Rekord për astronautin amerikan Jeff Williams

astronautAstronauti i NASË-s Jeff Williams pak para se të nisej për hapësirë më 18 Mars, 2016.

Astronauti amerikan Jeff Williams ka shënuar një rekord të ri për kohën më të gjatë të kaluar ndonjëherë në hapësirë ​ nga një astronaut nga Shtetet e Bashkuara. E mërkura shënoi 520 ditë që Jeff Williamsi ka jetuar në hapësirë, duke thyer rekordin e Scott Kellyt gjatë misionit të tij gati një vjeçar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Williamsi do të kthehet në Tokë më 6 shtator, dhe kjo do ta zgjasë rekordin e tij deri në 534 ditë.

10 ditët e para në hapësirë ai i kaloi në vitin 2000, kur ishte inxhinier fluturimi në anijen kozmike “Space Shuttle Atlantis” gjatë misionit hapësinor STS-101, duke marrë pjesë në përfundimin e rregullimit të stacionit hapësinor.

Sipas NASË-s, Williamsi u kthye në hapësirë në vitin 2006, për një fluturim gjashtë mujor në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Ai pastaj u kthye në hapësirë tre vjet më vonë, përsëri në ISS. Misioni i tij i tretë e çoi në 362 ditë qëndrimin e tij në hapësirë.

Misioni i tanishëm filloi më 18 mars.

Edhe pse rekordi i sotëm është për t’u admiruar, Williamsi renditet i 14-ti në listën e astronautëve dhe kozmonautëve që kanë kaluar më shumë kohë jashtë planetit Tokë.

Në krye të listës është rusi Gennady Padalka, i cili ka kaluar 879 ditë në hapësirë gjatë pesë misioneve të tij.

Rekordi i astronautit Williams nuk pritet të zgjasë shumë, ngaqë mendohet që astronautja Peggy Whitson do ta thyejë atë në vitin 2017, kur të marrë pjesë në një mision që fillon në nëntor. Peggy Whitson është gruaja që ka kaluar kohën më të gjatë në hapësirë. (voa)

Shqiperisë dhe Kosovës: Injorantet dhe armiqtë duan të na përçajnë…

Lisen BashkurtiInjorantet dhe armiqtë duan të na përçajnë

“Percaj e sundo”, nje taktike e vjeter e lindur ne Rome, e zhvilluar ne Bizant, e lartesuar te Osmanet, e sofistikuar ne kohen tone. Prandaj deri ketu nuk ka asgje te re…

E reja qendron ne faktet e ketyre diteve. Degjojme e lexojme..

“kombi kosovar e kombi shqiptar”…degjojme teza mediokre…”nuk nderhyjme ne punet e brendshme te secilit”…lexojme “fotbolliste kosovar e shqiptar”….degjojme tezen sofistike…”kolonizimi kulturor shqiptar e Kosoves”…veshtrojme ne facebook…”tosket jane hileqare me geget”….e me se fundi lexojme me dhimbje “Kosove me jep turp, me jep emrin kosovar”.Cfare bataku ne llum!!

Boll deri ketu boll. Strategjia eshte e qarte. INJORANTE dhe ARMIQ jane bere se bashku per te percare dhe pastaj per ta sunduar me lehte Kombin Shqiptare. Prej mijra vjetesh kane deshtuar. Por kjo nuk perjashton sukses ne eren e milenuimit.

Kerkohet te perballemi me kete taktike te vjeter ne eren e re. Asnje c’kujdesje nuk lypet te kemi. Jemi nje gjeografi e integruar. Jemi nje histori e pandare. Jemi nje identitet pa koloni mes nesh. Jemi nje e ardhme e perbashket.

Kush e kupton lum per te se eshte i ditur. Kush nuk e merr vesh mjere per te se eshte injorant. Kush ben sikur nuk merr vesh eshte dukshem armiku yne. Kush i sherben atij qe hiqet se nuk vesh eshte me djallezor dhe ne sherbim te armiqve…

Jemi perballe taktikes me Bizantine te “Departamentit te Barbareve” qe njihet me dy fjale..”Percaj e Sundo”…E vjeter eshte. Por po aktivizohet shume fort. Dhe me se shumti kunder Kombit Shqiptare..

Armiqte do bejne te veten. Me vjen keq kur armiqve i sherbejne, me apo pa dashje edhe njerezit tane…Me kujtohet Noli..

“O turma pa tru, zemer krund e gerdhu, hosana baraba!”..

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Shqiptarët kanë vetëm një Kombëtare

shqiponja

Nga Rudina Xhunga

Unë nuk jam tifoze futbolli dhe  këtë dua ta them qysh në krye të  shkrimit, për të mos u keqkuptuar nga tifozët.

Por e kam mbajtur zemrën në dorë, kur luante Kombëtarja në Beograd dhe kam qarë si fëmijë, kur fëmijët poshtë pallatit brohorisnin “Shqipëri, Shqipëri”, për golin e Kombëtares në Kampionatin Evropian.

Tani që po flitet për largime te djemve nga Kosova drejt Kombëtares së tyre, ndihem e prekur, pse nuk do mund të përjetoj më emocione të ngjashme. Sepse tani, mbase do të jemi dy skuadra, por jo dot, dy Kombëtare.

Kombëtarja është e Kombit dhe Kombi nuk kuptohet pa Kosovën.

Kombëtare janë Tifozët Kuq e Zinj dhe ata nuk arrij t’i shoh, tek lënë shpirtin në një klithmë tifozërie për  Kombëtaren e Shqipërisë. Dhe nuk di a mund të ndiqet një ndeshje pa tifozët e Kosovës?

Ne u kthyem në imazh të Kampionatit Evropian pikërisht se ishim bashkë,  se kishim tifozërinë më të bukur kuq e zi.

Nuk kam mëri ndaj djemve që do të ikin, madje i kuptoj, ata mezi pritën ditën të jenë të pavarur, por të pavarura nga Serbia jo nga Shqipëria. Çfarë do të thotë të pavarësohesh nga vetja?

Ai stadium që do të ribëhet, te ish Qemal Stafa, pa çunat nga Kosova, do të ketë kulla, por jo lojtare, do të ketë luks, por jo zemër, as zemërim për një gol që nuk bëhet dot.  Ai stadium do të jetë bosh pa ju çuna, që sollët bashkimin e shqiptarëve.

Kombëtarja është bashkimi ynë real, i natyrshëm. Kombëtarja është prova se vetëm bashkë bëjmë të pamundurën te mundur.

Unë nuk besoj te fuqia e mbinatyrshme e lidershipit, e De Biazit, në këtë rast, por besoj te forca e bashkimit. Bashkë bëmë histori.

Kemi qenë bashkë vetëm në Kombëtare dhe vetëm aty shkëlqyem. Sepse një trupi që i mungon një dore, një këmbë, një sy, një vesh, nuk është më një trup, por një gjysmëtrup,i paralizuar, i parealizuar. Bashkë bëjmë trupin që mund të lëvizë dhe malin.

As qe e mendoj se mund t’ia dalim veç e veç, është e pamundur, irracionale. Nëse e prishim Kombëtaren,  do t’i rikthehemi punëve tona bërë lokalisht, provincialisht, që nuk kanë treg, që nuk kanë sukses, që nuk kane duk. Vetëm nuk mund të shkëlqejë asnjë prej nesh, vetëm i prishim punë njëri tjetrit dhe të tërës, e vrasim atë që lindi të na bëjë të lumtur qoftë edhe në 90 minuta ndeshje.

Në mund të mësonim prej kësaj mundësie të rrallë bashkimi që solli shkëlqim, duhet  ta merrnim shembull dhe ta përdornim eksperiencën prej saj, në arsim, biznes, turizëm.

Shifrat me të cilat mburren Ministritë e Turizmit ne Shqipëri, janë thjesht hyrje -dalje ne shumicë të shqiptarëve të Kosovës. Ata popullojnë plazhet tona, restorantet tona, ata janë turizmi ynë, kosovarët që vijnë  me pushime, si në shtëpi, në shtëpinë buzë detit.

Trafiku i verës që të mban peng në rrugët tona të pambaruara, është për shkak të tyre që mësyjnë bregdetin nga Rruga e Kombit. Kur i sheh bashkë dy policitë nga Kukës në Lezhe, kupton se kemi mësuar prej tyre të mos parakalojmë në trafik, të mos dalim para tjetrit, siç e kemi zakon ne të Shqipërisë.

Krahasoni Morinën me Qafë Thanën, dhe e kuptoni ndryshimin.

Çdo përfitim, çdo euro e hyre në vere, është për shkak të Kosovës.

Nuk me ka ndodhur të ulem në një plazh dhe të mos kem afër dikë nga Kosova apo diaspora e saj në botë. E kam plot e -malin me urime kosovaresh që kanë shkuar në vendet e panjohura të Shqipërisë së bukur që kam treguar në Vizion Plus dhe më falënderojnë, apo çojnë foto si nga Rehova këtë verë. Javën e shkuar më erdhi një letër e 30  kosovarëve që jetojnë në Suedi e Finlandë dhe kanë blerë shtëpi të dytë ne Sarandë. Ata më rreshtonin gjithë propozimet e tyre, si do të donin të zhvillohej Saranda dhe për çfarë ndërhyrjesh kishte nevojë urgjentisht, që të kthehej nga një qytet vere, në Mbretëreshën e Arbërve.

Kur shoh pallatet e Vlorës nga Lungomare te Plazhi i vjetër e deri në hyrje të qytetit, të gjitha bosh e të pashitura, më vjen t’i them Kryetarit të Bashkisë; po mirë e bëtë qytetar nderi Rexhep Qosjen, po si nuk i dhuroni një shtëpi, të kalojë verën në Vlorë?

Bëjeni me disa personalitete të Kosovës, se bashkë me ta do të vijë besimi  që në Vlore mund të bësh pushime e të blesh shtëpi, për të kaluar dy muaj vere e shumë fundjava dimri,  se Vlora ka vend për gjithë Kosovën. Besimi do t’i mbushe pallatet e Vlorës. Do t’i mbushë me kosovare, që do të ndryshojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetit, do të sjellin bukën e Gjakovës dhe djathin e Sharrit dhe do te ndajnë bashkë mishin e Labërisë , do i shndërrojnë  fshatrat e Lumit  të Vlorës, (që tani i ka marrë lumi) në destinacionet magjepse të verës që vjen.

Unë besoj aq fort te fuqia e bashkimit  me Kosovën në një treg, sa te asnjë politikë dhe politikan. Besoj se vetëm bashkë mund të bëjmë trupin që ecën vetë, tregun që prodhon portokalle në Xarrë dhe i shet në Prishtine, djathin  ne Këlcyrë dhe e shet në Vushtri, domatet e shalqinj në Lushnje që i shet në Prizren.

Mandej Kosova do të sjellë gjithë ç’nuk mundemi ne të bëjmë këtu, dhe ka sa të duash, që ata e bëjnë më mirë, por kam nevojë për  Enver Robellin të tregojë pjesën tjetër.

Sepse Valbona është plot, ka ardhur koha të shkojmë edhe në Brezovicë, ka ardhur koha të njohim Rugovën,  te njohim më mirë të bukurën që na ndan, sepse ajo do të na bashkojë.

Jo patriotizmi, por përfitimi. Do të përfitojmë të gjithë nga bashkimi. Do të jemi më të pavarur, sepse do jemi më të mirëqenë.

Nuk na pavarëson ndarja nga vetvetja, por njohja e vetvetes. Bashkimi do te na pavarësojë nga varfëria, nga pasiviteti, nga inferioriteti, nga adhurimi ndaj të huajit. Se nuk njohim dhe duam veten, ndaj i bëjmë duva barit të fqinjit, që nuk është më i gjelbër, por është më i madh, ndaj dhe më i pasur.

Ne do të bëhemi shumë shpejt të tillë. Kur të bëhemi një trup, një treg, do të bëhemi më të mëdhenj, më të pasur, do të heqim dorë nga lufta e patateve dhe të bëjmë Kombëtaren tonë të Biznesit, Kombëtaren tonë të Letrave, Kombëtaren tonë të Diplomacisë. E ndërsa kemi rrugë përpara,  të paktën kemi mundur të krijojmë Kombëtaren tonë të yjeve të Futbollit.

Si mund ta prishim këtë themel, mbi të cilin do të ngremë Pallatin e Ëndrrës sonë Mbarëkombëtare?’ / dritare.net

 

Lista Serbe presion Qeverisë të themelohet më shpejt Asociacioni

reforma drejtesiNuk ka përparime në çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thonë në Qeverinë e Kosovës. Ndërkohë që subjekti politik Lista Serbe, e cila bën pjesë në koalicionin qeverisës, ka ritheksuar nevojën e përshpejtimit të themelimit të këtij Asociacioni. Bindjet se ky Asociacion mund të themelohet me procedura të shpejtuara, Lista Serbe po i mbështet edhe në qëndrimet e shprehura të nënpresidentit amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së fundit në Prishtinë.

Megjithatë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ende nuk është themeluar grupi menaxhues, i cili do ta hartonte fillimisht statutin e Asociacionit.

“Nuk ka ndonjë përparim në çështjen e Asociacionit. Dihet se do të ketë një grup menaxhues i cili duhet ta bëj draftimin e parë të statutit. Por, ai këtë punë duhet ta bëjë në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe OSBE-në.”

“Gjithashtu është paraparë që kohë pas kohe të udhëtohet në Bruksel që të harmonizohen qëndrimet (ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit). Tash për tash nuk ka një iniciativë të tillë. Edhe pse ne i kemi disa emra për ekipin menaxhues, ende nuk është formalizuar ai grup, pa formalizimin e të cilit nuk mund të themi që kanë filluar të ecin gjërat përpara”, ka thënë Gecaj.

Në anën tjetër, Lista Serbe, subjekti politik që përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës, kërkon nga qeveria që të ecë më shpejt në drejtim të themelimit të Asociacionit.

Branimir Stojanoviq, nga kjo Listë, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, thotë se themelimi i Asociacionit buron si obligim dhe marrëveshje nga dialogundërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Andaj, ai pret që të ketë hapa më të shpejtuar në drejtim të themelimit të këtij trupi.

“Kushdo që dëshiron dhe mendon që dialogu duhet të vazhdojë, ai nuk mund të vazhdojë, përderisa nuk zbatohen marrëveshjet e arritura. Nga ky këndvështrim, Asociacioni duhet të themelohet”, thotë Stojanoviq. Tutje ai thotë po ashtu se disa parti politike po e paraqesin Asociacionin e komunave serbe si kërcënim. Por, një tezë e tillë, sipas tij, nuk qëndron.

“Ne e shohim Asociacionin si instrument që do të ndihmojë serbët të mbesin dhe jetojnë në Kosovë, ngase korniza aktuale nuk është e mjaftueshme për serbët”, ka thënë Stojanoviq.

Në analiza politike, shpesh janë ngritur edhe dilema nëse Lista Serbe do ta kushtëzojë votën pro-ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mirëpo, zëvendësministri Bajram Gecaj nuk sheh ndonjë ndërlidhje ndërmjet këtyre dy çështjeve.

“Jo, nuk shohim fare ndërlidhje. Këto janë dy procese të ndara. Ju e dini që edhe nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve është bërë ndaras. Pra, më 25 gusht, në Bruksel është nënshkruar marrëveshja e Asociacionit, ndërkaq më 26 gusht, në një vend tjetër, në Vjenë është nënshkruar marrëveshja e Demarkacionit. Nuk kanë të bëjnë asgjë njëra me tjetrën, por në vazhdimësi sa herë që ka pasur një çështje të ndjeshme në Kuvend është menduar se Lista Serbe do të bëjë kushtëzime të tilla. Kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën dhe besoj se nuk do të ndodh as në këtë rast”, ka thënë Gecaj.

Po në lidhje me Asociacionin, ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, kishte deklaruar se themelimi do të ndodhë atëherë kur Serbia t’i shuajë të gjitha strukturat paralele të pushtetit që i ka ngritur në veri të vendit.

Ndërkaq, zëvendësministri Gecaj thotë se mungesa e përparimeve në drejtim të themelimit të Asociacionit vjen edhe si rrjedhojë e zhvillimeve të brendshme politike, si dhe atyre në Serbi, ku vetëm së voni është themeluar qeveria e re, e cilado t’i vazhdojë negociatat me Prishtinën në Bruksel, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. (REL)

Vlerësimi i gjyqtarëve, opozita: Projektligji antikushtetues

reforma drejtesiReforma në Drejtësi, projektligji miratohet në Komisionin e Posaçëm vetëm me votat e shumicës. Majko: Kaluam tesktin e ndërkombëtarëve. Bylykbashi paralajmëron ankimim në Gjykatën Kushtetuese

Në Shqipëri, Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi miratoi sot pasdite projektligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vetëm me votat e anëtarëve të shumicës së majtë. Opozita e cila paraqiti 47 amendamente për një pjesë të mirë të neneve të këtij projektligji, nuk mori pjesë në votim, në shenjë kundërshtie ndaj mosmarrjes parasysh të vërejtjeve dhe propozimeve të saj, duke deklaruar se teksti i miratuar paraqet “një devijim të rëndë të dispozitave kushtetuese”

Opozita që në fillim pati shprehur kundërshti të thella ndaj projektligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më 1 gusht ajo paraqiti në komision një dokument voluminoz me vërejtje të shumta. Javën e shkuar ekspertët ndërkombëtarë të EURALIUS-it dhe OPDAT-it bënë të njohur opinionin e tyre ndaj vërejtjeve të demokratëve. Ata pranuan disa nga propozimet e bëra, por megjithatë u duk qartë se dallimet ishin të forta, ndërsa nënvizuan katër parimet bazë të cilësuara si të domosdoshme për angazhimin në këtë proces të Bashkimit europian me fonde dhe ekspertizë.

Gjatë gjithë këtyre ditëve opozita nuk u shpreh publikisht ndaj vlerësimeve të ekspertëve të dy misioneve. Sot në mbledhjen e Komisionit të Reformës, ajo paraqiti një numër të madh amendamentesh për një pjesë të mirë të neneve. Që në hyrje të dokumentit, bëhej e qartë se ajo i përmbahej tekstit të fillimgushtit, ndërsa shpjegonte se “riformulimi në dispozita konkrete është bërë për të lehtësuar dhe përshpejtuar punën e shqyrtimit të shqetësimeve të opozitës dhe për të qartësuar komentet e bëra, dhe për pasojë nuk mund të vlerësohet si version i ri i projektligjit të depozituar në Komisionin e Posaçëm, por amendamente përmirësuese të aspekteve të caktuara të tij”.

Edhe diskutimet në mbledhjen e sotme duket se nuk kanë patur efekt, përderisa në fund projektligji kaloi vetëm me votat e shumicës, e cila siç deklaroi përfaqësuesi socialist Pandeli Majko i ishtë përmbajtur variantit të ekspertëve të BE-së dhe SHBA-ve: “Të gjitha vërejtjet që patën miratimin e EURALISU-it dhe OPDAT-it, u kalun me consensus nga ana e shumicës. Biles në fund ne ramë dakort që në process, jemi të hapur edhe për ndonjë detaj teknik përmirësues, që të angazhohemi në këtë drejtim”, deklaroi zoti Majko.

Por për opozitën dallimet nuk janë të karakterit teknik. Sipas përfaqësuesit demokrat Oerd Bylykbashi, projektligji ka problem të rënda kushtetuese: “Ajo që është gjithashtu po aq e rëndë dhe po aq e rëndësishme, është fakti që Partia Demokratike, megjithëse propozoi një numë të madh amendamentesh për një pjesë të ligjit, këto amendamente u hodhën poshtë nga shumica pa asnjë lloj argumenti. Amendamentet e propozuara vetëm për një pjesë të ligjit – për pjesën tjetër janë në përpunim e sipër amendamente të tjera -kanë një qëllim të vetëm, që ky projektligj kaq i rëndësishëm, për të cilin nuk ka as standart ndërkombëtar, as praktikë të mirë ndërkombëtare, dhe për rrjedhojë saktësia e tij është shumë e rëndësishme, ky projektligj të kthehet në binarët e amendamenteve kushtetuese të miratuara në 22 korrik 2016”.

Zoti Bylykbashi njoftoi dhe ankimim të mundshëm në Gjykatën Kushtetuese: “Pa ardhur në këto binarë, ky projektligj që miratoi shumica në Komisionin e Posaçëm, është antikushtetues. Ne jemi të sigurt se nuk do t’i qëndrojë dot testit përpara Gjykatës dhe më tej”.

Pas vendimit të marrë sot në Komision, projektligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve pritet të kalojë në seancë për votim. Sot pasdite për datën pritet vendimi i konferencës së kryetarëve, e cila do të percaktojë edhe për kohën se kur do të kalojnë edhe dy ligje të tjera, ai për prokurorinë e psoaçme antikorrupsion dhe një tjetër që lidhet me qeverisjen e gjyqësorit, ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kalimi i këtyre projektligjeve kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash, të cilat numerikisht koalicioni i majtë i kontrollon dhe i vetëm. (voa)

Turqia tërheq deklaratat për sulmin në Gaziantep

kryeministri i turqiseKryeministri turk thotë se hetimet në skenën e shpërthimit në Gaziantep nuk kanë gjetur gjurmë të autorit dhe se nuk duhen bërë hamendësi

Turqia po i tërheq deklaratat se sulmi i së shtunës në një dasmë kurde, ku humbën jetën 54 vetë, ishte akt vetëvrasës nga një fëmijë i dërguar nga Shteti Islamik. Askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin, por mënyra e realizimit të shpërthimit dhe bomba e përdorur janë të ngjashme me shpërthime të tjera për të cilat është fajësuar Shteti Islamik në të kaluarën:

“Lidhur me sulmin, pa diskutim ishte një shpërthim i fuqishëm. Por ende nuk kemi gjetur gjurmë të autorit. Deri tani janë vetëm hamendësi të bazuara në rrëfimet e dëshmitarëve. Nuk është mirë të bëhen hamendësi për autorin e sulmit dhe organizatën që e mbështeste. Nuk mund ta mbështesim këtë praktikë, pasi nuk i shërben informimit korrekt të opnionit,” tha kryeministri i Turqisë Binali Yildirim.

Autori i sulmit vuri në shenjestër një dasmë kurde në Gaziantep, një qytet 60 kilometra në veri të Sirisë, dhe një destinacion i njohur për ata që përpiqen t’i shpëtojnë konfliktit pesë vjeçar në Siri. Në qytet ka një kamp të madh refugjatësh sirianë.

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan e ka përshkruar autorin e sulmit si një djalë 12-14 vjeç të dërguar nga ISIS. Thuajse të gjitha viktimat ishin kurdë nën moshën 18 vjeç.

Çifti i sapo martuar foli me gazetarët dje, duke shprehur dhimbjen për të afërmit e vrarë:

“E shndërruan ditën tonë më të lumtur në skëterrë. Nuk më kanë mbetur më kushërinj. Të gjithë u vranë,” tha dhëndri.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por akte të ngjashme me shpërthimin në Gaziantep si dhe bomba e përdorur janë vërejtur në incidente të mëparshme për të cilat është fajësuar Shteti Islamik. (voa)

OKB: Siria po përjeton një krizë të rëndë humanitare

siriaShefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmat paralajmëroi se Siria po përjeton krizën më të rëndë humanitare deri më sot dhe se po luftohet me kohën për të shpëtuar qindra mijëra civilë të rrethuar me ushqime, ujë dhe furnizime mjekësore.

“Populli sirian ka përjetuar një sulm të pashembullt dhune. Njoftimet janë të pafund për bombardime pa fund, për përdorim armësh kimike, goditje me raketa, mortaja, shkatërrime të shkollave dhe spitaleve e lagjeve të tëra me popullsi civile. Dhunime, ndalime, rekrutim të fëmijëve, dhe uri e qëllimshme vdekjeprurëse e njerëzve në qytete të tëra të rrethuaja. Të gjitha këto ndodhin kur është më e mundshme arritja e një marrëveshjeje që të lejohet dërgimi i ushqimeve tek njerëzit në nevojë”, thotë Stephen Obrien, Nën-Sekretar i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare.

Ai i bri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën duke u kërkuar të gjitha palëve një pauzë 48 orëshe në qytetin Alepo për të mundësuar dërgimin e ndihmave atje dhe tërheqjen e të sëmurëve dhe të plagosurve.

Alepo është qyteti më i madh në Siri dhe para fillimit të luftës civile atje, qendra komerciale e atij shteti. Rreth 250 mijë njerëz janë bllokuar nga forcat qeveritare të cilat kanë rrethuar pjesën lindore të qytetit që kontrollohet nga opozita.

Zoti O’Brien tha se kriza humanitare shkon përtej Alepos. Edhe pse i ka kërkuar qeverisë siriane të autorizojë dërgesat e ndihmave në 32 vende në mbarë vendin në gusht, ai tha se qeveria ka mohuar qasjen e Kombeve të Bashkuara ndaj më shumë se 50 për qind të kërkesave.

Javën e kaluar, Rusia njoftoi se e mbështet propozimin e OKB-së për një pauzë humanitare 48 orëshe të luftimeve në Alepo.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin pauzën por thonë se nevojitet një marrëveshje më e plotë për të rigjallëruar armëpushimin në mbarë vendin që do të garantonte dërgimin e ndihmave humanitare në rajone më të gjera. (voa)

Prokuroria Speciale do të kërkojë arrestimin e Nikolla Gruevskit

nikola-gruevski-Nga Prokuroria speciale publike (PSP) sotkanë informuar se ish kryeministri Nikolla Gruevski gjatë periudhës së ardhshme gjatë periudhës së ardhshme do të thirret për të dhënë deklaratë para gjykatësit në procedurë paraprake si i dyshuar në rastin e hapur nga PSP me emrin TNT, shkruan fokus.mk, transmeton Gazeta Lajm.

Përveç marrjes në pyetje, PSP do të kërkojë që Gruevskit t’i caktohet masë kujdesi, respektivisht, ti meret pasaporta, të ketë obligim të paraqitet në Gjykatë ose t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Shiu dhe breshëri shkaktojnë tmerr në fshatin Gradec

shi VrapcishtKomuna e Vrapcishtit është përfshirë nga rreshje të mëdhaja të shiut dhe breshëri.Sasia e madhe e ujit ka nxjerrë nëpër rrugë edhe ujerat e zeza të cilat kanë përfunduar nëpër bodrumet e pjesës me të madhe të shtëpive.
Shiu dhe breshëri janë ndalur rreth orës 17, ndërsa banorët po bëjnë pastrimin e rrugëve, oborëve dhe shtëpive.
Intensiteti i lartë i rreshjeve e ka shkulur nga vendi murrin e shkolles fillore te fshatit ndërsa breshëri ka dëmtuar edhe disa vetura.
Poashtu janë shkatërruar një pjese e madhe e të mbjellurave por edhe shume kopshte të shtëpive.
Kjo është hera e tretë, por më e fuqishmja që ky fshat vërshohet nga rreshjet e medhaja të shiut .
Tv2 gjat ditës së nesërme do te sjell raport të detajuar për gjendjen në këtë fshat dhe fshatërat tjerë të Komuneës së Vrapcishtit.

Tv2 Gostivar

Përgjigjja e Shqipërisë për deportimet e aktivistëve të VV: Shtetësi shqiptare për krerët e VV

LVVPara pak muajsh, autoritetet e Kosovës kishte larguar nga Kosova dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ngase kishin shtetësi shqiptare. Boiken Abazi u deportua dhe iu ndalua hyrja në Kosovë për 2 vitet e ardhshme, ndërsa Arbër Zaimit iu caktua një masë më e lehtë duke mos iu lejuar hyrja në Kosovë për dy muaj.

Periskopi nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje mëson se këtyre masave të autoriteteve kosovare, Shqipëria i është përgjigjur duke i dhënë nënshtetësinë shqiptare krerëve të Vetëvendosjes.

Zyrtarët e Vetëvendosjes që kanë përfituar nënshtetësinë e shteti shqiptar me procedurë të shpejtë janë kryetari i saj, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albin Kurti, Aida Dërguti, sekretari organizativ i Lëvizjes, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që t’i ndalonte hyrjen në Kosovë, pa kufizim kohor, artistit Bashkim Rodoni, vetëm për shkak të pjesëmarrjes në protestat e Vetëvendosjes. Jo shumë kohë më parë, e njëjta masë iu shqiptua edhe Dejona Mihajlit, po ashtu aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deri sot nuk kemi pasur ndonjë reagim nga shteti shqiptar për këto veprime të Qeverisë së Kosovës, por ditët e fundit, thotë ky burim, Shqipëria ka bërë një akt simbolik që mund të merret si përgjigje ndaj Qeverisë së Kosovës. /Periskopi/