Zgjatet misioni i teleskopit Hubble

misioni i teleskopitSi funksionon teleskopi hapësinor Hubble? Në fund të fundit, ai qëndron në hapësirë. Sigurisht që janë kompjuterat që e bëjnë të mundur një gjë të tillë, por teleskopi ka nevojë edhe për një grup specialistësh në Tokë për mbarëvajtjen e tij. Korrespondentja e Zërit të Amerikës JoEllen McBride vizitoi qendrën për fluturime në hapësirë “Goddard” në qytetin Grinbelt, të shtetit të Merilendit, për të na na njohur me aktivitetet e përditshme të teleskopit Hubble.

Teleskopi Hubble na ka magjepsur me pamje të hapësirës për mbi 26 vjet. Gjithë këto vite mund ta bëjnë një satelit të vjetër, por rreth 80 inxhinierë të NASË-s po punojnë për t’i zgjatur jetën.

“Pjesë e punës sonë këtu në qendrën Goddard është të parashikojmë problemet e mundshme dhe të gjejmë mënyra për t’u kujdesur për to, në mënyrë që të fillojmë më veprimet shkencore sa më shpejt të jetë e mundur” thotë Olivia Lupie, menaxhere aktivitetesh për Hubble-in.

Astronomët nga e gjithë bota bëjnë kërkesa për imazhet e Hubble-it dhe çdo javë, teleskopit i jepet një listë komandash për të plotësuar kërkesat.

“Pjesa e vështirë është gjetja e mënyrës më të efektshme për të dhënë komandat që të përfitojmë sa më shumë të jetë e mundur nga koha e teleskopit. Nuk duam që ai të rrijë pa bërë asgjë,” thotë Merle Reinhart një inxhinier i Institutit Space Telescope Science.

Të dhënat nga teleskopi kanë bërë të mundur që astronomët të arrijnë gjëra të tilla si: të llogarisin moshën e universit, të shikojnë kometat që zhyten në retë e Jupiterit dhe të marrin imazhet e para të disqeve që krijojnë planete, rreth yjeve të rinj.

Teleskopi Hubble ende punon aq mirë sa që NASA ia zgjati misionin për 5 vjet të tjerë. Kjo do të thotë se misioni i tij do të përputhet me atë të teleskopit James Webb, i cili është planifikuar të lëshohet në hapësirë në vitin 2018.

“Teleskopët Webb dhe Hubble do të plotësojnë njëri-tjetrin. Hubble është kryesisht një teleskop optik dhe me reze ultra-violet. James Webb është një teleskop me valë infra të kuqe. Ata të dy së bashku janë shumë të fuqishëm”,thotë menaxheri i projektit për teleskopin James Webb, Malcolm Niedner.

Teleskopi James Webb tani është në fazën e montimit dhe testimit këtu në Tokë, por astronomët mezi presin të shohin se ç’mund të arrijnë të dy teleskopët së bashku. (voa)

1 SHTATORI – Ditë proteste kundër demarkacionit dhe për mbrojtje territorit

LVV VisarKryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri dhe Nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përmes një konference për media shpallën datën e protestës në kundërshtim të ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Protesta do të mbahet me 1 Shtator, në ditën kur kjo marrëveshje do të sjellet në Kuvend për ratifikim.

Gjatë kësaj konference, Visar Ymeri theksoi se Marrëveshja për Demarkacionin është në kundërshtim me rezolutën parlamentare të 25 qershorit të vitit 2015, me vullnetin e banorëve të Rugovës e Dukagjinit, me integritetin territorial të Kosovës dhe me interesin kombëtar të shqiptarëve.

“Ajo marrëveshje ia heq Kosovës bjeshkët e majat, liqenet e lëndinat, burimet e lumenjve dhe pasuritë nëntokësore. Ndoshta ato nuk janë më të bukurat në botë, ndoshta nuk janë më të vlefshmet me para, por për neato bjeshkë e ai territor janë të paçmueshme. Nuk e këmbejmë territorin me asgjë. Nuk e shesim territorin për asgjë”, ka potencuar Ymeri në fjalën e tij.

Ai poashtu përmendi 205 mijë nënshkrimet e mbledhura kundër kësaj marrëveshjeje, protestat e organizuara gjatë janarit e shkurtit, si dhe faktet e argumentet e profesorëve, ekspertëve, gjeografëve, gjeodetëve e hartografëve.

“Ne sot po e shpallim organizimin tonë për protestë masive në datën 1 Shtator.  Ata që duan të miratojnë demarkacionin , do t’i bartin pasojat e asaj që po bëjnë. Ne demarkacionin do ta ndalim me çdo kusht e çdo mjet demokratik”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

Kurse Nënkryetarja e VETËVENDOSJE!-s, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deklaroi se janë tronditëse përgjimet e aferës ‘Pronto 2’, si dhe dëshmi që korrupsioni, nepotizmi e krimi nuk luftohen me këta njerëz.

“Ne ju ftojmë që së bashku t’i themi jo këtyre politikanëve”, tha Mulhaxha-Kollçaku, në thirrjen e saj për qytetarët që t’i bashkohen kësaj ptoteste.

Në fund u potencua se Lëvizja VETËVENDOSJE! pret që protesta e 1 Shtatorit të jetë masive, dhe se bashkë më qytetarët, do ta ndalë demarkacionin, si dhe ta heqin këtë klikë tradhëtarësh e të korruptuar nga pushteti. (LVV)

Fotografia e një djali sirian të përgjakur tërheq vëmendjen e botës

siriani i vogelFotografia prekëse e një djali të vogël të përgjakur, i plagosur gjatë bombardimeve në qytetin e Alepos në Siri, po tërheq vëmendjen e opinionit në mbarë botën.

Fotografia u bë publike nga veprimtarët e opozitës siriane. Fotoja dhe videot e djalit të vogël, që shihet në një ambulancë, janë shpërndarë gjerësisht në median sociale. Djali është 5 vjeç dhe është identifikuar si Omran Dagnesh. Prindërit dhe tre vëllezërit mendohet të kenë shpëtuar nga bombardimi.

Luftimet midis forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse janë intensifikuar kohët e fundit në Alepo. Sot në mëngjes, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Stefan de Mistura u bëri thirrje të dyja palëve për një armëpushim humanitar 48 orësh në Alepo për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare. Media pro-opozitës në Alepo thotë se fotogrofia e djaloshit është marrë të mërkurën në mbrëmje në lagjen Qaterji, pas një sulmi ajror rus, sipas njoftimeve. (voa)

Të vdekur dhe të plagosur gjatë sulmeve me bombë në Turqi

Brenda pak orësh kanë shpërthyer dy makina-bombë në qytetet juglindore të Turqisë, Elazig dhe Van. Të paktën gjashtë vetë gjetën vdekjen dhe mbi 100 u plagosën. Objektiv i sulmeve ishin qendrat e policisë.

sulme turqiTë paktën tre persona u vranë, kur herët në mëngjes një makinë bombë shpërtheu në parkingun e një stacioni policor në qytetin Elazig, në juglindje të Turqisë. Forcat e sigurisë bëjnë fjalë për 120 të plagosur. Zona përreth vendit të shpërthimit është shkatërruar. Pamjet televizive treguan një re tymi të zi mbi qytet. Mediat turke bëjnë fjalë për një sulm terrorist duke lënë të nënkuptohet, se sulmi ka të bëjë me Partinë e Punës të Kurdëve, PKK, e cila është e ndaluar.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas një shpërthimi të një makine bombë në qendër të qytetit Van. Si pasojë gjetën vdekjen tre vetë. Edhe ky sulm ka pasur në shënjestër selinë e policisë.

Përfaqësuesit e qeverisë rajonale, sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, bëjnë përgjegjës një “grup terrorist rajonal”. Me këtë term zakonisht emërtohet PKK-ja.

Van është një qytet i banuar nga turqit dhe kurdët. Sulmet këtu krahasuar me Dijarbakirin fqinj janë më të rralla. Qyteti është një destinacion popullor për vizitorët nga jashtë.

Vazhdimisht konfilkte të përgjakshme

Pas shkeljes së armëpushimit në korrik të vitit 2015 ka pasur vazhdimisht konflikte të reja ndërmjet qeverisë turke dhe PKK-së. Që atëherë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, janë vrarë qindra forca të sigurisë dhe mijëra luftëtarë të PKK-së. Grupet e të drejtave të njeriut raportojnë, se si pasojë e luftimeve janë vrarë edhe qidnra civilë. (dw)

Silicon Valley tërheq imigrantë dhe shkencëtarë

Silicon ValleySilicon Valley në Kaliforni, e njohur për kompanitë e teknologjisë së lartë, mund të përshkruhet si vendi i shkrirjes së kulturave dhe gjuhëve të ndryshme. Dhe e gjithë kjo është përqendruar brenda kompanive teknologjike të rajonit. Të jesh emigrant dhe të përpiqesh të ngresh një kompani, kjo mund të jetë e vështirë në disa vende, por jo domosdo në Silicon Valley. Materiali në vazhdim na sjell shembullin e kompanisë Osmo e cila ofron produkte për fëmijë.

Hayley Chu dhe vëllai i saj duket se e dinë si funksionon kjo lodër që sapo e blenë. Rochelle Chu është nëna e tyre.

“Nuk kishte manual për të lexuar por thjesht hapën lojën dhe po argëtohen.”

Ata po testojnë lodrën e fundit nga Osmo për kodimin. U mëson fëmijëve nga 5 vjeç e lart konceptet themelore të kodimit. Si komandat me bazë logjike me këto blloqe në mënyrë që figura në Ipad të bëjë lëvizjet e duhura. Pramod Sharma është bashkëthemelues i kompanisë Osmo.

“Rëndësi ka ideja dhe mendimet gjatë procesit. Më pak rëndësi ka gjuha e kodimit.”

Nëna, Rochelle Chu, e vlerëson këtë.

“Pozitiviteti qendron pikërisht tek prezantimi miqësor tek kodimi duke luajtur dhe eksperimetuar lirisht.”

Bashkëthemeluesi i Osmos, Pramod Sharma, thotë se të mos qënurit i drojtur për të eksperimentuar është edhe vetë kultura e kompanive në Silicon Valley.

“Si të bëhemi krijues me pak burime? Kjo është sfida. Liria për të vepruar i bën gjërat më të lehta. Mund të bësh pothuasje gjithçka”, thotë zoti Sharma.

Ai thotë se lodra e kodimit nga Osmo vlerësohet kudo sepse të mësuarit për të komunikuar me kompjuterin i kapërcen dallimet gjuhëore dhe kulturore. Prandaj, thotë ai, kompania e tij përbëhet nga njerëz nga mbarë bota.

“Gjithnjë jemi në përpjekje për shumëllojshmëri nga pikpamja kulturore sepse ajo që po ndërtojmë është për fëmijët që janë kudo dhe përpiqen të mësojnë”,thotë zoti Sharma.

Por shumëllojshmëria vihet re kudo në Silicon Valley ku gjuha kompjuterike dhe teknologjia janë ura lidhëse mes kulturave të ndryshme që jetojnë dhe punojnë këtu.

“Në bazë të eksperiencës time më shumë rëndësi kanë idetë dhe veprimet se sa gjuha që flet”, thotë zoti Sharma.

Një kombinim i shumëllojshmërisë së kulturave dhe ideve si dhe liria për novacione, mund të jetë arsyea që në Silicon Valley janë grumbulluar inxhinierë dhe shkencëtarë nga mbarë bota. (voa)

SKANDAL KOMBETAR/ Zbardhen përgjimet greqisht të Janullatos me Vangjel Dulen: “Ne dhe Athina morëm garanci nga Rama”

skandal

 

Përkthimi i bisedës në shqip

Dule: Urime Hirësi për titullin qytetar nderi

Janullatos: Biri im ka 20 vite që pres më tepër se kaq

Dule: E vërtetë Hirësi por shqiptarët janë të pafe dhe të paudhë

Janullatos: Vangjel o bir, aty ku është i mbushur trupi me mikrobe, aty është më e lehtë që trupi të shembet

Dule: Eshtë katranosur. Na është sosur durimi Hirësi

Janullatos: Nuk kemi ardhur për ta adhjasur, por për t’nakatosur

Dule: Atdheu na thërret Hirësi

Janullatos: Misioni jot bir është të gatuash çorbën në enën që je futur

Dule: K’të mesazh e mora qartë edhe në Athinë

Janullatos: Delja e shëndoshë qëndron brenda tufës

Dule: Hirësi, nëse bariu e ndan tufën?!

Janullatos: Vangjel bir ki besim, ne dhe Athina morëm garanci prej tij

(shqiperiaebashkuar)

Rritet në 23 numri i viktimave nga vërshimet në Hasanbeg

hasanbeg1Është rritur në 23 numri i viktimave që humbën jetën si pasojë e vërshimeve në Hasanbeg dhe lagjet e tjera të Shkupit.

Sait Ameti, 88 vjet nga Hasanbegu ka nderuar jetë të shtunën si pasojë e një infeksioni të madh në mushkëri.

Djali i Saitit, Gazmend Ameti, për televizionin AlsatM ka rrëfyer momentet e trishtimit kur babai i tij është gjetur në mes të oborrit pothuajse i vdekur.

Siç rrëfen Gazmendi, mërzia në këtë familje është dyfishuar, fillimisht ishin dëmet e mëdha materiale ndërsa tani edhe humbja e kryefamiljarit.

Brenda shtëpisë së familjes Ameti çdo gjë është e shkatërruar, në shumë pjesë të shtëpisë akoma ka baltë dhe ujë. Të vetmit që kishin vizituar këtë familje ishin anëtarët e komisionit për vlerësimin e dëmeve. (ina)

Vetingu brenda gushtit. Mblidhet Komisioni, “konsensus” paraprak

VetinguKomisioni i Reformës në Drejtësi është vënë në garë me kohën për projektligjin e Vetingut. Dhe ndryshe nga sa është vepruar deri tani, Komisioni ka rënë dakord që ekspertët e të gjitha palëve të punojnë së bashku për të patur një draft të pakontestuar.

“U prezantuan komentet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe do të ulen këto ditë ekspertët për të gjetur versionin përfundimtar të hartimeve. Është proces hartimi legjislativ dhe besoj se do të mbyllet shpejt”, u shpreh Bylykbashi.

Në Komision ekspertët ndërkombëtarë nuk paraqitën një material të shkruar dhe, megjithëse janë shprehur për përfshirjen e vërejtjeve të opozitës, mbetet i paqartë opinioni i tyre për  rolin e Inspektoratit të Pasurisë në verifikimin e pasurive gjatë Vetingut apo të drejtorisë qeveritare që kontrollon integritetin e figurës së gjyqtarit dhe prokurorit.

“Përfaqësuesi i BE-së deklaroi se të gjitha opinionet që ai shprehu për vërejtjet që kanë shprehur kolegët e opozitës, ishin qëndrime të Komisionit të BE-së. Ne kërkuam që të diskutohen me ekspertët dhe ata të na sjellin një material të përmbledhur për ato që u ra dakord dhe për ato që nuk u ra dakord”, tha Majko.

Të gjitha përpjekjet po bëhen që projektligji të miratohet brenda 30 gushtit. Kryetari i Kuvendit thotë se ka vullnet nga të gjitha palët dhe se duhet të ruhet fryma e konsensusit për të shmangur kontestimet në Gjykatën Kushtetuese apo në Komisionin e Venecias.

“Është shumë herët që të paragjykojmë. Unë mendoj se duhet të jemi të qetë dhe të shohim dallimet në çdo rast. Absolutisht që opinionet e Brukselit janë shumë të rëndësishme”, u shpreh kreu i Kuvendit, Meta.

Anëtarëve të komisionit u janë shpërndarë edhe 2 ligje të tjera, ai i Prokurorisë së posaçme antikorrupsion dhe i organeve të qeverisjes së drejtësisë, ku bën këshilli i emërimeve. Palët synojnë që edhe këto dy ligje të miratohen brenda muajit gusht.

/ Top Channel

Nënpresidenti amerikan Joe Biden në Kosovë

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, takoi udhëheqësit më të lartë të Kosovës, duke bërë thirrje për përmbylljen e punëve që lidhen me fqinjësinë e mirë dhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Joe Biden +GargamelPas takimeve me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi, ai tha se, zbatimi i zotimeve të bëra në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, janë thelbësore për përparimin e Kosovës drejt Evropës. Ai tha se ratifikimi i marrëveshjes për shënimi e kufirit me Malin e Zi, do të ushtrojë ndikim pozitiv në rajon.

Nënpresidenti Biden ishte këmbëngulës në thirrjet e tij për luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Udhëheqësit e Kosovës e vlerësuan me rëndësi të jashtëzakonshme vizitën e nënpresidentit Biden i cili në Kosovë shihet si një nga mbështetësit e fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së saj.

Vizita e nënpresidentit Biden i cili arriti të martën mbrëma në Prishtinë, e gjen Kosovën në një periudhë tensionesh për shkak të mospajtimeve rreth marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Kjo çështje mund të zërë vend në takimet e tij në Prishtinë ku pritet që të diskutohet edhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm si një sfidë në nivel botëror, por edhe me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Nënpresidenti Biden do të marrë pjesë pasdite në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e dalit të tij të ndjerë Joseph “Beau” Biden. Rruga që do të mbajë këtë emër çon në Bondstell në kampin e disa qindra trupave amerikane që vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë.

Kjo do të jetë edhe një nga rrugët që mbajnë emrat e personaliteteve amerikane, një formë kjo me të cilën në Kosovë shprehet mirënjohja për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën rolin e të cilave e cilësojnë të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, qëndroi të martën në Serbi në fillim të vizitës dyditëshe në rajon gjatë së cilës do të qëndrojë edhe në Kosovë. Vizita e tij në Beograd cilësohet si mbështetje për aspiratat evropiane të Serbisë, e cila po përpiqet të ruajë drejtpeshimin e saj ndërmjet perëndimit dhe Rusisë.

Ai takoi kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentin serb Tomislav Nikoliç, për të diskutuar edhe çështjet e hapura na marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Nënpresidenti Biden dhe kryeministri serb Vuçiç, nënvizuan siç u tha, rëndësinë e përparimit në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është punë e vështirë, nuk ka asgjë të lehtë dhe la shumë histori për të tejkaluar. Kërkohet shumë punë dhe vullnet politik për të tejkaluar dallimet”, tha nënpresidenti Biden, duke nënvizuar se “nëse të dyja pakët qëndrojnë të përkushtuara ndaj ardhmërisë në paqe e përparim, kjo do t’u ndihmojë të dyja vendeve që të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Kryeministri serb tha se çështjet kryesore në bisedimet me nënpresidentin Biden ishin marrëdhëniet dypalëshe, bisedimet me Prishtinën, marrëdhëniet në rajon dhe rruga evropiane e Serbisë.

Ai tha se do të bëjë gjithë çfarë është e mundur për të siguruar invetsuesit, përfshirë edhe ata amerikanë, ndërsa nënvizoi se e ka njoftuar nënpresidentin Biden se brenda një muaji do të pres në Beograd kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama si dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës.

“Shumëkush ka bërë gabime në marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, shumë serbë e shqiptarë kanë humbur jetën”, tha kryeministrit serb.

Derisa nënpresidenti Biden po bisedonte me kryeministrin serb, qindra mbështetës të Partisë Radikale serbe, protestuan kundër vizitës së tij, duke brohoritur në favor të kandidatit presidencial amerikane, Donald Trump.

Protestuesit që po brohorisnin “Votoni për Trumpin” mbanin të veshura bluza me portretin e kandidatit republikan.

“Trumpi është alternativë e globalizmit. Ai do të shkatërrojë qendrat e vjetra të fuqisë në Amerikë dhe është mbështetës i Rusisë”, tha kryetari i Partisë Radikale Vojislav Sheshel, dikur shef i kryeministrit aktual të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe presidentit serb Tomislav Nikoliç.

“Joe Biden duhet ta dijë që Serbia nuk e do por e urren atë”, tha Sheshel duke nënvizuar rolin e Shteteve të Bashkuara në fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, që çuan në përfundimin e luftës në Kosovë.

Nënpresidenti Biden, ndërkaq pas takimit me kryeministrin serb shprehu ngushëllimet e tij për serbët që kanë humbur jetën gjatë bombardimeve të NATO-s, duke u bërë kësisoj zyrtari i parë amerikan që e bën një gjë të tillë.

Shtetet e Bashkuara luajtën rolin kryesor në fushatën e bombardimeve të NATO-s që çuan në çlirimin e Kosovës dhe në proceset politike që çuan në pavarësinë e saj e cila vazhdon të kundërshtohet nga Beogradi.

Ndonëse nuk u përmend gjatë konferencës me gazetarë, besohet se nënpresidenti Biden ka nxitur Beogradin që të trajtojë me përparësi çështjet që lidhen me krimet e luftës. Në këtë kuadër ai besohet të ketë diskutuar edhe ndriçimin e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyci, tre shqiptaro amerikanë që u vranë në rrethana të panjohura në korrik të vitit 1999.

Kryeministri serb, Aleskandër Vuçiç, është zotuar disa herë për ndriçimin e këtij rasti, por edhe 17 vjet pas luftës autorët nuk janë identifikuar dhe as vënë para drejtësisë.

Joe Biden në Kosovë

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, tha në Prishtinë se Kosova duhet ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Joe BidenZëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, porositi udhëheqësit politik kosovar që ta vazhdojnë dialogun me Serbinë dhe ta përmbyllin çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po ashtu të përmbyllet edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe institucionet e Kosovës të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto komente zëvendëspresidenti i SHBA-së Joe Biden, i bëri gjatë vizitës së tij në Kosovë, në kuadër të një turneu ballkanik ku vizitoi edhe Serbinë. Në Prishtinë, zëvendëspresidenti amerikan Biden takoi, Presidentin e Kosovës Hashim Thaci, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e parlamentit Kadri Veseli. Me Presidentin e Kosovës Biden mbajti një konferencë për media.

“SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë krah Kosovës, në mënyrë që vendi juaj të bëhet një demokraci me prosperitet. Dhe këtë nuk po e them vetëm sa për ta thënë. Nëse ju arrini sukses edhe rajoni do të ketë sukses. Vizioni ynë i botës është që të ketë një Evropë të plotë të lirë dhe të bashkuar. Kjo ka rëndësi për SHBA-në”, tha Joe Biden.

Zëvendëspresidenti amerikan, duke iu drejtuar udhëheqësve politik kosovar tha se “në politikë ka vendime të vështira, por zakonisht ato janë më të suksesshmet.

Ai tha se Kosova duhet t’u përmbahet zotimeve të bëra në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë dhe këto janë kushte që duhet të përmbushen për t’u integruar në Evropë.

“Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me vendet fqinje e madje edhe me ish-armiqtë tuaj. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës kanë shprehur përkushtim për vazhdimin e dialogut me Serbinë në Bruksel. Themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë i domosdoshëm por i zorshëm. Për këtë çështje unë fola edhe me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe e di që të dyja palët përballen me zëra të ndryshëm, por ju e keni përgjegjësinë t’u përmbaheni zotimeve që i keni dhënë”, tha Biden.

“Dëshiroj të nënshkruani një marrëveshje me Malin e Zi. Është një marrëveshje e drejtë dhe kjo do të ketë ndikim pozitiv në rajon. Gjithashtu edhe Asociacionin e komunave serbe. Është dashur t’i shtyni përpara disa reforma, por vendimet e vështira sjellin fryte. Dhimbjet e luftës janë ende të freskëta. Të gjitha këto vragë janë të freskëta, por Kosova duhet të ecë përpara me një të ardhme të përbashkët, ku të drejtat e qytetarëve janë të barabarta”, tha Biden.

Sipas Joe Biden, klasa politike dhe shoqëria kosovare duhet ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilin ai e cilësoi si kancerin e shoqërisë.

“Korrupsioni është kancer, kjo nuk është hiperbolë. Çdo vend i cili përballet me korrupsion është pasojë e qeverisjes jo të mirë sepse nuk kanë mundur të ecin përpara. Nëse nuk e trajtoni këtë, mundësia që të ecni përpara, do të jetë e pamundshme. Shpresoj që do ta keni një Kosovë të fortë, demokratike pa korrupsion”, tha Biden.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mbajti konferencë për media së bashku me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, tha se pavarësia e Kosovës e ka forcuar paqen në rajon dhe kështu do të vazhdojë.

“Kosova, tani si shtet i pavarur dhe sovran, e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Ne kemi shënuar hapa të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne e kemi për detyrë që t’i japim një dinamikë të re dialogut me Serbinë që sa më shpejtë të arrijmë deri te pajtimi mes dy popujve tanë. Jam i sigurt se pajtimi është i mundur dhe do të ndodhë”, tha presidenti Hashim

Ai e siguroi mikun amerikan që Kosova do ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi edhe pse kjo çështje ka kundërshtime të forta nga partitë politike opozitare.

“Ju siguroj se edhe çështja e demarkacionit do të përmbyllet shpejtë. Marrëveshja e demarkacionit është marrëveshje e drejtë. Ky vendim i parlamentit të Kosovës do ta forcojë shtetësinë tonë, duke i hapur rrugë të sigurt integrimit euro-atlantik dhe lëvizjes pa viza. Pa kalimin e demarkacionit me Malin e Zi, dhe pa krijimin e Asociacionit të komunave serbe, Kosova do të mbetet e vetmuar dhe e izoluar nga bota, apo e lënë anash edhe nga SHBA-të, edhe nga Brukseli”, tha Presidenti Thaçi.

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, viziton Kosovën për herë të dytë. Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, u stolisën me flamuj amerikan për t’i uruar mirëseardhje zëvendëspresidentit Joe Biden. Nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, kjo vizitë u cilësua historike, ndërsa, vet Biden në Kosovë njihet si një nga mbështetësit e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Shumica e rrugëve të Prishtinës u mbyllën për qarkullim, ndërsa, mijëra forca policore u angazhuan për sigurinë e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në rrjetin social tha se me vizitën e Joe Biden në Kosovë, ai “është thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”.

Zëvendëspresidenti Joe Biden, pasditen e së mërkurës (17.08) mori pjesë në ceremoninë e emërimit të një rruge në lindje të Kosovës me emrin e dalit të tij të ndjerë Joseph “Beau” Biden. Kjo rrugë tashmë me emrin Joseph “Beau” Biden çon në kampin e trupave amerikane Bondstell, që gjendet në zonën lindore të Kosovës.

Para se të vijë në Kosovë, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, qëndroi në Beograd. Kjo vizitë u cilësua, si mbështetje për aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian. (voa)