Ziadi Sela për Strugalajm:U sulmuva nga dhunuesit e parlamentit!

sulmet ne parlamentKryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në një prononcim për Strugalajm.com konfirmon se edhe ai ka qënë shënjestër e grupit që sulmoi deputetet në parlamentin e Maqedonisë.

Edhe pse nuk pranoi të flas më shumë detaje Sela konfirmoi se ai ishte rrethuar dhe ndaj të tij është ushtruar dhunën .Sot në Maqedoni ndodhi e paimagjinueshmja ku deputete u sulmuan nga një grup dhunuesish pas zgjedhjes së Talat Xhaferit ënkrye të parlamentit.(Strugalajm.com)

Situata e tensionuar në Maqedoni, reagon MPJ

MPJPërshkallëzimin e situatës në Maqedoni është duke e ndjekur me shqetësim edhe Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, e cila ka dënuar përdorimin e dhunës në ambientet e Kuvendit, veçanërisht sulmin ndaj disa prej deputetëve.

“Përplasje dhe skena të tilla dhune kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët e Maqedonisë janë të papranueshme dhe aspak të denja për një demokraci parlamentare. Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar”, shkruhet në deklaratën e MPJ-së.

Diplomacia shqiptare u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Maqedoni të tregojnë vetëpërmbajtje, të mos përdorin retorika nxitëse që mund të përkeqësojnë situatën dhe të angazhohen me qetësi e gjakftohtësi në një dialog të qenësishëm.

“Gjithashtu u bëjmë thirrje forcave të rendit të angazhohen në ruajtjen e rendit publik dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre. Qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vijimësinë e procesit të funksionalizimit të institucioneve, në të mirën e tyre të përbashkët, të bashkejetesës e harmonisë ndëretnike, si dhe të përparimit euroatlantik të vendit”, thuhet më tej në komunikatë.

Në fund, MPJ mbështet thirrjen e ambasadoreve të vendeve të BE-së dhe të SHBA-ve për të shmangur dhunën dhe për të nisur një dialog të qenësishëm politik në Maqedoni.

/ Top Channel

Kaosi në Maqedoni, Zijadin Sela më i dhunuari (KUJDES! Pamje të rënda)

Zijadin Sela gjakosurDhuna që ka pushtuar ambientet e Kuvendit të Maqedonisë, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit Talat Xhaferi, e ushtruar nga mbështetës nacionalistë të VMRO-DPMNE-së së Nikola Gruevskit, ka lënë në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën, kreun e Lëvizjes për Reforma në PDSH, Zijadin Sela.

Mediet e shumta maqedonase e kosovare kanë arritur të publikojnë edhe foton e deputetit të Aleancës për shqiptarët, të gjakosur tërësisht në fytyrë, i cili tërhiqej zvarrë nga deputetë të tjerë për ta shpëtuar nga dhunuesit.

E pavarësisht thirrjeve të ambasadorëve të huaj në Maqedoni, drejtuar palëve politike, për vetëpërmbajtje dhe dialog në vend të dhunës, mbështetës të partisë në pushtet të Gruevskit vijojnë të mbajnë të rrethuar Kuvendin e Maqedonisë, duke hedhur edhe lëndë piroteknike.

Sipas njoftimeve më të fundit, policia po përgatitet për të ndërhyrë në Parlament për të nxjerrë prej andej deputetët dhe gazetarët e bllokuar nga protestuesit me maska të zeza në kokë.

/ Top Channel

Kriza, Lu: Ende shpresë për zgjidhje

LuNë Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu është i mendimit se ka ende vende për një zgjidhje të krizës politike, e cila prej më shumë se dy muajsh sheh opozitën në protestë për të kërkuar një qeveri teknike, duke refuzuar të rregjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Lu shpjegon se, të gjithë po punojnë që ajo të përfshihet në proces, por, siç vë në dukje ai, zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjishme dhe legjitime edhe pa pjesmarrjen e opozitës

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! Së pari, ju falenderoj për këtë mundësi. Shqipëria prej disa javësh po përjeton një krizë të gjatë politike. Para dy ditësh këtu në Tiranë ishin dy euro-deputetë, të cilët u përpoqën të ndërmjetësonin një zgjidhje mes palëve, por dështuan. Sipas jush, cilat janë pasojat e kësaj situate të krijuar tani?

Ambasador Donald Lu: Së pari Armand, faleminderit që më ftuat sërish në Zërin e Amerikës. Unë nuk do të flas për të gjitha pasojat, por dua të them se disa politikanë shqiptarë, duan që ne të mendojmë, se ne jemi pranë dhunës apo kaosit. Atyre unë do t’u përgjigjesha, siç thoni ju në gjuhën Shqipëri, ‘mos i shiko gunën por shikoji punën.’ Dhe qeveria e SHBA është shumë e lumtur që deri tani, qeveria dhe opozita kanë bërë hapa të qartë për të shmangur dhunën. Protestat kanë qenë paqësore. Nëse retorika ndonjëherë nuk ka qenë e tillë, të dyja palët kanë bërë thirrje për dialog, të dyja palët kanë thënë se nuk duan dhunë. Tani është në dorën e të gjithëve ne që të sigurohemi se këta politikanë do t’i mbajnë premtimet e tyre.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, ju nesër, së bashku me ambasadoren Vlahutin dhe me ambasadorin e OSBE-së Borchardt, keni lënë një takim me partitë e vogla parlamentare. A mendoni se ka ende hapësira për zgjidhje, sepse duket se ato janë ngushtuar gjithnjë e më tepër?

Ambasador Donald Lu: Padyshim që ka vend për zgjidhje. Është e vërtetë që dy ditë më parë, negociatat nuk prodhuan ende një zgjidhje përfundimtare. Por do thoja se negociatat shpesh nuk janë një diskutim një ditor. Negociatat shpesh janë një proces, ndonjëherë një proces i gjatë. Z. McAllister dhe Z. Fleckenstein punuan fort për të gjetur një zgjidhje. Të dyja palët ishin të gatshmë për t’u ulur dhe për të diskutuar çështjet. Kjo duhet të vazhdojë. Dhe unë kam besim të plotë se ka njerëz të zgjuar në Shqipëri që punojnë çdo ditë vazhdimisht për të gjetur një zgjidhje.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! A do të ishit i shqetësuar ju nga një skenar i zgjedhjeve pa opozitën?

Ambasador Donald Lu: Jemi të qartë në besimin tonë se zgjedhjet do të jenë më të mira nëse kanë pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Nuk kemi hequr dorë nga ky synim. Po ashtu, është e vërtetë që zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Por, të jemi të qartë, të gjithë duhet të biem dakord se me pjesmarrjen e opozitës këto zgjedhje do ishin më të mira. Ne po punojmë çdo ditë për të arritur në këtë përfundim. (voa)

Media gjermane: Shqipëria, vend i NATO-s po kthehet gjithnjë e më shumë në rrezik sigurie

Frankfurter Allgemeine ZeitungGazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” u ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke theksuar se në këtë vend po ashpërsohet gjithnjë e më shumë kriza politike.

Kreui i Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister nuk ia doli dot të ndërmjetësojë mes dy partive kryesore në Shqipëri, thekson në artikullin e së enjtes (27.04.2017) “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Partia Demokratike këmbëngul në largimin e kryeministrit, Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të ndershme. Socialistët ranë dakord për një qeveri të përkohshme, me përfshirjen e politikanëve opozitarë, por refuzojnë dorëheqjen e Ramës.”

FAZ e vë theksin tek dështimi i afateve të regjistrimit për zgjedhjen, si nga e Partisë Demokratike që nuk u regjistrua në KQZ, por edhe nga ana e Partisë Socialiste, që la të kalojë afati për regjistrimin e koalicioneve. “Nëse në këto kushte do të bëheshin vërtet zgjedhje, atëherë Rama ka një fitore 90% gati të sigurtë. Problemi është se zgjedhje pa opozitën nuk shihen me sy të mirë në BE, bashkim të cilit Shqipëria do t’i bashkangjitet.”

Konfrontimi në luftë të hapur

Por afatet kanë kaluar, vëren FAZ, dhe korrigjimet prapavepruese nuk janë më të mundura. Gazeta gjermane thekson se në këto kushte zgjedhjet nuk do të zhvillohen dot më 18 qershor, gjë që ajo e sheh si një dështim të rëndë për qeverinë. “Bllokimi i parlamentit ka traditë në luftën partiake shqiptare. Në vitin 2009 bllokuan socialistët parlamentin, që nuk donin të pranonin humbjen në zgjedhje…konfrontimi i atëhershëm mes dy partive ka kaluar në një armiqësi të hapur që vazhdon deri më sot. Skandalet korruptive të demokratëve dhe drejtësia nën ndikimin politik ishin argumentet kryesore me të cilat i fituan zgjedhjet socialistët në vitin 2013.”

Për gazetën gjermane, Rama që kishte një mazhorancë solide, premtoi transparencë, reforma radikale, sidomos në drejtësi. “Por tani në fund të mandatit të tij, ato kanë mbetur vetëm fjalë boshe. Shqipëria sot ndodhet në vendin e parë të prodhimit të kanabisit në Europë…Me prodhimin e hashashit rritet edhe influenca e baronëve të drogës, që kanë mjaftueshëm para për të blerë politikanë, gjykatës dhe policë. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s po kthehet gjithnjë e më shumë në një rrezik”, shkruan FAZ, duke theksuar se “me shqetësim janë pritur edhe veprimet e njëanshme politike të Ramës”, si deklaratat për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, nëse BE nuk i pranon këto vende shpejt në union. Për to “protestoi jo vetëm Beogradi, por edhe ambasadori amerikan në Tiranë, i cili konsiderohej gjithmonë si mik i besuar i qeverisë Rama”, shkruhet në FAZ. (dw)

Tensione në Maqedoni, protestuesit hyjnë në Kuvend

Zaev gjakNë një atmosferë tejet të tensionuar, shumica parlamentare e përbërë nga deputetët e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca Shqiptare, ka zgjedhur për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferi.

Kryetari i sapo zgjedhur i parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi, tha se funksionar të VMRO-DPMNE-së janë puçistët e vërtetë sepse me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore.

“Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve”, ka theksuar kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri.

Përderisa ka mbajtur konferencën për shtyp një pjesë e protestuesve “për Maqedoni të përbashkët” të cilët gjatë dy muajve të fundit protestojnë kundër formimit të koalicionit të ri qeveritar mes Social Demokratëve dhe partive politike shqiptare, siç thonë kundër shtrirjes së gjuhës shqipe në territorin e Maqedonisë dhe platformës së partive politike shqiptare, siç e kanë quajtur të Tiranës, kanë thyer kordonin policisë dhe kanë depërtuar në godinën e Parlamentit të Maqedonisë.

Protestuesit janë vendosur në sallën e parlamentit ku po qëndrojnë dhe deputetët e VMRO DPMNE-së.

Ata kanë ushtruar dhunë ndaj liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili është përgjakur, ndaj liderit të Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare Zijadin Sela si dhe disa deputetë të tjerë.

Sulmuesit me fytyra të mbuluara kanë sulmuar dhe gazetarët të cilët kanë ndjekur nga afër situatën në Parlamentin e Maqedonisë.

Ata thonë se nuk do të lejojnë ë Parlamenti i Maqedonisë të drejtohet nga një siç janë shprehur “terrorist” i cili ka marrë pjesë në konfliktin e armatosur të vitit 2001 siç ishte Talat xhaferi pjstar I UCK-së

Protestuesit kanë thënë se do të mbeten aty duke mos lejuar që ky institucion ta “zhbëjë shtetiin e Maqedonisë”

Ndërkohë protestuesit kanë bërtitur “parlamentin e Maqedonisë nuk do ta lejmë në duart e tradhtarëve”

Ndërkaq, deputetet e shumicës parlamentare të LSDM-së BDI dhe Aleancës për shqiptarët janë mbledhur në sallën e shtypit.

Zgjedhja e kryetarit të ri të parlamentit është bërë në një atmosferë të tensionuar pasi pak para orës 18:00, deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski i ka ftuar deputetët e shumicës parlamentare të LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës Shqiptare, që të ngrihen në këmbë për demonstruar mbështetjen për votimin e kryetarit të Kuvendit.

​Pas kësaj, deputetët e VMRO DPMNE-së kanë brohoritur “zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje”……Njëherësh, ata kanë kënduar një këngë patriotike “Një Maqedoni ne e kemi”.

Kësaj i janë kundërpërgjigjur deputetët e LSDM-së duke kënduar këngën e njohur të “revolucionit shumëngjyrësh “Shutka nuk të ikë Nikolla”, (Shutka aludon në lagjen ku është i vendosur burgu i Shkupit).

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp të enjten, ka theksuar se VMRO DPMNE dhe kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski, refuzon të dorëzojë pushtetin sepse ka frikë nga përballja me drejtësinë. (REL)

Maqedoni, Talat Xhaferi zgjidhet kryetar i parlamentit

Talat XhaferiNjë gjendje kaotike po mbretëron në parlamentin e Maqedonisë. Pasi shumica e re parlamentare pak para orës 7 të mbrëmjes e zgjodhi Talat Xhaferin për kryetar të parlamentit, turma e protestuesve maqedonas, mbështetës të partisë VMRO-DMNE e theu kordonin e policisë para ndërtesës dhe një pjesë e tyre kanë hyrë brenda këtij institucioni më të lartë ligjvënës.

Deputetët e Lidhjes Social Demokrate dhe të partive shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizjes Besa, Aleanca për Shqiptarët nuk dolën nga salla e parlamentit pasi kryesuesi Trajko Velanovski e ndërpreu atë për ta vazhduar nesër dhe e votuan z. Xhaferi, një politikan, përfaqësues i BDI-së, për kryetar të ri.

Turma e demonstruesve para godinës së parlamentit është duke u shtuar. Nuk përjashtohen incidente. Megjithëse, deputetët e partive të shumicës parlamentare janë të ngujuar brenda ndërtesës, ata thonë se nuk janë të shqetësuar. Ndërkohë, bëjnë thirrje për shmangien e provokimeve dhe për gjakftohtësi.

Policia kontrollohet nga kuadro të VMRO-DPMNE-së, përkatësisht nga shefi për siguri në Ministrinë e Brendshme, Mitko Çavkov, ndonëse funksionin e ministrit e ushtron Agim Nuhiu, përfaqësues i BDI-së.

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee do të shkojë në Maqedoni më 1 maj për të bindur drejtuesit e atjeshëm politikë lidhur me formimin e qeverisë dhe vazhdimin e reformave.

Shqetësime për thellim të krizës politike

Kriza politike dhe institucionale në Maqedoni, mund të përshkallëzohet, sipas vëzhguesve të zhvillimeve politike në vend, nëse faktorët politik këtu nuk heqin dorë nga qëndrimet e tyre. Parlamenti të enjten e ka vazhduar seancën konstituive në të cilën edhe pas më tepër se një muaji nuk po zgjidhet dot kryetari i parlamentit.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate Zoran Zaev, si drejtues i shumicës së re parlamentare ka javë që paralajmëron zgjedhjen e kryetarit të parlamentit dhe të qeverisë reformatore. Ai tha se “nëse vazhdon bllokada në parlament, kryetari i ri i këtj institucioni mund të zgjidhet edhe jashta sallës, në shkallët e parlamentit, apo në një vend tjetër”.

Ndërkohë, përfaqësues të VMRO-DPMNE-së e cila vazhdon ta mbajë pushtetin me një qeveri teknike, kërcënojnë me trazira nëse gjërat rrjedhin ndryshe. VMRO-ja kërkon që drejtuesit e partive kryesore të ulen në tryezën e bisedimeve për t zgjidhur dallimet.

Analisti Selim Ibrahimi thotë se është më mirë të bisedohet se sa të ketë konflikt në Maqedoni.

Në rast se suspendohen institucionet atëherë kriza mund të shkallëzohet dhe duke patur parasysh protestat e përditshme të përkrahësve të VMRO-DPMNE-së kundër kërkesave të partive shqiptare, atëher gjendja, sipas analistit, mund të shfrytëzohet nga aktorë të ndryshëm brenda ose jashtë vendit për thellimin e tensioneve.

Gjendja e sigurisë në Maqedoni, sipas kategorizimit, është në nivelin e ngjyrës së verdhë, pra të mosfunksionimit të institucioneve, duke filluar nga parlamenti. Një ndër faktorët kryesorë është ndikimi i aktorëve joshtetërorë, të cilët mund të ndikojnë në zhvillimet politike në vend, por rreziu më i madh vjen nga vetë politika e brendshme. Nga ajo se si politikanët e Maqedonisë i shohin këto zhvillime”, thotë Ibrahimi.

Në këtë kuadër, Selim Ibrahimi nga Qendra për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim,vlerëson se vizita e paralajmëruar e zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Brian Yee të hënën mund t’i japë një kahe pozitive zhvillimeve në Shkup:

Ndërhyrja amerikane, ashtu siç porositën senatorët amerikanë, do të sjellë rezultate në Maqedoni. Por, ajo që duhet parë është propaganda informative ruse që po zë vend në Maqedoni dhe duhet të mendohet se si kjo të kundërshtohet nga amerikanët”, shprehet Ibrahimi.

Maqedonia është zhytur në krizë që prej para dy vjetësh kur Zoran Zaev publikoi bisedat e përgjuara telefonike nga shërbimi sekret të zyrtarëve qeveritarë dhe politikanëve, duke bërë të ditur kështu për një sërë manipulimesh nga ana e tyre. Zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit të cilat synonin t’i japin fund krizës, nuk e arritën qëllimin. (voa)

Haradinaj kthehet në Kosovë, adreson mesazhe kundër demarkacionit

RamushIsh-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është kthyer në Kosovë pas ndalimit prej katër muajve në Francë.

Kthimi i tij në Kosovë, ka pasuar vendimin e një gjykate franceze në Colmar, e cila ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim, duke e lënë Haradinajn të lirë nga të gjitha akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhej, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Haradinajn e kanë pritur familja e tij dhe zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas kthimit, Haradinaj tha se ka fituar edhe njëherë drejtësia, ndonëse pas një procesi të padrejtë ndaj tij.

“Kërkesa për ekstradim ishte kërkesë për luftë, dhe nuk jam tallur kur e kam thënë këtë”, ka deklaruar Haradinaj.

“Një armiku si Serbia, nuk guxojmë asnjëherë të mos ia tregojmë vendin dhe një shembull për këtë është Kroacia”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, Haradinaj u është drejtuar qytetarëve të tubur duke thënë se ishte larg Kosovës për katër muaj, por asnjëherë nuk ishte vetëm, pasi që në Colmar ishte në shoqëri të vazhdueshme të njerëzve nga diaspora.

“Për fat të keq edhe njëherë, si dikur u ndjeva pa shtet. Institucionet e Kosovës nuk ishin në nivelin e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Liderët aktual në Serbi, Aleksandar Vuçiq apo Ivica Daçiq, theksoi Haradinaj, të prirë nga ish-lideri i tyre Sllobodan Millosheviq kanë provuar t’i vrasin shqiptarët edhe gjatë luftës së fundit.

“Për këtë kam thënë se ekstradimi nënkuptonte shpallje lufte dhe se ne do t’ua bënim edhe më zi atyre”, ka thënë Haradinaj.

Shqiptarët, vijoi Haradinaj, janë popull paqedashës, por nuk mund të durojnë më.

Njëherësh ai ka adresuar mesazhe edhe në lidhje me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke thënë se “Kosova nuk ka më vend për t’i falë askujt”.

Në fund të fjalimit, janë ndezur edhe fishekzjarre.

Gjatë paraditës, kur ishte marrë vendimi në gjykatë, Haradinaj është paraqitur para disa simpatizantë të tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nw Colmar.

“Procedura u mbyll, është refuzuar kërkesa e Serbisë. Pres ta marr pasaportën dhe jam i lirë, do të kthehem në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

“Janë humbur katër muaj kohë, nuk është pak, është kohë e çmueshme. Por, ka ndodhë ajo që është dasht të ndodhë, e drejta është në anën tonë”, është shprehur Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar vendimin për “lënien të lirë të Ramush Haradinajt, si lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës”.

Ndalja e tij në Francë për gati 4 muaj, sipas AAK-së, “ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën”.

Vendimi për rastin Haradinaj, është përshëndetur nga presidentiHashim Thaçi, i cili e ka cilësuar atë si lajm të mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën.

“Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Edhe Qeveria e Kosovës ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës e përshëndet vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze.

“Duke vlerësuar se fletë-arrestet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar z. Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta, Qeveria e Kosovës konsideron se vendimi i Gjykatës Franceze është konfirmim se e drejta është në anën e z.Haradinaj dhe se fletë-arrestet serbe kundër tij dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë politike dhe kanë synime të ulëta”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

“Duke përgëzuar qytetarët e Kosovës për këtë fitore të drejtësisë mbi përpjekjet manipuluese të shtetit serb, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj të mëtejshëm për të bërë çdo përpjekje për të pamundësuar forma të tilla të keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e Serbisë, në të ardhmen”, përfundon komunikata.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes rrjetit social Facebook, ka uruar zotin Haradinaj për kthimin në vendlindje.

Lirimi i Haradinajt është përshëndetur edhe nga partitë politike në pushtet dhe opozitë.

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron vendimin w gjykatës franceze si lajm të gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ky vendim, konfirmon se aktakuzat e Serbisë kundër luftëtarëve të UÇK-së janë të pabaza, të padrejta dhe kanë synime manipuluese politike dhe janë tendencë e hapur për zhytjen e rajonit në destabilitet dhe konflikte”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Ndërkaq partia Nisma për Kosovën konsideron se lirimi i Haradinajt është një fitore ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat çdo herë kanë synuar të destabilizojnë Kosovën, dhe të barazojnë luftën e UÇK-së me krimet e regjimit të Millosheviqit.

Për dallim nga Prishtina, lirimi i Haradinajt, në Beograd është pritur si lajm skandaloz.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se për këtë vendim, Serbia do t’i drejtojë Francës një notë proteste.

“Qeveria e Republikës së Serbisë e konsideron se ky është një vendim i turpshëm, skandaloz, kundër drejtësisë dhe absolutisht jo i drejtë”, ka thënë presidenti serb, Vuçiq.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte.

Ramush Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni, po në bazë të një fletë-arresti të Serbisë. Ai ishte mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë dhe më pas ishte liruar.

Haradinaj është gjykuar dy herë në Hagë, nën akuzat për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë.

Ai pati dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës, për t’u dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Në vitin 2008, ishte shpallur i pafajshëm.

Po ashtu, një proces tjetër ndaj tij ishte iniciuar po në Hagë, por sërish qe shpallur i pafajshëm në vitin 2012, duke u liruar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për krime lufte. ​(REL)

Jessen-Petersen: BE-ja t’ia bëjë të qartë Serbisë të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare

PetersenSoren Jessen-Petersen, ish shef i misionit të OKB-së në Kosovë.

Ish shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, e ka cilësuar si ‘skandaloz’ veprimin e Serbisë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke vlerësuar si një ‘përpjekje të qëllimshme për ta minuar Kosovën’.

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Jessen Petersen, tha se ‘Serbia nuk e respekton rendin dhe ligjin’ dhe se ajo ‘qëllimisht po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës”.

Ai tha se BE-ja “ka përgjegjësi të caktuar që ta mbajë kredibilitetin e dialogut dhe t’ia bëjë të qartë Serbisë se duhet të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare”.

Sipas tij, “BE-ja duhet t’i tregojë Serbisë se [kjo sjellje] do të ketë implikime për ambiciet e saj në procesin e integrimeve”.

Soren Jessen-Petersen ishte në krye të misionit të OKB-së në Kosovë, në kohën kur, atëbotë, kryeministri Ramush Haradinaj, dha dorëheqje për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Jessen-Petersen, një gjykatë në Francë e ka liruar Ramush Haradinajn dhe nuk do ta ekstradojë në Serbi, siç e kanë kërkuar autoritetet në Beograd. Çfarë paraqet ky zhvillim?

Soren Jessen-Petersen: E shoh gjithë këtë zhvillim si thellësisht të papranueshëm ose skandaloz. Por ai tregon dy gjëra; e para, se Ramush Haradinaj është një njeri që në të kaluarën ka respektuar rendin dhe ligjin, me shumë vështirësi të theksuara, por ai e ka respektuar rendin dhe ligjin.

Ai është liruar dy herë nga një gjykatë ndërkombëtare dhe nuk ka pasur nevojë që të ketë një apel të dytë por ai e ka pranuar këtë. Për dallim nga Ramushi, është e qartë se Serbia nuk e respekton rendin dhe ligjin dhe mbase as edhe e dinë se çfarë do të thotë rendi dhe ligji. Mendoj se është skandaloze që ata kanë vazhduar përgjithësisht të veprojnë në këtë mënyrë.

Radio Evropa e Lirë: Megjithëkëtë, urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia janë parë përgjithësisht si ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kosovës?

Soren Jessen Petersen: Po kjo është mbase edhe arsyeja kryesore pse Serbia e mbanë qëndrimin e saj, sepse të gjithë e dimë se disa udhëheqës politikë atje, përfshirë edhe ata që janë në pushtet sot, ende nuk e pranojnë se Kosova është një shtet i pavarur. Kosova në fakt është një shtet i pavarur dhe Serbia qëllimisht po ndërhynë në çështjet e brendshme.

Radio Evropa e Lirë: Por, atëherë çfarë duhet të bëjë bashkësia ndërkombëtare me këto urdhër-arreste dhe me, sic thoni ju, ndërhyrjet në çështjet e brendshme të Kosovës?

Soren Jessen-Petersen: Unë besoj se BE-ja ka përgjegjësinë kryesore. BE-ja e ka zhvilluar këtë dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i bazuar mbi mirëkuptim dhe një dialog ndërmjet dy shteteve. Prandaj BE-ja ka një rëndësi të madhe për dialogun. Ajo ka të drejtë kur thotë se dialogu është i rëndësishëm. Por mendoj se është një përgjegjësi e caktuar për BE-në që ta mbajë kredibilitetin e dialogut dhe që ta informojë qartë Serbinë se ajo duhet të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Gjithashtu se do të ketë implikime për ambiciet e Serbisë në procesin e integrimeve, sepse kjo shumë qartë është bërë për ta minuar Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Meqë po flasim për BE-në, rasti Haradinaj ka patur një ndikim të drejtpërdrejt në dialog. A po shndërrohen urdhër arrestet në pengesë më të madhe të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Soren Jessen-Petersen: Natyrisht se po, sepse urdhër arrestet janë të bazuara në të kaluarën. Serbia asnjëherë nuk ka treguar gatishmërinë për pajtim. Ajo duhet të përqëndrohet në sundimin e ligjit brenda saj. Ashtu siç e thash edhe më heret, BE-ja duhet ta informojë qartë se ky dialog është në konceptin e përpjekjeve të BE-së për të ecur përpara në rajon, të punojë në ndërtimin e marrëdhënieve të sinqerta me vendet e tjera të rajonit duke ecur drejt një momenti kur të gjitha këto vende do të mund të integrohen në BE.

Gjithnjë përderisa kemi një shtet, që qartazi nuk do të sillet në këtë mënyrë dhe këtë e shohim në ndërhyrjen e vazhdueshme të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, rajoni nuk do të mund të ecë përpara prandaj përgjegjësia kryesore bie mbi BE-në që ta bëjë të qartë se cilat janë kërkesat.

Radio Evropa e Lirë: Por, BE-ja përballet sot me problemet e saj të brendshme, përfshirë këtu edhe BREXIT-in. Kjo përputhet me kohën kur Ballkani Perëndimor nuk e sheh një perspektivë të qartë Evropiane. Marrë parasysh gjithë këtë, a po e shohim në rajon kthimin e sjelljeve nacionaliste?

Soren Jessen-Petersen: Nuk e di nëse në përgjithësi shohim kthimin e një lloj sjelljeje dhe qasjeje nacionaliste. Por, është e qartë se gjithnjë përderisa BE-ja vepron në këtë mënyrë, kur sic mund të imangjinohet ata nuk shohin asnjë problem në rajon dhe në anën tjetër nuk ecin përpara aktivisht për ambiciet e rajonit që të integrohet në BE, me këtë pasivitet nga ana e BE-së ekziston një rrezik që nacionalistët shkatërrues në rajon e shohin një rast që të trazojnë paqen që ekziston në rajon. (REL)

Lëvizja kundër vaksinave në SHBA

A healthy volunteer receives the NIAID Zika virus investigational DNA vaccine as part of an early-stage trial to test the vaccine's safety and immunogenicity. This is the first administration of this vaccine in a human.Aktivistët kundër vaksinimit të fëmijëve u mblodhën në një protestë në Uashington.

Gabriele Cashman udhëtoi për pesë orë me makinë për të mbështetur kauzën kundër vaksinave. Ajo dhe bashkëshorti i saj nuk duan që fëmijëve të tyre t’u imponohet vaksinimi. “Duhet të jetë vendimi ynë si prindër nëse dëshirojmë apo jo të vaksinojmë fëmijët”, thotë ajo.

Lëvizja kundër vaksinave ka fituar aq shumë terren sa që doktorët si Peter Hotez janë të alarmuar. Ai punon për vaksinat në Kolegjin Baylor të Mjekësisë, në Houston, të shtetit Teksas. “Kemi tashmë në shtetin e Teksasit, 50 mijë fëmijë prindërit e të cilëve kanë vendosur të mos i vaksinojnë”, thotë ai.

Doktor Hotez thotë se këta fëmijë jetojnë përgjithësisht në komunitet me të tjerë. Ai është i shqetësuar se vetëm një epidemi fruthi mund t’i bindë këta prindër se vaksinat shpëtojnë jetë dhe parandalojnë paaftësitë fizike.

Aktivistët nuk i besojnë shkencës. Madje në të kundërt, ata besojnë se vaksinat mund të shkaktojnë çdo gjë, që nga autizmi dhe deri në alergji të rënda. Shumë prej tyre thonë se njohin fëmijë që janë dëmtuar nga vaksinat.

Por, doktor Anthony Fauci, i Institutit Kombëtar të Shëndetit, thotë se megjithëse fëmijët mund të kenë reaksione, ato janë aq të rralla sa nuk është e mundur të maten. Doktor Fauci drejton Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Ngjitëse, si dhe mbikqyr zhvillimin e vaksinave.

Efektet dytësore që mund të kenë fëmijët janë zakonisht të vogla, thotë Dr. Linda Fu, pediatre në Qendrën Kombëtare Mjekësore të Fëmijëve, në Uashington. “Efektet më të rëndomta të vaksinave janë dhimbja në vendin e injeksionit dhe temperaturë për rreth 24 – 48 orë”, thotë ajo.

Megjithatë, aktivistët anti-vaksinë, si Irine Pi që ndihmoi në organizimin e protestës në Uashington, janë të bindur se vaksinat përmbajnë edhe përbërës të dëmshëm. Përbërësi konservues thimerisal u hoq nga vaksinat në SHBA në vitin 2003, për të qetësuar shqetësimin e prindërve se ai shkakton autizëm. Studime të shumta në SHBA dhe gjetiu tregojnë se ky element nuk ka asnjë efekt negativ tek fëmijët. Por, zonja Pi është e bindur se përbërës të dëmshëm u shtohen vaksinave që marrin rregullisht fëmijët.

Tashmë po shtohet alumini. Përpos kësaj, janë edhe përbërësit si formaldehidi, polisorbati, sasi të konsiderueshme qelizash nga fetuse të abortuara, qeliza të bagëtive, derrave, deleve, majmunëve dhe qenërve. Këto qeliza nuk kanë vend të injektohen në trupin e njeriut”, thotë zonja Pi.

Sërish, shkenca flet ndryshe. Doktoresha Fu është e specializuar për imunizimin. “Vaksinat që marrin fëmijët sot janë më të pastra, me të sigurta, dhe më të efektshme”, i tha ajo Zërit të Amerikës.

…made aq të efektshme sa që të rinjtë nuk kanë më memorie të sëmundjeve që ato parandalojnë, thotë doktoreshë Flavia Bustreo, e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Nëse bisedoni tani me një nënë të re ose një baba të ri në Itali, vendi nga vij unë, ata nuk e dinë se ç’është difteria. Nuk e kanë parë kurrë. Nuk e dinë se mund të humbasësh fëmijën prej difterisë”, thotë ajo.

Organizata Botërore e Shëndetit ka një faqe në internet për t’i ndihmuar prindërit të gjejnë informacion të besueshëm për sigurinë e vaksinave. Edhe agjensia CDC e qeverisë amerikane ofron të njëjtën mundësi informimi.

Doktor Hotez kërkon që qeveria amerikane të zhvillojë një fushatë për t’i bindur prindërit të vaksinojnë fëmijët, ndërsa doktor Fauci nuk është dakort.

Mendoj se do të ketë gjithnjë një përqindje njerëzish, të cilët pavarësisht se çfarë provash u ofron, nuk do të binden. Mendoj se është më mirë të respektohet qëndrimi i njerëzve që janë kundër vaksinave, të mos denigrohen dhe të mos kritikohen, por thjesht t’u shpjegohet me prova solide se cilat janë përfitimet dhe rreziqet e vaksinimit për një shëndet qartësisht më të mirë të fëmijëve të tyre”, thotë doktor Fauci.

Doktor Hotez po shkruan tani libra për prindërit me temën e vaksinave. Ai thotë se shkencëtarët duhet të shkëputen nga laboratorët e tyre dhe t’u flasin prindërve për vaksinat.

Përndryshe, thotë ai, fëmijët do të vuajnë dhe do të vdesin nga sëmundje që mund të parandalohen. (voa)