E ardhmja e UNMIK-ut

deutsche SoldatVendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë përçarje të thellë sa i përket Kosovës. Tani në Nju-Jork po diskutohet për të ardhmen e UNMIK-ut. SHBA-ja kërkon tërheqjen e këtij misioni.

Edhe Kina vetë mendon se problemi i Kosovës është kompleks. Kështu thuhet në deklaratën e ambasadorit kinez në OKB, MA Zhaoxu të tre muajve më parë, kur në Këshillin e Sigurimit u diskutua raporti i UNMIK-ut për gjendjen në Kosovë. “Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, thuhet më tej. Kush është kurioz të mësojë çfarë mendon Kina për Kosovën, le të hedhë një sy në faqen e internetit të misionit të përhershëm kinez në OKB, e cila ka një kapitull më vete për Kosovën. Kjo për të kuptuar absurditetin e rastit.

Për ambasadorin kinez vëmendja e vazhdueshme e KS, është thelbësore për zgjidhjen e çështjes. Sigurisht që Këshilli i Sigurimit vazhdon të tregojë vëmendje. Për situatën në Kosovë ka mbërritur sot raporti nga UNMIK, i cili pritet të diskutohet ditët e ardhshme. Nuk është bërë e ditur se kur. Një organizatë e afërt me Këshillin e Sigurimit, Security Council Report, njoftoi sot se shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të informojë për zhvillimet aktuale. Mendohet që Serbia të përfaqësohet në nivel të lartë, ndërkohë që për Kosovën në seancë merr pjesë ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku.

Në zhvillimet kyç tre muajt e kaluar kanë qenë tensionet me arrestimin e Marko Duriçit, protesta e Listës Serbe dhe shtyrja e afatit për zbatimin e marrëveshjes për asocacionin e komunave serbe, vizitat e përfaqësueses së lartë të BE, Federica Mogherini në Serbi, marrëveshja demarkacionit me Malin e Zi, kundërshtimin e Vetëvendosjes ndaj saj, hapja e rrugës për liberalizimin e vizave. Më tej që vrasja e Oliver Ivanoviçit, e cila nuk është zbardhur ende, dhe që prokurori i Gjykatës Speciale ka hequr dorë nga posti.

Roli i UNMIK-ut

UNMIK mund të luajë rol duke ndihmuar në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës. Ka vende anëtare të Këshillit të Sigurimit që mendojnë se raportimi tremujor siç bëhet aktualisht nuk ka kuptim dhe që kërkojnë t’ i jepet fund misionit.

Këshilli i Sigurimit mund të shqyrtojë propozimet që bëhen për t’i dhënë fund misionit ose për t’u ndryshuar formatin takimeve konsultuese. Ose mund t’ i kërkohet Sekretarit të Përgjithshëm të bëjë një rishikim strategjik të misionit, për të gjetur rrugët e rritjes së efikasitetit të tij.

“Ne jemi vazhdimit në përpjekje për të përmirësuar situatën. Të presim çfarë do të ndodhë. KS do të diskutojë raportin pasi të ketë mbërritur,” i tha Deutsche Welles, Stéphane Dujarric zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm.

Këshilli i Sigurimit

Kosova ndiqet me vëmendje kryesisht prej vendeve që kanë interes në rajon. Organizata mbirajonale si BE, NATO dhe OSBE luajnë aktualisht rol gjithnjë e më të madh në Kosovë. Vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë përçarje të thella sa i përket Kosovës. Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA e kanë njohur pavarësinë dhe mbështesin qeverinë e Kosovës, ndërkohë që Kina dhe Rusia nuk e pranojnë pavarësinë dhe mbështesin pozicionin e Serbisë.

SHBA kërkon tërheqjen e UNMIK-ut, duke përmendur stafin e madh për përgjegjësi të vogël. Për këtë modifikimi i mandatit të UNMIK-ut do sillte përmirësim të situatës. Çdo lloj përpjekje për të ndryshuar status-quonë e UNMIK-ut do të kërkonte rezolutë të re, gjë që bllokohet prej Rusisë. Çfarë qëndrimi do të mbante Kina, nuk dihet. (dw)

Kosovë, të larguarit nga lëvizja Vetëvendosje, me subjekt të ri politik

Visari dhe DukagjiniGrupi i Deputetëve të Pavarur, të larguar nga lëvizja Vetëvendosje thanë të martën se kanë hedhur hapat e parë për krijimin e një subjekti të ri politik.

Deputeti i këtij grupi, Visar Ymeri, shpalosi një deklaratë, që siç tha, është pikënisje për mënyrën e themelimit të subjektit të ri. Zoti Ymeri tha se deklarata përmbledhë pikënisjet ideore, synimet dhe strategjinë publike për angazhimin politik. Ai tha se ende nuk është vendosur për emrin e subjektit të ri, i cili pritet të ketë drejtim social demokrat.

“Qëllimi parësor i yni është avancimi i angazhimit publik për zhvillim shoqëror dhe shtegdalja nga një dekadë e keq-qeverisjes shtetërore”, tha ai duke shpalosur mënyrën se si subjekti i ri e sheh të ardhmen e vendit.

“Ne besojmë se liria është edhe kolektive edhe individuale, por angazhohemi njëkohësisht që këtë liri ta realizojmë si një shtet që është bashkësi qytetarësh i cili ka sovranitet popullor, që është shoqëri plurale dhe solidare e që kushtëzon e mirëmbanë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik që prodhon drejtësi e barazi sociale te pjesëtarët e vet”, tha ai.

Zoti Ymeri tha se subjekti i ri do të angazhohet për siç tha një sistem politik e ekonomik i cili as nuk diskriminon e as privilegjon.

“Ne e pranojmë domosdoshmërisht konceptin e ekonomisë së tregut por njëkohësisht jemi të vetëdijshëm se ai e ka aftësinë e kufizuar që të krijojë bazë materiale e cila mundëson mirëqenien shoqërore dhe njëkohësisht nëse shoqëria dhe ekonomia vendosen nën diktatin e tregut atëherë shpërndarja dhe ri-shpërndarja e pasurisë pamundësohet dhe kështu krijohen anomaly shoqërore”, tha zoti Ymeri.

Grupi i Deputetëve të Pavarur përbëhet nga 12 deputetë në Parlamentin e Kosovës. Të gjithë këta kanë dhënë dorëheqje gjatë disa muajve të fundit nga strukturat e lëvizjes Vetëvendosje. Ata nuk përjashtuan bashkëpunimin me lëvizjen Vetëvendoje, në pikat që siç thanë mund t’i bashkojnë

Largimi i deputetëve pasoi krizën në lëvizjen Vetëvendosje, Pas publikimit të bisedave private të disa deputetëve të Vetëvendosjes në të të cilat ishte përvijuar edhe një shprehje fyese për themeluesin e lëvizjes, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje u themelua në vitin 2004 nga Albin Kurti. Deri në vitin 2010 kur u përfshi për herë të parë në zgjedhjet për pushtetin qendror, kjo lëvizje nëpërmjet protestave dhe aksioneve kishte kundërshtuar misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe qeverinë e vendit.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit të vitit të kaluar, Vetëvendosje arriti të fitojë 32 vende në parlamentin e Kosovës duke u bërë subjekti i parë në Kosovë ndërsa në zgjedhjet për pushtetin komunal fitoi tri komuna përfshirë dy kryesoret Prishtinën dhe Prizrenin.

Dorëheqjet e lanë atë me 19 deputetë, duke e radhitur si forcën e tretë politike në parlamentin e Kosovës. (voa)

Dëmi që shkakton alkooli tek ADN-ja

OBSHOrganizata Botëreore e Shëndetësisë i klasifikon pijet alkoolike si kancerogjene të “grupit 1”, çka do të thotë se ka prova bindëse që mund të shkaktojnë kancer. Por studime të reja tregojnë se si alkooli mund të dëmtojë trupin nga ana gjenetike.

Disa nga ju ndoshta pitë një gotë më shumë për Vit të Ri. Ose ndoshta mjaftoheni me një gotë verë në mbrëmje.

Studime të reja lënë të kuptohet se konsumi i pijeve alkoolike mund të shkaktojë dëm të përhershëm gjenetik.

“Një informacion që mungonte ishte se si saktësisht na shkakton dëm alkooli dhe studimet tona tregojnë se kur alkooli përpunohet nga trupi dhe shndërrohet në energji, akumulohet si toksinë që sulmon ashpër ADN-në dhe dëmton informacionin gjenetik që përbën kodin e jetës”, thotë K.J. Patel i Këshillit të Studimeve Mjekësore.

Toksina quhet acetaldehyde dhe prodhohet kur trupi konsumon alkool. Studimet tregojnë se mund të dëmtojë qelizat në mënyrë të pariparueshme.

“Kjo mund të ndodhë në nivelin e qelizës embrionale që është shumë e rëndësishme, sepse kjo lloj qelize prodhon shumë qeliza të reja dhe është qeliza rigjeneruese e trupit të njeriut”.
Ky dëm gjenetik mund të shkaktojë deri pasoja vdekjeprurëse në trupin e njeriut.

“Ne tregojmë se kromozomet nga këto qeliza shndërrohen në mënyrë të pakthyeshme dhe kjo është e rëndësishme sepse ndryshimi i kromozomeve ose ADN-së janë arsyeja themelore që qelizat plaken, ose transformohen në kanceroze”, thotë doktor Patel.

Trupi ka një enximë që e shpërbën acetal-dehyden-ën. Patel bëri një prove që të shihte se çfarë u bën alkooli qelizave që nuk e kanë atë.

“Tek minjtë, kur heqim enximën që pastron toksinën, si edhe këtë mekanizëm të riparimit të ADN-së, shohim që edhe sasi fare të vogla alkooli shkaktojnë dëm të jashtëzakonshëm tek qelizat që prodhojnë gjak”.

Po ashtu shumë njerëz kanë disa sisteme riparuese për ADN-në, por Dr. Patel thotë se konsumi i tepruar mund t’i dëmtojë linjat mbrojtëse dhe të shkaktojë dëm serioz gjenetik. (voa)