Belgjika lë të lirë ish-udhëheqësin e Katalonias

katalonja Carles PuidgemontIsh-udhëheqësi i Katalonias, Carles Puidgemont dhe katër kolegë të tij janë liruar përkohësisht, por duhet t’u përmbahen disa kushteve. Ata do të qëndrojnë brenda territorit të Belgjikës, si dhe duhet të paraqiten tek autoritetet nëse do t’u kërkohet.

Njoftimi u dha sot nga zëdhënësja e prokurorisë së Brukselit.

Zoti Puidgemont dhe katër ish-ministra të qeverisë së shpërbërë të Katalonias kërkohen nga autoritetet në Spanjë, ndërsa akuzohen për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Zëdhënësja e prokurorisë së Brukselit tha se kufizimet nuk i ndalojnë zotit Puidgemont të zhvillojë takime apo të marrë pjesë në aktivitete, për sa kohë që këto ndodhin brenda territorit të Belgjikës. Kjo nënkupton që ai është i lirë të bëjë fushatë për pavarësinë përpara zgjedhjeve të 21 dhjetorit.

Të pesë personat iu vetëdorëzuan dje policisë belge, pasi u lëshua një urdhër arresti evropian. Brenda 15 ditëve, ata pritet të paraqiten para një gjykate belge. (voa)

Arabia arreston princa dhe zëvendëson ministra

Mbreti SalmanArabia Saudite ka arrestuar 11 princa, përfshi një miliardier të njohur, si dhe dhjetra ministra aktualë dhe të mëparshëm në një goditje të ashpër ndërsa princi i ri i kurorës po konsolidon pushtetin.

Mbreti Salman po ashtu zëvendësoi kreun e Gardën Kombëtare Saudite, Princin Miteb bin Abdullah dikur e konsideruar si konkurrent për fronin, së bashku me shefin e marinës dhe ministrin e ekonomisë.

Kanali televiziv Al-Arabia, që zotërohet nga mbretëria, njoftoi mbrëmë vonë se dhjetëra princë dhe ish ministra ishin ndaluar në bazë të një hetimi të ri kundër korrupsionit të drejtuar nga Princi i fuqishëm i Kurorës, Mohammed Salman.

Pastrimi vjen disa ditë pasi Princi Mohammed mirëpriti mijëra biznesmenë të mëdhenj globalë në Riad për një samit investimesh, duke treguar reformën e tij ekonomike për një epokë pas naftës.

Takimi erdhi pas një valë arrestimesh të klerikëve me influencë dhe aktivistëve në shtator, ndësa princi 32 vjeçar shpesh i njohur me inicialet MBS, çimenton pushtetin. (voa)

“Gjurmë Shqiptare”: Kush nuk e do Pashko Vasën?!

Pashko Vasa nuk ishte një patriot i zakonshëm, por një ndër ideologët Ndiqni videon e plotë të dokumentarit të gazetarit Marin Mema.kryesorë të rilindjes kombëtare… A e njohim ne sa ç’duhet figurën e tij? Historia e jetës së Pashko Vasës, të panjohurat dhe të pathënat… Kush po kërkon sot zhdukjen e kujtimit të tij? Çfarë fshihet pas? Të vërtetat tronditëse.

Ndiqni videon e plotë të dokumentarit të gazetarit Marin Mema.

Top Channel

Dërgimi i demarkacionit në Arbitrazh, mund ta ndryshojë situatën për liberalizim

kufiri me malin e ziInstitucionet e Kosovës, janë të vetëdijshme se pa përmbushjen e kritereve nuk mund të ketë liberalizim të vizave, por Kosova është duke avancuar në këtë drejtim, ka deklaruar të shtunën, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se çështja e kriterit të vënë nga Bashkimi Evropian, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, mund të përfundojë në Arbitrazh, pasi që, siç është shprehur ai, në Kuvendin e Kosovës nuk i ka votat për ratifikimin emarrëveshjes së versionit aktual.

“Për demarkacionin sikurse e dini, nuk është një temë që po fle, ka lëvizje në këtë temë. Sa më shpejt që t’i kemi rezultatet, do të lëvizim. Mund të përfundojë, e kam thënë disa herë, në Arbitrazh për shkak se versioni ekzistues nuk i ka votat dhe nuk ka përkrahje që besohet se është gabim”.

“Pra, në momentin që do të ketë dakordim për Arbitrazh, duhet ta ketë konsiderohet edhe nga BE-ja si çështje e zgjidhur. Dhe besoj se kështu do të ndodhë në një të ardhme jo fort të largët. Mbaj shpresë shumë se deri në fund të vitit të kemi edhe lajme sa i përket liberalizmit të vizave”, ka thënë Haradinaj derisa ka zhvilluar një vizitë në Ministrinë e Tregtisë.

Arbitrazhi ndërkombëtar për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi mund të jetë një opsion nëse institucionet e Kosovës dështojnë përfundimisht që ta ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacionin.

Labinot Greiçevci, ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në rast se çështja e demarkacionit shkon në Arbitrazh, duhet të ketë pajtim të të dyja shteteve, Kosovës dhe Malit të Zi.

“Nuk jam shumë i sigurt nëse Mali i Zi do të jetë dakord që çështja e demarkacionit të dërgohet në Arbitrazh, vetëm nëse ka kryeministri Haradinaj kontakte jopublike me autoritetet e Malit të Zi, atëherë kjo çështje është tjetër. Po, me aq sa dimë ne aktualisht, nga ajo sa kanë deklaruar autoritet e Malit të Zi, jam skeptik se ata do të pajtohen që çështja e demarkacionit të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit”, ka thënë Greiçevci.

Sipas tij, në rast se eventualisht diçka e tillë ndodh, gjërat mund të ndryshojnë dhe të krijohet situatë e re në raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së për liberalizim të vizave.

“Hipotetikisht ta themi nëse çështja e demarkacionit përfundon në Gjykatën e Arbitrazhit, me pajtimin e dy palëve, atëherë kjo do të ishte një situatë e re dhe do të ishte mundësi që ky kusht, pra ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi të jetë i negociueshëm edhe në raport me autoritetet e Bashkimit Evropian që të lëvizet përpara me liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës. Pra, gjithmonë po flasim për një situatë hipotetike me mundësi shumë të vogla”, është shprehur Greiçevci.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po mban një kurs mjaft të ashpër të retorikës politike karshi qasjes së Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, në veçanti ndaj kushtëzimit të liberalizimit të vizave dhe proceseve integruese.

Këto ditë, Thaçi ka kritikuar Komisionin Evropian, duke e cilësuar si të padrejtë vendosjen e kushtit të ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas tij, një qasje e tillë e Brukselit, ndikon në luhatjen e besimit që qytetarët e Kosovës e kanë në Komisionin Evropian.

Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mbetet kusht që duhet plotësuar sa më parë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja pa viza në Zonën Shengen, ka deklaruar zyrtarë të Bashkimit Evropian që këto ditë kanë vizituar Kosovën.

Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës kanë thënë për Radio Evropa e Lirë, se Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit është duke punuar intensivisht dhe duke shqyrtuar dokumente të ndryshme, por nuk kanë dorëzuar ende ndonjë raport në Qeveri.

Puna e këtij Komisioni është fokusuar në përpjekjet për të argumentuar, siç thuhet, gabimet e bëra në punën e Komisionit paraprak, mbi bazën e të cilit ishte nënshkruar Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në vitin 2015, por e cila nga Kuvendi i Kosovës ka mbetur e paratifikuar.

Ndërkohë, Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje. Komisioni Evropian i ka vënë kusht Kosovës për liberalizimin e vizave, pikërisht ratifikimin Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. (rel)

Në Ohër priten investime nga Katari

OhriA fitoi Ohri një Subrata Roj të ri? Kjo është pyetja aktuale për shkak të takimit të kryetarit të ri të komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski me sheikun e Katarit, Al Thani. Siç kishin njoftuar nga komuna, sheiku ka qenë i interesuar të investojë në turizmin e Ohrit, ndërsa i janë prezantuar më shumë lokacione të lira për ndërtimin e hoteleve. Kryetari Stojanovski mohon se ka për qëllim në Ohër të sjellë një Subrata Roj të ri, i cili në qeverisjen e OBRM-PDUKM-së kishte premetuar investime milionëshe në fushën e turizmit në Ohër.

“Personi i cili ishte mysafir, ishte me të vërtetë Sheik, ne e verifikuam këtë para se ta pranojmë. Ne nuk kemi biseduar me të për investime apo zhvillimin e qytetit, sepse kjo ishte dita ime e parë. Njeriu kishte ardhur në mënyrë protokolare dhe u interesua për mundësitë e caktuara për të blerë prona dhe të investojë në Ohër”, deklaroi për Alsat M kryetari i komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski.

Stojanoski tha se vizita e mysafirit nga Katari është dakorduar përmes Ambasadës së Maqedonisë në këtë vend dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Nga iniciativa qytetare “Ohrid Sos” kërkojnë transparencë, para se të miratohet ndonjë vendim.

“Cilat janë ato vende që i janë të ofruar sheikut? Sipas cilave parametra janë zgjedhur? Cili plan dhe cila zonë urbane është? Kërkojmë përfshirjen e të gjithë qytetarëve të Ohrit, kërkojmë transparencë, para se të miratohet ndonjë vendim. Të shihet për çfarë propozim-projekti bëhet fjalë, çfarë do të jetë ndikimi në mjedis dhe nëse popullata do të jetë përsëri forcë e lirë pune” thonë nga shoqata OHRID – SOS.

Nga Shoqata e Hotelierëve të Maqedonisë disa herë dolën me qëndrimin se janë për ndërtimin e objekteve të reja hoteliere në Ohër dhe Strugë për shkak të mungesës së shtretërve.

“Mendoj se rritja në vitet e ardhshme për 20% e objekteve hoteliere do të kontribuojë shumë në cilësinë dhe në objektet e reja të hoteleve, me këtë do të fitojmë strukturë të re dhe më të lartë të mysafirëve të huaj”, tha Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM-it.

Vitet e kaluara për rajonin rreth liqenit të Ohrit ka një interes në rritje, veçanërisht nga mysafirët e huaj./Telegrafi/

Urdhër arresti për udhëheqësin e Katalonias

presidenti i KataloniaNjë gjykatëse spanjolle ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin e rrëzuar të Katalonjës një ditë pasi ajo burgosi tetë anëtarë të qeverisë separatiste të rajonit, në pritje të akuzave të mundshme mbi shpalljen e pavarësisë javën e fundit.

Në zhvillimet më të fundit të krizës politike në Spanjë, një gjykatëse e Gjykatës Kombëtare lëshoi të premten një urdhër arresti evropian për Carles Puigdemont në përgjigje të një kërkese nga prokurorët e shtetit.

Gjykatësja Carmen Lamela paraqiti kërkesën me prokurorin belg për të ndaluar zotin Puigdemont dhe katër ndihmësit e tij, dhe lëshoi urdhër të veçantë ndërkombëtar për kërkim dhe arrestim për të njoftuar Interpolin në rast se largoheshin nga Belgjika.

Prokurorët federalë të Belgjikës thanë se e kishin marrë urdhër-arrestin dhe se do ta marrin në hetim Puigdemontin në ditët në vijim.

Avokati belg i Carles Puigdemont nuk iu përgjigj kërkesave për koment, por ka thënë se klienti i tij do të luftojë kundër ekstradimit në Spanjë pa kërkuar azil politik.

“Të arrestosh dikë ashtu nuk është politikë. Politika është kur bisedohet, diskutohet; t’i arrestosh kështu më duket pak si lëvizje e një qeverie fashiste. Është diçka që nuk ka kuptim në këto kohë në Evropë, të gjithë ne duhet të flasim dhe të diskutojmë, prandaj jetojmë në një demokraci” tha Cristiano, një Barcelonas.

Puigdemont dhe katër të tjerët po kërkohen për pesë krime të ndryshme, duke përfshirë rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim fondesh, si pjesë e një hetimi spanjoll në rolet e tyre për shtyrjen e shkëputjes së Katalonias.

Puigdemont u largua për në Bruksel më parë kësaj jave me disa nga ministrat e tij të shkarkuar nga detyra, pasi autoritetet spanjolle e larguan atë dhe kabinetin e tij nga zyra për të shtyrë përpara deklaratën për pavarësi, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura se ishte e paligjshme.

Spanja thotë se e vetmja mënyrë për të shpallur pavarësinë në mënyrë të ligjshme është nëpërmjet reformimit të Kushtetutës spanjolle të vitit 1978, me shumicë të mjaftueshme në parlamentin kombëtar. (voa)

Raport: Ulet shkalla e vdekshmërisë tek fëmijët

femijaGjatë 25 viteve të fundit, bota ka bërë përparim të jashtëzakonshëm për të shpëtuar jetët e fëmijëve të vegjël. Për herë të parë, shifra e vdekjeve ka rënë nën 6 milionë në nivel global. Por sipas një raporti më të fundit të Kombeve të Bashkuara shumica e këtyre vdekjeve mund të parandalohen.

Në vitin 1990, çdo ditë vdisnin 35 mijë fëmijë. Vitin e kaluar, për shkak të një përpjekje të jashtëzakonshme botërore, vdekshmëria u ul ndjeshëm, në 15 mijë fëmijë e foshnje në ditë.

Përparimi është i madh dhe vazhdon, por nuk është i shpejtë sa duhet. Këto vdekje mund të parandalohen. Me njohuritë shkencore dhe burimet që kemi në dispozicion, këto vdekje mund të parandalohen“, thotë doktoreshë Flavia Bustreo e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dhe këtu qëndron tragjedia. Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara për vdekjen e fëmijëve dhe të foshnjeve thotë se çdo vit, miliona fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin kryesisht nga shkaqe të parandalueshme si malaria, pneumonia dhe diarreja. Kequshqyerja luan rol në pothuajse gjysmën e rasteve.

Për të përcaktuar nivelin e kequshqyerjes punonjësit e shëndetësisë masin krahët e fëmijëve të vegjël.

Megjithëse tashmë gjithnjë e më shumë fëmijë jetojnë deri në ditëlindjen e tyre të pestë, sipas raportit të Kombeve të Bashkuara 46 për qind e vdekjeve ndodhin menjëherë pas lindjes.

Vdekjet e muajve të parë të jetës, shkaktohen nga lindjet e parakohshme, lindja nën peshë, nga infeksionet e rënda që merret gjatë lindjes dhe asfiksimi“.

Një i porsalindur, sidomos një fëmijë i lindur prematurë mund të mos jetë në gjendje të marrë frymë nëse nuk i hiqet nga goja dhe hunda lëngu amniotik.

Fëmijët nën moshën 5 vjeçare kanë më shumë gjasa të vdesin nga malaria sesa të rriturit. Kjo është një arsye pse fëmijët në Afrikën nënsahariane dhe në disa pjesë të Azisë kanë shkallën më të lartë të vdekshmërisë krahasuar me pjesë të tjera të botës.

Por ka vend edhe për shpresë. Vaksinat për ethet e verdha dhe tashmë për malarien po shpëtojnë shumë jetë fëmijësh. Vende si Tanzania po trajtojnë problemet me ndotjen e ajrit, kushtet e shëndetit publik dhe po garantojnë ujë të pijshëm të sigurt.

Problemet janë të mëdha. Autoritetet e Kombeve të Bashkuara thotë se pavarësisht uljes së vdekshmërisë tek fëmijët, deri në vitin 2030 parashikohet të vdesin rreth 60 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Sipas zonjës Bustreo shumica e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, gjë që sipas saj nënvizon nevojën urgjente për rritjen e kujdesit për nënat para dhe pas lindjes si dhe shëndetin e fëmijëve të vegjël. (voa)