Reuters: E mbijetuara e një masakre në Kosovë përballet me sfidë të re në Parlament

Saranda BogujevciKuvendi i ri i Kosovës do të konstituohet të enjten. 18 vjet pas luftës dhe ndarjes nga Serbia, kjo ditë do të jetë një ngjarje historike për një deputete të re, që është përballur me sfida të rënda në jetën e saj.

Saranda Bogujevci i kishte mbijetuar 16 plumbave dhe kishte humbur 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë luftës në vitet 1998-99.

Saranda Bogujevci 1Katër vjet më vonë, Bogujevci, në atë kohë 18-vjeçare, dhe tre kushërinj të saj u bënë viktimat e para shqiptare që dëshmuan para një gjykate serbe rreth mizorive të kryera nga forcat ushtarake serbe të udhëhequra prej Slobodan Millosheviqit.

Të enjten ajo do të betohet si deputete e Vetëvendosjes, që dyfishoi votat në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Është e vështirë të kalosh në këto eksperienca dhe të shohësh qeveritë e Kosovës që nuk punojnë dhe që nuk bëjnë gjënë e duhur për popullin është ajo që më shtyu të futem në politikë”, ka thënë Bogujevci në një intervistë për Reutersin, gjatë një vizite në varrezat e familjes së saj në Podujevë.

“Gjithmonë e kam imagjinuar se si do të jetë Kosova pas 20 vjetësh. Nuk e kam menduar kurrë si të tillë”, ka shtuar më tej ajo, transmeton Koha.net.

Familja e Bogujevcit ishte vrarë në Podujevë më 28 mars të vitit 1999, nga anëtarë të njësive paramilitare serbe të njohur si “Skorpionët”. Më i riu që vdiq ishte një fëmijë 2-vjeçar. Pesë burra ishin burgosur për vrasjet dhe më 2013 Bogujevci u kthye në Beograd, ku dëshmoi sërish kundër tyre.

Masakra ndodhi vetëm katër ditë pas ndërhyrjes së NATO-s. Pas përfundimit të luftës, Bogujevci dhe katër kushërinj të saj u evakuuan në qytetin e Manchesterit në Angli, ku ajo më pas mori edhe rastin për të studiuar në arte interaktive.

Ajo u kthye në vendlindje më 2014 si drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës.

32-vjeçarja kujton tankun e parë të NATO-s që e kishte parë në ditëlindjen e 14-të të saj, më 12 qershor, 1999, nga dritarja e spitalit në Prishtinë. “Për ne gjithçka nënkuptonte liri. Nuk do të harroj kurrë atë moment”.

“Tani Bogujevci përballet me një ‘betejë’ të re, në një shtet të njohur nga më shumë se gjysma e shteteve në botë, por që i mohohet një vend në Kombet e Bashkuara nga Serbia dhe aleati, Rusia”, shkruan Reuters.

“Përballja me luftën ishte shumë më e lehtë sepse e dinim se çfarë do të ndodhte, ndërsa sot është e vështirë të pranosh dhe të gjesh arsye për atë që po ndodh. E dua jetën, por në të njëjtën kohë ndjej obligim moral për Kosovën, Anglinë dhe njerëzit që të bëj diçka bazuar në eksperiencën time”, ka shtuar në fund Bogujevci.

Mikullovci thërret të enjten vazhdimin e seancës konstituive

Kuvendi ksDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit ka caktuar vazhdimin e kësaj seancës për të enjten në orën 10:00.

Në ftesën e thirrjes thuhet: Seanca konstituive e Kuvendit i vazhdon punimet të enjten, më 10 gusht 2017 në orën 10:00 në sallën e Kuvendit.

Ndërsa, në agjendën e seancës, është vetëm një pikë, sipas dokumentit: ‘Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”.

Ky veprim i Mikullovcit vjen pas caktimit të një takimi konsultativ me partitë politike që është paralajmëruar për të mërkurën.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në këtë takim derisa PAN është koalicioni që kërkon me këmbëngulje një marrëveshje mes partive se kur duhet të thirret seance e radhës. (rtk)

Tillerson paralajmëron Kremlinin

Tillerson LavrovSekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson ka paralajmëruar homologun rus, Sergel Lavrov nga një përkeqësim i marrëdhënieve me Rusinë. Kundërmasat ruse nuk do të mbeten pa përgjigje.

Në kuadër të takimit të shteteve të bashkësisë së vendeve aziatiko jugore dhe lindore (ASEAN) në kryqeqytetin e Filipineve, Manila, Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson është shprehur se i ka bërë të ditur homologut rus, Sergej Lavrov se SHBA do të reagojë pas masave ndëshkuese diplomatike të Rusisë. SHBA pritet që deri më 1 shtator të kundërpërgjigjet. Deri në këtë datë SHBA duhet të reduktojë numrin e personelit të Rusi me 755 vetë. Rusia u përgjigj me dëbimin e diplomatëve pas sanksioneve të reja amerikane.

Tillerson: Rusia ka “dëmtuar” marrëdhëniet

Përzierja ruse në fushatën zgjedhore presidenciale amerikane është një “incident serioz” ka thënë Tillerson dhe këtë ai ia ka bërë të ditur homologut rus në takimin e së dielës. Lavrovit i është bërë e qartë se “ky incident ka mbjellë një dyshim serioz”. Përzierja ruse ka “dëmtuar” marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ndërkohë pas takimit, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka sinjalizuar gadishmëri për dialog. Ai është shprehur se këtë gadishmëri e ka kuptuar edhe tek pala amerikane.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një ligj të kongresit amerikan për sanksione të tjera kundër Rusisë, masat më të forta këto prej vitesh, sipas ekspertëve. Nga këto masa preket ndër të tjera edhe sektori energjitik rus. Ministria e Jashtme në Moskë e ka parë nënshkrimin e ligjit si goditje të rëndë për bashkëpunimin mes dy vendeve.

la/(afp, ap)

Idro Seferi: “Ka hapësirë për negociata ndryshe midis Kosovës dhe Serbisë”

Idro SeferiDeklarimi për dialogun e ri për Kosovën do mund të jetë një mundësi për t’i thyer stereotipet, thekson në intervistë prë DW gazetari në Beograd Idro Seferi.

DW: Shtypi gjerman i komentoi pozitivisht dekalrimet e presidentit Aleksandar Vuçiq për një dialog të ri me Kosovën. P.sh. gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan, se ai “ka kapërcyer një hije të errët të historisë”. Mos vallë është vlerësuar shumë kjo në Gjermani? Ç’mendoni ju për këtë?

Idro Seferi: Unë mendoj se kjo nuk është diçka e keqe, edhe pse këtu në Beograd ka shumë pakënaqësi. Hapja e kësaj teme është më e rëndësishme për Serbinë sesa për marrdhëniet me Kosovën. Duhet bërë kujdes që të lëvizet larg idesë së krijuar se shqiptarët do të pranojnë çdo zgjidhje që do të vijë nga Serbia. Për të gjithë shqiptarët e Kosovës është shumë e qartë se ata jetojnë në një shtet të pavarur dhe nuk do të negociojnë për këtë çështje.

A është i sinqertë Vuçiqi kur hap debatin për këtë temë, apo pozicioni i tij do të thotë vetëm, se ai tenton të bëjë diçka?

Në shumë gjëra ai mund ta dëshmojë atë që thotë, një e tillë është ndryshimi i kushtetutës. Për Serbinë është e rëndësishme që të fillojnë diskutimet për reformën e kushtetutës, në mënyrë që të plotsojë kushtet për në BE, por duket se fokusi është i vendosur në fillim në çështjën a është Kosova Serbi apo jo. Të filtet për këtë është shumë e rëndësishme,  për shkak se në Serbi nëse poltikanët fillojnë të falsin për diçka ajo bëhet temë e pranueshme.

Në një kohë kur qytetarët e Serbisë në anketat e fundit si problem kryesor shohin gjendjen ekonomike dhe atë sociale. Kosova nuk shihet më si problem kryesor, por megjitatë kur përmendet Kosova rriten emocionet.

Sipas anketës 78 për qind e serbëve nuk kanë qenë kurrë në Kosovë. Njerëzit nuk kanë para për të shkuar atje, edhe kur ata i kanë paratë nuk e zgjedhin Kosovën si një destinacion, kjo pa ndonjë arsye të veçantë. Komunikimi është në nivel të ulët, edhe pse katër herë në ditë ka një autobus nga Beogradi për në Prishtinë. Kam parë shumë shokë të mi të Beogradit në Kosovë, po ashtu edhe kam takuar të tillë që thonin se e shijojnë shumë jetën e natës në Prishtinë. Mardhëniet Kosovë – Serbi dhe Serbi – Kosovë shihen nga pikpamjet e qeverive, jo nga pikëpamjet e njerëzve të zakonshëm.

Regaimet e para për deklaratën e Vuçiqit u pranuan pozitivisht edhe nga Edi Rama apo edhe Azem Vllasi, por ata theksuan edhe një herë që Serbia përfundimisht duhet ta njohë Kosovën.  Së fundi politologu ëerner ëeidenfelder për DW tha, se Beogradi dhe Prishtina mund të vazhdojnë bisedimet sipas modelit të dikurshëm mes dy Gjermanive – duke e lënë më njënaë çështjen e statusit të Kosovës dhe duke folur fillimisht për çështje të tjera. A është marrë parasysh kjo ide në Kosovë dhe Serbi?

Është e vështirë, sepse palët kanë këndvështrime të ndryshme në lidhje me këtë. Kosova e shpalli pavarësinë gati dhejtë vite më parë, ndërsa në Serbi ende diskutohet për këtë. Më reale është që pas këtij procesit të arrihet ndonjë marrëveshje, një “Bruksel 2″, diçka e pritur nga Beogradi dhe Prishtina. Ky do të ishte një lloj “Akt i Paqes” edhe pse nuk janë në gjendje lufte, kjo do të mundësonte afrimin pavarësisht çështjeve të hapura politike. Por nuk do të ket hap drejt fillimit  të bisedimeve mes dy palëve, nëse më shumë flitet se si do të zhvillohen ato. Në Kosovë ka një problem kryesor, ata ende nuk kuptojnë se ekziston nevoja për dialog intensiv me serbët në Kosovë dhe që t’u krijojnë atyre kushte që të jetojnë atje.

Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër, por edhe nëse bëhet kjo me mbështetjen e deputetëve serbë që janë të kontrolluar nga Beogradi,  prej nga  thuhet se Haradinaj tështë kriminel?

Unë nuk do të çuditesha nëse Haradinaj bëhet kryeministër me ndihmën e serbëve – në faktë, në këtë situatë shumica mund të mblidhet vetëm me mbështetjen e serbëve. Edhe pse në Serbi nuk është e njohur, serbët kanë votuar për presidentin Thaçi, pra një njeri që në Serbi mban nofkën “Gjarpër” dhe konsiderohet ende si një simbol i së keqes.

Tani që flasim për akuzat për krime lufte, kam lexuar se ju keni qenë kundër krijimit të Gjykatës për krimet e UÇK-së jashtë Kosovës. A mundeni ta shpejgoni këtë?

Ajo nuk mundet të quhet “Gjykata e krimeve të UÇK-së”, ose “Gjykata e krimeve ndaj serbëve”. Kjo është mënyra e gabuar e ballafaqimit me të kaluarën. Nëse gjyqtarët në Kosovë nuk janë të gatshëm të merren me këtë, unë besoj se kjo tregon se edhe shoqëria nguron të merret me këtë çështje. Dhe kjo është për faktin, se nuk duan të hapin tema kaq të vështira.

Kodheli: Zjarret, situata dramatike

Kodheli1/3 e ushtrisë shqiptare ka qenë e angazhuar në luftën kundër zjarreve në të gjithë vendin dhe sipas ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, operacionet kanë kushtuar rreth 30 milionë lekë.

Mjetet e ushtrisë, përfshirë helikopterët, kanë qenë përditë në misione për fikjen e flakëve. Ministria e Mbrojtjes mbetet e angazhuar në përballimin e kësaj situate, megjithëse shuarja e zjarreve nuk është detyrë e saj. Kodheli apeloi që qytetarët të jenë më të kujdesshëm në një kohë kur kushtet klimaterike favorizojnë zjarret.

“Kjo është një situatë dramatike jo vetëm për Shqipërinë, por për Europën mbarë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve për të kontribuar në përballimin e situatës. I bëj thirrje edhe që të mos e krijojnë situatën”, tha Kodheli.

Nga radhët e ushtrisë ka pasur dhe një të lënduar gjatë fikjes së zjarreve. Për këtë, tetarit Skënder Hidri iu akordua dhe një medalje.

“Tetar Hidrit, i cili është plagosur gjatë një operacioni të shuarjes së zjarreve në Shëngjergj të Tiranës, i akordoj Medaljen për Shërbime të Shquara”, u shpreh Kodheli.

Ministrja falenderoi edhe shtetet fqinje që kanë ndimuar në shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

/ Top Channel

Propozim-ligji për gjuhët, avancim apo zyrtarizim i gjuhës shqipe?

flamuj al mkPropozimi-ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, ka nxitur reagime me qëndrime të ndryshme, jo vetëm mes partive politike, por edhe ekspertëve të çështjeve juridike dhe politike.

Propozimi i Qeverisë, i cili rregullon përdorimin e shqipes në nivel lokal dhe qendror, si dhe në institucionet e administratës shtetërore, nga Risto Nikovski, njohës i çështjeve politike, vlerësohet si rrënues i karakterit unitar të shtetit, meqë, sipas tij, me këtë ligj aplikohet dygjuhësia në shtet e që bie ndesh me karakterin unitar të tij.

Në fakt, kemi të bëjmë me ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, apo me fjalë të tjera shteti bëhet dygjuhësor dhe me këtë po rrënohet karakteri unitar i shtetit, pasi askund në botë nuk ka shtet unitar me dy gjuhë zyrtare. Me këtë do të ketë federalizim të drejtpërdrejtë të shtetit. Dygjuhësia nuk arrihet nëpërmjet përdorimit të gjuhës në qytetet e largëta, por nëpërmjet përdorimit të gjuhës në institucionet qendrore, si në Qeveri, Kuvend e kështu me radhë”, thotë Nikovski.

Propozimi i Qeverisë së Maqedonisë parasheh përdorimin e plotë të gjuhës shqipe, apo siç thuhet të gjuhës që e flasin më shumë se 20 për qind e popullatës, ndryshe nga maqedonishtja, në Qeveri, Kuvend, organet e pushtetit gjyqësor dhe administratën publike.

Për dallim nga më parë, tani edhe drejtuesit e seancave, qoftë të Qeverisë apo Kuvendit, nëse janë shqiptarë, ato do të mund t’i udhëheqin në gjuhën e tyre.

Ndryshime janë paraparë edhe në mbishkrimet në nivel qendror që duhet të jenë në dy gjuhë, ndërsa në nivelin lokal gjuha shqipe do të përdoret në të gjitha komunat ku më shumë se 20 për qind e popullatës flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, e që në këtë rast ka të bëjë me gjuhën shqipe, edhe pse nuk saktësohet qartë si e tillë.

Osman Kadriu, profesor i së drejtës Kushtetuese, thotë se zgjidhja e ofruar e avancon në masë të madhe statusin e shqipes,por kjo, sipas tij, nuk mund të nënkuptohet si zyrtarizim i plotë i gjuhës shqipe.

“Me këto risi që përfshihen në propozim-ligj, gjuha shqipe nuk do të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase, me formën e përdorimit të gjuhës shqipe, nuk do të kemi dygjuhësi në Maqedoni. Përfundimisht, me këto risi që janë të përfshira në draft-ligj, do të kemi vetëm se një avancim të gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj në institucione konkrete, por sërish e them se përdorimi i saj do të jetë në nivel të kufizuar, pra assesi nuk mund të flasim se do të kemi gjuhën shqipe të barabartë me maqedonishten në nivel shtetëror”, vlerëson Kadriu.

Por, ndryshe nga ai mendon Mersel Bilalli, njohës i çështjeve politike, sipas të cilit propozimi i Qeverisë nënkupton zyrtarizim të gjuhës, ndërsa çështje tjetër, sipas tij, është ajo se deri në çfarë niveli zyrtarizohet.

“Mendoj se realisht, por edhe shkencërisht, bëhet fjalë për zyrtarizim të gjuhës shqipe, por çështje tjetër është nëse flasim për kapacitetin e zyrtarizimit. Pra, ashtu siç qëndron propozim-ligji mund të them se ka avancim të dukshëm dhe së pari theksohet zyrtarizimi i saj duke cituar amendamenti 5 konform nenit 7 të Kushtetutës, ku thuhet se gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe dhe alfabeti i saj edhe kjo qëndron në kllapa”.

“Me rëndësi është pika 5 e të njëjtit amendament, i cili për herë të parë zbatohet me ligj, pasi aty tani thuhet se gjuhë tjetër përveç maqedonishtes në organet e nivelit qendror është edhe gjuha shqipe, e cila potencohet si gjuhë që e flet së paku 20 për qind e popullatës në Maqedoni”, konsideron Bilalli.

Zgjidhja e ofruar, e që duhet të miratohet edhe në Kuvend me shumicë të thjeshtë votash, rregullon edhe çështjet e dokumenteve të udhëtimit, të cilat për komunitetin shqiptar do të jepen në dy gjuhë, ndërsa për maqedonasit dhe pjesëtarët e bashkësive tjera vetëm se në gjuhën maqedonase. Përdorimi i shqipes nuk parashihet në valutën shtetërore dhe në uniformat ushtarake.

Për këtë Qeveria ka vendosur që të kërkojë mendim nga Komisioni i Venedikut, nëse kërkesa e tillë e partive shqiptare është në përputhje me Kushtetutën.

Osman Kadriu thotë se një kërkesë e tilla është e panevojshme pasi pavarësisht përgjigjes, megjithatë fjalën përfundimtare mund ta ketë Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është organ i veçantë dhe ajo asnjëherë, edhe sikur të ketë mendim pozitiv nga ana e Komisionit të Venedikut, pra Kushtetuesja nuk është e obliguar t’i respektojë mendimet e këtij komisioni, prandaj e përsëris se fare nuk ka nevojë të kërkohet mendim për këtë ligj, sidomos për ato çështje, për të cilat mendojmë se do të kërkojmë mendim nga Komisioni në fjalë, e që do të jenë pjesë e ligjit”, shton Kadriu.

Për zbatimin e ligjit pas miratimit të tij, Qeveria ka paraparë themelimin e dy institucioneve, të një agjencie dhe inspektorati, që do të merren me mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të miratuara. Për moszbatim të ligjit janë paraparë edhe gjoba për institucionet që sillen prej 4 deri në 5 mijë euro. (rel)

Usain Bolt mbyll karrierën individuale

Usain BoltUsain Bolt, sprintieri i famshëm xhamajkian që ka dominuar garat e shpejtësisë në atletikë prej afro një dekade, ka kapërcyer vijën e finishit të karrierës së tij.

Bolt mori pjesë dje në garën e fundit individuale 100 metra për meshkuj në kampionatin botëror të atletikës në Londër. Një karrierë e shkëlqyer u mbyll dje me një rezultat mediokër, ose zhgënjyes për një atlet të kalibrit të Usain Bolt. Ai doli i treti në garë. Fitues ishte amerikani Gaitlin.

Usain Bolt ka thyer rekorde olimpike e botërore në 100 dhe 200 metra dhe gjatë karrierës ai ka fituar epitetin “lightning bolt”, frymëzuar nga mbiemri i tij Bolt, që përkthehet ‘goditja e rrufesë’. Ai e ka përqafuar me entuziazëm këtë epitet, duke bërë pozën e rrufesë në përfundim të çdo gare ku dilte fitues.

Ai i solli Xhamajkës një mori medaljesh si në gara individuale, ashtu edhe në stafeta. Megjithë rezultatin zhgënjyes dje, ai mbetet një ndër konkurrentët më impresionues në pistën e atletikës. (voa)

Automjetet me benzinë dhe naftë drejt fundit të tyre

Prej vitit 2040 në Britaninë e Madhe dhe në Francë do të lejohen të qarkullojnë vetëm makina elektrike. Gjermania pritet të pasojë.

E station“Brenda një afati të shkurtër duhet të marrë fund teknologjia e motorëve me djegie të brendshme”, tha eksperti për transportin i CDU-së Oliver Wittke për Deutschlandfunk. Wittke ju referua planeve të Britanisë së Madhe  që duke filluar nga viti 2040 të ndalojë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë. Shkatërrimi i mjedisit është shumë i lartë, tha për BBC-në ministri i Mjedisit Michael Gove.”

Partia konservative ka premtuar se deri në vitin 2050 nuk do të ketë më automjete me naftë ose benzinë në rrugët tona”, tha Gove. Kjo do të thotë që nga viti 2040 nuk do të lejohet regjistrimi i makinave të reja me benzinë dhe naftë, por në rrugët e Britanisë do ketë vetëm automjete elektrike. Franca gjithashtu planifikon një ndalesë të tillë nga viti 2040.

Tani edhe Gjermania në konsultim me partnerët evropianë  duhet të caktojë një datë për ndalimin e automjeteve me motorë me djegie të brendshme. Ministri i landit Baden-Württemberg Winfried Kretschmann ka kritikuar në lidhje me këtë, ministrin e Transportit Alexander Dobrindt, që sipas tij nuk ka marrë masa të mjaftueshme që në fillim për këtë krizë. “Ministri Dobrindt gjatë gjithë kohës nuk na ka mbështetur aspak” tha Kretschmann për ARD-në.

Greenpeace kërkon ndalim që në vitin 2025

Poltikanët Gjermanë kërkojnë një takim mes qeverisë dhe kompanive automobilistike në fillim të gushtit, për të folur për ndryshimet dhe heqjen dorë nga motorët me naftë dhe benzinë. Kretschmann është më i kujdeshëm në parashikime dhe kërkon që makinat me naftë të përmirësohen që në mënyrë efektive të ulet niveli i dëmtimit të mjedisit nga grimcat. Nëse nuk arrihet kjo, ai mendon se këto automjete duhe të nxirren nga qarkullimi.

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Greenpeace thotë se kjo nuk mjafton. Experti për transportin i Greenpeace, Tobias Astrup, i bën thirrje qeverisë gjermane që të marrë masa të nevojshme duke thënë: “Vetëm nëse këto qëllime arrihen deri në vitin 2025, industria themelore e Gjermanisë do të jetë në gjendje të sigurojë mbijetesën e saj dhe atë të planetit.”    (dw)

Tenisi, noti, aerobia – tre sportet më të mira për shëndetin

vrap ne detJo vrapi, as futbolli, por tenisi, noti dhe aerobia parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme.

Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të bëra në Universitetin e Sidneit, tenisi, noti dhe aerobia janë tre sportet më të mira për shëndetin. Ndërsa futbolli dhe vrapimi janë më pak të dobishme dhe nuk e parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme.

Sipas studimit të botuar në revistën britanike British Journal of Sports Medicine, grupi studimor i drejtuar nga profesor Emmanuel Stamatakis, kishte analizuar të dhënat e më shumë se 80,300 vetëve me moshë mesatare 52 vjeç.

tenisTenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës

Personat pjesëmarrës në studim ishin vëzhguar  për nëntë vjet. Gjatë kësaj periudhe nga grupi i vëzhguar vdiqën për arsye të ndryshme 8,790 vetë.

Tenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës

Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin qe zvogëluar me 47 për qind në grupin e personave që merreshin me tenis, apo badminton dhe se sidomos tenisi i redukton shanset e vdekjes nga një sëmundje kardiake me 56 për qind.

Personat që merren me not mund të kenë një rënie prej 28 për qind të rrezikut për të vdekur nga shkaqe që lidhen me shëndetin. Një gjë e ngjashme u konstatua edhe tek personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë, sepse sipas studimit në këtë grup testuesish u vu re një rënie prej 46 për qind.

pp/(afp, dpa)