RTK nuk është televizion publik, por zëdhënëse e Qeverisë

LVVLëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur sot një konferencë për media, me ç’rast shprehu shqetësimin  në lidhje me kapjen e RTK-së nga klani Pronto, dhe veçanërisht me veprimet e fundit të Menaxhmentit të televizionit publik.

Nënkryetari i parë, Dardan Sejdiu, dhe deputetja e nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, përveç se folën për gjendjen e rëndë të transmetuesit publik RTK, kërkuan reagim nga asociacionet dhe organizatat e shoqërisë civile në lidhje me padrejtësitë e këtij mediumi ndaj opozitës, pasi që ditëve të fundit iu mohua e drejta e paraqitjes kryetarit të VETËVENDOSJE!-s, Visar Ymerit.

Nënkryetari Sejdiu tregoi se RTK  i mohoi Ymerit paraqitjen në emisionin ‘Debat’ të Ridvan Berishës, ndonëse fillimisht kryeredaktori Xhymret Veliu ishte përgjigjur pozitivisht për zyrën e mediave të VETËVENDOSJE!-s. Ai tha se kjo ishte ndërhyrje e menaxhmentit të RTK-së, që kishte marrë këtë vendim “për shkak të gjuhës kritike ndaj RTK-së nga ana e VETËVENDOSJE!-s”.

“Ky vendim është dëshmi që deklaratat tona ndaj RTK-së janë të vërteta. RTK është kapur nga Qeveria dhe klani Pronto dhe është shndërruar në televizion që mbron krimin e organizuar qeveritar në Kosovë. Politikat redaktoriale të televizionit tonë publik bëhen nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli”, u shpreh nënkryetari Sejdiu, i cili poashtu ftoi organizatat e shoqërisë civile dhe asociacionet që të reagojnë ndaj këtij rasti.

Kritika të ngjashme kishte edhe në fjalën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, e cila përmendi rastin e sulmit me bombë në RTK, të cilin sulm RTK e lidhi me VETËVENDOSJE!-n, teksa Prokuroria e Policia ende nuk kanë gjetur fajtorët.

“RTK është bërë si shtëpi për Qeverinë dhe klanin Pronto. Kur Isa Mustafa mbanë konferencë për të gënjyer popullin, RTK e transmeton direkt në gjitha kanalet e saj. Kur Hashim Thaçi i drejtohet qytetarëve për t’i mashtruar e frikësuar, RTK e transmeton direkt në gjitha kanalet e saj. RTK i shfaq direkt kërcënimet dhe gjuhën ofenduese të Isa Mustafës e Hashim Thaçit, kurse i pengon kritika racionale dhe e drejtë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, theksoi ndër të tjera, deputetja Dërguti.

Duke e quajtur RTK-në propagandues të drejtpërdrejtë të Qeverisë dhe duke e krahasuar këtë rast me vendet autoritare, u kërkua reagim dhe mobilizim ndaj padrejtësive të tilla. (LVV)

Tash 138 vjet Mali i Zi rritet me troje shqiptare

lisen bashkurtiO milet degjoni e mbani vesh! Tash 138 vjet Mali i Zi rritet me troje shqiptare. Mos harroni historine sepse po ringjallet edhe ne kohet tona. Mjere ne po na vdiq kujtesa!

Njehere na rrembeu troje Rusia me Traktatin e Shen Stefanit, 1877. Pak kohe me vone na i shkulli me akt juridik Kongresi i Berlinit, 1878.

Mbi keto traktate masakrues te trojeve shqiptare, Osmanet fillusn te shisnin trojet shqiptare si zhelet e tyre per te zgjatur agonine e Portes se Larte, 1878-1883.

E me ne fund koalicioni i turpit, i Fuqive Evropiane bashkoi Ruse e Osmane, Gjermane e Franceze, Austro-Hungareze e Serbo-Malazeze per te rrethuar nga toka dhe nga deti shqiptaret e “pabindur” (1883).

Keshtu na shqyen, na i shkyne shkjate trojet tona. E Mali i Zi nga Cetina ne maje te shkrepave u shtri e u zgjerua, u rrit e u zmadhua mbi Rozhaje, Plave e Guci, Hot e Grude, Tuz e Dinoshe, Liqenin e Shkodres, Ulqin e Tivare, Kraje e Anamalit.

Historia vazhdon. Jugosllavia e AVNOIT me Rankovic e Tito i shqeu shqiptaret neper republikat Serbe, Malazeze dhe Maqedone. Si placke pazari Tito, babai i Jugosllavise, u soll si njerk me shqiptaret.

Titos i duheshin shqiptaret si guret e kandarit per te kenaqur orekset etnike e per te shuar fobite brenda Jugosllavise. Kufijte e Kosoves asokohe administrative levizeshin sipas interesave te Beogradit Serbo-Federativ.

Historia nuk ndalej. Ne 1974 u be Kushtetuta e re Jugosllave. Kosoves dhe Vojvodines iu dhane statuse autonomie me elemente perfaqesimi konstituiv federal. Por territorialisht Kosova ngeli ne kuader suazash administrative, lehtesisht te ndryshueshem ne kuader te Jugosllavise, madje edhe te Serbise. Vetem kufiri i jashtem i Jugosllavise ne segmentin kosovar qe ishte me Shtetin Shqiptar ishte i pacenueshem nderkombetarisht.

Keshtu, gjate Jugosllavive, te Karagjorgjeve, Obrenoviceve, Serbo-Kroato-Sllovene dhe AVNOIT, kufijte e Kosoves vec jane tkurrur e tkurrur deri ne limite ekzistenciale per popullin shqiptar..

Historia nuk u ndal serish. Ne veren e 1999 Kosova clirohet nga Serbia e Milloshevicit. Por territorialisht nuk shpetoi nga pretendimet territorriale te fqinjeve te saj.

Filloi masakra tjeter territoriale mbi Kosove. Serbet ndalen te Ura e Ibrit, fale krushqive me ca Evropiane dhe kuislingeve te fshehte brenda shqiptare. Maqedonet do perfitonin konjukturalisht nga fakti qe ne dy anet e kufirit ishin shqiptare etnik! Edhe ato gllaberuan mjaft hektare nga trojet e Kosoves brenda kufijve politike.

Tani boll!. Te ndalim historine ne Rugove. Keto dite debati eshte shume i nxehte. Situata po precipiton jashte kontrollit. Firmetaret e qeveritaret qajne hallin e Malit te Zi. Ato jane gati te japin mijra hektare ” qe te mos prishen marredheniet me Malin e Zi”.

Mirepo, lavdi Zotit, Presidenti i Malit te Zi shprehet se ” mosratifikimi i demarkacionit nuk cenon marredheniet e tij me Kosoven”. Arsyeja duket te jete me realiste ne Potgorice. Duket qe lideret e sotem te Potgorices e dijne me mire se lideret e sotem te Prishtines se “kur eshte boll”. C’po na degjojne veshet!

Te cjerrim mashtruesit

Keto dite arguementet kane arritur absurditete qe nuk ka laborator logjik qe t’i arsyetoje. Mbas lumit manipulativ qeveritar se “Kosova nuk humb asnje centimeter” si dhe mbas alarmit se “Kosova humbe 8200 hektare territore ne Rugove” vjen opsioni oportunist, i papare dhe i padegjuar ne historine, ne te drejten nderkombetare dhe ne hartografine boterore. Sipas ketij opsioni sofistik “Mali i Zi zgjerohet, por Kosova nuk zvogelohet”. (!?)

Por ku i merr trojet Mali i Zi or derdemene qe te zgjerohet perseri, nese nuk nderfutet ne territorin fizik te Kosoves. Mali i Zi nuk eshte ne Antarktide. As ne territore te pabanuara. Per rjedhoje ne harten fizike te Ballkanit nuk ka zmadhim te nje shteti pa i marre territore nje shteti tjeter.

O militet degjoni dhe mbani vesh! Fantazmat e Shen Stefanit e te Osmaneve po ngrihen mbi Ballkan. Derisa krisma e tyre te degjohet e kuptohet mire te aleatet tane le t’i ruajme trojet tona me cdo cmim e sakrifice tonen.

Malazezet zbriten nga Cetina malore mes shkembinjve te zi, por u shtrine neper trojet e popullit me te lashte ne Ballkan, shqiptareve. Le te kujtojme Vaso Pashe Shkodranin..

“Asht toka jone,

T’paret na e kane lane,

Kush mos t’na e preki,

Se vdesim tane”

O milet degjoni e mbani vesh! E keqja nga jashte eshte martuar me te keqen brenda e se bashku duan te na lene pa Atdhe.

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Danaj: Zaevi dhe Gruevski janë gjarpërinj të njejtë ndaj shqiptarëve

danaj 1Hartuesi i listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj disa muaj më parë kishte deklaruar se për shqiptarët janë njëlloj sikur Nikolla Gruevski, po ashtu edhe Zoran Zaev. Ai ata i ka karakterizuar me gjarpërin dhe nepërkën, informon  INA.

 Ja postimi i bërë më 22 shkurt të këtij viti:

 Danaj: Me Zaev apo Gruevskin; me neperken apo gjarperin

Kjo eshte mjerisht dilema e politikaneve shqiptare ne Shqiperine Lindore ne Maqedoni. Ne vend se te bisedojne si te bashkohen me njeri tjetrin ata jane ndare
Disa duan koalicion me Zaevin e disa me Gruevskin
Injorance totale politike, mjerim i madh perballe shqiptareve.
Ta shtrosh problemin se kush eshte me i mire per shqiptaret; Zaevi apo Gruevski eshte njesoj sikur te shtrosh pyetjen: Kush e ka helmin me te rrezikshem, gjarperi apo neperka!!!!! (ina)

Superkompjuteri që zgjidh edhe rastet më të vështira të mjekësisë

WatsonSuperkompjuteri “Watson”, i krijuar nga IBM, ka zgjidhur në 10 minuta një rast klinik që kishte lënë pa fjalë për muaj me radhë mjekët e Universitetit të Tokios. Kompjuteri ka përcaktuar diagnozën e një gruaje, e cila vuante nga një formë e rrallë e leucemisë.

Lajmin e ka bërë të ditur për agjencinë “Efe News” një prej pjesëtarëve të stafit. Mjekët kishin përcaktuar se gruaja 60-vjeçare vuante nga leucemia mieloide akute, por asnjë prej trajtimeve nuk ka rezultuar efikas.

Atëherë ata i kanë kërkuar ndihmë kompjuterit “Watson”, i cili po testohet në disa qendra onkologjike në SHBA.

Pasi është analizuar databaza prej 20 milionë rastesh, superkompjuteri ka formuluar diagnozën e re, një formë shumë të rrallë të leucemisë.

Ai ka sugjeruar edhe një kurë të re, e cila deri tani ka rezultuar efikase. / G.S. /

Saga e Rrugës së Arbrit; 10 vjet nga fillimi, fundi nuk duket

rruga e arbitMë shumë se një dekadë nga fillimi i punimeve të ndërtimit, Rruga e Arbrit ka një pamje të shkretë. “Rruga është shumë e amortizuar, me zor kalojnë makinat dhe kamionët”, thotë një banor.

Rruga, që lidh Tiranën me Dibrën, ka një gjatësi prej 75 kilometra, por deri tani janë ndërtuar plotësisht vetëm 17 km, nga Bulqiza në Urën e Cerenecit.

“U bë gati 10 vjet që ka filluar dhe s’është bërë asgjë”, thotë një banor tjetër.

Në vitin 2014, qeveria hyri në negociata me një kompani kineze. Por, edhe pse u njoftua me bujë nga vetë kryeministri Rama, oferta e kinezëve u rrëzua për shkak të kostos së lartë.

“Ka 2-3 vjet që s’ka vendosur njeri dorë”, denoncojnë më tej banorët.

Burime zyrtare nga Ministria e Transporteve thonë se në ministri ka mbërritur një tjetër ofertë nga kinezës e cila është duke u shqyrtuar, por tashmë edhe vetë qeveria nuk duket më shumë entuziaste për këtë variant.

Dy ditë më parë, Edi Rama iu rikthye sërish premtimit të bërë në vitin 2013, por të parealizuar. Këtë herë, me tone shfajësuese deklaroi se ai nuk do të largohet nga zyra pa përfunduar Rrugën e Arbrit.

Ajo që nuk tha është se për cilin vit e kishte fjalën, 2017 apo 2021. Deri atëherë, Rruga e Arbrit ka thyer tre qeveri, përfshirë atë të Ramës.

/ Top Channel

Një vit pas nënshkrimit – “Zajednica” e demarkacioni janë ndalur

protesta prishtineNë fundin e gushtit të vitit të kaluar, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, Kosovës ia kurdisën Kosovës dy dëme shumë të mëdha; marrëveshjen për themelimin e “Zajednicës” dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi, që parasheh humbje të territorit të Kosovës. Qeveria kishte në plan që t’i bënte fakt të kryer këto marrëveshje deri në dhjetor të vitit të shkuar por ato as sot nuk janë realizuar. Ato janë të parealizueshme.

Sot një vit, Kosovës i kanosej themelimi i Zajednicës. Por një vit më vonë, pamundësimi i themelimit të saj është dëshmuar si triumf i organizimit dhe vendosmërisë qytetare. Nënshkrimit të Isa Mustafës iu kundërvunë 205 mijë nënshkrime të qytetarëve të Republikës. Të gjithë ata, nënshkruan edhe kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, të nëshkruar në Vjenë nga Hashim Thaçi. Dhjetëra protesta e qindra arrestime bënë që qeveria të dorëzohet. Atë që Mustafa dhe Thaçi e kishin parashikuar si fat për Kosovën, qytetarët e saj e ndalën sepse e cilësuan si fatkeqësi për vendin dhe të ardhmen e secilit. Ato që planifikonte t’i realizonte për dy – tre muaj, Qeveria nuk arriti t’i përfundojë as për 12 muaj.

Pavarësisht se nënshkruesit duan ta kthejnë e ta ngjallin këtë projekt, “Zajednica” është projekt i vdekur falë kundërshtimit qytetar. E njëjta do të ndodhë edhe me marrëveshjen për demarkacionin. Më 1 shtator përgjigjia për demarkacion jepet në shesh. Aty tregohet vullneti dhe fitorja do të jetë e qytetarëve. (LVV)

Itali: Arrin në 247 numri i viktimave – vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit

termeti itali 1Mijëra persona janë angazhuar gjatë tërë natës që të gjejnë të mbijetuarit që kanë mbetur nën rrënoja pas tërmetit të së mërkurës në pjesën qendrore të Italisë.

Mbi 240 persona e kanë humbur jetën, dhe së paku 368 të tjerë janë lënduar, thonë zyrtarët italianë.

Tërmeti me magnitudë 6.2 e ka goditur zonën malore në Italinë qendrore pas orës 3:30 të mërkurën.

Zonat më të goditura janë qytetet e vogla dhe fshatrat në zonën malore ku takohen Umbria, Lazio dhe Le Marke.

Shumë njerëz ende besohet se kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja derisa 4300 shpëtimtarë janë duke përdorur makineri të rëndë, por jo rrallë herë edhe me duar po mundohen t’i gjejnë ata.

Në mesin e viktimave është edhe një shqiptar 32 vjeçar nga Roskoveci i Shqipërisë, një lajm ky i konfirmuar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, Anila Bitri.

“Kemi një komunitet prej 50 vetësh këtu, kemi 1 jetë të humbur dhe 7 të lënduar, të cilët janë shtruar në Romë dhe qytete të tjera” citohet të ketë thënë zonja Bitri për mediat shqiptare, transmeton Zëri i Amerikës.

Rrjeti britanik BBC ka cituar ministrin e shëndetësisë së Italisë i cili ka thënë se shumë nga viktimat kanë qenë fëmijë.

Shpëtimtarët thonë se kanë nxjerrë pesë trupa të pajetë nga rrënojat e Hotelit Roma në qytetin historik Amatriçe. Zyrtarët thonë se rreth 35 njerëz kanë qenë në hotel, shumica prej të cilëve kanë arritur të dalin jashtë.

Dhjetë prej tyre ende mbesin të zhdukur, thotë një zjarrfikës që është i përfshirë në operacionet e kërkim – shpëtimit.

Mbrëmjen e të së mërkurës shpëtimtarët kanë shpërthyer në duartrokitje në fshatin Peskara del Tronto kur një vajzë e re është arritur të nxirret e gjallë prej rrënojave pasi kishte mbetur e ngujuar për 17 orë, njofton kryetari i qytetit.

Të mbijetuarit e kanë kaluar natën në tenda jashtë objekteve të mbyllura.

Në mesin e viktimave siç raporton BBC është edhe një vajzë 18 muajshe, Marisol Piermarini, nëna e të cilës, Martina Turko e ka mbijetuar tërmetin e tmerrshëm të vitit 2009 në L’Akuila.

Ajo është larguar nga atje pas përvojës së keqe me dridhjet e tokës.

Zonja Turko po trajtohet në spital pasi është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një prej objekteve në Arkuata del Tronto, raporton agjencia italiane e lajmeve, Ansa. (REL)

Itali: Ende ka shpresë për të gjetur të mbijetuar

Tërmeti ka shuar fshatra të tërë në Abruzzo. Forcat e shpëtimit ende kërkojnë të mbijetuar. Mendohet për qindra të vdekur. Ndonjëherë mbizotëron një heshtje e rrallë në vendet e fatkeqësisë. Bernd Riegert nga Amatrice.

termeti italiEkipet e shpëtimit janë në garë me kohën në fshatin e gjysmë të shktaërruar, Amatrice. „Ka ende shanse për të gjetur ndokënd, sepse të bllokuarit nganjëherë mbijetojnë dy deri në tri ditë“, thotë një drejtues i qenve të nuhatjes, i cili ka ardhur nga Bolojna me qenin e tij në vendin e ngjarjes. Që nga e marta (23.08) e deri të e mërkurën (25.08) qentë janë vënë në veprim për të kërkuar të mbijetuarit në zonat e tërmetit. Në qoftë se leh njëri nga qentë, është e mundur që një njeri të ndodhet diku nën rrënoja. Zjarrfikësit ngjiten ngadalë nëpër rrënoja. Drejtuesi fishkëllen e thërret më zë të lartë duke kërkuar qetësi. Atëherë e gjithë zona bie në një heshtje të thellë. Të gjitha makinat ndalen. Asnjë fjalë nuk mund të flitet më.

Madje edhe gazetarët duhet të ndëpresin transmetimet e tyre. Dëgjohet dikush duke përshpëritur, reagojnë fshatarët duke thirrur për qetësi, apo duke përdorur fjalë fyese, kështu që më në fund të jenë të gjithë të heshtur. Ekipet e shpëtimit shpresojnë që nga rrënojat dikush mun të japë ndonjë shenjë apo të thërrasë për ndihmë. Lideri i ekipit të kërkimit thërret herë pas here: „Ne jemi këtu. Nëse jetoni, trokit, gjuaj, thirr, në mënyrë që ne të dëgjojmë!“

Duke pritur për shpëtim

Këtë herë nuk ia dolën, por ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë disa njerëz nga rrënojat. Edhe pasi i gjejnë, atyre u duhet shpesh të durojnë për orë të tëra, deri sa të gjitha të mbeturat e trarëve, blloqet e betonit dhe tullat të largohen, në mënyrë që pjesa tjetër e mbetur e ndërtesës të mos rrëzohet e që njerëzit të mos futen më thellë në rrënoja. Por ku? Toka po dridhet kudo në Amatrice. Pjesët e fasadës së manastirit varen duke rrezikuar të bjerë, ndonëse buldorezrët janë duke i hequr pjesë të saj. Të gjithë vrapojnë pë t’u larguar nga prigu i rrënojave. Por nuk mund të largohesh prej lëkundjeve pasuese të tërmetit, që zakonisht zgjasin vetëm pak sekonda.

Gjatë goditjes së tërmetit të fuqishëm godina e manastirit me muret e vjetra u shkërmoq sikur të ishte prej letre. Deri në shtatë murgesha mendohet, se ndodhen nën rrënoja. Ndihmësit me një buldozer të vogël çajnë muret dhe dritarët e dhomave për të gjetur gratë. Përpjekejt vazhdojnë edhe gjatë gjithë natës edhe pse në errësirë është jashtëzakonisht e vështirë dhe e rrezikshme për forcat e shpëtimit. Asnjë ndriçim në rrugë. Nuk ka ndriçim në asnjë prej shtëpive në Amatrice. Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë. Vetëm zjarrfikësit me agregate dhe makina të lehta për ndriçim mundësojnë kërkimin e ndonjë shenjë njeriu.

Infrastruktura e shkatërruar

Rrugaqë të çon në Amatrice është rrënuar pas tërmetit. Në një vend, asfalti është varur në ajër mbi greminë. Vetëm anash rrugës mund të depërtojnë ndihmësit. Në rrugë është edhe spitali i Amatrices, që është dëmtuar rëndë. Kryqi i Kuq dhe personeli i spitalit kanë ndërtuar në parkingun e spitalit një emergjencë në qiell të hapur. Kohë pas kohe ekipet e shpëtimit sjellin ndonjë pacient. Por rrallë. Shpesh, vetëm të vdekurit nxirren nga rrënojat. Në mesin e viktimave janë relativisht shumë fëmijë, sepse në Amatricen e qetë, që njihet si fshati më i bukur i Italisë, ata kalonin pushimet verore.

Donacionet janë të mirëseardhura

Ndihma ka nga e gjithë Italia. Rrugët janë bllokuar me kamionë, ambulanca dhe automjete të policisë. Trafiku është kaotik. Ndihmësit kane ndërtuar në vendet bosh disa tenda për fjetje dhe ngrënie. Gjithashtu për të pastrehët janë ndërtuar çadra. Edhe se sa kohë ata duhet të qëndrojnë atje, është ende e paqartë. Në radio po bëhen thirrje, në qoftë se dikush ka dhoma të lira mund t’jua ofrojë viktimave të tërmetit. Në qytetet perreth është dhuruar gjak. Edhe në Romë janë organizuar pika grumbulluese, ku të tjerët kanë mundësi të japin donacione. (dw)

Maqedoni: Katastrofa prej neglizhencës vdekjeprurëse

Sivjet raporti vjetor i publikuar nga agjencia e OKB-së WorldRiskReport fokusohet në logjistikë dhe infrastrukturë. Vërshimet e fundit në Maqedoni flasin për dështim në prevencion dhe neglizhencë në infrastrukturë.

anija e gruevskitTë paktën tri javë pasi 22 vetë gjetën vdekjen nga vërshimet që përfshinë pjesën veriore të Shkupit, mbetet një pyetje pa përgjigje: si mundi të ndodhë kjo? Kryeqyteti i Maqedonisë është përballur me katastrofa natyrore në hisotirnë e vet, duke përfshirë edhe tërmetin e rëndë të vitit 1963, që shkatërroi pothuajse të gjithë qytetin dhe prej të cilit gjetën vdekjen mbi 1.000 vetë. Megjithatë, nga vërshimet e kësaj radhe mund të ishin shpëtuar shumë jetë dhe të ishte minimizuar dëmi. “Njerëzit gjetën vdekjen për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme”, thotë për DW Sanja Radjenovic- Jovanovic, presidente e Asosacionit të Arkitektëve në Maqedoni.

“Vërshimet ishin të fuqishme, por nuk kishte mure mbrojtëse”, thotë Radjenovic- Jovanovic said. “Ka pasur rrëshqitje toke. Nuk ka pasur kushte higjeno-sanitare. Kanalizimet nuk kanë qenë të bllokuara. Kjo është një katastrofë.”

Fatkeqësia ka nxjerrë në pah një aspekt tjetër të diskutueshme të politikës së qeverisë. Ndërkohë që vazhdonin përpjekjet për të ndihmuar mijëra njerëz të dëmtuar nga vërshimet dhe u shpall edhe ditë zie për viktimat, më 8 gusht një buldozer vazhdonte gërmimet në qendër të Shkupit në kuadër të Projektit SHkupi 2014. Gjatë disa ditëve që vijuan kjo u bë pjesa më e fotografuar e makinerive të rënda në Maqedoni – si dhe një katalizator për zemërim publik në mediat sociale. Kjo tregoi, se pavarësisht tragjedisë, vazhdonte puna e diskutueshme për ndërtimin e objekteve si pjesë e planit të qeverisë për t’i ndryshuar imazhin qytetit.

Zemërata publike ishte e madhe, për faktin se qeveria e vazhdon këtë projekt, që u kushton miliona Euro taksapaguesve. Projekti Shkupi 2014 – që përfshin ndërtimin e monumenteve, ndërtesave neoklasike, muzeve dhe urave – kap gjithsej vlerën e mbi 640 milionë Eurove.

Projekti i nisur në vitin 2010 është kritikuar vazhdimisht, por përmbytjet katastrofike e rikthyen në vëmendjen e opnionit këtë temë, duke nxjerrë në pah gjendjen e tmerrshme të infrastrukturës së kryeqytetit.
“Ne vazhdimisht i paralajmërojmë autoritetet në lidhje me këtë, por me sa duket askush nuk dëshiron të dëgjojë dhe ta kuptojë këtë,” thotë Radjenovic- Jovanovic. “Ndoshta kjo u përshtatet atyre në këtë mënyrë.”

‘Një statujë me kalë më pak’

Shkup, një qytet me më shumë se 600.000 banorë, ka 1.335 kilometra rrugë, por vetëm 260 kilometra kanalizime. Situata në pjesët e tjera të vendit është shumë më keq. Shumë komunitete nuk kanë rrugë të asfaltuara, sisteme kanalizimi apo energji elektrike.

Prej përmbytjeve që përfshinë qytetin e Tetovës në veriperëndim të Maqedonisë në gusht të vitit 2015 gjetën vdekjen gjashtë vetë. Kryetarja e bashkisë së Tetovës, Teuta Arifi, tha se administratës lokale i nevojiten 25 milionë Euro për të zgjidhur problemet infrastrukturore dhe për të mbrojtur banorët nga fatkeqësitë natyrore në të ardhmen, por qeveria e ka injoruar këtë problem. “Një statujë me kalë më pak në Shkup do ta zgjidhte problemin tonë”, tha Arifi, gjatë një konference për shtyp më 4 gusht, duke iu referuar monumenteve të ngritura si pjesë e projektit Shkupi 2014.

Qeveria e partisë nacional-konservatore VMRO-DPMNE, duket se nuk lëkundet prej kritikave lidhur me projektet e saj dhe mungesën e investimeve në infrastrukturë. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE Ilija Dimovski këmbëngul se qeveria ka investuar “shumë më tepër si kurrë më parë”, gjatë 10 viteve të fundit, qëkurse partia e tij ka marrë detyrën. “Do të ishte e pacivilizuar dhe e papërgjegjshme të flitej tani për përgjegjësinë e ndokujt”, tha Dimovski. “Ne duhet të flasim tani për të ndihmuar njerëzit në nevojë.”

Një katastrofë e re

Partitë e opozitës dhe ekspertët kanë bërë thirrje për ndërprerjen e punimeve në vazhdën e projektit të ndërtesave dhe monumenteve, në mënyrë që paratë të mund të investohen në sektorët ku ka më nevojë. Në vend që të ndryshojë destinacionin e burimeve ekzistuese financiare në dobi të zonave të prekura, qeveria ka marrë tani një kredi të re. Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki tha për DW se “detyrimet financiare të bëra në të kaluarën duhet të respektohen.”
“Ne duhet të mendojmë për investime në të ardhmen”, tha Poposki. “Ne nuk duhet të shohim prapa dhe të flasim për paratë e shpenzuara.”

Pasojat financiare të projektit Shkupi 2014 habisin këto në një vend ku gjendja e rëndë ekonomike ka çuar në 30 për qind papunësi dhe paga mesatare është rreth 350 Euro në muaj. Për më tepër që, grupet e mrojtjes së mjedisit dhe arkitektët kanë paralajmëruar se politikat e qeverisë mund të çojnë në një katastrofë më të madhe të shkaktuar nga njeriu.

Shumica e punimeve për projektin Shkupi 2014 është bërë rreth ose edhe brenda shtratit të lumit Vardar, i cili rrjedh mespërmes qytetit. Vardari është lumi më i madh i vendit dhe në të kaluarën ka qenë i ndaluar ndërtimi rreth brigjeve të tij për shkak të rreziqeve që mund të paraqesin për qytetin.

“Çdo ndërtim i bërë së fundi në shtratin e lumit të Vardarit ngushton distancën mes brigjeve që garantojnë një rrjedhë të rregullt”, thotë për DW arkitekti Mirosllav. “Këto ndërtime cënojnë garancinë më solide për sigurinë e Shkupit dhe të luginës së Shkupit.” “Ndërtime të tilla shkatërruese do të sjellin një ditë katastrofa të reja”, thekson Grchev. (dw)

Shefi i diplomacisë greke në Shkup

ministri i jashtem greqi maqedoniMinistri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias shkoi sot për vizitë në Shkup; takime këto të rralla midis autoriteteve shtetërore të dy vendeve fqinje. Megjithëse nuk janë dhënë hollësi për atë që është folur mbi problemin e emrit të Maqedonisë, ministri grek dhe homologu i tij maqedonas, Poposki kanë lënë të kuptohet se po i hapin rrugën ndërtimit të masave të mirëbesimit mdis dy vendeve që do të thellonin bashkëpunimin ekonomik dhe në fusha të tjera.

Ministri i jashtëm grek Nikos Koxias e viziton për herë të dytë Shkupin brenda një viti. Megjithëse, midis dy vendeve fqinje është çështja e emrit të Maqedonisë ajo që ka mbajtur të bllokuar përparimin drejt integrimeve euro-atlantike të Shkupit dhe ka rezultuar në raporte tejet të ftohta me Athinën, ministrat e jashtëm Koxias dhe Poposki thanë se nuk kishin këtë për temë bosht të takimit. Ata kanë diskutuar për çështjen e emrit, por pa sqaruar hollësi për median.

Dy ministrat kanë folur për thellimin e besimit të ndërsjellë, përkatësisht për gjetjen e masave të mirëbesimit që do të relaksonin marrëdhëniet midis dy vendeve.

Është biseduar edhe për bashkëpunimin e dyanshëm në fushën e ekonomisë dhe të arsimit.

Ministri grek Nikos Koxias tha se angazhohet për kompromise të mira dhe jo të këqija; “kompromise që do në na çlironin nga kthetrat e historisë, të cilën nuk po mund ta ndryshojmë. Dallimet duhet t’i zgjidhim në mënyrë paqësore, që të mos ketë imponime të njërit ndaj tjetrit,” tha shefi i diplomacisë greke.

Ndërkaq, homologu i tij maqedonas Nikolla Poposki tha se duhet të ndërtohen masa të mirëbesimit që të mund të diskutohet për çështje të tjera më pas.

“Ka një realitet tjetër mbi të cilin mund të ndikohet”, tha ministri maqedonas, duke theskuar nevojën për krijimin e një klime për masat e mirëbesimit dhe bashkëpunimin dypalësh.

Autoritetet në Shkup shpresojnë se këto masa të besimit do të krijonin hapsirë për çeljen e rrugës së Maqedonisë drejt integrimit në Nato dhe në BE.

Ndërkohë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri Koxias tha se vizita e tij nuk ka të bëjë me mbështetjen për asnjë prej partive politike në Shkup në këtë kohë krize politike të brendshme, para zgjedhjeve të pritshme parlamentare. Ai tha se kjo krizë nuk duhet të ushqehet dhe aq më pak nga jashtë.

Ministri grek u prit edhe nga autoritetet më të larta shtetërore në Shkup, me të cilët ka folur edhe për qëndrueshmërinë e përgjithshme të Ballkanit, përfshirë krizën e refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Mesme. (voa)