë për një nga projektet jashtëzakonisht të rëndësishme të ndërlidhjes, një axhendë që tanimë siç dihet mbështetet edhe nga procesi i Berlinit. Janë siguruar të gjitha financimet e nevojshme dhe procesi po ecën në rrugë të mbarë”, theksoi ministri Gjiknuri duke sqaruar se përmes kësaj linje do të përmbyllet lidhja me vendet e rajonit. Pak javë më parë Shqipëria inauguroi mbylljen e punimeve të linjës së interkoneksionit me KOsovën, ndërkohë që ajo është tashmë e lidhur me Malin e Zi dhe Greqinë.

Ambasadorja gjermane Susanne Schütz, deklaroi se “përmes mbështetjes që japim duam të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit tuaj, ti japim shans brezit të ri që të ndërtojë jetën në vendin e vet por dhe të mund të ndalojmë emigracionin”, u shpreh zonja Schütz, ndërsa shtoi se bashkëpunimi ekonomik midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, është shumë i rëndësishëm dhe se “që prej vitit 1988 Gjermania ka vënë në dispozicion rreth 810 milionë euro për bashkëpunimin teknik e financiar duke qenë edhe donatori më i madh në nivelin dypalësh”.

Projekti për ndërtimin e linjës së interkoneksionit 400 kilovolt me Maqedoninë parashikohet që të fillojë zbatimin në fillim të vitit 2017 ndërsa përfundon në fillim të vitit 2020. (dw)

Turqia kërkon dënimin e një gazetari në Kosovë

prishtinaAmbasada e Turqisë kërkon dënimin e një gazetari në Kosovë për shkak të një “satire” në Facebook. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkesën e ambasadës turke e cilësoi “shkelje të rëndë”.

Ambasada e Turqisë në Prishtinë i ka kërkuar qeverisë së Kosovës të dënojë drejtorin e gazetës online Expres, gazetarin Berat Buzhala për shkak të siç thuhet komenteve të tij në Facebook, gjatë kohës së përpjekjeve për grusht shteti në Turqi.

Letrën e ambasadës të Turqisë në Prishtinë e publikoi agjencia e lajmeve Reuters dhe pothuaj të gjitha mediet vendase në Kosovë, ku thuhet se ambasada turke i ka shkruar Ministrisë së Jashtme të Kosovës, se “pronari dhe drejtori i përgjithshëm i portalit Gazeta Expres, Berat Buzhala, më 15 korrik ndërkohë që vinin lajme për përpjekjet për grusht shteti në Turqi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen në Turqi, të vihen në anën e grupit që bëri përpjekje për grusht shteti”. Ambasada këtë kerkesë për dënimin e gazetarit Buzhala, e bazon në një status të tij satirë në Facebook ku zoti Buzhala, thotë “i ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që janë me pushime në Turqi të rreshtohen me ushtrinë”.

Kërkesën për dënimin e gazetarit Buzhala, ambasada turke e mbështet në ligjin për parandalimin e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja të miratuar vitin e shkuar në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk e ka komentuar kërkesen e ambasadës turke për dënimin e gazetarit Buzhala.

Ndërkohë vet gazetari Buzhala, u tha medieve se ai nuk është informuar për kërkesën, por sipas tij, “është e papranueshme që një qeveri e huaj bën një kërkesë të tillë për shkak të disa komenteve satirike.” “Kjo dëshmon arrogancën e qeverisë turke ndaj vendeve të vogla si Kosova, duke dashur që pas nënshtrimit ekonomik, ta nënshtrojë edhe politikisht”, tha Berat Buzhala.

Ndërkohë për këtë rast ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që kërkesën e ambasadës turke e cilësoi “shkelje të rëndë”. “Rikujtojmë ambasadën turke se gazetarët në Kosovë e kanë të drejtën e lirisë së fjalës, e cila nuk guxon të rrezikohet nga askush pasi është e drejtë e garantuar me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. I kërkojmë ambasadës turke në Prishtinë që në afat sa më të shpejt të kërkojë falje për këtë veprim skandaloz, ndërkohë që po ashtu kërkojmë largimin nga Kosova të Ambasadores së Turqisë Kivilcim Kiliç. Një ambasadore që bën thirrje për arrestimin dhe dënimin e gazetarëve është e papranueshme për komunitetin tonë”, thuhet në reagim e AGK-së. Gjatë kohës së përpjekjeve për grusht shteti në Turqi, institucionet më të larta të Kosovës në reagimin e tyre e kanë mbështetur rendin kushtetues të Turqisë. (dw)

Erdogan akuzon BE për shkelje të premtimit, Europa kundër

Bashkimi Europian nuk i mban premtimet e bëra në kuadër të marrëveshjes për refugjatët, shprehet presidenti Erdogan në intervistë për ARD-n. Komisioni Evropian reagon duke i hedhur poshtë pretendimet e Erdoganit.

erdogan“Ne i qëndrojmë premtimit të bërë. Por a i kanë mbajtur europianët premtimet e tyre?”, pyet kreu i shtetit turk në intervistë eksluzive me televizionin e parë gjerman, ARD. BE nuk e ka respektuar ujdinë e bërë për mbështetjen financiare të 3 milionë refugjatëve sirianë. “Tre miliardë euro janë premtuar”, theksoi presidenti turk, por deri më tani kanë ardhur vetëm shuma simbolike. Presidenti turk bëri fjalë për 1 deri në dy milionë euro. “Krerët europianë janë të shtirur”, tha Erdogan.

Reagimi i Komisionit Europian

Komisioni Europian i pyetur për këtë e hedh poshtë akuzën e presidentit Erdogan. Zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas thotë se “kjo nuk është e vërtetë” dhe se “BE i përmbush detyrimet e saj nga marrëveshjet e bëra me Turqinë, kjo përfshin edhe ndihmën për refugjatët. Kush pretendon diçka tjetër, nuk ka të drejtë.”

Sipas të dhënave të Komisionit Europian janë premtuar 740 milionë euro për projekte konkrete të ndihmës ndaj refugjatëve. Me organizatat private dhe Kombet e Bashkuara janë mbyllur marrëveshje për një shumë 150 milionë euro. Realisht janë paguar, sipas KE-së, 105 milionë euro deri në fund të qershorit. “Këto fonde janë për refugjatët dhe komunat që pranojnë refugjatë. Paratë nuk janë parashikuar për shtetin turk”, ka thënë zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas. Deri në fund të korrikut do të premtohen edhe 1,4 miliardë euro për projekte të caktuara, njoftoi Shinas. Por deri sa fondet të mbërrijnë në destinacion, kalon kohë, pranoi zëdhënësi i KE-së. Në Bruksel nuk ka mirëkuptim për kritikën e përgjithësuar të presidentit turk. Dhënia e mjeteve bëhet me një komision kontrolli, ku merr pjesë edhe Turqia. Këtu nuk kemi dëgjuar kritika, thotë KE.

Pakt i diskutueshëm

Marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë parashikon që Turqia të pranojë të gjithë refugjatët e ardhur në ishujt grekë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil. Si shpërblim BE do të merrte për çdo refugjat të pranuar nga Turqia, një refugjat sirian në mënyrë legale. Nga ana tjetër BE premtoi ndihma financiare për furnizimin e refugjatëve në Turqi.

Por që prej dështimit të puçit ushtarak në Turqi është ndezur debati, nëse marrëveshja për refugjatët duhet të qëndrojë ende në fuqi. Aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar marrëveshjen që në fillim.

“Fjalën e ka populli”

Erdogan mbrojti në intervistë me ARD-n qëndrimin e ashpër kundrejt kundërshtarëve politikë. Ai e la të hapur zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas tre muajsh. “Po qe se gjendja është normalizuar, nuk kemi nevojë për tre muaj të tjerë”, tha kreu i shtetit turk.

I pyetur për rivendosjen e dënimit me vdekje, Erdogan iu referua vullnetit të popullit. “Nëse jemi në një shtet ligjor demokratik, atëherë fjalën e ka populli. Dhe çfarë thotë populli sot? Ata duan që të rivendoset dënimi me vdekje”, tha Erdogan. Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin kishte deklaruar më parë se ai e sheh ekzekutimin e puçistëve si një “dënim të drejtë”. BE ka paralajmëruar se rivendosja e dënimit me vdekje do të thoshte ndërprerje e bisedimeve të anëtarësimit BE-Turqi. (dw)

Solar Implulse 2 i jep fund udhëtimit rreth botës

 

Solar Impulse2 pilotetAndre Borschberg (R), the Swiss pilot of Solar Impulse 2, is greeted by fellow pilot and countryman Bertrand Piccard after landing at Cairo Airport, Egypt, July 13, 2016.

Aeroplani me energji diellore, Solar Impulse 2, u bë i pari mjet fluturues që përfundon një udhëtim rreth botës, I furnizuar 100 për qind vetëm me enegjinë e çliruar nga dielli.

Aeroplani i ndërtuar nga inxhinierët zviceranë u ul sot në Abu Dhabi, pikërisht aty nga nisi udhëtimin prej 40 mijë kilometrash para një viti, për të provuar mundësitë që ofron energjia e përtëritshme.

Aeroplani bëri 16 ndalesa në mbarë botën i furnizuar nga mbi 17 mijë qeliza diellore që furnizuan me energji katër motorë elektrikë që vunë në lëvizje helikat.

Në segmentin e fundit aeroplani u pilotua nga shefi ekzekutiv i firmës “Solar Impulse”, Betrand Piccard i cili së bashku me pilotin dhe bashkëthemeluesin e kompanisë, Andre Borschberg pilotuan me radhë avionin me një vend. Ja si shprehet zoti Piccard:

“Do të kemi aeroplanë elektrikë dhe mjete ajrore pa pilotë. Po përpiqemi të krijojmë komisionin ndërkombëtar për enegjinë e pastërt, të krijojmë një këshill botëror për të, pasi kjo ende nuk egziston. Kjo është e nevojshme sepse industritë e teknologjive të pastra kanë nevojë për një autoritet. Duhet një lëvizje botërore që të këshillojë botën dhe korporatat.”

Gjatë misionit të tij, Solar Impulse 2, kreu më shumë se 500 orë fluturime duke udhëtuar me shpejtësi mesatare nga 45 deri 90 kilometra në orë. Aeroplani bëri ndalesa në Aman, Indi, Birmani, Kinë, Japoni, Amerikë, Spanjë, Itali, Egjipt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. (voa)