Paris: Silicon Valley i ri në Europë?

Parisi mund të bëhet një Silicon Valley i ri i Europës. Ndonëse sipërmarrësit e rinj nuk e kanë të lehtë.

startup-roxaneStartup në Paris, Roxane Varza drejtoreshë e Stacionit F

Në sallat e magazinave në zonën periferike të Parisit, La Courneuve mbizotëron aktivteti i biznesit. Duzina të rinj me përparëse të bardha shkojnë e vijnë. Ata lajnë vaska plastike, vrojtojnë kurbat në monitorët e kompjuterave ose zhduken papritur në ndonjërin nga kontejerët e mëdhenj të bardhë. Prej tyre del dritë ngjyrë rozë e ndonjëherë edhe ndokush me kuti luleshtrydhesh në dorë. Këto janë zemra e Startup Agricool, që planifikon të revolucionarizojë bujqësinë – duke i rritur frutat e perimet nëpër kontejerë, në mes të qytetit. Ky Startup është një ndër të shumtët, që mund ta kthejnë shpejt Parisin në një Silicon Valley të Europës.

Një parajsë për frutat

Këtë sipërmarrje e kanë themeluar Guillaume Fourdinier dhe Gonzague Gru. Që të dy janë djem fermerësh dhe janë rritur me frutat e shijshme në fshat. “Kur ne erdhëm në qytet, u shokuam, se sa pak shijonin frutat këtu”, thotë Fourdinier.

“Me idenë tonë të biznesit ne duam që kjo të ndryshojë. Në kontejerët tanë ne krijojmë kushte ideale për frutat si luleshtrydhet: dritën e duhur, temperaturën dhe lagështirën e duhur. Kontejerët janë një parajsë për frutat e shijshme – pa pesticide!” Agricool furnizohet me energji të rinovueshme. Ndaj edhe rruga e frutave për tek klientët në krahasim me bujqësinë tradicionale, thotë Fourdinier.

Sipërmarrja ekziston qysh prej një viti. Gjatë kësaj periudhe themeluesit kanë mbledhur një kapital prej katër milionë Eurosh nga investitorë privatë. “kjo na ka ndihmuar, që ta avancojmë zhvillimin tonë”, shpjegon Fourdinier. “Në shumë vende ka një potencial gjigand tregu – kryesisht atje ku është shumë nxehtë, shumë ftohtë ose ku ajri është i ndotur.” Kontejerët e parë ata duan që t’i vendosin vitin e ardhshëm në qytet franceze – këtë në sistemin Franchise-System. Të ashtuquajturit “cultivateurs” – kultivues, do të kujdesen njëkohësisht për disa kontejerë. Këto janë të lidhura në mënyrë të centralizuar me Agricool, që kujdeset, që vazhdimisht kushtet e kultivimit të jenë optimale.

“Parisi mund të bëhet numri një për Startups”

Agricool është vetëm një nga mijëra Startup në Paris. Në gjysmën e parë të vitit  2016 ato kanë grumbulluar një kapital fillestar prej një miliardë Euro. Qyteti kësisoj është adresa e parë në Europë, vetëm Londra ia kalon. Megjithatë Franca nuk është një vend ideal për Startups, mendon Arthur Ho, bashkëthemelues i sipërmarrjes Estis, që shet mobilje të prodhuara me porosi me çmime të favorshme. “Në Francë shumë ende nuk janë ambjentuar me konceptin Startup”, vë në dukje ai. “Kjo nis qysh me kërkimin e punonjësve. Shumë e konsiderojnë këtë vend pune si jo të sigurtë. Derisa të lëvrohen subvencionet shtetërore, produkti është zhvilluar.” Ndaj deri tani të dy themeluesve të sipërmarrjes u është dashur që ta financojnë idenë nga xhepi i tyre.

Por Arthur Ho dhe partneri i tij i biznesit do të vazhdojnë ta mbajnë inkubatorin e tyre në jug të Parisit. Ho mendon, se nisma e tyre po shkon në drejtimin e duhur: “Franca ka nevojë per Startups. Ne jemi mjaft dinamikë dhe kemi çdo ditë ide për shërbime dhe produkte. Kjo është premisa për ta zhvilluar më tej ekonominë. Ndaj është e rëndësishme, që të mbështeten Startups.” (dw)

Pirateria kibernetike ruse, temë e nxehtë në Uashington

pirateria-kibernetikeMosmarrëveshjet për piraterinë kibernetike ruse dhe përgjigjen e Shteteve të Bashkuara ndaj këtyre akteve vazhduan edhe në ditët e para të vitit të ri dhe pritet të jenë një ndër temat më acaruese në ditët e fundit të administratës Obama dhe në fillimet e administratës së ardhshme Trump.

Në vazhdim një përmbledhje e ngjarjeve që pasuan masat ndëshkimore amerikane ndaj Rusisë lidhur me piraterinë kibernetike dhe akuzat e administratës Obama për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet amerikane:

Pasi diplomatët rusë boshatisën komplekset e pushimeve dhe u larguan nga Shtetet e Bashkuara, vendimi i Presidentit Obama për të urdhëruar dëbimin e diplomatëve u vu në pikëpyetje nga pasuesi i tij, Donald Trump:

“Unë di plot gjëra për piraterinë kibernetike. Është shumë e vështirë të provohet autorësia. Mund të ketë qenë dikush tjetër. Po ashtu di plot gjera që nuk i dinë të tjerët; pra administrata nuk ka si të jetë e sigurtë për ato që ndodhën”.

“Nëse zoti Trump do të gëzojë kredibilitet si president, duhet të mos bëjë komente të tilla,” reagon ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Gjatë ditëve të fundit, një numër ligjvënësish me peshë nga të dyja partitë kanë dënuar veprimet ruse dhe kanë mbështetur marrjen e masave më të forta ndëshkimore.

“Në këtë përfundim kanë arritur shërbimet e zbulimit dhe të gjithë anëtarët e komisioneve të zbulimit në Kongres, qofshin demokratë apo republikanë. Askush nuk e vë në pikëpyetje. I vetmi që nuk është i sigurtë është Donald Trumpi,” thotë ligjvënësi Adam Schiff.

Por ndihmësit e afërt të Presidentit të zgjedhur Donald Trump thonë se ai thjesht po rezervohet në nxjerrjen e përfundimeve, deri kur të jetë informuar plotësisht mbi të dhënat që ka administrata Obama. Ata vënë në dukje gjithashtu se Rusia nuk është i vetmi vend që mbështet sulme të hakerëve.

“Në 2015 Kina grumbulloi mbi 1 milion dokumente me të dhëna sekrete. Të dhëna mbi njerëz si unë që kishim punuar në qeveri. Të dhënat mbi vetingun tonë. Nuk pati as deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, asnjë masë publike, asgjë,”thotë zëdhënësi i zotit Trump, Sean Spicer.

Grumbullimi i të dhënave mbi punonjës qeveritarë nuk është aq kritik sa nxjerrja e informatave kompromentuese gjatë fushatës zgjedhore, thonë ligjvënësit.

“Ja ku ndryshojnë veprimet e Rusisë: ata jo vetëm që vodhën të dhëna, por i përdorën si armë. Ata i nxorën këto të dhëna gjatë zgjedhjeve me synimin specifik që të ndikonin tek rezultati i votimeve dhe të mbillnin trazira në Shtetet e Bashkuara. Kina nuk e ka bërë kurrë këtë gjë,” thotë ligjvënësi Schiff.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka thënë se do të kundërpërgjigjet ndaj Amerikës, gjë që u përcoll me lëvdata nga zoti Trump:

“Shpresojmë të kemi marrëdhënie shumë të mira me shumë vende, përfshirë Rusinë dhe Kinën”.

Bazuar në komentet e deritanishme, duket se kur të vijë në Shtëpinë e Bardhë Donald Trumpi do të gjejë më shumë mirëkuptim me kreun e një qeverie të huaj se sa me presidentin aktual që do të zëvendësojë. (voa)

Një zemër e shëndetshme ul rastet e çrregullimeve mendore

zemraNdërsa po rritet në mbarë botën numri i popullsisë së moshuar, do të rritet edhe numri i njerëzve që vuajnë nga demenca. Shkencëtarët po mësojnë më shumë rreth shkaqeve, ata po zbulojnë se mund të ndihmojnë në uljen e rasteve të shfaqura.

Shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë është e mirë për zemrën, është e mirë gjithashtu edhe për trurin. Aktiviteti fizik dhe një dietë e shëndetshme ruajnë nivelin e gjakut që shtyn zemra drejt trurit. Qarkullimi i mirë i gjakut e mban funksional trurin dhe redukton rrezikun e Demencës.

“Demenca karakterizohet nga dobësimi i kujtesës dhe funksioneve të tjera, si të folurit apo aftësia për të planifikuar dhe organizuar ditën.”

Dr. Kenneth Langa udhëhoqi një studim të mbi 20 mijë personave për të vlerësuar rrezikun e demencës.

“Zbuluam se ka rënë ndjeshëm numri i rasteve me demencë gjatë periudhës 2000-2012, me 11.5% deri në 9% rënie.”

Zoti Langa thotë se rënia është për shkak të kurave më të mira për tensionin e lartë të gjakut, diabetin, mbipeshën, dhe trajtimet e tjera që e mbajnë të shëndetshëm sistemin kardiovaskular dhe ulin numrin e rasteve të goditjeve në zemër. Ai mendon se rritja e nivelit arsimor ka gjthashtu të bëjë. Shumë studime tregojnë se një rritje e nivelit të arsimit zvogëlon nivelin e çrregullimeve mendore. Në SHBA, niveli i arsimit të popullsisë është rritur gjatë dy dekadave të fundit.

“Do të thotë se një 75-vjeçar sot ka më pak rrezik të preket nga demencia, se sa një 75-vjeçar i 10 apo 20 viteve më parë.”

Pra, edhe pa zbulimin e ndonjë ilaçi të ri për të ulur numrin e rasteve të demencias, duket se ka një sërë faktorësh dhe hapash që mund të ndërmerren për të ulur rrezikun e shfaqjes së demencës. (voa)

Një skuter vetë-ngarës

skuter-vetengaresMakinat vetë-ngarëse ende nuk gati për përdorim dhe do të duhet kohë deri sa të shkojnë te konsumatori. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të lini dikë, ose diçka tjetër të merret me ngarjen.

Ky është një skuter personal që drejtohet me rreze lazer. Hip në të, thuaji se ku dëshiron të shkosh, dhe do t’ju çojë atje, ndërsa ti çlodhesh. Hulumtuesit në Singapor thonë se ky skuter vetë-ngarës është krijuar që njerëzit të shmangin pengesat, ndërsa lëvizin nëpër trotuarë, korridore apo vende të tjera të paracaktuara për këmbësorët. Për zhvillimin e skuterit po punohet në Universitetin Kombëtar të Singaporit. Marcelo Ang kryeson projektin.

“Jam i sigurt se ju ka rënë rasti të shikoni njerëz të cilët përdorin celularin ndërsa ecin, dhe pothuajse përplasen me të tjerët…kështu që do të ishte mirë në se ju uleni, kontrolloni emailet ndërsa me transportin merret skuteri,” thotë ai.

Skuteri me katër rrota udhëton me një shpejtësi maksimale prej 6 kilometrash në orë, dhe drejtohet nga sensorë lazer për të shmangur pengesat. Kevin Xiangyu Hui është student dhe e ka testuar atë.

“Kur uleni në skuter, ndiheni të çlodhur. Më pëlqen shumë” thotë Kevin.

Skuteri është ende duke u testuar dhe tani për tani nuk është gati për shitje. (voa)

Festimet e Vitit të Ri

festimet-e-vitit-te-riPjesa më e madhe e globit e priti fillimin e 2017-ës me fishekzjarre dhe festime, edhe pse shumë njerëz reflektojnë në zymtësi mbi politikën dhe kulturën popullore të vitin të kaluar.

Rreth një milion festues u mblodhën në sheshin “Times Square” në Nju Jork, për të parë topin famshëm të kristaltë të shënojë mbërritjen e vitit të ri.

Presidenti Barack Obama, në fjalimin e tij të përjavshëm, reflektoi mbi vitin e kaluar, dhe dy mandatet e tij në detyrë. Ai e përfundoi fjalimin duke përcjellë një urim të ngrohtë nga familja Obama, dhe duke uruar të gjithë familjarisht, një vit të lumtur dhe të bekuar.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump i shkruajti në Twitter urimet e Vitit të Ri:“Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë, duke përfshirë edhe armiqtë e mi të shumtë dhe ata që më kanë luftuar me mua dhe kanë humbur kaq keq saqë nuk dinë ç’të bëjnë. Me dashuri!”

Disa orë më parë, Zelanda e Re, ishujt e Oqeanit Paqësor, Australia dhe Rusia ishin ndër vendet e para që mirëpritën vitin e ri 2017.

Një prej festimeve të para më të njohura ishin fishekzjarret vjetorë në Sidnei të Australisë.

Festimet në Stamboll, Turqi, u ndërprenë për shkak të një sulmi të armatosur në një klub nate ku u vranë të paktën 35 persona.

Siguria është shtuar në shumë qytete pas sulmit të 19 dhjetorit ku një kamion goditi një treg Krishtlindjesh në Berlin dhe ku u vranë 12 njerëz.

Kryeqyteti gjerman ka shtuar postblloqe dhe makina të blinduara pranë portës Brandenburg për të mbrojtur turmat nga automjetet.

Në Dubai, qindra e mijëra njerëz panë shfaqjen e fishekzjarreve nga Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë.

Në Vatikan, Papa Françesku i bëri thirrje njerëzve të ndihmojnë të rinjtë të gjejnë vetveten në shoqëri, duke folur gjatë Mbrëmësores që shënoi Vitin e Ri. Ai tha se të rinjtë janë privuar nga “punë dinjitoze” duke i detyruar ata “të trokasin derë më derë, të cilat përgjithësisht, mbeten të mbyllura”. Papa shtoi se të rinjtë duhet të lejohen të marrin pjesë në shoqëri në vend që të përjashtohen nga ajo. (voa)

Zhvillimet teknologjike gjatë vitit 2016

teknologjiaGjatë vitit 2016, teknologjia njohu disa përparime të rëndësishme por edhe pengesa. Makinat me vet-ngarje filluan të shfaqen nëpër rrugë, ndërsa disa firma private për eksplorimin e hapësirës panë raketat e tyre të shpërthenin në platformat e lëshimit. Megjithatë, teknologjia vazhdon të premtojë një të ardhme më të mirë.

Makinat elektrike nuk janë më një risi, sepse kompanitë po shpejtojnë drejt teknologjisë së vet-ngarjes.

Pavarësisht disa aksidenteve, njëra fatale, auto-industria po nxit shtytjen për automjete me nivele të ndryshme pavarësie nga shoferi gjatë ngarjes – nga ato kur shoferi mund të marrë drejtimin kur të dojë e deri tek ato që mësojnë nga eksperienca në rrugë. ​

“Kur një makinë vet-ngarëse ndeshet me këtë situatë në të ardhmen, ne mund të studiojmë se si miliona njerëz reaguan në atë rast dhe të përzgjedhim variantin e duhur”, thotë Sravan Pattanguna me kompaninë “Civil Maps”

2016 po ashtu shënoi përhapjen e shumë lloje robotësh, të vegjë e të mëdhenj, në dukje si njerëzit apo si kafshët. Disa prej tyre ndihmojnë njerëzit e zakonshëm.

“Ndihmoj njerëzit të gjejnë me shpejtësi portën nga ku niset avioni i tyre dhe të mos vonohen.”

Por shumica janë ende platforma eksperimentale që ndihmojnë shkencëtarët në ndërtimin e pjesëve dhe programeve kompjuterike. Disa përdoren në industri dhe shkencë e madje edhe në sipërfaqen e planetit Mars.

Ndërsa dronët do të fillojnë të përdoren në dërgesat e mallrave.

Teknologjia mjekësore po ashtu njohu përparime. Nga rritja e indeve më pak të komplikuara, si kërci, deri tek eksoskeletë të kontrolluar nga truri që ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara të lëvizin.

Përshembull, nëse dora po lëviz pa synimin tënd për ta lëvizur, ju mund ta bllokoni këtë veprim me lëvizjet e syrit”, thotë Surjo Soekadar me Universitetin Tubungen.

Printerat tre dimensional tani mund të prodhojnë pjesë të sofistikuara makinerishë.

“Po të shikosh është një stukturë si hojet e bletës që nuk mund të prodhohet me makineri si dikur. Fizikisht kjo është e pamundur.”

Një prej problemeve më të mëdha në teknologjinë e konsumit ishte nxjerrja e telefonit Galaxy 7 nga Samsung me një bateri shpërthyese. Samsung ofroi zëvendësimin që nuk e zgjodhi problemin dhe kështu u detyrua të braktisë këtë linjë.

Raketa pa njeri e kompanisë Space X shpërtheu në platformën e lëshimit duke shkatërruar ngarkesën me satelitë komercialë dhe ngadalësuar planet e kompanisë për udhëtime të rregullta komerciale në orbitën e ulët dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Edhe asistentët shtëpiakë, paisjet audiofonike që kuptojnë komandat me zë dhe kryejnë shumë detyra, u përhapën gjerësisht gjatë vitit 2016. Këta asistentë bëjnë kërkime në internet, mbajnë kalendarin apo luajnë muzikën tënde të preferuar.

Superkompjuteri Watson nga IBM kreu shumë punë në ndihmë të projekteve të mjekëve në mbarë botën. Një prej tyre po grumbullon dhe analizon të dhëna rreth sëmundjeve të rralla.

“Do të dyfishohen njohuritë në mjekësi. Për të shfrytëzuar gjithë këtë përmirësim të madh të dijeve mjekësore ne duhet të kemi sisteme asistentësh dhe programe kompjuterike.”

2016 po ashtu shënoi dobësi të konsiderueshme të rrjeteve kompjuterike, me grabitje të mëdha të informacioneve private duke bërë që ekspertët të jepnin alarmin se siguria kibernetike do të jetë një prej tendencave më të rëndësishme teknologjike të vitit 2017. (voa)